Haxhillëku në shtëpinë e Allahut Te`ala

 

Kam qenë tetëmbëdhjetë vjeçar kur shoqata nacionale tunisiane vendosi të më dërgojë, si njërin ndër gjashtë për-faqësuesit e vet, në konferencën e parë të rinisë islamike e cila mbahej në Mekkë. Kam qenë anëtari më i ri i misionit dhe pa dyshim më i papërvojë. Me mua ishin dy drejtorë të sh kollave, një mësues nga kryeqyteti, një gazetar, ndërsa profesionin e anëtarit të pestë nuk arrita ta mësoj.

 

Më vonë mësova se ishte kushëri i ministrit të atëhershëm për arsim. Nuk udhëtuam drejt në Mekkë, por stacioni i parë ishte Athina, ku qëndruam dy ditë. Në kryeqytetin e Jordanit, Aman, i kaluam katër ditë. Pastaj arritëm në Arabinë Saudite, ku morrëm pjesë në konferencë dhe e kryem haxhin. Nuk mund të përshkruaj ndjenjen kur hyra për herë të parë në shtëpinë e Allahut. Te`ala Zemra më rrahte me nxitim, ashtu që mendoja se do të dalë nga gjoksi. Kur shikova shtëpinë e lashtë (Ka'bën), (lashtë) filluan të më rrjedhin lotët rrëke. Dëshiroja që meleket të më ngritin në kulm të Ka'bës mbi haxhitë që nga atje t'i përgjigjem thirrjes së Allahut: "O zot, robi yt arriti Ty të shërbej... Lebbejk Allahumme Lebbejk... Duke dëgjuar zërat e haxhilerëve tjerë, mendoja se shumë nga ata kanë pritur gjatë të arrinë këtu, duke kursyer me mund për rrugë.

 

Në rastin tim, mundësia për rrugë erdhi fare papritur, kështu që nuk isha i përgatitur shpirtërisht. Më kujtohet babai, i cili në përshëndetje me lot në sy më tha: - Të uroj bir! Allahu Te`ala ka caktuar të shkosh në haxh para mua. Mos harro se je ithtar i Sidi Ahmed Tixhanit. Falu për mua në shtëpin e Allahut dhe lute të më fal. Kisha ndjenjën se vet Allahu Te`ala më kishte ftuar. Ai kujdesej për mua duke më ofruar këtë rast për të cilin endërrojnë shumë njerëz. Andaj vendosa të shfrytëzoj këtë bekim sa më mirë, duke u falur dhe duke bërë tavaf (të ecurit rreth Ka'bës), duke pirë ujë nga Zem Zemi dhe duke u ngjitur në kodrat rreth Mekkës. Bëja gara me haxhilerët tjerë të hyja i pari në shpellën Hira (në të cilën ardhur sh pallja e parë të dërguarit Muhammed s.a.a. ).

 

Në këtë garë më mundi një haxhi sudanez, kështu që përfundova në vendin e dytë. Kur hyra brenda u rrokullisa në tokë, sikur të ishte mbuluar me gunën e të dërguarit dhe sikur ndjenja aromën e frymëmarrjes së tij. Çfarë kujtime! Më lanë aso përshtypje sa që nuk do t'i harroj dot kurrë. Allahu Te`ala kujdesej për mua edhe në mënyra tjera. Në konferencë më adhuronin të gjithë. Shumë më kërkonin adresën dhe dëshironin të mbajnë kontakt. Sa i përket kolegëve të mi nga Tunisi, ata më shikonin me mospërfillje që nga dita e parë e udhëtimit tonë. E kisha të qartë që nuk kanë mendim të mirë për mua por i duroja me tolerancë. E dija se njerëzit nga veriu i shikonin me mospërfillje ata të jugut, duke i llogaritur të prapam-betur.

