Takimi me ulema
Miku më shpuri te xhamia e cila gjendej afër mauzoleut, dyshemeja e të cilës ishte shtruar me qilima dhe rreth mihrabit të cilës ishin të skalitur me kaligrafi të mrekullueshme ajetet kur'anore. Në afërsi të mihrobit vërejta disa djelmosha me turbana të cilët ishin thelluar në mësim. Çdonjëri nga ata kishte librin në dorë. Pamja më bëri përshtypje të thellë, nga se për herë të parë shikoja shejhë të moshës trembëdhjetë deri gjashtëmbëdhjetë vjeçare të veshur me veshje hatmonike dhe të bukur. Miku i pyeti për "sejjidin".
Ata u përgjegjën se kishte udhëhequr namazin në dhomën fqinje. Nuk e kuptova ç'nënkuptonte me emrin "sejjid", mirëpo më vonë e kuptova se ky ishte sejjid Kho'i, prijtar komunitetit shiit. Këtu duhet përmendur se titulli "Sejjid" u përket atyre që kanë prejardhje nga familja e të dërguarit Muhammed s.a.a. Sejjidi, pa marrë parasysh a është student ose alim, mban turban të zi, gjersa ulema tjetër zakonisht mban turban të bardhë dhe ka titullin "shejh".
Gjithashtu kisha parë se disa mbanin turbana të gjelbër, mirëpo ata nuk janë ulema por "ashraf" ose personalitete të shquara. Miku më luti të ulem me studentët gjersa ai të takohet me Sejjidin. Ata më dhanë selam dhe u ulën pranë në gjysmërreth. Vështrova fytyrat e tyre dhe vërejta pastërti dhe shpirtdlirësi. Në atë çast kujtova një hadis të Pejgamberit: "Njeriu është i lindur në islam dhe vetëm prindërit e bëjnë Hebrej ose të krishter, ose magus" - ose e bëjnë shiit - shtova unë për vete. Ata më pyetën prej cilit vend jam.
- Nga Tunisi, - u përgjegja.
- A keni atje shkolla fetare? - më pyetën
- Natyrisht, kemi shkolla dhe universitete. Më bombardonin nga të gjitha anët me pyetje të caktuara dhe precize. Ç'mund t'u flisja këtyre djelmoshave, të cilët mendonin se bota islame është plot me shkolla fetare në të cilat mësohet fiqh, usule din, furue din. tefsir etj? Ata nuk e dinin se në botën tonë "moderne" islamike kemi ndryshuar shkollat, në të cilat është mësuar Kur'ani në kopshte fëmijësh, të cilët udhëhiqen dhe mbikqyren nga krishterët.
Nuk isha i sigurt nëse guxoj t'u them se ata ishin "të prapambetur" në krahasim me neve. Njëri nga djel-moshat më pyeti: - Çfarë mez'hebi (doktrinë islamike) ndiqet në Tunis? Kur u tregova se Malikij, vërejta se disa nga ata qeshën, por nuk ua vura veshin. Pastaj vazhdoi të pyes:
- A keni dëgjuar për Xhaferi mez'hebin? - Ç'është ky emër i ri? Kurrë nuk kam dëgjuar. Di vetëm për katër mez'hebe dhe se gjithë të tjerët nuk i përkasin islamit.
Ai qeshi dhe tha: - Xhaferi mez'hebi është zemra e islamit. A dini se imami Abu Hanifa ka studjuar nën mbikqyrjen e imam Xhafer Sadikut? a.s. A dini se vetë Abu Hanifa ka deklaruar: "Pa ato dy vjet te imam Xhaferi a.s. unë nuk do të dija asgjë"? Këtë e dëgjoja për herë të parë, mirëpo nuk mund të kundërshtoja, nga se flitnin me siguri të madhe dhe bindje të plotë. Falenderova Allahun Te`ala që imam Xhaferi a.s. nuk ka qenë mësues i imam Malikut, pastaj u spjegova se na ndjekim atë e jo Abu Hanifën. Atëherë ai vazhdoi:
- Të katër mez'hebët kanë marrë mësim njëri nga tjetri: Ahmed ibn .Hanbali nga Shafiu, Shafiu nga Malikiu, Malikiu nga Abu Hanifa, ndërsa Abu Hanifa nga Xhafer Sadiku. a.s. Siç shihni të gjithë kanë qenë.studentë të Xhaferit a.s. birit të Muhammedit, a.s i cili hapi universitetin e parë islam në Xhaminë e stërgjyshit, Pejgamberit të Allahut s.a.a. A dini se te ai kan mësuar më se katër mijë juristë të islamit dhe specialistë të hadisit?
