Biseda me Alimin

 

Fillova bisedën me një alim tonin: - Kur Muaviu ka shkaktuar vdekjen e njerëzve të pafajshëm dhe poshtërimin e të ndërshmëve, ju supozoni se e ka bërë sipas islamit, mirëpo e ka komentuar gabim dhe për këtë i takon një shpërblim. Kur Jezidi mbyt pasardhësit e Pejgamberit s.a.a. dhe autorizon ushtarët të plaçkitin Medinën, ju mendoini se ka vepruar sipas islamit dhe për atë që ka gabuar në të komentuarit e tij, meriton vetëm një shpërblim. Disa nga ulematë madje thonë:

“Hysejni është mbytur me shpatën e gjyshit”.

 

Përse edhe unë tani nuk veproj sipas islamit dhe të shpejgoj në bazë të këtij hulumtimi, i cili më detyron të dyshoj në qëllimet e as'habëve dhe të hjek vellin që i mbulon disa prej tyre? Vallë hulumtimi kritik i jetës së tyre mund të jetë e ligë më e madhe se vrasjet e pjesëtarëve të familjes së Pejgamberit s.a.a. nga ana e Muaviut dhe Jezidit? Nëse kam të drejtë meritoj dy shpërblime nëse gaboj më bie vetëm një. Gjithsesi, kritika ime nuk ka qëllim të fyej, porse shpresoj se në këtë mënyrë do të arrij të vërtetën: kush ka të drejt dhe kush gabon”

 

Ta hulumtoj këtë ëshë detyrë ime dhe detyrë e çdo Muslimani dhe Muslimaneje, ndërsa Allahu, Teala qoftë i lëvduar, e din ç'kemi në zemër. Alimi m”u përgjegj me këto fjalë:

- Biri im ixhtihadi (komentimi dhe nxjerja e përfundimeve) një kohë nuk ka qenë i lejuar.

- Kush e ka ndaluar”

- Katër imamët (Abu Hanifa, Hanbeli, Sha'fiu, Maliki) - u përgjigj ai.

- Elhamdulillahi - klitha me gëzim - pasi që këtë nuk e ka - ndaluar Allahu, Te“ala as Pejgamberi, s.a.a. as edhe katër halifat e parë, për të cilët na është thënë se duhet t'i dëgjojmë, asgjë nuk më pengon të nxjerr përfundime në bazë të rezultateve të hulumtimit.

 

- Në islam nuk mund të bazohemi në konkluzionet tuaja, nëse . nuk i njihni shtatëdhjetë shkencat, mes të cilave janë: tefsiri (komentimi i Kur”anit), linguistika, gramatika, sarf (morfologjika), retorika, hadithi, historia e tjera... filloi të sqaorjë, mirëpo ndërhyra me fjalët. - Konkluzionet e mia nuk do të jenë mbi rregullat Kur'anore, as mbi hadithet e Pejgamberit, s.a.a. as kam dëshirë të bëhem lider, të cilin do ta dëgjojnë. Jo! Thjeshtë, për vetëvete, dëshiroj të kuptoj ” kush kishte drejtë. dhe kush jo. Për shëmbull të kuptoj se cili kishte drejt mes Muaviut dhe Aliut, a.s. nuk kam nevojë të di shtatëdhjetë - shkenca. E tëra që duhet bërë është të studjoj jetën dhe veprimet e të dyve dhe e vërteta do të paraqitet vetë.

- Po përse është me rëndësi të dini çdo gjë” - pastaj lexoi këtë ajet, nga Kur'ani: “Ky popull ka ekzistuar dhe është asgjësuar, atë e pret ajo çka ka merituar, edhe ju ju pret ajo që do të meritoni ' dhe ju nuk do të pyeteni për atë që ata kanë bërë” (Kur'an 2:34).

- Ashtu është thash unë - Allahu Te'ala thot ”... ju nuk do të pyeteni dhe jo “Mos pyetni”. Po të ishte: “Mos pyetni për atë që . kanë bërë”, hulumtimi im nuk do të ishte i arsyeshëm. Allahu Te'ala nuk do t'na pyes për veprat që bënë ata, por për veprat tona individuale, sepse në librin e Tij Ai thot: “Çdo njeri është përgjegjës për atë që ka bërë” (Kur'an 74:38) dhe akoma: Asnjë mëkatar nuk do të bart mëkatet e tjetrit, dhe e njeriut është vetëm ajo që ka bërë “(Kur'an 53:38,39).

