LETRA 11

Dhu’l-Ki’de 1329

 

I Admirimi i Teksteve Tona të Qarta,

II Përpjekja e Pajtimit të Tyre me Bindjet e Shumicës,

III Kërkesa për Shenja të Qarta nga Libri.

 

1) Jam nderuar shumë me marrjen e letrës tuaj aq të çmuar, të cilën e zbulova të vërtetësishme në boshtin e saj, të qartë. E keni mbushur shportën gjer në grykë. Rrëkeja vërshuese e gojtarisë suaj ka mposhtur majat më të larta. E shkoqita letrën tuaj me shumë kujdes dhe e gjeta largpamëse, të patundur, të fuqishme në prova, të çiltërt.

 

2) Pasi shqyrtova hollësisht argumentet e juaja dhe gërmova thellë në provat tuaja, e pashë veten në një situatë shumë të rrezikshme: Kur vështroj provat tuaja, i gjej bindëse. Kur shqyrtoj argumentet tuaja, i shoh vërtetues. Kur shikoj Imamët e ‘Itre-s së Pastruar, gjej Allahun dhe të Dërguarin e Tij të lavdërojnë statusin e tyre, tek theksojnë madhështinë dhe prestigjin që kanë. Pastaj, kur vështroj shumicën e muslimanëve, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të ummet-it, i gjej të ndryshojnë nga Ehl ul-Bejti, në kundërshtim me obligimin e atyre provave. Tani e shoh veten të ndarë në dy pjesë: njëra i lëshohet provave, ndërsa tjetra kërkon strehë me shumicën e muslimanëve. Jua kam dorëzuar të parën juve ta udhëhiqni: është e tëra në duart e juaja, ndërsa tjetra ju ka refuzuar kokëfortësisht. 3) A do të mundnit pra, ju lutem, ta mposhtni kokëfortësinë e kësaj të fundit me prova bindëse nga Libri, të cilat e përkulin dhe e shmangin nga të nënshtruarit bindjeve të rëndomta? Paqja qoftë me ju.

 

Sinqerisht,

S

 

 


LETRA 12

Dhu’l-Ki’de 1329

 

Prova Kur’anore

 

Ju, falë Allahut, e keni studiuar Librin në tërësi, duke u njohur si me kuptimet e tij të qarta ashtu edhe me të aluduarat.

A lavdërohet njeri aty si ‘Itreti i Pastruar?

A përshkruajnë ajetet e tij të përkryera ndokënd si {të pastruar nga çdo papastërti} përveç tyre?

(Siç gjykohet nga thënia e Allahut: {Allahu dëshiron të largojë të gjithë ndytësinë (e mëkateve) nga ju, o’ Ehl ulBejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të skajshëm} (33:33). [Fakti që ky ajet u shpall kur Profeti (s) mori ‘Alīun, Fātimenë, Hasanin dhe Huseinin me vete nën mbulojë (kisa’), e pastaj tha: “O Allah! Këta janë Ehl ul-Bejti im, largoji tërë papastërtitë prej tyre dhe pastroji ata tërësisht”, është transmetuar nga shumica dërrmuese e dijetarëve muslimanë.

Po radhisim disa nga më të rëndësishmit prej sunnive mes tyre:

