Thirrje miqve
Ky ndryshim për mua shënonte një fillim të ri. Provoja një qetësi shpirtërore dhe lumturi për shkak të besimit të vërtetë që kisha zbuluar, dhe për të cilën isha i Sigurt se është islam i vërtetë. Isha i shqetësuar dhe krenar që Allahu Te“ala më udhëzoi dhe më tregoi rrugën e drejtë. Nuk mund të heshtja dhe të mos tregoja për atë që ziente në mua. Vendosa: Duhet t'ua them të vërtetën tjerëve. “Trego për mirësinë e Zotit tënd” - kurse kjo që më kishte ndodhur ishte mirësia më e madhe që mund t'i ndodhte ndokujt në këtë jetë dhe atë pastaj: pastaj vazhdon: ai që hesht mbi gjërat e vërtetësisë është shejtan i mallkuar”. dhe “pas të vërtetës nuk ka gjë pos mashtrimit”.
Ajo që më shtyri të tregoj të vërtetën ëshë mosinformimi dhe pafajsia e vëllezërve sunnitë, të cilët sinqerisht e duan Pejgamberin e Zotit s.a.a. dhe familjen e tij. Duhej vetëm të hiqet nga sytë mjegulla e mbledhur gjatë historisë dhe do të shikojnë rrugën e drejtë - mu siç ndodhi me mua. Allahu i Lartësuari, thot:
”...Ju, gjithashtu keni qenë si ata atëherë Allahu u shpërbleu me mëshirën e Vet” (Kur'an 4:94).
Ftova katër kolegë që ligjëronin bashkë me mua. Dy nga ata ligjëronin edukatë fetare, i treti gjuhë arabe, ndërsa i katërti filozofi islame. Vinin nga Tunisi, Xhammali dhe Susahu. I ftova që së bashku të hulumtojmë këtë lëmë të rrezikshëm. U tregova se nuk i kisha të qarta disa gjëra, duke shprehur dyshimin dhe kundër- shtimin tim. Ata pranuan ftesën dhe vendosën të vinë në shtëpinë time pas punës. Kur arritën u dhash të lexojnë 'El-Muraxhaat-in” duke arsyetuar se autori i librit shkruan për islamin në mënyrë tejet interesante. Libri nxiti interesim te të tretë nga ata, ndërsa i katërti, ai që ligjëronte gjuhën arabe, na braktisi pas tre-katër takimeve, me fjalët: “Perëndimi sot hulumton hënën, ndërsa ju akoma merreni me halifatet në islam”.
Pas afro një muaji, përfunduam leximin e librit. Të tretë ishin të kënaqur, ndërsa unë u ndihmoja duke iu ofruar tërë atë, që kisha nxënë nga përvoja dhe dituria, gjatë kohës së hulumtimit. Fillova të shijoj ndjenjën e udhëheqjes dhe isha optimist për ardhmërinë. Shpesh ftoja edhe miqtë nga Gafsa që kisha takuar në xhami ose në takimet e sufijve. Ftoja gjithashtu edhe disa nga studentët të cilëve u ligjëroja. Kaloi një vit dhe, Allahut Te'ala i qofshim falë, numri ynë u rrit dukshëm. Ne ishim miq të Ehulbejtit dhe armiq të armiqëve të tyre. Filluam të festojmë festat e tyre dhe të mbajmë zi gjatë muajit muaharrem. Dy nga letrat e para, që përhapnin këto lajme, iu dërgova sejjid Khoit dhe sejjid Muhammed Bakir Sadrit për festën Ghadir, të cilin e festuam për herë të parë në Gafsa. Ndokush e dinte se jam bërë shiit dhe se ftoj muslimanët të ndjekin Ehlulbejtin.
