LETRA 51
14 Muharrem 1330
Kundërshtimi i Argumenteve përmes të Ngjashmeve me To
Debatuesit e tyre mund ta kundërshtojnë pretendimin tuaj duke cituar tekste që numërojnë virtytet e tre kalīfëve të udhëzuar si dhe tekste që lavdërojnë të parët nga muhāxhirët dhe ensārët; si do t’i përgjigjeshit juve kësaj, atëherë?
Sinqerisht,
S
LETRA 52
15 Muharrem 1330
Rrëzimi i Premisave Kundërshtuese
Ne besojmë në virtytet e tërë të parëve nga koha e muhāxhirëve dhe ensārëve, Allahu qoftë i kënaqur me ta dhe ata me Të, dhe këto janë përtej çdo numri e llogarie. Disa vargje kur’anore, krahas ca sahīh-ëve sunni, duhet t’ju mjaftojnë si dëshmi në këtë aspekt. Ne i kemi shkoqitur edhe ato.
Ne s’i kemi gjetur aspak - dhe Allahu e di më mirë, t’u bien ndesh teksteve që lavdërojnë ‘Alīun e madje kurrsesi të përshtatshme ta skualifikojnë atë [nga khilāfeti]. Kundërshtarët tanë mund të ngrihen të vetëm dhe të rrëfejnë hadīthe të cilat nuk janë autentike sipas burimeve tona. Përdorimi i tyre i hadītheve të tilla për të mohuar pikëpamjet tona bie poshtë e nuk pritet prej asnjë gjykuesi të paanshëm.
Ne s’mund t’i marrim ato kurrsesi në konsideratë serioze. A nuk e shihni sesi ne nuk debatojmë duke cituar tekstet e transmetuara nga burimet tona? Përkundrazi, ne i mbështesim argumentet tona në vetë raportimet e tyre mbi ngjarje të tilla si ngjarja e Gadīrit dhe të ngjashme.
Po, ne i kemi shkoqitur tekstet lidhur me këto virtyte të regjistruara nga burimet e tyre dhe s’kemi gjetur në to asnjë shenjë të të kundërshtuarit të një khilāfeti të tillë dhe as që përmbajnë ato ndonjë gjë që ta sugjerojë këtë; ndaj, ato nuk janë besuar prej askujt për të provuar legjitimitetin e khilāfetit të tre kalifëve të udhëzuar, Wesselām.
Sinqerisht,
Sh