Udhëheqja me të vërtetën
Në një fshat të vogël në Tunisin jugor, një grua e moshuar rrinte mes grave tjera duke dëgjuar si bisedonin mbi një çift bashkëshortësh. Me të dëgjuar emrat e burrit e gruas ajo klithi e befasuar. Kur e pyetën për shkakun, ajo tha se ishte mëndeshë e të dyve. Gratë sakaq përhapën lajmin mes burrave dhe këta vendosën të hetojnë punën. Dhe vërtet, babai i gruas, për të cilën bëhej fjalë, pohoi se gruaja ishte mëndeshë, por edhe i ati burrit pohoi se gruaja e njejtë ishte mëndeshë e birit saj. Dy familjet ishin të goditura nga lajmi, kështu që filluan të akuzojnë njëra-tjetrën për krimin e bërë dhe për çka do të pasonte dënimi i Allahut. Te“ala Puna ishte edhe më keq, ngase këta ishin martuar para dhjetë vjetësh dhe u kishin lindur tre fëmijë.
Me të dëgjuar për këtë, gruaja iku në shtëpinë e babait, dhe refuzoi të hante e të pinte. Madje kishte tentuar të bënte vetëvrasje, nga se nuk mund të jetonte me mendim se kishte qenë e martuar me vëllaun e vet me të cilin kishte tre fëmijë. Si rezultat i grindjeve mes dy familjeve, ishin lënduar shumë njerëz. Kjo zgjati kështu gjersa nuk ndërhyri një plak i shquar dhe ndërpreu sulmet e ndërsjella. Ai u propozoi të kërkojnë një alim të dituri cili do të gjente zgjidhje për këtë problem. Kështu njerëzit u nisën për në qytet që të pyesin alimët e ditur. Mirëpo, çdo herë kur gjenin një dhe i sqaronin rastin duke kërkuar këshillë, ai u thonte se martesa është jolegjitime dhe se bshkëshortët duhet të ndahen përjetë, duke liruar ndonjë skllav, duke agjëruar dy muaj dhe shumë mendime tjera juridike.
Kështu arritën edhe në Gafsë. Sa herë pyetnin për mendim, merrnin përgjigje të njejtë. Ishte kështu nga se në mez”hebin sunit Malikij është ndaluar martesa mes mashkullit dhe femrës, të cilët janë ushqyer qoftë edhe me një pikë qumsht nga një grua e njejtë. Kjo, sipas imam Malikut, cili zbatoi logjikën e alkoolit në qumshtin e mëndeshës, duke thënë: “Nëse sasia e madhe e një gjëje që të deh është e ndaluar, atëherë edhe sasia e vogël e saj, gjithashtu, është e ndaluar”. Për këtë arsye është ndaluar martesa mes mashkullit dhe femrës të cilët kanë thithur gjirin e një gruaje të njejtë, qoftë edhe vetëm një pikë të vetme. Një nga të pranishmit, në besim, u kishte thënë të vinë te unë me fjalët: - Pyetni Tixhanin për këtë, sepse i njeh krejt mez”hebët.
Disa herë e kam dëgjuar duke diskutuar me këta alimë dhe si ua ka mbyllur gojën me të menduarit logjik. Këtë ma tha burri i gruas, kur e pranova dhe e futa në bibliotekë. Këtu më shpjegoi krejt ngjarjen në detaje. Në fund më tha: - Efendi, gruaja ime dëshiron të mbytet, ndërsa për fëmijët nuk kujdeset askush dhe na nuk dimë si të zgjidhim këtë problem. Disa njerëz na udhëzuan te ju të bindur se ju do të gjeni zgjidhjen. I bëra kafenë dhe mendova pak rreth ngjarjes. E pyeta sa herë i ka dhënë gji kjo grua atij.
Ai tha: - Nuk e di, por e di se gruaja ka thithur vetëm dy-tri herë. Babai saj thot se e ka dërguar te mëndesha dy-tri herë. - Atëherë martesa juaj është në rregull, - thash -, nuk shoh këtu kurrëfarë problemi, nga se martesa është legale dhe e drejtë. Pas kësaj burri më pushtoi duke më puthur dorën dhe duke thënë: - Allahu Te“ala ju shpërbleftë për këto lajme të mira. Ju sollët qetësi në jetën time.
