Shkaqet e ndryshimit (transformimit)
Shkaqet që më shtyrën të ndryshoj janë të shumtë, mirëpo këtu do t'i përmend më kryesorët. Dokumentet e shkruar mbi drejtën në halifat Para fillimit të hulumtimit kam vendosur se kurrë nuk do të mbështetem në ndonjë argument që nuk gjendet në librat e denja të dy grupeve, dmth. sunitëve dhe shiitëve. Gjitha argumentet dhe faktet, të cilat nuk konsiderohen të vërteta nga të dy anët i kam hedhur poshtë. Tani kam vendosur të shqyrtoj të drejtën për halifat mes Abu Bekrit dhe Ali ibn Abu Talibit. a.s.
A është e vërtetë se - Pejgamberi s.a.a. ka caktuar Aliun a.s për trashëgimtar, siç pohojnë Shiitët, ose i ka lënë muslimanët të zgjedhin halifa me anë të zgjedhjeve dhe shurës (marrëveshje e ndërsjellë), siç pohojnë sunitët. Çdonjëri hulumtues, i cili sado pak e çmon të vërtetën, do të gjejë tekst të qartë në favor të hazreti Aliut. a.s. Për shembull, hadithi i Pejgamberit s.a.a. i cili thot fare qartë: “Kush më kon- sideron mua si pris le të pranojë. Aliun a.s. si pris, gjithashtu”. Pejgamberi s.a.a. deklaron këtë hadith në haxhin lamtumirës, ku edhe një herë pohon se Aliu a.s. do ta trashëgojë. Ëshë interesant se Abu Bekri dhe Omeri e kishin përgëzuar Aliun a.s. me këtë fjalë:
- Urime Ali, sot u bëre pris i kretj besimtarëve”. (Musnadi nga Imam Ahmedi, pjesa IV,f. 281: Sijar el-Alamin nga Imam Gazali, f.12, 169: Kanz el-Ummal, pjesa VL,f. 397, El-Bidajah vel-Nihajah nga ibn Kesiri pjesa V f. 212, Tarikh ibn Asakir, pjesa If. 50: Tefsir er-Razi, pjesa II,f. 63, El-Havi lil Fatavi nga Sujutiu, pjesa I, f.112)
Rreth këtij hadithi pajtohen edhe sunitët edhe shiitët. Në realitet, të gjihta burimet e mia lidhur me këtë hadith rrjedhin nga librat sunite. Nëse lexuesi dëshiron informacione tjera, mund të lexojë ”El Ghadir'” nga Amimi (përbëhet nga trembëdhjetë pjesë) në të cilin shkrimtari citon hadithe në bazë të burimeve sunite. Sai përket pohimit mbi kinse zgjedhjen e përgjithshme të Abu Bekrit në sakifa dhe pranimin e tij të plotë nga ana e krejt musli- manëve në xhami, dëshmohet se nuk ka kurrfarë baze. Si ka mundur të pranohet dhe votohet njëzëri, kur shumë muslimanë kanë munguar, si Ali ibn Abu Talibi, Abbasi, shumica e familjes Hashimij, Usama, ibn Zejdi Zubejri, Selman Farsiu, Abu Zar Gifari, Migdad ibn Asvadi, Ammar ibn Jasiri, Hudejfa ibn Jemeni, Khuzejma ibn Sabiti, Abu Burejd Aslami, Bura ibn Azibi, Abu Ka”abi, Sahl ibn Hamifi, Sead ibn Ubadai, Kajs ibn Saadi, Abu Ejub Ausariu, Xhabir ibn Saadi, Halid ibn Saadi dhe shumë të tjerë. (Tarikh el-Tabari, Tarikh ibn el-Asir, Tarikh el-Khula, Tharikh ci-Khamis el-Istiab )
Ku është pra uniteti në tërë këtë” Mungesa e vet Hazreti Aliut a.s. mjafton që zgjedhjet t'i nënshtrohen kritikës, nga se ai ka qenë kandidati i vetëm për halifat, i caktuar nga Pejgamberi i Zotit. s.a.a. Shpallja e Abu Bekrit halifa është bërë pa marrëveshje të ndërsjellë. Në realitet kandidatura e tij është paraqitur befas. Çdo gjë zhvillohet në hutinë e parë pas vdekjes së Pejgamberit, s.a.a. gjersa trupi tij përgatitej për xhenaze. Pejgamberi Muhammed s.a.a., akoma nuk ishte lëshuar në varr, ndërsa çështja e halifatit kishte përfunduar. Pas kësaj është përdorur forca për të marrur pëlqimin nga njerëzit. (Tarikhci-Khulafa, nga Ibn Kutejba, pjesa I.f. 112)