U habita nga inteligjenca e djaloshit që fliste për këtë rrjedhshëm dhe qartë. U habita edhe më shumë kur filloi të numrojë disa të dhëna historike me titujt e librave dhe vendin në të cilin ndodheshin. Vazhdoi diskutimin e tij si të ishte ai mësimdhënës e unë nxënës i tij. Në realitet, ndjehesha i pafuqishëm dhe më me dëshirë do kisha shkuar me mikun se të mbetem këtu me këta djelmosha. Nuk isha në gjendje të përgjigjem as në pyetje të thjeshtë nga e drejta ose historia. Djaloshi më pyeti: - Cilin imam e ndjekni tani?
- Imam Malikiun - u përgjegja.
- Si mund të ndjekni njeriun e vdekur, i cili ka jetuar para katërmbëdhjetë shekuj? Nëse dëshironi të pyesni mbi ndonjë gjë bashkëkohore, a do të jetë në gjendje të përgjigjet? U mendova pak pastaj u përgjegja: Edhe Xhaferi juaj, gjithashtu ka vdekur para katërmbëdhjetë shekujve, pra cilin e ndjekni ju sot?
- Na ndjekim sejjidin Khoi'i, ai është imam yni. Nuk guxova të pyes kush ishte më i ditur, Kho'i ose Xhafer Sadiku, a.s. mandej bëra çmos ta ndërroja temën e bisedës sonë. Fillova t'u bëj pyetje siç janë: Sa banorë i ka Naxhafi?
Sa është larg Bagdadi?
A kan qenë në ndonjë vend tjetër përveç Irakut? etj.
Sa herë përgjigjeshin unë trilloja një pyetje të re, vetëm t'i pengoj të mos pyesin gjë. Nuk isha i aftë të diskutoj me ta. Refuzoja të pranoja dobësinë time, përkundër ndjenjës se në vete e kisha pranuar disfatën. Ditët e famës dhe respektit ndër njerëzit e ditur në Egjipt ngadale shkriheshin, veçanërisht në niesin e këtyre djelmoshave. Atëherë kujtcva fjalët: "I thuaj atij që beson se është i ditur: Ju keni mësuar një gjë, mirëpo ekzistojnë shumë që akoma nuk i dini". Më shkoi mendja se të menduarit e këtyre djelmoshave ishte në nivel më të lartë se të menduarit e shejhëve që kisha takuar në Universitetin e Az'harit dhe atyre në Tunis.
Në atë çast hyri sejjid Kho'i e me të edhe një grup njerëzish me pamje dinjitoze dhe hijerëndë. Të gjithë djelmoshat u ngritën përnjëherë me ta edhe unë. Pastaj çdonjëri u afrua dhe ia puthi dorën, kurse unë nuk luajta nga vendi. Sejjidi priti gjersa të gjithë zurën vend, pastaj u dha selam secilit veç e veç. Kur më erdhi radha mua, ia ktheva në mënyrë të njejtë. Pas kësaj miku i pëshpëriti diç në vesh me zë të dobët dhe ai më shikoi duke më dhënë shenjë të afrohem.
Sejjidi më ofroi vend në të djathtë të tij dhe kur ndërruam selamet, miku më tha: - I thuaj Sejjidit atë që flitet për shitët në Tunis.
- Vëlla, të harrojmë fjalët që dëgjohen aty-këtu. Unë kam dashur të dëgjoj ç'thonë vetë shiitët, andaj kamë ardhur me pyetje për të cilat kërkoj përgjigje të sinqerta. Miku insistonte ta informoj Sejjidin mbi atë ç'mendim kemi për shiitët. Unë fillova:
- Na konsiderojmë se shiitët janë më larg nga islami se Hebrejët dhe krishterët, nga se këto dy religjione e besojmë Zotin dhe librat që iu shpallën Pejgamberëve Musait. a.s. dhe Isait.a.s. Shiitët e konsiderojnë hazreti Aliun a.s Zot, ose e zënë për "të shenjtë". Gjithashtu, ndër ta ekziston një sektë e cila e beson Allahun, Te`ala por hazreti Aliun a.s. e vendosin në një nivel më të dërguarin Muhammed s.a.a... I tregova edhe për atë që shiitët besojnë se meleku Xhibril a.s. nuk e ka përmbushur obligimin e tij dhe se në vend Aliut,
porosinë e Allahut Te`ala ia dha Muhammedit s.a.a... Sejjidi për një çast nuk foli gjë dhe qëndroi kokëulur me shikim para vetes. Pastaj drejtoi shikimin nga unë dhe tha: - "Na besojmë se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, se Muhammedi s.a.a. është Pejgamberi i fundit i Allahut dhe se Aliu është vetëm njëri ndër shërbëtorët e Allahut". Pastaj ktheu kokën nga të pranishmit dhe foli:
- Shikoni këta-rijerëz të gjorë si janë mashtruar me gënjeshtra. Kam dëgjuar gjëra edhe më të poshtra se këto. La havle ve la kuvvete illa billahil Alijjul Azim (Nuk ka fuqi as pushtet përveç Allahut, të Lartësuar dhe të Madhërishëm). Sërish u kthye nga unë dhe tha:
- E keni lexuar Kur'anin?
