Fillimi i Metamorfozës (Ndryshimit, Transformimit)
Isha i shqetësuar dhe i hutuar plot tre muaj. Madje edhe në gjumë, mendjen ma pushtonin dhe tronditnin dyshimet dhe frika për jetën për shkak të zbulimeve shqetësuese mbi as'habët e mëdhenj jetën e të cilëve e kam hulumtuar. Hasa shumë kon- tradikta të çuditshme në sjelljen e tyre. Gjatë jetës sime jam edukuar ti respektoj dhe admiroj këta njerëz të shquar, i bindur se çdo mosrespektim dhe fjalë e keqe për ta mund të sjelli fatkeqësi. Në librin “Hajat el-Hajvan el-Kubra” të Demiriut, kam lexuar këtë rrëfim:
Një njeri udhëtonte në karvan bashkë me miq. Gjatë rrugës filloi të fliste fjalë fyese mbi Omer ibn Hatabin, gjersa miqtë tentonin ta bindnin të mos e bënte këtë. Kur u largua të kryente nevojë, atë e kafshon një gjarpër i zi dhe ky, pas pak vdiq. Kur e hapën kaburin, e gjetën gjarpërin e zi brenda, kur gropuan në vend tjetër sërish hasën gjarpërin e zi. Çdo herë kur groponin gjenin këtë gjarpër. Atëherë një njeri i mençur u tha: “Groponi ku të doni, madje nëse groponi në skaj të dynjasë, do të gjeni gjarpër të zi. Kjo është nga se Allahu Te“ala dëshiron ta dënojë këtë njeri në këtë jetë, para dënimit në ahiret, për atë se nuk kishte respektuar prisin Omer. '
Pra, në të njëjtën kohë gjersa bëja mund të madh, duke hulumtuar, ndjeja frikë dhe isha i hutuar. Kjo vinte nga ajo se kam besuar që halifat më të mirë kanë qenë Abu Bekr el-Siddiku, pastaj Omer ibn Hatab el-Faruuku, me të cilët Allahu ka ndarë të mirën nga e keqja. Pas tyre vje Osman ibn Affan Zul-Nurejni, para të cilit melekët e Allahut Te“ala turpëroheshin dhe pas tyre vje Ali Abu Talibi, a.s. dera në qytetin e diturisë. Pas këtyre katërve vinë gjashtë të tjerët, nga dhjetë, të cilëve u është premtuar Xhenneti. Këta ishin Talhai, Zubejri, Saadi, Sa”idi, Abdul-Rahmanin dhe Abu Ubejdah.
Pas tyre vinë gjithë as'habët tjerë. Lidhur me ta thuhet se ajeti kur'anor: “Na nuk bëjmë dallim mes Pejgamberëve të Tij...' në mënyrë indirekte do të thot se Muslimanët nuk guxojnë të bëjnë dallim mes as'habëve të Pejgamberit. s.a.a. Shi për këtë, kisha frikë për vetëvete. Shumë herë kam kërkuar nga Allahu Te'ala të më fali. Gjithashtu, disa herë më ka shkuar mendja të apstrahoj gjithëçka që më ka bërë të dyshoj në karakterin e as'habëve të Pejgamberit të Zotit, s.a.a. mirëpo, e kam ditur se ' kjo do të më shpiente në dyshim akoma më të madh. Gjatë kësaj periudhe, në biseda me disa alimë, hasa shumë kontradikta të cilat nuk mund të pranohen nga një intelektual.
Këta alimë më paralajmëronin se Allahu Te'ala do të heq nga unë rahmetin e Tij. dhe të më lëshojë kob ,nëse vazhdoj me studimin mbi as'habët. Kundërshtimi i tyre i pandërprerë dhe refuzimi i çdo gjëje që deklaroja, bashkë me entuziazmin hulumtues dhe dëshirën për të gjetur të vërtetën, më detyruan të vazhdoj punën.