As”habët në ekspeditën luftarake në krye me Usamin

 

Me pak fjalë ngjarja është kjo: Dy ditë para vdekjes, i dërguari Muhammed s.a.a. organizoi armatën për luftë kundër Romkëve. Për komandant emëroi tetëmbëdhjetëvjeçarin Usama ibn Zejd bin Harisin dhe urdhëroi as'habët më të afërm t'i bashkohen kësaj armate. Mes tyre kishte ensarë dhe muhaxherë siç ishin Abu Bekri, Omeri, Abu Ubejdah e as'habë tjerë të mirënjohur. Disa prej tyre kritikonin Pejgamberin s.a.a. se kishte emëruar një njeri aq të ri për komandant.

 

Gjithashtu edhe më herët, kur ishte emëruar babai i tij, Zejdi, për komandant, Pejgamberit s.a.a. i kishin bërë vërejtje. Protestat për shkak Usamit ishin aq të shpeshtuara sa që Pejgam- beri i mllefosur u ngrit nga shtrati, me temperaturë të lartë e kokë të mbështjellur dhe me ndihmën e dy njerëzve që e mbanin ashtu që mezi prekte tokën me këmbë, u ngjit më mimber dhe iu drejtua Muslimanëve me këto fjalë:

“O njerëzi Jam informuar se disa prej jush nuk e pranoni Usamin, si atëherë kur e emrova babain e tij në këtë post. Për Allahun, babai tij ishte komandant i aftë dhe ky është, gjithashtu, iaftë siai”.

(El-Tabakat nga Ibn Sa”adi, libri II, f. 190: Tarikh Ibn Athir, libri II, f. 3175 El Sirahel Halabijah, libri III, f. 2075 Tarikih el-Tabari, libri II, f. 226)

 

Pastaj i ftoi të marrin udhën pa vonuar duke përsëritur: ”Të niset ekspedita e Usama-it menjëherë dhe pa vonuari Niseni ekspeditën e Usama-it që tanil Le të marshojë armata e Usama-it menjëherët'' As” habët u nisën me keqardhje, që më në fund, tërë armata të ndalet në el-Xhurfa, për të mos lëvizur tutje. Ngjarje të tilla më nxitën të pyes veten: Ç'është ajo që shkaktoi një paturpësi ndaj Allahut Te'ala dhe Pejgamberit s.a.a. Tij? Ç'janë gjithë këto kundërshtime ndaj urdhëreve të të dërguarit Muhammed s.a.a.. i cili ishte aq i kujdesshëm dhe i sjellshëm ndaj çdo besimtari”

 

Nuk gjeta dot asnjë shpjegim të pranueshëm për këtë kundër- shtim dhe arogancë, as që do ta gjejë ndokush. Si zakonisht, kur lexoja për këso ngjarje të cilat prekin karakterin e as'habëve, provova të mos i përfill ose t'i mohoj fare. Mirëpo, si është e mundur kjo, kur të gjithë historianët e ulema sunite dhe shiite, janë të një mendimi lidhur me autenticitetin e tyre !!?

 

U betova para Allahut Teala se do të jem korekt dhe se kurrë nuk do t'i ap përparësi bindjes personale, por të vërtetën do ta marr si masë. Në këtë rast e vërteta ishte aq e hidhur, mirëpo vendosa t'i përmbahem fjalëve të Pejgamberit: s.a.a. “Thuani të vërtetën edhe nëse është në dëm tuajin, gjithëherë thuani të vërtetën edhe në qoftë e hidhur...” Në këtë rast e vërteta ishte se as'habët, të cilët kundërshtuan emërimin e Usamit, refuzuan të përmbushin urdhërat e qarta dhe rreth të cilave nuk është dashur të diskutohet. Për këtë nuk ka kurrëfarë arsyetimi, ndonëse disa tentojnë të gjejnë arsye provizore për të mbrojtur famën e as'habëve. Mirëpo personi i lirë dhe i arsyeshëm kurrë nuk do të pranonte këto arsyetime.

