As”habët e Pegamberit s.a.a. - si i shikojnë shiitët dhe sunitët
Vendosa që gurthemeli i studimit tim do të jetë hulumtimi kritik i jetës së as'habëve të Pejgamberit. s.a.a. Dyshoja se të gjitha këto dallime, të cilat i hasim sot, rrjedhin nga koha e tyre. Ulema islame shpesh i është rrekur studimit detaj të jetës së as'habëve të Pejgamberit. s.a.a. Mes këtyre veprave janë edhe librat e poshtëshnuar të ulemave tanë. Usd el-Ghabah fi Tamjiiz el-Sahaba, El-Is- abah fi Maarifat el-Sahabah, Mizan el - I'tidal e tjera.
Në to kemi vështrime kritike për jetën dhe veprën e gjithë as'habëve të shquar. Këtu duhet pasur parasysh se në periudhat e hershme shumica e ulemave ka shkruar konform botëkuptimeve të partive të atëherëshme në pushtet, dmth. mbretërve umejjad dhe abbasid, të cilët, siç dihet fare mirë, kanë qenë kundërshtarë të ashpër të Ehlulbejtit dhe ithtarëve të tyre. Për këtë nuk do të ishte në rregull të mbështetem vetëm në ta pa konsideruar edhe veprat e ulemave tjerë, të cilët kan qenë të ndjekur për arsye se janë ithtarë të Elhulbejtit dhe shkak i kryengritjeve kundër këtyre sovranëve tiranë.
Njëri ndër zbulimet e parë ishte se as'habët nuk ishin pajtuar me dëshirën e të dërguarit Muhammed s.a.a. që t'ua shkruajë një: testament i cili do t'u ndihmonte të mbeteshin në rrugë të drejtë. Ky mospajtim mes vetë as'habëve ka privuar ummetin islam nga uniteti dhe e ka futur në errësirën e ndasive, e luftës duke e sjellur aty ku gjendet sot. Këta ishin ata që ishin ndarë për çështjen e halifatit (trashëgimisë së të dërguarit Muhammed s.a.a. ) në dy parti, duke ndarë ummetin në ithtarë të Aliut a.s. dhe ithtarë të Muaviut. Ata ishin që u ndanë për çështjen e komentimit të Kur'anit dhe hadisit të Pejgamberit, s.a.a. që. solli paraqitjen e besimeve, shkollave, mez'hebeve, grupeve: dhe nëngrupeve të ndryshme. Prej tyre burojnë teologjitë, shkollat e të menduarit dhe filosofisë, të inspiruara nga ambicjet politike. Muslimanët nuk do të ishin të ndarë dhe përçarë po të mos ishin ndarë dhe përçarë edhe as'habët.
Ekziston vetëm një Allah, Te'ala një Kur'an, një Pejgamber dhe një Kible për të cilat të gjithë pajtohen, ndërsa mospajtimi që është çfaqur mes as'habëve është akoma prezent. Ajo filloi që ditën eparë pas vdekjes së të dërguarit Muhammed s.a.a. në sakifën (hajatin) e fisit Saidah dhe do të qëndrojë aq sa të dëshirojë Allahu. Te'ala Gjatë diskutimit tim me ulemanë shiite mësova se, sipas mendimit të tyre, as'habët janë ndarë në këto grupe:
Grupi i parë përbëhej nga as'habët të cilët gjithnjë e kanë ndjekur me besnikëri dhe e kanë
mbështetur Pejgamberin e Allahut. s.a.a. Ata kanë qenë miqtë e tij të sinqertë me fjalë dhe vepër dhe për asnjë çast nuk ia kthyen shpinën. Ata qëndruan fuqishëm. pranë tij dhe e përkrahnin në çdo rast. I lartësuari ka folur me respekt për këta as'habë në shumë vende në Kur'an. Gjithashtu edhe Pejgamberi s.a.a. i ka lëvduar këta as'habë, në shumë vende. Shiitët përmendin këtë grup me respekt të thellë dhe adhutim dhe lidhur me ta në tërësi pajtohen me sunitët. Grupi dytë përbëhej nga as'habët që kanë përqafuar islamin dhe kanë ndjekur Pejgamberin e Allahut s.a.a. për interes ose nga frika.
Ata kanë qenë në gjendje ta lëndojnë dhe nuk i dëgjonin gjithherë udhëzimet dhe urdhërat e tij Në realitet shpesh e kanë nxitur, duke mohuar rregullat e qarta dhe duke insistuar të futin idetë e tyre. Allahu flet për ta në shumë ajete Kur'anore, por edhe Pejgamberi Muhammed s.a.a. sinjalizon për ta. Shiitët i përmendin këta as'habë vetëm për shkak të veprës së tyre, por pa respekt dhe adhurim. Grupi tretë i as'habëve janë hipokritët dhe shtinjakët të cilët kanë ndjekur Pejgamberin s.a.a. vetëm për ta mashtruar dhë larguar nga rruga e drejtë. Ata shtiheshin se janë muslimanë, gjersa në shpirt ishin të gatshëm të fyejnë dhe blesfemojnë. Allahu Te'ala ka shpallur një sure të tërë Kur'anore dhe u ka prëmtuar vëndin më të ulët në xhehnnem.