  1. Bukhārīu në Tarīkh ul-Kebīr, vëll. I, f. 69;
  2. Muslimi në Sahīh: Kitāb ul-Fadā’il Sahābeh, vëll. VII, f. 130;
  3. Fadā’il Ehl ulBejt, vëll. II, f. 368;
  4. Tirmidhīu në Sahīh: Kitāb Menākib, Adāb, Tefsīr në dhjetë hadīthe;
  5. Nesā‘īu në Khasā’is, f. 49;
  6. Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 331, vëll. III, f. 151, 259, 285, vëll. IV, f. 5, 107, vëll. VI, f. 292, 296, 298, 304, 322;
  7. Taberānīu në Mu‘xhem, vëll. I, f. 65;
  8. Bejhekīu në Sunen; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 148; Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek, vëll. II, f. 150;
  9. el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VII, f. 102 dhe Muntekheb Kenz ul-‘Ummāl, vëll. V, f. 96;
  10. Ibn Haxher el-Askalānī në el-Isābeh, vëll. II, f. 502 ose vëll. IV, f. 208;
  11. Ibn ‘Abd el-Berri në el-Istī’āb, vëll. III, f. 37;
  12. Ibn ‘Athīri në Usd ul-Ghābeh, vëll. II, f. 12;
  13. Beghewīu në Mesābīh us-Sunneh, vëll. II, f. 278; Ebū Dā‘ūd et-Tejālisīu në Musned, vëll. VIII, f. 278; Hasakānī në Shewāhid utTenzīl, vëll. II, f. 32;
  14. Ibn ‘Abd Rabbihu në ‘Ikd ul-Ferīd, vëll. IV, f. 311;
  15. Ibn Tejmije në Minhāxh us-Sunne, vëll. III, f. 4;
  16. Ibn Xheuzī në Tedhkīre ul-Khawās, f. 233;
  17. Ibn ‘Asākiri në Tarīkh, vëll. I, f. 185, vëll. IV, f. 204, 206;
  18. Halebīu në Sīre, p. XIII, f. 212;
  19. Dehlanīu në Sīre, vëll. III, f. 329;
  20. Wāhidīu në Asbāb unNuzūl, f. 303;
  21. Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, Kr IV, Fasli 6, f. 188;
  22. Nabhānī në Sheref ul-Mu’ebbed, f. 10;
  23. el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, Kr. 100, f. 232, me 6 hadīthe të sakta;
  24. el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, Kr. 33, f. 107-9, Kr. 55, f. 174;
  25. el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 101;
  26. el-Khawārīzmī në Menākib, f. 23;
  27. Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. III, f. 495;
  28. Taberīu në Tefsīr vëll. XXII, f. 6;
  29. Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. V, f. 198 e Khasā’is ul-Kubrā, vëll. II, f. 264;
  30. Kurtūbīu në Tefsīr, vëll. XIV, f. 182;
  31. Fakhr Rāzīu në Tefsīr, vëll. II, f. 700, vëll. VI, f. 783;
  32. Tha‘lebīu në Tefsīr;
  33. Ibn Arabīu në Ahkām ul-Kur’ān, vëll. II, f. 166;
  34. Nisābūrīu në Tefsīr, vëll. III;
  35. Shewkānīu në Fet’h ul-Kadīr, vëll. IV, f. 279;
  36. Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 85 në shtatë hadīthe;
  37. Ibn Sa‘di, Ibn Mundhiri, Ibn Ebī Shejbe, Ibn Mardawejhi, Hāfiz Zerendīu - që përcjellin të gjithë nga Ummi Selemja, ‘Ā’isheja, ‘Umer ibn Ebū Seleme, Enes bin Māliku, Ibn ‘Abbāsi, Sa‘d ibn Ebī Wakkāsi, Wāthile ibn Askā’i, Ebū Sa‘īd el-Khudrī etj., se ai u shpall për “pesë të pastruarit”: Profetin (s), Fātimen, ‘Alīun, Hasanin dhe Huseinin (të shihet Shtojca II))

 

A është shpallur vargu i Pastrimit në nderim të ndonjë tjetri?

 

(Kurrsesi! Askush tjetër s’mund ta pretendojë këtë aspak. Ata janë të zgjedhurit për këtë; prandaj, askush s’mund të ngjisë rangun e tyre dhe as të ëndërrojë arritjen e meritave të tyre [të shihet Shtojca II]) 

 

A ka obliguar shpallja e përsosur dashuri për tjetërkënd?

 

(Jo! Allahu i ka përzgjedhur ata për këtë dhe i ka pëlqyer mbi të gjithë të tjerët, duke thënë: Thuaj: ‘Nuk kërkoj prej jush asnjë shpërblim, veç dashurisë për të afërmit (e mi)’, dhe kushdo që arrin një vepër të mirë (duke qenë i dashur ndaj tyre), Ne patjetër do t’ia rrisim të mirat; vërtet, Allahu është Falës (ndaj atyre që janë të dashur me ta), Vlerësues (i një dashurie të tillë)} (42:23).)

 

Në zbërthimin e këtij ajeti në Tefsīr el-Keshshāf, Zemakhsherīu pohon:

“Transmetohet se kur u shpall ky ajet, i Dërguari i Allahut (s) u pyet: ‘Kush janë të afërmit e tu dashuria ndaj të cilëve na është bërë obligim?’ Ai u përgjigj: ‘‘Alīu, Fātimeja dhe dy djemtë e tyre’.” Zemaksherīu shkruan se i Dërguari i Allahut (s) gjithashtu ka thënë: “Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes shehīd;

Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes i falur;

Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes si një i penduar;

Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes si një mu’min që e ka plotësuar besimin;

Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit, melekët Munkir, Nekir dhe meleku i vdekjes do t’i japin atij sihariqe në Xhennet;

Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit do të merret në Xhennet siç merret nusja në shtëpinë e dhëndrit;

Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit do të ketë dy dyer të hapura për të në Xhennet;

Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit, atij Allahu do t’ia kthejë varrin në vend vizite për melekët e të Gjithmëshirshmit;

Vërtet! Ai që vdes duke e dashur Familjen e Muhammedit vdes në sunne-tin dhe umme-tin tim. Vërtet! Ai që vdes duke e urryer Familjen e Muhammedit do të vijë në Ditën e Kijametit me privimin nga mëshira e Allahut të shkruar midis syve; Vërtet! Ai që vdes duke e urryer Familjen e Muhammedit vdes si kafir; Vërtet! Ai që vdes duke e urryer Familjen e Muhammedit nuk do t’i marrë as erë Xhennetit.”

