LETRA 47

7 Muharrem 1320

 

Kërkesa për Tradita Dëshmuese

 

Do të doja që t’i kishit pohuar traditat që mbështesin tekstet e tilla, gjë që do ta plotësonte shtjellimin tuaj, Wesselām.

 

Sinqerisht,

S 


LETRA 48

8 Muharrem 1330

 

Dyzet Hadīthe që Mbështesin

 

Tekstet Merrni në shqyrtim dyzet hadīthe të tilla mbështetëse:

 

1) Merrni parasysh pohimin e të Dërguarit të Allahut, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, teksa e mbante ‘Alīun për qafe: “Ky është Imami i të udhëzuarve, shfarosësi i të paudhëve; ngadhënjyes është ai që e mbështet, i braktisur është ai që e braktis.” Ai (s) e ngriti zërin teksa shqiptoi frazën e fundit. Këtë e përfshin Hākimi, të transmetuar prej Xhābirit në f. 129, vëll. III i Mustedrek-ut,  ku ai komenton: “Ky është një hadīth vërtetësia e të cilit dëshmohet nga zinxhiri i transmetuesve të tij, ndonëse dy Shejhët s’e regjistruan.” 

 

2) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “Më është shpallur se ‘Alīu ka tre merita ekskluzive: ai është Prijësi i muslimanëve, Imami i të udhëzuarve dhe udhëheqësi i atyre që u shndrit balli me shenjën e īmānit.” Ai përfshihet nga Hākimi në fillim të f. 138, vëll. III në Mustedrek,  ku ai komenton: “Ky është një hadīth, saktësia e të cilit dëshmohet nga vetë zinxhiri i tij i transmetimit, ndonëse të dy Shejhët nuk e regjistruan atë.”

 

3) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “Më është shpallur se ‘Alīu është Prijësi i muslimanëve, wali-u i të devotshmëve dhe udhëheqësi i atyre, që u shndrit balli me shenjën e īmān-it.” Ai përfshihet nga Ibn ul-Nexhxhāri 3 dhe shumë muhadīthë të tjerë.

 

4) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, drejtuar ‘Alīut: “Mirësevjen, o Prijës i muslimanëve, Imam i të devotshmëve!” Ai përfshihet nga Ebū Na‘īmi në Hiljet ulEwlijā’. 

(Ai është lajmi 11 prej atyre që tregon Ibn Ebū’l-Hadīdi në f. 450, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāga, dhe hadīthi 2627 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 157, vëll. VI.)

 

5) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “I pari që do hyjë në këtë derë është Imami i të devotshmëve, Prijësi i muslimanëve, kreu i fesë, vula e wasi-ve dhe udhëheqësi i atyre që u shndrit balli me shenjën e īmānit,” kur befas hyri ‘Alīu dhe ai u ngrit i ekzaltuar nga gëzimi, e përqafoi dhe i fshiu djersën, duke i thënë: “Ti do të plotësosh premtimin tim, do të përcjellësh mesazhin tim dhe do të qartësosh pas meje gjithçka që mund t’u duket e paqartë.”

(Kjo citohet nga Ebū Na‘īmi në Hiljet ulEwlijā’ prej Enesit dhe përcillet në imtësi nga Ibn Ebū’l-Hadīdi në f. 450, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāgës; prandaj, drejtojuni lajmit 9 në po atë faqe.)

 

 6) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “Allahu më ka premtuar se ‘Alīu është emblema e udhërrëfimit, Imami i atij që pranon wilājet-in tim, drita për atë që më bindet mua dhe fjala që kam urdhëruar mbi të devotshmit.” Siç e shihni, këto gjashtë hadīthe përmbajnë tekste të sigurta për imametin e tij dhe detyrimin e të bindurit atij.

(Kjo citohet nga nga Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’ prej një hadīthi të përcjellë nga Ebū Barzah el-Eslemīu dhe Enes ibn Māliku, dhe transmetohet nga dijetari mu‘tezilī në f. 449, vëll. II i Sherh Nehxhul Belāga, drejtojuni, pra, lajmit të tretë në atë faqe.)

 

7) Merrni parasysh pohimin e tij, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, për ‘Alīun: “Ky është i pari që besoi në mua, i pari që do të shtrëngojë duart me mua Ditën e Ringjalljes; ai është siddīku ekber dhe farūku i këtij ummeti; ai është Prijësi i besimtarëve.”

