Shembulli 1: “O ju që besuat, ç'është me ju, që kur ju thuhet: “Dilni në luftë të bashkuar në rrugën e Allahut!”, ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë. Nëse nuk dilni të bashkuar në luftë, Ai do t'ju dënojë me një dënim të rëndë, do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër dhe Atij nuk i bëhet farë dëmi. Allahu është i gjithëfuqishëm për çdo gjë.” (Tevbe, 38-39)
Sikur që na bëhet e qartë nga ajeti, këtu kemi të bëjmë me mosbindje dhe Allahu i kanos me një dënim të rëndë ata që besuan, pra besimtarët. Në këtë rast duhet që të pranojmë se është fjala për të gjithë sahabet në përgjithësi. Këtu duhet vetëm të pranojmë se mosbindja ka ekzistuar në mesin e sahabeve dhe se ajeti këtë e tregon haptas.
Shembulli 2: “O ju që besuat, mos e tradhtoni Allahun dhe të dërguarin, e ashtu të tradhtoni amanetet tuaja, derisa e dini sa e keqe është kjo.” (Enfal, 27)
Prapë, haptas bëhet fjalë për tradhti dhe se padyshim kjo kryhet nga ana e sahabeve. Duhet që të kemi ndër mend gjatë tërë kohës se ajeti u drejtohet besimtarëve. Ju lutemi që të mos na keqkuptoni sepse, shumica e besimtarëve që rrinin përreth të Dërguarit (s.a.v.) ishin sahabet dhe për këtë arsye ne u drejtohemi sahabeve.
Shembulli 3: “O ju që besuat, përgjigjuni thirrjes së Allahut dhe të dërguarit kur i dërguari ju fton për atë që ju jep jetë, dhe ta dini se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai.” (Enfal, 24)
Këtu bëhet fjalë qartë për mospërgjigjen ndaj thirrjes. Ky ajet na bën që të mendojmë për sjelljen mospërfillëse ndaj thirrjes së të Dërguarit (s.a.v.) dhe të Allahut.
Shembulli 4: “Atje, në atë vend qenë sprovuar besimtarët, dhe qenë tronditur me një dridhje të fortë. Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thanë: “Allahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim! Dhe kur një grup prej tyre thanë: “O banorë të Medinës, nuk ka qëndresë për ju, ndaj kthehuni!” E një grup prej tyre kërkonin lejen e Pejgamberit, duke thënë: “Shtëpitë tona janë të pambrojtura!” Edhe pse ato nuk ishin të pambrojtura, në realitet ata nuk donin tjetër por vetëm të iknin” (Ahzab, 11-13)
Në këto ajete ballafaqohemi me gjendje që na tregojnë më haptas për karakterin e sahabeve. Ata që dëshirojnë që të ikin prej luftës nuk janë askush tjetër veçse sahabet. Duke menduar për atë se kush janë ata banorët e Medinës, të cilëve u drejtohet ajeti, duhet medoemos që të pranojmë se bëhet fjalë për sahabet më të afërt të të Dërguarit (s.a.v.) sepse, banorët e Medinës ishin bashkangjitur të të Dërguarit (s.a.v.) në luftë dhe e kishin pranuar besimin. Këtu na bëhet plotësisht e qartë se në mesin e sahabeve kishte hipokritë dhe ata që kishin sëmundje në zemër.
Shembulli 5: “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urryer ta thoni atë që nuk e punoni!” (Saf, 2-3)
Pra, qenka e mundur që sahabet të mos veprojnë ashtu si kanë folur dhe ky ajet na e tregon këtë qartë. Ata që i ndërrojnë mendjet e tyre gjatë kohës kur i Dërguari (s.a.v.) është ende në jetë, si do të veprojnë mbas vdekjes së tij??? Si mund të kuptohet tefsiri apo shpjegimi i një ajeti të tillë??? Padyshim që të gjithë sahabet nuk ishin të tillë por vetë fakti se në ajet përmenden të tillët në mesin e tyre, a nuk na bën të mendojmë për këtë???
Shembulli 6: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetën që zbriti me Kuran” (Hadid, 16)
Nga këtu kuptojmë se zemrat e besimtarëve nuk i përmbajnë vlerat më të rëndësishme kur gjenden në prezencën e të Dërguarit (s.a.v.). Do të ishte gabim që të themi se kjo vlen për të gjithë besimtarët por duhet që të kemi në dije se edhe të tillë ka pasur në mesin e tyre.
