Armiqësia e Ehli Sunetit ndaj Ehli Bejtit zbulon thelbin e tyre

 

 

 

Hulumtuesi habitet kur mëson faktin se Ehli suneti dhe xhemati ishin armiqësor ndaj pasardhësve të pastër të Profetit, s.a.v.a., ndërsa i ndiqnin ata që luftuan kundër tyre, i mallkuan, i vranë dhe bënë gjithçka për të mbuluar gjurmët e tyre. Kjo është arsyeja pse ju do të gjeni se Ehli suneti dhe xhemati i konsiderojnë si të besueshëm ata muhadith që janë havarixhi ose nasibitë, e në anën tjetër i akuzuan dhe i nënçmuan ata muhadith që ishin pasues të Ehli Bejtit.

 

Këtë do ta gjeshë të shënuar në librat e tyre sa herë që ata tentojnë tÇi shpellin si të rrejshme hadithet autentike në të cilat flitet për cilësitë e Ali ibn Ebi Talibit duke i nënçmuar transmetuesit e tyre me fjalët: "Në zinxhirin e tij të transmetuesve është filani, ndërsa ai është rafidi. " (Rafidi – renegat, nocion përçmues të cili e përdor Ehli suneti për të fyer ata që e pranojnë Aliun, ndërsa i refuzon kalifët para tij.)

 

Nga ana tjetër, ata bëjnë gjithçka për t'i bërë të besueshme hadithet e rreme që flasin për vlerat dhe famën e kalifëve të tjerë, edhe nëse transmetuesit e tyre kanë qenë nasibi, sepse për ta, të jesh nasibi do të thotë të jesh i rreptë dhe i vendosur në Sunet.

 

Kështu thotë Ibn Haxheri për Abdullah ibn Idris Ezdi - një nasibi i famshëm:

 

“Ai është nga Ehli suneti dhe xhemati, ishte i rreptë në pranimin e Sunetit dhe ishte osmanist”.

 

(Tehzibu-t-tehzib, Ibn Haxher 5/145 dhe 1/82)

 

Për Abdullah ibn Avnu Basriun thotë:

 

“Ai është i besueshëm, i devotshëm, i rreptë në Sunet dhe i rreptë me bidatçinjtë” thotë Ibn Sadi: “Abdullah ibn Avnu Basriu ishte osmanist”.

 

(Dihet se osmanistët janë nasibi, ata që Aliun e konsiderojnë të pafe dhe e akuzojnë për vrasjen e Osmanit. Në krye të tyre është Muavije ibn Ebi Sufjani, kusheri i Osmanit).

 

Për Ibrahim ibn Jakub Jevzejani, i njohur për urrejtje ndaj Aliut, thotë: “Ai ndoqi medhhebin e Haris ibn Osman Dimeshkiut, i njohur për urrejtje ndaj Aliut.” u kthyen në gjurmët e tyre dhe të cilët luftuan kundër tij. Pas vrasjes, ata e shanë dhe e mallkuan atë.)

Ibn Hajjan  për Abdullahun thotë: “Ai ishte i vendosur në Sunet, duke i ruajtur hadithet”.

 

Është mirë të përmendet se ky nasibi, i cili lavdërohet për rreptësinë në Sunet dhe ruajtjen e hadithit, ndërsa sa herë që në derën e tij tuboheshin muhadithët do të shfrytëzonte rastin dhe ta urdhëronte shërbëtoren e tij, me një pulë në dorë, e cila shkonte nëpër qytet ashtu që kur kthehej do t'i thoshte zotërisë së saj, Xhevzexhanit se nuk kishte gjetur njeri në qytet që t'i therte pulën e saj ndërsa ai do çirrej Subhanallah! Nuk ka kush ta therë një pulë, ndërsa Aliu në mes të ditës theri njëzet e ca mijëra muslimanë!!!