 

Për vete konsideroj se nuk jam nga ata që nuk kuptojnë atë që e lexojnë, as nga ata të cilët janë të verbuar me paragjykime në atë masë, sa nuk janë në gjendje të dallojnë mes gjërave të obligueshme në islam, të cilat duhet përmbushur dhe atyre të ndaluara, prej të cilave duhet larguar. Kam menduar gjatë duke dashur të gjej arsyetim për këta njerëz, por pa sukses. Kam lexuar shpjegime nga sunitët ku thuhet se edhe këta as'habë kanë qenë prijtarë të kurejshëve dhe ndër ithtarët e parë të islamit, gjersa Usama ishte i ri që nuk Kishte marrë pjesë në beteja siç janë Badër, Uhud dhe Hunejn.

 

Pastaj, Usama kishte vetëm tetëmbëdhjetë vjet, kur u emërua komandant i gjithë armatës. Siç deklarojnë ata, natyra e njeriut nuk pranon që të vjetrit të komandohen nga më të rinjtë, për këtë as'habët e kishin kundërshtuar Pejgamberin s.a.a. me dëshirë që të emëronte ndonjë as'hab më të moshuar dhe më të respektuar. Ky është arsyetimi i cili në islam nuk ka asnjë grimë vlerë, nga se çdonjëri musliman që lexon Kur'an dhe kupton domethëniet e tij, do të refuzojë këtë arsyetim, me që Allahu i Gjithfuqishmi, thot:

 

'Çkado që u lejon Pejgamberi, atë pranoni, ndërsa çkado që u ndalon, prej saj largohuni”. (Kur'an 59:7) “

 

Kur Allahu dhe Pejgamberi Tij përcaktojnë diç, atëherë asnjë besimtar dhe asnjë besimtare nuk kanë të drejt të veprojnë sipas menidimit të vet. Por ai Allahun dhe Pejgamberin e Tij nuk e dëgjon, me siguri është larguar nga rruga e drejtë”. (Kur'an 33:36)

 

Pra, cilin arsyetim do ta pranoj personi i logjikshëm pos leximit të këtij teksti të qartë. Ç'mund të them për njerëzit të cilët e kishin hidhëruar Pejgamberin e Allahut, s.a.a. duke ditur se. zemërimi i Pejgamberit s.a.a. është edhe zemërimi i Allahut Te'ala Ata ishin që e akuzonin se fliste “gjepura” dhe ata ishin që nxitën zhurmë dhe shamatë në prezencën e tij, në atë masë sa urdhëroi të dalin nga dhoma. Kjo nuk mjaftoi dhe në vend se të kthehen në rrugë të drejtë, të kërkojnë mëshirën e Allahut Te“ala dhe kërkojnë ndjesë nga Pejgamberi s.a.a. Tij, siç urdhërohen në Kur”an, ata vazhdojnë të kundërshtojnë.

 

Nuk e respektuan as pas dy ditësh, por e kundërshtuan për emërimin e Usamit në ballë të armatës. E detyruan të delte jashtë në atë gjendje të vështirë, siç e përshkruajnë historianët, kur duhet ta mbanin dy njerëz, gadi pezull, deri në mimber. Aty ai duhej të betohej në Allahun Te'ala se Usama ishte i aftë për komandant dhe t'i përkujtojë se kishin qenë edhe kundër emërimit të babait të tij. Kjo dëshmon se edhe më herët kanë kundërshtuar dhe se nuk kanë qenë të gatshëm të dëgjojnë urdhërat dhe të pranojnë gjykimin e tij, por më me dëshirë e kundërshtonin, ndonëse Allahu Te'ala u ndalonte këtë.