 

Mirëpo së shpejti mendimi i tyre filloi të ndryshojë. Megjithatë, gjatë konferencës dhe haxhit kisha merituar respektin e tyre falë njohjes së poezisë dhe shpërblimeve të fituara. Në vend u ktheva me më se njëzet adresa të miqëve kombesh të ndryshme. Në Arabinë Saudite qëndruam njëzet e pesë ditë, gjatë cilave patëm rast të takojmë shumë muslimanë të ditur (ulema) dhe të dëgjojmë ligjëratat e tyre. Përshtypje më të madhe më kishte lënë mësimi i vehabëve për shkak të cilëve dëshiroja që gjithë muslimanët t'i ndjekin ata. Vërtet mendoja se janë zgjedhur nga Allahu të ruajnë shtëpinë e Tij, nga se ishin njerëzit më të pastërt dhe inë të arsimuar në tokë. Allahu u kishte dhënë naftë për t'i shërbyer haxhilerëve dhe për t'u kujdesur për ta.

 

Kur u ktheva në atdhe kisha veshje kombëtare saudite. Isha i befasuar me pritjen të cilën e kishte organizuar babai. Në stacion ishin mbledhur shumë njerëz të prirë nga shejhët isamitë, tixhanitë e rendeve tjera sufije. Me vete kishin marrë daulle ceremoniale. Mua më bartën rrugëve me këngë dhe britma. Sa herë që kalonim pranë ndonjë xhamie, ndaloheshim nga populli, veçanërisht të moshuarit, për të më përgëzuar me lot ndër sy. Në sytë e tyre vëreja se dëshironin me gjithë shpirt të vizitojnë shtëpinë e Allahut dhe kaburin e Pejgamberit. Njerëzit më shikonin sikur të shikonin për herë të parë një haxhi të ri. Përjetova ditët më të lumtura të jetës në këtë periudhë. Shumë njerëz të shquar vinin të më vizitonin dhe të më lutnin të lexoja Fatihën për ta, edhe atë në prani të babait. Isha i hutuar dhe gjithnjë kundërshtoja, mirëpo babai gjitheherë më epte kurajo.

 

Çdo herë kur grupi i vizitorëve largohej nga shtëpia, nëna pastronte vendin ku ishin ulur dhe këndonte ndonjë dovë për të më mbrojtur nga magj itë. Babai tri netë rresht kishte festuar haxhin tim të parë në qendrën sufije-tixhanite dhe çdo natë kishte therrur nga një dele. Njerëzit më bënin pyejte të ndryshme, kurse përgjigjet e mia ishin përplot lëvdim për vehabët dhe mundin e tyre për përhapjen dhe mbështetjen e islamit. Së shpejti njerëzit filluan të më quajnë, "haxhi". Çdo herë kur dikush thirrte "haxhi!" kjo kishte të bënte me mua. Dalëngadalë u bëra i njohur gadi në çdo shoqatë dhe grup islam në qytetin tim. Më adhuronin në veçanti grupi i quajtur "Vëllazëria muslimane".

 

Unë shkoja nga xhamia në xhami dhe mbaja ligjërata fetare. Mësoja njerëzit të mos i puthin varret dhe të mos prekin drurin për nratë, nga se ato janë shenja të shirkut (Allahu nuk ka shok). Behesha gjithnjë më 'aktiv, kështu që mbaja ligjërata edhe të premteve para hytbës (fjalime) të imamit. Prej xhamisë së Abu Jakubit kaloja në xhaminë Kryesore, nga se namazi i xhumasë në këto xhami falej në kohë të ndryshme: mu në mesditë në të parën, kurse pas mesdite në të dytën.

Ligjëratat e mia ishin më të vizituara të dielave, sepse atë ditë vinin edhe nxënësit e mi të cilëve u ligjëroja teknologjinë në shkollë të mesme. Ata më adhuronin nga se ua kushtoja kohën time dhe përpiqesha t'ua heq perden nga sytë dhe t'ua largoja errësirën e cila ua kishte pushtuar mendjen nga teori të ndryshme komuniste, ateiste, filozofike e shumë të tjera. Studentët i prisnin ligjëratat e mia me dëshirë të flaktë. Disa madje vinin edhe në shtëpinë time dhe huazonin libra të cilat i kisha siguruar për vete dhe i kisha lexuar me vëmendje.