(Ky hadīth i transmetuar nga Xherīr ibn ‘Abdullāh el-Bexhlī citohet edhe nga Imam Tha‘lebīu në Tefsīr, në zbërthimin e këtij ajeti si dhe Fakhr ed-Dīn Rāzīu në Tefsīr, vëll. VII, f. 405).

 

Fakhr ed-Dīn Rāzīu shton:

“Familja” [āl] e Muhammedit (s) janë ata që e kanë burimin [ ja’ulū] te ai. Të gjithë ata ekzistenca e të cilëve e ka origjinën tek ai janë, në mënyrën më të përkryer e intensive ‘Familja’.Dhe s’ka asnjë dyshim se lidhjet ndërmjet ‘Alīut, Fātimesë, Hasanit, Huseinit e të Dërguarit të Allahut (s) ishin më intensivet. Kjo dihet nga hadīthet mutewātir. Prandaj, ata duhet të jenë patjetër ‘Familja’.”

 

Rāzīu citon vargjet e njohura të Imam Shāfi‘īut, në qortim të atyre që mohuan epërsinë e Ehl ul-Bejtit:

O kalorës, pa freno njëherë në truallin e gurtë të Minasë, Dhe thirrju të ndalurve në Hifa’ dhe atyre që ecin;

Kur në mëngjes haxhilerët e panumërt i afrohen Minasë, Porsi valët e Eufratit që shuhen në breg dhe ngecin: Nëse dashuria për Ehl ul-Bejtin e Muhammedit është rāfid Atëherë le të dëshmojnë gjithë njerëzia e xhinët se jam rāfidī.

 

Dijetarët dhe komentuesit e Kur’anit pajtohen njëzëri se fjala kurbā (nga rrënja karube, afërsi) që d.t.th marrëdhënie gjaku, të afërm, farefis u referohet të afërmve të Profetit (s): Fātime, ‘Alī, Hasan, dhe Husein. Mes tyre janë:

 

Ahmedi në Fadā’il es-Sāhabeh, hadīthi 1105;

Taberānīu në Mu’xhem ul-Kebīr; vëll. III, ff. 47, 77; vëll. X, f. 136; vëll. XI, f. 351;

Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. III, f. 210; vëll. IV, f. 163; vëll. VII, f. 103; vëll. IX, f. 168;

Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. III, f. 201;

el-Kundūzī Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, kreu XXXII, me autoritetin e Ibn Ebū Hatīmit, Ahmedit, Hākimit, Wāhidīut, Ebū Na‘īmit Hamawejnīt;

Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 172;

Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, aje 14 (me autoritet të Ahmedit), f. 101, 135-6;

Ibn Talha el-Shāfi‘ī në Metālib us-Su’ūl, f. 8;

el-Wāhidī në Asbāb un-Nuzūl;

el-Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. II, f. 130;

Ibn Meghāzilīu në Menākib Alī bin Ebī Tālib, f. 308;

Muhibb et-Taberīu në Rijād unNedireh, Dhekhā’ir ul-Ukbe, f. 25, 138;

Ibn Xherīr et-Taberīu në Xhāmi’ul-Bejān, vëll. XXV, f. 25;

Tha‘lebīu në Tefsīr ul-Kebīr;

Zemakhsherīu në Tefsīr ul-Keshshāf, vëll. III, f. 402;

Ibn Hajjani në Tefsīr Bahr ulMuhit, vëll. IX, f. 476;

Bejdawīu në Tefsīr, vëll. V, f. 153;

Fakhr Rāzīu në Tefsīr, vëll. XIII, f. 432;

Kurtūbīu në Tefsīr, vëll. XVI, f. 22;

el-Nasafī në Tefsīr, vëll. III, f. 280;

Shewkānī në Fet’h ul-Kadīr, vëll. IV, f. 537;

el-Nisābūrī në Tefsīr, vëll. VI, f. 467;

Ebī Su’ūdi në Tefsīr, vëll. VI, f. 80;

Ibn Axhībe në Tefsīr Bahr ul-Medīd, vëll. V, f. 431;

el-Akami në Tefsīr, vëll. II, f. 121; Ibn Shaxharini në Amali Shaxharijje, vëll. I, f. 120;

el-Shiblenxhī në Nūr ul-Absār;

el-Shabrawī el-Shāfi‘ī në el-Ittihāf bi Hubb’ilAshrāf, ff. 5, 13 me autoritet të Hākimit, Taberānīut dhe Ahmedit;