 

Vallë nuk flitet në Kur”an për popujt e të kaluarës, me qëllim që të nxjerrin mësim nga jeta e tyre. Allahu Teala na rrëfen mbi Faraonin, Hamanin, Nimrodin, Karunin dhe për të dërguarit tjerë dhe popujt e tyre, jo kot, por për të na treguar çka bën dhe çka jo. Sa i përket pyetjes suaj përse dëshiroj të mësoj të gjitha këto nga historia jonë muslimane: dua, nga se është shumë me rëndësi. Së pari, të mësoj, kush e dëgjoi Allahun, Te“ala ashtu që t'i bëhem mik dhe të kuptoj, kush ka thyer urdhërat e Allahut, Te'ala ashtu që t'i kundërvihem.

 

Kjo është ajo që Kur'ani më obligon të bëj. Së dyti, më intereson të kuptoj, si duhet bërë ibadetin (namazin, agjërimin, zekatin dhe të gjitha veprimet në emër të. Allahut Te'ala dmth. ashtu si ka urdhëruar Allahu, Teala.e jo sipas Malikut ose Abu Hanifit, ose ndonjë komentimi tjetër të fesë. Për shembull imam Maliku nuk rekomandon të thuhet “Bismila” gjatë kohës së namazit, ndërsa Abu Hanifa këtë e konsideron ' obligim. Të tjerët thonë se namazi pa të nuk pranohet. Ndërsa ju vetë dini se namazi është shtyllë e besimit dhe se Allahu Te“ala do të pranojë të gjitha tjera, nëse ta pranon namazin.

 

Nëse namazi nuk pranohet, atëherë të gjitha veprimet tjera janë gjithashtu të hum- bura. Për këtë arsye, nuk dëshiroj që namazi im të jetë i padrejtë dhe të mos pranohet nga Allahu. Te'ala Mandej, shiitët flasin se gjatë marrjes së abdesit shkrqat e këmbëve duhet të fërkohen me dorë të lagur, gjersa sunitët men- dojnë se këmbët duhet larë. Mirëpo, nëse lexojmë Kur'anin ku shkruan: ”.. Fërkoni (bëni mes-h) kokën dhe këbmet deri në zogjt”. shtrohet pyejta si mund të lahet diç kur krejt qartë thuhet “fërkoni?

 

Si mund të pritni ju nga një musliman i logjikshëm të pranojë një gjë dhe të refuzojë një tjetër pa hulumtuar dhe shpjeguar” Pas kësaj, ai më tha: - Ju mund të merrni nga çdo mez”heb atë që dëshironi, nga se të gjithë drejtimet islame rrjedhin nga Pejgmaberi i Allahut.Te “ala - Kam frikë se do të bëhem një nga ata, për të cilët Allahu Teala në Kur'an thotë: “Më thuaj ti kush do të udhëzojë atë që pasionin e ka bërë zot, atë cilin Allahu, duke e njohur, e ka lënë në mashtrim dhe të dëgjuarit e tij dhe zemrën e tij e ka mbyllur në dry, ndërsa para syve i ka vendosë vellin? Kush do t'a orientojë në rrugë të drejtë, nëse jo Allahu” Si nuk mbledhni mendjen (Kur'an 45:23).

 

E dini, unë nuk mendoj se të katër mez'hebet janë të drejtë përderisa në njërin diç ndalohet, ndërsa e njëjta gjë në tjetrin është e lejuar. Nuk është aspak logjike që një gjë njëko- hësisht të lejohet dhe ndalohet. Pejgamberi i Alahut s.a.a. nuk ka dyshuar në rregullat e Kur'anit, nga se çdo gjë në të është shpallje e Allahut: Te'ala ”Po të ishte (Kur'ani) nga ndonjë tjetër, e jo 8 prej Allahut, në të do të kishte plotë kontradikta” (Kur'an 4:82).