Me këto marifete nasibijë u përpoqën t'i largonin njerëzit nga rruga e drejtë dhe t'i devijonin. Me gënjeshtra të tilla ata u përpoqën t'i mbushnin zemrat e muslimanëve, veçanërisht muhadithëve, që edhe ata të ndjenin zili dhe urrejtje ndaj Ali ibn Ebi Talibit dhe të fillonin ta shanin dhe mallkonin atë. Këtë fenomen do ta gjeni edhe sot, përkundër pohimeve të Ehli sunetit dhe xhematit në kohën tonë, se ata e duan Ehli Bejtin dhe janë të kënaqur me Aliun, por nëse flisni për ndonjë hadith që përmend cilësitë e Aliut, do të fillojnë të tallen me ty dhe të të akuzojnë për shia, se këto janë bidat dhe teprim në besim.

Ndërsa kur flet për kalifët: Ebu Bekrin, Omerin dhe shokët e tjerë pa përjashtim, dhe thua diçka për cilësitë e tyre, edhe nëse e tepron në këtë, ata do të kënaqen me ty dhe fjalët e tua dhe do të të vlerësojnë për diturinë. Thënë më saktë, ky është besimi i paraardhësve të tyre të mirë. Historianët kanë raportuar se Imam Ahmed ibn Hanbeli e konsideronte të dobët çdo muhadith që do të fliste për të metat e Ebu Bekrit, Omerit apo Othmanit, ndërsa ai tregoi respekt për nasibiun, Ibrahim Xhevzexhaniun, të cilin e kemi përmendur tashmë, mbante korrespondncë me të, nga minberi lexonte nga librat e tij i citoi ato si argumente.

Kur kështu veproi Ahmed ibn Hanbeli, i cili i detyroi bashkëkohësit e tij të njohin kalifatin e Aliut, atëherë mos pyet për të tjerët që nuk ia njohën asnjë meritë ose që e mallkuan nga minberi i xhamive çdo premte dhe bajram. Ja çfarë thotë Daru Kutni:

"Ibn Kutejbe, mutekelimi (skolastist) i ehli Sunetit, prirej për krahasim ndërsa ka devijuar nga Pasardhësit."

(Lisanul Mizan, Zehebi 3/357)

Nga kjo është e qartë se shumica e Ehli sunetit dhe xhematit devijuan nga pasardhësit e të Dërguarit, s.a.v.a.

Mutevekili cilësohej si „ripërtritës i sunetit“, që tregonte respekt të madh për Ahmed ibn Hanbelin dhe dëgjonte urdhrat e tij lidhur me emërimin e kadijve, ishte një nga Nasibitë më të mëdhenj. E keqja e tij arriti në atë shkallë, saqë urdhëroi të gërmohej varri i Husejnit, birit të Aliut, dhe të ndalohej vizita e varreve të tyre, madje duke vrarë të pagëzuarit me emrin Ali. Për këtë person fletë Havarizmi në trajtesat e tij, në të cilat thotë se askujt  nuk i ka dhënë pasuri derisa ta mallkonte familjen e Ebu Talibit, alejhi selam!, dhe e ndihmoi medhhebin nasibi.

(Resailu Hawarizmi, f. 135)

Nuk është e nevojshme të përmendet se medhhebi nasibi, në fakt, është medhhebi i Ehli sunetit dhe xhematit, dhe ndihmës i medhhebit nasibi është Mutevekil,i 'ai që e ringjalli Sunetin', prandaj përpiquni ta kuptoni!!

Ja si ibn Kethiri në El-Bidaye we-n-nihaje na transmeton se kur e dëgjuan Eameshin të transmetonte një hadith nga Tejr Meshviu, i cili flet për cilësitë e Ali ibn Ebi Talibi, Ehli suneti dhe xhemati e dëbuan atë nga xhamia dhe e pastruan me uj vendin ku ishte ulur ai. (Ibn Kesir, El-Bidaja ue-n-nihaxhe 11/147)

Gjithashtu u përpoqën të pengonin gërmimin e varrit të Muhamed ibn Xherir Taberit, një komentues i famshëm i tefsirit dhe historian i madh, për asnjë arsye tjetër përveç se ai tha se Hadithit sahih të Gadir Humit "Mevla i të cilit jam unë, mevla i tij është edhe Aliu ", duke përmendur edhe disa transmetime që arritën me tevatur. Ibn Kethiri thotë:

“Pashë se ai kishte një libër në të cilin kishte mbledhur të gjitha transmetimet për Gadir Humin, në dy vëllime të mëdha, dhe një libër në të cilin kishte mbledhur transmetimet nga Tejr Meshvi.” (Ibid)

Ibn Haxheri e përmendi atë duke thënë:

“Ai është një Imam dhe mufesir i madh, i besueshëm, i sinqertë, ka pak shiizëm në të që nuk është i dëmshëm”.

