Dëshmia e dy shejëhve (Abu Bekrit dhe Omerit)

 

Në një pjesë të librit me titull “Cilësitë e Omer ibn Hatabit': Buhariu shënon:

“Kur e therrën, Omeri ndjente dhembje të madhe. Ibn Abasi dëshironte ta ngushëllonte duke i thënë: - O prijs i besimtarëve, ti shoqërove Pejgamberin e Allahut . Te'ala dhe ishe shok i mirë me te, ndërsa kur të braktisi ishte tejet i kënaqur me ty. Pastaj shoqërove Abu Bekrin dhe ishe mik i mirë me të, ndërsa kur të braktisi ishte tejet i kënaqur me ty. Pastaj shoqërove shokët e tij dhe ishe shok i mirë me ta. Po t'i braktisja tani, do të kujtojnë për të mirë. Mirëpo Omeri ia ktheu. - Sa i përket shoqërimit me Pejgamberin e Allahut dhe se ka qenë i kënaqur me mua, ky ishte shpërblim të cilin më dhuroi Allahu, i Lartësuari. Sa i përket shoqërisë me Abu Bekrin dhe se ka qenë i kënaqur me mua, ky ka qenë, gjithashtu, shpërblim i dhuruar nga Allahu, i Madhërishëm. Mirëpo, shkaku i kësaj fat- keqësie dhe dhembje je ti dhe shokët tuaj. Për Allahun, po të kisha tërë pasurinë e kësaj bote do ta jepja vetëm të shpëtoj nga dënimi i Allahut para se Ta takoj." (Sahih Buhariu, libri H,f. 201)

 

Gjithashtu transmetohet se Omeri ka thënë:

“Dëshiroj të kisha qenë dele e familjes sime. Ata do të më ushqenin dhe majmënin mirë. Kur do të më kishin ardhur miqtë, ata do të më therrnin, një pjesë timen do ta fërgonin dhe do të bënin “Kadid” (mish i prerë në copë të holla dhe i terur), nga pjesa tjetër. Pastaj do të më hanin dhe të më hedhnin jashtë me zorrë... Më shumë do të dëshiroja të kisha kaluar të gjitha këto, se që kam qenë krijesë njerëzore."

(Minhagj el-Sunah nga ibn Tajmiu, libri II,f. 131: Hilajat el-Avlija nga Ibn Abi Nuejma, libri I,f.52)

 

Abu Bekri ka deklaruar ngjashëm me këtë që përmendëm. Ai kishte shikuar në drejtim të shpezës në dru dhe kishte thënë:

'O shpezël Lumi tit Ti ushqehesh me fruta, pushon në drunj dhe nuk i përgjigjesh askujt, as mundet kush të dënojë. Dëshiroj të jem bar që të më hajë devja e cila kalon andej pari dhe në fund të më hedh jashtë me zorrë... Më shumë dëshiroja të kem qenë krejt kjo së qenie njerëzore”.

(Tarikh el-Tabari,f. 41,e1-Rijad el-Nadiza, knjiga, 1,f. 134, Kauzel-Ummil, f. 361:Minhagj el-Sunah nga Ibn Tajmij, libri HI,f. 120)

 

Ai gjithashtu thot:

“Do të dëshiroja që nëna të mos më kishte lindur... Do të dëshiroja të kem qenë fije kashte në baltë."

(Taribh el-Tabari,f. 41,El-Rijad el-Nadiza, knjiga I,f. 134, Kanzel-Ummal,f. 361, Minhagj el-Sunah nga ibn Tajmij, libri I,f. 120)

 

Por të shikojmë në Librin e Allahut Te'ala dhe të krahasojmë këto dy thënie me premtimet e bukura të Allahut Teala për robët e vet:

“Dhe mos të kenë frikë nga asgjë dhe mos vuajnë për asgjë të mbrojturit nga Allahu, ata që do të besojnë dhe që do të frikohen vetëm Allahut, për ta janë lajme të ntira, në këtë dhe në botën tjetër fjalët e Allahut askush s'mund t'i ndryshojë - kjo do të jetë sukses i madh, vërtetë. “ (Kur'an, 10:62-64).

 

Allahu Teala gjithashtu thotë:

“Atyre që flasin: Zoti ynë është Allahu, por edhe pastaj mbajnë fort këtë qëndrim, do t'u vinë melekët duke u thënë: Mos u frikoni dhe mos u pikëlloni dhe gëzohuni për Xhennetin cili u është premtuar. Na jemi mbrojtësit tuaj, në këtë dhe në botën tjetër. Në të do të kemi çdo gjë që shpirti juaj dëshiron dhe ç'të kërkoni do të gjeni: do të s hpërbleheni nga Ai që fal dhe është i Mëshirshëm”. (Kur'an, 41:30-32).

