As”habët dhe rezijet jevmul Hamis (e enjta tragjike)

 

Shkurtimisht ngjarja është kjo:

Tri ditë para vdekjes së Pejgamberit, s.a.a. as'habët ishin tubuar në shtëpinë e tij. Ai urdhëroi t'i sjellin materialin për shkrim dhe bojën për të shkruar diçka që do t'i pengonte largimin nga rruga e drejtë, mirëpo ata u ndanë mes vete. Disa madje e akuzuan se fliste jerm dhe pa kuptim. Pejgamberi s.a.a. u zemërua keq dhe urdhëroi të dalin nga shtëpia pa u shkruar asgjë. Tani do të citojmë këtë ngjarje me më shumë detaje: Ibn Abasi na kishte treguar:

 

“E enjte! Çfarë e enjte ajo ishte!! Dhembja e Pejgamberit s.a.a. u bë e madhe kur ai foli

- Ejani këtul Dëshiroj të shkruani diç që do t'ju pengojë të largoheni nga rruga e drejtë. Mirëpo, Omeri u tha se Pejgamberi është nën ndikim të dhembjes së madhe dhe ne e kemi Kur'anin që mjafton si udhërrfyes. Disa nga të pranishmit nuk u pajtuan, gjersa të tjerët e përkrahën Omerin, kështu që filluan të grinden. Kur grindja u bë me shamatë dhe u dukën shenjat e para të një përleshje, Pejgamberi i Allahut Teala foli: “Më lerni vetëmi'”

Ibn Abasi kishte thënë: “Është tragjedi e madhe që as'habët e penguan të dërguarin Muhammed s.a.a. që të shkruaj një udhëzim.

 

(Sahihu-1-Buhara, libri II, pjesa mbi të sëmurit: Më bërën: Sahihu-I- Muslim, libri V, f. 75, Mumadi i Ahmedit, libri I, f. 355 dhe libri V f. 116: Tarikih el-Tabari, libri II, f. 193, Tarikh ibn al-Asir, libri II, f. 320)

 

Kjo ngjarje është e saktë dhe këtu nuk ka dyshim, sepse transmetohet edhe nga ulemaja e historisë shiite, edhë nga ajo sunite. Kur e lëxova këtë dhe u binda në autenticitetin e saj, më kaploi një hidhërim i madh për sjelljen e Omerit. Dhe ç“kërkesë kishte bërë Pejgamberil1 s.a.a.? Të shkruante diç që do të pengonte Muslimanët të largohen nga rruga e drejtë - diç që do t'i linte pa hijen e dyshimit. Tani të lëmë anash mendimin e shiitëve se Pejgamberi s.a.a. ka dëshiruar të shkruante emrin e Aliut a.s. si trashëgimtar të vetin, ndërsa, pasi e kishte kuptuar, Omeri e pengon.

 

Ndofta ky supozim nuk tingëllon bidshëm, mirëpo a mund të gjejmë një shpjegim tjetër të logjikshëm për këtë sjellje e cila e lëndoi Pejgamberin s.a.a. në atë masë sa i urdhëroi ta lënë vetëm. Kjo e kishte pikëlluar aq shumë Ibn Abbasin sa njomi pllakat e dyshemes me lot. Sunitët thonë se Omeri e kishte hetuar dhembjen e Pejgam- berit, s.a.a. andaj ka dashur t'ia lehtësojë dhe ta shpëtojë nga mundimi.

Këtë rezonim nuk do ta pranonte as fëmiu, le më njerëzit e ditur. Dëshiroja të gjejë arsyetim për Omerin, mirëpo rrethanat në të cilat ishte zhvilluar ngjarja më pengonin në këtë. Madje edhe nëse do të ndryshoja “Ai nuk din ç'flet'”, ruana Zot, me “Atë e kan pushtuar dhembjet”, nuk mund të gjeja kurrfarë arsyetimi për: “E kemi Kur'anin dhe kjo na mjafton si udhërrëfyes”.

 

Vallë e ka njohur Kur'anin më mirë se Pejgamberi i Allahut s.a.a. të cilit i është shpallur? Mos ka menduar se Pejgamberi, s.a.a. ruana Zot, ka harruar kush është ose ka dashur, ruana Zot, që më këtë të nxit mospajtim mes as'habëve? Madje edhe nëse shpjegimi i sunitëve është i drejtë, Pejgamberi s.a.a. i Allahut Te'ala do të kuptonte qëllimin e mirë të Omerit dhe ndofta do të ftonte të ndalej, në vend se të hidhërohej dhe të urdhëronte të dalë nga shtëpia. A mund të shtroj edhe këtë pyetje: Përse e dëgjuan urdhërin për të dalur nga shtëpia pa diskutuar, mos ishte edhe kjo “fjalë e pakuptimtë”?