 

Ajo që na bind se i janë kundërvënë haptas është fakti se, përkundër asaj se Pejgamberi s.a.a. me dorën e vet e kishte vendo- sur dhe dorëzuar flamurin në ball të ushtrisë dhe se kishte urdhëruar që të nisen menjëherë, ata nisen ngadalë dhe kundër dëshirës dhe nuk ndërmarrin ekspeditën deri në vdekjen e tij. 1 dërguari Muhammed s.a.a. vdiq i brengosur për popullin e tij fatkeq, për të cilin frikohej se do të kthehet pas në ateizëm dhe të përfundojë në Xhehenem. Isha i hutuar nga sjellja e as'habëve, të cilët e kishin zemëruar Pejgamberin s.a.a. atë të enjte dhe e akuzuan seflet "gjepura”, duke i thënë se “mjafton që kemi Librin e Allahut”, kur vetë Kur'ani thot: 'Thuaju (o Muhammed) nëse e adhuroni Allahun, atëherë ejani me mua dhe Allahu do t'ju adhurojë” (Kur'an 3:31)

 

Sikur të dinin më shumë për Kur'anin nga ai të cilit i ishte shpallur. Vetëm dy ditë pas kësaj të enjte e zemëruan edhe më shumë duke kontestuar emërimin e Usamaitnë krye të armatës dhe duke mos iu bindur urdhërit të tij. Gjatë fatkeqësisë së parë ai ishte në shtrat, mirëpo gjatë të dytës ishte i detyruar të delte jashtë, me temperaturë të lartë dhe kokë të mbështjellur, me ndihmën e dy njerëzve, për t'iu drejtuar Muslimanëve. Fjalimin e fillon dukë përkujtuar Allahun Teala që t'ua bëjë me dije se e dinte ç'po fliste dhe pastaj i lajmëroi ç'dinte për kundërshtimin e mëhershëm.

 

Me atë rast iu përkujtoi ngjarjen e para katër vjetëve, kurse kishin kritikuar lidhur me babain e Usamit. Pas tërë kësajj.vallë kanë menduar njëmend se flet, “gjepura” ose që sëmurja e kasdërmuar aq sa nuk dintë ç'fliste ?? Qofsh i Falenderuar dhe i Lavdëruar. Zoti im, Si kanë guxuar të kundërshtojnë Pejgamberin s.a.a. Tënd? E kundërshtuan kur nënshkruajti marrëveshjen e Hudejbit dhë nuk ë dëgjuafi kur tu tha të therrin kurbana dhe të rruajnë kokat, edhe pasie përsëriti tri herë, edhe sërish, kur e tërhoqën për këmishe, duke penguar të fliste për Abdulah ibn Ubejni, duke thënë: “Allahu ju ndalon të faleni për hipokritët dhe shtinjakët”, sikur dëshironin ta mësonin për atë që i ishte shpallur. Ndërsa Ti në Librin Tënd ke thënë: 'Ty (O Muhammedl) të shpallim Librin për t'ia shpjeguar njerëzve atë që është shpallur për ta” (Kur'an 16:14). Por Ti, gjithashtu, ke thënë:

 

“Na ty (0 Muhammed) të shpallim Librin, vetë të vërtetën, që njerëzit t'i gjykosh ashtu sipas shpalljes së Allahut”. (Kur'an 4:105).

 

Dhe Ti ke thënë, ndërsa Fjala Jote është e vërteta:

Na ju kemi dërguar njërin prej juve si Pejgamber, që t'ju transmetojë fjalët Tona dhe t'ju pastrojë dhe t'ju aftësoj për Libër dhe dituri dhe t'ju mësojë atë që nuk e keni ditur”. (Kur'an 2:151).