 

Si kanë mundur të dëshirojnë të mos jenë qenie njerëzore, krijesa të cilat Allahu Te“ala i ka nderuar dhe i ka ngritur mbi çdo gjë: Madje edhe për besimtarin e thjeshtë, i cili nuk largohet nga rruga e drejtë gjatë jetës, i vinë melekët për t'i treguar për vendin e tij në Xhennet, të mos frikohet nga dënimi i Allahut Te'ala dhe të mos pikëllohet për atë që lë në këtë jetë. Si kanë mundur pra këta as'habë të shquar, të cilët kanë qenë krijesa më të mira pas të dërguarit Muhammed, s.a.a., siç kemi mësuar, të dëshirojnë të jenë pleh ose fije kashte ose qime, kuf melekët u kanë dërguar lajme të mira mbi kopshtet e Xhennetit që janë dedikuar për neve, njerëzve”.

 

Si kanë mundur të kërkojnë të posedojnë tërë pasurinë e kësaj bote që të shpëtojnë nga dënimi i Allahut, Te“ala para se ta takojnë” Pasi lexova këtë, menjëherë kujtova ç'thot Allahu Te'ala në Librin e Tij:

“Sikur çdo shpirt, që ka bërë padrejtësi, të ketë gjithë çka ekziston në botë, do të ofronin të gjitha vetëm të shpëtojmë: dhe ata do të pendohen haptas kur do shohim dënimin (duke afruar), ndërsa gjykimi do të jetë i drejtë dhe nuk do Pu bëhet aspak padrejtë”. (Kur'an, 10:54).

 

Dhe akoma:

 

“Ndërsa ata q janë të padrejtë, sikur të posedonin tërë pasurinë e botës, edhe një herë aq, të gjitha do t'i apin Ditën e gjykimit vetëm të shpëtojnë, ndërsa Allahu do t'i dënojë me dënim çfarë nuk kanë paramenduar. Mekatët që kanë bërë para sysh do t'u dalin gjersa do të pësojnë krejt atë për çka janë tallur”. (Kur'an 39:47-48)

 

Sinqerisht do të dëshiroja që këto ajete Kur'anore të mos kenë lidhje me as'habët e mëdhenj, siç ishin Abu Bekri dhe Omeri. . Mirëpo shpesh gjatë leximit, ndalem, për të menduar mbi veprimet e tyre ndaj të dërguarit Muhammed s.a.a. Ata refuzuan të plotëso- : jnë urdhërat e tij dhe kundërshtuan vullnetin e tij, madje edhe në - çastet e fundit e zemëruan aq shumë sa urdhëroi të braktisnin dhomën ku ishte shtrirë. Mendoj gjithashtu për një varg ngjarjesh pas vdekjes së Pejgamberit, s.a.a. si për dhembjen dhe poshtërimin që përjetoi vajza e tij, Fatimja a.s. për të cilën thot:

“Fatimja është pjesa imje. Kush e zemëron ate, më zemëron mua”.

(Sahih Buhari, libri II,f. 206)

 

Fatimja a.s. i pyet Abu Bekrin dhe Omerin:

- Po ju pyes në emër të Allahut, të Madhërishmit, a keni dëgjuar Pejgamberin e Allahut. s.a.a. kur ka thënë: kënaqësia e Fatimes është kënaqësia ime, zemërimi i Fatimes është zemërimi im: Ai që e.do bijën time, Fatimën, më do mua, ai që i bindet Fatimes, më bindet mua, ai që zemëron Fatimën, më zemëron mua. - Po kemi dëgjuar këtë nga Pejgamberi i Allahut s.a.a. u përjgigjën. - Atëherë dëgjoni: Allahun e kam dëshmitar edhe melekët e Tij, se më keni zemëruar dhe nuk më jeni bindur. Kur të takohem me Pejgamberin, do të ankohem në ju.

(El-Imamah vel-Sijasah nga ibn Kutejba, libri 1,f. 20, Fadaku në histori nga Muhammed Bakir Sadri,f. 92 )

 

Të lëmë anash, për një çast, këtë ngjarje tragjike. ibn Kutejba i cili konsiderohet alim i madh sunit dhe cili është i njohur me punimet në fushën e tesfirit (komentimit të Kur”anit), hadithit, lingustikë, gramatikë dhe histori, nuk mundi ta kalojë këtë vetëm ashtu. Kur i tregova një individi ç'shkruante ibn Kutejba në librin “Historia e Halifëve”, lidhur me këtë ngjarje, përgjigjja ishte se Ibn Kutejba është shndërruar në shiit.

 

Më këso propaganda shërbehen disa ulema tanë, kur mbështeten për muri dhe nuk kanë ç'të thonë. Kështu edhe Tabari është shiit, edhe Nisa, i cili ka shkruar librin mbi cilësitë e imam Aliut, a.s. është shiit, edhe Taha Hysejni, alimi bashkohor i cili e shkruajti “El-Fituah el-Kubra” dhe publikoi argumente tjera, gjithashtu është shiitit !! Mirëpo, në realitet, asnjëri nga ta nuk ka qenë shiit. Kur ndonjëri nga ata deklaron ose shkruan mbi shiitët, menjëherë sulmohet dhe fyhet nga të gjtha anët me qëllim që me çdo kusht të mbrohen autoritetet e as'habëve.