Shembulli 7: “Ata të shprehin ty mirënjohje për atë që u bënë myslimanë. Thuaj: “Pranimin tuaj të fesë islame mos ma njihni mua, por Allahu juve ju bëri mirë, kur ju udhëzoi për besim, nëse jeni të sinqertë”.” (Huxhurat, 17)
Këtu është shpalosur sjellja e tyre kundrejt të Dërguarit (s.a.v.) për shkak të asaj se janë bërë mysliman. Ata janë sjellë në atë mënyrë sikur i dërguari ka pasur borxh ndaj tyre. Njëkohësisht, për këto lloje të gjykimeve të tyre (bërja mysliman) është parashtruar edhe pyetja e sinqeritetit të tyre.
Shembulli 8: “Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se Allahu, se i dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë, pritni. Allahu nuk e vë në rrugën e drejtë njerëzit e çoroditur.” (Tevbe, 24)
Është treguar qartë se në mesin e sahabeve ka të tillë që e preferojnë jetën e kësaj bote ndaj jetës së botës së ardhshme. Sikur që e ka përmendur edhe ajeti, të tillët nuk janë askush tjetër veçse të çoroditurit. Si do të veprojnë mbas të Dërguarit (s.a.v.) ata që tregojnë mosbindje për shkak jetës së kësaj bote???
Shembulli 9: “Beduinët thanë: ‘Ne kemi besuar!’ Thuaj: Ju nuk keni besuar ende, por thoni: ‘Ne jemi bërë mysliman, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja.” (Huxhurat, 14)
Mund të parashtroni pyetje se çka kanë lidhje beduinët me sahabet. Duhet që të mendojmë në mënyrë të tillë që, sikur të kishte lënë çdo gjë i Dërguari (s.a.v.) zgjedhjes së ymmetit, atëherë beduinët do të kishin një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje. Në këtë gjendje, sa e vlefshme do të jetë zgjedhja e beduinëve kur në prezencën e të Dërguarit (s.a.v.) ende nuk kishte hyrë besimi në zemrat e tyre. Sipas rrëfimeve që na vijnë nga historia, beduinët që përmenden në këtë ajet, mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.) kishin ardhur te prezenca e Ebu Bekrit dhe dëshmonin se e kishin mbajtur në mend për këtë apo atë ajet. Ja se si rrëfejnë historianët për fillimin e mbledhjes së Kuranit gjatë kohës së Ebu Bekrit, ku shihet qartë kontributi i beduinëve në këtë punë. Me paraqitjen e një gjendjeje të tillë të pashpresë si mund të pretendojmë se kjo ishte një dëshirë e të Dërguarit (s.a.v.)??? A mund të mendojmë se i Dërguari (s.a.v.) i ka mbyllur sytë duke ditur se do të paraqitet një gjendje e tillë???
Shembulli 10: “Prej teje kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë Allahun dhe botën tjetër, dhe që zemrat e tyre janë të dyshimta; ata sillen vërdallë në dyshimin e tyre.” (Tevbe, 45)
Prej mesit të sahabeve ka pasur të tillë që kanë kërkuar haptas për të mos shkuar në luftë. Prej këtu del në pah se zemrat e tyre përmbanin dyshim dhe se nuk kishin besuar ashtu si duhet. Si mund t’ua lëmë të tillëve amanetin e Allahut, Kuranin. Se kush ishte dyfytyrësh dhe kush ishte i sinqertë në mesin e sahabeve, na e ka bërë të ditur i Dërguari (s.a.v.) duke shqiptuar një nga një emrat e tyre. Sigurisht që identiteti i këtyre dyfytyrëshave na është bërë e njohur nga ana e të Dërguarit (s.a.v.) dhe njëri prej tyre ishte Abdullah bin Ebi es-Seluli. Të tillët e kundërshtonin haptas të Dërguarin (s.a.v.). Por, ka pasur edhe dyfytyrësha të fshehur dhe edhe të tillëve i Dërguari (s.a.v.) ua shpalosi identitetet. Madje, është edhe një rrëfim i shquar në të cilën thuhet se i Dërguari (s.a.v.) ia kishte treguar Huzajfet-ul Jemames emrat e të gjithë hipokritëve nga mesi i sahabeve.
