Abdulkadir Xhilani dhe Musa Kazimi a.s.

 

Pas kafjallit shkuam në Babul Shejh dhe shikuam vendin të cilin kam dëshiruar ta vizitoj kaherë. Nxitova brenda, si njeri që pret të shikojë ndonjë të afërm dhe t'i bie në prehër. U futa në grumbullin e vizitorëve të cilët shtyheshin si haxbilerët rreth shtëpisë së Allahut. Ndonjë nga ata hedhnin sheqerka dhe unë u përkula me të shpjetë duke kapur dy. Një e ngrëna, ndërsa tjetrën e ruajta si suvenir.

 

Atje u fala, lexova disa dovë dhe piva ujë nga burimi sikur të pija nga vetë Zem-Zemi. E luta mikun të presë gjersa të dërgoj disa kartëpostale me mauzoleun e shejh Abdulkadërit miqëve në Tunis. Dëshiroja t'i gëzoja me lajmin se pata fat të vizitoj edhe këtë vend të rëndësishëm. Drekuam në një restoran në qendër të qytetit, pastaj miku më çoi në pjesën e qytetit të quajtur Kazimijja. Kur arritëm, u bashkuam me një grup të madh njerëzish, femrash dhe fëmijsh, që lëviznin ngadalë në një drejtim të caktuar, e që sërish më kujtoi kohën e haxhit. Nuk e kisha të qartë ku po shkonim gjersa nuk shikova shkëlqimin që vinte nga kupolat e praruara dhe minaret.

 

E kuptova se kjo ishte xhamia Shiite nga se kisha dëgjuar më herët se ata i stolisin xhamitë e tyre me ari dhe argjend, gjë që islami e ndalonte. Kur hyrëm në xhami, nuk isha i kënaqur, mirëpo nga respekti ndaj mikut mbeta me të. Kur iu afruam hyrjes vërejta disa njerëz të moshuar që prekin dhe puthnin derën. Ktheva kokën dhe fillova të lexoj mbishkrimin e gdhendur: "Femrave pa hixhab u ndalohet hyrja", me profetizimin e hazreti Aliut: a.s. "Do të vijë koha kur femrat do të ecin rrugës me veshje të tejdukshme, madje edhe pa veshje fare... etj". Kur arritëm te kaburi, miku filloi të lexojë dovë, ndërsa unë shikoja dyert dhe muret dhe isha tejet i hutuar nga sasia e madhe e arit me të cilin ishte mveshur hyrja në të cilën ishin gdhendur ajete kur'anore.

 

Brenda shikova dekorime të mrekullueshme që zbukuronin muret. Isha i hutuar nga këto skena, duke kuptuar këtë si diç të huaj. Kohë pas kohe me indinjatë, shikoja njerëzit që i afroheshin kaburit duke qarë dhe duke puthur parmakët e këndet, gjersa tjerët faleshin aty afër. Në ato çaste m'u kujtua një thënie e Muhammedit s.a.a. : "Allahu mallkoi Hebrejtë dhe të krishterët për shkak të ngritjes së tempujve mbi varret e shenjtëve të tyre". U largova nga miku i përlotur, sepse vërejta se dëshironte të falej. Iu afrova një mbishkrimi dedikuar vizitorëve, mirëpo nuk kuptova gjë, nga se në të kishte disa emra të panjohur. U largova në një kënd dhe fillova të lexoj fatihën dhe të kërkoj nga Allahu Te`ala të ketë mëshirë ndaj personit që ndodhet në kabur: O zot! Nëse ky person është musliman ke mëshirë, nga se Ti din më mirë se unë.

 

Në atë çast miku erdhi dhe tha:

- Nëse dëshironi diç nga Allahu Te`ala tani kërkoni, sepse këtë vend e quajmë "dera e dëshirave"; Nuk ia vura fort veshin fjalëve të tij, Allahu Te`ala më faltë, por shikoja disa njerëz të moshuar me turbana të zi dhe të bardhë dhe më shenja të sexhdes në ballë. Me mjekrrat e gjata bojë hiri ata zgjonin respekt. Shikoja se sa herë që ndonjëri nga ata hynte, fillonte të qante. Pyesja veten: A është e mundur që të gjithë këto lotë të jenë të rrejshëm. A është e mundur që të gjithë këta njerëz janë të mashtruar? Dola jashtë i shastisur dhe i hutuar nga ajo që kisha parë. Shikoja mikun si ecte prapthi me fytyrë të kthyer nga kaburi në shenjë respekti. Unë e pyeta:

- I kujt është ky kabur?

- I imamit Musa Kazim a.s.

- Kush është Musa Kazimi a.s.? Subhanallah! (Qoftë i lëvduar Allahu!) Ju, vëllezërit tanë sunij, "flakni bërthamën dhe kapni gëzhojën!"... Unë ia prita me zemërim:

- Çka nënkuptoni me "flakni bërthamën dhe kapni gëzhojën"?

