Mendimi i ashabëve për njëri-tjetrin
Vetë ndryshuan sunnetin e Pejgambmerit s.a.a. Abu Said el Hudari thot:
“Ditën e parë të Bajramit, Pejgamberi, s.a.a. më parë gjiherë është falur, vetëm pastaj i është drejtuar njerëzve që rinin në rradhë para tij, duke u dhënë këshilla ose urdhëra ose duke marrë vendim për ndonjë çështje të pazgjidhur.Pas kësaj, do t'i braktiste dhe do të shkonte në shtëpi”. Pastaj Abu Saidi shton: “Kështu bëhej deri në një Bajram të ramazanit kur shkova në xhami me Marvanin, kryetarin € bashkisë në Medinë. Kur arritëm, menjëherë u nis drejt mimberit (vend në xhami prej nga imami mban fjalim), mirëpo e kapa për mënge që të kthehej.Ai më shtyri dhe vazhdoi të afrohet për t'iu drejtuar njerëzve.
Unë i thash: - Për Allahun, e ndryshove rendin
- Abu Said, atë që ke bërë ti është e kaluar.
- Ajo që bëmë na është më e mirë se kjo e ndryshuar.
- Njerëzit nuk rrinin pas namazit për të dëgjuar fjalim (hutbe),andaj e bëj para namazit, më sqaroi Marvani. (Sahih Buhari, libri I f. 122)
Pyesja veten, përse as'habët ndryshojnë sunnetin e Pejgamberit të Allahut s.a.a.?
Ajo që gjeta në këtë ngjarje ishte se Umajjadët (shumica prej tyre kanë qenë as'habë të Pejgamberit s.a.v.a. me Muaviun ibn Sufjanin në krye i kan detyruar muslimanet me forcë që në xhamia të mxitin lanetin (malkimin) e Allahut Te'ala mbi Ali ibn abu Talibin a.s. dhe aë nga mimberet të flasin sa më keq për te. Muslimi në Sahihun e tij shkruan:
“Muaviu ka urdhëruar regjentët e vet përgjat tërë shtetit, të mallkojnë Ali ibn Abu Talibin, a.s. çdo herë kur dalin në mimber dhe të urdhërojnë çdo folës publik veprojë njësoj në qdoparaqitje publike para populit.Kur disa shabe protestuan kunder kësaj ,Muaviju urdhëroi të vritën dhe të digjen.Në mesin e ashabeve që përfunduan në këtë mënyrë jenë edhe Hixhr ibn Adi el-Kindi dhe shokët e tij.
Shkaku i vetëm që u vranë, disa madje u varrosën të gjallë, ishte se refuzuan të mallkojnë dhe fyejnë hazreti Aliun”. a.s.
Abu Aala Mavdudi, në librin e tij “Halifati dhe Mbretëria” shkruan: ' Abu el-Hasan el-Basri ka deklaruar: Muaviu ka bërë katër gjëra për të cilat, edhe po të kishte bërë vetëm njërën, do të konsierohej mëkatar i madh:
1. Sjellja e vendimeve pa këshillim me as'habët tjerë.
2. Emërimi për trashëgimtar i të birit pijanec, imoral dhe që vishej me mëndafsh.
3. Pohimi se Zijadi është biri i tij, gjersa Pejgamberi i Allahut Te'ala ka thënë: “Çdo grua ka pasardhës, ndërsa prostitutja nuk ka”.
4 Vrasja e Hixhrit dhe shokëve të tij. Qoftë i mallkuar për këtë. (El-Hilafa ve el-Mulk” nga Abu el-Aala el-Masudi.) As'habët që nuk mund të dëgjonin fjalimet, të cilët gjithnjë përfundonin me mallkim dhe fyerje për Ali ibn Abu Talibin, a.s. nxitonin jashtë mënjëherë pas namazit. Për këtë arsye Umajjadët ndryshuan sunnetin e Pejgamberit, s.a.a. duke vendosur fjalimin para namazit, kështu që njerëzit detyroheshin të dëgjonin përkundër dëshirës së tyre.
Qvarë njerëz ishin këta ashabe !! Nuk frikoheshin të ndrishojnë sunnein e Pejgamberit s.a.a. dhe ligjet e Allahut Teala për të arritur qëllimet e tyrë të poshtra dhe neveritëse.Malkuan njeriun të cilin Allahu Teala e pastori dhe urdhëroi Muslimanët t'i bëjnë salavatë, njësoj si dhe Pejgamberit s.a.a. Pastaj, Allahu Te'ala dhe Pejgamberi tij na urdhërojnë ta duam, nga së Pejgamberi s.a.a. thot:
Ta duash Aliun a.s. është besim, ndërsa ta urresh është hipokirizi”.