Sujūtīu (nga Hasani) në Ihjā ul-Mejjit, f. 110, me autoritet të Ibn Mundhirit, Taberānīut, Ibn Ebī Hatīmit e të Ibn Mardawejhit;

Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek, vëll. III, f. 72;

el-Khawārīzmī në Mektal ul-Husein, ff. 1, 57;

Ibn Sebāghu në Fusūl ul-Muhimme, f. 11;

Ibn ‘Atijjeh el-Muharribī në el-Muharrar el-Waxhiz, vëll. VI, f. 50;

përcjellin nga Ibn ‘Abbāsi e të tjerë, se kur u shpall ajeti {Unë s’kërkoj asnjë shpërblim (për thirrjen time), përveç dashurisë për të afërmit (e mi)}, disa sahabë pyetën: “O i Dërguari i Allahut (s), cilët janë të afërmit e tu, dashuria ndaj të cilëve na është bërë obligim nga Allahu?”

Profeti (s) tha: “‘Alīu, Fātimeja dhe dy bijtë e tyre’.” Shih shën. 17 në Letrën 10, dhe shën. 49, 50 në vijim. Duhet vërejtur se Kur’ani nuk flet për lidhje të zakonshme sentimentale mes ummetit dhe familjes së Profetit (s), por thekson dashuri të thellë e të sinqertë. Shprehjen e vërtetë të dashurisë muslimanët mund ta tregojnë më së miri nëse ndjekin shembujt e lartë që vendosën pjesëtarët e Ehl ul-Bejtit, nëse zbatojnë mësimet e udhëzimet e tyre dhe i njohin ata si udhërrëfyes pas të Dërguarit të Allahut (s).] 

 

A e solli Xhibra’īli ajetin e Mubāhile-s në lavdërim të ndokujt tjetër?

 

(Jo, pra! Ajeti i Mubāhiles u shpall enkas në lavdërim të tyre. Allahu, më i Mirësishmi, thotë: {Thuaj: ‘Le të sjellim bijtë tanë dhe bijtë tuaj...} (3:61).)

 

A u zbrit Hal-atā në lavdërim të tjetërkujt? Jo! Betohem me Zotin, të Drejtin e të Butin, që e përdori për ta siç duhet.

 

(Kjo i referohet shpalljes së ājet ul-asr (76:8) lidhur me ta dhe armiqtë e tyre, dhe kushdo që dëshiron të njihet me këtë çështje që shtrohet në ajetin e pastrimit, ajetin e mubāhile-s, ajetin që urdhëron dashuri ndaj farefisit të Profetit dhe ajetin e kohës, duhet t’i referohet pohimit tonë në fjalë, sepse ai është ilaç për çdo lëngatë.

Ai i sjell armiqtë në vete dhe siguron dije për ata që s’kanë, we’l-hamdu li’l-Lāh. [Autori aludon për vargjet e njohura të Imam Shāfi‘īut, ku ai thotë:

Deri kur, deri kur, edhe për sa kohë më gjatë, do më qortoni për dashurinë ndaj këtij njeriu të lartë? A s’u martua Fātimeja me askënd përveç tij, dhe a nuk u shpall Hal-atā për nderin e tij?

 

Duke komentuar ajetet 5-12 të Sures Insān, Zemakhsherīu transmeton nga Ibn ‘Abbāsi:

"Njëherë Hasani dhe Huseini u sëmurën, dhe i Dërguari i Allahut (s) me disa as’habë i bënë vizitë. Ai i sugjeroi ‘Alīut t’i betohej Allahut për shëndetin e të bijve. ‘Alīu, Fātimeja dhe shërbëtorja e tyre Fide u zotuan se do të agjëronin tri ditë nëse fëmijët shëroheshin.

Hasani dhe Huseini u shëruan dhe filluan edhe ata të agjëronin me prindërit dhe shërbëtoren e tyre, për ta mbajtur zotimin. ‘Alīu mori borxh nga Sham’uni - një çifut nga Khajberi, tre safa me elb. Fātimeja e bluajti njërën dhe me miellin e saj pjeku pesë simite bukë, dhe i shtroi para iftarit. Në atë çast, një lypës ndaloi para derës së tyre e tha: “Es-selāmu aleikum, o Ehl ul-Bejt i Muhammedit. Unë jam nga muslimanët më të varfër, ndaj më ushqeni me ndonjësend, Allahu ju ushqeftë me ushqimin e Xhennetit!”