Shembulli 11: “Ata që mbetën pa shkuar në luftë, u gëzuan që nuk shkuan mbas të dërguarit të Allahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e Allahut dhe thanë: “Mos dilni në luftë në vapë!” Thuaju: “Zjarri i xhehenemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!”” (Tevbe, 81)
Nga ajeti na bëhet e qartë se është kundërshtuar i Dërguari (s.a.v.) dhe janë munduar që të ndikojnë edhe te të tjerët që të mos i bashkëngjiten atij. Si mund t’u besohet tefsiri apo tubimi i Kuranit një shoqërie që kanë guxim që ta kundërshtojnë haptas të Dërguarin (s.a.v.)? Të tillët, sikur të kishin mbajtur në mend ndonjë gjë të drejtë nga i Dërguari (s.a.v.), nuk do ta kishin kundërshtuar atë!!! Mbështetja në njerëz të tillë nuk është asgjë tjetër veçse një xhahilijet (injorancë) i pastër dhe, na e mbajmë larg të Dërguarin (s.a.v.) prej njerëzve të tillë dhe kërkojmë mbrojtje prej Allahut të Madhëruar prej sherrit të njerëzve të tillë.
Shembulli 12: “A menduan ata që në zemrat e tyre kanë dyshim, se Allahu nuk do të zbulojë mllefin e tyre? E sikur të kishim dashur Ne, do t'i tregonim ty ata, e do t'i njihje prej fytyrave të tyre, po me siguri do t'i njohësh përmes mënyrës së fjalës së tyre. Allahu i di veprat tuaja” (Muhamed, 29-30)
Nga ajeti kuptojmë se sëmundje në zemrat e tyre kanë pasur njerëzit që i ka njohur për së afërmi i Dërguari (s.a.v.). Frika e jonë më e madhe është se nuk është treguar haptas identiteti i atyre sahabeve. Sepse, është lehtë që të qëndrosh larg prej atij që e shpreh haptas urrejtjen e tij por si mund të bëhemi të kujdesshëm ndaj atyre që i mbajnë të fshehur urrejtjet në zemrat e tyre??? Përkundër gjithë kësaj qartësie, a mund të besohet se i Dërguari (s.a.a.s) ua ka lënë amanetin një shoqërie të tillë!!!
Shembulli 13: “Zoti yt të nxori nga shtëpia jote për të vërtetën, e një grup nga besimtarët nuk ishte i kënaqur. Bëjnë polemikë dhe të kundërshtojnë ty për të vërtetën, pasi që e kishin të qartë, sikur të tërhiqeshin zvarrë kah vdekja e sigurt.” (Enfal, 5-6)
Mbas kësaj deklarate të habitshme nuk ndiejmë nevojë për shpjegime të mëtutjeshme. Duke qenë besimtar, ata ngurrojnë për të qëndruar me të Dërguarin (s.a.v.), madje edhe kanë frikë nga vdekja. Me këtë vijmë në përfundim se ata i japin më shumë rëndësi jetës së kësaj bote. Zaten këtë fe kanë dashur ta rrënojnë e ta shkatërrojnë ata që ishin të dhënë mbas jetës së salltanetit e të shkëlqimit.
Shembulli 14: “Ja, ju jeni ata që ftoheni për të dhënë në rrugën e Allahut, e dikush prej jush bën koprraci, e kush bën koprraci, ai bën kundër vetvetes, Allahu s'ka farë nevoje, e ju jeni të varfër. Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t'ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.” (Muhamed, 13)
Nëse njëri bën koprraci gjatë dhënies në rrugën e Allahut, si mund të jetë i drejtë në ndonjë gjykim tjetër??? Sigurisht që është e drejta jona më e natyrshme që t’i trajtojmë si të dyshimtë ata që i zotërojnë tiparet e tilla. Madje, do të jetë e drejtë që çdokush që beson të mendojë mirë për personat e tillë.
