Se kush janë Ehli Bejti së pari do të japim shembuj prej librave të tefsirit e pastaj prej librave të hadithit. Për ta bërë këtë, do të shërbehemi me librat e njëjtë që i përdorëm për t’i përshkruar sahabet, ashtu që çdokush të mund të kuptojë dallimin në mes këtyre dy grupeve përmes ndërgjegjes së pastër. Në përgjithësi, i kemi përdorur librat Sahih që janë më autentik dhe mund të themi me bindje të plotë se nuk kemi hasur në asnjë hadith që i turpëron ose që ia ulin vlerën e tyre. Pra, sikur që kemi hasur në gabimet e sahabeve, ne nuk kemi mundur që të hasim në këto libra në ndonjë gabim të Ehli Bejtit.
Disa shembuj nga librat e tefsirit për identitetin e Ehli Bejtit:
Shembulli 1:
“O Ehli Bejt! Allahu dëshiron të largojë papastërtinë e mëkateve dhe t'ju pastrojë deri në skaj” (Ahzab, 33).
Kur zbriti ky ajet, Resulullahu (s.a.v.) e morri nën gunën (aba) e tij Hz Aliun, Hz Fatimen, Hz Hasanin dhe Hz Hysejnin dhe tha: “O Allah! Këta janë Ehli Bejti im dhe të zgjedhurit e mijë; largoji prej tyre të gjitha papastërtitë e mëkateve dhe pastroji ata!”. Kur e tha këtë, gruaja e të Dërguarit (s.a.v.), Umme Seleme, kërkoi që të hyjë nën gunë, por i Dërguari (s.a.v.) nuk ia dha leje. Thënë shkurt, gratë e të Dërguarit (s.a.v.) nuk janë prej Ehli Bejtit. Para se t’i japim emrat e atyre që e përcjellin këtë hadith, dëshirojmë që të sqarojmë kuptimin e Ehli Bejtit. Ehli Bejti do të thotë “të afërmit e shtëpisë ose njerëzit e shtëpisë”. Por është gabim që vlera e Ehli Bejtit që përmendet nëpër tefsire dhe hadithe të matet vetëm me të afërmit e shtëpisë. Sepse, Ehli Bejti i zgjedhur që përmendet këtu ka një tipar dhe një vlerë shumë të lartë. Në lidhje me këtë vlerë do të flasim më vonë në këtë libër. Tani do t’i përmendim emrat e dijetarëve të tefsirit dhe emrat e veprave të tyre që e kanë përcjellë këtë hadith:
1- Fahreddin er-Razi në tefsirin e tij të famshëm “Mefatih’ul-Gajb” (Tefsir’ul-Kebir)
2- Ebu’l Hasan Ali bin Ahmed El-Vahidi në tefsirin “Ashab’ul-Nuzul”.
3- Ebu Xha’fer Muhammed ibn Xherir et-Tabari në tefsirin “Xhami’ul Bejan”
4- Xhelaleddin es-Sujuti në tesfirin “Dur’el-Mensur”
5- Ebu Muhammed Husejn el-Ferai el-Bagavi në tefsirin “Ma’alim et-Tenzil”
6- Muhammed ibn Ali es-Savkani në tefsirin “Fath’ul Kadir”
7- Alaaddin Ali ibn Muhammed el-Bagdadi el-Hazin në tesfirin “Lubab et-teavil fi mania et-tenzil”.
8- Ibn-i Kesiri në librin “Tefsir”
9- Ebu Abdullah el-Kurtubi në librin “Tefsir”
10- Xharullah Mahmud ez-Zamahsheri në tefsirin “Tefsir’ul-Keshshaf”
11- Hakim el-Haskani në tesfirin “Sevahid’ut-Tenzil”
12- Hafız Ebu Nuajm el-Isfahani në tefsrin “Ma nuzila min’el Kur’an”
13- Ebu Ishak es-Sa’alabi në tefsirin “El-Keshfu vel-Bejan”
Librat e haditheve në të cilat janë përmendur emrat e peronave të bekuar, që njëkohësisht janë edhe libra burimor, janë:
1- Sahihi Muslim
2- Sahihi Tirmizi
3- Libri me titull “Hasais Emirel-mu’minin Ali bin Ebi Talib” i autorit Ebu Abdurrahman en-Nesei’nin, që është edhe autori i librit Sahih
4- Hakim en-Nishaburi në “El Mustedrik ala es-Sahihajn”
5- Imami i mez-hebit hanbelit, Imami Ahmed ibn Hanbeli, në librin e tij “Musned”.