 (Lisanu-l-mizan, Ibn Haxher, mbi biografinë e Xherir Taberit.)

Muhadithi i madh, Imam Nesaiu, shkrimtari i njërit prej 6 Sahihëve të Ehli Sunetit, kur i regjistroi hadithet në libërin e tij për cilësitë e Aliut, e pyetën për cilësitë e Muavijes., ndaj kësaj ai tha: “Unë nuk di asnjë cilësi të vetme për të, përveç fjalëve të Pejgamberit që i drejtohen atij:

“Allahu mos e ngopt barkun e tij”.

Për këtë e kanë goditur në kokë derisa i ka rënë të fikët. Ai u transportua në një gjendje të tillë u dëbua nga aty dhe për pasojë të këtij rasti edhe vdiq.

Në historinë e tij, Ibn Kethiri tregon ngjarjet e vitit 363 që ndodhën në Bagdad midis Shiave dhe Ehli Sunetit me rastin e Ashures:

"Një grup nga Ehli Suneti hipën një grua në një deve dhe e quajtën Aishe, disa prej tyre e quajtën veten Talha e disa Zubejr, kështu që thanë: "Ne do të luftojmë kundër shokëve të Aliut." Gjatë këtij konflikti u vranë shumë njerëz.

(Ibn Kasir, El-Bidaje ue-n-nihaxhe 11/275)

E njëjta gjë po ndodh sot në Indi, ku Ehli suneti i sulmojnë shiat në ditën e Ashures për t'i penguar ata të organizojnë procesione zie me atë rast. Kjo paraqitje e shkurtër na e bën të qartë se nasibitë, të cilët ishin armiqësorë ndaj Aliut dhe luftuan kundër Ehli Bejtit, janë ata që e quajnë veten Ehli sunet dhe xhemat dhe ne e dimë se çfarë nënkuptojnë me sunet dhe çfarë nënkuptojnë me xhemat. Është logjike që ai që ka qenë armik i pasardhësve të Profetit, s.a.v.a. është armik edhe i gjyshit të tyre, të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a., ndërsa kushdo që është armik i të Dërguarit të Zotit, s.a.v.a. është armik i Allahut. Suneti i të Mëshirshmit është dashuria ndaj Allahut, të Dërguarit të Tij dhe Ehli Bejtit dhe pasimi i tyre. Për këtë i Lartësuari thotë:

"Unë nuk kërkoj asnjë shpërblim tjetër nga ju për këtë, përveç dashurisë për të afërmit." Shura, 23

Meqë Muavija është larg nga Aliu dhe se sa larg janë prijësit e lajthitjes nga prijësit e së vërtetës!

“Ky është shpjegim për të gjithë njerëzit dhe udhëzim e mësim për ata që i frikësohen Allahut.” Ali Imran, 138.

Ehli Suneti e ndryshuan mënyrën e sjelljes së salavateve për Profetin, s.a.v.a., dhe familjen e tij

Lexojeni me kujdes këtë kapitull dhe do të zbuloni se çfarë fshihnin Ehli suneti dhe xhemati dhe deri ku arriti kjo urrejtje ndaj pasardhësve të Profetit, s.a.v.a.. Ata nuk lanë asnjë nga karakteristikat e Ehli Bejtit pa i ndryshuar ato.