Shembulli 15: “Prej tyre ka të tillë që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dituri dhe u thonë: “Çka tha ai më parë?” Ata janë zemrat e të cilëve i ka vulosur Allahu dhe ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.” (Muhamed, 15)
Mjafton për të shtuar dyshimin tonë njohja e faktit se ka pasur të tillë që kanë ardhur te i Dërguari (s.a.v.) dhe kanë qëndruar afër tij, por as nuk e kanë dëgjuar se çka ka thënë ai. Në ajet janë përmendur ata që kanë dituri. Udhëzimin mund ta arrijmë vetëm nëse tubohemi rreth këtyre sahabeve që kanë dituri. Në lidhje me identitetin e tyre nuk na tregon ajeti i lartpërmendur, por këtë mund të kuptojmë shumë lehtë nga hadithet e të Dërguarit (s.a.v.). I Dërguari (s.a.v.) ka thënë: “Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është dera e tij. Kush dëshiron dituri, le të vijë te dera e tij”. Askush nuk mund të kontestojë se Hz Aliu (a.s.) ishte më i dituri në mesin e sahabeve. Edhe në librat ‘Sahih’ mund të hasim në rrëfime të shumta se Hz Aliu (a.s.) ishte më i dituri prej sahabeve në Medine. Për këtë do të flasin më vonë.
Shembulli 16: “Ka prej tyre që do të bëjnë vërejtje në ndarjen e sadakasë, nëse u jepet nga ajo, ata mbesin të kënaqur, e nëse nuk u jepet, ata hidhërohen.” (Tevbe, 58)
Nuk ka nevojë që të mendojmë shumë për atë sesa i ulët ka qenë gjendja e atyre që i bënin vërejtje të Dërguarit (s.a.v.) për shkak të ndarjes së sadakasë. Nëse u jepet sadaka atyre, do të gëzohen, dhe kjo na tregon se sa egoist ishin ata. Në të njëjtën mënyrë duhet që të mendojmë edhe për atë që i Dërguari (s.a.v.) nuk ua ka dhënë njerëzve të padëshiruar amanetin e tij. Mjafton si dëshmi egoizmi i personave të tillë për të parë se si janë realizuar lojërat e ndryshme gjatë historisë islame.
Shembulli 17: “Ka prej tyre që e ofendojnë Pejgamberin e thonë: “Ai është bërë vesh për gjithçka”. Thuaj: “Ai është vesh i të mirës suaj, ai beson Allahun dhe besimtarët. Dhe, është mëshirë për ata që besuan nga mesi juaj, e ata që e shqetësojnë të dërguarin e Allahut, ata kanë dënim të dhembshëm” (Tevbe, 61)
Nuk ka nevojë për të menduar më shumë për atë se në mesin e tyre ka pasur të tillë që i kanë folur të Dërguarit (s.a.v.) fjalë të shëmtuara e të turpshme. Mbështetja dhe zënia besë ndaj njerëzve të tillë nuk është pjesë e personalitetit të të Dërguarit (s.a.v.). Gjithmonë duhet që të kemi ndër mend atë se çfarë të pavërteta kanë mundur që të shpifin personat e tillë mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.). Në të kundërtën, do të bëjmë në një gabim të tillë që do t’i pranojnë ato fjalë që i Dërguari (s.a.v.) kur nuk i ka folur. Kështu ka ndodhur edhe me popujt e mëhershëm. Mbas vdekjes së të dërguarve, disa që njiheshin si të afërm me të dërguarin, duke i marrë dituritë e gabuara janë larguar nga feja e pastër e tevhidit (uniteti i Allahut). Fatkeqësisht, edhe ky ymmet e bëri gabimin e njëjtë.
Prej çdo sahabeje janë përcjellë hadithe e tefsire, të cilët i Dërguari (s.a.v.) nuk i folur asnjëherë, dhe janë thënë se ato janë synnetet e të Dërguarit (s.a.v.). Sikur t’i kishim përmendur të gjitha ato, do të ishte dashur që të shkruajmë një libër të veçantë për këtë. Kohëve të fundit po na bëhet e njohur për të gjithë se kush janë ata që kanë dalë me librat e veta dhe e kanë ofenduar të Dërguarin (s.a.v.).
Qëllimi i autorëve të tillë ka qenë përcjellja e synneteve nga sahabet përmes rrëfimeve të ndryshme. Të mos harrojmë dhe të mendojmë mirë për atë se këta autor si bazë dhe mbështetje i kanë librat ‘Sahih’. Nuk është e drejtë për të menduar se e kemi kryer punën nëse vetëm i kemi thënë atyre ‘kafir’. Do të jetë e rrezikshme dhe e gabuar për të menduar se me mospërfilljen e tyre do të arrijmë ndokund. Këtyre duhet që të jepen përgjigje në mënyrë të hapur dhe flijuese. Por, për të bërë këtë duhet që të gjendet një i autorizuar që do të pranojë përgjegjësinë për fjalën e vet, dhe inshalla do të realizohet së shpejti edhe një gjë e tillë.