 

Njëkohësisht përforcoja njohuritë personale, duke kërkuar përgjigje për pyetjet të cilat m'i bënin. Vitin që e bëra haxhin unë u martova. Kjo ishte dëshira e nënës, e cila dëshironte të martohem para vdekjes së saj, sepse tani më kishte pritur të gjitha martesat e vëllazërve të mi. Nëna më vdiq pasi më lindën dy fëmijë. Gjë që babai nuk e priti, nga se kishte vdekur dy vjet më parë. Dy vjet para se do të vdiste ia doli të kryente haxhin dhe kështu ishte i gatshëm për takim me Allahun duke kërkuar mëshirë në Ka'be. Revolucioni libias pasoi në kohën kur Arabët dhe muslimanët përjetuan disfatë të turpshme nga ana e Izraelit. Tani dëgjonim prisit e rinj të revolucionit si flisnin për fitoren e islamit duke thirrur popullin në luftë për çlirimin e Kudusit (Kiblës së parë të muslimanëve që ndodhet në Jerusalem).

 

Si shumë të rinjve tjerë, idetë e tyre më nxitën interesim. Revolucioni libias ishte shkas që nga vendi ynë të organizohet një vizitë arsimore në Libi. Një grup prej dyzet vetësh nga ministria e arsimit vizituam Libinë dhe u kthyen si optimistë lidhur me ardhmërinë e muslimanëve dhe islamit në mbarë botën. Gjatë këtyre viteve, miqësia me disa nga të njohurit e mi u forcua në atë masë sa më lutnin t'i vizitoja. Bëja përgaditjet për një udhëtim të cilin kisha në plan ta ndërmerrja gjatë pushimeve verore që zgjatnin tre muaj.

 

Mendoja të udhëtoja me autobus në Libi dhe Egjipt, pastaj nëpër det të arrij në Liban, Siri, Jordan, ndërsa prej atje në Arabinë Saudite. Kisha ndër mend ta kryeja umrën (vizita e Mekkës jashtë kohës së .haxhit) dhe të thelloja njohuritë e mia mbi mësimin e vahabit, të cilin e propagandoja në ligjëratat e mia, të cilin e përqafuan në veçanti përfaqësuesit e "Vëllazërisë muslimane".

 

Fama ime prej qytetit të lindjes kishte kaluar edhe në qytetet fqinje. Vlzitorët, të cilët merrnin pjesë në namazin e xhumasë dhe dëgjonin ligjëratat e mia, rrëfenim për mua në vendet e tyre. Lajmi për mua kishte mbërri edhe te shejh Ismail Hadifi, udhëheqës i rendit sufije në Tuzer. Ky shejh kishte shumë ithtarë në Tunis dhe më gjerë, veçanërisht ndër punëtorët me punë të përkohshme në Francë dhe Gjermani.

Nga përfaqësuesi tij në Gafsë morra një ftesë në formë të një letre të gjatë. Në ketë letër më falënderonin për shërbimin tim islamit dhe muslimanëve, por shkruante gjithashtu se çdo gjë që kam bërë Allahu Te`ala nuk do të pranonte po të mos kishte qenë shejhu i ditur. "Ty të duhet shejhu të rrefejë rrugën, në të kundërtën, do të mungojë gjysma e diturisë".

 

Më lajmëronin se shejhu më kishte zgjedhur në qarkun më të ngushtë të ithtarëve të tij. Me të dëgjuar këto lajme isha fort i lumtur, në realitet, nga gëzimi ia plasa vajit. Ky kujdes i Allahut Te`ala për mua nxiti lotë dhe falënderim që më kishte ngritur në këtë vend aq të lartë. Nuk më besohej se një shejh i tillë, i cili ishte i njohur me mrekullitë e tij, më ka zgjedhur në afërsinë dhe shoqërinë e tij. Gjithashtu, më ishte caktuar të gjendem në shoqëri me dy shehlerë të famshëm, Silah Balsejhi dhe Xhilanit.

 

Aty duhej të tuboheshin të gjithë shehlerët e njohur të kohës, andaj me padurim prisja atë ditë. Kur hyra në shtëpi, shikova me kureshtje fytyrat e ithtarëve më të afërt të shejhut, të cilit kishin veshur këmisha krejtësisht të bardha. pas ceremonialit përshëndetës u paraqit shejh Ismaili. Të gjithë u ngritën në këmbë dhe filluan t'ia puthin dorën. Përfaqësuesi tij më bënte shenjë, duke më treguar se ky ishte shejhu kryesor të cilin e kisha pritur me padurim. Nuk isha gjithaq i shqetësuar, sikur kisha pritur diç tjetër nga ajo që shikoja sot. Kisha mendim krejt tjetër për te, nga se përfaqësuesit e tij më kishin folur për të aq gjëra të mrekullueshme.