- Vëlla, prej se keni arritur në Irak, nuk pushoni së folun Abdulkadër Xhilanin. Mirëpo, kush është Abdulkadër Xhilani me çka ka tërhequr vëmendjen tuaj? Pëmjëherë iu përgjegja me krenari:

- Ai është një ndër pasardhësit e Muhammedit s.a.a. Dhe nëse ndonjëri meriton të jetë i dërguar pas Muhammedit, s.a.a. ai do të ishte Abdulkadër Xhilani, Allahu qoftë i kënaqur me të.

- Vëlla Samavi, a e njihni historinë islame? - më pyeti miku. U përgjegja pa u hamendur:

- Natyrisht se po. Në realitet, mbi historinë e islamit kam ditur fare pak, nga se mësimdhënsit gjithnjë na pengonin të merremi me këtë duke thënë se kjo ishte një tematikë e errët dhe jo e qartë e cila nuk meritonte studim serioz. Më kujtohet, për shembull, kur mësimdhënësi i retorikës arabe ligjëronte " shagshakija" hudbe (fjalim) nga libri "Nahxhul Balagha" ("Shtigjet e të kuptuarit") nga imami Aliu (a.s.), sa isha i hutuar, si edhe shumë studentë të grupit, mirëpo, pasi mblodha forcat, pyeta:

- A janë këto vërtetë fjalët e hazreti Aliut? a.s. Mësimdhënësi u përgjegj:

- Ikatyrisht, sepse askush nuk mund të flasë në këtë mënyrë përveç tij. Se këto janë fjalët e tij dëshmon edhe fakti se studiuesit islamikë, siç është myftiu kryesor egjiptas, shejh Muhammed Abduhu, janë marrë me analizën dhe komentimin e tyre.

- Mirëpo, këtu imam Aliu a.s. akuzon Abu Bekrin dhe Omerin se ia morën të drejtën pë'r halifat... - fillova unë i hutuar. Në këtë moment mësimdhënësi u tërbua dhe m'u kanos ashpër se do të më përjashtojë nga klasa, duke thënë: - Unë ligjëroj retorikë dhe jo histori. Nuk na intereson historia e errët, as luftrat e përgjakshme mes Muslimanëve.

 

Allahu ka pastruar duart tona nga gjaku i tyre, andaj t'i pastrojmë tani edhe gjuhët tona dhe të mos i akuzojmë. Ky shpjegim nuk më kënaqi dhe isha zemëruar në mësimdhënësin i cili na mësonte retorikë të parëndbi. Disa herë kam provuar ta studjoj historinë muslimane, por as kam pasur ku të mësoj, as kam pasur para për të blerë libra. Gjithashtu, nuk kam gjetur asnjë nga dijetarët tanë i cili do të ishte i interesuar për këtë lëmi. Më dukej se secili nga ata pajtohej të harroje këtë dhe ta lerë historinë anash. Për këtë arsye nuk ekzistonte asnjë dijetar i cili do të kishte literaturë të plotë nga kjo temë. Kur miku më pyeti për njohuritë e mia mbi historinë, vetëm desha të kundërshtoj andaj u përgjegja duke pohuar, mirëpo përgjegja ime nënkuptonte: Kush do të kuptonte një histori përplot luftra civile, intriga dhe kontradikta. - A e dini kur ka lindur Abdulkadër Xhilani? - pyeti ai.

 

- Afërsisht mes shekullit gjashtë dhe shtatë pas Hixrit. - Nëse brenda një shekulli lindin dy gjenerata, atëherë së paku dymbëdhjetë gjenerata kanë jetuar mes atij dhe pejgamberit Muhammed s.a.a. Pasi u pajtova me këtë ai tha:

- Ky është kaburi i Musait birit të Xhafrit birit të Muhammedit birit të Aliut, birit të Hysenit, birit të Fatimes bijës së pejgamerit Muhammed s.a.a. Mes tij dhe katragjyshit tij janë vetëm katër gjenerata. Më saktësisht, ai është i lindur në shekullin e dlitë pas Hixhrës. Pra, kush është më afër Pejgamberit. s.a.a. Musai a.s. ose Abdulkadëri? Pa menduar mirë unë u përgjegja.

- Natyrisht ai, por si nuk dimë gjë për të?

- Eh, këtu qendron problemi. Prandaj edhe thash, lejoni të përsëris, se ju vëllezërit sunitë flakni bërthamën dhe kapni gëzhojën. Ju lutem mos-e merrni për të keq dhe më Ecnim duke biseduar dhe duke u ndalur kohë pas kohe; gjersa arritëm të vendi ku ishin tubuar studentët nga fakulteti iartkm. Kur u ulëm, vura re se miku po kërkonte njërin me shikim.