 

Kam qenë i hutuar nga këta njerëz që janë ngritur mbi Pejgam- berin e Allahut: Te'ala një herë refuzuan ta dëgjojnë, herën tjetër e akuzuan se flet “gjepura” dhe pastaj fillojnë të grinden mes tyre, duke bërë zhurmë në prezencën e tij. Kundërshtuan emërimin e Zejd ibn Harisit për komandant të armatës dhe pastaj të birit të tij Usamin. Vallë nuk dëshmon kjo sjellje se shiitët kanë të drejtë kur vënë pikëpyetje lidhur me disa as'habë dhe tregojnë maturi ndaj disave, vetëm nga respekti dhe dëshira ndaj të dërguarit Muhammed s.a.a. dhe anëtarëve të familjes së tij ??

 

Përmenda vetëm katër - pesë raste kontestuese, që të jem sa më i shkurtër, mirëpo ulema shiite është në gjendje të numrojë me qindra situata, në të cilat as'habët i kundërvihen urdhërave të qarta. Çka është më me rëndësi, të gjithë këta shembuj i gjejmë në librat e shkruar nga historianët dhe ulemaja sunit. Kur vështroj sjelljen e një numri as'habësh ndaj të dërguarit Muhammed s.a.a. çuditem, jo vetëm me ata, por edhe më ulemanë që tentojnë t'i prezantojnë si persona-të përsosur, që janë të drejtë dhe:që nuk.mund të kritikohen. Me këso supozime pengojnë çdo hulumtues të arrijë të vërtetën, duke e lënë të hutuar dhe të rrethuar me shumë kontradikta.

 

Në vazhdim do të përmend edhe disa shembuj që të kemi një pasqyrë më të mirë mbi këta as'habë dhe të kuptojmë më mirë qëndrimin e shiitëve ndaj tyre. Sipas Buhariut, në Sahihun e tij, libri 1, faqe 47, pjesa me titull “Përparësia e durimit kur je i lënduar”, në të cilën citohen fjalët e Allahut”... Te'ala Dhe ata të durueshmit do të shpërblehen”, thuhet Al-Amashi kishte dëgjuar nga Shakiku, ndërsa ky nga Abdulahu këtë: Njëherë i dërguari Muhammed s.a.a. kishte ndarë diç mes as'habëve ashtu si përherë, mirëpo njëri nga ensarët ngritet dhe thot: “Kjo ndarje nuk ka qenë në emër të Allahut”. Unë i thash: “Sa i përket pjesës sime, do të bisedoj me Pejgamberin s.a.a.”.

 

Shkova ta takoj dhe e gjeta me disa as'habë. Kur ia shpjegova ankesën, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe u dukën shenjat e zemërimit, ashtu që dëshirova të mos isha ankuar. Atëherë Pejgamberi s.a.a. tha: “Musa ka qenë më i lënduar se unë, por ka mbetur i du- rueshëm”. Në librin e njejtë të Buhariut, lidhur me të qeshurit përmendet se Anas ibn Maliku thot: Një herë shetisja me Pejgamberin s.a.a. i cili kishte veshur një pelerinë me tegela tejet të gjëra. Befas iu afrua një njeri dhe e tërhoqi ashpër, gjersa pjesa e poshtme e pelerinës nuk doli në kraharor. Atëherë tha: 'O Muhammedi me jep diç nga pasuria që ke fituar nga Allahut 'Pejgamberis.a.a. kthet kokën nga ai, ndërsa në buzë i dukej një buzëqeshje e butë. Atëherë urdhëroi as'habët që njeriut t'ia japin ndonjë para.

 

Buhariu në librin I me titull 'Aj që nuk akuzon” përmend gjithashtu edhe këtë ngjarje: 'Ajsha thot se Pejgamberi ka bërë diçka dhe ka shpallur atë vepër të lejueshme, mirëpo askush nuk i 'shkoi pas. Pejgamberi s.a.a. dëgjoi për këtë dhe vendosi t'u drejto- het Muslimanëve. Në fillim falenderoi Allahun, Te“alappastaj foli:

