Hyrje
Lëvduar qoftë Allahu, Zot i botrave. Ai e krijoi njeriun nga dheu dhe ia dha formën më të bukur. Ai e ngriti atë mbi krijesat tjera dhe urdhëroi melekët e Tij më të afërt t'i përkulen. Ia dhuroi mendjen e cila e shndërron dyshimin e tij në besim të fuqishëm. Ia dha dy sy, gjuhën, dy buzë dhe ia tregoi dy rrugë. Ia dërgoi të dërguarit e Tij me lajme të mira dhe paralajmërime. Ata e njoftonin dhe nuk e lenin të shkojnë në rrugë të gabuar pas shejtanit të mallkuar.
Ai i tha të mos e adhurojnë shejtanin, nga se ai është armik i hapur, porse të adhurojnë vetëm Allahun dhe të ndjekkin rrugën e tij me urtësi e bindje. Ai ia ndaloi të imitojë besimet e të parëve, farefisit dhe miqëve, të cilit kanë vdekur ata para tyre pa ndjekur bindje të fortë. Kush ka mundur të flasë më mirë se ai që ka ftuar drejt Allahut, ka bërë vepra të mira dhe ka dëshmuar se është musliman (i bindur në Allahun)? Bekimi dhe paqja e Allahut qofshin me atë që u solli mëshirë njerëzve; që ka qenë në anën e të shtypurve dhe të dobtëve; shpëtimtarit të njerëzimit nga errësira e mashtrimit dhe udhëzuesit drejt rrugës së qartë të atyre që besojnë dhe kryejnë vepra të mira.
Mësuesi ynë është Muhammed ibn Abdullahu, Te`ala pejgamber i muslimanëve dhe udhëheqës me shkëlqim të veçantë. Të mbretërojë mëshira dhe paqja ndër pasardhësit e tij të pastruar të cilët A11ahu i zgjodhi dhe i bëri të përsosur. Allaliu në Kur'an ka thënë se na duhet t'i ndjekim, nga se shembëlltyrën e tyre Ai dëshiron ta ndjekim. U premtoi shpëtim të gjithë atyre që hipin në anijen e tyre, ndërsa shkatërrim atyre që nuk e bëjnë këtë.
Mëshira dhe paqja qofshin me as'habët (shokët) e tij, të cilët e përkrahën, nderonin dhe flijoheshin për të dhe fitoren e islamit. Ata besonin në sinqeritetin e tij, ishin mirënjohës, betoheshin në besnikëri dhe ndjeknin rrugën e tij pa dashur ta ndryshojnë. Allahu i shpërbleftë për shërbimin e tyre islamit dhe muslimanëve. Mëshirë dhe paqe paçin ithtarët e tyre, atyre që nuk u larguan nga rruga e tyre dhe që shkuan pas dritës së tyre deri ditën e Gjykimit.
Të lutem o Zot, prano lutjen time, sepse Ti dëgjon çdo gjë dhe din çdo gjë. Të lutem Zot, hape zemrën time drejt të vërtetës Tëndt, nga se e vërteta ësthë vetëm prej Teje. Të lutem, o Zot, më ndihmo të shprehem, spese Ti i fal urtësinë vetëm atij që dëshiron. Të lutem, Zot imi, më shto diturinë dhe më shoqëro me njerëzit e drejtë.