Dyshimi dhe të provuarit
Në shtëpinë e mikut qëndrova tri ditë, gjatë të cilave pushova dhe mendova mirë mbi atë që kisha dëgjuar nga këta njerëz, të cilët më dukej se jetonin në Hënë. Përse na kan folur gjithnjë keq për ta? Përse është dashur t'i urrejmë dhe akuzojmë, kur nuk i kemi njohur fare? Ndofta gjithë kjo rrjedh nga thashethënat se adhuwjnë Aliun, a.s. se imamët i konsiderojnë zotra, se besojnë në reinkarnacion, dhe i falen gurëve në vend të Allahut. Te`ala Edhe ata siç më kishte rrëfyer babai pas kthimit nga haxhi, kur arrinin te kaburi i Pejgamberit, s.a.a. hedhnin ndytësirë në te dhe kur kapeshin nga Sauditët dënoheshin me vdekje. Dhe shumë, shumë gjëra të tilla...
Pas dëgjimit të këtyre fjalëve, nuk është çudi përse Muslimanët tjerë i urrejnë, përbuzin, madje edhe i vrasin. Mirëpo tani, si mund t'u besoj fjalëve të tilla pas gjithë asaj që pashë dhe dëgjova me sytë dhe veshët e mi? Kalova një javë të plotë në mesin e këtyre njerëzve dhe nuk vrejta as dëgjova diç që do të ishte në kundërshtim me fenë. Në realitet më pëlqente si faleshin dhe lexonin dovë; më pëlqente sjellja dhe respekti që tregonin ndaj dijetarëve të tyre. Thjesht, dëshiroja të isha një prej tyre.
Gjithënjë pyetja veten: A është e vërtetë që ata urrejnë të Dërguarin e Allahut? s.a.a. Për të provuar këtë qëllimisht për-mendja emrin e tij, i cili çdo herë pritej me fjalët: "Allahu e bekoftë Muhammedin dhe familjen e tij". Në fillim mendoja se vetëm shtihen, mirëpo pastaj ndryshova mendimin, veçanërisht atëherë kur lexova disa libra në të cilat në shumë vende hasa respekt dhe nderim ndaj të Dërguarit s.a.a. që nuk e kisha gjetur në librat tonë. Për shembull, ata besojnë se Muhammedi s.a.a. ka qenë fare pa të meta, si para ashtu edhe pas fillimit të shpalljes së Allahut. Te`ala
Na, sunijët, besojmë se ai ka qenë i pagabueshëm vetëm gjatë pranimit të shpalljes, ndërsa përndryshe ka qenë njeri i zakonshëm që gabon. Na kemi shumë shembuj në të cilët dëshmojmë se Pejgatnberi s.a.a. ka gabuar dhe se ka qenë i përmitësuar nga as'habët (shokët) e tij. Shiitët hedhin poshtë çdo mundësi se i dërguari Muhammed s.a.a. ka mund të përmirësohet ose të kritikohet nga njerëz tjerë. Ata janë të bindur se ai ka qenë qenie e përsosur njerëzore. Pas gjithë kësaj si kam mundur të besoj se urrejnë të Dërguarin e Adlahut? Te‘ ala ditë duke shetitur me mikun, e luta të përgjigjet drejt në disa pyetje.
- Ju e vendosni Aliun, radijallahu anhu (Allahu qatë i kënaqur me te), në nivel të njejtë me të dërguarit, nga se sa herë që përmendni emrin e tij thuani alejhi Selam (paqja e Allahut qoftë me te).
- Është e vërtetë se çdo herë kur përmendim emrin e udhëheqësit të besimtarëve (Amirul Mu'minin), Aliut a.s. ose ndonjërit nga imamëve nga pasardhësit e tij themi, "alejhi selam", mirëpo kjo nuk do thotë se i konsiderojmë të dërguar. Pasi janë pasardhës të pejgamberit Muhammed s.a.a., dhe pasi Allahu Te`ala na porosit të bëjmë salavate për ta, atëherë lejohet të thirret: "sallallahu alejhum ve selam "(Allahu i shpërbleftë dhe u dhuroftë paqe). - Nuk është ashtu vëlla, na nuk i themi askujt "sallallahu alejhi ve selam" përpos pejgamberit Muhammed s.a.a., dhe pejgamberëve para tij. Aty nuk ka asgjë lidhur me hazreti Aliun dhe pasardhësit e tij, radijallahu anhum.
