As”habët dëshmojnë kundër vetëvetes

 

Anas ibn Maliku transmeton se i dërguari Muhammed s.a.a. u ka thënë ensarëve:

“Pas mua ju do të aplikoni egoizëm të madh, mirëpo duroni gjersa të takoni Allahun dhe pejgamberin e Tij. Kë Pastaj Anasi shtoi: “Na nuk ishim të durueshëm”.

(Sahih Buhariu, libri L,f. 54)

 

El-'Ala ibn el-Musejibi kishte dëgjuar duke tënë:

'Takova el-Bara ibn Azibin, Allahu i bekoftë të dy, dhe i thash: Jeni të lumtur ju që shoqëruat Pejgamberin s.a.a. dhe i dhatë betimin nën lis. Ai ma ktheu: Biri im, ti nuk e din ç'bëmë pas tij." (Sahih Buhariu, libri II,f. 32)

 

Ky asahab, i cili ndër të parët përqafoi islamin dhe ishte në mesin e atyre që dhanë betimin nën lis, dëshmon vetë kundër vetes. Kjo dëshmi vetëm vërteton fjalët e Pejgamberit, s.a.a. me të cilat paraljamëron se as'habët do të largohen nga sunneti tij dhe do të kthehen gjurmëve të tyre. Pas këtyre argumenteve, si mund ndonjë individ i logjikshëm të besoj në pagabueshmërinë e gjithë as'habëve? Një besim i tillë është në kundërshtim me logjikën dhe. hulumtuesit nuk i ofron kurrëfarë kriteri në të cilin do të mbështetet me qëllim të arritjes te vërtetës.