 

Është fakt se çdonjëri që përmend kualitetet e Ali ibn Abu Talibit e.s. dhe pranon gabimet që janë bërë niga ana e as'habëve të njohur,akuzohet se është bërë shiit. Gjithashtu nëse në praninë e tyre ndokush, kur përmendet emri i Pejgamberit, thot 'Sallala kalvar ji” (Allahu i bekoftë atë dhe familjen e tij) ose thot “Alija, 'ajehi selam” (Paqja e Allahut qoftë me te), atëhrë sigurisht do të shenjohet si shiit. Njëherë lidhur me këtë kam diskutuar me një alim:

 

- Ç'mendoni për Buhariun” - pyeta unë.

- Ai është autoriteti kryesor në fushën e hadithit dhe librin e tij e konsiderojmë libër më të saktë pas Kur'anit, për çka pajtohet tërë ulemaja e jonë - u përgjig ai.

- Buhariu ka qenë shiit - i thash unë. - Ruana Zot, Buhariu nuk ka qenë shiit.

- A nuk thuhet se çdonjëri që thot 'Alija, alejhi selam (Paqja e Allahut qoftë me të)” është Shiit”. Pasi pohoi, i tregova, si atyre që ishin me te, Sahihun e Buhariut dhe në të shumë vende ku përmendet enri i Aliut pas cilit shtohet “alejhi selam”, si edhe pas emrit të Fatimes dhe Hysejnit. Alimi nuk diti ç'të shtonte më tej.

( Sahih Buhari, libri. 127, 130: libri IL, f. 126,205)

 

Tani t'i kthehemi ngjarjes, të cilën e përmend ibn Kutejba, ku përshkruhet si Abu Bekri dhe Omeri e hidhërojnë hazreti Fatimën. a.s. Nuk mund të dyshoja në autentitetin e saj, nga se nuk dyshoja në librin e Buhariut, cilin e konsiderojmë më të saktin pas Kur'anit. Pasi u besojmë fakteve që ndodhen në të, nuk mund të i akuzojmë shiitët pse i shfrytëzojnë për të argumentuar pohimet dhe mbrojtur pikëpamjet e tyre. Në pjesën me titull “Virtytet e farefisit të Pejgamberit të Allahut”, Buhariu shkruan si vijon:

“Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka thënë: Fatmija është pjesa e ime dhe kushdo e zemëron atë, më hidhëron mua...

 

Në pjesën tjetër me titull “Rrethimi i Hajberit” shënon:

“Siç tregon Ajsha, Fatimja, alcjha selam (Paqja e Allahut qoftë me të), e bija e Pejgamberit, i kishte dërguar porosi Abu Bekrit në të cilën kërkonte pjesën e vet të trashëgimisë së Pejgamberit të Allahut s.a.a. , mirëpo ai kishte refuzuar t'i epte gjë. Fatimja ishte aq gjzemëruar sa nuk kishte ndërruar fjalë me Abu Bekrin deri në vdekjë."

(Sahih Buhari, libri HILE. 39 114)

 

Rezultati i fundit mbi të cilin Buhari shkruan shkurt, ndërsa ibn Kutejba me më shumë detaje, ishte ky: Pejgamberi i Allahut s.a.a. ishte i zemëruar, kur Fatmija ishte e zemëruar dhe ishte i lumtur kur Fatmija ishte e lumtur, Fatimja vdes duke qenë e zemëruar ndaj Ebu Bekrit... Nëse Buhariu shkruan, “ajo vdiq e zemëruar në Abu Bekrin dhe nuk foli me te deri në fund të jetës”, rezultati përfundimtar bëhet i qartë.

 

Nëse “Fatimja a.s. ështe femra më e mirë nga të gjitha femrat”, siç shkruan Buhariu në pjesën me titull, “Isti” dhan” dhe nëse Fatmija a.s është femra e vetme nga populli saj, të cilën Allahu Te'ala e mbrojti dhe pastroi, atëherë zemërimi saj nuk mund të konsiderohet i zakonshëm, nga se zemërimi i saj është zemërim i Pejgamberit, s.a.a. ndërsa zemërimi tij zemërimi i Allahut. Te'ala Lidhur me këtë Abu Bekri thot: “Allahu më shpëtoftë nga zemërimi i Tij dhe zemërimi i Fatimes. ” Pastaj qajti me ngashërim dhe tha: “Nuk kërkoj betimin tuaj dhe më lironi nga kjo detyrë (halifati)' (Tarihki el-Hulefa, nga ibn Kutejba.)