Edhe Pejgamberi s.a.a. tërheq vërejtjen për ta në shumë vende dhe ua njoftoi miqëve më të afërm emrat dhe karakteristikat e tyre. Ka ekzistuar një grup ashabësh të cilët dalloheshin, nga të tjerët për shkak të farefisnisë me hazreti, Muhammedin s.a.a. plus pë asaj se ishin të jashtëzakonshëm për nga vyrtytet fetare dhe bujaria. Këta ishin anëntarët e Ehlulbejtit (Familjes së Pejgamberit), të cilët Allahu Teala i ruante nga çdo mëkat dhe u dha status të veçantë duke na urdhëruar të bëjmë selavatë për ta (Allahumme salli 'ala Muhammedin ve Aali Muhammed - Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit). Ai kërkon nga çdo musliman t'i dashurojë sinqerisht, si dëmshpërblim i Muhammedit s.a.a. për islamin që na e solli.
Ata janë njerëz që posedojnë dituri të madhe dhe aftësi për shpjegim të plotë të Kur'anit. Ata janë njerëz të zikrit, të cilët Pejgamberi i Allahut s.a.a. i barazon me Kur'anin në shprehjen e tij “dy gjëra të çmueshme” (el-Sakalejn) në të cilin na urdhëron t'u përmbahemi”. (Nën burimet e këtij Hadisi janë 'Kauz el-Ummal, libri 1, f. 44: Musuadi i Ahmedit”, libri V,f. 182 .)
Hazreti Muhammedi s.a.a. i barazon me anijen e Nuhut: a.s. Kush hip, është i shpëtuar, kush nuk hip, do fundoset”. (Ndër burimet e këtij Hadisi janë 'El. Mustadrak' - Versioni i sh kurtër nga El-Halimi, libri II, f. 151 dhe “El-Sava'ik el-Muhribah” nga Ibn Hagjari, f. 184, 234)
As'habët e kuptonin këtë pozitë speciale të pjestarëve të Ehlulbejtit, andaj i nderonin dhe i respektonin.
Shiitët i ndjekin ata dhe i ngritin mbi çdo as'hab, duke dëshmuar karakterin e jashtëzakonshëm të tyre me anë të hadiseve të shumta të Pejgamberit. s.a.a. Sunitët respektojnë dhe adhurojnë të gjithë as'habët dhe nuk pranojnë ndarjen e përmendur. Ata gjithashtu nuk besojnë së mes as'habëve të Pejgamberit s.a.a. ka pasur hipokritë dhe shtinjakë, porse besojnë se ata kanë qenë njerëzit më të mirë pas të dërguarit Muhammed s.a.a. Nëse do të bënin ndonjë ndarje mes tyre, do ta bënin sipas moshës së tyre, meritavë dhe kohës në shërbim të islamit. Në grupin e parë ata i vendosin “katër halifët e drejtë”, pastaj gjashtë të tjerë, nga dhjetë të cilëve, siç besojnë u është premtuar Xhenneti. Për këtë arsye bëjnë salavate për të dërguarin Muhammed s.a.a., pastaj familjen e hazreti Muhammedit (Ehlul- bejt) dhe në fund përgjithta as'habët.
Kjo ishte ajo që munda të kuptoj nga ulemaja shiite dhe sunite lidhur me ndarjen mes as'habëve. Kjo më nxiti të filloj hulumtimin e hollsishëm për këtë çështje kontestuese. I premtova Allahut Teala se, me ndihmën e Tij, do ti mohoj emocionet dhe të bëhem neutral e objektiv duke dëgjuar të dy palët, dhe pastaj të ndjek atë më të mirën. Për të arritur këtë unë vendosa:
1. Gjithëherë të mbështetem në atë për çka pajtohen të dy palët, lidhur me komentimin e Kur”anit dhe sunetit të të dërguarit Muhammed s.a.a.
2. Gjithashtu do të mbështetem në arsye, nga se ajo është shpërblimi më i mirë që Allahu Tesala i fali njerëzve dhe me çka i dalloi nga krijesat tjera. Sa herë që është i pakënaqur me veprimet e nejrëzve, Allahu Te'ala kërkon të shfrytëzojnë mendjen. Allahu i Lartësuari, mjaft shpesh i drejtohet njerëzve në Kur'an: “Vallë nuk kuptojnë Vallë nuk e kan të qartë” Vallë nuk shohin”...
3. Që islami im të bëhet: besimi në Allah, Teala Melekët e Tij, Librat dhe Pejgamberët, që Muhammedi s.a.a. është rob dhe i dërguari i tijj që kurrë nuk do t'i besoj verbërisht asnjërit nga as'habët, pavarësisht nga pozita dhe raporti tij me Pejgamberin, s.a.a. nga se nuk isha as Umajjad, as Abbasid, as Fatimid, as dëshiroj të jem sunit ose shiit, as ushqej armiqësi ndaj Abu Bekrit ose Omerit ose Osmanit ose Aliut a.s. Ose edhe Vahshiut, vrasësit të Hamzait a.s. tonë, pasi që në fund edhe ai u bë Musliman dhe iu falën mëkatet.
Pasi kisha vendosur të ndërmarr këtë studim për të arritur të vërtetën, së pari u përpoqa të lirohem nga paragjykimet dhe kështu, me ndihmën e Allahut, Te'ala të përgaditem për hulumtimin e jetës, veprave dhe sjelljeve të as”habëve në veçanti në disa ngjarje me rëndësi për historinë islame.