Para se të përfundonte kafenë, ose të interesohej nga i dija këto që i thash, vendosi të largohet dhe shkoi në shtëpi për të gëzuar gruan, fëmijët dhe tërë familjen. Mirëpo të nesërmen u kthye me shtatë njerëz, të cilët i prezentoi:
- Ky është babai im, ky është vjehrri, i treti është kryeplaku i fshatit, i katërti - hoxha i xhamisë, i pesti - këshilltar fetar, i gjashti - kryetar i xhematit dhe i shtati-drejtor i shkollës. Të gjitha kanë ardhur të shqyrtojnë rastin tim dhe të mësojnë shkaqet e argumentet në bazë të cilëve vendoset se martesa jonë është e drejtë. Të gjithë i ftova në bibliotekë, i përshëndeta përzemërsisht dhe uofrova kafe. Në bazë disponimit tyre prisja një bisedë të gjatë. - Erdhëm të na sqaroni si keni mund të shpallni të drejtë martesën mes burrit e gruas që kanë thithur nga një grua e njëtë.
Një martesë të tillë Allahu Te“ala e ndalon në Kur'an, por edhe Pejgamberi s.a.a. tij ka thënë se është e ndaluar martesa mes mashkullit dhe femrës të cilëve u ka dhënë gji një grua e njejtë siç është ndaluar edhe martesa mes vëllaut dhe motrës. - Miq, - fillova unë - ju jeni tetë, ndërsa unë vetëm. Sikur të flas me krejt përnjëherë, nuk do të mund t'u sqaroj gjë dhe biseda ndofta do të humbte kuptimin. Propozoj të zgjedhni njërin nga ju të diskutojë këtë çështje me mua, kurse ju gjykoni vetë. Idea u pëlqeu, kështu që vendosën të autorizojnë këshilltarin për çështje fetare, duke e konsideruar më meritorin dhe më të diturin për këtë çështje. Ai filloi diskutimin duke më pyetur si kam lejuar diç që ka qenë e ndaluar nga Allahu, Te'ala Pejgamberi s.a.a. tij dhe gjithë imamët.
- Ruana Zot, nëse kam bërë diç të tillë - fola. - E di se Allahu Teala ka ndaluar këtë lloj martese në ajetet kur'anore, por edhe se nuk ka shkuar në detaje, duke i lënë Pejgamberit s.a.a. të shpjegojë se në çfarë raste dhe për çfarë sasi (të qumshtit).
- Imam Maliku ndalon këtë martesë edhe nëse është fjala për një pikë të qumshtit - tha ai.
- E di këtë, mirëpo imami Maliku nuk gëzon autoritet ndër gjithë muslimanët. A respektoni ju edhe mendimin e imamëve tjerë” - e pyeta.
- Zoti qoftë i kënaqur me ta, që të gjithë kanë shkuar gjurmëve të Pejgamberit s.a.a. - u përgjegj ai. - Si do të arsyetoheni pra para Allahut Te'ala se dëgjoni imam Malikun, cili ka vepruar në kundërshtim me sunnetin e Pejgamberit” s.a.a.?
Ai më shikoi me habi dhe tha: - Subhanallahi Nuk besoj se imam Maliku ka bërë diç në kundërshtim me sunnetin. . Edhe tjerët ishin të hutuar dhe befasuar. Kritika ime ndaj imam Malikut ishte diç që nuk kishin dëgjuar më parë. Unë vazhdova bisedën me fjalët: - A ka qenë imam Maliku një nga as'habët A ka qenë në gjeneratën e dytë pas tyre? - pyeta.
- Jo, por ka ardhur pas tyre, - ma ktheu.
- Kush ka qenë më afër Pejgamberit: s.a.a. Ali bin Abu Talibi a.s. ose ai” - Imam Ali ibn Abu Talibi a.s. ka qenë njëri ndër hulefaul rashidun (halifët e drejtë). - ishte përgjigja e tij.
- Hazreti Aliu a.s. ka qenë “Hyrje në Qytetin e Diturisë” - shtoi njëri nga të pranishmit.