(Kjo citohet nga Taberānīu në Kebīr, prej hadītheve të Selmānit dhe Ebū Dherit. Ai citohet nga Bejhekīu në Sunen dhe Ibn ‘Udej në el-Kāmil; po ashtu, ai është hadīthi 2608 në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 15)

 

8) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “O ensārë! A t’ju drejtoj tek ajo së cilës për sa kohë t’i përmbaheni, s’do ju lërë kurrë të devijoni? Është ‘Alīu; duajeni atë siç më doni mua dhe respektojeni siç më respektoni mua, sepse Xhibra’īli më ka urdhëruar t’jua them këtë në Emër të Allahut, të Gjithdijshmit, Fuqiplotit.”

(Kjo citohet nga Taberānīu në Kebīr, dhe është hadīthi 2625 në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 156, dhe i dhjeti në f. 450, vëll. II i Sherh Nehxhul Balāga nga Ibn Ebū’lHadīdi; shihni, pra se si e ka bërë ai udhërrëfimin e tyre të kushtëzuar në të kapurit pas ‘Alīut; kështu, ata që nuk veprojnë kështu do të shmangen patjetër. Vështroni se si ai (s) i urdhëroi ata ta duan atë ashtu siç duan Profetin (s) dhe ta respektojnë atë në po atë mënyrë që respektojnë Profetin (s). Kjo vetëm pasi ai është zëvendësi i tij, ai që do marrë gjërat përsipër pas tij. Nëse shqyrtoni frazën “Xhibra’īli më ka urdhëruar t’ju them”, atëherë e vërteta do shpaloset qartë për ju.)

 

9) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “Unë jam qyteti i dijes dhe ‘Alīu është porta e tij; kushdo që dëshiron dije, le të vijë nga porta.”

(Kjo citohet nga Taberānīu në Kebīr prej Ibn ‘Abbāsit siç pohohet në f. 107 në Xhāmi’ us-Seghīr nga Sujūtīu. Ai citohet edhe nga Hākimi në Menākib ‘Alī, f. 126- 127, vëll III i Mustedrek us-Sahīhejn prej dy burimeve: njëri është Ibn ‘Abbāsi nga dy burime të tjera të sakta, e tjetri Xhābir ibn ‘Abdullāh el-Ensārīu. Ai ka parashtruar prova të pakundërshtueshme për saktësinë e tij. Imam Ahmed ibn Hanbel ibn es-Siddīk el-Magāribī i Kajros, i ka kushtuar një libër të tërë për t’ia provuar saktësinë dhe e ka mbushur me informacion, duke e titulluar Fet’h ul-Melik el-‘Alī Bisihhati ‘Ilm ‘Alī, botuar më 1354 në Egjipt nga Matba’ el-Islāmijeh. Ai meriton vëmendjen e studiuesve se përmban informacion të paçmueshëm. Pikëpamjet e nāsibive dhe sojit të tyre janë të pavlera karshi këtij hadīthi, që përdoret gjerësisht si proverb, si nga elita ashtu dhe nga populli i thjeshtë i qyteteve dhe fshatrave. Ne madje ua kemi shqyrtuar kritikën dhe e kemi parë të jetë nënshtrim i plotë ndaj ndjenjave, pa prova, përplot me fanatizëm ekstrem, siç pohoi edhe Hāfiz Salah ud-Dīn el-‘Alā’i kur citoi akuzën e rreme të Dhehebīut dhe të tjerëve që pretendojnë se ai është i pasaktë. Ai komenton: “Këta nuk kanë nxjerrë asnjë provë për pretendimin e tyre përveçse ‘është fabrikim’, që të mos mbajnë përgjegjësi.”)

 

10) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Unë jam depoja e urtisë dhe ‘Alīu është dera e saj.”

(E citon Tirmidhīu në Sahīh [vëll. 5, ff. 637-8] krahas Ibn Xherīrit, dhe përcillet nga ata prej disa autoriteteve si el-Muttekī el-Hindī në f. 401, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, ku ai citon Ibn Xherīrin: “Ky është një hadīth, për vërtetësinë e të cilit jemi mjaft të sigurt.” Ai citohet prej Tirmidhīut edhe nga Sujūtīu kur diskuton hamze-n te Xhāmi’ ul-Xhewāmi’ e Xhāmi’ us-Seghīr; prandaj drejtojuni f. 170, vëll. I i Xhāmi ul-Seghīr. [Po ashtu, Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. I, f. 64; el-Beghawī në Mesābīh us-Sunneh, vëll. II, f. 275; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 193.])

 

11) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “‘Alīu është porta e dijes sime, ai që do i shpjegojë ummetit tim pas meje atë me të cilën jam dërguar; dashuria ndaj tij është shenjë e īmān-it të vërtetë, dhe urrejtja ndaj tij është hipokrizi.”