“Ç'u bë me njerëzit që përmbahen nga veprimet që i bëj unë? Për Allahun, unë di më shumë për te se çdonjëri nga ata dhe unë I frikohem më së shumti... ti” Nëse thellohemi në këto ngjarje do të gjejmësë as'habët i japin vetit të drejt të përmirësojnë Pejgamberin e Allahut s.a.a. Madje ekzistojnë historian të cilët i arsyetojnë ëdhe nëse e kundërshtojnë sunnetin e Pejgamberit, s.a.a. dukë i prëzantuar më të mençur dhe më të devotshëm se vetë Pejgamberi s.asa, Një rast i tillë është ai kur konsideruan se Pejgamberi s.a.a. ka gabuar në rastin e robërve të luftës në betejën e Bedrit dhe se Omer ibn Hatabi kishte të drejtë. Ata citojnë hadise të rrejshëm siç është ky: “Nëse Allahu vendos të lëshojë ndonjë dënim nuk do të shpëtonte njeri pos Omer ibn Hatabit”.

 

Me fjalë të tjera: “Pejgamberi do të dënohej, por Omeri jo” Ruana Zot, nga këto bindje të shëmtuara dhe të turpshme. Ai që beson në to, sigurisht është larg nga islami. Ai duhet të rishqyrtojë pikëpamjet e veta dhe të shpëtojë nga shejtani. Allahu, i Lartësuari, thot:

”Më thuaj Mua kush do ta udhëzojë ate që pasionin e vet e merr për zot, atë që Allahu, duke e njohur mirë, e ka lënë në mashtrim dhe të dëgjuarit e tij e zemërën e tij i ka mbyllur me dry, ndërsa në sy i ka vënë vellin” Kush, nëse nuk dëshiron Allahu, do t'ia tregojë rrugën e drejtë” Përse nuk mbledhni mend”” (Kur'an 45:23).

 

Besoj që ata, të cilët mendojnë se i dërguari Muhammed s.a.a. ka qenë i ndikuar nga emocionet në atë masë sa ka lëshuar rrugën e drejtë dhe ka sjellur vendime, jo për Allahun, por për qejfin personal, ose atë që i janë shmangur asaj që ka bërë vetë Pejgamberi, s.a.a. duke menduar se janë më të mençur dhe më të devotshëm, të tillët nuk meritojnë kurrëfarë respekti as mirënjohje nga Muslimanët. Mirëpo për fat të keq ata janë radhitur në nivel të njëjtë si melekët dhe si njerëzit më të mirë pas Pejgamberit s.a.a. të Allahut, Te“ala ashtu që Muslimanët janë të obliguar t'i ndjekin dhe t'i marrin si shembull.

 

Nëse Allahu, Lavdëuar qoftë, i ka vënë në pozitë që e meritojnë dhe i ka urdhëruar t'i bëjnë selam të dërguarit Muhammed dhe familjes së tij, atëherë ata duhët të jenë të dëgjueshëm dhe të rrinë në vendin e caktuar. Përse duhet na t'i vendosim në pozitë, më të lartë se e meritojnë” Kush na jep te drejtë t'i barazojmë me njerëzit (të dërguarin Muhammed dhe familjen e tij të cilët vet Allahu Teala i zgjodhi dhe i lartësoi??

 

Këtu dua të përfundoj se Umajjadët dhe Abbasidët, të cilët i përsekutonin dhe mbytnin Ehlulbejt-in bashkë me ithtarët e tyre, kanë kuptuar statusin e tyre dhe shihnin rrezikun për pushtetet tyre. Pasi Allahu, Te'ala Lavdëruar qoftë, nuk pranon namazin pa salavatë për Ehlubejt-in (Alimuhammed), Muslimatiët nuk mund të kuptonin këtë raport ndaj tyre nga ana e partive në pushtet. Për këtë arsye ata (Umajjadët dhe Abbasidët) i shtuan as'habët krahas Alimuhammed me qëllim që të fitohet bindja se janë në një nivel. Çdo gjë bëhet më e qartë kur kemi parasysh se pas kësaj qëndrojnë disa nga as'habët e Pejgamberit, s.a.a. të cilët arritën të bëjnë për vete as'habë tjerë me karakter të dobët dhe t'i nxitin të përhapin hadise të imagjinuara me të cilën kan përfituar si edhe gjeneratat e ardhshme, në veçanti ata që ia dolën të shtien në dorë halifatin (d. m. th. )

Umajjadët dhe Abbasidët) dhe këto hadise ishin shkaqet kryesore të ardhjes së tyre në pushtet.