- Përse atëherë braktisët “Hyrjen në Qytetin e Diturisë”, dhe pasoni njeriun që nuk ka qenë nga as'habët, as një gjeneratë pas tyre?
Ai ka ardhur pas luftrave civile dhë pas rënies së Medinës në duart e mercenarëve të Jezidit, të cilët mbytën as'habët më të mirë dhe shnderuan dinjitetin njerëzor, duke ndryshuar sunnetin e Pejgamberit s.a.a. dhe duke transformuar islamin në pasuri private, në të cilën inkuadronin rregulla individuale. Si mund t'i besohet këtyre imamëve me të cilët jan pajtuar sunduesit e athershëm, nga se mësimet i harmonizonin me poli- tikën e tyre?
- Ne, kemi dëgjuar se jeni shiit dhe se konsideroni hazreti Aliun a.s. Zot, - filloi njëri prej tyre, mirëpo e ndaloi ai që ishte pranë duke qertuar me këto fjalë: - Më mirë hesht. Si nuk ke turp të bisedosh kështu me një njeri të ditur.
Njoh shumë alimë, mirëpo asnjëri nuk ka bibliotekë kaq të madhe. Arsyet e tij duken të drejta dhe fjalët e tij nuk janë pa kuptim. - Po, keni të drejtë, unë jam shiit. Ne nuk e konsiderojmë imam Aliun a.s. Zot. Në vend që të pasojnë imam Malikun, ne shkojmë rrugës së Imam Aliut, a.s. nga se është hyrje në Qytetin e Diturisë, siç e pranoni edhe ju - u thash. Këshilltari për çështje fetare më pyeti:
- A lejon Imam Aliu a.s. martesën mes femrës dhe mashkullit që kanë thithur të njejtën grua”
- Jo, ai e ndalon këtë nëse foshnjat kanë thithur nga një grua më shumë se pesëmbëdhjetë herë rresht, respektivisht aq herë sa nga ky qumsht të krijohen mishi dhe eshtrat - u përgjegja. Babai i gruas u gëzua dhe fytyrëqeshur tha: - Elhamdulillahi Vajza ime ka thithur vetëm dy ose tri herë nga kjo grua. Fjalët e Imam Aliut a.s. janë fund i hallit tonë. Ato janë mëshira e vërtetë e Allahut, Te'ala pasi kishin humbur shpresën tërësisht. - A mund të më tregoni burimin autentik në të cilin gjenden këto fjalë të hazreti Aliut a.s. ?- kërkoi këshilltari.
Ia solla librin 'Minhaxh el-Salitin'' nga sejjid Khoi, nga i cili ai lexoi me zë kaptinën mbi të dhënit gji dhe rregullat lidhur me të. Njerëzit ishin të kënaqur, sidomos burri, i cili ishte frikësuar se nuk do të mund të argumentoj pohimin tim. Kërkuam ta huazo- jmë këtë libër dhe ta shpiejnë në fshat për ta shfrytëzuar në raste të ngjashme. Ua fala librin dhe ata shkuan të kënaqur, plot falën- derime dhe duke kërkuar falje.
Mirëpo, pasi dolën nga shtëpia, kishin takuar një njeri shpirtlig, cili i kishte dërguar te disa njerëz, “të ditur” të cilët i frikojnë duke paralajmëruar se jam “agjent izraelit” dhe se libri “Minhaxh el-Sahihin” është i sajuar nga gënjeshtra të kulluara: se njerëzit në Irak janë blasfemues dhe hipokritë dhe se shiitët lejojnë martesën mes vëllëzërve e motrave, andaj është normal se kanë lejuar që edhe martesa me “motrën” të vazhdojë.
Në fund e bindin burrin të ndërrojë mendjen dhe të kërkojë çkurorëzim në gjyqin e Gafsës. Gjyqtari e dërgon në kryeqytet Tunis që rastin e tij ta prezentojë para vetë muftiut republikan. Burri u nis për në kryeqytet, për të pritur plot një muaj, që të pranohet te muftiu. Gjatë bisedës, në të cilën burri i kishte treguar krejt ngjarjen, muftiu e kishte pyetur për njerëzit që i kishin thënë se martesa tij është në rregull.
