Dyshimi dhe konfuzioni

 

Për personat si unë ishte tejet vështirë të pranohet ajo që kisha dëgjuar nga Sejjidi. Kisha kaluar njëzet e pesë vjet duke admiruar dhe nderuas as'habët e Pejgamberit, s.a.a. në veçanti katër halifët e drejtë. Kam besuar se Pejgamberi s.a.a. na ka udhëzuar t'i ndjekim mësimet e tyre, posaçërisht të Abu Bekr el-Sidikut dhe Omer el-Farukut, emrat e cilëve nuk i dëgjova fare prej ardhjes në Irak. Në vend tyre dëgjova për imamët të cilët nuk i kisha dëgjuar kurrë. Gjithashtu konsideronin se Pejgamberi s.a.a. haptas e ka shpallur hazreti Alin a.s. trashëgimtar të vetin. Si kam mundur të besoj se as'habët e Pejgamberit, pas vdekjes së tij, janë bashkuar kundër hazreti Aliut, a.s.

 

Allahu Te“ala i dhas se ka qenë burrë i hazreti Fatime Zehres, a.s. baba i Hasanit a.s. dhe Hysenit a.s. dhe hyrje në “qytetin e diturisë”. Hazreti Aliu a.s. ka njohur vlerën e Abu Bekër el-Sidikut, respektivisht se ka qenë muslimani i parë, se ka qenë me Pejgamberin s.a.a. në shpellën të cilën Allahu e përmend edhe në Kur'an:se Pejgamberi s.a.a. ia ka besuar të udhëheq namazin në kohën sa ishte i sëmurë: se Pejgamberi kishte th e do të kisha nevojë për mik të afërt, do të zgjedhja Abu Bel Në bazë të këtyre fakteve Muslimanët e kishin emëruar halif të parë, Hazreti Aliu a.s. e ka ditur pozitën e Omerit tonë me të cilin Allahu Te“ala i ka dhënë famë islamit dhe të cilin Pejgamberi e quante el-Faruk,dmth. “ai që dallon të vërtetën nga gënjeshtra”.

 

Gjithashtu, hazreti Aliu a.s. ka ditur pozitën e Osmanit tonë, në praninë e cilit turpëroheshin edhe melekët e Allahut Te'ala dhe i cili nga Pejgai beri i Allahut s.a.a. ishte quajtur “Su el-Nureju” që do të thtoë “njeri të cilit i janë dhuruar dy drita”. Si mund të mos e përfillin vëllezërit tonë shiit statusin e tyre, duke i konsideruar njerëz të zakonshëm, që i nënshtrohen qejfeve të kësaj bote dhe të vërtetojnë se nga lakmia kan lëshuar rrugën e drejtë dhe kanë thyer urdhërat e Pejgamberit s.a.a.?

 

Kjo nuk mund të merret me mend, sepse dihet se ata kanë kryer me nguti urdhërat e tij. Për islamin dhe ngadhnjimin përfundimtar të tij, kan qenë të gatshëm të luftojnë edhe kundër baballarëve, fëmijëve dhe vëllezërve. Ai që ka qenë në gjendje të mbyt të birin ose babain për Allahun dhe Pejgamberin e tij, nuk ka mundur t'i nënshtrohet ambicjeve të kësaj bote.

 

Për shkak të kësaj nuk mund të besoja krejt çka flisnin,ndonëse duhet pranuar se argumentet e tyre ishin të bazuara në logjikë dhe arsye të shëndoshë. Nga ana tjetër, nuk mund të besoja se as'habët e Pejgamberit, s.a.a. Allahu iTesala bekoftë të gjithë,do të lëshoheshin aq poshtë dhe të silleshin si njerëz të zakonshëm, të pandryshuar fare nga shpallja dhe të pandriçuar nga Muhammedi s.a.a. O Zoti im' Si është e mundur”

 

A kan mundur as'habët të jenë çfarë i prezentojnë shiitët) E dija se dyshimi është fillim i dobësisë dhe se tani më duhej rishqyrtuar shumë gjera për të ardhur te e vërteta. Kur miku erdhi shkuam në Kerbela ku mësova për tragjedinë e Hysenit a.s. dhe mënyrën e vrasjes së tij. Njerëzit tuboheshin rreth kaburit tij dhe qanin, si të kishte vdekur tani. Duke dëgjuar oratorët si përshkruanin betejën në Kerbela, mua më kaploi nostalgjia dhe pikëllimi si asnjëherë më parë. Derdha lot e qava duke liruar shpirtin te shfryhet. më bëhej se isha në radhët e armiqëve të Hysenit a.s. dhe tani, përnjëherë, ndërova anën dhe u bëra një ndër ithtarët e tij, i gatshëm të flijohem.