Atëherë, ata ia dhanë me gëzim tërë ushqimin e ranë për të fjetur, pa shtënë gjë në gojë përveç ujit. Të nesërmen agjëruan përsëri, dhe në muzg, kur vunë bukën përpara, një jetim trokiti në derë duke i kërkuar bukë, e ata e ushqyen me kënaqësi, pa vënë gjë në gojë për së dyti. Ditën e tretë të agjërimit, kur po afrohej iftari, papritur u shfaq një rob i liruar e ndodhi e njëjta gjë; ata e kaluan natën pa asnjë kafshatë bukë."

 

Zemakhsherīu thotë se në agim, ‘Alīu shkoi te shtëpia e Profetit (s) duke mbajtur Hasanin e Huseinin për dore. Kur i Dërguari i pa fytyrat e tyre të zbehta dhe vuri re se po dridheshin nga uria, u habit dhe i përcolli në shtëpi. Kur hyri brenda, ai u shtang teksa pa të bijën e tij Fātime, të ulur në sixhaden e namazit, me sytë e enjtur dhe stomakun e rrafshuar. Atëherë, Xhibra’īli i zbriti këto ajete e tha:

“O Muhammed, Allahu të përgëzon për familjen tënde.”

 

Fakhr ed-Dīn Rāzīu e përcjell në Tefsīr, nga Zemakhsherīu;

el-Wāhidī në el-Basīt, Nisābūrīu në Tefsīr Gharā’ib ul-Kurān (në margjinën e Tefsīr-it të Taberīut) vëll. XXIX, f. 112-3;

Shewkānī në Fet’h ul-Kadīr, vëll. III, f. 107-11;

el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 112-114;

Kurtūbīu në Tefsīr, vëll. XXIX, f. 132 (Dār ul-Kutūb el-Mesrije, 1369 H.), etj. Allahu pra, ishte aq i kënaqur me bujarinë e jashtëzakonshme të familjes së Profetit (s), saqë i skaliti veprat e tyre në ajetet kur’anore, që t’u shërbenin si udhërrëfim muslimanëve.] 

 

A s’janë ata ‘Litari i Allahut’ për të cilët Ai thotë: Dhe kapuni të gjithë pas Litarit të Allahut e mos u përçani! (3:103)

 

Në zbërthimin e kuptimit të këtij ajeti në Tefsīr ul-Kebīr, Imam Tha‘lebīu citon Aban ibn Taghlībin që raporton se Imam Xha‘fer es-Sādiku ka thënë:

“Ne jemi litari i Allahut për të cilin Ai ka thënë: Dhe kapuni pas litarit të Allahut të gjithë së bashku, e mos u përçani.”

Ibn Haxheri e ka përfshirë këtë varg mes atyre të zbritur në nderim të tyre, duke qenë i pesti në serinë e ajeteve që ai rradhit në Kreun XI të es-Sawā‘ik ul-Muhrike. Duke ia shpjeguar kuptimin, ai citon Tha‘lebīun, si më lart, që citon Imam Sādikun.

Imam Shāfi‘īu citohet në Rushfetul Sādi nga Ebū Bekr ibn Shibahud-Dīni:

 

"Kur pashë njerëzit tek hidheshin detërave të çorientimit dhe injorancës - nga fraksionet e kokëshkretëve, Unë hipa, me Emrin e Zotit, në Barkën e Shpëtimit: Ehl ul-Bejtin e të Zgjedhurit, Vulës së profetëve. Dhe u kapa pas Litarit të Allahut, që është të bindurit atyre, siç na ka urdhëruar Ai të kapemi pas Litarit të tyre."

 

Ibn Haxheri e citon Imam Shāfi‘īun me fjalët:

“Ehl ul-Bejti i Profetit (s) është mjeti im i shpëtimit dhe mjeti për t’iu afruar Profetit (s). Jam shpresues se për hir të dashurisë ndaj tyre, libri i veprave të mija do të më jepet nga e djathta, në Ditën e Gjykimit.” (es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 108).

 

Shih edhe shën. 17 në Letrën 10, dhe shën. 49 e 50 më poshtë.

Fakti se ajeti i mësipërm u shpall për nder të tyre pohohet edhe nga el-Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. I, f. 130, hadithet 177-80; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 139, 238; el-Shabrawīu në Kitāb ul-Ittihāf bi-Hubb’ilAshrāf, f. 76; el-Alūsīu në Rūh ul-Me’anī, vëll. IV, 16, el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 102, etj... 