Një prej tyre është salavati mbi Muhamedin, s.a.v.a. dhe familjen e tij, për të cilin flet edhe Kurani. Buhariu dhe Muslimi shënojnë sikur edhe të gjithë muhadithët nga Ehli suneti dhe xhemati se sahabët erdhën te Profeti me rastin e shpallje së ajetit:

 

“Allahu dhe engjëjt e Tij e bekojnë Profetin. O besimtarë, bekojeni edhe ju atë dhe përshëndeteni!” Ahzab, 56 ndërsa ata pyetën: "I Dërguari i Zotit, ne dimë se si të të përshëndesim, por si do të të bekojmë?" Pejgamberi, s.a.v.a., u përgjigj: "Thuani: "Zot i dashur bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhamedit ashtu siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit... (Allahumme me barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammedin kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke Hamdun Mexhid...)

(Sahih Buhariu 4/118)

Në disa transmetime raportohen fjalët:

"Mos bini salavat të paplotë për mua." ndërsa sahabët pyetën: "E çfarë lloj salavati të paplotë është ai, o i Dërguari i Allahut?" Ai u përgjigj: “Të thuash: Allahumme sali ala Muhammedin (O Zot bekoje Muhammedin) dhe të heshtëni”. Allahu është i përsosur dhe i plotë dhe pranon vetëm atë që është e plotë.”

Kjo bëri që Imam Shafiu të deklaronte qartë se kushdo që nuk sjell salavat për Ehli Bejtin, Allahu nuk do t'ia pranojë salavatin.

Në Sunenin e Darukutnit me senedin nga Ebu Mesud Ensariu thotë:

“I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka thënë: “Kush sjell salavat dhe nuk e përmend Ehli Bejtin tim në të, atij nuk i pranohet salavati”.

(Sunen Darukutni, f. 136.)

Ibn Haxheri në Es-Sevaik-l-muhrika shënon:

“Transmeton Dejlemiu se Pejgamberi, s.a.v.a. ka thënë: “Lutja është e mbuluar derisa t’i sillet salavati Muhamedit dhe Familjes së tij”.

(Es-Sevaiku-l-muhrika, Ibn Haxher, f. 88.)

Taberani në El-Ewsat shënon nga Aliu se ka thënë:

“Çdo lutje është e mbuluar derisa të sillet salavat mbi Muhamedin dhe Familjen e Muhamedit.”

(Fejdu-l-kadir 5/19, Kenzu-l-ummal 1/173)

Pra, ne mësuam nga Sahihu i Ehli sunetit dhe xhematit se si t'i bëjmë salavat Muhamedit dhe Familjes së Muhamedit. Gjithashtu mësuam se Allahu nuk do ta pranojë salavatin e një njeriu nëse ai nuk e ka bekuar Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij në të, dhe se lutja e muslimanit është e mbuluar derisa të sjellë salavat për Muhamedin dhe Familjen e tij.

Pasha jetën time, ky është një virtyt i madh që i jep përparësi Ehli Bejtit ndaj njerëzve të tjerë dhe përmes tyre njeriu afrohet më shumë me Zotin e tij.

Por, Ehli suneti dhe xhemati u tërbuan dhe e lanë këtë përsosmëri dhe virtyt të Ehli Bejtit, sepse ata ndjenin rrezikun në të për veten dhe pozitat e tyre. Sepse, Ebu Bekri, Umeri, Osmani dhe të gjithë sahabët, pa marrë parasysh se çfarë vlerash dhe cilësish të trilluara janë thënë për ta, kurrë nuk mund ta arrijnë këtë pozitë e as këtë virtyt sepse salavati nuk do t'iu pranohet asnjërit prej tyre nëse brenda tij, pas Muhamedit, nuk i bëhet salavat Ali ibn Ebi Talibit, sepse ai është i pari i Familjes, gjë e ditur për të gjithë. Kështu ata morën detyrën e ndërrimit të salavateve, duke shtuar një pjesë nga vetja, për të cilën i Dërguari i Zotit, s.a.v.a., nuk tha dhe nuk urdhëroi asgjë.

Natyrisht se ata e bënë këtë për të ngritur statusin e të parëve të tyre nga sahabëet. Në të njëjtën mënyrë, ata kanë punuar për shkurtimin e këtij salavati që nga shekulli i parë, kështu që kur shkruanin libra nuk kishte salavat të plotë në to dhe kur përmendnin emrin Muhamed ose Profet ose të Dërguarin e Allahut, do të shkruanin: salallahu alejhi ve selem, pa përmendur Familjet e Profetit, s.a.v.a.!