Prej të gjitha këtyre ajeteve mund të kuptojmë se sahabet ndahen në dy grupe. Në mesin e një grupi janë të tillët që nuk është vendosur ende imani brenda tyre dhe grupi tjetër që në kuptimin e plotë të fjalës imani ka hyrë në brendësinë e tyre. Për aq sa kemi mundur që të lexojmë nga Kurani, numri i atyre që kishin besuar ishte shumë më i vogël në krahasim me ata që nuk kishin besuar. Në këtë gjendje, duhet patjetër që të themi se shumica e sahabeve e ushqenin dyfytyrësinë. Si shembuj që e dëshmojnë këtë ne do të japim prej librave ‘Sunni’ më të shquara. Ne do t’i përshkruajmë sahabet, pa ndërhyrë fare, ashtu si janë përshkruar në librat që vetë i mbrojnë.
Përndryshe, pikëpamja e besimit të Sunnive është ajo pikëpamje që në përgjithësi i mbron më së shumti sahabet. Sipas kësaj pikëpamjeje, në përgjithësi sahabet janë të drejtë dhe sipas këndvështrimit të imanit, të gjithë e kanë arritur atë shkallë. Përkundër kësaj pikëpamjeje, ata që i përmbahen rrugës së Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit mendojnë ndryshe. Sipas kësaj pikëpamje, të gjithë sahabet nuk janë të drejtë dhe nuk janë posedues të imanit. Ata besojnë se, sikur që ka të drejtë dhe me besim në mesin e atyre, ashtu edhe ka dyfytyrësha dhe të padrejtë. Para se t’i përmendim hadithet për sahabet, dëshirojmë t’ju përmendim dy ngjarje historike të rëndësishme. Në këto ngjarje janë përmbajtur shumë gjëra të ndryshme, që na bëjnë thirrje që të mendojmë për to. Të gjitha këto do t’i përcjellim prej librave të atij grupi që të gjitha sahabet i konsiderojnë si të drejtë dhe me besim. Po japim dy shembuj nga historia:
Shembulli 1:
I Dërguari (s.a.v.) shkoi në luftën e Uhudit me përafërsisht 700 sahabe. Gjatë luftimit, ushtria pësoi humbje dhe u shpërnda. Afër të Dërguarit (s.a.v.) kishin mbetur vetëm 10 deri 20 sahabe dhe këtë e transmetojnë të gjithë historianët. Madje, sipas dy historianëve të shquar, Muhamed ibn Xherir et-Taberit dhe Ibn ul Esirit, në mesin e atyre që kishin ikur dhe e kishin lënë të Dërguarin (s.a.v.) në mesin e armiqve, ishte edhe Osman ibn Affani!!!
Shembulli 2:
Në luftën e Hunejnit i Dërguari (s.a.v.) kishte shkuar me mijëra sahabe. Edhe në këtë luftë ushtria u shpërnda dhe afër të Dërguarit (s.a.v.) mbetëm vetëm një grup prej dhjetë personave!!! Ne nuk dëshirojmë që t’i zhvlerësojmë ata që kanë dashur t’i flijojnë jetët e tyre para 1400 vitesh. Këtë nuk mund ta bëjë askush dhe nëse e bën këtë ndokush, atëherë ai nuk është fisnik. Sigurisht që askush nuk ka të drejtë që t’i kritikojë ata që kanë luftuar me pasuri dhe jetë për Islamin. Por, neve na nxisin për të menduar ata që e kanë braktisur luftën, jo ata që kanë luftuar.
Të paramendojmë veten në atë kohë dhe rrethanat që kanë mbretëruar. Jemi duke luftuar bashkë me të dashurin e Allahut, Muhamed (s.a.v.), dhe na kanë rrethuar jobesimtarët. Merreni para syve këtë fotografi dhe mendoni për gjendjen e atyre që kanë ikur. Duke qenë njeriu i gatshëm për të flijuar jetën e vet në mbrojtje të vatanit, neve na duhet që të mendojmë për drejtësinë dhe besimin e atyre që kanë jetuar me të Dërguarin (s.a.v.) dhe që nuk kanë qenë të gatshëm për një gjë të tillë. Allahu i Lartësuar ka thënë:
“O ju që besuat! Kur të ndesheni në turmën e atyre që mohuan, mos ua ktheni shpinën. Kush ua kthen atyre shpinën, në atë moment veç atij që kthehet për të luftuar ose për t'iu bashkangjitur një grupi tjetër, ai ka tërhequr kundër vetes hidhërimin e Allahut dhe vendi i tij është xhehenemi. E ai është përfundim i keq” (Enfal, 15-16).