 

A u pajtuan të dalin pasi e penguan të shkruaj testamentin dhe nuk kishin nevojë të qëndronin më gjatë??? Kështu, i gjejmë duke bërë shamatë dhe ndarë në prezencë të Pejgamberit: s.a.a. disa pajtohen me Pejgamberin, s.a.a ndërsa të tjerët pajtohen me Omerin se “ai nuk din ç'flet”. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Omerin, nga se Pejgamberi i Allahut Te“ala do ti binte se nuk fliste gjëra të pakuptimta dhe se dhembja nuk mund ta pushtonte për gjërat lidhur me udhëheqjen e Muslimanëve dhe pengimin e largimit nga rruga e drejtë.

 

Mirëpo situata ishte serioze, nga se Omeri kishte gjetur njerëz që e përkrahnin dhe të cilët, siç duket, kanë qenë në marrëveshje kur filluan të zihen dhe bëjnë shamatë mes vete duke harruar, ose së paku dukë u shtirë se kan harruar fjalët e Allahut Te'ala: “O ju që besonit Mos e ngritni zërin tuaj mbi atë të Pejgamberit, dhe mos bisedoni me të zëshëm, siç bisedoni njëri me tjetrin, që të mos u asgjësohen veprat tuaja, kurse ju të mos e hetoni këtë”. (Kur'an 49:2)

 

Në këtë rast ata kishin shkuar larg nga ngritja e zërit dhe madje e akuzuan se fliste përçart, ruana Zot. Ata në prezencën e tij kan vazhduar grindjen e ndërjsellë gjersa u shndërrua në luftë të vërtetë fjalësh. Unë personalisht mendoj se shumica e as'habëve kan qenë në anën e Omerit, gjë që Pejgamberi s.a.a. e kishte vërëjtur dhe kishte menduar se do të ishte e kotë të shkruante testarnentin të cilin nuk do ta respektonin, siç nuk respektonin urdhërin e Allahut te'ala që të mos ngritin zërin më shumë se ai.

Pejgamberi, s.a.a. as tani kur po i lente, nuk e bëri atë për çka e sulmonin gjatë jetës, nga se ata që ishin kundër kësaj, do të mund të nxitin dyshim dhe të i detyrojnë të tjerët të mos e pranojnë dhe të mos i dëgjojnë urdhërat e tij, duke i bindur se ndodhej i shtrirë për vdekje dhe nuk dinte çka fliste.

 

Kërkoj ndjesë nga Allahu Teala dhe më vjen keq për tërë atë që ishte thënë në prezencën e Pejgamberit të tij s.a.a Si kam mundur të besoj se Omeri ka vepruar mirë, kur tjerët kanë qarë për veprimin e tij dhe ngjarjen e kan shënuar si tragjedisë madhe muslimane”. Për këtë më është dashur të hedh poshtëlitë gjitha arsyetimet dhe të pranojë si të vërtetë këtë tragjedi, të cilëmitë gjithë librat e historisë e vërtetojnë, mirëpo asnjëra nuk ofronshpjegim logjik. Isha i prirur të pajtohem me shpjegimin e shiitëve nga se më dukej logjik dhe real. Edhe tani e kujtoj përgjigjen të cilën ma dha sejjid Muhammed Bakir Sadr kur e pyeta: - Si e ka ditur hazreti Omeri, nga gjithë as'habëte pranishëm, ç'kishte ndër mend Pejgamberi të shkruante, respektivisht, të caktonte Aliun si trashëgimtar, siç pohoni ju” Kjo domethënë se Omeri ka qenë njeri tejet mendjehollë.

- Omeri nuk ka qenë i vetmi që e kishte kuptuar ç'dëshironte të shkruante Pejgamberi. s.a.a. Në realitet, shumica e të pranishmëve e kuptonte situatën në të njejtën mënyrë si Omeri, sepse Pejgamberi i Allahut s.a.a. u kishte thënë që më parë: “Do të lë ndër ju dy gjëra të çmuara: Librin e Allahut (Kur'anin) dhe familjen time (Ehlulbejt) me pasardhësit e tyre. Nëse u përmbaheni fuqishëm dhe i ndjekni gjithnjë, kurrë nuk do të humbeni pasi të vdes”. “Kështu kur ishte i sëmurë u kishte thënë: “Ejani të shkruaj testamentin. Nëse do të ndjekni atë që do të jetë në të, kurrë nuk do të humbni rrugën”. Të pranishmit, duke përfshirë edhe Omerin, e kuptuan se Pejgamberi i Allahut s.a.a. dëshironte të konfirmojë në letër atë që kishte deklaruar në kroin (ghadir) Khum, e kjo ishte se pas tij duhet pasuar Librin e Allahut Te“ala dhe Ehlulbejtin me Alin a.s. në krye.

