As”habët bënë ndryshime edhe në namaz

 

Anas ibn Maliku ka thënë:

“Gjëja më e mirë që kam mësuar nga sunneti i Pejgamberit Muhammed s.a.a. ka qenë namazi (të falurit). Njëherë Kur El-Zuhri shkoi në Damask për ta vizituar, e gjeti duke derdhur lot. Kur e pyeti ç'kishte ndodhur, ai u përgjegj: “Nuk kam ditur gjë pos namazit, ndërsa tani edhe kjo u tret. “. (Sahih Buhariu, libri I,f. 74)

 

Këtu dua të theksoj se ndryshimet në sunnetin e Pejgamberit s.a.a. nuk kryheshin nga Muslimanët e zakonshëm, porse nga ata në pushtet,siç ishte halifi i tretë Osmani. Në këto ndrishime ka qenë inkuadruar edhe umul muminin Ajsha.Edhe Buhariu edhe Muslimi rrëfejnë në librat e tyre se i dërguari Muhammedi s.a.a. falte dy reqate në Mina,kështu bënte edhe Abu Bekri,gjersa më vonë,Omeri dhe Osmani filuan të falin kater reqate.

(Sahih Buhariu, libri H,f. 154, Sahih Muslimi, libri 1,f. 260)

 

Muslimi gjithashtu, në librin e tij përshkruan rastin kur El- Zuhri e kishte pyetur Urvën:

“Përse Ajsha falë namaz të plotë gjatë udhëtimit?”

Ky ishte përgjegjur: 'Ka bërë ndryshim,siç.ka bërë edhe Osmani”.

(Sahih Buhariu, libri TI,f. 154: Sahih Muslimi, libri 1,f. 260)

 

Omeri (halifi i dytë) ndryshonte dhe komentonte sipas mendimit të vet, sunnetin e Pejgamberit, s.a.a. madje edhe ajetet 4 Kur'anore. Në librat e historisë hasen edhe këto fjalë të Omerit:

“Dy kënaqësi kanë qenë gjatë jetës së Muhammedit, mirëpo unë i ndalova dhe i dënoj ata qëi kryejnë. Atyre që nuk kanë abdest dhe nuk gjejnë ujë për të marrur, u them të mos falen”.

Edhe përkundër fjalëve të Allahut Teala në suren El-Maide: “Nëse nuk gjeni ujë, shfrytëzoni rërën e pastër...”

 

Buhariu në librin e tij, në kaptinën mbi papastërtinë rituale, shkruan:

“Kam dëgjuar Shakikun ibn Salme duke thënë: Kam qenë në shoqëri të Abdullahut dhe Musës, kur Musa pyeti:

- Ç'mendoni për njeriun i cili nuk ka abdest dhe nuk mund të gjejë ujë” .

- Nuk duhet të falet gjersa të gjejë ujë u përgjegj Abdullahu. Atëherë, ç'mendoni për atë që Pejgamberi ika thënë Amarit, kur ky deshi të falej, por nuk gjente dot ujë”

- Omeri nuk është pajtuar me këtë. - Harroni atë se Omeri nuk pajtohet, por të shikojmë ç'thot Kur'ani. Abdullahu më nuk dinte si të përgjigjet, andaj filloi të arsyetohet me këto fjalë:

- Nëse u lejojmë ta bëjmë këtë, atëherë, kur të jetë ujët e ftohtë, do të ikin nga pastrimi dhe do të shfrytëzojnë rërën." (Sahih Buhariu, libri 1,f. 54)