 

Shumë historianë dhe alimë pajtohen me të dhënën se Fatimja, alejhi selam, kërkoi nga Abu Bekri drejtat e saj lidhur me trashëgiminë, mirëpo kërkesat e saj u refuzuan gjithnjë. Prandaj u hidhërua në ta dhe mbeti e hidhëruar deri në vdekjen e saj. Mirëpo ulemaja e jonë kalon mbi këtë shpejt, pa dashur të merren me shkaqet dhe të shqyrtojë hollësitë, me qëllim të mbrojtjes të renomesë së Abu Bekrit. Në një libër shkrimtari përmend këtë ngjarje, për të përfunduar në fund: “Ruana Zot, se Fatimja ka mundur të kërkojë diç që nuk i përkiste dhe ruana Zot, se Abu Bekri mund të mohonte drejtën e saj”.

 

Shkrimtari mendonte se në këtë mënyrë do të zgjidhte proble- min dhe të zhbind hulumtuesin e të vërtetës. Me gjasë tenton të thot afërsisht këtë: ”Ruana zot se në Kur'an mund të ketë diç por të vërtetës dhe ruana zot se bijt e Izrailit kanë mund të adhurojnë demin e artë”: Jemi rrethuar me ulema që flasin fjalë të cilat as vetë nuk i kupton dhe të cilët Hësënjë diç, por njëkohësisht edhe diç krejt të kundërt me këtë. Këtu çështja është fare e thjeshtë: Fatimja kërkon drejtën e saj (trashëgimin që i kishte lënë i ati), ndërsa Abu Bekri refuzon të përmbush kërkesën e saj. Kështu që kemi: ose gënjen Fatimja, ruana Zot, ose Abu Bekri ka qenë i padrejtë ndaj saj.

 

Mundësi tjetër nuk ka. Tani të pyesim logjikën tonë për mundësinë e parë, dmth. , se Fatimja ka gënjyer duke pasur parasysh fjalët e babait, të dërguarit Muhammed s.a.a: “Fatimja është pjesë e imje. Kush e lëndon atë, më lëndon mua”. Mirëpo na duket se personi që gënjen nuk meriton që Pejgamberi i Allahut s.a.a. të thotë diç të tillë për të. Vetë fjalët e Pejgamberit s.a.a. flasin për bujarinë e saj. Ajeti mbi “pastërtinë (Kur'an, 33:33), është edhe një argument për mirësinë e karakterit të saj, ky ajet është shpallur për nder të saj, burrit saj dhe dy bijve, siç dëshmon Ajsha.

(Sahih Muslim, libri VII,f. 121,230)

 

Kështu, për ata me arsye nuk mbetet gjë tjetër pos të përfun- dojnë se Fatimës a.s. i është bërë e padrejtë, se është akuzuar për gënjeshtër nga ai që ishte i gatshëm ta lëshojë të Sigjet, nëse njerëzit tjerë të shtëpisë nuk dalin dhe japin betimin. (Tarikh el-Hulefa, libri 1, f. 20) Për të gjitha këto, Fatimja, paqja e Allahut qoftë me te, nuk u lejoi Abu Bekrit dhe Omerit të hynë në shtëpinë e saj. Madje edhe atëherë kur hazreti Aliu a.s. u kishte lejuar, refuzoi t'i shikojë në sy, duke kthyer fytyrën anash. (Tarikh el-Hulefa, libri 1, f. 20)

 

Aq më tepër, para se të vdiste, kërkoi të varroset fshehurazi, ashtu që asnjëri, nga ata që i kishin bërë të padrejtë të mos jetë prezent. (Sahih Buhariu, libri LII,f. 39) Me këtë rast dëshiroj të pyes ulemanë tonë, përse heshtin për këto fakte dhe përse nuk dëshirojnë të merren me to, ose vetëm t'i përmendin. Na bindin se aS'habët janë të pagabueshëm si melekët. Kur i pyet përse halifa i Muslimanëve, Osmani (halifa i tretë), është vrarë, ata do të përgjigjen: “Këtë e kanë bërë Egjiptasit, të cilët nuk kanë qenë besimtarë” dhe përfundojnë këtë me një fjalë të vetme. Kur m”u dha rasti të hulumtoja këtë më shumë, zbulova se vetë as'habët qëndrojnë pas vrasjes së Osmanit. U printe Ajsha, e cila ftonte haptas të vrahet me fjalët: “Mbyteni atë Na't'hal (budalla të moshuar), nga se ka pushuar së besuari”.