6- Hafëz Ebu Kasim et-Tabarani në librat e tij “Mu’xhemul-Kebir” dhe “Mu’xhemus-Sagir”
7- Hafëz Nureddin Ali el-Hejsemi në librin e tij “Mexhma’uz-Zevaid”.
8- Hafëz Ebu Bekir bin Marduveyh “Menakib” kitabında.
9- Hafëz Ebu Bekir Ahmed ibn Husejn el-Bejhaki në librin e tij “Sunen’ul-Kubra”
10- Hafëz Ebi Kasem Ali ibn Hasen ibn Asakir në librin e tij “Tarih Madinati Damask”
11- Hafëz ez-Zehebi në librin “Talhis el-Mustedrik”
12- Ahmed ibn Jahja el-Balazari në librin etij “Ensab’ul Eshraf”.
13- Hafëz Ebu Bekir ibn Ebi Shejbe në librin e tij “El-Musannaf”.
14- Hatib el-Bagdadi në librin e tij “Tarihi Bagdad”.
15- Ibn Xherir et-Tabari në librin e tij “Tarih”
16- Ibn Haxher el-Hejtemi në librin e tij “Sava’ikul-Muhrika”
17- Hafëz Ebi Ahmed Abdullah ibn Udejj në librin e tij “El-Kamil”
18- Hafëz Darukutni në librin e tij “Mu’teli ve Muhtelif”
19- Ali Burhaneddin el-Muttaki el-Hindi në librin e tij “Kenz’ul-Ummal”
20- Hafëz Davud et-Taxhalisi në librin e tij “Musned”
21- Ibn’ul-Esir në librat e tij “Tarih” dhe “Usud’ul-Gaabe”
22- Ibn Abdrabbih në librin e tij “Ikd’ul-Ferid”
23- Ibn Haxher el-Askalani në librin e tij “El-Isaba”
24- Ibn Abdel-Birr në librin e tij “El-Istij’ab”
Numrin e librave mund të vazhdojmë ende por besojmë se mjafton me kaq. Hadithi që është përmendur më lart është rrëfyer edhe në mënyra të ndryshme. Për këtë arsye, dëshirojmë që të përmendim edhe dy rrëfime tjera:
Shembulli 2:
Njëri prej sahabeve të shquar, Ebu Said el Hudri, rrëfen: Kur u shpall ajeti “O Ehli Bejt! Allahu dëshiron të largojë papastërtinë e mëkateve dhe t'ju pastrojë deri në skaj”, Resulullahu (s.a.v.) tha: “Ky ajet ka zbritur për mua, Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Hysejnin”
Shembulli 3:
Njëri prej sahabeve, Enes bin Maliku, rrëfen: Kur u shpall ajeti “O Ehli Bejt!... Resulullahu (s.a.v.) shkonte te dera e Aliut dhe e Fatimes për çdo mëngjes, dhe thoshte: “O Ehli Bejt! Ejani në namaz. Allahu dëshiron të largojë papastërtinë e mëkateve dhe t'ju pastrojë deri në skaj”
Pra, prej këtyre tri haditheve mund të kuptojmë qartë se Ehli bejti përbëhej prej pesë personave të bekuar: “Habibi i Allahut, i lartësuari Muhamedi (s.a.v.); Imam Aliu (a.s); Fatimja, vajza e të Dërguarit (s.a.v.); dhe nipat e të Dërguarit (s.a.v.), Hz Hasani dhe Hz Hysejni. Jashtë këtyre, askush nuk është prej Ehli Bejtit, përveç sahabes Selmani Farisiut, për të cilin ka thënë i Dërguari (s.a.v.) gjatë luftës së Hendekut se edhe ai përfshihet këtu. Përveç tij, asnjë person tjetër nuk përfshihet. As gratë e të Dërguarit (s.a.v.) nuk përfshihen aty. Përkundër tentimit të Umme Selemes për të hyrë nën gunë, i Dërguari (s.a.v.) nuk e lejoi, duke thënë: “Ti qëndro aty ku je!”. Përveç kësaj.
Disa prej grave të të Dërguarit (s.a.v.) kanë marrë pjesë në disa punë që nuk ishin të denjë për to, që si të tilla nuk mund të pranohen si anëtarë të Ehli Bejtit sipas gjykimit të Allahut. Allahu i Madhëruar kishte urdhëruar grave të të Dërguarit (s.a.v.) që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, por disa pre tyre nuk iu përmbajtën këtij urdhri dhe ishin përzier në mesin e burrave. Për të qenë anëtar i Ehli Bejtit do të thotë të jesh i pastër prej të gjitha turpeve. Këtë vlerë të lartë e meritojnë vetëm këta gjashtë persona dhe asnjëri jashtë tyre.