(Kjo citohet nga Dejlemīu prej hadīthit të Ebū Dherit siç pohohet në f. 156, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl.)

 

12) Merrni parasysh pohimin e tij, bekime pastë mbi të e familjen e tij, drejtuar ‘Alīut: “Ti do ta qartësosh ummetin tim në të gjitha çështjet që ata dallojnë.” E përcjell Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 122, nga Enesi dhe komenton: “Ky hadīth është i vërtetë sipas kritereve të të dy Shejhëve, ndonëse ata vetë nuk e cituan.” Në të vërtetë, kushdo që e heton këtë hadīth dhe të tjerë të ngjashëm me të, do ta shohë që statusi i ‘Alīut ndaj të Dërguarit të Allahut është i ngjashëm me atë të Profetit tek Allahu, sepse Allahu i thotë të Dërguarit të Vet: {Ne nuk t’i kemi zbritur shpalljet Tona, veçse që t’ua qartësosh atyre të gjitha çështjet në të cilat dallojnë dhe si udhërrëfim e mëshirë për besimtarët} (16:64), ndërkohë që në këtë hadīth Profeti (s) i thotë ‘Alīut: “Ti do ia qartësosh ummetit tim të gjitha çështjet në të cilat dallojnë pas meje.” (Po aty)

 

13) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, të regjistruar nga Ibn es-Sammāku, prej Ebū Bekrit: “Statusi i ‘Alīut tek unë është i ngjashëm me statusin tim te Zoti im.”

(E citon Ibn Haxheri në meksed-in e pestë të mekāsid-eve të pjesës 14 në Kreun XI të es-Sawā‘ik ul-Muhrike; drejtojuni pra faqes 106 së të njëjtit.)

 

14) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, të regjistruar nga Dār Kutnīu në el-Afrād, ku autori citon nga Ibn ‘Abbāsi se Profeti (s) ka thënë: “‘Alī ibn Ebī Tālibi është (si) porta e pendimit të Benī Isrā‘īlëve; kush hyn në të bëhet mu’min dhe kushdo që del prej saj bëhet kāfir.” (Ky është hadīthi 2528 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 153, vëll. VI. )

 

15) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, ditën e ‘Arafātit gjatë Hixhet ul-Wadā’: “Alīu është nga unë e unë jam nga ‘Alīu, askush s’i shlyen borxhet e mia përveç ‘Alīut.”

(Kjo citohet nga Ibn Māxheh në kreun e tij mbi virtytet e sahabëve në f. 92, vëll. I i Sunen-it të tij, nga Tirmidhīu e Nesā‘īu në sahīh-ët përkatës dhe është hadīthi 2531 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 153, vëll. VI. Ai citohet edhe nga Imam Ahmedi në f. 164, vëll. IV i Musned-it te hadīthi i përcjellë prej shumë burimeve të sakta nga Xhenāde. Ju mjafton fakti se ai citohet nga një zinxhir transmetuesish që përfshin: Jahjā ibn Ademin, Isrā‘īl ibn Jūnusin dhe gjyshin e tij Ebū Is‘hāk el-Subej’in, i cili citon Habeshīun. Të gjithë këta burra janë autoritete të besuara nga të dy Shejhët në sahīh-ët përkatës. Kushdo që e studion këtë hadīth në Musned-in e Ahmedit, do të shohë se ai u tha gjatë Haxhit të Lamtumirës, që ishte pak para nisjes së Profetit (s) nga kjo botë e shueshme. Para kësaj, ai kishte dërguar Ebū Bekrin për t’ia njoftuar dhjetë ajetet e Sures Berā’ banorëve të Mekës. Pastaj ai, sipas Imam Ahmedit, në f. 151 të vëll. I në Musned, i tha:

“Shko takoje Ebū Bekrin përpara se ta kryejë detyrën e ngarkuar, dhe me ta takuar, merre mesazhin prej tij dhe çojua vetë njerëzve në Mekë e lexojua atyre.” ‘Alīu e takoi Ebū Bekrin në Xhuhfe dhe i mori fletët. Ebū Bekri u kthye te Profeti, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, dhe e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! A more ndonjë mesazh nga Allahu kundër meje?” Ai u përgjigj: “Jo, por Xhibra’īli më erdhi e më tha se askush s’e përcjell mesazhin e Allahut përveç meje ose një njeriu prej familjes sime.”