(Tarikh el-Tabari, libri 1,f. 407, Tarikh Ibn el-Athir, libri 1I1,f. 206)

 

Dihet gjithashtu se Talha, Zubejri, Muhammed ibn Abu Bekri dhe as'habët tjerë të njohur kishin rrethuar shtëpinë e tij duke e lënë pa ushqim dhe ujë për ta detyruar të lëshojë postin e halifatit. Edhe më, historianët rrëfejnë se nuk kanë lejuar që trupi tij të varroset në haremin musliman, kështu që në fund është varrosur në “Hashsh Kavkab”, pa gusul (pastrim) dhe qefin (pëlhurë për— mbulesë). O Zoti I Lëvduar je Ti. Si mund të deklarojmë se është vrarë padrejtësisht dhe se nuk e kanë mbytur Muslimanët?? Ky është edhe një rast, si ai i hazreti Fatimes a.s dhe Abu Bekrit. : ose ka qenë i mbytur padrejtësisht, andaj duhet gjykuar as'habët që patën dorë në të (të cilët e mbytën halifën e muslimanëve, e poshtëruan sa ishte gjallë dhe hodhën gurë mbi xhenazen e tij), ose as'habët e kanë mbytur për shkak të veprimeve të tij që binin ndesh me islamin, siç flasin burimet historike.

 

Këtu nuk ka mundësi të tretë, vetëm nëse mbyllim sytë dhe themi: “E kanë mbytur Egjiptasit, të cilët nuk kanë qenë besimtarë”. Nga dy mundësitë del se nuk është e vërtetë ajo që është përqafuar nga të gjithë, dmth. që të gjithë as'habët kanë qenë të mirë dhe të drejtë, nga se, ose ka qenë i padrejtë Osmani, ose vrasësit e tij. Meqenëse të gjithë kanë qenë as'habë të Pejgamberit, s.a.a. mund të përfundojnë se disa nga ata kanë qenë të drejtë dhe të ndershëm, ndërsa disa tjerë të padrejtë dhe tiranë, siç pohojnë ithtarët e Ehlulbejtit. Gjithashtu vetvetiu shtrohen disa pyejte lidhur me betejën e Xhemelit, në fillim të cilës rol të rëndësishëm ka luajtur Ummul el-Murninin, Ajsha. Si ka mundur të braktiste shtëpinë kur Allahu Teala i urdhëron të mbetet në shtëpi me fjalët: 'Dhe rrini në shtëpitë tuaja dhe stolisjet tuaja, si në kohën e lashtë pagane, mos i tregoni” (Kur'an, El-Ahzab:33) Gjithashtu shtrohet pyetja, si i lejoi Ajsha vetes të ngritet kundër halifës së Muslimanëve, Ali ibn Abu Talibit a.s.??

 

Si zakonisht, përgjigjja e ulemasë sonë është e thjeshtë: Ajsha nuk ka qenë në marrëdhënje të mira me hazreti Aliun, a.s. nga se e kishte këshilluar Pejgamberin s.a.a. ta çkurorzojë në ngjarjen e njohur me emrin "El-ifk". Mundohen të na bindin se kjo këshillë e Aliut a.s. ka qenë shkak i mjaftueshëm qër të ngritet kundër urdhërit të Allahut dhe urdhërit të burrit saj, Pejgamberit të Allahut s.a.a. Ajo kalëronte me deve, që Pejgamberi s.a.a. ia kishte ndaluar, duke paraljmëruar për të lehurit e qenve, kur të kalojë afër vendit të quajtur el-havab. (El-Imama vel-Sijara.)

 

Kishte udhëtuar gjatë prej Medinës në Mekkë, pastaj në Basra, për të nxitur vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe në fund filloi luftën kundër Prijsit të besimtarëve dhe atyre as'habëve që e përkrahnin, duke shkaktuar kështu vdekjen e mijëra muslimanëve. (El-Tabari, ibn el-Athir dhe historianë tjerë cilët përshkruajnë ngjarjet e vitit 36 para Hixhrit) Dhe tërë këto i kishte bërë vetëm se Aliu e këshillon Pejgamberin s.a.a. të çkurorëzoheti !!??

 

Mirëpo, Pejgamberi s.a.a. nuk e çkurorëzoi, andaj prej nga ishte tërë ajo urrejtje kundër tij? Historia shënon disa raste të sulmeve verbale dhe të shprehjes së urrejtjes ndaj hazreti Aliut, a.s. për të cilat është vëshitrë të gjendet shpjegim. Po përmendim vetëm disa: Kur kthehej nga Mekka, ajo dëgjon për vrasjen e Osmanit. Me të dëgjuar, në fytyrën e saj shkrepën shenja të kënaqësisë. Mirëpo kur dëgjoi se Muslimanët kanë zgjedhur Aliun a,s. për halifa, përnjëherë u tërbuar dhe tha: “Dëshiroj të përmbystt qielli para se Ali ibn Abu Talibi të marrë halifatin”. Atëherë urdhëroi të kthehen pas për të filluar luftën kundër Aliut, a.s. emrin e të cilit nuk mund të dëgjonte. Vallë nuk kishte dëgjaur Ajsha pyetet etë “dërguarit Muhammed s.a.a. kur kishte thënë: ' Ta duesh Aliun a.s. është besim, ndërsa ta urresh është hipokrizi”. (Sahih Muslimi, libri 1,f. 48)

 