Duke qenë e qartë madhështia e Ehli Bejtit për sahabet, prej nga buroi kjo sjellje e çuditshme kundër Ehli Bejtit nga ana e ymmetit?
Kur e pyesim një mysliman se kush janë ata që i takojnë Ehli Bejtit, nuk mund të marrim një përgjigje të qartë. Nëse këtë nuk mund ta dinë as zyrtarët e Bashkësisë Islame, atëherë sigurisht që një qytetar i thjeshtë nuk do të ketë ndonjë përgjegjësi për këtë. Shumica e hoxhallarëve të nderuar që janë duke mbajtur derse dhe që janë duke dhënë fetva nëpër kanalet televizive nuk kanë njohuri në lidhje me temën e Ehli Bejtit. Sipas atyre hoxhallarëve njohja e fesë nuk ka asnjë lidhje me njohjen e Ehli Bejtit. Ndërsa, në realitet nuk mund të njihet Islami pa Ehli Bejtin. Një botëkuptim islam pa sahabe ka mundësi që të bëhet por një Islam pa Ehli Bejti nuk mund të paramendohet.
Sepse, ata janë shpirti dhe trupi i Islamit. Nëse ata nuk janë, kjo do të thotë mos me qenë as Islami. Si është e mundur që t’i mos i njohin ata myslimanët kur gjatë faljes së çdo namazi ia dërgojnë përshëndetje dhe bekime Ehli Bejtit? Çdo mysliman thotë “Allahumma salli ala sejjidina Muhammed ve ala Ali Muhammed kema sallajte ala Ibrahime ve ala Âli Ibrahime” që do të thotë: “Dërgoji bekime dhe përshëndetje Muhamedit dhe familjes së tij sikur që i ke dërguar bekime dhe përshëndetje Ibrahimit dhe familjes së tij”.
Përkundër kësaj qartësie, Synnitët nuk ia kanë dhënë respektin dhe vlerën e merituar Ehli Bejtit qindra vite me radhë.
Nga ana e Bashkësisë Islame të Turqisë bëhet vetëm shpjegime në një formë të domosdoshme në lidhje me Ehli Bejtin. Bashkësia Islame nuk ka asnjë studim të veçantë në lidhje me Ehli Bejtin, ndërsa ndonjëri dëshiron që ta mësojë Islamin drejtë duhet që të drejtohet kah dituria e Ehli Bejtit. Vërtetësinë e këtij pohimi na e tregojnë hadithet sahih të librave burimor. Nuk ka hulumtues që nuk i di këto hadithe por ka shumë pak të tillë që e dinë kuptimin e këtyre haditheve ose ka të tillë që nuk duan ta dinë fare.
Çdokush është duke e vazhduar punën e tij duke qenë të sigurt se janë në shkallën më të lartë. Në librat e hoxhallarëve që tërë jetën ia kanë kushtuar diturive fetare mund t’i lexojmë po ato tregime të njëjta. Mbrapa asaj që duan të na tregojnë si fe, nuk mund të gjejmë asgjë tjetër veçse mendimet e njerëzve të thjeshtë e të gabueshëm, sikur që jemi edhe ne. Ne nuk mund të kuptojmë se si munden me qenë aq të pandjeshëm kundrejt diturisë së Ehli Bejtit që është larg prej të gjitha gabimeve.
Të themi se janë inatçinj, kjo nuk i përshtatet një kërkuesi të diturisë, por këtë mund të themi me siguri se askush nuk mund ta mposhti frikën që e kaluara e tij është në rrugën e gabuar. Dhe, si përfundim, ata janë duke i përsëritur tregimet e njëjta duke ua ndryshuar vetëm paketimin dhe këto janë duke ua prezantuar qytetarëve. Ku janë ata hoxhallarë që janë duke e shpjeguar Ehli Bejtin në mënyrë të sinqertë nëpër xhamia?
Kur do të përfundojnë armiqësia kundrejt Ehli Bejtit, të cilën e kanë filluar Emevitët dhe të cilën e kanë vazhduar Abbasitët në një formë më të tërbuar? Ne e konsiderojmë të pafajshëm qytetarin kundrejt kësaj armiqësie të vetëdijshme. Me të vërtetë, këta qytetar janë të pavetëdijshëm për këto lojëra që janë duke u luajtur në Turqi. Sepse, ata u thonë amin thënieve të hoxhallarëve. I lutemi Allahut dhe kërkojmë mbrojtje në mëshirën e Tij për zhdukjen e manipulimeve të tilla.