 

Për shkak të shumë kundërthënjeve mes katër mez'hebëve islame, ata nuk mund të jenë nga Allahu Te'ala dhe Pejgamberi s.a.a. Tij nga se i dërguari Muhammed s.a.a. kurrë nuk e ka kundërshtuar Kur'anin. Pasi pranoi argumentet e mia të logjikshme dhe të drejta, alimi tha:

- Ju këshilloj për Allahun, sado që dyshoni, mos dyshoni në Hulefaul Rashidun (katër halifat e parë), nga se ata janë shtyllat, mbi të cilat qëndron islami. Nëse njëri bie, tërë ndërtesa do të rrënohet

- Ruana Zot, ç'është pra i dërguari Muhammed s.a.a., nësë këta katër janë shtyllë e islamit?

- pyeta unë.

- Pejgamberi është ndërtesa,nga se ai vetë përfaqëson tërë islamin. Pasi dëgjova këtë, i thash:

- Mos doni të thoni në mënyrë indirekte, se i dërguari i Allahut s.a.a. nuk ka mundur të qëndrojë pa përkrahjen e këtyre katërve, gjersa Allahu, i Madhëruari, thot: “Ai dërgoi Pejgamberin e Tij me udhëzime dhe besim të vërtetë, për ta ngritur mbi të gjitha . fetë. Kurse Allahu është dëshmitar i sigurt. ” (Kur'an 48-28).

 

Allahu Teala dërgoi Muhammedin s.a.a. me porosinë islame dhe nuk inkuadron në të asnjërin nga këta katër dhe asnjë tjetër. Lidhur me këtë në Kur'an kemi: “Një ditë na ju dërguam të dërguar, që të tranmetojë fjalët tona dhe t'u pastrojë dhe t'u mësojë nga libri dhe dituria dhe t'ua mësojë atë që nuk e kemi ditur. ” (Kur'an 2:151).

 

- Këtë që e thash e kemi mësuar nga baballarët dhe mësuesit . e ndëruar. Na nuk kemi kunërshtuar atë që kemi mësuar nga ata, siç bëni ju,gjenerata e sotme. Ju keni filluar të dyshoni në çdo gjë, madje edhe në besim. Ky është një prej shenjave se Dita e Gjykimit është afër nga se Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka thënë: “Dita e Gjykimit do të arrijë si rezultat i veprimeve të njerëzve të këqinj”. - më tha bashkëbiseduesi. -Përse po stërmadhoni gjërati”?

- thash unë. - Ruana Zot, të dyshoj në besim.

Besoj në Allahun, Tesala Cili ëshë një dhe Cili nuk ka shok. Besoj në Melekët, Librat dhe Pej gamberët e Tij. Besoj se i dërguari Muhammed s.a.a. është rob dhe i dërguar i Tij, se është më i miri nga të gjithë të dërguarit dhe i fundit prej tyre. Musliman jam dhe nuk mund të më akuzoni se dyshoj në fenë time. - Ju dyshoni, madje më shumë se kjo, - ishte këmbëngulës ai, - sepse paraqitni akuza kundër as'habëve të mëdhenj, Abu Bekrit dhe Omerit, të cilët Pejgamberi i donte dhe çmonte:

“Nëse do të vëhej në terezi imani (besimi) i tërë Ummetit (Bashkësisë musli- mane) dhe imani i Abu Bekrit, imani tij do të peshonte më shumë” - Kështu ka thënë Pejgamberi, ndërsa ju, keni gjetur sot, katërmbëdhjetë shekuj pas Hixhrit, të dyshoni në drejtësinë e: as”habëve, në veçanti të Abu Bekrit dhe Omerit. A nuk e keni të qartë se populli në Irak është i prishur dhe hipokriti - më tha në fund me duf bashkëbiseduesi.