 

Tani kisha rastin të shoh njeriun mendjemadhësia e të cilit kishte efekt negativ. Kur më prezantuan ai më përshëndeti përzemërsisht dhe më ofroi të ulem nga ana e djathtë e tij. Pas darkës filloi ceremoniali ritual dhe mua sërish më prezantuan para shejhut, këtë herë për të dhënë betimin, pas cilit të gjithë në përgëzuan dhe më uruan sukses. Më vonë kuptova se i njihja disa nga të pranishmit, këshut që këtë e shfrytëzova të prezentoj mospajtimin tim me përgjigjet të cilat shejhu i epte në pyetjet e pjesëmarrësve. Kjo sjellje nxiti pakënaqësi të madhe te disa duke llogaritur këtë si mungesë të edukatës, nga se qëndrimet e shejhut nuk mund të diskutoheshin nga ithtarët. Shejhu tentoi të qetësojë situatën duke përdorur prirjen për humor: - Ai që në fillim xixëllon do të shëndritë me shkëlqim të plotë në fund.

 

Të pranishmit këtë e kuptuan si profeci të mirë dhe filluan të më përgëzojnë. Shejhu ishte njeri i mençur dhe me përvojë dhe për të penguar ndërhyrjet e mia irituese filloi të rrëfejë këtë tregim. Një ditë një njeri i ditur dëgjonte ligjëratën e një alimi tepër të besueshëm. Alimi i tha të shkojë dhe të marrë abdest. Kur u kthye ky përsëri i tha të njejtën gjë. Ky mendoi se nuk kishte marrë abdest si duhet dhe shkoi e mori përsëri. Kur u kthye për së dyti, alimi sërish i tha. - Shko e merr abdest.

Njeriu filloi të qajë duke folur: - Mësuesi im, unë jam pastruar nga veprat e mia dhe dituria kështu që nuk më ka mbetur gjë pos asaj që më dhuroi AllahuTe`ala përmes duarve tuaja. Pas kësaj mësuesi e lejoi të ulet. Kuptova se unë isha ai kujt i kushtohej ky rrëfim. Për këtë u binda gjatë pauzës të cilën na dha shejhu, kur edhe të tjerët filluan të më kritikojnë për shkak të sjelljes. Më flisnin se në prezencë të shejhut duhet heshtur në mënyrë që veprat e mia të mos ç'vlerëso-hen, duke mbështetur bindjet e tyre në ajetin kur'anor:

"Oju që besoni! Mos ngritni zërin mbi atë të Pejgamberit dhe mos folni me te me zë siç bisedoni mes veti, që të mos i asgjësoni veprat tuaja, pa e kuptuar këtë", (Kur'an, 49:2).

 

Atëherë i kuptova kufizimet e mia dhe iu binda vërejtjeve të dhëna. Shejhu më mbajti pranë vetes tri ditë të tëra. Gjatë kësaj kohe unë e pyesja shumëçka herë-herë vetëm për të provuar diturinë e tij. Shejhu më tha se Kur'ani kishte dy kuptime, një të qartë dhe një të fshehur. Hapi arkën e tij private për të më tregua dokumentin personal në të cilin ishin shënuar emrat e njerëzve të ditur dhe të devotshëm që e lidhnin atë me hazreti Ali ibn. Ebu Talibin. (a.s.) Mes tyre ishte edhe emri i Abu Hasan Sadilit.

