Hadithi: Ai që dëshiron të jetojë si unë...

 

Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka thënë:

“Kush dëshiron të jetojë jetën time, të vdes me vdekjen time dhe të meritojë kopshtet e Xhennetit - duhet të pranojë Aliun a.s. si pris dhe të ndjek Ehlulbejtin tim pas meje. Ata janë familja ime dhe posedojnë dituri dhe urtësi të njëjtë si unë, Mjerë ithtarët e mi që harrojnë ose mohojnë virtytet e tyre dhe që harrojnë afërsinë e tyre me mua dhe lidhjen time me ta. Allahu mos u lejoftë shefa' anë (ndërhyrjen) time per ta."

(Mustadrak cl-Hakim, pjesa III,f. 128, El-Xhamia Kabir nga Tabarani, El-Isabah nga Ibn Haxhari el-Askalani: Kanz el-Ummal, pjesa VI, f. 155: El-Mankib nga Khavarizmi f. 54: Jenabi el-Mevadda, f. 149: Hilijat el-Evlija, pjesa I, f. 86)

 

Ky hadith nuk duhet shpjeguar fare. Përmes tij muslimanëve nuk u ofrohet kurrnjë zgjedhje tjetër dhe i mbyllen dyert e të gjitha preteksteve. Nëse nuk pasojnë hazreti Aliun a.s. dhe nuk pranojnë Ehlulbejtin e Pejgamberit, s.a.a. nuk do t'u lejohet të kërkojnë ndërhyrjen e të dërguarit Muhammed s.a.a. për ta Ditën e Gjykimit.

Në fillim të hulumtimit kam qenë i rezervuar në raport me këtë hadith dhe autenticitetin e tij, nga se në vete bart dëshmi të qartë kundër hazreti Aliut a.s. dhe Ehlulbejtit. Kam qenë tejet i brengosur gjersa nuk lexova librin 'El-Isbah”, në të cilën Ibn Haxhar el-Askalani ofron këtë koment lidhur me hadithin e për- mendur:

”... Këtë hadith e kam marrur nga Jahja ibn Ja'ala el- Muhrabi, mirëpo ai është i dobët (transmetues i haditheve). ” Atëherë u sigurova se hadithi nuk është korekt dhe se Jahja ibn Ja'ala el-Muhrabi e kishte trilluar, për ç'arsye Ibn Haxhari e quan transmetues “të dobët” të haditheve. Mirëpo falë Allahut, Xhelleshanuhu të vërtetën e kuptova duke lexuar librin "Diskutimet idologjike mbi shkrimet e Ibrahim el-Xhabhanit”

(Munakashah Haka”dijja fi Makalat Ibrahim el-Xhaban)

 

Ky libër më sqaroi situatën dhe më ndihmoi të zbuloj se Jahja ibn Ja'ala Muhrabi ka qenë transmetues i denjë i haditheve, nga se dy shejhët, Buhariu dhe Muslimi, janë bazuar në te. Në vazhdim të hulumtimit zbulova se Buhariu kishte marrur nga ai disa haditha lidhur me betejën e Hudejbit, që i vendos në pjesën e tretë, faqe 31.

Muslimi gjithashtu kishte transmetuar nga ai disa hadithe, të cilët mund të gjenden në sahihun e tij, pjesa e pestë me titull ''Kufijt” në faqen 119. Madje edhe El-D”halabi, që është i njohur me kritere të larta, e radhit ndër transmetues të sigurt. Këtë e bëjnë edhe imamët el-Xhurha dhe el-Ta”dila (kriteret e të cilëve zbatohen në shkencë mbi hadithet me qëllim të dallimit të transmetuesëve besnikë dhe jobesinikë të haditheve). Për shkak të kësaj Buhariu dhe Muslimi pranojnë hadithët që i transmeton Jahja ibn Ja”ala el-Muhrabi, sepse e konsdierojnë transmetues besnik, ndërsa hadithet e tij të saktë. Tani, ç'janë këto intriga,hipokrizi dhe mashtrime mbi njeriun i cili është konsideruar besnik nga ana e mbledhësve të njohur të haditheve?

 

Mos vallë, pse thot të vërtetën mbi nevojën e të ndjekurit të Ehlulbejtit, andaj Ibn Haxhari e llogarit ndër transmetues “të dobët”? Si duket Ibn Haxhari nuk ka llogaritur se ajo që shkruan do të analizohet në detaje dhe të zbulohet paragjykimi e njëanshmëria e tij. Alimët, që i përkushtohen të vërtetës dhe që udhëhiqen nga drita e Pejgamberit s.a.a. dhe Ehlulbejtit të tij, kanë mundur të zbulojnë dobësitë e tij.