 

 Dhe ‘të Besuarit’ për të cilët Ai tha {Jini me të Besuarit!} (9:119)

 

 Të ‘Besueshmit’ këtu janë i Dërguari i Allahut dhe Imamët e pasardhjes së tij të pastruar, sipas sahīh-ëve tanë mutewātir, dhe siç mbështetet nga Hāfiz Ebū Na‘īmi dhe Muwefek ibn Ahmedi, dhe siç përcillet nga Ibn Haxheri në shpjegimin e tij të Kreut V, kaptinës 11, të el-Sawā‘ik ulMuhrike, f. 90, i cili citon Imam Zejnul ‘Ābidīnin në pohimin e përfshirë më lart (Letra 6).

Po ashtu, Imam Tha‘lebīu në Tefsīr, Xhelāl ed-Dīn Sujūtīu në ed-Durr ulMenthūr nga Ibn ‘Abbāsi; Hāfiz Ebū Sa‘īd ‘Abd ul-Melik bin Muhammed Khargūshī në Sheraf ul-Mustafā nga Esmai; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’ pohojnë se Profeti tha:

“Të besueshmit} këtu janë Muhammedi e ‘Alīu.’ ”

Shejh el-Belkhī Hanefī në veprën e tij Jenābi’ ul-Muwedde, kr. XXXIX, f. 191, raporton nga Muweffek bin Ahmed elKhawārīzmīu, Hāfiz Ebū Na‘īmi dhe Hamawejnī që transmetojnë nga Ibn ‘Abbāsi, i cili tha:

“Në këtë ajet, {të besueshmit} janë Muhammedi dhe pasardhësit e tij të nderuar.”

Shejhul-Islām Hamawejnī në Ferā‘id us-Simtejn, el-Genxhī Shāfi‘ī në Kifāje etTālib, Kreu LXII, f. 233, e Ibn ‘Asākiri në Tarīkh (“Jetëshkrimi i ‘Alīut”), shkruajnë: “Me të besueshmit d.t.th. me ‘Alī ibn Ebī Tālibin.”.

 

‘Rruga e Allahut’ për të cilët Ai thotë: {Mos ndiqni rrugë të tjera se do ju shmangin nga Rruga e Tij} (6:153),

(Imamët el-Bākir dhe es-Sādik thonin gjithmonë: “Rruga e Drejtë këtu është Imami, prandaj mos ndiqni të tjera rrugë (imamët e çorientimit), se ju shmangin nga Udha e Tij.” )

 

të ngarkuarit me autoritet ndër ju (4:59)

 

Në librin e tij autentik, autoriteti i besuar i muslimanëve Thikatul-Islam Muhammed ibn Ja‘kūb el-Kulejnī, ka cituar Burejd el-‘Axhlīun duke thënë:

“E pyeta Ebū Xha’ferin (Imamin Muhammed elBākir) për ajetin: {Bindjuni Allahut, të Dërguarit, dhe të ngarkuarve me autoritet mes jush} (4:59) dhe ai m’u përgjigj: ‘A s’i ke parë ata (çifutët) të cilëve iu dha një pjesë e Librit? Ata u ftuan në Librin e Allahut që ai të gjykojë për ta, pastaj një grup prej tyre ia ktheu shpinën e u zmbraps’ (3:23), se si besojnë në magjistarët dhe tiranët në vend të tij e u thonë të pafeve se janë më pranë Rrugës së Drejtë se Besimtarët?

Ata u thanë imamëve të devijimit dhe thirrësve për në Zjarr se udhërrëfimi i tyre është më i saktë se ai i familjes së Muhammedit.

A nuk i patë ata të cilëve iu dha një pjesë e Librit? Ata besojnë në idhuj e perëndi të rreme dhe thonë për të pafetë: Ata janë më të udhëzuar sesa besimtarët. Ata janë që Allahu i mallkoi dhe për atë që mallkon Allahu s’do të gjeni asnjë ndihmës. Apo mos vallë gëzojnë ndonjë pjesë të Mbretërisë? Por atëherë ata s’do u jepnin njerëzve as një thërmijë mbi gur} (4:51-53) e as do të zotërojnë gjë nga zona e Allahut, d.m.th. Imameti dhe Khilāfeti, {apo ua kanë zili njerëzve për mirësitë që ua dhuroi Allahu} (4:54)?

Ne jemi të lakmuarit për shkak të Imametit që Allahu na dhuroi para kujtdo tjetri ndër krijesat e Tij: {Ne u dhuruam pasardhësve të Ibrāhīmit Librin dhe Urtinë e u siguruam një mbretëri të madhe} (4:54), me kuptimin se Ai i bëri disa prej tyre të dërguar, profetë e imamë; pra, si mund ta njohin ata ekzistencën e tij për pasardhësit e Ibrāhīmit, por t’ua mohojnë atë pasardhësve të Muhammedit?”

Disa prej tyre i besuan e disa prej tyre e refuzuan. Për ta mjafton tmerri i Skëterrës (4:55).

