Ajetet e kuranit që kanë të bëjnë me velajetin e hz Aliut (a.s.)
Në ajetin e 55-të dhe 56-të të sures Maide shkruan:
"Miku (i afërmi) juaj i vërtetë është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe ata që besuan, që e falin namazin dhe .që japin zeqatin duke bërë ruku. E kush e ka për mik Allahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ka dyshim se ana (pala) e'Allahut është ngadhënjyese"
Në komentin e Kuranit "El-Kebir" të Imam Ebi Is-hak Salebiut (Ebu Is-hak Ahmed ibni Muhammed ibni Ibrahim en Nishaburi es Salebi, ndërroi jetë në vitin 337 h. Ibni Hallekani ka thënë në lidhje me këtë person: "Komenti i tij i Kuranit ishte i pashoq në kohën e tij. Ishte një person i drejtë dhe i besueshëm në lidhje me hadithet e transmetuara") është transmetuar një hadith i Ebu Zer Gaffarit, ku vetë Ebu Zerri rrëfen:
"Unë kam dëgjuar vetë me këta dy vesh, përndryshe gofshin të shurdhër të dy, dhe kam parë me këta dy sy, përndryshe goiShin të verbër të dy, se Resulullahu ka "Aliu është udhëheqëSi i besimtarëve dhe mbytësi i idhujtarëve; kush i ndihmon Aliut, do ta ndihmojë Allahu atë; kush e braktis Aliun, do ta braktis Allahu atë".
Dijeni se një ditë unë isha duke u falur bashkë me Resulullahun dhe në mesxhid erdhi një lypës për të kërkuar ndihrnë prej popullit. Por, askush nuk i dha asgjë. Hz Aliu ishte në pozitën e rukusë dhe ia zgjati gishtin e unazës; në atë gisht kishte një unazë. Fukarai erdhi dhe e nxori atë unazë prej gishtit. Atëherë Restdullahu iu lui Allahut në këtë mënvrë:
"O Allah, vëllai im Musa duke Të bërë lutje thoshte: O Zoti im. Më zgjero gjoksin tim, dhe më lehtëso në këtë punë timen. Më zgjidh nyjën e gjuhës sime që të kuptojnë fjalën time. Më cakto një ndihmëtar nga fimilja ime; Harunin, vëllanë tim, që të ma fircosh jitqinë time. Bëma shok atë në punën time, në mënyrë që të të madhërojmë Ty më tepër. Dhe të përkujtojmë Ty shpesh. Vërtet, ti je Ai që sheh dha na i di punët". Dhe Ti iu përgjigje: "O Musa, u pranua lutja jote dhe t'u dha ajo që kërkove". O Allah, edhe unë jam robi dhe i dërguari Yt. Zgjeroje edhe gjoksin tim, më lehtëso punën time. Më cakto nga farni ja ime Aliun si ndihmëtar dhe më forco me atë.
Ebu Zerri thotë kështu: Betohem në Allahun, ende nuk kishte përfinduar jjalën Re.sulullahu, kur Gjebraili erdhi dhe e shpalli Icëtë ajet: "Miku (i ajërmi) juaj i vërtetë është vetëm Allahu, i dërguari i Tij dhe ata që besuan, që e falin namazitz dhe japin zeqatin duke bërë ruku. E kush e ka për mik Allahun, të dërguarin e Tij dhe ata që besuan, s'ku dyshim se and (pala) e Allahut ashtë ngadhënjyese".
(El Xhem-ub Bejnes Sahihis Sitte, Sahihi Nesai, Musnedi Ahmed, Ibni Haxher (në librin Es-Savaik-ul Muhrika) dhe ibni Ebil Hadid (Në komentimin e Nehxh-ul Belagës) )
Në mesin e Shiitëve ekziston një pajtueshmëri e plotë në lidhje me personin për të cilin është bërë shpallja e këtij ajeti, dhe ky është Hz Aliu (a.s.). Edhe nga ana e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit janë regjistruar hadith-e të shumta në lidhje me këtë ajet, që janë shënuar në libra të shumtë të respektuar, si për shembull:
1. Bihar'ul Envar (autori Allame Mexhlisi);
2. Isbat'ul Huda (autori Hurr-i Amuli);
3. Tefsiri El Mizan (autori Allamei Tabatabai);
4. Tefsiri El Kashif (autori Muhammed Xhevad Mugannije);
5. El Gadir (autori Allameji Emin), etj.
Edhe shumë dijetarë të Ehli Sunnetit kanë transmetuar hadith-e ku cekin se ky ajet është shpallur në lidhje me Hz Aliun (a.s.). Ne do të cekim vetëm disa tefsire të Ehli Sunnetit, ku është regjistruar hadith-i i lartëpënnendur:
1-"El Keshshaf' i Zemhasherit, v.1, f.649;
2-Tefsiri Taberi, v.6, f.649;
3-"Zad-ul Mesir fi Ilrn-it Tefsir" i Ibni Xhevizit, v.2. f.383;
4-Tefsiri Kurtubi, v.6, f.219;
5-Tefsiri Fahru Razi, v.12, f.26;
6-Tefsiri Ibni Kethir, v.2, f.17;
7-Tefsiri Nesfi, v.1, f.289;
8-"Shevahis-ut Tenzil" i Hesekani Hanefiut, v.1, f.161;
9-"Durr-ul Mensur" i Sujutit, v.2, f.293;
10-"Esbab-un Nuzul" i lmam Vahidit, f.148;
I1 -"Ahkarn-ul Kur'an", v.4, f.102;
12-"Et-Tes-hil li ulum'it Tenzil" i Xhessasit, v.1, f.181.
Këtë hadith mund ta gjeni edhe në shumë libra të Ehli Sumietit.
Ajeti i komunikimit (teblig) ka të bëjë me velajetin e hz aliut (a.s.)
Allahu Teala në ajetin e 67-të të sures Maide thotë:
"O ti i dërguar!Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën në tërësi komunikimin, atëherë nuk e ke kryer detyrën. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve".
Sipas disa komentuesve të Kuranit nga ana e Ehli Sunnetit, ky ajet është shpallur gjatë fillimit të misionit, kur truprojat ishin duke e mbrojtur të Dërguarin (s.a.a.) prej sulmeve dhe atentateve të ndryshme.
Dhe, sipas, tyre, pasi që u shpall ajeti "Allahu të mbron prej njerëzve", i Dërguari (s.a.a) u tha truprojave: "Mund të shkoni, tani për mbrojtjen time kujdeset Allahu". Sipas një rrëfimi që e kanë shënuar Ibni Xheriri dhe Ibni Merduje, Abdulla Ibni Shakiku thotë: "Disa prej sahabeve të Resulullahut e përcjellin dhe mbronin atë. Por, kur u shpall ajeti "Allahu të mbron prej njerëzve", Resulullahu (s.a.a.) u tha "Tani shkoni nëpër shtëpi. Vetë Allahu do të më mbrojë prej njerëzve"
(Dur-ul Mensur, v.3, f.19)
Edhe sipas një rrëfimi tjetër, të cilin e kanë shënuar Ibni Hebbani dhe Ibni Merduje, Ebu Hurejre thotë: "Ishim duke bërë rrugë me Resulullahun dhe hijen më të madhe e kishim pëbrgatitur për Resulullahun. Një ditë Resulullahu ishte duke ndenjur nën hije dhe e kishte varur shpatën e tij në një degë. U afrua njëri, e mori shpatën e Resulullahut dhe i tha: "Ej Muhammed, tani kush të mbron ty prej meje?". "Mua më mbron Allahu, dhe gjuaje atë shpatë". Pas kësaj, ai e gjuajti shpatën dhe u shpall ajeti "Allahu të mbron prej njerëzve". Prapë, Tinnidhiu, Hakimi dhe Ebu Naimi e kanë regjistruar këtë n•ëfim, ku Aisha thotë: "Derisa u shpall ajeti "Allahu të mbron prej njerëzve", Resulullahun e mbronin truprojat.