Nëse edhe sot i thua dikujt prej tyre t'i sjellë salavate Muhamedit, ai do t'ju përgjigjet " salallahu alejhi ve selem ", dhe nuk do ta përmend Ehli Bejtin. Disa do të belbëzojnë në fjalën e tyre dhe ju do të dëgjoni vetëm "salli ve sellim".

Ndërsa kur të kërkoni nga një shia, qoftë arab apo pers, të dërgojë salavate për Profetin, s.a.v.a., ai do të thotë:

"Allahumme salli ala Muhammedin ve ali Muhammed."

Në librat e Ehli suneti dhe xhematit janë shënuar fjalët e Pejgamberit a.s., ku thotë: “Thuaj:

 "Allahumme salli ala Muhammedin ue ali Muhammed"

(Zot i dashur, bekoje Muhamedin dhe Familjen e Muhamedit) tani dhe në të ardhmen, edhe në formë lutjeje edhe kur diç kërkohet Tij, të Lartësuarit.

Por edhe krahas kësaj, ata mjaftohen me sjelljen e salavateve me fjalët “salallahu alejhi ue selem” (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të!) në kohën e shkuar pa përmendur Ehli Bejtin.

Kampioni dhe prijësi i Ehli suneti dhe xhematit u përpoq të fshinte emrin e Muhamedit nga ezani.

(Shih librin Pyet të diturit“ nga i njëjti autor, f. 46.)

Andaj nuk është çudi që pasuesit e tyre u përpoqën t'i shkurtojnë salavatet e Profetit, s.a.v.a. dhe ta ndryshojnë atë. Dhe nëse do të ishin në gjendje ta fshinin plotësisht, do ta bënin, por kjo ishte e pamundur!

Edhe sot e kësaj dite,  nga të gjitha minberet e tyre, do të dëgjoni, veçanërisht nga minbaret vehabiste, vetëm salavat të modifikuar. Prandaj, sjellin një salavat të paplotë, por kur detyrohen ta plotësojnë, shtojnë fjalët: “dhe të gjithë shokëve të tij”, ose thonë “dhe shokëve të tij të pastër e të mirë”, dhe në këtë mënyrë përpiqen t'ia mveshin ashabëve  ajetin që flet për pastërtinë e Ehli Bejtit me qëllim që të mashtrojë njerëzit e thjeshtë që të mendojnë se Ehli Bejti dhe sahabët janë të njëjtë në vlera dhe virtyte.

Diturinë për mashtrimin dhe shtrembërimin këta i morën nga fakihu i tyre i parë dhe udhërrëfyesi i tyre i madh, Abdullah ibn Omeri, i cili njihet për urrejtjen e tij ndaj Ehli Bejtit.

Maliku shënon në El-Muvetta-n e tij se Abdullah ibn Omeri qëndronte te varri i Profetit dhe i solli salavatet mbi Profetin, Ebu Bekrin dhe Omerin.

(Tenviru-l-havalik f dhe Sherhi Muvettai Malik l/180)

Dhe ti, lexues i respektuar dhe kërkues i së vërtetës, nuk do të gjesh asnjë bazë për këtë shtesë në salavat as në Kur'an e as në Sunetin e Profetit. Kur'ani dhe Suneti urdhërojnë t'i sillen salavat Muhamedit dhe Familjes së tij, ndërsa fillimisht urdhri iu drejtohej sahabëve, e më pas të tjerëve.

Këtë shtesë do ta gjeni vetëm në mesin e Ehli sunetit dhe xhematit. Sa risi të shumta që ata i kanë shpikur dhe i kanë emërtuar si Sunet dhe me to duan të njollosin vlerat e vërteta ose të mbulojnë të vërtetën.

“Ata duan ta zbehin dritën e Allahut me gojët e tyre ndërsa Allahu do të bëjë që drita e Tij të jetë gjithmonë, edhe nëse është për jobesimtarët duket e gabuar.” Fusilat, 6

Kjo gjithashtu hedh dritë se kush janë Ehli Suneti i vërtetë dhe çka është ajo që e ka formësuar atë në themelet e tij.