- Do t'ju lus të lexoni më shumë për këtë që të bindemi vetë.
- Vëlla, cilat libra duhet t'i lexoj? A s'më keni thënë edhe ju se librat e Ahmed Animit nuk janë të përshtatshme. Librat tuaja lidhur me këto gjëra nuk mund t'i lexoj, nga se do të ishte si në rastin e krishterëve: dhe ata transmetojnë nga librat e tyre se Jezui kishte thënë: "Unë jam biri i Zotit" Nëse marrim fjalë nga Kur'ani gjejmë se Jezui ka thënë: "Unë nuk kam thënë gjë përveç asaj që më është urdhëruar, e kjo është të adhurojnë vetëm Allahun, Zotin tim dhe Zotin e tyre".
- E ke thënë bukur! Edhe unë kështu mendoj. Dua të shfrytëzoni mendjen dhe logjikën tuaj dhe të mbështetni argumen-tet në bazë të Kur'anit të madhrueshëm dhe sunetit të drejtë. Fjalët dhe vepriniet e pejgamberit Muhammed s.a.a. )
Këtë duhet të shfrytëzoni kur diskutoni me ndonjë musliman. Nëse diskutoni me hebrej ose të krishterë për argument të duhet diç tjetër. - Mirë, në cilin libër do të gjej të vërtetën? Çdo shkrimtar, çdo grup ose mez'heb, çdo besim pohojnë se kanë të drejtë. - Do t'ua ap një argument të sigurt të cilin e pranojnë të gjithë Muslimanët, pa marrë parasysh cilin e ndjekin dhe mez'hebin cilit i përkasin, argument të cilin e dini edhe ju.
- Më thuani, Allahu më ndihmoftë! - A keni lexuar shpjegimin e këtij ajeti kur'anor:
"Vërtet, Allahu dhe melekët e Tij e bekojnë Pejgamberin. O ju që besoni, përcillnia atij bëkimin (e Allahut) dhe selamet e përhershme". (Kur'an; 33:56)?
Çdo komentues i Kur'anit, qoftë sunit ose shiit, pajtohet se as'habët e Pejgamberit për të cilët u shpall ky ajet pyetën: - O i dërguar i Zotit, na e dimë si të bëjmë "selam" (përshëndetje), por nuk dimë si t'ua përcjellim bekimin e Allahut. I dërguari tha: "Thuani: Allahumme me salli'alaa Muhammedin va ali Muhammedin, kemma sallejte 'ala Ibrahime ve ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid. (Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit, vërtet Ti je i i falenderuar dhe i lavdëruar), dhe mos më bëni bekim të cunguar. Atëherë ata pyetën:
- Ç'është ajo "bekim i cunguar", o Pejgamber i Zotit? Pejgamberi tha:
- Përse kur thuani "Allahumme salli 'alaa Muhammedin" (Zot! Bekoje Muhammedin)", ndalemi, kurse Allahu është i prsosur dhe pranon vetëm të përkryerën. Pos kësaj as'habët dëgjuan dhe e thonin bekimin e plotë. Madje edhe imam Shafiu (suni Shafi mez'hebi) për nder të tyre thot: "O familje e Pejgamberit!
Dashuria për ju është urdhër i Allahut i shpalluf në Kur'an. Ju është dhënë nder i madh - atij që për ju nuk kërkon bekimin e Allahut nuk u pranohet namazi." Dëgjoja me vëmendje fjalimin e tij dhe fjaiët e tij arritën në zemrën time ku gjenin vendin e vet. Vërtet e kisha lexuar këtë për çka më fliste, por nuk më kujtohej titulli i librit. Unë pranova se edhe na, kur bëjmë salavate për Pejgamberin, s.a.a. gjithashtu përfshijmë edhe familjen e tij dhe gjithë as'habët, mirëpo nuk përmendim Aliun a.s. ndamas siç e bëjnë shiitët.