Por, pas shpalljes së këtij ajeti Resulullahu tha: "Tani mund të shkoni, mua më mbron Allahu". Taberani, Ebu Naimi, Ibni Merduje dhe Ibni Asakiri e kanë regjistruar këtë rrëfim nga lbni Abbasi: "Resulullahun ishin duke e mbrojtur truprojat. Xhaxhai i tij Ebu Talibi i dërgonte çdo ditë nga një truprojë prej Beni Hashimëve për ta mbrojtur. Një ditë Resulullahu i tha xhaxhait të tij: "O axhë, tani më Allahu më mbron mua; nuk kam më nevojë për truprojat që i dërgon". Por, nëse i . analizojrnë me kujdes këto rrëfime dhe nëse thellohemi në përmbajtjen e tyre, do të verejme se nuk përputhen me kuptimin dhe përmbajtjen e ajetit.
Sepse, sipas këtyre r•ëfimeve, ajeti është shpallur në fillimin e misionit të Hz Resulullahut (s.a.a.). Madje, sipas disa r•ëfimeve, kjo kishte ndodhur gjatë kohës kur ishte ende në jetë Ebu Talibi, pra shumë vite para shpërnguljes. Sipas asaj se si është shpjeguar, kjo nuk është e vërtetë. Posaçërisht, r•efirni i Ebu Hurejres eshtë, një shpifje e trilluar,. kur thotë se "Ishim duke bërë rrugë me Resulullahun dhe hijen më të madhe e kishim përgatitur për Resulullahun...". Sepse, ashtu sikur që e ka pranuar edhe vetë, ai është njoftuar me Islamin dhe Resulullahun (s.a.a) në vitin e shtatë hixhri (pas shpërnguljes) dhe tek atCherë e ka pranuar Islamin.
(Feth-ul Bari, v.6, f.3 I ; El-Bidajetu ven-Nihaje, v.8, f.102; Sijer-u Elamun (autori Zchebiu, v.2, f.436; libri "El-Isabe" i Ibni Haxherit, v.3, f.287)
Atëherë, si mund të jetë i vërtetë ky hadith? Sipas komentuesve të Kuranit nga ana e dijetarëve Shiitë dhe të Ehli Sunnetit, sureja e Maides është shpallur në'Medine dhe është sureja e fundit që i është shpallur Hz Resulullahut (s.a.a.). Për këtë janë unanim komentuesit e Shiitëve dhe të Ehli Sunnetit. Veçmas, Ahmedi, Ebu Ubejde në "Fezail", Nuhasi Nesaiu në "Nasih", Ibni Mundhiri, Ibni Merduje dhe Bejhaki në "Sunen"-in e tij, sipas një hadith-i që e transmetojnë, Xhubejr Ibni Nefiri rrëfen: "Gjatë haxhit e vizitova Aishen. Ajo më tha:
"O Xhubejr, a e ke lexuar suren e Maides?. Unë iu përgjigja "Po". Ajo më tha: "Dije që sureja e Maides është sureja e fundit që është shpallur. Çka do që është e lejuar dhe çka do që është e ndaluar në atë sure, besoni dhe përmbajuni (Tefsiri i Sijutit "Ed-Durrul Mensur", v.3, f.3) asaj Edhe Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi e kanë pranuar si të vërtetë dhe Ibni Merduje dhe Bejhaki e trasnmetojnë thënien e Abdullah Ibni Ymerit, ku thotë: "Sureja e fundit që është shpallur, është sureja e Maides" . (burimi i njëjtë )
Në një rrëfim që e ka shënuar Ebu Ubejde, Muhammed ibni Ka'b Kurtubiu thotë: " Sureja e Maides është shpallur gjatë Haxhit Lamtumirës, në mes Mekës dhe Medinës, duke qenë Resulullahu përmbi deve. Atëherë, deveja u përkul dhe Resulullahu zbriti". (Ed-Durrul Mensur, v.3, f.4)
Në një hadith tjetër, të cilin e ka regjistruar Ibni Xheriri, Rabi ibni Enes thotë: "Sureja e Maides është shpallur gjatë rrugës së Haxhit Lamtumirës, në kohën kur ka qenë Resulullahu (s.a.a.) mbi kafshën bartëse. Prej rëndimit të shpalles, deveja u përkul dhe Resulullahu zbriti në tokë".
(burimi i njejte)
Në një hadith tjetër, të cilën e ka regjistruar Ebu Ubejde, Zemuret ibni Habibi dhe Atije ibni Kajs riefejnë: "Sureja e Maides është pjesa e fundit e Kuranit qe është shpallur. Pranoni gjërat që i ka lejuar dhe që i ka •daluar kjo sure". (burimi i njejte)
Mbas gjithë këtyre që u tha, cili njeri i drejtë dhe i mençur mund të pranojë se ajeti i lartpërrnendur është shpallur në vitet e para të misionit të të Dërguarit (s.a.a.)? Posaçërisht, nëse qëllimi është devijimi nga kuptimi i vërtetë i këtij ajeti! Sipas Shiitëve, sureja e Maides është sureja e fundit qC është shpallur dhe ajeti i komunikimit (teblig), ku thuhet "O ti i dërguar!Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd", është shpallur pas Haxhit Lamtumirës, të enjten, më tetëmbëdhjete të muajit Dhul Hixhe, në vendin e quajtur Gadir Hum. Në këtë ditë është bërë anCrimi i Hz Aliut (a.s.) si kalif të parë mbas Hz Resulullahut {s.a.a.), para gjithë masës së tubuar të njerëzve dhe në lidhje me këtë nuk ka asnjë kundërshtim më të vogël në mesin e dijetarëve Shiitë. Në orët e para të ditës së enjte, Hz Xhebraili (a.s.) iu drejtua Hz Resulullahut (s.a.a.) me këto fjalë: "O Muhammed, Allahu të dërgon selamin dhe të shpallë këtë: "O ti i dërguar! Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk e bën në tërësi komunikimin, atëherë nuk e ke kryer detyrën. Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve". Ajeti na tregon në mënyrë të qartë se misioni i të Dërguarit (s.a.a.) është duke përfunduar, por te populli duhet të arrijë një e vërtetë.
Kjo e vërtetë është aq e rëndësishme, saqë nuk është e mundur përkryerja e fesë pa të. Njëkohësisht, në këtë ajet na bëhet me dije se Hz Resulullahu (s.a.a.) po frikohet prej popullit që të mos e përgënjeshtrojë atë, në lidhje me thirrjen shumë të rëndësishme që u drejtohet atyre. Por, Allahu nuk i dha leje që ta vonojë këtë komunikim. Realizimi i një tubimi të tillë do të jetë shumë vështirë për ta realizuar më vonë dhe deri te ndërrimi i jetës së Resulullahut (s.a.a.) kishte mbetur shumë kohë, prandaj ky ishte rasti më vohltshëm.
Sepse, zemrat e të pranishmëve kishin fituar një jetë të re gjatë Haxhit Larntumirës duke qenë bashkë me Hz Resulullahun (s.a.a). Duke iu drejtuar perafërsisht njëqind mijë sahabeve • të pasionuar që ishin të gatshëm për të dëgjuar testamentin e lij, Hz Resulullahu (s.a.a.) tha: "Ndoshta, pas këtij viti nuk do Vju shoh më përsëri. Është afër koha e dërgimit të ftesës nga ana e të dërguarit të Allahut dhe të pranimit të saj nga ana ime." Gadir Humi ndodhet në një udhëkryq, ku rrugët ndahen dhe prej nga njerëzit do të ndahen për të shkuar nëpër vendet e tyre, dhe realizimi i një tubimi të tillë madhështor nuk do të jetë e mundur që të realizohet edhe një herë.
Kështu që, nuk mund të paramendohej Inimbja e një rasti të tillë nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.) për ta bërë komunikimin e një çështjeje kaq të rëndësishme. Më e rëndësishme se kjo ishte zbritja e shpalljes me çmimin e kercënimit, dhe i tërë misioni varej prej këtij komunikimi si dhe u njoftua se Allahu do ta mbrojë Hz Resulullahun (s.a.a.) prej njerëzve. Atëherë, nuk ishte fjala vetëm për frikën nga përgënjeshtrimi i Hz Resulullahut (s.a.a.) nga ana e sepse para tij sa e sa të dërguar ishin përgënjeshtruar. Kjo nuk i parandaloi ata prej komunikimit të asaj për çka ishin të urdhëruar. Edhe më herët nuk është bërë anulimi i komunikimit për arsye të mospranimit të së vërtetës nga ana e shumicës së njerëzve (Zuhruf, 78), ose për shkak të njohurisë se aty janë të pranishërn ata që e refuzojnë këtë komunikim (E1 Hakka, 49).