 

- Ju solla në këtë vend për t'ju njoftuame një profesor të historisë që do t'u ndihmojë më shumë, pasi unë nuk jam ekspert për histori. Pimë nga një lëng të freskët gjersa na u bashkua historiani. Kur u njoftuam miku e luti të më rrëfejë shkurtimisht disa hollësi nga jeta e Abdulkadër Xhilanit. Duke pirë edhe një lëng historiani u interesua për mua, vendin dhe profesionin tim. Më luti t'i tregoj çfarë mendimi mbretëron ndër muslimanët e Tunisit për Abdul-kadër Xhilanin.

 

Unë i tregova se njerëzit besojnë që Abdulkadëri e ka bartur në shpinë të dërguarin Muhammed s.a.a., gjatë natës së miraxhit (nata në të cilën Pejgamberi, s.a.a. vizitoi shtatë qiej). I dërguari i Allahut s.a.a. i kishte thënë: "Tabani im është në qafën tënde, ndërsa tabani yt do të jetë në qafë të të çdo njeriu të devotshëm deri në Ditën e Gjykimit. Pasi dëgjoi rrëfimin tim historiani qeshi përzemërsisht. Nuk isha i sigurt a qeshte për shkak të rrëfimit ose për shkak të mësuesit të hutuar tunisian i cili rrinte para tij?! Pas një diskutimi të shkurtër mbi velitë ai tha se kishte hulumtuar këtë lëmi shtatë vjet.

 

Kishte udhëtuar në Pakistan, Turqi, Egjipt, Angli dhe në të gjitha vendet ku mund të gjendeshin dorëshkrimet e Abdulkadër Xhilanit. Në dokumentat që i kishte studjuar, analizuar dhe i kishte fotografuar, nuk kishte gjetur asnjë argument se Abdulakdëri ka qenë pasardhës i të dërguarit Muhammed s.a.a. Krejt ç'kishte gjetur ishte një varg në të cilin thuhet:"... dhe paraardhësi im është Pejgamberi i Allahut". "Unë jamë paraardhës i çdo njeriu besimtar dhe të devotshëm. " Gjithashtu më informoi se hulumtimet e fundit historike trego'jnë se Abdulkadër Xhilani nuk ka qenë Arab por Persian, i lindur në një qytet të vogël iranian të quajtur Xhilan.

 

Në Bagdad kishte ardhur për të studivar dhe mbeti si mësues në kohën kur mbretëronte korupcioni dhe amoraliteti i madh. Ai ishte njeri besimtar dhe i nderuar kështu që pas vdekjes së tij u themelu rendi Kadirij të sufijve në shenjë të kujtimit për të. Fjalimi tij më gjasonte me mësimin e vehabijve. - Doktor, ju domethënë u besoni ideve që propagojnë vahabët se në islam nuk ka "velij" (njerëz që janë të afërt me Allahun për shkak të devotshmërisë së madhe)!?

 

- Jo, nuk jam ithtar i mësimit vehabij. Është mëkat që Musli-manët zakonisht e teprojnë dhe shkojnë prej një skajshmërie në tjetrën. Ata ose besojnë në legjenda dhe përralla, të cilat nuk bazohen në logjikë dhe janë në kundërshtim me mësimin islam, ose refuzojnë çdo gjë madje edhe fjalët e të dërguarit Muhammed, s.a.a. dhe muxhizet e tij. Kështu, vahabët supozojnë se është shirk të kërkohet nga Pejgamberi s.a.a të ndërhyjë te Allahu Te`ala për neve. Kjo nuk është në rregull, vëllau im, nga se na duhet të jemi, siç ka thënë Allahu, Te`ala në Librin e Tij, madhështor: "Dhe kështu nga ju bëmë komunitet të arsyeshëm, i cili do të jetë në mesin e artë, kështu që do t ë jeni në gjendje të dëshmoni për njerëzit" (Kur'an 2:143).

 

I falendërova për këtë ligjëratë të shkurtër duke u pajtuar me konkluzat e tij. Pastaj hapi çantën, nxorri librin e vet mbi Abdul-kadër Xhilanin dhe ma dha shpërblim. Pastaj biseduam pal( mbi Tunisin dhe Afrikën veriore dhe më ftoi të jam mysafir i tij gjë që m'u desh të refuzoja.

Së shpejti miku më bëri shenjë se ishte koha të shkojmë në shtëpi. Isha i lodhur dhe i këputur ashtu që menjëherë shkova në dhomën e fjetjes. Të nesërmen u zgjova herët dhe fillova të lexoj librin i cili bënte fjalë mbi jetën e Abdulkadër Xhilanit. Kur miku u zgjua unë kisha kexuar gjysmën e librit. Ai më ftoi të ha kafjall me te, por nuk mund të ndahesha nga libri gjersa nuk e lexova tërësisht.