 

Oratori tani rrëfente ngjarjen e Hurrit, i cili qëndronte në mes të betejës duke u dridhur si gjethi. Një nga ushtarët e tij e pyeti:

- A do të thot kjo se i frikoheni vdekjes”

- Jo, për Allahun, por un tani jam duke bërë zgjedhje mes Xhennetit dhe Xhehnemit. Atëherë e drejtoi kalin drejt Hyseinit a.s. dhe pyeti.

- Hysein, a.s. a ka mundësi të më falet mua si i tillë? Kur dëgjova këtë nuk u përmbajta dot dhe ia plasa vajit. Më bëhej se gjendesha në vend të Hurrit duke pyetur Hyseinin: a.s. A ka shpëtim për mua, o bir i Pejgamberit të Allahut” s.a.a. Kur më dëgjoi duke qajtur, miku më përqafoi si nëna fëmiun duke dashur ta ngushëllojë. Në këto çaste e kuptova ç'domethënë me qajtë, nga se ndjeja se lotët pastronin zemrën dhe trupin përbrenda.

 

Vetëm tani kuptova fjalët e Pejgamberit. s.a.a. ”Po të dini ato që i di unë, më pak do të qeshni dhe më shumë do të qani”. Tërë ditën isha në presion, përkundër orvatjeve të mikut për të më disponuar. Më kishte humbur oreksi ashtu që nuk vura në gojë gjë tërë ditën. E luta mikun të më rrëfejë sërish mbi ngjarjen e Kerbelës për të cilën nuk dija shumë. Imamët lokalë na thonin se armiqtë e islamit kishin mbytur prijtarët tanë Omerin, Osmanin dhe Aliun a.s. dhe se armiqtë e njejtë e kanë mbytur edhe nipin e Pejgamberit s.a.a. Hyseinin. a.s.

 

Kjo ishte tërë ajo që dija. Ashurën e shënonin duke ndarë lëmoshë e duke zirë gjellëra të ndryshme, ndërsa fëmijtë shkonin te më të moshuarit që të fitojnë para për lodra dhe ëmbëlsira.

 

Në disa fshatra madje ditën e ashurës njerëzit nuk ndeznin zjarr dhe nuk punonin kurrfarë pune.Atë ditë nuk bëhej martesë dhe nuk festohej. Ne këto tradita i kemi pranuar dhe repsektuar pa pyetur shumë për shkakun. Ndonëse ngjarja konsiderohet islame, asnjëri nga imamët lokalë nuk kishte folur për këtë në mënyrë publike. Pastaj shkuam për të vizituar kaburin e vëllaut të Hyseinit, a.s. Abazit, a.s. pranë të cilit miku më tregoi mbi trimërinë dhe vdekjen e tij. Atje takuam shumë alimë, emrat e cilëve nuk i mbaj mend në detaje, mirëpo edhe tani mbaj mend mbiemrat siç janë Bahr Ulum,Sejjid Hakim, Kashif Ghita, Jasin, Tabatabai, Fejzuzabadi, Asar Hajder e tjerë. Te ata vëreja shenja të dinjitetit dhe modestisë që më nxitnin ndjenja respekti. Muslimanët shiitë u besojnë dhe u falin të pestin e të ardhurave. Me anë të kësaj të peste ata mbajnë në jetë dhe hapin shkolla fetare, shtypin libra dhë: ndihmojnë studentët që vijnë nga të gjitha viset e botës muslimane.

 

Ata janë të pavarur dhe nuk janë të lidhur në asnjë mënyrë me pushtetin, për dallim nga imamët tanë, të cilët nuk bëjnë dhe nuk folin gjë pa lejen e pushtetit i cili paguan rrogat e tyrë, i emëron dhe shkarkon ata kur dëshiron.Kjo ishte botë e re të cilën e zbuloja, më mirë të them të cilën ma tregoi Allahu. Teala Fillova të ndjehem mirë, pas :kundërshtimit të fillimit. Iu bashkova njerëzve pasi më parë i kisha kundërshtuar. Bota e re më inspiroi dëshirën për dituri dhe studim.Tani kisha rast të arrij të vërtetën e dëshiruar, për të clën mendoja se herë që lexoja fjalët e Muhammedit s.a.a. “Bijtë e izraelit janë ndarë në shtatëdhjetë e një grupe: krishterët janë ndarë në shtatëdhjetë e dy grupe: populli im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri grupe, të cilët, pos njërisë, do të përfundojnë në Xhehenem.”