 

Më vonë kuptova se disa alimë kanë tentuar të fshehin të vërtetën lidhur me jetën e as'habëve dhe halifëve të caktuar, të cilët i konsideronin udhëheqës dhe mbrojtës të tyre. Ata i hasim duke komentuar hadithet korekte në mënyrë të posaçme, duke u dhënë kuptim tjetër, ose duke refuzuar ato hadithe që janë në kundërshtim me besimin e tyre, madje edhe nëse janë në librat e tyre sahih (të drejta dhe të sigurta) të haditheve.

 

Ndodh që të mënjanojnë gjysmën ose të tretën pjesë nga hadithi i Pejgamberit s.a.a. ose ta zëvendësojnë atë me diç tjetëri. Ose do të nxitin dyshim ndaj transmetuesve besnikë të hadithëve, nga se ata përmendin diç që nuk u pëlqen. Nëse kjo tanimë ka qenë botuar në botimet e para të librit, shikojnë që ky hadith ose një pjesë e tij të mos gjendet në botimet tjera. Këto ndryshime nuk përmenden kurrë, mirëpo lexuesi sado inteligjent e ka të qartë përse e bëjnë këtë. Këto gjëra i kuptova pas studimit dhe hulumtimit detaj. Për krejt këtë që po shkruaj kam argumente të qarta.

 

Dëshiroj të ndërprehen arsyetimet për as'habët, të cilët u kthyen në mosbesim, nga se ajo që shkruajnë është në kundërshtim me atë që ka ndodhur. Dëshiroj të ndjekin rrugën e drejtë, edhe nëse është e vështirë, sepse atëherë do të kenë ndërgjegje të qetë dhe nuk do të shqetësojnë të tjerët. Ata pohojnë se disa nga as'habët e parë kanë qenë jobesnikë gjatë transmetimit të haditheve të Pejgamberit. s.a.a.

 

Kjo u shërbente si shkas për të mënjanuar çdo gjë që dëshironin, në veçanti ato fjalë të Pejgamberit s.a.a. në të cilët pasqyrohen instruksionet e fundit para vdekjes. Të dytët, edhe Buhariu edhe Muslimi, shënojnë faktin se Pejgamberi i Allahut s.a.a. në shtrat duke dhënë shpirt, këshillon muslimanët për tri gjëra: - Të dëbohen politeistët nga gadishulli i Arabisë, - Shpërblen çdo delegacion ashtu siç kam bërë unë: -... Të tretën e kam harruar” - thot transmetuesi i hadithit.

(Sahih Buhariu, pjesa VII, f. 121, Salih Muslimi, pjesa V.f.75)

 

A është e mundur që krejt as'habët e pranishëm të cilët kishin dëgjuar tri dëshirat e Pejgamberit, s.a.a. të harrojnë të tretëni ??? Jo, sigurisht nuk kanë harruar. Kjo ka qenë politikë që i ka detyruar të harrojnë dhe kurrë të mos e përmendin më. Vërtetë, kjo është edhe një tragjikomedi e organizuar nga këta as'habë, nga se nuk ka dyshim se amaneti i parë i Pejgamberit s.a.a. ka qenë që hazreti Aliu a.s. të pranohet si trashëgimtar i tij, dmth. halifa. Kjo është ajo që transmetuesi i këtij hadithi nuk ka guxuar të përmend. Përkundër përpjekjeve të mëdha që kjo të fshihet ose të mohohet, ai që i qaset hulumtimit me siguri do të zbulojë faktin se Pejgamberi s.a.a. e kishte caktuar Aliun a.s. për trashëgimtar.

 

Buhariu në veprën “El-Vasaja” (Trahëgimia ose Amaneti), Muslimi, gjithashtu, në Sahihun e tij, transmetojnë se Pejgamberi s.a.a. kishtë propozuar hazreti Aliun a.s. si trashëgimtar të vetin në prani të Ajshes. (Sahih Buhariu, pjesa III,f. 68, Sahih Muslimi, pjesa II,f. 14)

 

Të shikojmë si e tregon Allahu Teala dritën e tij përkundër synimeve të hipokritëve që ta fshehini' Këtu po përsëris atë që e kam thënë më heret: nëse as'habët nuk kanë qenë besnikë në transmetimin e amanetëve të fundit të Pejgamberit, s.a.a. atëherë nuk mund të akuzohen ithtarët e tyre, as ata që kanë ardhur pas tyre. Nëse Ajsha nuk ka mundur të dëgjojë emrin e Aliut, a.s. as nuk i ka dëshiruar të mirën kurrë - siç shënon Ibn Sa'adi në librin e tij “Tabakat' “

(Tabakat Ibn Sa”ad, pjesa II,f. 29 ) dhe Buhariu në Sahihun e tij në pjesën 'Sëmurja e Pejgamberit”, dhe nëse dihet se ka bërë sexhde kur dëgjoi për vdekjen e Aliut, a.s si shenjë falënderimi, si mund të presin nga ajo të tregojë të vërtetën në lidhje me të... Nuk ka fuqi dhe pushtet tjetër pos Allahut, të Lartësuarit, të Madhërishmit.