Sepse, Allahu nuk lejon që populli të mbetet pa udhëzues.
"Këshlu që, pas dërgimit të dërguarve, të mos mbetet asnjë arsyetim për njerëzit. Allahu është i lartësuar, zotërues i pushtetit dhe i urtësisë" (Nisa, 165).
Përveç kësaj, në Kuran është përmendur pënnes një shembulli të bukur, gjendja e të dërguarve tjerë të cilët janë mohuar nga ana e popullit të tyre:
"Por, edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi. Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Nuhut. Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afit, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (ua ndryshova gjendjen në të keq) (Haxh, 42-44)
Nëse, e lëmë mënjanë fanatizmin rrënues dhe pasionin për ta dëshmuar pikëpamjen tonë, dhe e fillojmë diskutimin duke pasur për qëllim zbulimin e së vërtetës, atëherë do të vërejmë se shpjegimi i bërë në lidhje me ajetin e komunikimit është një shpjegim që e pranon mendja jonë dhe i përshtatet ngjarjeve që janë shfaqur para dhe pas shpalljes së ajetit. Shumë dijetarë të Ehli Sunnetit, duke u bazuar te dijetarët e Shiitëve, kanë pranuar se ky ajet është shpallur në Gadir Hum me rastin e emërimit të Hz Aliut (a.s.) si kalif, dhe në lidhje me këtë çështje kanë transmetuar hadith-e, saktësia e të cilëve është vërtetuar sipas metodave të tyre vërtetuese.
Ja disa burime të Ehli Sunnetit që kanë të bëjnë me këtë çështje:
1.-Hafez Ebu Naimi në librin "Nuzul-ul Kitab";
2-Imam Vahidi në librin "Esbab-un NuZul", faqe 150;
3-Imam Ebu Is-hak Sa'lebi në tefsirin "El Kebir";
4-Hakim Haskani në librin "Shevahid-ut Tenzil .1i kavai-it tefzil", v.1, f.187;
5-Xhelaleddin Sujuti, në tefsirin -"Durr-ul Mensur", v.3, f.117;
6-Fahru Razi në tefsirin "El Kebir", v.12, f. 50;
7-Muhammed Rashid Riza, në tefsirin "El Menar", v.2, f.86;
8-Ibni Asakir në librin "Tarihi Dimeshk", v.2, f.86;
9-Shevkani në librin "Feth-ul kadir", v.2, f60;
10-1bni Talha Shafi në librin "Metalib-ul Seul", v.1, f.44;
11-Ibni Sabbag Maliki në librin "Fusul-ul Muhimme", f,25;
12-Kunduzi Hanefi në librin "Jenabi-ul Mevedde", f,120;
13-Shehristani në librin "El Milelu Ven Nihel", v.1, f.163;
14-Ibni Xherir Taberi ne-"Kitab-ul Vilajet";
15-Ibni Said Sexhistani në "Kitab-ul Vilajet";
16-Bedruddin Hanefiu në "Umdet-ul Kari fi sherh-il Buhari", v.8, f.584;
17-Abdul Vahhab Buhari në "Tefsir-U1 Kuran";
18-Alusi ne "Ruh-ul Meani", v.2, f.384;
19-Harnvini në librin "Faraid'us Simtejn", v.1, f.185;
20-Allame Sejjis Siddik Hasan Hani në "Fet-hul Bejan fi Mekasid-il Kuran", v.3, f.63.
Këta janë vetëm disa nga librat e shumtë të dijetarëve të Ehli Sunnetit, që e prekin këtë çështje. Burimet tjera janë cekur në librin "El Gadir" të Allamei Eminit.
Athua ç'beri Hz Resulullahu (s.a.a.) kur iu shpall urdhri "Komunikoje atë që t'u zbrit prej Zotit tënd"! Shiitët thonë se Resulullahu (s.a.a.) e tuboi popullin në vendin e quajtur "Gadir Hum" ku mbas një fialimi të gjatë dhe me ndikim dhe mbasi që ia dhanë fialen se Hz Resulullahu (s.a.a.) ka të drejtën e zotërimit dhe të qenët më i afenni i tyre, e ngriti lartë dorën e Hz Aliut (a.s.) dhe tha:
"Ai që me pranon si udhëheqës (mevla), edhe Aliu është udheheqesi i tij. O Allah, duaje atë i cili e do Aliun. Kush bëhet anniku i Aliut, Ti bëhu armiku i tij. Ndihmoje atë i cili e ndihmon Aliun. Braktise atë që e braktis Aliun dhe kudo që të shkojë, le të jetë e vërteta me te".
(Ky është hadithi i Gadir Humit të cilën e transmetojnë dijetarët SHiitë dhe të Ehli Sunnetit)
Pastaj, e hoqi kapelën prej kokës së tij, e vendosi në kokën e Hz Aliut (a.s.) dhe i përgatiti një vend (çadër) të veçantë. Më pastaj kërkoi prej sahabeve që t'ia urojnë Hz Aliut arritjen e pozitës së udhëheqësit të besimtarëve. Dhe, sahabet duke filluar prej Ebu Bekrit dhe Ymerit, ia uruan të gjithë. Madje, Ebu Bekri dhe Ymeri i thanë: "Të lumtë o djali i Ebu Talibit që u bëre udhëheqësi ynë dhe i të gjithë besimtarëve"
(Ahmed bin Hanbeli në Musnedin e tij v.4, f.28; Taberi në tefsirin e tij; Fahri Razi në tefsirin El Kebir, v.4, f.636; Ibni Haxher në librin Sevaik-ul Muhrika, si dhe Darkutni, Bejhaki, Shehristani dhe të tjerë )
Pasi që përfundoi ceremonia e urimit, Resululjahu (s.a.a.) tha se u shpall ajeti:
"Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha përju Islaminfe" (Maide, 3)
Kjo është pikëpamja e Shiitëve. Në mesin e Shiitëve, ky hadith pranohet si një e vërtetë e besueshme. Në lidhje me këtë, dijetarët Shiit nuk kanë asnjë kundërthënie. Tani, të shikojmë se në ç'mënyrë e përmendin këtë hadith dijetarët e Ehli Sunnetit. Nëse e analizojmë këtë çështje vetëm duke u bazuar në një drejtim, atëherë do të vendosim një pengesë në rrugën e të vërtetës dhe kjo do të:ndikojë në atë që gjykimi në të cilin kemi arritur nuk do të përshtatet me të v.ërtetën, kështu që, çështjen duhet ta analiaojmë me një kujdes të veçantë dhe t'i marrim parasysh argumentet e të dy palëve, dhe qëllimi i kësaj analize duhet të jetë vetëm kënaqësia e Allahut. Tani, duke u kthyer në çështjen tonë, ndaj pyetjes së parashtruar unë përgjigjem: "Po, është e vërtetë se shumë dijetarë të Ehli Sunnetit e kanë përmendur deri në detaje ndodhinë e Gadir Humit".
Si shembull mund të përmendim disa prej tyre:
1-Ahmed ibni Hanbeli transmeton një hadith, ku Zejd ibni Erkami thotë:
"U ndalern bashkë me ReSulullahun (s.a.a.) në një shkretëtirë të quajtur Gadir Hum. Resulullahu (s.a.a.) na urdhëroi që të përgatitemi për namaz, dhe e falëm namazin e përbashkët në një nxehtësi të madhe. Mbas kësaj e mbuluam një dru me pëlhurë për t'i bërë hije Resulullahut (s.a.a.). Resulullahu (s.a.a.) u ngrit mbi një vend të lartësuar dhe tha: "Athua nuk e" dini apo nuk dëshmoni që unë jam më i epënn për çdo besimtar, sesa ai për vete?" Populli u përgjigj: "Po, ti je më i epërm për çdo besimtar, sesa ai që është për vete". Atëherë, tha: "Udhëheqësi i kujt jam unë, edhe Aliu është udhëheqësi i tij. O Allah, duaje atë qe e do Aliun dhe bëhu armik i armikut të Aliut".