Ai i përgjigjet se këtë ia kishte thënë vetëm një njeri që quhet Tixhan Samavi. Myftiu kishte shënuar emrin tim dhe i thot burrit të kthehej në shtëpi, duke premtuar se së shpejti do t'i shkruante gjyqit në Gafë lidhur me vendimin rreth rastit të tij. Për një kohë të shkurtër, letra e myftiut republikan kishte arritur dhe avokati i burrit në të kishte lexuar se martesa shpallet jolegale.
Njeriu, të cilin e kishte lëshuar fuqia, erdhi të kërkojë falje për telashet të cilave u isha ekspozuar për shkak të tij. E falënderova për vëmendje, por shpreha habi për vendimin e myftiut. E luta të më huazonte letrën e myftiut që të tentoj ta botoj në shtypin tunisian, për t'iu treguar njerëzve se muftiu republikan nuk dinte aq mbi katër mez”hebet sunite, as kuptonte dallimet juridike mes tyre lidhur me vëllazërinë prej gjirit. Mirëpo burri më tha se nuk e kishte letrën dhe se ajo ndodhej te gjyqtari në Gafsë. Pas disa ditësh, morra një thirrje nga gjyqtari, i cili kërkonte nga unë t'i tregoja librat dhe argumentet tjera lidhur me lejimin e martesës mes femrës e mashkullit, të cilëve u ka dhënë gji një grua e njejtë. Zgjodha disa libra dhe përgadita kaptinat në të cilat bëhej fjalë mbi vëllazërinë nga gjiri, kështu që të mund t'i gjej më shpejt.
Shkova në gjyq në kohën e caktuar. Një nëpunës më priti dhe më solli në zyrën e gjyqtarit. U befasova fort kur shikova aty gjyqtarë tjerë. Vura re se kishinveshur rroba zyrtare dhe se ishin të gatshëm të sjellin aktakuzën. Në fund të dhomës ishte ulur burri me fytyrë nga gjyqtarët. Hyra dhe u dhash selam. Më pritën me shikim përbuzës. Pasi zura vend, gjyqtari kryesor më pyeti: - Ajeni ju Tixhani Samavi” Pasi u përgjigja duke pohuar, gjyqtari vazhdoi:
- Ajeni ju ai që keni gjykuar lidhur me rastin e kësaj martese, duke shpallur atë legal”
- Jo, unë nuk kam gjykuar asgjë, - U përgjegja, - por imamët dhe ulemaja islame ka gjykuar se martesa në këtë rast është legale dhe e drejtë.
- Mu për këtë të kemi ftuar, - vazhdoi gjyqtari, - jeni akuzuar për këtë pohim tuajin. Nëse nuk arrini të argumentoni çdo gjë që keni deklaruar, ju pret burgu nga i cili nuk do të shpëtoni aq lehtë. E kuptova se gjendesha në hall të madh. Jo se kam shprehur mendimin tim lidhur me këtë rast, por se disa shpirtligë kishin deklaruar se unë kinse bëja probleme: flas kundër as'habëve dhe kërkoj përkrahje për Ehlulbejtin. Gjyqtari kryesor kishte kërkuar të sillnin dy dëshmitarë kundër meje që të mund të më fuste pas parmakëve.
Pastaj, vëllazëria muslimane shfrytëzonte këtë rast për të përhapur thashethemet se kam legalizuar martesën mes vëllaut e motrës dhe se kjo ishte ajo që shiitët besojnël Këtë e kuptova kur gjyqtari kryesor m'u kanos me burg. Nuk më mbeti tjetër pos të mbledh tërë guximin dhe t'i kundërvihem haptas. - A mund të bisedoj haptas dhe pa frikë” - pyeta gjyqtarin kryesor. Pasi më dha premtimin, unë fillova:
- E para që dëshroj të deklaroj është se asnjërit nuk i kam imponuar pikëpamjet e mia, por ky njeri ka ardhur vetë të më ankohet për problemin e tij. Me që kishte ardhur, e kisha për detyrë t'ia them atë që kam ditur. Gjatë bisedës me te mësova se gruaja e tij ka thithur vetëm dy-tri herë nga një grua e njejtë si edhe ai, andaj i tregova ç'thot ligji islam lidhur me këtë. Nuk e kam komentuar islamin sipas dëshirës s'ime, as kam pasur qëllim të sjell ndonjë aktgjykim personal. - A do të thot kjo se ju e njihni islamin më mirë se ne7 - më pyeti ashpër gjyqtari. - Ruana Zoti As që më ka shkuar mendja për këtë. Të gjithë e dinë se mez'hebi Malikij me këtë e përfundon. Për të gjetur zgjidhje për këtë çështje të vështirë, kërkova në mez'hebët tjerë raste të ngjashme dhe komentimet e tyre, - vazhdova unë. - Ku e gjetët zgjidhjen tuaj” - pyeti gjyqtari.