Një transmetim tjetër, i regjistruar nga Imam Ahmedi në f. 510, vëll. I i Musned-it, nga ‘Alīu, tregon kur e nisi atë me Suren Berā’a, Profeti (s) i tha: “Atë duhet ta çoj ose unë, ose ti.” ‘Alīu tha: “Nëse s’ka rrugë tjetër, atëherë po shkoj unë.” Ai (s) tha: “Përpara atëherë, se Allahu do e bëjë gjuhën tënde të mprehtë, dhe do të ta udhëzojë zemrën.”)

 

"Është fjala e të Dërguarit fisnik, të fuqizuar nga Zoti i Arshit, i respektuar dhe besnik! Shoku juaj nuk është i lojtur!" (81:19-22)

"Ai nuk flet nga mendja e tij, ajo s’është tjetër veçse shpallje që i shpallet" (53:3-4) 

 

Nga po shkoni, pra? Dhe çfarë do të thoni për këto argumente të qarta dhe tekste eksplicite?

 

Nëse i shqyrtoni ato me kujdes dhe e hetoni urtinë që qëndron pas bërjes së një njoftimi të tillë gjatë Haxhit të Lamtumirës, para dëshmitarëve, atëherë e vërteta do t’ju shpaloset më së qarti. Dhe nëse i vështroni fjalët e tij sa të pakta dhe kuptimin e tyre aq përfshirës, ju do të keni një respekt të thellë për të, sepse ai ka mësuar mjaft dhe e ka përvetësuar e shkoqitur atë që ka mësuar. Askush përveç ‘Alīut nuk mbetet i denjë për të kryer ndonjë përgjegjësi. S’është për t’u çuditur, atëherë, që ai dhe vetëm ai, e ekzekuton vullnetin e Profetit (s), duke marrë pozitën e tij (s) si mëkëmbës e vizir; falënderimi i takon Allahut që na udhëzoi në këtë, se pa udhërrëfimin e Tij nuk do të kishim qenë të udhëzuar.

 

16) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Kush më bindet mua, i bindet Allahut, dhe kushdo që s’më bindet mua i mosbindet Atij. Kush i bindet ‘Alīut më bindet dhe mua e kushdo që nuk i bindet ‘Alīut s’më bindet as mua.” Kjo regjistrohet nga Hākimi në f. 121, vëll. III të librit të tij el-Mustedrek e Dhehebīu në Telkhīs. Të dy autorët mbështeten në autoritetin e të dy Shejhëve për ta konfirmuar këtë hadīth.

(Është shënuar nga Hakimi në Mustedrek, 3/121, nga Zeheba në të njëjtën faqe në Talhis, të cilët të dy bëjnë të qartë se tradita është autentike sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit.)

 

17) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Kush më braktis mua, ka braktisur Allahun e kushdo që të braktis ty më braktis dhe mua.” Kjo regjistrohet nga Hākimi në f. 124, vëll. III i Sahīh-ut të tij, ku ai komenton: “Ky hadīth është i saktë me isnad, ndonëse të dy Shejhët s’e cituan.”

(E shënon Hakimi në Sahih, 3/124 dhe thotë: “Zinxhiri i transmetuesve të tij është autentik, por nuk është shënuar nga Buhariu dhe Muslimi”.)

 

 18) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, cituar nga Ummi Selemeh: “Kushdo që shan ‘Alīun më shan dhe mua” që regjistrohet nga Hākimi në fillim të f. 121, vëll. III i Mustedrek-ut sipas kriterit të dy Shejhëve, e përcillet nga Dhehebīu në Telkhīs ku ai ia dëshmon vërtetësinë. Ai përfshihet nga Ahmedi me hadīthet e cituara nga Ummi Seleme, në f. 323, vëll. VI i Musned-it të tij, dhe nga Nesā‘īu në f. 17 të Khasā’īs ‘Alī, krahas shumë muhadīthëve të tjerë. I tillë është dhe pohimi i të Dërguarit (s) që përfshihet me hadīthet e përcjella nga ‘Amr ibn Shāshi: “Kushdo që e lëndon ‘Alīun, më lëndon dhe mua.”

(Është shënuar nga Hakimi në Mustedrek, 3/121, duke e bërë të qartë se është autentike sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit. Zehebiu e shënon në Talhis, duke bërë të ditur se është autentike. Ahmedi e transmeton nga Ummi Selema në Musned, 6/323. Nesai në El-Hasais el-Alevia, f. 17. Dhe të tjerë që shënuan hadithe. Ngjashëm me këtë traditë janë edhe fjalët e Pejgamberit, s.a.v.a., të transmetuara nga Amr Ibn Shas: “Kush e shqetëson Aliun, më shqetëson mua”.)