(Musnedi i Abnied b. Hanbelit, v.4, f.372)
2-Imatn Nesai në librin e tij "Haselis", transmeton hadith-in e Zejd bin Erkamit, bashkë me zinxhirin e transmetirnit, ku në mes të tjerash thotë:
"Duke u kthyer Resulullahu (s.a.a.) prej Haxhit Lamtumirës urdhëroi që të ngrihet një vend në një hije dhe pastaj tha: "Unë së shpejti do të ftohem nga ana e Krijuesit dhe do t'i përgjigjem kësaj thirrjeje. Në mesin tuaj jua lë dy gjëra të çmueshme, njëramë e çmueshme se tjetra: Libri i Allahut dhe Ehli Bejti nga familja ime.
Kini kujdes se si do silleni ndaj tyre mbas meje. Ata nuk do të ndahen njëri prej tjetrit deri sa të mbërrijnë te hauzi i Kevtherit"
Më pastaj tha: "Allahu është udhëheqësi im, dhe unë jam udhëheqësi i çdo besimtari". E ngriti lart dorën e Aliut dhe tha: "Udhëheqësi i kujt jam unë, edhe Aliu është udhëheqësi i tij. Duaje atë që e do dhe bëhu armik i annikut të tij". Ebu Tefejli thotë se e kishte pyetur Zejdin: "A e ke dëgjuar këtë prej Resulullahut?" - ai u përgjigj: "Çka thua ti? Çdonjëri që ishte në vendin e hijes i dëgjoi këto fjalë me të dy veshët e tij dhe i panë ata me të dy sytë e tij". (Hasaisi Nisai, f.21 )
3-Hakim Nishaburi e transmeton një hadith sipas kritereve të Shejhejnëve (Buhari dhe Muslim), pënnes dy zinxhirëve transmetuese, ku Zejd ibni Erkami thotë: "Duke u kthyer nga Haxhi Lamtumirës, u ndal te Gadir Humi dhe urdhëroi ngritjen e një vendi nën hije. Pastaj tha:
"Unë së shpejti do të ftohem dhe do t'i përgjigjern thirrjes. Në mesin tuaj jua lë dy gjëra të çmueshme, rtiëra më e çmueshme se tjetra: Libri i Allahut dhe familja ime. Kini kujdes se si do të silleni ndaj tyre mbas meje. Ata nuk do të ndahen njëri prej tjetrit derisa të vijnë afër meje te hauzi i Kevtherit". Mbas kësaj tha: "Allahu është udhëheqësi im. Unë jam udhëheqësi i çdo besimtari". Më vonë e ngriti dorën e Aliut dhe tha: "Udhëheqësi i kujt jam unë, ky (Aliu) është udhëheqësi i tij. O Allah, kush e do Aliun, duaje edhe Ti dhe kush është armiku i tij, bëhu armiku i atij".
4-Këtë hadith e transmeton Muslimi në Sahihin e tij, përmes zinxhirit të tij të transmetimit dhe në formë të përmbledhjes, ku Zejd ibni Erkani rrëfen:
"Një ditë, Resulullahu (s.a.a.) ishte duke na mbajtur fjalim në një vend të quajtur Hum, në afërsinë e një lumi që ndodhet në mes të Mekës dhe Medinës. Pas falënderimit të Allahut na u gjend në këshilla dhe na përkujtoi dënimin e Zotit. Pastaj, na tha: "Por pastaj, o popull, unë jam vetëm një njeri, së shpejti do të vijë i dërguari i Allahut (për ta marrë shpirtin tim dhe pret që unë do t'i përgjigjem. Dhe unë, po ju lë në mesin tuaj dy gjëra të çmueshme. E para është libri i Allahut. Aty keni udhëzim dhe dritë, andaj përqafojeni dhe shtrëngojeni mirë librin e Allahut". Kështu që, na inkurajoi që ta përqafojmë librin e Allahut. Më pastaj vazhdoi: "Dhe Ehli Bejtin tim. Ju përkujtoj Allahun në lidhje me Ehli Bejtin tim. Ju përkujtoj Allahun në lidhje rne Ehli Bejtin tim. Ju përkujtoj Allahun në lidhje me Ehli Bejtin tim."
Sado që lmam Muslimi e transmeton vetëm shkurtimisht këtë hadith, prapëseprapë falënderfini i qoft Allahut se çështja është aq e qartë, sa që nuk ka asnjë vend për asnjë dyshim. Ndoshta, për arsye të rrethanave politike edhe vetë Zejd ibni Erkani e ka shkurtuar hadith-in. Madje, se shkurtimi i hadith-i.t është bërë. për shkak të rrethanave politike, mund të vërehet edhe prej vetë hadith-it. Sepse,.rrëfyesi thotë:
"Unë, Hysejin ibni Subre dhe Ymer ibni Muslimi shkuam te Zejd ibni Erkani. Pasi që u ulëm, Husejini e pyeti: `0 Zejd, me të vërtetë ke arritur shumë të mbara, e ke parë Resulullahun (s.a.a.) dhe ke dëgjuar fjalimin e tij, ke shkuar në luftë me të dhe ke falur namazin mbrapa tij. Me të vërtetë ke arritur të mbarën e madhe. O Zejd, na trego ndonjë hadith të Resulullahut (s.a.a.)'. Ndërsa Zejdi i tha: "O djali i vëllait tim; betohem në Allahun, tani më jam plakur dhe ka ardhur koha e vdekjes, dhe disa prej hadith-eve që kam pasur në mendjen time kam harruar. Pranoni ato hadith-e që ju kam transmetuar dhe veproni sipas tyre. Mos më lodhni në lidhje me çështjet e rënda".
Pastaj vazhdoi:
"Një ditë, Resulullahu (s.a.a.) ishte duke na mbajtur fjalim në një vend të quajtur Hum, në afërsinë e një lumi..." (hadith-i i cekur më lart). Nga ana e jashtme e këtij hadith-i mund të kuptojmë se: Hyseini e ka pyetur haptas atë, para të gjithëve që ishin prezent aty. Dhe, duke ditur se me dhënien e përgjigjes së hapur në këtë pyetje, do t'i ushtrohet shtypja nga ana e atyre që e detyrojnë popullin ta mallkojë Hz Aliun (a.s.), si dhe do të shfaqen shumë vështirësi të reja, ai u detyrua që të arsyetohet me shtyrjen në moshë dhe harresën e hadith-eve.
Të pranishmit i pranuan hadith-et e rrëfyera dhe nuk deshën ta shtrëngojnë më tepër që të flasë për ato çështje që nuk dëshironte të fliste ose të vepronte sipas tyre. Përkundër kësaj, Zejd ibn Erkami ka bërë të njohur shumë të vërteta dhe pa hyrë në detaje ka bërë me dije kah ngjarja e Gdir Humit. Sepse, vetë fjalia "Një ditë, Resulullahu (s.a.a.) ishte duke na mbajtur fjalim në një vend të quajtur Hum, në afërsinë e një lumi..." është një• shenjë për këtë ngjarje dhë nga fjalia tjetër: "Ju lë amanet dy gjëra të çmueshme librin e Allahut dhe Ehli Bejtin", mund të kuptojmë se sa të larta janë virtytet e Hz Aliut (a.s.), pra vendi i tij është menjëherë mbas Kuranit.
Sigurisht që ka bërë me dije për këto të vërteta dhe u ka lënë të pranishmeve që vetë me mendjet e tyre ta zbulojnë këtë. Të gjithë e dinë se prej anëtarëve të Ehli Bejtit të Resulullahut (s.a.a.), Hz Aliu (a.s.) zotëronte shkallën më të lartë. Madje, këtë mund ta vërejmë te pjesa tjetër e librit të Muslimit, në hadith-in të cilin vetë ai e transmeton dhe ka të bëjë me virtytet e Hz Aliut (a.s.) në këtë kuptim të lartpërmendur, por në këtë hadith nuk përmendet emri i Hz Aliut (a.s.)