 

Çfarë qëndrimi duhet pasur ndaj këtyre mendimeve? Bisedoja me njeriuni cili konsiderohej si i ditur dhe gëzonte respekt të madh. Tani para publikut të vet sillej me arrogancë dhe fodullëk. Në fytyrat e të pranishmëve vëreja - smirë dhe ironizim. Shpejt shkova në shtëpi dhe u ktheva me dy libra, 'El-Muvatta” nga imam Maliku dhe 'Sahihu” nga Buhariu. - Më falni, - fillova, - ajo që më ka nxitur të dyshoj në Abu Bekrin, janë fjalët e vetë Pejgamberit Muhammed s.a.a. Hapa “El-Muvatta” dhe lexova: “Pejgamberi iu drejtua Shehidëve në Uhud me këto fjalë: Për këto këtu unë jam dëshmitar”, Atëherë Abu Bekri tha: - O Pejgamber i Allahut, vallë nuk jemi edhe na vëllezërit'e tyre? Vallë nuk e pranuam islamin njëkohësihst me ta? Vallë nukt luftuam si edhe ata” Atëherë Pejgamberi s.a.a. tha: - Po por unë nuk di ç'do të bëni pas mua. Kur dëgjoi këtë Abu Bekri qajti me ngashërim dhe tha: - Na do të ndryshojmë shumë gjëra prej jush. (“Muvatta” nga Imam Maliku, pjesa parë, f. 307: “Maghazi el-Vakidi”, f. 310)

 

Pastja hapa “Sahih Buhari” dhe lexova: “Njëherë Omer ibn Hatabi kishte ardhur te Hafsa te e cila ishte vendosur Esma bint t Umejs. Kur e shikoi, pyeti: - Cila është kjo” Hafsa u përgjegj: Esma bint Umejs. - A është etiopiane2 Esmaja u përgjegj pozitivisht, dhe pastaj Omeri tha: - Na kemi migruar (kemi ikur nga Mekka në Medinë) para jush,kështu që jemi më afër Pejgamberit të Zotit se ju. Pas këtyre fjalëve, Fsmaja u hidhërua dhe foli: , " Nuk është ashtu, për Allahuni Ju keni qenë me Pejgamberin i cili ka ushqyr të uriturit tuaj dhe ka mësuar të paditurit tuaj, gjersa na kemi qenë në vend të huaj (Abisini), për Allahun dhe Pejgamberin e Tij.

 

Sa herë që kam ngrënë ose pirë diç, kujtoja Pejgamberin e Allahut. Ne atje kemi vuajtur dhe kemi jetuar me frikë. Për Allahun, këtë do t'ia transmetoj hollësisht pa shtuar gjë dhe pa hjekur gjë. Kur Pejgamberi s.a.a. arfiti ajo i tha: - O Pejgamber i Zotit, Omeri më tha kështu e kështu. Aie pyeti: Ç'fare i the ti për këtë: Ajo tha: Kështu e kështu. - Ai nuk është më afër meje se ju. Ai dhe shokët e tij kanë migruar vetëm një herë, ndërsa ju keni migruar dy herë, - e qetësoi Pejgamberi. s.a.a. Pas kësaj Esma foli: - Gjeta Abu Musain dhe disa tjerë nga grupi ynë, cilët më pyetën ç'ka thënë Pejgamberi. s.a.a. Kur dëgjuan, ishin shumë të lumtur. (Sahih Buhari”, pjesa II. 307)

 

Pasi lexova këto hadise, shprehja e fytyrës së shejhut të ditur dhe atyre për rreth ndryshuan dukshëm. Shikonin njëri-tjetrin, duke pritur shejhun e tronditur mirë, të thoshte diç. Ai vetëm ngriti vetullat në shenjë të habisë dhe foli: - Zot, më dhuro më shumë dituri. - Nëqoftëse vetë Pejgamberi i Zotit s.a.a. ishte ai që i pari ka dyshuar në Abu Bekrin, nga se nuk është i sigurt për atë se ç'do të bënte ky pas tij, dhe nëqoftëse Pej gamberi i Zotit s.a.a. thot se Esma dhe grupi saj janë më afër tij, se Omeri atëherë është e drejta ima të mos i lejoj askujt privilegje para se të mësoj të vërtetën. A nuk mendoni edhe ju se këto hadithe asgjësojnë të gjitha hadithet cilët - Abu Bekrin dhe Omerin e ngritin lart. Aq më tepër, këto hadithe janë shumë më real se ata që flasin mbi virtytet e tyre fisnike. 