 

Historia është dëshmitari më i mirë i kësaj që u tha: Omer ibn Hatabi ka qenë i njohur për vrazhdësi ndaj sovranëve të disa krahinave, të cilët i ndërronte edhe për dyshimin më të vogël, mirëpo ishte i butë dhe tolerant ndaj Muavij ibn Abu Sufijanit dhe kurrë nuk e ka qortuar. Muavin e kishte emëruar Abu Bekri, ndërsa pas tij, Omeri vazhdon ta përkrahte, duke mos ia tërhequr vërejtjen, ndonëse shumë njerëz ankoheshin në të dhe e shihnin se mbante mëndafsh dhe ari, të cilët Pejgamberi s.a.a. i ka ndaluar për meshkuj.

 

Këtyre ankesave Omeri u përgjigjej: “Lereni rehat, ai është kisra (mbret) i Arabëve. ” Muaviu vazhdoi të mbretërojë në krahinën më se njëzet vjet, pa shqetësime dhe kritika. Kur Osmani u bë halif, nën pushtetin e tij i futi edhe disa pjesë, që i mundësoi të tubojë pasuri të jashtëzakonshme dhe të formojë ushtri të fuqishme me të cilën iu kundërvu Imamit të Muslimanëve dhe në fund, me forcë e terror, mori kontrollin e plotë mbi Bashkësinë. Kështu u bë sovran absolut i Muslimanëve, të cilët pastaj i detyroi ta zgjedhin birin e tij, të mbrapshtë dhe pijanec, Jezidin, për halif. Ky është rrëfim i gjatë kështu që nuk jam në gjëndje të shkoj në detaje.

 

Me rëndësi është të kuptojmë mentalitetin e këtyre as'habëve, të cilët arrinë të bëhen halifë dhe nësmënyrë direkte ndihmuan formimin e shtetit të Umajjadëve dhe kënaqën Kure- jshët, të cilët nuk dëshironin të shihnin pejgamberllëkun dhe halifatin në një familje (dmth. familjen Hashimi) . (Më shumë detaje në:'Al Khalifah ve ci-Mulh”, nga Abu ci-Ala ci-Mavdudi, “Jevn el-Islam” nga Ahmed Amini Shteti i Umajadëve kishte të drejtë, ose më mirë të themi, ishte i obliguar, të falënderojë për themelimin e tij, këtyre tregimtarëve të rrejshëm, me kontratë. Si shpërblim, ata i ngriti më lart se kundërshtarët e tyre, Ehlulbejti, duke trilluar për ta shumë virtyte . dhe merita.

 

Për shembull, flitet aq shumë mbi drejtësinë e Omerit. Kur flasin për të thonë: “Ke qenë i drejtë, andaj tani mund të pushosh i qetë” “Gjithashtu flitet se Omeri është futur në dhe në pozitë vertikale, ashtu që e drejta të mos humb.me te... !? Mirëpo të dhënat e vërteta historike na tregojnë se vitin njëzet pas Hixhrit, Omeri nuk kishte vepruar sipas sunnetit të Pejgamberit, s.a.a. kur kishte dhënë urdhër që ndihma të ndahet mes popullit. Pejgamberi Muhammed sa.a. nuk do të bënte dallime mes Muslimanëve, gjë që e respektoi Abu Bekri gjatë halifatit tij!