(Sahih Muslim, libri 1,f. 61 )
Këta as'habë ndryshuan të gjitha rregullat dhe sikur thonin: “Dëgjuam, por nuk bindemi”, në vend që ta repsektojnë dhe të jenë të dëgjueshëm, ata e mallkonin dhe e fyenin plot gjashtëdhjetë vjet, siç theksohet në librat e historisë. Siç planifikonin as'habët e të dërguarit Musa a. s. t'ia mbytnin vëllaun Harunin, njësoj disa nga as'habët e Muhammedit s.a.a. mbytën Harunin a.s. e tij dhe persekutuan bijtë e ithtarët e tij kuil gjenin. Ata fshinë emrat e tyre nga libri i Divanit (libri i arkës 'shtëtrore) dhe ndaluan që fëmijëve t'u ngjiten emra sipa tyre. Dhe,kjo nuk ishte e tëra, por e mallkonin dhe i detyronin edhe as'habët tjerë ta bëjnë këtë. Për Allahunit Te“ala Mbes i tmerruar dhe i hutuar kur lexoj në Sahihët tanë sa e dashuronte i dërguari Muhammed s.a.a. “vëllaun” dhe kushëririn e vet Aliun a.s. dhe e ngrite mbi as'habët tjerë, sa që kishte thënë: Ti për mua je, siç ka qenë Haruni për të gjrguarin Musa, përpos që pas mua më nuk do të ketë të dërguar. (Sahih Buhari, libri H,f. 305 Sahih Muslim, libri N,f. 356: Mustadrak el-Hakim, libri II,f.109 )
Pejgamberi Muhammed s.a.a. , për Aliun, Pg shashte ka thënë:
Ti je pjesë e imja, ndërsa unë pjesë e jotja”.
(Sahih Buhari, pë If. 75: Sahih Tirmidhi, libri V, f. 300, Sunan ibn Magjih, libri I,f. 44)
“Të dasurosh Aliun a.s. është besim, ndërsa do ta urrejë gjithnjë vetëm hipokriti (munafiku)”. (Sahih Muslim, libri 1,f. 615 Sunan el- Nisai, libri VI,f. 117, Sahih el-Tirmidhi, libri VIIT,f. 806)
“Unë jam qytet i diturisë, ndërsa Aliu është hyrje e tij."
(Sahih el. Tirmidhi, libri V,f.:201, Mustadrak el-Hakim, libri III,f. 126)
' Aliu është prijs i gjithë besimtarëve pas meje.
(Musnadi nga Imam Ahmedi, libri V,f. 25, Mustadrak el-Hakim, libri III,f. 134: Sahih el-Tirmidhi, libri V,f. 296)
“Kush më pranon mua si prijs, duhet, gjithashtu, të pranojë Aliun a.s. si prijs, O Zoti Bëhumik-i miqvë të tij, ndërsa armik i armiqëve të tij."
(Sahih Muslim, libri II,f. 362: Mustadrah el-Hakim, libri III,f. 109, Musuadi nga Imam Ahmedi, libri IV,f. 281)
Po të dëshironim të hulumtojmë mirë kualitetet dhe veçoritë të cilat i dërguari Muhammed s.a.a. i Zbulon për Aliun, a.s. dhe që janë përmendur e vërtetuar nga ulemaja e jonë, atëherë do të duhej shkruar një libër të tërë. Mandej, si kanë mundur këta as'habë të injorojnë tërë këto fjalë të qarta dhe t'i lejojnë vetes ta mallkojnë, të organizojnë konplotë kundër tij, ta fyejnë nga mimberat e xhamisë, të luftojnë kundër tij dhe, në fund, ta vrasin?? Më kot kërkoja të gjej shkaqe për një sjellje të tillë, mirëpo nuk gjeta asgjë pos adhurimit të kësaj bote dhe garës në te.
Tentova gjithashtu që përgjegjësinë t'ia hedh vetëm një grupi as”habësh të poshtër dhe hipokritë, mirëpo fatkeqësisht ata ishin pak në kraha- Sim me as'habët e njohur dhe më të rëndësishëm. I pari që u kanos se do të digjte shtëpinë e tij (Aliut a.s.), bashkë me njerëzit në të, ishte Omer ibn Hatabi Çhalifi i dytë), ndërsa të parët që luftuan kundër tij ishin Talha, Zubejri, Ajsha (Ummul Mu”mini - Nëna e besimtarëve), Muavij ibn Abu Sufiani dhe Aur ibn el-'Aas, me shumë të tjerë.
Më habit pa masë dhe habia kurrësesi të pushojë, se akoma besohet në drejtësinë e gjithë as'habëve kërkohet mëshirë, nga Allahu Te'ala dhe bëhet salavatë për gjithë ata pa dallim. Aty-këtu mund të dëgjohet. “Mallko Jezidin, por asnjë tjetër”. Mirëpo ku është Jezidi në gjithë këto tragjedi, cilat asnjë besim dhe asnjë logjikë nuk i shpjegon dot?
Me këtë rast u drejtohem vëllezërve të mi, nëse vërtet besojnë sunnetit të Muhammedit s.a.a. , të pyeten, si është e mundur të pranohet se ndokush është i drejtë, kur edhe sipas Kur'anit, edhe sipas sunnetit të Pejgamberit, s.a.a. është i prishur, korruptuar, renegat dhe pabesimtar.
Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka thënë:
"Kush fyen Alinu a.s. më fyen mua.Ai që më fyen mua,fyen Allahun,do ta hedhë në xhehenem." (Mustadrah el-Hakim, libri II,f. 1215 Kasais el-Nisai,f. 24, Musnadi nga Imami Ahmedllibri: VI,f. 33,El-Manakib nga Havarizmi, f. 81, El-Riad el-Nadira nga Tabariu, libri If. 219, Tarikh el-Sujuti,f. 73)
Nëse ki denim i pret ata që vetëm fyejne Aliun,ç'denim do të këtë për ata që që luftuan kundër tij dhe në fund e mbytën. Ç'mendim kanë lidhurme këto të dhëna,ulemaja e jonë ose zemrat e tire janë mbyllur në dry !? O Zot Na ruaj nga marifetet dhe mashtrimet shpirtëligëve,