Grindja mes hazreti Fatimes a.s. dhe Abu Bekrit
Kjo ngjarje është transmetuar nga të dy palët, edhe sunite edhe shiite. Individi i sinqetë dhe i drejtë nuk ka zgjedhje tjetër por të përfundojë se Abu Bekri ka bërë zullum (padrejtësi) ndaj hazreti Fatimes. a.s. Çdonjëri që është i gatshëm të shqyrtojë ngjarjet e kësaj tragjedie dhe të pranojë argumentet e qarta, do të kuptojë se Abu Bekri e ka ofenduar dhe akuzuar Fatimen a.s. se gënjen, që të mos i kundërvihet, duke paraqitur si argument dëshirën e babait lidhur me të drejtën e burrit të saj të bëhet trashëgimtar legjitim. Ekzistojnë shumë dëshmi nga ana e historianëve me anë të cilave mund të arrimë përfundimin e prezentuar. Do të përmendim vetëm një:
“Fatimja, paqja e Allahut qoftë me te, vizitonte vendtubimet e Ansarëve, duke kërkuar që ta mbështetin burrin e saj. Përgjigja ishte në këtë formë: - O bija e Pejgamberit të Allahut, s.a.a. Te“ala tani më e kemi pranuar këtë njeri. Po të vinte burri joti pari, do ta kishim përkrahur atë. Hazreti Aliu a.s. tha: - Vallë kam mundur ta lë Pejgamberin e Zotit pa varrosur dhe të shkoj e të grindem me njerëz rreth autorizimit”
Hazreti Fatimja a.s. u tha: - Abul Hasani (Aliu) ka vepruar ashtu siç është pritur nga ai, ndërsa për atë që vepruan ata, do të përgjigjen para Allahut.
(Tarik el-Khulefa, pjesa I.f. 19: Sharh Nahxhul-Balagha nga ibn Abi Hadidi)
Po të kishte gabuar Abu Bekri pa qëllim ose me mendim të mirë, Fatimja a.s. do të provonte ta bind. Mirëpo, ajo ishte “ Zemëruar në të, nga se refuzonte argumentet e saj dhe mohonte dëshminë e saj dhe të burrit saj. Ajo ishte zemëruar aq shumë në të sa nuk kishte dashur të jetë i pranishëm në xhenazen e saj. Kur vdiq, burri e varrosi fshehurazi, natën. (Sahih Buhari, pjesa ll f. 36: Sahih Muslim, pjesa N,f. 72 142)
Sa i përket xhenazes saj natën, vlen të përmendet se gjatë hulumtimit kam shkuar në Medinë për të vërtetuar disa fakte dhe zbulova si vijon: Së pari, asnjëri nuk mund të thot me Siguri ku gjendet kaburi i Fatimës. a.s. Ndonjë thot se është në dhomën e Pejgamberit, ndonjë se ndodhet në shtëpinë e saj në anën tjetër të rrugës, ndërsa disa besojnë se ka gjasë të jetë në El-Baki' harem, mes kaburëve të Ehlulbejtit. Me ndihmën e kësaj, gjëja e parë që përfundova ishte: Fatimja a. s. ka dëshiruar që gjeneratat e muslimanëve që do të vinë, të pyesin përse kishte kërkuar të varroset fshehurazi dhe natën dhe që asnjë prej tyre të mos marrin pjesë në xhenazen e saj. Çdo musliman dhe muslimane mund të zbulojë fakte interesante kur lexon historinë islame,
E dyta, zbulova se vizitori që dëshiron të vizitojë kaburin e Osman ibn Afanit, (halifa i tretë) është i detyruar të kalojë për së gjati deri në fund të haremit el-Baki për ta gjetur kaburin pranë murit. Përkundër kësaj, do të gjej kaburet e shumë as'habëve në fillim, dmth. afër hyrjes. Madje edhe kaburi i Malik ibn Anasit, juristit të shquar islam, i cili i përket një gjenerate më të vonshme, gjendet afër kabureve të grave të Pejgamberit. s.a.a. Tani e kuptova pse historianët shkruanin se Osmani ësthë varosur në “Hash Kevkeb”, që do të thot se ishte varrosur në truallin që i përkiste Hebrejve vendës. Muslimanët nuk deshën ta varrosin ndër muslimanë, nga se e konsideronin renegat të fesë. Kur në pushtet erdhi Muaviu, e bleu vendin me kaburin e Osmanit nga Hebrenjt dhe e inkuadroi në El-Baki”harem.