Kjo ishte në atë masë sa disa as'habë deklaronin: “Hipokritet dhe dyfytyrësit i dallonin në bazë të urrejtjes ndaj Aliut”. A nuk kishte dëgjuar ajo fjalët e Pejgamberit: s.a.a. “Kush më pranon mua si pris, atëherë edhe Aliu është pris i tij”. Nuk ka dyshim se kishte dëgjuar, mirëpo nuk i kishin pëlqyer aspak. Ajo nuk mund të dëgjonte emrin e tij, ndërsa kur e lajmëruan mbi vdekjen e tij, ajo bëri sexhde në shenjë falënderimi Allahut. (El-Tabari, Ibn-el-Athir, e historian tjerë që shkruajtën mbi ngjarjet e vitit 40 para Hixhrit) Nuk kam ndër mend të shkruaj mbi jetën e Umul Mu'minin, Ajshës, por dëshiroj vetëm të tregoj se si disa nga as'habët e njohur u kthyen kundër principeve islame dhe thyen urdhërat e të dërguarit Muhammed s.a.a. Do të citoj vetëm edhe një ngjarje që i ndodhi Ajshes gjatë kohës së kësaj lufte fatkeqe, për çka pajtohen të gjithë historianët. Kur kalonte pranë liqenit në krahinën e quajtur el-Havab, dëgjon të lehurit e qenve.

 

Përnjëherë kujtoi fjalët e të dërguarit Muhammed s.a.a.. i cili e kishte paralajmëruar se do të dëgjonte të lehurit kur të kalojë nëpër këtë vend rrugës për në luftë, duke këshilluar të mbetet në shtëpi dhe të mos e thejë urdhërin e Allahut. Te'ala Ajo ia plasi vajit dhe filloi të fliste me histeri: “Kthehemi past... Kthehemi pasi... Atëherë Talha dhe Zubejri, gjithashtu as'habë të shquar, sollën pesëdhjetë njerëz të paguar për ta bindur Ajshen se ky vend nuk quhet el-Havab. Pas kësaj, vazhdoi rrugën dhe arriti në Basra. Shumë historianë besojnë se këta pesëdhjetë njerëz kanë qenë të parët që u betuan rrejshëm në islam. (El. Tabari, ibn Athir, el-Madejni dhe historianë tjerë që përshkruan ngjarjet e v. 36 p. Hixhrit)

 

O muslimanët' O ju që keni zemër të ndritur... na ndihmoni në zgjidhjen e këtij problemi. A kanë qenë ata vërtetë as'habë të ndershëm dhe shpirtmirë, siç kemi mësuar” A kanë qenë vërtetë njerëzit më të mirë, pas Pejgamberit të Allahut s.a.a. , siç pohojnë disa edhe sot” Si mundën të dëshmojnë rrejshëm, kur Pejgamberi s.a.a. këtë gjë e konsideron ndër mekatët më të mëdha, për të cilën dënohesh me Xhehenem. Gjithashtu, shtrohet pyetja: kush ka pasur të drejtë, kush jo”

 

A ka pasur të drejtë Aliu a.s. dhe ata që e përkrahnin, ose Ajsha, Talha dhe Zubejri me ithtarët e tyre. Mundësi tjetër nuk ka. Unë nuk dyshoj fare që çdo studjues i ndershëm do të mbante anën e Aliut a.s. dhe do të akuzonte Ajshen me ithtarët e saj për shkak të nxitjes së kësaj lufte fatkeqe, e cila kushtoi shumë jetëra musli- manësh dhe ka lënë vrragë, e cila edhe sot shihet. Për shkak të sqarimit të metejmë dhe për kënaqësinë person- ale, do të përmend këtu atë që Buhariu nuk ka mundur ta shkruajë,mbi ngjarjet lidhur me këtë luftë. Kur Talha, Zubejri dhe Ajsha u nisën për Basra, hazreti Aliu a.s. e dërgon Amar ibn Jasirin dhe Hasan ibn Aliun në Kufa. Pasi arritën, ata shkuan në xhami dhe u drejtohen Muslimanëve.

Amari tha: - Ajsha ka shkuar në Basra... dhe për Allahun, ajo është grua e Pejgamberit në këtë dhe në jetën tjetër, mirëpo të dini se Allahu, i Lartësuari, me këtë ju provon, të shikojë cilin do ta dëgjoni. Aliun ose atë. (Sahih Buhariu, libri IV,f. 161) Gjithahstu Buhariu në librin e tij, në pjesën ku bën fjalë mbi ngjarjet në shtëpitë e grave të Pejgamberit, s.a.a. shkruan edhe këtë: Njëherë i dërguari Muhammed s.a.a. bënte hudbe (fjalim), për të treguar në drejtim të shtëpisë në të cilën jetonte Ajsha dhe tha: - Atje është mynxyra... atje është mynxyra... atje është mynxyra, atje është vendi nga do të dalin brirët e shejtanit." (Sahih Buhariu, libri,II. f. 128)

 