 

19) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Kushdo që e do ‘Alīun më do dhe mua; e kushdo që e urren ‘Alīun më urren dhe mua.” Ky hadīth regjistrohet nga Hākimi i cili e përshkruan si të saktë në f. 130, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe përcillet nga Dhehebīu në Telkhīs ku ai ia pranon vërtetësinë për të njëjtën arsye. I tillë është edhe pohimi i ‘Alīut: “Betohem me Atë që mbolli farën e krijoi flladin prej asgjëje, se Profeti ummi (s) më premtoi se nuk më do veçse mu’mini, e s’më urren veçse munāfiku.”

(Është shënuar nga Hakimi në Mustedrek 3/130, duke e vlerësuar si autentike sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit. E shënon Zehebiu në Talhis, duke e pranuar se është autentike sipas këtij kriteri. Ngjashëm me këtë transmetim janë edhe fjalët e Aliut: (Në atë që shënon Muslimi në Sahih 1/46, në kapitullin Kitabu-l-iman. Kuptimi i këtij hadithi transmetohet nga Ibn Abdulberi në biografinë e Aliut në El-Isti'ab nga një grup sahabësh.Në letrën e 36-të është shënuar një hadith nga Bureida, prandaj hidhini një sy.Fjala e Pejgamberit a.s., arriti në nivelin e tavaturës: "Zot, ndihmo atë që ndihmon. bëhu armik i atij që është armik i tij.” Këtë e pranon edhe autori i El-Fetava el-Hamidije në traktin e titulluar Es-Salatu-l-fahira fi el-hadisi-l-mutevatire.)

“Pasha Atë që i ça farat dhe që krijoi erën, ky është me të vërtetë premtimi i Nebij el-Umij, s.a.v.a.: “Mos më doni mua përveç besimtarëve dhe mos më urreni përveç hipokritëve”.)

 

 20) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Ti je udhëheqës në këtë jetë dhe në tjetrën; kushdo që të do ty me do dhe mua, e kushdo që më do mua duhet nga Allahu; armiku yt është armiku im, dhe armiku im është armiku i Allahut. Mjerë ai që të urren ty pas meje.” Kjo regjistrohet nga Hākimi në fillim të f. 128, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe vërtetësia e tij është verifikuar nga të dy Shejhët.

(Është shënuar nga Hakimi në El-Mustedrek, 3/128, duke e vlerësuar si autentike sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit.)

 

21) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Sihariqe për atë që të do e që beson tek ti, dhe mjerë ai që të urren e që flet gënjeshtra ndaj teje.” Kjo regjistrohet nga Hākimi në f. 135, vëll. III i Mustedrek-ut, ku autori komenton: “Ky hadīth është i vërtetë duke qenë i pandërprerë me isnād. Asnjë prej Shejhëve nuk e regjistroi atë.”

(E shënon Hakimi në El-Mustedrek, 3/128, duke e vlerësuar si autentik sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit.)

 

22) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Kushdo që dëshiron të jetojë si unë e të vdesë si unë dhe të banojë Kopshtin e Përjetësisë, që më është premtuar nga Zoti im, le të pranojë për wali-un e vet ‘Alīun, sepse ai me siguri nuk do ju nxjerrë kurrë nga udha, e as nuk do ju hedhë në shkarje.”

(Këtë hadith e përmendëm në letrën e dhjetë.)

 

23) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij: “I urdhëroj cilitdo që beson e mbështetet në mua të jetë i kujdesshëm me wilājet-in e ‘Alī ibn Ebī Tālibit, sepse ai që e pranon wali atë më pranon mua si të tillë, dhe ai që më pranon mua wali ka pranuar padyshim Allahun si të tillë; dhe ai që e do atë më do mua, dhe ai që më do mua do Allahun; kushdo që e urren atë më urren dhe mua, dhe ai që më urren mua urren Allahun, Fuqiplotin, të Gjithdijshmin.”

(E kemi përmendur në shkronjën e dhjetë, prandaj shikoni se çfarë i kemi bashkangjitur asaj dhe hadithit të mëparshëm.)