 

Kjo ishte sikur të kishte thënë: “Pasoni Kur'anin dhe Aliun''. Këtë e kishte përmendur në disa vende tjera gjithashtu të shënuara në librat e historisë. Mirpëo, shumica e prijtarëve Kure- jshitë nuk e dëshironin Aliun, a.s nga se ishte më i ri se shumica prej tyre, se u kishte rrënuar dinjitetin dhe kishte mbytur të gjithë heronjtë e tyre. Për këtë çështje nuk kishin guxim të kundërshtojnë haptas, siç kishin bërë me rastin e marrëveshjes së Hudejbit dhe kur Pejgamberi s.a.a. ishte falur për Abdulah ibn Abi Munafikun dhe në shumë raste tjera të shënuara nga historianët. Ky rast ishte vetëm një nga shumë të mëhershëm, kështu që edhe vetë mund të kuptoni se kundërshtimi i Pejgamberit s.a.a. të sëmurë kishte trimëruar disa të bëhen arogantë dhe të bëjnë shamatë të madhe në prezencën e tij.

 

Përgjigja e Sejjidit konfirmonte me kuptimin e fjalëve të Omerit: “Kemi Librin e Allahut dhe kjo na mjafton si udhërrëfim”, që nuk ishte në pajtim me dëshirën e Pejgamberit s.a.a. të ndjekin Librine Allahut Te“ala dhe Ehlulbejtin, së bashku. Me gjasë Omeri ka dashur të thotë: “Kemi Librin e Allahut Te'ala dhe kjo na mjafton, andaj nuk kemi nevojë për Ehlulbejtin”. Nuk munda të gjej asnjë shpjegim tjetër logjik të kësaj ngjarje që e citova, pos, ndofta të pranoj se as'habët kan “dëgjuar Allahun, Te'ala por jo edhe Pejgamberin s.a.a. e Tij”.

 

Nëse i lë anash paragjykimet dhe emocionet dhe nëse bazoj të gjykuarit në logjikën e shëndoshë dhe të lirë, do të anoja nga analiza e parë, e cila na zbulon se Omeri ka qenë i pari që ka kundërshtuar sunnetin e Pejgamberit s.a.a. me fjalët: ”Na mjafton Libri i Allahut...”. Te'ala Pas kësaj, nëse edhe ka pasur sovranë që kan refuzuar të pasojnë sunnetin, duke pohuar se ka qenë “kontradiktor”, do të mund të themi se kanë ndjekur shembullin e mëhershëm në historinë islame.

 

Megjithatë, nuk dëshiroj ta akuzoj vetëm hazreti Omerin për këtë tragjedi me të cilën Muslimanët u privuan nga një udhëzim i rëndësishëm. Për të qenë sado pak korrekt ndaj tij, propozoj që përgjegjësinë ta ndajnë edhe as'habët të cilët e pëkra- hën në kundërshtim të Pejgamberit të Allahut s.a.a. Me çuditin ata që lexojnë për këtë dhe e kalojnë sikur të mos kishte ngjarë asgjë me rëndësi, ndonëse, kjo ishte “tragjedi e madhe', si e quan Ibn Abbasi. Habia ime është edhe më e madhe lidhur me ata të cilët tentojnë me ngulm të ruajnë nderin e një as”'habi dhe të përmirësojnë gabimet e tij, madje edhe në dëm të dinjitetit e nderit të Pejgamberit s.a.a. dhe në dëm të islamit dhe themeleve të tij. Përse ikim nga e vërteta dhe mundohemi ta mjegullojmë, kur kjo nuk është në pajtim me qejfet dhe ëndjet tona”

 

Përse nuk e pranojmë faktin se as'habët kanë qenë qenie njerëzore si na, me ëndjet, interesat dhe paragjykimet dhe se kanë mundur të gabojnë e të kenë të drejtë? Mirëpo habia ngadalë fillon të bie kur filloj të lexoj Kur'an, në të cilin Allahu Teala rrëfen mbi Pejgamberët s.a.a..e mëhershëm, Allahu Teala i bekoftë dhe i faltë paqë, mbi mosbindjen dhe kundërvënien me të cilat u hasën, përkundr muxhizeve (mrekullive) që bënin... O Zoti Mos lejo që zemrat torta të bredhin poshtë e përpjetë, pasi që na solle në rrugë të drejtë dhe na shpërbleve me Dashurinë Tënde: Vërtet, Ti je më dorliri.

 

Ngadalë fillova të kuptoj qëndrimin e shiitëve ndaj halifit të dytë, të cilin e akuzojnë për shumë ngjarje tragjikë mes të cilëve edhe këtë kur Muslimanët u privuan nga udhëzimi i shkruar. Eshtë fakt se njeriu i arsyeshëm, i cili në vend të parë e ven të vërtetën pastaj personalitetin, do të përkrah dhe pajtohet me pikëpamjen e shiitëve. Mirëpo çka mund të themi për ata të cilët të vërtetën e njohin përmes personaliteteve që i ndjekin.