- Si është e mundur”

- Pejgamberi i Allahut s.a.a. ka dyshuar në Abu Bekrin në fjalët: “Nuk di ç'do të bëni pas mua”. Nëse sot kthehemi prapa, do të shohim se historia dëshmon se vërtet kanë ndryshuar. Përmendët se Abu Bekri ka qarë, nga se pranon se ka ndryshuar. Edhe për atë që ka zemëruar hazreti Fatimën, a.s. bijën e Pejgamberit të Zotit, s.a.a (siç shpjeguam më herët). Në fund ai u pendua dhe dëshiroi të mos kishte jetuar si qenie njerëzore. Sa i përket hadithit: “Imani (besimi) i Abu Bekrit do të peshonte më shumë se imani i tërë Ummetit'' - konsiderojnë se është i diskutueshëm dhe i pasaktë. Si është e mundur që besimi i njeriut, cili ka kaluar më se dyzet vjet duke beusuar në idhuj dhe duke i adhuruar ata, të jetë më i madh se besimi i tërë Bashkësisë Muslimane, në të cilën ka aq njerëz të devotshëm dhe besimtarë, shehidë e Imamë, të cilët kanë kaluar tërë jetën duke luftuar për islam” Si mund të inkuadrohet Abu Bekri në këtë hadith?

 

Po të ishte i drejtë, nuk do të dëshironte të mos kishte qenë fare qenie njerëzore. Pastaj, po të ishte besimi tij më i madh se besimi i tërë umetit islam hazreti Fatimja a.s. nuk do të ishte zemëruar me te, as do që të luste Allahun, Te“ala në çdo namaz, ta dënonte. Alimi i ditur nuk tha gjë, mirëpo nga publiku dikush bërtiti: - Për Allahun, ky hadith më bëri të dyshoj. Atëherë Alimi më tha: - A është kjo që keni dëshiruar” Ju bëtë që këta njerëz filluan të dyshojnë në fenë e tyre. Më erdhi mirë kur një njeri nga publiku i tha: - Ndaluni, ky njeri ka të drejtë. Nuk i kemi lexuar librat në tërësi, por gjithënjë kemi dëgjuar dhe pranuar çdo gjë që keni thënë. Tani më duket se ky efendi flet të vërtetën. Na lejoni të lexojmë këtë dhe të sjellim përfundime personale. Edhe të tjerët u pajtuan me te, kështu që biseda përfundoi me ngadhnjimin e të vërtetës. Kjo nuk ishte fitore me forcë, por me logjikë dhe argumente. Allahu thot: “Thuaj: Argumentoni nëse të vërtetën e flitnit” (Kur'an 27:64).

 

Kjo më inkurajoi të filloj hulumtimet dhe më hapi dyert, nëpër të cilat hyra në emër të Allahut dhe me ndihmën e Allahut, Tesala duke kërkuar miq dhe ithtarë të vërtetë të Pejgamberit. s.a.a. Shpresoj që Allahu, i Lartësuari, i Madhi, do të më dhurojë sukses dhe ndriçojë zemrën time, nga se Ai ka premtuar se do t'ia ndriçojë rrugën çdonjërit që kërkon të vërtetën dhe Ai kurrë nuk e len pa përmbushur premtimin e Tij. Hulumtimi im zgjati tre vjet, sepse disa libra, siç është “El- Muraxhaat'” nga imam Sharafudini, i lexoja disa herë. Përmes saj mu hapën horizonte të reja dhe përmes saj fillova të ndjek dhe simpatizoj Ehlulbejtin. Lexova “El-Ghadirin” e shejh El-Aminit, tri herë, për shkak të qartësisë të saj dhe shumë fakteve bindëse. Gjithashtu lexova “Fadaku në Histori”, nga sejjid Muhammed bakir Sadri dhe librin “El-Sahifa” nga shejh Muhammed Riza el-Muzafira,e cila më sqaroi shumë paqartësi.

 

Lexova edhe “El-Nass vel-Ixhtihad' dhe u binda edhe më shumë. Pastaj lexova “Abu Hurejra” nga Sharafudini dhe “Shejh el-Mudira” nga Shejh Mahmud Abu Rajja el-Misri. Prej tyre kuptova se “as'habët” që ndryshuan pas vdekjes së Pejgamberit, s.a.a. janë ndarë në dy grupe: i I pari, ata që ndryshuan sunnetin, nga $€ zurën poste të rëndësishme dhe pushtet. Grupi dytë ndryshoi sunnetin e Pejgamberit s.a.a. ashtu që shpallte hadithe të rrejshme, duke ia ngarkuar Pejgamberit të Zotit. s.a.a.