(Sahihi Muslim, v7, f. 122, "Bab-u Fezailu Ali b. Ebi Talib)
5-Taberani, në librin e tij "El-Mexhme'ul Kebir", transmeton një hadith me një zinxhir të sigurt të transmetimit nga Zejd ibni Erkami dhe Huzejfe ibni Usejd-i Gaffari, ku thotë:
"Te Gadir Hum, nën hijen -e drurit, Resulullahu (s.a.a) na mbajti një fjalim, ku në mes tjerash tha: `0 ju njerëz, është afër .koha e ftesës për mua nga ana e Allahut dhe unë do ta pranojë atë. Unë do të përgjigjem për këtë çështje dhe sigurisht që edhe ju do të përgjigjeni; atëherë, çfarë do të thoni në lidhje me mua'. Ata u përgjigjën: `Ne dëshmojnë se ti e ke bërë komunikimin, xhihadin dhe ke këshilluar për të mbarën. Allahu të shpërbleftë me shpërblime të mbara'!
Pastaj vazhdoi:
`Athua, ju dëshmoni se Allahu është tek, se Muhammedi është robi dhe i dërguari i Tij, se janë të vërteta xheneti, xhehenemi, vdekja dhe ringjallja, se padyshim do të vijë Dita e Kiametit dhe Allahu do t'i nxjerrë të gjithë prej varreve dhe do t'i shpjerë te mahsheri (vendi ku do të gjykohen njerëzit në Ditën e Gjykimit)
Të gjithë u përgjigjën me `Po, të gjitha këto janë të vërteta'. Atëherë Resulullahu (s.a.a.) tha: `0 Allah, bëhu dëshmitar ndaj dëshmive të tyre. O ju njerëz, Allahu është udhëheqësi im dhe unë jam udhëheqësi i besimtarëve dhe unë më i epërmi i tyre sesa vetvetja e tyre. Udhëheqësi i kujt jam unë edhe Aliu është. udhëheqësi i tij. O Allah, duaje atë që e do Aliun dhe bëhu annik i an-nikut të tij'. `0 ju njerëz, unë do të shkoj para jush dhe ju do të takoheni me rnua te hauza e Kevtherit që është më e gjerë se largësia në mes Basrës dhe Sen'as. Atje ka yje të panumërt dhe gota nga argjendi. Atëherë, unë do t'ju pyes se si jeni sjellë ndaj dy gjërave të çmueshme që ju kam lënë amanet. Më e madhja prej atyre dy gjërave është Kurani. Ai është. një mjet af&sie, që njëri skaj është në dorën e Allahut dhe tjetri në dorën tuaj. Përqafojeni atë që të mos devijoni nga rruga ë drejtë dhe rnos e ndry- shoni atë. Dhe, tjetra është familja ime prej Ehli Bejtit. Allahu i gjithëdijshëm dhe i butë më ka lajmëruar që të dyja do të bashkohen pranë meje te hauza ku do të mbesin përgjithmonë.
(ibn-i Hacernë librin "Savaik-ul Muhrika" fq.25. e transmeton prej Taberanti dhe Tirmidhiut)
6-Imam Ahmedi e transmeton hadith-in prej Burra ibni Azibit pë.nnes dy zinxhirëve transmetues, dhe thotë: "Ishim bashkë me Resulullahun (s.a.a.). U ndalëm te Gadir Humi dhe wurdhëruam që të përgatitemi për faljen e namazit. U pastrua një vend nën dy drunj për ta falur namazin Resulullahu (s.a.a.). Pasi që e fali namazin e drekës, Resulullahu, e ngriti dorën e Aliut (a.s.) dhe tha:
Athua e dini se unë jam më udhëheqësi i besimtarit sesa shpirti i tij?'
`Po, ti je më udhëhegës', pastaj përsëriti edhe një herë: `Athua e dini se unë jam më i epënni i besimtit sesa shpirti i tij?'
`Po, ti je më i epërmi', pastaj duke e mbajtur lartë dorën e Hz Aliut (a.s.) tha: `Udhëhegësi i kujt jam unë, AliU është udhëheqësi i tij. O Allah, duaje atë që e do Aliu dhe bëhu armik i atij që është anniku i Aliut'.
Raviu thotë se mbas Ymeri e takoi Aliun dhe i tha: "O djali i Ebu Talibit, të qoftë i uruar! U bëre udhëheqësi i të gjithë besimtarëve dhe besimtareve."
(Musnedi i 1mam Ahmedit, v.4, f.281; Hakeza Kenz-ul Ummal, v.5, f.117 dhe Fazai-ul Hamse min-es Sitte, v.1, f.350)
Hadith-in e Gadir Humit e kanë transmetuar edhe shumë dijetarë tjerë të Ehli Sunnetit, ku përveç të tjerëve janë edhe Tinnidhiu, ibni Maxhe, ibni Asakir, Ebu Naim, ibni Esir, Harezmi, Sujuti, ibni Hacet, Hajsemi, Ibni Sabbag Maliki, Kunduzi, Hanefi, ibni Megazili, ibni Kesir, Himvini, Haskani, Gazzali ve Buhari (Buhariu e transmeton këtë hadith në librin e tij "Historia").
Përveç këtyre, sipas hulumtimeve të Allamei Eminit gë--Cshtë autori i librit "El Gadir", duke filluar prej shekullit të parë deri në shekullin e katërmbëdhjetë, këtë hadith e kanë transmetuar rreth treqind e gjashtëdhjetë dijetarë që i takonin mez-hebeve dhe sektevë të ndryshme. Ata që dëshirojnë të hulumtojnë më tepër këtë çështje, mund të referohen te libri i "El-Gadirit."
(Libri i të ndjerit Allamei Eminit, që deri më sot janë shtypur njëmbëdhjçtë vëllime të këtij libri. Kjo është një prej veprave të rëndësishme dhe i përfshin të gjitha hadithet në lidhje me ngjarjen e Gadirit që përmenden në të gjithë librat e Ehli Sunnetit. )
Mbas gjithë kësaj që u tha në lidhje me Gadir Humin, athua nuk është qesharake thënia se kjo ngjarje është një shpifje e Shiitëve? Por, është për t'u çuditur fakti se shumica e myslimandve janë të njoftuar më këtë ngjarje, pra vetëm një numër i vogël sosh nuk dinë për këtë rast.
Më e çuditshme se kjo është se, duke qenë prezent arritja e marrëveshjes në lidhje me saktësinë e këtij hadith-i, dijetarët e Ehli Sunnetit nuk pranojnë se Resulullahu (s.a.a.) ka emëruar për kalif ndokënd dhe se këtë çështje ua ka lënë myslimaneve.
Athua mund të ketë ndonjë fjalë më të qartë dhe më të saktë në lidhje me çështjen e kalifatit?
Më kujtohet një debat që e kisha zhvilluar me një dijetar të qytetit Zejtune të Tunusit. Si argument në lidhje me kalifatin e lmam Aliut (a.s.), unë isha duke u munduar ta bind se ngjarja e Gadir Humit është një ngjarje që ka ndodhur me të vërtetë dhe se hadith-i i Gadir Humit është një hadith i saktë, ai më tha se ky hadith permendet në një libër të komentimit të Kuranit.
Dhe, në atë libër, pasi që përmendet hadith-i i Gadir Humit si një hadith i vërtetë, në vazhdim shkruan:
"Shiitët thonë se ky hadith e yartëson kalifatin e zotërisë sonë Ali (keremallahu vexhhe) dhe mendojnë se është një argument i qartë në lidhje me këtë çështje. Ndërsa, për Ehli Sunnetin kjo është e papranueshme. Sepse, kjo është në kundërshtim me kalifatin e Ebu Bekrit, Ymer Farukit dhe Zinnurejn Osmanit. Andaj, shprehja 'Mevla ' që përmendet në hadith e ka kuptimin e atij që e do dhe që i ndihmon (muhib dhe nasir). Kuptimin e ngjashëm mund ta ketë edhe shprehja që përdoret në Kuran. Edhe Kalifët e Drejtë dhe Sahabet Fisnik janë të këtij mendimi në lidhje me hadith-in e lartpërmendur, si edhe dijetarët dhe tabiinët. Sipas kësaj, komentet e Rajizive në lidhje me këtë hadith nuk bartin ndonjë respekt të veçantë. Sepse, ata nuk e pranojnë kalifatin e të Drejtëve dhe i përgojojnë sahabet e Resulullahut (s:a.a.). Kjo, velvetiu është e mjajiueshme për refuzimin e gënjeshtrave dhe shpi fleve të tyre."