- Efendi, a mund të pyes diçka para se të përgjigjem në këtë pyetje” - kërkova. Pasi mora përgjigje pozitive, pyeta: - Ç'mendoni për mez' hebët tjerë islamë”
- Të gjithë janë të drejtë nga se ndjekin mësimet e Pejgamberit të Allahut, s.a.a. ndërsa dallimet mes tyre janë shenjë e mëshirës së Allahut, Te“ala - u përgjegj gjyqtari. - Nëse është ashtu, keni mëshirë ndaj këtij të gjori, i cili plot dy muaj është i ndarë nga familja, nga se një nga mez”'hebët ka zgjidhje për këtë problem.
- Na paraqitni argument për këtë dhe ndërpreni këto sjellje. Na ju lejuam të mbroheni, ndërsa ju bëheni avokat për tjetrin, -. gjyqtari më shikoi me qortim. Nga çanta nxorra librin ”'Minxhah el-Sahihin ” nga Sejjid Khoi dhe thash: - Ky është nga mez”hebi i Ehlulbejtit, ku kemi argument të qartë... - Harroni Ehlulbejtini Ne nuk e njohim, as besojmë ne te, - më ndërpreu me rrëmbim. Pasi që kisha pritur një përgjigje të tillë, kisha përgaditur disa libra sunite në të cilat kisha gjetur shënime mbi vëllazërinë sipas gjirit. Mes tyre ishin: “Sahih Buhari”, “Sahih Muslimi”, “Fatve” nga Mahmud Shaltuti, “Bidajat el-Muxhtehid ve Nihajat el-Muk- tasid” nga Ibn Rushidi, “Zad el-Masir fi'llm el-Tafsir” nga ibn Xhavzi dhe libra tjerë.
Kur gjyqtari kryesor refuzoi librin e Sejjid Khoit, e pyeta se cilat libra janë të pranueshme për ta. Kur përmendi Buhariun dhe Muslimin, hapa një libër dhe ia thash: - Urdhëroni efendi, ky është Sahih Buhariu. Ajo që e pohoj unë është e shënuar edhe këtu. Pasi më dha leje, fillova të lexoj me zë këtë: ”Akcili na ka thënë se kishte dëgjuar nga Ajsha, Ummul Mu” minin se Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka ndaluar martesën mes mashkullit dhe femrës vetëm nëse kanë thithur një grua më shumë se pesëmbëdhjetë herë”. Kur përfundova, gjykatësi kryesor kërkoi t'ia dorëzoj librin. Pasi lexoi hadithin e përmendur, ia dorëzoi përfaqësuesit republikan, cili, pas leximit, ua përcolli gjykatësve tjerë. Në ndërkohë unë e gjeta hadithin e njëjtë në Sahih Muslimi dhe ia tregova gjykatësit.
Pastaj hapa librin “Fetva” të shejh Shaltutit nga univerziteti islam i Az”'harit. Aty shkruante mbi dallimet mes imamëve rreth çështjes së vëllazërisë në bazë të gjirit. Disa nga imamët ndalonin martesën nëse çifti kishte thitur një grua më se pesëmbëdhjet herë, disa merrnin si kufi shtatë herë, disa madje edhe pesë. Vetëm imam Maliku ndalonte martesën qoftë edhe për një pikë të vetme qumshti. Shaltuti në fund shton: '“Unë do të pranoja solucionin e mesëm dhe do të aprovoja shtatë e më, tepër herë”. Pasi shkikuan mirë të dhënat, gjykatësi kryesor iu drejtua burrit dhe i tha: - Shkoni e sillni vjehrrin tuaj.