 

24) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Ai që është i kënaqur të jetojë jetën time e të vdesë vdekjen time, dhe pastaj të banojë Kopshtin e Xhennetit, të krijuar për mua nga Zoti im, le të marrë ‘Alīun wali pas meje, dhe le të pranojë autoritetin e kujtdo që emëron ai e të ndjekë shembullin e familjes time pas meje, sepse ata janë pasardhësit e mi: ata janë krijuar nga kallëpi im dhe bekuar me të kuptuarit dhe dijen time; prandaj, mjerë ata nga ummeti im që ua mohojnë meritat, e që ndërpresin lidhjet me ta; Allahu mos ua dhashtë kurrë ndërmjetësimin tim.”

(Shikoni se çfarë i kemi bashkangjitur kësaj dhe hadithin që i paraprin, kur e kemi përmendur në letrën e 10-të.)

 

25) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Kushdo që don të jetojë jetën time dhe të vdesë si unë e të hyjë në Xhennetin që më ka premtuar Zoti im, le të marrë ‘Alīun dhe pasardhësit e vet si wali-të e tij, sepse ata nuk do ju nxjerrin kurrë nga udhërrëfimi e as do ju fusin në humbje.”  (E njëjta. )

 

26) Në fillim të f. 156, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, Dejlemīu citon ‘Ammārin që citon të Dërguarin e Allahut (s) duke i thënë atij: “O ‘Ammār! Nëse e sheh ‘Alīun të ecë në një rrugë kurse të tjerët në një tjetër, shko me ‘Alīun e lëri të tjerët, sepse ai s’do të të shpjerë kurrë në shkatërrim, e as që do të të nxjerrë nga udhërrëfimi.”

(Regjistruar nga Dejlami nga Ammar dhe Ebu Ejubi; Kenzu-l-ummal, 6/152.)

 

27) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, sipas një hadīthi të transmetuar nga Ebū Bekri: “Dora ime dhe e ‘Alīut janë të njëjta kur vjen puna për drejtësinë.”

(Ky është hadīthi 2539 i regjistruar në f. 153, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it.)

 

 

28) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O Fātime! A s’je e kënaqur që Allahu, i Pashoqi dhe i Larti, i vështroi banorët e tokës dhe zgjodhi prej tyre dy burra: njëri prej tyre është babai yt, tjetri është burri yt?”

(Është regjistruar nga Hakimi në Mustedrek, 3/129, dhe është transmetuar nga një numër i madh autorësh Sunen.)

 

29) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Unë jam paralajmëruesi, dhe ‘Alīu është udhëzuesi; përmes teje, o ‘Alī, arrihet udhërrëfimi pas meje.”

(Kjo regjistrohet nga Dejlemīu i cili citon Ibn ‘Abbāsin, dhe ky është hadīthi 2631 në f. 157, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it.)

 

30) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Askujt s’i lejohet të jetë xhunūb në xhami përveç teje e meje.” I njëjtë është hadīthi i regjistruar nga Taberānīu e i cituar nga Ibn Haxheri në Sawā‘ik ul-Muhrike përcjellë nga Umm Seleme, el-Bezzāri e Sa‘di; ndaj, drejtojuni hadīthit 13 në elArba’īn en-Newewijje të cilin ai e citon në Kreun IX. Ky citon të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Askujt s’i lejohet të jetë xhunūb në këtë xhami përveç meje dhe ‘Alīut.”

((Navodi ga Ibn Hadžer u Es-Savaiku el-muhrike. Pogledaj 13. hadis u erbe'inima koje je naveo u 9. poglavlju.

 (Citohet nga Ibn Haxheri në Es-Sevaik el-Muhrika. Shih hadithin e 13-të në Erbe'in që ai e citoi në kapitullin 9. )

 

31) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Unë dhe ky (‘Alīu) jemi Dëshmitë e ummetit tim në Ditën e Gjykimit.” Kjo regjistrohet nga Khatībi e përcjellë prej Enesit. Si mund të ishte Ebū’l-Hasani Dëshmi ashtu siç ishte Profeti (s), po të mos ishte mëkëmbësi dhe zëvendësi i tij? (Kenzu-l-ummal, 6/157/2632.)

 

32) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Mbi derën e Parajsës shkruhet: ‘Nuk ka zot përveç Allahut, Muhammedi (s) është i Dërguari i Allahut, ‘Alīu është vëllai i të Dërguarit të Allahut."

(Taberani e përmend në El-Evsat. Hatib në El-Muttefiq ve-l-mufterik; Kenzu-l-ummal, 6/159. Ata e përmendën atë vetëm në letrën e 34-të, duke ia bashkangjitur atë që është e dobishme për studiuesit e ditur.)

 

33) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Në këmbën e Arshit shkruhet: ‘Nuk ka zot përveç Allahut, Muhammedi është i Dërguari i Allahut, Unë e kam mbështetur atë (Muhammedin) me ‘Alīun.”