E pyeta atë: "Athua, sipas jush, me të vërtetë ka ndodhur Gadir Humi?" Ai m'u përgjigj: "Sikur të mos kishte ndodhur, nuk do ta transmetonin dijetarët dhe transmetuesit e hadith-eve". I thashë: "Athua, atë ditë të nxehtë nën diellin përvëlues, Resulullahu (s.a.a.) i kishte mbledhur sahabet vetem për të -qartësuar se Hz Aliu (a.s.) është miku dhe ndihmësi i tyre? Atëherë, çfarë kuptimi ka mbajtja e një fjalimi aq të gjatë dhe sa është e qëndrueshme një pikëpamje e tillë? Athua, ju bindeni me një pikëpamje të tillë?"
Ai ma dha këtë përgjigje: "Disa prej sahabeve ankoheshin prej Hz Aliut (a.s.) dhe ushqenin armiqësi.e urrejtje rtdaj tij; për ta evituar ndjenjën e anniqësisë dhe për të siguruar dashurinë ndaj Hz Aliut (a.s.), Resulullahu (s.a.a.) u tha atyre: `Aliu është miku dhe ndihmësi juaj" E pyeta: "A duhet që për një punë të tillë të mbahet fjalimi, të presin të gjithë dhe të fillohet me: `A jam unë më i epërm për çdo besimtar, sesa që ai është për vete?
Nëse është ashtu si thoni ju, atëherë do të mjaftonte të thoshte atyre që ankoheshin prej Hz Aliut (a.s.) vetëm se `Aliu është miku dhe ndihmesi juaj' dhe do të ishte kryer puna. Pra, nuk do të kishte nevojë që njëqindmijë të tubuar, në mesin e të cilëve ndodheshin edhe gra, edhe pleq, të pritnin nën vapën e diellit. Sikur që mund të verejmë, për një zotërues të mendjes nuk është e mjaftueshme një kornentim i tillë për ta bindur në vërtetësinë e saj".
Ai tha: "A mund ta konfirmoni ti dhe Shiitët tjerë, se njëqindmijë të tubuar e kanë kuptuar atë çka pohoni ju?" Unë iu përgjigja: "Së pari, një grup i vogël i tyre jetonin në qytetin e Medinës. Së dyti, padyshim se ata e kanë kuptuar atë çka kam kuptuar unë dhe Shiitët. Dijetarët thonë se mu për këtë arsye Ymeri dhe Ebu Bekri ishin në mesin e atyre që ia kanë uruar Hz Aliut (a.s.) duke i thënë "Të lumte o biri i Ebu Talibit, u bëre udhëheqësi im dhe i të gjithë besimtarëve.
Ai më pyeti: "Nëse është ashtu, pse atëherë mbas ndërrimit jetë të Hz Resulullahut (s.a.a.) nuk ia dhan mirëbesimin atij?
Apo, ndoshta dëshiron të thuash se ata e kanë kundërshtuar fjalën e Hz Resulullahut (s.a.a.)? Unë kërkoj mbrojtjen e Allahut prej një fjale të tillë." Ndërsa, unë iu përgjigja: "Vetë dijetarët e Ehli Sunnetit në librat e tyre kanë transmetuar hadith-e për sahabet që i kanë kundërshtuar urdhrat e Hz Resulullahut (s.a.a.) (Një rast të kundërshtimit të Hz Resulullahut (s.a.a.) e kemi edhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së paqes të Hudejbijes. Këtë rast e kanë regjistruar edhe Buhariu dhe Muslimi në përmbledhjet e tyre të haditheve.) (madje edhe për së gjalli), atëherë pse të çuditeni që i kanë braktisur urdhrat mbasi që ka ndërruar j etë? Si një shembull mund ta përmendin rastin kur Hz Resulullahu (s.a.a.) e caktoi Usamen si komandant të përkohshëm të ushtrisë Islame, dhe sahabet e kundërshtuan me arsyetim se është ende i ri.
Sipas kësaj, si mund të pranohej për kalif të përjetshëm Hz Aliu (a.s.), kur në atë kohë ende ishte në moshën e re? Dhe, sikur që po e pranon edhe ti vetë, ata e urrenin dhe në zemër ushqenin armiqësi ndaj Hz Aliut (a.s.)!" Duke u zënë ngushtë tha: "Nëse Hz Aliu (Allahu e nderoftë fytyrën e tij) ka besuar se ishte emëruar nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.) si kalif, ai sigurisht nuk do të heshtte dhe nuk do të kishte hequr dorë nga e drejta e tij.
Sepse, ai ishte një sahabe guximtar që nuk frikohej prej askujt dhe të gjithë ia kishin frikën atij". I thashë: "Zotëri, kjo është një temë tjetër; nuk dua të hyjë në këtë temë tani.
Ti nuk po mjaftohesh me hadith-et e sakta dhe je duke u munduar të devijosh prej kuptimit të vërtetë të tyre, vetërn e vetëm për të mbrojtur nderin dhe shenjtërinë e sahabeve që kanë jetuar mbas Të Dërguarit (s.a.a.). Atëherë si mund të bind ty, me cilën rrugë dhe me cilat hadith-e, se Hz Aliu (a.s.) ka heshtur në lidhje me çështjen e kalifatit dhe se ai ka pasur të drejtën e kalifit mbas Hz Resulullahut (s.a.a.)? Duke buzëqeshur, personi i lartpërmendur ma dha këtë përgjigje:
"Unë jam ndër ata që besojnë se Hz Aliu (a.s.) është më i virtytshmi prej të gjithë sahabeve. Sikur të më pyetnin mua, nuk do t'i kisha lejuar askujt për të dalë përpara tij. Ai është dera e diturisë dhe luani fitues i Allahut. Por, vendimi është i Allahut, Ai e vendos përpara atë që e do dhe e lë mbrapa atë që e do; nuk kemi të drejtë për t'i parashtruar pyetje Atij për veprat e Tij dhe ata që do të përgjigjen janë krijesat e Tij". Edhe unë duke u buzëqeshur ia ktheva: "Edhe kjo është një temë e veçantë, që ka të bëjë- me paracaktimin dhe caktimin (fatin).
Për këtë kemi folur edhe më herët; por asnjëri nuk ka mundur ta bindë tjetrin dhe jemi ndarë duke e mbajtur çdonjëri pikëpamjen e tij." Por, ajo që më habit mua është se, duke debatuar me disa persona, sado që ua mbyll gojën me argumente bindëse, sapo e shohin se s'kanë kah t'ia mbajnë, menjëherë e ndërrojnë temën, duke kaluar në një temë tjetër që nuk ka të bëjë fare me temën paraprake". Ndërsa ai tha: "Unë jam këmbëngulës në pikëpamjen time dhe nuk e kam ndërruar mendjen". Mbas kësaj, u përshëndetëm dhe u ndatuë.
Mbas debateve të tilla, çdoherë e pyes veten: "Athua, pse ndonjëri prej dijetarëve tanë nuk e ka çuar deri në fund këtë hulumtim"?! Disa prej tyre, ia nisin debatit, por kur zihen ngushtë në sjelljen e argumenteve, menjëhere thonë: "Ata ishin një popull që kanë jetuar më herët dhe që nuk janë më; ata do të përgjigjen për të bërat e tyre dhe ju do të përgjigjeni për të bërat tuaja", dhe e përfundojnë bisedën.