Si rezultat, fjalë dhe akuza të ndryshme filluan të përhapen në vend. Isha i akuzuar se jam spiun izraelit, cili ka për detyrë të fus dyshim në zemrat e besimtarëve: se flas kundër as'habëve me qëllim të futjes së grindjes mes muslimanëve... etj. Në kryeqytetin e Tunisit tentova t'i afrohem dy miqëve, Rashid Ghannushit dhe Abdulfattah Moroit, të cilët kundërshtonin ashpër veprën time. Në një bisedë në shtëpinë e Abdulfattahut u thash se na, si muslimanë, duhet t'i rilexojmë librat tona dhe të t'i kthehemi historisë s'onë. Për shembull morra Sahih Buhariun dhe u thash se në te gjenden gjëra të cilat njeriu i arsyeshëm nuk mund t'i pranojë. Pas kësaj të dytë u zemëruan fort dhe ma kthyen:
- Cili jeni ju të kritikoni Buhariun Bëra çmos që të fillojnë hulumtimin, mirëpo më refuzuan duke thënë: - Nëse jeni bërë shiit kjo është punë e juaj. Mos tentoni që neve t'na ktheni në shiizëm. Na kemi gjëra më me rëndësi, dmth. t'i kundërvihemi pushtetit i cili nuk pranon ligjet islame.
- Ç'dobi ka nga kjo” - fola - nëse edhe vini në pushtet, si do të sundoni sipas islamit kur nuk dini ç'është islami i vërtetë? Kështu u ndamë me ndjenjë armiqësie njëri ndaj-tjetrit. Disa njerëz nga vëllazëria muslimane u ngritën kundër nesh, duke përhapur thashethëme. Flisnin se jam agjent i pushtetit me ndihmën e të cilit ai dëshiron të fut huti mes muslimanëve dhe t'i largojë nga idea e kryengritjes eventuale. Gradualisht filluan të përjetojnë një izolim të plotë. Posaçërisht na largoheshin anëtarët e rinj të vëllazërisë muslimane dhe shejhët e rendeve të sufijve. Ishte kjo kohë e vështirë kur ishim të huaj në mesin e vëllezërve dhe në shtëpitë tona. Mirëpo, Allahu, i Lartësuari, ndryshoi situatën në favor tonin: shumë të rinj arrinin prej qyteteve të ndryshëm për të na vizituar dhe biseduar. Bëja çmos për t'i bindur kështu që shumë dolën në dritë. Arrinin nga Tunisi, Kajravani, Susa dhe Sidi Bu Zejdi.
Gjatë pushimeve verore dhe para shkuarjes në Irak, udhëtova nëpër Evropë dhe takova shumë miq në Francë dhe Holandë. Bisedova me ta për çdo gjë dhe Allahut i qofsha falë, që kuptuan dhe pranuan të vërtetën. Isha tejet i shqetësuar kur sërish u takova me sejjid Muhammed Sadrin në shtëpinë e tij në Nexhaf. Ai më prezentoi para studentëve të vet si farë e dashurisë ndaj Ehlulbejtit në Tunis. Gjithashtu më tha se kishte derdhur lot kur kishte marrë letrën e parë me të cilën e lajmëroja se kemi shënuar festën e Ghadirit dhe për vështirësitë me të cilat takoheshim, duke përfshirë thasheshëmet e ndryshme kundër nesh dhe izolacionin në të cilin jetonim. Sejjidi më foli: - Domosdo do të kalojmë nëpër vështirësi të ndryshme, nga se rruga e Bhlulbejtit është e vështirë dhe e rrepijshme. Njëri kishte. ardhur të vizitojë të dërguarin Muhammed s.a.a. dhe i thot:
- O Pejgamber i Zotit, s.a.a. shumë ju dashuroj.
- Atëherë pritni shumë vështirësi në jetë - i tha Pejgamberi. s.a.a.
- Kushëriri juaj, Ali ibn Abi Talibi, a.s. gjithashtu, më është shumë në zemër - vazhdoi njeriu.
- Atëherë bëhuni gati të keni shumë armiq, - ia ktheu Pejgamberi. s.a.a.
- Edhe nipërit tuaj i adhuroj fort, - tha njeriu.