 

Mirepo Omeri soli nje metodë të re: u jepte përparësi atyre që kanë kaluar në islam më herët në krahasim me atë që kan kaluar më vonë, u epte përpaprësi muhaxhirëve (atyre që migruan në Medinë) nga fisi Kurejsh në krahasim me muhaxhirët e fiseve tjera, u epte përparësi muhax- hirëve në krahasim me ensarët: u epte përparësi Arabëve në krahasim me joarabët: u jepte përparësi të lirëve në krahasim me robërit. “. (Sharh Ibn Abi el-Hadid, libri VIII. f. 111) Favorizonte fisin Muadar mbi atë Rabia, duke i dhënë treqind të parit dhe dyqind të dytit. (Tarikh el-Jakubi, libri Il, f. 106)

 

Favorizonte fisin Avs mbi atë Khazraxh. (Futuh cli-Buldan, f. 437) Ku është drejtësia në tërë këtë, o ju që logjikoni ??!! Kemi dëgjuar gjithashtu shumë mbi diturinë e Omerit, sa që është prezantuar si sahab më i shquar. Për të thuhet se ka pasur ide të cilat pastaj janë shpallur në ajete të ndryshme Kur'anore. Mirëpo të dhënat e sakta historike tregojnë se Omeri nuk është pajtuar me Karanin,madje edhe eshte shpallur: Kur një nga as'habët në kohën e halifatit tij e pyet:

- O pris i besimtarëve, jam pa abdest dhe nuk mund të gjej ujë për të marrë, ç'të bëj”

- Mos u fal - i thot Omeri.

 

- Atëherë Amar ibn Jasiri detyrohet t'ia përkujtojë tejemmumin (pastrimin e terur), mirëpo Omeri nuk u bind dhe ja ktheu: - Ti përgjigjesh për atë që je ngarkuar (mos u përziej) (Sahihu-I-Buhara, libri I, f. 52) Ku u tret dituria e Omerit lidhur me ajetin kur'anor, i cili bën fjalë për tejemmumin dhe ku ishte dituria e Omerit lidhur me sunnetin e Pejgamberit, s.a.a. i cili mëson si bëhet tejemmumi si edhe abdesti !?

 

Omeri ka pranuar vetë disa herë se nuk ka qenë alim (mësues islam) dhe gjithë nejrëzit, madje edhe femrat kanë më shumë njohuri se ai. Shumë herë kishte deklaruar: “Potëmos'ishte, dë Gjatë gjithë jetës ai nuk i kishte ditur të drejtën e kalalahut (farefisin e të vdekurit, dtike përfshirë djalin dhe babain), ndonëse kishte sjellur disa vendime lidhur me këtë, siç dëshmon historia. Është dëgjuar gjithashtu mbi trimërinë dhe fuqinë fizike të Omerit. Flitet se Kurejshët i frikohëshin ditës kur Omeri u bë Musliman dhe se islami nuk ka qenë kurrë më i fortë, se kur ky e përqafoi. Gjithashtu thuhet se Allahu Te'ala e ka lartësuar islamin me Omerin dhe se i dërguari Muhammed s.a.a. nuk kishte bërë thirrje publike për islam gjersa Omeri nuk e pranoi.

 

Mirëpo faktet historike nuk dëshmojnë për trimërinë e tij. Madje as edhe një e dhënë historike nuk bën fjalë mbi ndonjë personalitet të shquar, as ushtar të thjeshtë, i cili kishtë rënë nga shpata e Omerit, qoftë në duel, qoftë në betejë, siç është beteja në Bedër ose Uhud ose Handak. Në realitet, na e sakta historike flasin krejt të kundërtën: tëë se ka ikur në Hunejn dhe kur Pejgamberieri e dërgon në ë kështjellën e Khajber ai kthehet i mundur. Kurrë nuk ka qenë emëruar në krye të një ekspedite ushtarake, ndërsa e fundit ka qenë ajo kur ishte nën komandën e Usama ibn Zejdit të ri. Ku është pra ajo trimëri, kur këmi parasysh këto të dhëna historike... O njerëz të logjik- shëm'?