- E kam ditur gjysmën e Kur'anit përmendësh akoma pa i mbushur dhjetë vjet - u përgjigja shpejt.
- Si nuk e dini se të gjitha grupacionet islamike, pavarësisht nga bindjet tjera, pajtohen lidhur me autenticitetin dhe origji-nalitetin e Kur'anit? Pasi u përgjigja pozitivisht, ai vazhdoi:
- A nuk keni lexuar fjalët e Allahut Te`ala në të: "Dhe Muhammedi është vetëm një i dërguar, ndërsa para tij ka pasur të dërguar. " (Kur'an 3:144) "Muhammedi nuk është baba i asnjërit nga njerëzit tuaj, porse është i dërguar i Allahut dhe pejgamber i fundit" (Kur'an 33:40).
- Natyrisht se i kam lexuar dhe i njoh mirë. - Atëhere ku është Aliu a.s. në të? Nëse Kur'ani na thot se Muhammedi s.a.a. është i dërguar i Allahut, kush mund të vërtetojë ndryshe? Pasi nuk reagova fare ai vazhdoi: - Sa i përket gabimit të Xhibrilit, a.s. ruana Zot, kjo është më keq se e para, nga se në kohën kur Allahu Te`ala dërgoi Xhibrilin, Muhammedi s.a.a. kishte dyzet vjet, ndërsa Aliu ishte djalosh gjashtë ose shtatë vjeçar.
Si ka mundur Xhibrili a.s. të gabojë, duke zëvendësuar Muhammedin s.a.a., i cili ishte njeri i pjekur, me Aliun a.s i cili ishte fëmijë Pas kësaj Sejjidi heshti, gjersa unë mendoja për atë që sapo e kisha dëgjuar. Pyesja veten përse edhe na nuk e bazojmë gjykimi tonë në këso logjike të arsyeshme. - Dëshiroj t'ju them që shiitët janë grupacioni i vetëm ndër Muslimanë i cili beson në pagabueshmërinë e të dërguarve dhe imamëve. Atëherë, nëse imamët tanë, si qenie njerëzore, janë të pagabueshëm, si mund të thuhet se Xhibrili, a.s. melek i Allahut, Te`ala mund të gabojë. - Atëherë, nga vinë tërë këto fjalë të rrejshme për ju? - pyeta unë.
- Nga armiqtë e islamit, të cilët dëshirojnë të ndajnë dhe grindin Muslimanët. Na jemi vëllezër qofshim shiitë ose sunitë, nga se adhurojmë një Allah Te`ala dhe nuk i bëjmë Atij asnjë shok, kemi një Kur'an një Pejgamber dhe një Kible. Sunitët dhe shiitët dallohen vetëm për nga problemet e sheriatit, në mënyrë të njëjtë siç dallojnë mez'hebët shiitë mes tyre. Imam Maliku nuk është pajtuar tërësisht me imamin Hanifa, i cili nuk është pajtuar krejtësisht me imam Shafiiun.
- A do të thot kjo se krejt ajo që flitet për ju është gënjeshtër?
- Ju, Allahut Te`ala i qofshim falë, jeni njeri i mençur dhe jeni në gjendje të kuptoni gjërat. Tani, pasi keni qëndruar mes shiitëve dhe keni jetuar me ta, a keni vërejtur diç nga ajo që thuhet në këto gënjeshtra.
- Nuk kam vërejtur gjë, pos gjërave të mira. Zotit i qofshim falë që më mundësoi të takoj Munimin, sepse ai është shkaku i ardhjes time në Irak, ku mësova shumë gjëra.