- Ç'mendoni për Buhariun?
- Ai është një imam i madh sunit dhe librat e tij konsiderohen më autentike pas Kur'anit. Pastaj ai u ngrit dhe solli librin "Sahihu-l-Buhara" nga bilioteka personale, kërkoi faqen që dëshironte të më tregonte dhe ma dha të lexoj: "Na ka thënë akcili se Aliu a.s.(alejhi selam)..." Nuk u besoja syve. Isha aq i tronditur sa për një moment mendova se kjo nuk ishte
"Sahihu-I-Buhara", andaj sërish shikova kopertinat.
Kur vërejti shikimet e dyshimta, miku mori librin, hapi një faqe tjetër ku lexova: "... Ali ibn Husejn, a.s.(alejhi selam)..." Pas kësaj vetëm thash "Subhanallah (Lavdërim i përket Alla-hut). " Atëherë miku doli nga dhoma dhe më la vetëm. Përsëri i lexova faqet e librit dhe pasi shikova kopertinat mësova se libri ishte botuar nga El Halabi Sons Co, botues nga Egjipti. O Zot! Përse duhet të jam aq arogant dhe kokëfortë, kur njeriu më paraqiti argumente nga librat tanë. Për Buhariun kurrsesi nuk mund të thuhej se ishte shiit.
Dihej se ishte imam sunit dhe alim jashtëzakonisht i pranuar. A të pranoj se kanë të drejtë kur dëshmojnë se hazreti Aliu meriton t'i thuhet "alejhi selam" pas emrit tij? Mirëpo kisha frikë pasojat të cilat nuk isha i gatshëm t'i pranoja. Tani më dy herë isha mundur: herën e parë kur u detyrova t'i pranoj argumentet mbi Abdulkadër Xhilanin dhe herën e dytë, kur isha i detyruar të pajtohem rreth Musa Kazimit. a.s.. Ndonëse në vete pranoja se Aliu a.s. meritonte "alejhi selamin", nuk isha i gatshëm ta pranoja edhe një disfatë. Vetëm disa ditë më parë isha aq krenar për vete, nga se konsiderohesha njeri i ditur, i pranuar madje edhe nga profesorët e Universitetit Az'har... Sot pësoja disfatë pas disfate edhe nga kush?
Nga ata për të cilët kam menduar, dhe mendoj akoma, se janë në rrugë të gabuar. Më kujtohet se fjalën "shiit" e kam përdorur vetëm kur kam dashur të tallem. Këto ishin aroganca dhe egoizmi im... Këto ishin kokëfortësia . dhe fanatizmi im... O Zot! Më dhuro sinqeritetin dhe të vërtetën edhe në rast se është e hidhur. O Zot! M'i hap sytë dhe më ndihmo të kuptoj: më udhëzo në rrugën Tënde; më bën prej atyre që dëgjojnë dhe ndjekin atë që është më e mirë. O Zot! na trego të vërtetën si të vërtetë dhe na dhuro aftësi që t'a ndjekim; na trego gënjeshtrën si gënjeshtër dhe na udhëzo si t'i largohemi.
Duke u kthyer në shtëpi me mikun, unë në vete lexoja këto dova, (lutje) kur ai më tha duke qeshur:
- Allahu Te`ala na udhëzoftë juve dhe neve, si dhe gjithë Muslimanët, në rrugë të drejtë. Ai në Librin e vet thot: Dhe ata të cilët për Neve punojnë me ngulm. Na sigurisht do t'i udhëzojmë rrugëve Tona; dhe Allahu ëshë vërtet me ata që bëjnë vepra të mira". (Kur'an 29:69), Shprehja "xhihad" (luftë, punë, përpjekje) në këtë ajet kur'anor bart kuptimin e punës dhe përpjekes për të arritur të vërtetën. Allahu Te`ala do të udhëzojë çdonjërin drejt të vërtetës vetëm nëse ai ose ajo, vendosin ta kërkojnë.