Edhe në shumë vende Buhariu shënon gjëra të jashtëzakon- shme.mbi Ajshën, p. sh., për sjelljen e pahieshme ndaj Pejgamberit s.a.a. në atë masë sa babai i saj e kishte rrahur gjersa fillone t'i delte gjaku, pastaj mbi kërkesat e pandërprera dhe ankesat që i bënte Pejgamberit s.a.a., gjersa Allahu Te'ala nuk i kanoset... dhe shumë ngjarje tjera për të cilat këtu nuk ka vend. Pas gjithë kësaj pyes veten për ç'arsye Ajsha meriton gjithë atë respekt nga ana e sunitëve?? Ndofta vetëm se ishte gruaja e Pejgamberit. s.a.a. Mirëpo ai kishte edhe gra tjera, disa edhë më të mira se Ajsha, siç kishte deklaruar vetë. '' (Sahih Tirmidhi. El-Istiab dhe El-isabah (Biografia e Safiut).)

Ose se ishte bija e Abu Bekrit??

Ose, ndofta, që kishte luajtur rol të rëndësishëm në mohimin e testamentit të Pejgamberit s.a.a. për hazreti Aliun, a.s. si trashëgimtar dhe prisi Muslimanëve? Kur ajo dëgjoi se Pejgamberi s.a.a. kishte cakluar Aliun për halifa, dihet se ka deklaruar: “Kush thot kështu? Unë kam qenë me Pejgamberin s.a.a. koka e të cilit ka qenë në prehrin tim. Kur më tha t'ia sjell legenin me ujë,unë u ngrita, ndërsa ai ndërkohë kishte vdekur. Si ka mundur ta caktojë atë (Aliun) për trashëgimtar”

 

(Sahih Buhari, libri III. f,63) Ose për atë se kishte bërë luftë kundër Aliut a.s. dhe bijve të tij dhe madje ka penguar xhenazen e nipit të Pejgamberit, s.a.a .Hasanit, a.s të kalojë drejt vendit ku ishte varrosur Pejgamberi s.a.a. me fjalët: “Nuk i lejoj njerëzit që nuk i çmoj unë të hyjnë në këtë vend. Kishte harruar, ose mbase kishte injoruar fjalët e Pejgamberit s.a.a. mbi Hasanin a,s. dhe vëllaun e tij Hysejnin: “Allahu i do ata që i duam këta, dhe Allahu urren ata që i urrejnë këta. Ose kur thot: “U shpall luftë atyre që luftojnë kundër jush dhe paqë atyre që ju propozojnë paqë”.

 

Ekzistojnë edhe shumë hadithe të të dërguarit Muhammed s.a.a. , sa nuk mund të mos përfundojnë, se këta dy nipër i ka dashur dhe i ka respektuar shumë. Ajo kishte dëgjuar shumë më tepër fjalë respekti për Aliun, a.s. mirëpo përkundër paralajmërimit të Pejgamberit, s.a.a. ishte në gjendje të luftojë kundër tij dhe të ftojë të tjerët të luftojnë bashkë me te duke mohuar virtytet e tij. Për këtë Umajjadët (partia sunduese) e adhuronin dhe i dhanë post të lartë ndër personalitetet e shquara islame, mbushën librat me virtytet e saj dhe e bënë autoritet të madh të islamit, nga se, siç pohojnë, në të ishte “gjysma e besimit islam”. Gjysmën tjetër ia përshkruanin Ebu Hurejës , i cili u fliste atë që dëshironin të dëgjonin. Për këtë i kishin bërë nderime të ndryshme: e kishin shpallur kryetar bashkie të Medinës, ia kishin dhënë pallatin el-Akik dhe titullin “Ravijat el-Islam”' (transmetuesi islamit).

 

Ai u mundësoi Umajadëve të krijojnë një islam krejt tjetër në të cilin futën ç' dëshironin dhe cili me Kur”an e hadith të Pejgamberit s.a.a. përkrahte interesat dhe pushtetin e tyre. Këtij besimi domosdo i mungonte serioziteti, nga se ishte përplot kundërshtime dhe mite, me anë të cilëve shumë fakte fsheheshin ose shtrembëroheshin. Ata detyronin njerëzit të besojnë në këto gënjeshtra dhe trillime, kështu që besimi i Allahut Teala u shndër rua në shaka të thjeshtë, ku askush nuk i frikohej Allahut Te'ala siç i ftikohej Muavijëve. Kur pyesin ndonjë nga alimët tanë mbi luftën e Muaviut kundër harzeti Aliut, a.s. luftë e cila ndau musli- manët hë sunitë dhe shiitë dhe la vrragë që vërehet edhe sot, ata përgjigjen: “Aliu dhe Muaviu janë as'habë shembullor, të cilët e komentojnë islamin në mënyra të ndryshme. Për çdo rast, Aliu a.s. ka pasur të drejt dhe për këtë meriton dy shpërlbime. Muaviu ka gabuar, andaj meriton një shpërlbim.