 

Lexova “Imam Sadiku dhe Katër Mez”hebet'' nga Asad Ha- jderi, ku mësova dallimin mes diturisë së lindur dhe të fituar. Gjithashtu kuptova dallimin mes mençurisë së Allahut, Te'ala me të cilën ai pajis atë që dëshiron dhe imponimit të mendimit dhe komentimit personal (të islamit) sipas dëshirës së vet, gjë që largon Bashkësinë Muslimane nga burimi i fesë. Lexova disa libra nga sejjidi Xhafer Murtaze el-Amili, nga sejjid Murtaze el. -Askarit, nga Sejjid Khoi, nga sejjidi Tabatabai, nga shejh Muhammed Amin Zejnul-Dini, nga Faruzabadi, nga Ibn Abi el-Hadidi el-Mu 'tazili, komentimin e tij “Nahxhul-Balaghe' dhe nga Taha Hysejni “El-Fitna el-Kubra”. '

 

Prej librave të historisë lexova analet nga El-Tabari, ibn el-Asiri, El-Mesudi, dhe El-Jakubi. Lexova edhe, më gjersa nuk isha i bindur se shiitët cilët pasojnë dymbëdhjetë imamët, kanë të drejtë. Ja, kështu, më ndihmën e Allahut, Te“ala hipa në anijen e Ehlulbejtit, duke kërkuar miqësinë e tyre. Allahut Te'ala i qofsha falë, që gjeta zëvendësim të denjë për as'habët, cilët, sipas hultimit tim, lëshuan rrugën e drejtë dhe u kthyen në mosbesim, pos disave. I zëvendësova me imamët e Ehlulbejtit, familjes së Pejgamberit, s.a.a. të cilën Allahu Te'ala e pastroi nga çdo mëkat dhe na urdhëroi t'u afrohemi dhe.t'i pasojmë. Shiitët nuk janë Persianë, siç pohojnë disa ulema tanë, as magusa (idhujtarë të zjarrit), fuqia dhe fama e të cilëve është rrënuar nga Omeri në luftën e Kadisit dhe ky është shkaku i urrejtjes së tyre ndaj tij. Për ata që pohojnë këtë kam këtë përgjigje: pasimi i islamit të ruajtur përmes familjes së Pejgamberit, s.a.a. nuk kufizohet vetëm në Persi, nga se shiitët jetojnë në Irak, Arabinë Saudite, Siri, Liban dhe të gjithë janë Arabë.

 

Përveç kësaj, shiitë ka në Pakistan, Indi, Afrikë, Amerikë, Evropë dhe asnjë nuk është Arab as Persian. Nëse kufizohemi vetëm në shitët e Iranit, çështja është më e qartë, nga se kam gjetur se Iranasit ndjekin dymbëdhjetë imamët, të cilët janë të gjithë Arabë të fisit Kurejsh dhe familjes Hashimi. Po të kishim paragjykime dhe urrejtje ndaj Arabëve, siç pohojnë disa, ata do të merrnin imam Selman Farsin si imam të vetin, nga se ka qenë prej sahabëve të shquar i çmuar edhe nga sunitët edhe nga shiitët. Në anën tjetër, gjeta se shumica e imamëve të mez 'hebëve sunitë kanë qenë Iranian.

 

Prej Iranit janë Abu Hanifa, En Nisa”i, El Tirmidhiu Buhariu, Muslimi, Ibn Maxha, Gazali, Ibn Sina, El-Farabi e shumë të tjerë. Po të ishin gjithë shiitët Iranianë, të cilët kanë mohuar Omer ibn Hatabin nga se iu shkaktërroi fuqinë, atëherë si mund të shpjegojnë mohimin e Omerit nga vetë Arabët” Mohimi i Omerit vie për shkak të rolit në pengimin e hazreti Ali ibn Abu Talibit a.s për të marrë rolin e caktuar nga vetë i dërguari Muhammed s.a.a. , dmth. si halifa pas tij. Ky ndryshim i parë ka shkaktuar më vonë shumë luftra të brendshme, të cilat në fund edhe e shkatërruan Bashkësinë Muslimane.