Çdonjëri që sot viziton El-Baki këtë mund ta shikojë me sytë e tij. Është interesant se Fatima Zehra a.s., fëmii Pejbamberit, s.a.a. që vdiq disa muaj pas tij, nuk është varrosur në afërsi të tij. Hazreti Fatmija, a.s. siç përmendën më herët, kishte lënë amanet të varroset fshehurazi dhe prandaj kaburi saj nuk është pranë Pejgam- berit.s.a.a. Mirëpo, përse biri saj Hasani a.s. nuk është varrosur afër gjyshit të vet, Pejgamberit të Zotit” s.a.a. Ajsha, Ummul Miminin, e pëngoi këtë. Kur Hysejni a.s. e solli për ta varrosur, Ajsha shaloi një mushkë dhe kalëronte për rreth duke folur:
- Nuk do të varrosni në shtëpinë time njeriun që nuk e dua. Atëherë familjet Beni Umejje dhe Hashim u ngritën kundër njëra tjetrës në luftë, mirëpo Husejni kërkoi nga Ajsha vetëm të dërgojnë tabutin e Hasanit a.s. gjer te kaburi i Pejgamberit s.a.a. dhe pastaj do ta varrosë në El-Baki harem. Kështu edhe u bë, nga se imam Hasani kishte lënë amanet që të mos derdhet gjak për të. Lidhur me këtë ngjarje Ibn Abasi ka thënë:
- Së pari shaloi deven”. (Fjala është për betejën Xhamel, kur Ajsha kalëronte në deve) pastaj mushkën. (Bëhet fjalë për ditën kur pengoi të varroset imam Hasani afër gjyshit, Pejgamberit Muhammed s.a.a.) po të jetojë edhe pak do ta shalojë edhe ndonjë fil. Kishte drejtë në një të nëntë, mirëpo ajo i mori të gjitha. Ja edhe një fakt interesant. Si ka mundur të trashëgojë çdo gjë, kur Pejgamberi s.a.a. kishte nëntë gra Ibn Abasi transmeton:
Nëse Pejgamberi s.a.a. nuk ka lënë kurrëfarë trashëgimie, përse Abu Bekri dëshmoi dhe pengoi Fatimen a.s. të trashëgojë babain, siç ka mundur ta trashëgojë Ajsha”? A shkruan ndokund se bashkëshortja mund të trashëgojë, por jo e bija” Ose ndofta kjo ka qenë vetëm politikë, e cila ndryshoi të gjitha, duke i dhënë çdo gjë gruas dhe asgjë vajzës”,
Vlen të përmendet këtu edhe një ngjarje lidhur me trashëgiminë: Ibn Abi Hadid el-Mutazil në komentin e vet, 'Nahxhul- Balaghe” shkruan: 'Ajsha dhe Hafsa njëherë erdhën te Osmani, gjatë kohës së halifatit tij, të kërkojnë pjesë nga trashëgimia e të dërguarit Muhammed. s.a.a. Osmani ishte shtrirë në dhomë, pastaj u drejtua dhe i tha Ajshes:
- Ti dhe ajo grua me ty keni sjellur njeriun i cili do të pastrohet me shurrën e vet për të dëshmuar se Pejgamberi ka thënë: “Na pejgamberët nuk lëmë asgjë për trashëgim”. Nëse Pejgamberi vërtet nuk ka lënë gjë trashëgim, përse keni ardhur të kërkoni” Nëse diç ka lënë, përse e keni penguar Fatimën të marrë pjesën që i takon? Pas këtyre fjalëfe Ajsha doli shumë e zemëruar, duke folur:
- Duhet vrarë këtë plak matuf, nga se u bë pabesimtar.