Të tjerët thonë: "Nuk na takon neve që rishtas t'i iniciojmë nxiljet; kryesorja është se edhe Ehli Sunneti edhe Shiitët i besojnë Allahut të Vetëm dhe Të Dërguarit (s.a.a.) të njëjtë. Kjo na mjafton neve". Ndërsa disa të tjerë thonë: "Ruajuni nga përgojimi i sahabeve, kini frikën e Allahut" dhe nuk hyjnë fare në bisedë. Athua është i mundur hulumtimi dhe gjetja e së vertetëS për një person që zotëron një pikëpamie të tillë"?
Athua, kjo mënyrë e të folurit përputhet me metodën e Kuranit, që thotë: "Nëse e flitni të vërtetën, silleni argumentin", ku i bën thirrje njerëzve për të sjellë argumente për ato që flasin". E sa i përket përpjekjeve të tyre për t'i ndalur sulmet ndaj Shiitëve, është mjaft i qartë pozicioni i tyre. Përndryshe, Shiitët nuk do të ishin të detyruar as të debatojnë me ata në një mënyrë -kaq të bukur.
Ajeti i shpallur lidhur me përkryerjen e fesë ka të bëjë me kalifatin
Allahu, në ajetin e 3-të të sures Maide thotë:
"Sot e përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju Islamin fe" (Maide, 3)
Shiitët, duke u bazuar në rrëfimet e Imamëve (a.s.) të Ehli Bejtit, janë të pajtimit se ky ajet është shpallur në Gadir Hum dhe ka të bëjë me emërimin e Imam Aliut (a.s.) si kalif të myslimanëve nga ana e Hz Resulullahut (s.a.a.).
Këtë e pranojnë edhe shumë dijetarë të Ehli Sunnetit dhe këtë e kanë regjistruar edhe në librat e tyre, duke cekur se ajeti është shpallur mbas emërimit të Hz Aliut (a.s.) si kalif. Do t'i përmendnim disa prej tyre:
1-Ibni Asakiri në "Tarihi Dimishk", v.2, f.75;'
2-Ibni Megazili Shafii në "Menakibi Ali ibni Ebu f.19;
3-Hatibi Bagdadi në "Tarihi Bagdad", v.8, f.290;
4- Sujuti në "El Itkan" v.1, f.31;
5-Harezmi Hanefiu në "El Menakib", f.80;
6- Sibt ibni Xhevzi në "Tezkiret-ul Havass", s.30;
7- "Tefsiri ibni Kethir", v.2, f.14; 8- Alusi "Ruhu'l Meani" tefsir, v.6, f.55;
9- Ibni Kesir Dimishki në "El Bidajetu Ven Nihaje", v.5, f.213;
10- Sujuti në "Ed Durr-ul Mensur" tefsir, v.3, f.19;
11- Kunduzi el Hanefiu në "Jenabiul Mevedde", f.115;
12- Haskani el Hanefiu në "Shevahid-ut Tenzil", v.1, f.157.
Përkundër kësaj dhe me qëllim të mbrojtjes së nderit të sahabeve, dijetarët e Ehli Sunnetit ishin të shtrënguar që të pën-nendin një arsye tjetër të shpalljes së këtij ajeti. Po të kishin pranuar se ajeti i lartpërmendur është shpallur në Gadir Hum, atëherë do të duhej të pranonin se me emërimin e velajetit të Hz Aliut (a.s.) është bërë përkryerja e fesë dhe plotësimi i dhuntisë. Kjo në mënyrë të pashmangshme do të thotë: përgojimi i tri kalifeve të mëparshem, dridhja e drejtësisë së sahabeve dhe tretja e shumë haditheve të famshme sikur që tretet kripa në ujë.
Dhe, kjo është diçka shumë e padëshirueshme, sepse kjo është diçka që e kanë pranuar si të tillë shumica e myslimanëve duke përfshirë aty edhe besimin, dijetarët dhe historinë. Pastaj, nëse pranohet se ajeti i lartpërmendur është shpallur te Gadir Humi, në ditën e Premte, atëherë duhet të dyshojmë edhe në fjalët e të tillëve si Buhariu dhe Muslimi, gjë që nuk është diçka që mund të pranohet aq lehtë. Kështu që, u detyruan që të vendosin se rrëfimet në lidhje me shpalljen e ajetit të Gadir Humit janë rrëfime të shpifura dhe të ujdisura nga ana e Shiitëve; në këtë mënyrë, në vend të sahabeve më mirë le të sulmohen Shiitët.
Sipas Ehli Sunnetit, askush nuk ka të drejtë t'i kritikojë veprat dhe fjalët e personave të drejtë dhe pa mëkate. (Sepse, sipas Ehli Sunnetit, sahabet janë sikur yjet, cilindo ta asoni do të arrini në rrugën e drejtë)
Madje, disa prej tyre i akuzojnë Shiitët si ateistë dhe mexhusi (pjesëtarë të fesë së vjetër zaratustriane), ndërsa për themelues të Shiizmit e përmendin një person me emrin Abdulla ibn Sebe.
(Në të vërtete një person si Abdulla ibn Sebe nuk ka ekzistuar fare gjatë historisë dhe një person i tillë ishte vetëm imagjinar. Kjo ishte vetëm një mashtrim dhe një gënjeshtër e famshme e Seif Ymer Tamimit. Në lidhje me këtë mund të lexoni librin e Allamei'Askerit me titull `,`,Peralla e Abduila ibn Sebesë". Sipas të gjitha gjasave, kjo ishte një përgojim dhe shpifje që i është bërë sahabes së njohur Ammar ibni Jasirit dhe ky emër i është ngjitur atij. Në lidhje me këtë mund të lexoni edhe në librin "Es Sile Bejn-et Tasavvuf-i vesh Shia" (Lidhja në mes Tasavufit dhe SHiitëve) të Doktor Mustafa kamil Sejbanit si dhe në librin "El Fitnet-ul Kubra". (Intriga e madhe) e Taha Hyseinit)
Ky person, që ishte një Hebre dhe që jetoi gjatë kohës së kalifit të tretë Osmanit, e pranoi fenë Islame me qëllim të ndarjes dhe përçarjes së myslimanëve.
Kjo pikëpamje i shenjtëron të gjithë sahabet (çdonjërin prej tyre, edhe në qoftë se e ka parë vetëm njëherë të Dërguarin (s.a.a.) në jetën e tij) dhe e edukojnë masën e popullit në mënyrë të tillë, që do të detyrohen t'i tregojë respekt çdonjërit prej tyre.
Si është e mundur t'i shpjegohet një mase të tillë të popullit se hadithet që kanë të bëjnë me ajetin e shpallur në Gadir Hum në lidhje me përkryerjen e fesë, kanë të bëjnë me hadithet në lidhje emërimin e Hz Resulullahut (s.a.a.) si Imam dhe se këto janë të ndërlidhur me hadith-et për dymbëdhjetë Imamët e tjerë?
Siç e dimë, prej shekullit të parë e deri te ditët e sodit, udhëheqësit e myslimanëve kanë ndjekur politikën e nënçmimit të Hz Aliut (a.s.) dhe të pasardhësve të tij përpara syve të popullit, duke e përhapur dashurinë dhe respektin ndaj sahabeve. Madje, kanë mallkuar haptas Ehli Bejtin nëpër foltoret e xhamive, kanë ndjekur e persekutuar Shiitët prej vendbanimeve të tyre dhe madje edhe i kanë ekzekutuar me vdekje.
Gjatë kohës sa ishte kalif i myslimanëve, Muaviu përmes mjeteve propaganduese duke përdorur legjendën dhe gënjeshtrën, arriti që në një masë të madhe ta nxisë urrejtjen dhe armiqësind kundra Shiitëve në mesin e myslimanëve.
Gjatë gjithë historisë, me qëllimin e zbatimit të urdhrave të Kuranit dhe të Ehli Bejtit, Shiitët kanë qenë të detyruar që të luftojnë kundër padrejtësisë dhe kanë qenë nën shtypjen e vazhdueshme të udhëheqësvë të lartpërmendur, të cilët mundoheshin t'i asgjësojnë dhe t'i izolojnë ata prej shoqërisë Islame. Në këtë drejtim, Shiitët janë konsideruar si fronti armiqësor.