 

Është koha e fundit të kuptohet e vërteta për këtë dhe që çdo njeri i ditur i cili është i lirë të mendojë në mënynrë kritike, të hedh poshtë çdo akuzë të pabazë. Është e vërtetë se shiitët qofshin Persianë ose Arabë ose çdo popull tjetër, gjithnjë kanë përcjellur Kur'anin dhe sunnetin e Pejgamberit të Zotit s.a.a. dhe familjes tij, duke refuzuar me ngulm të pranojnë çdo ndryshim dhe zëvendësim, përkundër persekutimeve nga Umajjadët dhe më vonë Abbasidët gjatë plot shtatë shekujve. Gjatë kësaj periudhe këto pushtete kanë ndjekur shiitët, duke i dëbuar nga vatrat e tyre, duke i mbyllur dhe vrarë... Shiitëve u janë marrur të gjithë drejtat, janë ndaluar idetë dhe janë kundërshtuar bindjet e tyre. Për t'i larguar nga populli, kundër tyre janë trilluar gënjeshtra dhe lloj-lloj tregimesh. Kjo mund të vërehet edhe sot.

 

Përkundër kësaj, shiitët rezistuan, mbetën të durueshëm dhe pranuan të akuzohen për besimin e tyre ndaj Allahut Te'ala dhe Pejgamberit s.a.a. të Tij. Për shkak të qëndrueshmërisë në këtë edhe sot janë duke paguar. Me këtë rast ftoj çdonjërin nga ulematë e ditur të bëjnë debat me ulematë shiitë dhe jam i sigurt se do të pësojnë humbje nga mënyra e ndritur e diskutimit tyre. Po, gjeta zëvendësimin e vërtetë dhe falënderoj Allahun Te“ala që më udhëzoi në këtë, sepse e di se kurrë nuk do t'ia dilja, pa udhëzimet e Tij. Falënderoj Allahun Teala i cili më solli në grupin e të shpëtuarëve, të cilin e kam kërkuar aq gjatë. Nuk dyshoj aspak, se pranimi i hazreti Aliut a.s. dhe Ehlulbe- jtit është pranimi i litarit të pakëputshëm - litarit të Allahut. Te“ala Për këtë ekzistojnë shumë fjalë të Pejgamberit. të Allahut s.a.a. që nuk kontestohen nga asnjë musliman.

 

Më në fund, çdo logjikë e arsyeshme është dëshmia më e mirë për atë që është i gatshëm të dëgjojë. Hazreti Aliu ka poseduar dituri më të lartë nga gjithë as'habët, Aliu a.s ka qenë më i guximshëm se krejt ata,rreth kësaj pajtohem gjithë Muslimanët. Vallë nuk është kjo përkrahje e mjaftueshme e kërkesës së drejt të Aliut a.s. për halifat, pas të dërguarit Muhammed s.a.a. Allahu i Madhërishmi, thot: “Allahu ju caktoi Talutin përe mbret” - u tha lajmtari i besimit. 'Përse të bëhet ky mbret, kur na jemi më të rëndësishëm se ai për mbretëri” Ai nuk ka as pasuri ' të madhe” - thanë ata. “Allahu e zgjodhi atë për mbret” - tha ai - “dhe me dituri e fuqi fizike e furnizoi, ndërsa Allahu u ep pushtet cilit të dojë. Allahu është më i miri dhe Ai din çdo gjë. (Kur'an 2:247) Pejgamberi i Allahut s.a.a. tha: “Aliu është pjesa ime dhe unë jam pjesa e tij. Ai është pris i çdo besimtari pas meje”. ( Sahih Tirmidhi, pjesa V,f. 296, Kasais el Nisa”i,f. 87, Mustadrak el-Hakim, pjesa III, f.110)

 