 

Tubimet që i organizonte shejhu ishin me karakter fetar. Zakonisht fillonin me mësimin e disa ajeteve të Kur'anit nga shejhu, pastaj lexonte disa vargje poezi, të përcjellur me mësim dhe "zikër" të njerëzve për rreth. Kjo poezi kryesisht bënte fjalë mbi asketizmin, devotshmërinë dhe mohimin e kësaj jete në favor të pritjes së jetës tjetër. Pas përfundimit të kësaj pjese, njeriu i parë në të djathtë të shejhut lexonte atë që dinte nga Kur'ani. Kur thot "Sadakallahul Azim" (Allahu ka thënë të vërtetën), shejhu lexon disa vargje tjera të poezisë të cilët bashkë me të i reciton mbarë tubimi. Pastaj secili lexon nga një ajet nga Kur'ani. Pak më vonë, njerëzit fillojnë ngadalë të luhaten majtas-djathtas në ritëm të leximit, gjersa të ngritet shejhu e me te tërë tubimi i cili formon një rreth me shejhun në mes. Atëherë fillojnë të klithin "Ah", "Ah", "Ah", gjersa shejhu në mes rrotullohet duke shkuar prej njerit te tjetri pas çka tempo shpejtohet dhe ata fillojnë të kërcejnë lart-poshtë, duke bërtitur me ritëm të organizuar, por iritues.

 

Pas këtij rituali rraskapitës gradu-alisht mbretëron qetësia dhe shejhu reciton disa vargje të fundit, pas kësaj njerëzit i ofrohen dhe e puthin në ballë e shpatulla, kurse pastaj të gjithë ulen. Merrja pjesë në këtë ritual pa dëshirë dhe me indinjatë. Këto binin ndesh me bindjet e mia se Allahut Te`ala nuk duhet shoqëruar asgjë dmth. nuk duhej bindur askujt pos Allahut. Te`ala Ngadalë jam ndarë anash dhe më rrodhën lotët nga pikëllimi e dëshprimi. Mendja më ishte ndarë mes dy mësimesh. Mësimi i parë ishte ideologjia sufije, sipas të cilës njeriu kalon nëpër për-vojën shpirtërore të bazuar në ndjenjën e frikës, asketizëm dhe afrim ndaj Allahut Te`ala përmes njerëzve shumë religjiozë (velij). Mësimi dytë ishte ai vehabij, i cili mëson se çdo gjë nga mësimi i parë është vetëm tentim për t'i shoqëruar Allahut Te`ala një partner (dmth. shirk) dhe se Allahu Te`ala këtë nuk do ta falë kurrë.

 

Nëse Pejgamberi më i madh, Muhammedi s.a.a., nuk mund të ndihmojë as të angazhohet, atëherë ç'vlerë kanë tërë këta njerëz të devotshëm dhe të shenjtë që kanë ardhur pas tij. Shejhu më caktoi përfaqësues të tij në Gafsa. Përkundër pozicionit të lartë, akoma nuk isha i bindur në të drejtën e mësimeve të tij. Shpesh çfaqja ngushllim ndaj rendit sufit dhe mendoja se duhet nderuar edhe më për shkak të gjithë atyre njerëzve të devotshëm dhe që ia kanë frikën Zotit. Ngandonjëherë madje zihesha me ta duke cituar ajetin kur'anor: "Dhe mos kërkoni zot tjetër pos Allahut, nuk ka zot pëtpos Tij" (Kur' an 28:88).

 

Nëse ndokush do të më përgjigjej me ajetin: "Oju që besoni!Keni kujdes obligimet tuaja ndaj Tij dhe kërkoni mënyrë për afruar" (Kur'an 5:35),sakaq do të përgjigjesha siç më ka mësuar ulema saudoarabike: "Mënyra më e mirë për t'iu afruar Allahut Te`ala është të kryhet ndonjë vepër e mirë". Megjithatë, në këtë periudhë kamë qenë tejet i hutuar dhe shqetësuar. Kohë pas kohe, ithtarët e shejhut vinin në shtëpinë time, ku organizonin el-imarah (një lloj zikri). Fqinjtë nuk ishin të kënaqur me zhurmën që e shkaktonin, mirëpo nuk kishin guxim të ankohen drejtpërdrejtë te unë Për këtë problem mësova nga gruaja e cila shoqërohej me gratë fqinje. Kërkova nga kolegët që zikrin ta bëjnë në ndonjë vend tjetër.

 

Si shkak përmenda udhëtimin tim të shpejtë i cili do të zgjaste tre muaj. Dhe kështu u përshëndeta me familje dhe miq, duke u mbështetur në Allahun Te`ala dhe duke mos i besuar asnjërit pos Tij.