 

Sa herë që lexoj këtë hadis më kaplon habia për muslimanët të cilët e lexojnë, por kalojnë mbi të lehtë, pa provuar të shpjegojnë dhe të gjejnë se cili është grupi i vetëm që do shpëtojë dhe cilët janë grupet që do të përfundojnë në Xhehenem. Është interesant se çdo grup islamik beson se do të shpëtojë.Në fund të fjalës së Pejgamberit s.a.a. vie: “Kush janë ata oi dërguar i Allahut? ” Pejgamberi s.a.a. përgjigjet: “Ata që ndjekin rrugën time dhe rrugën e as”habëve të mi”. A ekziston ndonjë grup islamik i cili nuk vërteton se nuk i përmbahet Librit të Allahut Te'ala (Kuranit) dhe sunnetit (traditës së Pejgamberit)? Nëse do të pyeteshin imam Maliku, Abn Hanifa, Shafiu ose Ahmed ibu Hanbali, çdonjëri prej tyre do të deklaronte se i përmbahet Kur'anit dhe sunnetit të drejtë. Të gjitha mez'hebet sunite dhe grupe të ndryshme shiite, për të cilët kam menduar se janë larguar nga rruga, supozojnë se i përmbahen Kur”anit dhe sunnetit të drejtë.

 

A është e mundur që të gjithë të kenë, të drejtë” Nëse është kështu, atëherë fjala e Pejgamberit s.a.a. është trilluar ose shtrembëruar. Mirëpo edhe kjo nuk është e mundur, nga se është pranuar nga gjithë sunitët dhe shiitët. A na mbetet që këtij hadisi të mos i kushtojmë fort rëndësi” Ruana Zoti Pejgamberi” i Allahut s.a.a. nuk ka mundur të thotë diç pa kuptim dhe qëllim, nga se gjithherë ka folur fjalë të mençura dhe udhërrëfyese. Për këtë arsye na mbetet mundësia që të pranojmë ekzistimin e një grupi që ka të drejtë, gjersa të tjerët janë në rrugë të gabuar. Ky hadis i Pejgamberit s.a.a. do të na nxit të rishqyrtojmë gjërat në vete, por nëjkohësisht na nixit të hulumtojmë dhe studjojmë me dëshirë që të jemi ata që do të shpëtojnë. Kjo nevojë e rishqyrtimit të besimit u çfaq pasi kisha filluar të kontaktoj me shiitët. Diç më tërhiqte drejt tyre. A ishte kjo e vërtetë”

 

Ndofta, kush e din. Vallë nuk duhet të hulumtoj dhe dëshmoj këtë personalisht” Përmes Kur'anit dhe sunnetit islami më urdhëron të studjoj,hulumtoj dhe krahasoj. Allahu, i Madhërishmi, ka thënë: “Ata që mundohen për Neve, na, sigurisht, do t'i orientojmë në rrugët tona“. (Kur'an 29:69). Ai gjithashtu thotë: “Ata që dëgjojnë dhe ndjekistatë që është më e mirë, ata janë të udhëhequr nga Allahu dhe ata janë njerëz të arsyeshëm ”. (Kur'an 39:18). Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka thënë: “Studjoni fenë tuaj...”. “Për këtë arsye studimi i fesë paraqet obligim për çdo Musliman.

Unë vendosa bindshëm dhe i premtova vetes se personalisht do të hulumtoj këtë. U përshëndeta me miqtë me zemrën plot pikëllim dhe keqardhje. E dija se ndahesha me miq të dashur dhe bësnikë,të cilët më kishin kushtuar kohën, e tyre për të më ofruar ndihmë,gjithnjë duke u kujdesur të mos e marr se jami obliguar. I dërguari Muhammed s.a.a. ka thënë: “Nëse Allahu, i Lartësuari, ju Zgjedh ta drejtoni një njeri në rrugë të drejtë.

 

Kjo është më e vlefshme se gjitha begatitë e kësaj bote', U largova nga Iraku, ku kalova njëzet ditë mes imamëve dhë ithtarëve të tyre. Qëndrimi im atje ishte si një ëndërr e bukur, nga e cila i fjeturi nuk dëshiron të zgjohet. U largova nga Iraku i pikëlluar për kohën e shkurtër dhe ndarjes nga miqtë e dashur, adhurues të Ehlulbejtit. U nisa drejt Hixhazit, nga se caku im ishte shtëpia e Allahut Te“ala dhe kaburi i harzeti Muhammedit tonë s.a.a.