 

Flitet gjithashtu mbi devotshmërinë e Omerit në atë masë sa qante nga frika e Allahut. Te“ala Ai thot se ka frikë nga përgjegjësia para Allahut, Te“ala edhe nëse ndonjë mushkë e ka thyer këmbën në Irak, nga se nuk e kishte shtruar rrugën. Mirëpo, të dhënat e sakta historike flasin se Omeri ka qenë shumë brutal, të cilit i mungonte devotshmëria dhe i cili nuk nguronte të rrahte njeriun deri në gjak, vetëm për atë se e kishte pyetur për ndonjë ajet kur'anor. Madje edhe gratë ngjante të dështonin kur e shikonin. Si nuk kishte frikë Allahun, Te“ala kur ngriti shpatën dhe iu kanos çdonjërit që thot se Muhammedi s.a.a. ka vdekur, duke u përbetuar në Allahun Teala se nuk ka vdekur, por kishte shkuar të bisedonte me Allahun, Te“ala siç kishte shkuar edhe i dërguari Musa.

 

Pastaj u kanos se do të mbyste çdonjërin që thot se Muhammedi s.a.a. është i vdekur. '”. (Tarikh el-Tabari dhe Tarikh Ibn el - Asir) Ky është pra tërë ajo devotshmëri dhe frikë nga Allahu Teala tëë këto fakte të hidhura historike, o robëri e mirë të Allahut Teala.

 

Mora shembull këtë as'hab të madh dhe të njohur mirë, duke i rënë shkurtimisht. Po të duhej të shkoj në detaje, kam mundur të shkruaj libra e libra. Kjo që përmenda është vetëm një pjesë e vogël ku pasqyrohet mentaliteti i as'habëve të Pejgamberit s.a.a. dhe kon- trastet lidhur me ta ndër ulema dhe historianë.

 

Në njërën anë ata u ndalojnë Muslimanëve t'i kritikojnë ose të dyshojnë në qëllimet e tyre, në anën tjetër, përshkruajnë në librat e tyre gjëra të cilat bëjnë të lind dyshimi për veprat e as'habëve dhe karakterin e tyre. Shpesh dëshiroj të mos kishte kurrëfarë shënimi të tillë, i cili thjesht njollos personalitetet e as'habëve të Pejgamberit s.a.a. dhe rrënon famën e tyre. Po të mos ishte shkruar, do të ishim liruar nga çdo konfuzion dhe dyshim. Akoma e kujtoj takimin me alimin nga Naxhafi, Asad Hajder (autor i librit “El-Imam el-Sadik ve el-Med”habib el-Arb”ah”) dhe asaj që më tregoi kur bisedonim për sunitët dhe shiitët: Babai tij kishte takuar një alim nga Zejtuna gjatë kohës së haxhit, para afro pesëdhejtë vjetësh. Fillojnë bisedën për hazreti Aliun, paqja e Allahut qoftë me të, si imam dhe drejtën për post të halifatit. Alimi tunisian e dëgjoi me vëmendje gjersa ky numëroi katër-pesë argumente, ndërsa në fund e pyeti: - A keni edhe ndonjë argument”

 

- Kur ky përgjigjet se nuk ka, alimi tunisian tha:

- Merrni tespihët dhe filloni të numëroni argumentet që do t'i përmend unë. Pastaj ai numëroi më së njëqind argumente për drejtën e hazreti Aliut, a.s për të cilat ky nuk kishte dëgjuar më parë. Shejhu Asad Hajder akoma shton:

 

- Nëse sunitët lexojnë vetëm atë që gjendet në librat e tyre, atëherë do të gjykonin ngjashëm me neve dhe mes nesh nuk do të kishte kurrëfarë dallimi. Pasha jetën t'imel Kjo është plotësisht e saktë, vetëm nëse njeriu lirohet nga paragjykimi i verbër dhe arroganca dhe pranon argumentin e qartë…