Shtëpia e hazreti Fatimës a.s është dashur të digjet, nga se në të kishin gjetur strehim muslimanët, të cilët refuzuan të aprovojnë zgjedhjen. Si mund të thuhet pra se zgjedhje e Abu Bekrit ka qenë i pranuar unanimisht dhe rezultat i marrëveshjes së ndërsjellë” Omeri ibn Hatabi, personalisht, ka deklaruar se zgjedhja e Abu Bekrit ka qenë gabim dhe Allahu Te'ala i ruajt muslimanët nga pasojat, ndërsa kush e përsërit këtë duhet mbytur . (Sahih Buhari, pjesa IV,f. 127) Imam Aliu a.s. lidhur me shpalljen e halifatit të parë ka deklaruar: “Për Allahuni Ibn Kuhafa (Abu Bekri) bëri grabitje, por edhe vetë e din se pozita ime në këtë është si boshti i gurit të mulliriti Burimi gjendet te unë, dhe pozitën time as shpezët nuk e arrijnë dot. ”. (Sharh Nahxhul -Balagha nga Muhammed Abduhu, pjesa I,f. 34, Khudba Shekshekija)
Saad ibn Ubada, musliman i shquar nga Medina, akuzoi Abu Bekrin dhe Omerin, ditën që u tubuan në sakifa, duke tentuar t'i mbajnë sa më larg halifatit. Mezi qëndronte në këmbë nga sëmurja kështu që nukia arriti të realizojë qëllimin. Kur ensarëte pranishëm u betuan para Abu Bekrit, Saadi tha: “Për Allahun, unë nuk do t'ju pranoj përderisa të hedh në ju shigjetën e fundit, t'ju therr me heshtë dhe sulmoj me shpatë, bashkë me familjen dhe farefisin. Për Allahuni Edhe nëse ju ndihmojnë krejt xhinët dhe qeniet njerëzore, unë nuk do t'ju pranoj deri në vdekje”.
Saadi kurrë më nuk u fal bashkë me ta, kurrë nuk është ulur në shoqëri të tyre, kurrë nuk ka bërë haxh, kur edhe këta, dhe, nëse gjente ndonjë grup që luftonte kundër tyre, u bashkohej. Jetën e shkoi në këtë gjendje gjer në vdekje, në Siri, në kohën e halifatit të Omerit. (Tarikh el-Khulefa, pjesa I,f. 17) Nëse zgjedhja e halifait të parë ka qenë gabim, Allahu Teala i sh pëtoftë Muslimanët nga pasojat (siç kishte thënë Omeri) dhe nëse përvetësimi i halifatit ka qenë i paligjshëm (siç thotë hazreti Aliu a.s. duke pohuar se ai i përket atij) dhe nëse shpallja e halifit ka qenë e padrejtë (siç pohon Saad ibn Ubada, i cili për shkak të kësaj ndërpreu komunikimin me ta) dhe nëse zgjedhja ka qenë e parregullt, për shkak të mungesës së as'habëve kryesorë të Pejgam- berit, s.a.a. (Ali ibn Abu Talibi, a.s. Abbasi - xhaxhai i të dërguarit e tjerë), ç'mbetet atëherë për të mbështetur Abu Bekrin si halifa të parë” Përgjigja është se nuk ka argumente që do të mbështetnin pohimin mbi halifatin e ligjshëm të Abu Bekrit.
Prandaj është e vërtetë ajo që pohojnë shiitët lidhur me këtë, nga se është vërtetuar se ekzistojnë argumente të qarta në shumë libra që halifati i përket hazreti Aliut, a.s. mirëpo, të cilët qëllimisht komentohen gabimisht, për t'u ruajtur fama e as'habëve. Mirëpo individit të drejtë dhe të sinqertë nuk i mbetet tjetër pos të pranojë atë që është shkruar, sidomos tani kur është njohtuar me të gjitha pë ik rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur. (Lexo: El-Sakifa vel-Khilafa, La Abdul Fatkaha, Abdul Maksuudi dhe El-Sakifa nga shejhu Muhammed Riza el-Muzaffari)