 

[Për shpalljen e 4:54 në nderim të tyre, shih: el-Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll I, f. 143; Ibn Meghāzilī në Menākib ‘Alī, f. 467, hadīthi 314; Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 150; el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ulAbsār, f. 102; es-Sabbāni në Is‘āf urRaghibīn (në margjinën e Nūr ul-Absār) f. 102; Shabrāwīu në Kitāb ul-Ittihāf bi Hubb’il-Ashrāf, f. 76; ...)

 

Kujdestarët e Shpalljes’ për të cilët Ai thotë: Pyetni kujdestarët e Shpalljes nëse nuk dini! (21:7),10

 

 Duke shpjeguar këtë kaptinë, Tha‘lebīu citon Xhābirin në Tefsīr ul-Kebīr me fjalët:

“Kur u shpall kjo sure, ‘Alīu tha: ‘Neve jemi ehl ul-dhikr’, dhe kjo vlen për të gjithë Imamët e udhëzuar.”

‘Alāme Bahrānīu ka cituar në Kreun XXXV [të Gājet ul-Merām], mëse njëzet hadīthe që mbartin këtë kuptim. [Shih edhe 16:43. Zbritjen e këtij ajeti për ta e pohon edhe Kurtubīu në Tefsīr, vëll. XI, f. 272; Taberīu në Tefsīr, vëll. XIV, f. 109; Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. II, f. 570; Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. I, f. 334; el-Kundūzī Hanefī në Jenābī ulMuwedde, f. 51, 140 (kr XXXIX); el-Alūsi në Rūh ul-Me‘anī, vëll. XIV, f. 134. Ata përcjellin hadīthe të sakta që tregojnë qartë se {ehl ul-dhikr} nënkupton Ehl ulBejtin.]

 

 

Besimtarët’ për të cilët Ai thotë: Kush i kundërvihet të Dërguarit, pasi i është bërë e qartë udha, duke ndjekur rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta lëmë atë në rrugën që ka zgjedhur dhe do e vendosim në Xhehenem; ç’përfundim i keq është ai. (4:115)  

 

(Ibn Mardawejhi, në shpjegimin e tij të kësaj sureje, ka theksuar se {...i kundërvihet të Dërguarit} në këtë kontekst d.t.th. të polemizojë me të lidhur me ‘Alīun, dhe udhëzimi i përmendur në ajet {...pasiqë iu është bërë e qartë udha} është udhërrëfimi i siguruar nga ‘Alīu, paqe pastë me të. Në Tefsīr-in e tij, ‘Ajjashi pohon diçka të ngjashme, dhe sahīh-ët nga pasardhësit e pastruar janë mutewātir që “udha e besimtarëve” është udha e tyre, paqe pastë mbi ta.)

 

E ‘udhërrëfyesit’ për të cilët Ai thotë: Ti je paralajmërues, e për çdo popull ka një udhërrëfyes. (13:7)?

 

(Duke shpjeguar këtë ajet në Tefsīr ulKebīr, Tha‘lebīu citon Ibn ‘Abbāsin që thotë: “Kur zbriti ky ajet, i Dërguari i Allahut (s) vuri dorën mbi gjoks e tha: ‘Unë jam paralajmëruesi dhe ‘Alīu është udhërrëfyesi, e nëpërmjet teje, o ‘Alī, arrihet udhërrëfimi’" [Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 129; el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 157. Hadīthi citohet nga Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 151; Tirmidhīu në Sunen, vëll. II, f. 135; Nesā‘īu në Khasā‘is, f. 20; el-Meghāzilī në Menākib, f. 222]. Mjaft mufesīrë e muhadīthë citojnë Ibn ‘Abbāsin dhe Muhammed ibn Muslimin me fjalët:

“E pyeta Ebū ‘Abdullāhin (Imam Sādikun) për kuptimin e këtij ajeti, e ai tha: ‘Imami është udhërrëfyesi i kohës së tij.’ Imam Bākiri ka thënë për shpjegimin e tij: ‘Paralajmëruesi është i Dërguari i Allahut (s) dhe udhëzuesi është ‘Alīu;’ pastaj ai shtoi: ‘Për Allah, Imameti do të mbesë ndër ne deri kur të vijë Vakti’.”)

 

A s’janë ata prej njerëzve që Allahu u derdhi bekimet e Tij dhe të cilëve Ai iu referua në Fātiha duke thënë: Udhëzona në Rrugë të Drejtë, Rrugën e atyre që ke bekuar.