- Atëherë, të pret një jetë në varfëri dhe rrezik - iu përgjigj Pejgamberi. Atë që na paguajmë në rrugën e drejtë është ajo që Abu Abdullah Husejni a.s. pagoi me kokë dhe me jetën e miqëve më të mirë. Ajo që shiitëve u ka kushtuar shumë, ndërsa për çka edhe sot pësojnë, është besnikëria ndaj Ehlulbejtit. Vëlla, domosdo do të hasim në vështirësi dhe të sakrifikohemi për qëllim të drejtë. Nëse Allahu Teala ju ndihmoi të udhëzoni në rrugën e drejtë qoftë edhe vetëm një njeri dhe kështu ta shpëtoni, kjo vlen sa tërë bota dhe krejt ç'ka në te.
Sejjid Sadri më këshilloi të mos jetërsohemi dhe të tentojmë të afrohemi me vëllëzerit sunnitë, sidomos në ato raste kur ata dëshirojnë të largohen nga ne: më këshilloi të falemi me ta dhe kështu të jemi në kontakt, t'i konsiderojmë viktima të pafajshme të historisë së shtrembëruar dhe propagandës. Në fund më tha se njerëzit janë kundërshtarë të asaj që nuk e njohin. Sejjid Khoi më këshilloi në të njejtën mënyrë, ndërsa sejjidi Muhammed Ali Tabatabai el Hakimi më dërgonte letra plot këshilla të ndikonin fort në neve. Udhëtimet e mia në Nexhaf dhe takimet me ulamanë e at- jeshme u shpeshtuan.
Çdo pushim veror shkoja atje për të jetuar afër imam Aliut a.s. dhe dëgjoja mësimet e sejjid
Muhammed Bakir Sadrit, të cilët më ndihmuan shumë. Gjithashtu isha zotuar se do të vizitoj Kaburët e dhjetë Imamëve tjerë. Me ndihmën e Allahut Te“ala ia dola edhe kësaj. Madje ia dola të vizitoj edhe nes Iranit dhe Taxhikistanit Atje takova disa nga alimët e shquar dhe nga biseda me ta pata shumë dobi. Sejjid Khoi, të cilin e pasojmë në çështjet e fesë, më lejoi të shfrytëzoj khumsin dhe zekatin për nevoja të grupit tonë. Prej kësaj arrita t'i siguroj librat, stipendione dhe shumë gjëra tjera. Formova gjithashtu një bibliotekë të vogël në të cilën kishte libra të dobishëm të dy grupeve, sunite dhe shiite. E quajta “Biblioteka e Ehlulbejtit'' dhe kështu, Allahut i qofsha falë, ndihmova shumë studentë.
Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, gëzimi im u dyfishua: nëpunësi i bashkisë së qytetit u pajtua që rruga në të cilën jetoja të emërohet “Imam Ali ibn Abu Talib a. s. ” Me këtë rast dëshiroj t'i shpreh mirënjohjen për këtë veprim fisnik. Ai është njeri që bën punë të mdhe në dobi të muslimanëve dh cili ndaj hazreti Aliut a.s. ka respekt të madh. për t'ia kompenzuar disi, ia dhurova librin “El- Muraxhaat'' nga Sherefudini. Ai dhe grupi ynë kemi respekt të ndërsjellë, Allahu Te'ala e shpërbleftë dhe i dhaftë krejt ç'dëshiron. Disa njerëz perfidë kanë provuar të hjekin tabelën me emrin e rrugës, por pa sukses.
Allahu Te'ala dëshiroi që të mbetej në vendin e vet, kështu që filluan të arrinë letra nga gjitha anët e botës: me emrin e imam Ali ibn Abu Talibit a.s. - emër që bekoi qytetin tonë. Sipas këshillave të Ehlulbejtit dhe njerëzve të ditur nga Nexhafi, nuk ndërprenë kontaktet me vëllezërit sunitë dhe takoheshim në namazet e përbashkëta. Në këtë mënyrë njerëzit filluan të interesohen për namazin, abdesin, besimin... tonë.