 

Na nuk kemi të drejt t'i akuzojmë ose t'i përkrahim, nga se Allahu, i Madhërishëm, thotë: “Ky popull ishte dhe humbi. Atë e pret ajo që ka merituar, edhe ju u pret ajo që do të meritoni, dhe ju nuk do të pyeteni për atë që kanë bërë ata”. (Kur'an 2:134). Për fat të keq, kështu duken përgjigjet tona, cilat as arsyeja, as besimi, as kurrnjë ligj nuk është në gjendje t'i pranojë. O Zoti Nuk mund të akuzohem se flas kot, ose se i dëshiroj të keqen dikujt. Të lutem më shpëto nga ndikimi i shejtanit. Si mund të pajtohet mendja se Muaviu ka vepruar sipas islamit dhe akoma të shpërblehet, kur ka bërë luftë kundër Imamit të Muslimanëve duke shkaktuar vdekjen e mijëra besimtarëve të pafajshëm, si dhe krimet tjera që ka bërë?

 

Ai ka qënë i njohur nga historianët si njeri që eliminon kundërshtarët me mjalt të helmuar dhe cili thot: “Allahu ka ushtarë të krijuar prej mjaltit”. Si mund të them se i është përmbajtur islamit, kur ka qenë pris i palës së padrejtë dhe e cila ka shkelur principet islame Dihet mirë se dërguari Muhammed s.a.a. ka thënë: “

 

Më dhimbset Amari... Ai do të vritet nga një grup keqbërësish”. Dihet gjithashtu se Amari është mbytur nga Muaviu dhe ithtarët e tij. Si mund të them për të se ka mbrojtur islamin, pasi vrau Hixhr ibn Adin dhe shokët e tij dhe i futi në dhe në shkretirën siriane? Dhe, për çka” Për ate se refuzuan ta fyejnë dhe mallkojnë publik- isht Ali ibn Abu Talibin. a.s. Si mund të them se ka qenë sahab i drejtë, kur ka helmuar Hasanin, nipin e Pejgamberit a.s.??

 

Si mund të them se ka pasur të drejtë, kuri detyroi Muslimanët ta pranojnë si halifa dhe ta pranojnë birin e tij të koruptuar dhe të prishur, Jezidin, si trashëgimtar dhe, pë këtë mënyrë ndryshoi sistemi shura me atë të trashëgimisë.

(Lexo:El-Khalifat vel-Mulk nga Mavdudiu dhe Jevm el-Islam nga Ahmed Amini),) Si mund ta pranoj për njeri që punoi për të promovuar islamin dhe madje ta shpërblej, kur ky i detyronte Muslimanët të provokojnë lanetin (mallkimin) e Allahut Te“ala ndaj Aliut a,s. dhe Ehlulbejtin (Familjes së Pejgamberit) dhe ka vrarë as'hahët që refuzonin këtë, duke bërë mallkimin traditë në të gjitha xhamitë lokale më se gjashtëdhjetë vjet. Allahu Te'ala është i Madhi Nuk ka fuqi ose pushtet përveç Atij, të Madhiti !! Sërish arrimë te pyetja: kush kishte të drejtë, kush jo?

 

Aliu a.s. dhe ata që e përkrahnin, ose Muaviu dhe itharët e tij” Mirëpo, a dihet se i dërguari Muhammed s.a.a. ka sqaruar çdo gjë” Supozimi mbi drejtësinë e gjithë as'habëve nuk ka vend, nga se logjika nuk e pranon. Ekzistojnë shumë shembuj të ngjajshëm nga historia dhe po të dëshironim të shqyrtojmë në detaje çdonjërin nga ata, do të duhej disa blene librash. Këtë herë kam dashur të jem i shkurtër, andaj kam zgjedhur vetëm disa sosh.

 

Allahut Te'ala i qofsha falë, kjo ka qenë mjaft të përgënjeshtroj pohimet e njerëzve për rreth, të cilët arritën të më hutojnë një kohë të gjatë dhe të më pengojnë të shikoj në mënyrë analitike hadithet' e Pejgamberit s.a.a. dhe ngjarjet historike, duke shfrytëzuar arsyen dhe logjikën e shëndoshë, siç na mëson Kur'ani dhe sunneti i Pejgamberit. s.a.a.

 

Për këtë arsye, do të ngritëm kundër vetvetes dhe të lirohem nga pluhuri i paragjykimeve që më kanë mbuluar. Do të lirohem nga prangat dhe zinxhirët me të cilët kam qenë i lidhur më së njëzet vjet dhe do të them: Dua që populli im të kuptojë se Allahu Te'ala më ka mëshiruar dhe më ka inkuadruar ndër njerëz bujarë dhe të respektuar. Dua që populli im të jetë në gjendje të zbulojë botën për të cilën nuk ka ditur gjë, mirëpo, përkundër kësaj, e ka kundërshtuar.