Nëse edhe ai pohon se bashkëshortja juaj ka thithur vetëm dy-tri herë, atëherë mund ta ktheni që sot. Fytyra e njeriut shkëlqente nga gëzimi. Kur përfaqësuesi republikan bashkë me gjykatësit tjerë braktisën dhomën, gjykatësi kryesor m”u afrua dhe tha: - Ju lutem të më falni, nga se kam qenë i informuar gabimisht lidhur me ju. Si duket ekzistojnë shumë njerëz që ju urrejnë dhe të cilët u kanë mërni. Më erdhi mirë që dëgjoja këtë, andaj thash:
- Efendi, Allahut Te:ala i qofsha falë që më mundësoi përmes jush të lirohem nga akuzat e rrejshme. - Kam dëgjuar se keni bibliotekë të pasur. Mos e keni ndofta librin 'Hajat el-Hajvan el-Kubra' nga Damiriu2 - më pyeti ai. Pasi pohova, ai më luti t'ia huazoja. Ky ishte një libër të cilin e kërkonte dy vitet e fundit. - A keni kohë që nganjëherë të vini te unë” Mund të bisedojmë rreth temave të ndjyshme. Shpresoj se kam ç'të mësoj nga ju, - më tha ai.
- Ruana Zoti Unë do të jem nxënësi juaji, nga se jeni më i vjetër, pastaj kemi edhe post të shkëlqyeshëm. I kam katër ditë të lira në javë, kur jam në shërbimin tuaj, - ia ktheva. U morrëm vesh që të takohemi çdo të shtunde. Ai më luti, gjithashtu, t'ia lë Sahih Buhariun dhe Muslimin dhe libirin “Fetve” nga Shaltubi për t'i kopjuar disa pjesë të cilat i nevoiteshin. Pastaj më përcolli gjer në derë, ku u ndamë. Dola i lumtur, duke falenderuar Allahun Te'ala për këtë fitore. Kisha hyrë në gjyq duke u frikuar nga burgu, për të dalur në fund si mik i mirë i gjykatësit, nga i cili ai dëshironte të mësonte diç. Ky ishte shpërblim që e fitojnë ata që janë në rrugë të drejtë - rrugën e Ehlulbejtit. Në te nuk ka dëshprim dhe në të është shpëtimi për ata të cilët e zgjedhin për vete.
Njeriu u kishte transmetuar ngjarjen fshatarëve. Lajmi që gruaja ishte kthyer te burri dhe se martesa është shpallur legale, u përhap shpejt nëpër vendet për rreth. Njerëzit filluan të flasin se jam njeriu më i ditur në vend, më i mirë edhe se myftiu republikan. Burri erdhi në shtëpinë time me makinë të madhe dhe më ftoi që me familje të vizitoj fshatin e tij, në të cilin njerëzit kishin bërë gadi, në shenjë respekti, të pjekin në hell tre vjeta. Kërkova falje që nuk mund të pranoja këtë thirrje për shkak se isha i zënë në Gafsa. U premtova se do ri vizitoj një herë tjetër, inshAllah. Gjykatësi kryesor, gjithashtu, u kishte treguar kolegëve për ngjarjen e përmendur,kështu që ky rast u bë i njohur. Në këtë mënyrë Allahu Teala hoqi nga unë trillimet e shpirtëligëve. Disa erdhën për të kërkuar falje, ndërsa disave Allahu Te'ala u ndihmoi të shohin dritën dhe të pranojnë të vërtetën.
Kjo ishte mëshira € Allahut. Te“ala Ai i jep kujt dëshiron dhe Ai është Mëshirëploti. Në fund fjalët tona janë: Elhamdulillahi, Rabil”alemin. Sallallahu 'ala Muhammedin ve Aalihi Tajjibiine Ttahirin. - Falënderimi i përket Allahut, Sunduesit të botërave. Salavati i Allahut qoftë mbi Muhammedin dhe familjen e tij shembullore dhe të pastruar.