El-Zamakshari në njerën nga poemat e tij thot: ” Dyshime të mëdha dhe dallime po ashtu“. Çdonjëri pohon se në rrugë të drejtë shkon. Vetëm unë jam i lidhur fort për La ilahe illellah (nuk ka zot pos Allahut) Adhuroj edhe Muhammedin s.a.a. e Aliun. a.s. Një qen ka rënë në gjumë, në shpellë me të rinjtë Dhe unë nuk brengosem, se gjendem në shtëpin e Ehlul-Be- jtit”, Po, gjeta shpetim për vete, Allahut, Te'ala i qofshim falë, dhe u bëra ithtar - pas Pejgamberit të Allahut s.a.a. - i Prisit të besimtarëve, prisit të mbrojtësve, udhëheqësit të të zgjedhurve, luanit ngadhnjimtar të Allahut, Te“ala imamit Ali ibn Abu Talibit. a.s. U bëra ithtar i dy liderëve të rinisë së Xhennetit, nipër të Pejgamberit, Hasanit a.s. dhe Hysejnit. a.s. U bëra ithtar i bijës së Muhammedit, s.a.a. nënës së imamëve, asaj për shkak të cilës Allahu Teala është izemëruar kur ajo zemërohet, hazreti Fatime Zehres a.s. të nderuar. Zëvendsova Imam Malikun me prisin e krejt imamëve, mësuesin e Muslimanëve, imamin Xhafer Sadikun. a.s.

 

U besova nëntë njerëzve të pagabueshëm nga pasardhësit e Hysejnit, a.s. imamëve të gjithë muslimanëve dhe evlijave të Allahut. Te'ala Zëvendësova as'habët, të cilët u kthyen gjurmëve të tyre (në mosbesim), siç ishin Muavij, Amëribn As, Mughira ibn Shu”'ba, Abu Hurejra, Ikrima, Ka'ab el-Ahber dhe shumë tjerë, me as'habë të ndershëm të cilët nuk thyen kurrë premtimin që i dhanë Pejgamberit Muhammed s.a.a. , mes tyre Ammar ibn Jasir, Selman Farsi, Abu Zar Gifari, Migdad ibn Asvad, Khuzejma ibn Sabit-Zul Shuhadetejn e tjerë. Falënderoj “Alalhun Teala për dritën me të cilën më ndriçoi rrugën.

 

Zëvendësova shumë prisa fetarë popujsh të ndryshëm, cilët na mësonin të mos mendojmë shumë për çështjet fetare dhe të cilët gjithëherë kanë ndjekur rregullat e sulltanëve. I ndërrova me alimët shiitë, cilët kanë qenë gjithnjë derëhapur për studimin e Islamit dhe nxjerrjes së rregullave për fenomenet e reja dhe të cilët kurrë nuk i janë bindur pushteteve të tiranëve. Po, kam ndërruar besimin e pakontestueshëm në kundërthënie e palogjikshmëri, me atë që është ndriçuar nga arsyeja dhe të bazuar në përfundime logjike. Siç thuhet sot: “pastrova trurin” nga ndytësira e mbledhur gjatë tridhjetë vjetëve - prej gënjeshtrave të Umajjadëve. E pas- trova me besim të shpritdëlirëve, atyre që Allahu Te'ala i ka ruajtur nga çdo mëkat. Kjo më duhej për të qetësuar ndërgjegjen dhe për të kaluar pjesën tjetër të jetës në besim të drejtë.

 

0 Zott... Na ndihmo të jetojmë duke u bazuar në jetën e tyre, dhe që Bashkësia Muslimane të shkojë gjurmëve të tyre, që në fund të rrugës të takohem dhe të jetojmë të bashkuar. Pejgamberi Muhammed s.a.a. ka thënë: “Njeriu do të dërgohet në mesin e atyre që i do”. Mu kështu edhe unë iu ktheva rrënjeve të mia. Babai im dhe xhaxhallarët, shpesh më kanë folur për trungun familjar. Ata tregonin se nai përkasim saddatëve (shumësi nga sejjid - pasardhës i Pejgamberit të Zotit), s.a.a. të cilët kishin migruar prej Irakut në Afrikën e veriut, si pasojë e persekutimeve të Abbasidëve. Ata u vendosën në Tunis, ku gjenden edhe sot. Këtu jetojnë shumë sadaatë, por të cilët, për shkak të tiranisë së Umajjadëve dhe Abbasidëve, janë larguar nga islami burimor, andaj njerëzit i çmojnë vetëm për shkak të prejardhjes. Falënderoj Allahun Te'ala për udhëzimin e dhënë... falënderoj Atë për dritën me të cilën më ndriçoi dhe më mundësoi të shoh të vërtetën me sytë e mi.