Ne nuk e shohim të nevojshëm përdorimin ndonjë shprehje tjetër në lidhje me këtë. Mund të merret si lehtësues fakti se gjatë luftës së Uhudit, feja islame ishte në fillimin e saj dhe se mund të paraqiteshim disa dobësi, por nuk mund të themi të njëjtën për luftën e Hunejnit. Sepse, lufta e Hunejnit u zhvillua në vitin e tetë të Hixhrit dhe mbas një kohe të tillë shpërndarja e sërishme e ushtrisë mund të paraqitej vetëm për shkak të dobësisë së imanit, ashtu sikur që edhe thamë më parë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne u patëm sjellë të vërtetën, por shumica prej jush ishit urrejtës të së vërtetës” (Zuhruf, 78)
Këta dy shembuj janë pasqyrë e ngjarjeve që u zhvilluan gjatë kohës sa ishte në jetë i Dërguari (s.a.v.). Sa i përket ngjarjeve që mund të paraqiten mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.), këtë më së miri mund ta kuptojmë prej këtij ajeti:
“Muhamedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar. E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa? E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm Allahut aspak, kurse Allahu do t'i shpërblejë mirënjohësit” (Ali Imran, 144).
Këtu dëshirojmë që të përmendim një shembull të rëndësishëm historik në lidhje me këtë ajet. Mbasi që u shpërnda ushtria në Uhud dhe u përhap lajmi i vrasjes së të Dërguarit (s.a.v.), halifi i dytë Ymer bin Hattabi, e braktisi luftën dhe u ulë. Enes ibn Nadiri i tha: “Çka je duke bërë këtu?”. Ymeri dhe muhaxhirët që ishin bashkë me Ymerin thanë: “Muhamedi është vrarë”. Enesi tha: “Mirë, çka do të bëni tani mbas tij? Vdisni edhe ju për atë që ka vdekur ai!!!” dhe vazhdoi drejt kurejshëve e luftoi përderisa u vra. Këtë ngjarje e kemi cituar nga libri i historisë së Ibn ul Esirit. Sipas atij shënimi, bashkë me Ymerin ishte edhe i përgëzuari me Xhenet, Talha. Nëse nuk ka nxitje për të menduar për këto ngjarje, atëherë për çka do të mendojmë ne? Përpara neve po qëndrojnë dy sahabe, që gjoja janë të përgëzuar me Xhenet, që kur dëgjuan për vrasjen e të Dërguarit (s.a.a.) i quan duart nga lufta dhe në anën tjetër,
Enes ibn Nadiri, një sahabe emri i të cilit nuk është i njohur aq shumë në mesin e sahabeve, duke luftuar plot me besim. Athua kush është Xhenetli në këtë rast??? Për këtë arsye, të thuhet vetëm sahabe e të mos hulumtohet aspak, nuk i shkon për shtati asnjë hulumtuesi. Edhe nëse është e hidhur, e vërteta duhet që të vërehet e thuhet. Padyshim që mbas ndërrimit jetë të të Dërguarit (s.a.v.), kur u paraqit fitneja e madhe, Ymeri ka luajtur një rol të madh. Kjo nuk është ndonjë shpifje apo mosrespektim. Sikur të mos ishte jashtë temës për të cilën jemi duke folur, do të kishim folur më gjerësisht. Por, duke u bazuar në rrëfimet e historianëve mund të themi se Ymeri ka vepruar sipas pikëpamjes së tij në ngjarjet që pasuan pas ndërrimit të jetës së të Dërguarit (s.a.v.). Për ta realizuar dëshirën e vet, ai tentoi për t’i djegur me zjarr të afërmit e Ehli Bejtit (a.s.) që gjendeshin në shtëpinë e të Dërguarit (s.a.v.). Thënë shkurt, nëse e vështrojmë historinë me syrin hulumtues do të vërejmë se mospajtimet në mes sahabeve kanë qenë mjaft të mëdha.