Për; këtë arsye, historianët dhe shkrimtarët e asaj kohe, me qëllim të fitimit të afrisë sa më të madhe ndaj parisë udhëheqëse, Shiitët i kanë quajtur si Rafizi (ata që kanë dalë nga feja) dhe i kanë konsideruar si jobesimtarë. Me ardhjen e fundit të pushtetit Emevit dhe ardhjen e Abbasive në fron, një grup prej tyre ishte duke vazhduar me avazin e vjetër të historianëve, por një grup tjetër
arriti të kuptojë pozitën e vërtetë (Imamët (a.s.) e Ehli Bejtit pranoheshin nga ana e popullit si të moralshëm, të dijshëm, të devotshëm dhe asketë; e tërë kjo duke i falënderuar fisnikërisë dhe virtytit të dhuruar nga ana e Allahut ndaj tyre) të Ehli Bejtit dhe pënnes rrugëve paqedashëse përpiqeshin që Hz Aliun (a.s.) ta pranojnë si njërin prej katër kalifëve të drejtë (Hulafefai Rashidin).
Por, prapëseprapë nuk kanë pasur guxim që ta shpjegojnë këtë në mënyrë të qartë dhe në tërësi. Për këtë arsye, në përmbledhjet e tyre të haditheve, virtytet e Hz Aliut (a.s.) janë përmbajtur vetëm për aq pjesë sa nuk kanë qenë në kundërshtim me tre kalifët e mëparshëm.
Madje, disa prej tyre kanë trilluar hadith-e nga imagjinata e tyre, në të cilat gjoja vetë Hz Aliu (a.s.) paska lartësuar virtytet e Ebu Bekrit, Ymerit dhe Osmanit; me këtë ata kanë dashur që ta margjinalizojnë fisnikërinë e Hz Aliut (a.s.) duke u munduar të ndikojnë në mënyrën e besimit të Shiitëve kundrejt Hz Aliut (a.s.)
Sipas hulumtimeve që i kam bërë, kam ardhur në përfundim se sasia e madhështisë dhe të famës së perSonaliteteve të ndryshme matej me sasinë e armiqësisë kundrejt Hz Aliut (a.s.). Qoftë gjatë kohës së Emevive apo Abasive, pozitat më të rëndësishme qeveritare u caktoheshin atyre personave që ishin armiqtë më të mëdhenj të Hz Aliut (a.s.) dhe të Shiitëve të tij, dhe që këtë armiqësi e shprehnin me gojë apo me shpatë.
Për këtë arsye, një pjesë e madhe e tyre e zmMhonin pozitën e disa sahabeve përpara opinionit dhe disa të tjerëve ua zvogëlonin vlerat e tyre. Disa poetëve u paguanin para të majme, ndërsa ata poetë që e mbronin Ehli Bejtin, dënoheshin me vdekje. Ndoshta Umul Muminun Aishe nuk do të bëhej aq e famshme, sikur të mos kishte luftuar kundër Hz Aliut (a.s.)
(Aisheja nuk mund të duronte as të pënnendurit e emrit të Hz Aliut (a.s.)., (Buhariu, v.1, f.162 dhe v.7, f.140) dhe, sipas historianeve;" kur e mori lajmin e vrasjes së Hz Aliut (a.s.), i bëri sexhde falënderudse Allahut dhe në lidhje me këtë kishte lexuar një poezi))
Mu për këtë arsye, Abbasitët i zmadhonin pozitat e Buhariut, Muslimit dhe lmam Malikit. Sepse, këta kanë shkruar shumë pak për virtytet e Hz Aliut (a.s.). Madje sipas disa hadith-eve që janë regjistruar në librat e tyre, Hz Aliu nuk ka ndonjë virtyt dhe privilegj të posaçërn. Për shembull, Buhariu në librin e tij të përmbledhjes së haditheve, në pjesën me titull "Menakib'ul Osman", transmeton një hadith nga ibni Ymeri ku thotë: "Në kohën e Hz Resulullahut (s.a.a.) nuk kemi parë askënd që ka qenë në nivelin e Ebu Bekrit; pastaj vinte Ymeri dhe mbas tij Osmani. Përveç këtyre, nuk kemi ditur për asnjë sahabe tjetër të Resulullahut (s.a.a.) që ka genë kaq i lartësuar".
(Sahihi Buhariu, v.4, f.191 dhe f.201. Dhe, prapë në v.4, f.195 sipas një hadithti ku i jepet rëndësi Hanefiut, shkruan: "E pyeta babanë, kush është më i lartësuar mbas Hz Resulullahut (s.a.a.)?" - ai m'u përgjigj: "Ebu Bekri", "Po, pastaj?" - ai më tha: "Ymeri". Pastaj u frikova të mos thotë Osmani dhe e pyeta: "Pastaj, a je ti?"- ai m'u përgjigj: - "Unë jam vetëm njëri prej myslimanëve")
Sipas kësaj, rrjedh që Hz Aliu (a.s.) që ishte zotëruesi i virtyteve të panumërta, në mesin e myslimanëve ishte vetëm njëri prej tyre. Dhe, sigurisht që pranë tyre ekzistonin edhe grupe të ndryshme, si Mutezilët dhe Harixhitë, të eilët nuk i pranonin pikëpamjet Shiite.
Ata që i besonin Hz Aliut (a.s.) dhe pasardhësve të tij, ishin të privuar nga pozita shtetërore përjetësisht. Kjo mund të vërehet edhe ditëve të sodit, ku nëse ndonjëri zgjidhet për ndonjë pozitë me anë të trashëgimisë apo zgjedhjeve dhe njëkohësisht është simpatizues i kalifatit të Ehli Bejtit, ndaj personit të tillë nuk tregohet respekti i duhur. Sipas tyre, Imameti Shiitë është një pikëpamje teokratike dhe madje një gjë të tillë e përmendin me sarkazëm.
Posaçërisht nuk mund të pranojnë besimin Shiit, sipas të cilit njëri prej Imamëve është i fshehur. Burimi i vërtetë i gabimeve të tyre qëndron aty se ata mundohen ta pasqyrojnë një gjë që është hyjnore përmes vlerave matëse të mendjes së mangët. Po, është e vërtetë se Shiitët besojnë se Hz Mehdiu (a.s.) do të shfaqet dhe do ta mbushë tokën me drejtësi, kur ajo të jetë e mbushur me padrejtësi dhe dhunë.
Sipas Shitëve, Hz Mediu (a.s.) është trashëgimtari i Hz Resulullahut (s.a.a.) dhe i fundit prej dyrnbëdhjetë Imamëve; pra, i biri i Irnamit të njëmbëdhjetë Hasan Askerit (a.s.). Ai është i gjallë, sipas vullnetit të Zotit, njëjtë sikur Hz Hëzëri (a.s.) por, për dallim ky është i fshehur. Dobia e tij për njerëzit gjatë kohës së fshehtësisë së tij është sikur dobia e Diellit që:qëndron mbrapa resë. Patjetër që një ditë do të shfatjet për ta vendosur dhe përhapur fenë e vërtetë të Allahut' në tërë sipërfaqen e Tokës.
T'i Ithehemi edhe një herë temës sonë në lidhje me arsyen e shpalljes së ajetit që ka të bëjë me përkryerjen e fesë dhe pa rënë në fanatizëm, t'i analizoj dhe t'i kritikoj fjalët e të dy palëve në lidhje me këtë çështje. Mua nuk më intereson kënaqësia e këtij apo atij personi. Qëllimi im është kënaqësia e Allahut dhe kthimi tek Allahu me zemër të pastër, në ditën kur as fëmijët as pasuria nuk do kenë ndonjë vlerë dhe nuk do të mund të shpëtojnë prej dënimit të Tij.
"Në ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe htyra që nxihen. E për sa u përket atyre fytyrave që janë nxirë, u thuhet: "A edhe pas besimit tuaj u bëtë jobesimtarë? Vuani pra, dënimin për shkak se ishit që nuk besonit. Ndërsa, atyre që u janë zbardhur, ata janë në mëshirën e Allahut dhe aty do të mbesin përgjithmonë"(Ali Imran, 105-106).