Mendimi i Pejgamberit s.a.a. mbi as'habët
Hadisi mbi burimin Pejgamberi Muhammed s.a.a. thot:
“Kur u ndala, te unë erdhi një grup njerëzish të cilët i njihja. Mes nesh ishte një njeri i cili u urdhëroi. - Tani të shkojmël - Ku shkojnë” - pyeta unë - Në xhehenem, për Allahun. - Mirëpo, ç'kanë bërë” - E kthyen shpinën kur i braktise dhe vetëm disa nga ta do të shpëtojnë.
(Sahihu-l-Buhara, libri IV., f. 94-99, 156, libri II, f..32: Sahihu-l-Muslini, libri VII, f. 66)
Pejgamberi Muhammed s.a.a., gjithashtu ka thënë:
“Do të arrij në Krua para juve dhe ai që vie te unë do të pijë dhe ai që pin kurrë nuk do të provojë etje. Aty, gjithashtu, do të vijnë njerëz që i njoh dhe që më njohin mua, mirëpo, do të jemi të ndarë. Atëherë do të them: As”habët e mil”... Përgjigja do të pasojë: Nuk e dim ç”bënë kur i braktise. Atëherë do të t hem: Të jenë larg nga unë ata që ndryshuan pastaj."
Nëse shqyrtojmë më thellë hadisët e ndryshëm që i gjejmë në librat tona sunite, do të mësojnë se shumica e as'habëve kanë ndryshuar dhe se, disa prej tyre, madje u bënë ateistë, pas vdekjes së Pejgamberit. s.a.a.
Këta hadisë nuk kanë të bëjnë me grupin e tretë (të as'habëve), për të cilin dihet se kanë qenë munafikë, që për së gjalli të Pejgamberi, s.a.a. nga se aty kemi: “Unë do të them: As”habët e mi”!? Me këtë vërtetohen ajete Kur'anore që përmendëm më lart,të cilët flasin mbi kthimin e tyre prapa dhe dënimin e madh që i priste.
Pejgamberi Muhammed s.a.a. ka thënë:
“Unë ju udhëzojë dhe jam dëshmitar. Për Allahun, Te“ala tani po shikoj kroin tim, ku më janë dhuruar çelësat e thesarit të kësaj bote: për Allahun, Te'ala nuk më brengos se do të beheni politeistë pas mua, por se do të garoni për këtë."
(Sahihu-l1-Buhara, libri IV. f. 100, 101)
Pejgamberi i Allahut s.a.a. pati të drejtë. Ata u lëshuan në garë aq, sa luftuan njëri me tjetrin, duke u akuzuar për blasfemi. Disa as'habë të njohur tubuan sasi të mëdha ari dhe argjendi në arkat e tyre private, Shumë historianë, siç janë El-Masudi në librin e tij “Muruxh el-Zahab” dhe el-Tabari, shënojnë se pasuria “e Zubejrit përbëhej nga pesëdhjetë mijë dinarë (monedha ari), njëmijë kuaj, njëmijë robër dhe shumë pasuri private në Basra, Kufa, Egjipt dhe vende tjera. ” ( “Murugj el-Zahab' nga Masudi, libri II, f. 341)
Prodhimet bujqësore vetëm në Irak, Talha-it i sillnin në ditë me se njëmijë dinarë. Abdyl Rrahman ibn Avi posedonte njëqind kuaj, njëmijë deve dhe dhjetë mijë dele. Pas vdekjes së tij, e katërta e pasurisë së ndarë mes grave të tij, vlerësohej në tetëdhjetë e katër mijë dinarë.
( “Murugj el-Zahab', nga Masudi, libri II, f. 341)
Osman ibn Afani, (halifa i tretë), në ditën e vdekjes së tij u kishte lënë trashëgimtarëve njëqind e pesëdhjetë mijë dinarë dhe pasuri të jashtëzakonshme në tokë dhe bagëti. Zejd ibu Sabiti ka lënë sasi të mëdha ari dhe argjendi, krahas pasurisë nga prodhimet bujqësore që përbënte njëqind mijë di- narë. ('Murugj el-Zahab, nga Masudi, libri 1, f. 341)
Këta ishin vetëm disa shembuj nga historia islame në të cilën nuk kemi dashur të thellohemi, me që qëllimi ynë ka qenë vetëm të dëshmojmë se (as'habët) kanë qenë më shumë të interesuar për jetën në këtë botë.