- Duke përfshirë edhe vendin e kaburit të imam Aliut a.s. - shtoi Munimi duke qeshur.
- Në realitet kam mësuar shumë gjëra të reja, madje edhe nga këta çunakët, sa dëshirova të kam mundësi të mësoj në një medrese h siç është kjo. - Mirë se na vini! Nëse dëshironi të studjoni do të gjejmë vend për ju - tha Sejjidi.
Gjithë të pranishmit përshëndetën këtë propozim, në veçanti Munimi, fytyra e të cilit shkëlqente nga gëzimi. - Por, unë jam i martuar dhe kam dy fëmijë... - Na do të kujdesemi për vendosjen tuaj, për mbajtjen e familjes dhe çdo gjë që keni nevojë, ma rëndësi është mësimi juaj - më tha Sejjidi. Për një mome-nt mendova: më duket e papranueshme të bëhem student pas pesë vjetësh të kaluara si ligjërues. Falënderova për ofertën dhe shpreha dëshirën të mendoj seriozisht pas kthimit nga umra.
Kur shpreha dëshirën për të lexuar diç nga librat e tyre, Sejjidi i luti studentët të më furnizojnë me literaturë gjegjëse. Pas disa minutash para meje u gjendën rreth shtatëdhjetë libra. E kisha të qartë se nuk është e mundur t'i merrja të gjitha, aq më parë, nga se duhet të shkoja në Arabinë Saudite ku pushteti censuron çdo libër që hyn në vend, duke mos lejuar zhvillimin e ideve të reja, posaçërisht jo asosh që nuk janë në pajtim me politikën shtetërore. Nga ana tjetër, nuk dëshiroja të humb shansin t'i kam këto libra të cilat i kisha parë për herë të parë në jetën time. U tregova se më duhet të bëjë udhëtim të gjatë i cili më shpie nëpër Siri, Jordan dhe Arabi Saudite.
Gjatë kthimit ai do të jetë edhe më i gjatë, nga se duhet të udhëtoj nëpër Egjipt dhe Libi. Përpos peshës, e cila do të paraqet problem për t'i marrë me vete, shumë nga këto vende ndalojnë hyrjen e këtyre librave brenda kufijve të tyre. Sejjidi propozoi t'a leja adresën për t'mi dërguar librat në shtëpi në Tunis. Pranova këtë dhe e falenderova për bujarinë e tij. Kur u isha gadi të shkoj, Sejjdi u ngrit dhe foli:
- Allahu Te`ala ju ruajt në rrugën tuaj dhe ju mundësoftë kthim të lumtur. Kur të qëndroni pranë kaburit të stërgjyshit tim Pejgamberit të Allahut, s.a.a ju lutem t'i përcillni selamet e mia.
Çdonjërin e prekën këto fjalë, duke më përfshirë edhe mua. Në sytë e tij shikova lotë, andaj mendova: Ruana Zot, një njeri i tillë nuk mund të jetë i mashtruar as të gënjejë: modestia dhe dinjiteti tij dëshmojnë se vërtetë është pasardhës i të dërguarit Muhammed s.a.a. Nuk u përmbajta të mos e marr dorën e tij dhe ta puth, përkundër refuzimit të tij. Kur u ngrita të gjithë brofën në këmbë dhe më dëshiruan rrugë të mbarë. Disa djelmosha më përcollën dhe më kërkuan adresën, që pastaj të mbajnë korespondencë. Në mbrëmje shkuam te një mik i Munimit me emrin Shubber.
Natën e kaluam në bisedë me një grup studentësh, në mesin e cilëve ksilite edhe studentë të sejjid Muhammed Bakir Sadrit. Ata më propozuan të takohemi me të dhe më premtuan se do të organizojmë takim për pasnesër. Mikut tim i pëlqeu propozimi, ndonëse ai nuk nuk mund të prezantonte, nga se duhet të kthehej në Bagdad, ku kishte një mbledhje të rëndësishme.
U morrëm vesh të mbetem te Shubberi tri-katër ditë gjersa miku të kthehet. Munimi iku menjëherë pas namazit të sabahut, kurse na shkuam për të fjetur. Prej bisedës me këta studentë kuptova har-moninë e lëndëve që mësoheshin në një institucion fetar. Krahas lëndëve islame, siç janë e drejta (fiqh), ligji (sheriati) dhe tevhid (teologjia islame), mësohen edhe ekonomia, sociologjia, shkencat politike, historia, gjuhët e huaja dhe astronomia.