(Është shënuar nga Taberani në El-Kebir. Dhe Ibn Asakir nga Ebu El-Hamra' si hadith merfu'. Kenzu-l-ummel, 6/158.)

 

34) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen etij: “Ai që dëshiron të shikojë dijen e Ademit, vendosmërinë e Nūhit, durimin e Ibrāhīmit, fuqinë e Mūsait dhe asketizmin e ‘Isāit, të vështrojë ‘Alīun.” Kjo regjistrohet nga Bejhekīu në Sahīh dhe nga Imam Ahmed ibn Hanbeli në Musned. 

(Është shënuar nga Bejhekiu në Sahihun e tij dhe Imam Ahmed Ibn Hanbeli në Musnedin e tij.)

 

35) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “O ‘Alī! Ka një ngjashmëri mes teje e ‘Isāit, që u urrye nga çifutët deri aty sa të hidhnin dyshim mbi nderin e së ëmës, dhe u desh nga të krishterët aq sa i mveshën një pozitë që s’e kishte.”

(Është shënuar nga Hakimi në El-Mustedrek ala es-sahihayn, 3/122.)

 

36) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Të parët (besimtarë) janë tre: Jūsha ibn Nūni i cili i besoi i pari Mūsait, besimtari i përmendur në Suren Jāsīn që i besoi i pari Isāit, dhe ‘Alī ibn Ebū Tālibi që i besoi i pari Muhammedit (s).”

(Regjistruar nga Taberani nga Ibn Mirdewayh nga Ibn Abbasi. Deylami nga Aisha. El-Muntehabu el-Kenzu-l-ummalma në margjinat e Musnedit të Ahmedit, 5/30.)

 

37) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Të parët që dëshmuan janë: Habīb en-Nexhxhāri, besimtari i Sures Jāsīn, që tha: ‘O populli im! Ndiqni të Dërguarit’; Hizkili, besimtari nga familja e Faraonit, që tha: ‘A ke ndërmend të vrasësh një njeri pse tha se Zoti i tij është Allahu?’, dhe ‘Alī ibn Ebū Tālibi, që është i epërm mbi të gjithë ata.”

(Transmetuar nga Ebu Na'imi, Ibn Asakir nga Ebu Leila si një hadith marfu'. Shënuar nga Ibn Naxher nga Ibn Abbasi si marfu'. Shih Es-Sawaika el-Muhrika, Ibn Haxher, f. 74, kapitulli 9.)

 

38) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, drejtuar ‘Alīut: “Umeti do të të tradhëtojë; ti do i përmbahesh besimit tim e do të vritesh për ruajtjen e tij; kushdo që të do ty më do dhe mua, e kushdo që të urren ty, më urren dhe mua, dhe kjo (duke i prekur mjekrën ‘Alīut) do të kullojë gjak prej kësaj (duke i prekur kokën ‘Alīut).” ‘Alīu vetë ka thënë: “Një nga parashikimet e Profetit ështe se ummeti do të më tradhëtojë pas vdekjes së tij.” Ibn ‘Abbāsi ka cituar të Dërguarin e Allahut (s) duke i thënë ‘Alīut: “Ti me siguri do kesh shumë vuajtje pas meje”; ‘Alīu pyeti: “A do mund ta ruaj besimin tim të paprekur?” dhe i Dërguari i Allahut (s) pohoi.

(El-Mustedreku ala es-sahihajn, 3/147, Hakim ga je ocjenio vjerodostojnim. Bilježi ga Zehebi u Talhisu i priznaje njegovu vjerodostojnost.)

 

39) Merrni parasysh pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Mes jush është dikush që do të luftojë për interpretimin e tij (Kur’anit) siç luftova unë për shpalljen e tij.” Të pranishmit u eksituan pamasë. Mes tyre ishte Ebū Bekri e ‘Umeri. Ebū Bekri pyeti: “A jam unë ai?” dhe përgjigja e Profetit qe negative. ‘Umeri pyeti: “A jam unë?” dhe Profeti u përgjigj: “Jo, por është ai që po ndreq sandalet”, duke nënkuptuar ‘Alīun; ndaj ne shkuam te ‘Alīu e i dhamë lajmin e mirë, por ai nuk çoi as kokën, thua se e kishte dëgjuar atë që më parë nga i Dërguari i Allahut (s).”

