Ehli suneti dhe xhemati dhe salavati jo i plotë

 

 

 

Pasi folëm në kapitullin e mëparshëm për ajetin e Mevvada dhe interpretimin e tij nga vetë Pejgamberi s.a.v.a.. dhe se si ai u mësoi mënyrën e saktë të dërgimit të salavatit mbi të, dhe ndaloi bërjen e një salavati jo të plotë të cilin Allahu nuk do ta pranojë, përkundër kësaj gjejmë një insistim të madhënga ana e Ehli suneti dhe xhematit për salavatet jo të plota, në mënyrë që ata të mos përmendnin familjen e Profetit brenda atij salavati. Në rast se i përmendin, duhet të shtojnë me ta edhe sahabët.

Kështu, nëse në prani të dikujt thotë: Salavatet qofshin mbi Pejgamberin dhe familjen e tij, ai menjëherë do të kuptojë se ju jeni shia, sepse bekimi i plotë mbi Muhamedin dhe familjen e Muhamedit është bërë shenjë dalluese vetëm s shiave.

Ky është një fakt që e kam përjetuar personalisht. Kështu, në fillim të hulumtimit tim, gjatë leximit të librave, menjëherë do ta dija nëse shkrimtari ishte shia, sepse pasi përmendte Muhamedin, ai thoshte "paqja dhe bekimi qofshin mbi Muhamedin dhe familjen e tij", ndërsa kur hasja në "paqja qoftë mbi Pejgamberin”, do ta dija se autori ishte suni.

Po kështu, nëse një shkrimtar do të thoshte: "Ali, a.s.", unë do ta dija se ai ishte shia, ndërsa nëse do të shkruante: "Kerremellahu vaxhhe" (Allahu e fisnikëroftë fytyrën e tij), do ta dija se ai ishte sunit.

Nëpërmjet këtij salavati të plotë, ne shohim se shiat pasuan sunetin e vërtetë, ndërsa Ehli suneti dhe xhemati e kundërshtuan urdhrin e Profetit dhe nuk i kushtuan rëndësi atij, kështu që i shihni ata gjithmonë duke ofruar një salavat jo të plotë. Mirëpo, kur detyrohen të përmendin edhe Ehli Bejtin, i shtojnë salavatit edhe të gjithë sahabët, pa përjashtim, që të mos nderohet dhe çmohet vetëm Ehli Bejti.

E gjithë kjo është rezultat i qëndrimit të omajadëve ndaj Ehli Bejtit dhe armiqësisë që ata ndjenin ndaj tyre, kështu që ata shkuan aq larg sa i përjashtuan nga dërgimi i salavateve, ndaj në këmbim futën mallkimin e tyre nga minberi dhe inkurajimin e njerëzve për të njëjtën gjë me metoda të joshjes dhe frikësimit.

Askush nuk e tejkaloi "ehli sunetin dhe xhematin" në sharjen dhe mallkimin e Ehli Bejtit, por ata nuk mund ta bënin këtë për një kohë të gjatë sepse do të turpëroheshin para njerëzve dhe do ta zbulonin të vërtetën për veten e tyre, kështu që do të braktiseshin prej tyre. Për këtë arsye ata braktisën sharjen dhe e fshehën armiqësinë dhe urrejtjen ndaj Ehli Bejtit dhe u përpoqën me të gjitha forcat që t'ua shuanin dritën. Nga ana tjetër, ata e ngritën pozitën e armiqve të Ehli bejtit, nga radhët e sahabeve, kështu që trilluan për ta vityte të ndryshme që janë larg së vërtetës.

Dëshmia e kësaj është se ju do të gjeni Ehli sunetin dhe xhematin që deri më sot ata kurrë nuk tregojnë apo përmendin këtë akt të urryer të Muavijes dhe sahabëve që mallkuan Ehli Bejtin për më shumë se 80 vjet. Përkundrazi, ata janë njëlloj të kënaqur me të gjithë, dhe në të njëjtën kohë, ata e konsiderojnë të pafe çdo musliman që përpiqet të kundërshtojë ndonjë nga sahabët ose të zbulojë krimet e tij. Të tillët i dënojnë me vdekje.

Disa trillues të haditheve u përpoqën t'i shtonin diç tjetër salavatit të plotë, të cilin Profeti ua mësoi shokëve të tij, duke menduar se kjo do të zvogëlonte pozitën e Ehli Bejtit dhe vlerën e tyre, kështu që transmetohet se Profeti ka thënë: "Thoni: “Zot i dashur, salavatet qofshin për Muhammedin, për familjen e Muhamedit, për gratë dhe pasardhësit e tij.” Studiuesi do të kuptojë se kjo pjesë është shtuar vetëm për ta pëfshirë edhe Ajshen në kuadër të Ehli Bejtit.

Dhe ne u themi atyre: Nëse supozojmë se kjo traditë është sahih dhe nëse përfshijmë nënat e besimtarëve në përmbajtjen e këtij salavati, atëherë sahabët nuk kanë pjesë në të. I ftoj muslimanët të sjellin të paktën një provë nga Kur'ani ose nga Suneti për këtë kuptim. Yjet në qiell janë më afër tij se kaq.

Kur'ani dhe Suneti urdhërojnë të gjithë sahabët dhe të gjithë muslimanët pas tyre deri në Ditën e Gjykimit që t'i sjellin salavat Muhamedit dhe Familjes së Muhamedit. Ky është një pozicion i lartësuar që askush tjetër nuk i afrohet dhe një dallim i madh që askush tjetër nuk mund ta krahasojë.

Ebu Bekri, Omeri, Osmani dhe të gjithë sahabët dhe të gjithë muslimanët në botë, numri i të cilëve është në qindra milionë, në uljet e tyre gjatë faljes thonë: “I dashur Zot, paqja qoftë mbi Muhamedin dhe familjen e Muhamedit! " E nëse nuk e thonë këtë, Allahu nuk do t'ua pranojë lutjen.

Pikërisht këtë kuptim ka ajo thënia e imam Shafia: “Të mjafton ty pozita nga i Plotfuqishmi ashtu që kush nuk të sjell ty salavat, nuk ka bekim as për të”.

Imam Shafiu u akuzua se ishte shia për shkak të këtyre fjalëve, sepse përkrahësit e Omajadëve dhe Abasidëve e akuzojnë për shiizëm këdo që sjell salavate për Muhamedin dhe Familjen e Muhamedit, ose nëse ai reciton vargje për ta ose i përmend ato për ndonjë të mirë.

Sido që të jetë, hulumtimi në këtë fushë është shumë i gjerë dhe përsëritet në shumë libra dhe nuk është e dëmshme të përsëritet e njëjta nëse ka dobi në të.

Është e rëndësishme që në këtë kapitull kemi mësuar se shiat janë pasues të Sunetit të vërtetë dhe se salavati i tyre është i plotë dhe i pranuar, madje edhe sipas mendimit të atyre që nuk pajtohen me ta. Ndërsa Ehli suneti dhe xhemati e kundërshtuan Sunetin e qartë të Profetit në këtë, dhe salavati i tyre është i paplotë dhe i papranueshëm, madje edhe sipas mendimit të ulemave dhe imamëve të tyre.

"Ose ata do t'i kishin zili njerëzve atë që Allahu u ka dhënë atyre nga bollëku i Tij. Ndërsa Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin dhe urtësinë dhe u dhamë atyre një perandori të madhe.” Nisa, 54.