Një hadīth i ngjashëm është ai që përcjell Ebū Ejjūb el-Ensārīu gjatë khīlafetit të ‘Umerit. Sipas Hākimit, i cili mbështetet në dy referencat që ai i përmend në f. 139, vëll. III i Mustedrek-ut, ‘Umeri tha se Profeti (s) urdhëroi që ata të cilët kishin braktisur fenë dhe dalur prej saj, të luftoheshin. Ibn ‘Asākiri, siç tregohet në hadīthin 2588 në f. 155, vëll. VI në Kenz ul-‘Ummāl, pohon se ‘Ammār ibn Jāsiri tregoi se i Dërguari i Allahut ka thënë: “O ‘Alī! Banda tirane do të të luftojë; por ti je në rrugën e drejtë; ai që ngurron nga të ndihmuarit ty nuk është nga të mitë.” Ebū Dher el-Gifāriu, siç tregon Dejlemīu në mbyllje të f. 155, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummālit, citon të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Betohem me Atë në dorën e të Cilit është jeta ime, se mes jush është një burrë që do të luftojë pas meje për interpretimin e Kur’anit mu ashtu siç i luftova unë femohuesit, për shpalljen e tij.” Siç tregon Taberānīu në Mu‘xhem ul-Kebīr dhe siç shënon faqja 155 e vëll. VI në Kenz ul-‘Ummāl, Muhammed ibn ‘Ubejdullāh ibn Ebū Rāfi’u ka cituar të atin dhe gjyshin e vet Ebū Rāfi’ duke thënë se i Dërguari i Allahut (s) tha: “O Ebū Rāfi’! Një grup njerëzish do ta luftojnë ‘Alīun pas meje; Allahu ka urdhëruar që ata të luftohen. Ai që s’i lufton dot me duart e tij, le t’i luftojë me gjuhë; nëse edhe atëherë nuk mundet, le t’i luftojë me zemër.” El-Akhdar elEnsārīu31 ka cituar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Unë luftoj për shpalljen e Kur’anit, ndërsa ‘Alīu për interpretimin e tij.”

(El-Mustedreku ala es-sahihajn, 3/122, Hakimi thotë se ky hadith është autentik sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit, por ata nuk e kanë regjistruar. Zahebiu gjithashtu pranon se hadithi është autentik sipas kritereve të dy. sheikhët, duke e cituar atë në Talhis. Imam Ahmedi në Musned, 3/33 dhe 82 nga Ebu Se'idi. Bejhekiu e regjistron në Sha'bu-l-iman. Sa'id Ibn Mensur në Sunen. Ebu Na'im në Hiljat. Ebu Ja'la në Sunen. Kenzu-l-ummal, 6/155/2585.)

 

40) Ai, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ka thënë: “O ‘Alī! Unë jam i epërm ndaj teje nga të qenit Profet, ndërsa ti je i epërm ndaj njerëzve të tjerë për shkak të shtatë meritave: Ti je i pari ndër ta që besoi në Allahun, më i drejti në përmbushjen e Premtimit të Allahut, më i binduri ndaj Urdhëresave të Allahut, më i paanshmi, më i ndershmi në të vepruarit me njerëzit, më largpamësi në të gjitha çështjet dhe ai që gëzon statusin më të lartë përpara Tij.” Ebū Sa‘īd el-Khudrīu citon të Dërguarin e Allahut, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, duke thënë: “O ‘Alī! Ti zotëron shtatë cilësi për të cilat askush s’mund të diskutojë me ty: Je i pari që i besoi vërtetësisht Allahut, më i miri në përmbushjen e Premtimit të Tij, më i binduri Urdhrave të Allahut, më i dhimbsuri ndaj njerëzve, më i njohuri me të gjitha çështjet, e më i larti mes tyre në pozitë.”

(Është shënuar nga Ebu Ne'imi nga Muaz, ai gjithashtu shënon hadithin pas tij, që është nga Ebu Seidi në Hiljat-l-avli'. Të dyja gjenden në Kenzu-l-ummal, 6/156.)

 

Këtu s’ka vend për t’i cituar të tërë hadīthet e tillë, të cilët, në tërësi, mbështesin njëri tjetrin dhe çojnë tek i njëjti kuptim, e ky është: ‘Alīu radhitet vetëm pas të Dërguarit të Allahut (s), në të vepruarit me ummetin, dhe vjen menjëherë pas të Dërguarit të Allahut (s), në udhëheqjen e tij. Këto hadīthe përcjellin një kuptim të tillë, edhe nëse tekstet e tyre nuk janë mutewātir, dhe kaq duhet të mjaftojë si provë e pakundërshtueshme, Wesselām.

 

Sinqerisht,

Sh