 

(Në zbërthimin e Sures Fātiha, Tha‘lebīu citon në Tefsīr ul-Kebīr Ebū Burejden, që thotë se “el-sirāt ulmustekīm është rruga e Muhammedit (s) dhe pasardhësve të tij.” Duke interpretuar këtë sure, Waki ibn ul-Xherīre citon Sufjān el-Thewrīun me një zinxhir përcjellësish që përfshin Sa‘dīun, Ashtin e Muxhāhidin, të cilët citojnë Ibn ‘Abbāsin duke thënë: “′Udhëzona në Rrugë të Drejtë′ d.t.th. ‘Udhëzona në dashurinë për Muhammedin e familjen e tij’.” )

 

 Ai gjithashtu ka thënë: Të tillët janë me ata që Allahu i bekoi nga profetët, besnikët, dëshmorët dhe të mirët. (4:69)?

(Imamët nga Ehl ul-Bejti (‘a) janë pa asnjë kundërshtim udhëheqësit e siddīkëve, shehīd-ëve dhe ewlijā-ve.)

 

 

  A nuk u ka dhuruar Ai atyre autoritet të gjithanshëm? A nuk e kufizoi Ai atë vetëm për ata, pas Profetit? Shihni: Kujdestari juaj është Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zekatin duke bërë ruku’; kush merr për kujdestar Allahun e të Dërguarin e Tij dhe besimtarët, atëherë pala e Allahut është vërtet ngadhënjyesja. (5:55-6).

(Mufesīrët pohojnë njëzëri, siç e pranon el-Keushexhī, imam i esh‘arīve në kreun e tij mbi Imametin në Sherh ul-Texhrīd, se ky ajet u shpall për nder të ‘Alīut kur ai dha lëmoshë dukë qenë në ruku’ gjatë lutjes. Në Sahīh-un e vet, Nesā‘īu citon ‘Abdullāh ibn Selāmin që dëshmon për shpalljen e tij në nder të ‘Alīut. Ky mendim mbështetet nga autori i el-Xhāmi’ Bejnel-Sihāh usSitte në shpjegimin e Sures el-Mā’ide. Tha‘lebīu ka theksuar shpalljen e tij për nder të Prijësit të Besimtarëve në Tefsīr ulKebīr, siç do shpjegojmë kur ta diskutojmë. [Shpallja e tij për ‘Alīun është pohuar nga mufesīrë, muhadīthë, historianë e biografë të panumërt. Të shihet Letra 40, ku ata diskutohen gjerësisht.])

 

A nuk e ka bërë Ai shpëtimin e atyre që pendohen dhe bëjnë punë të mira të varet nga pranimi i tyre si autoritete të udhëzuara, duke thënë: Unë i fal ata që pendohen, bëjnë punë të mira e përqendrohen në udhë të drejtë. (20:82)?  

(Në kreun XI, Pj. 1-rë e veprës së tij esSawā’ik ul-Muhrike, Ibn Haxheri pohon: “Udhërrëfimi i përmendur në Surën 8 që thotë: {Unë jam Falës për ata që pendohen, besojnë, bëjnë punë të mira e pastaj kërkojnë udhëzim}, sipas Thābit elBannīut, d.t.th. kërkim i udhërrëfimit nga njerëzit e shtëpisë së Profetit.” Kjo transmetohet edhe nga Ebū Xha‘fer esSādiku. Ibn Haxheri ka paraqitur shumë hadīthe që dëshmojnë shpëtimin e atyre që kërkojnë dhe veprojnë sipas udhëzimit të tyre, paqe pastë me ta. Ai gjithashtu i referohet asaj që citon nga pohimi i Imamit el-Bākir, lidhur me bisedën e tij me Hārith ibn Jahjain, ku Imami thotë:

“O Hārith! A nuk e pe se si Allahu e bëri të qartë se pendimi, besimi dhe punët e mira nuk mjaftojnë pa kërkuar udhërrëfim nga autoriteti ynë?”

Pastaj ai, paqe pastë me të, citon gjyshin e tij, Prijësin e Besimtarëve, duke thënë:

“Për Allah! Nëse dikush pendohet, beson dhe bën vepra të mira, por nuk e kërkon udhërrëfimin nga autoriteti ynë e as nuk na i njeh të drejtat, të gjitha do t’i shkojnë kot’.”

Hāfiz Ebū Na‘īmi citon Aun ibn Ebū Xhehufen, që citon babain e tij duke transmetuar një thënie të ngjashme nga ‘Alīu. Hākimi ka botuar hadīthe të ngjashme nga Imam Bākiri e Sādiku, dhe nga Thābit el-Bannīu e Enes bin Māliku.)

 

A s’është wilājeti i tyre pjesë e ‘amanetit’ për të cilin Allahu thotë: Ne ua ofruam amanetin qiejve, tokës dhe maleve, por ata s’deshën ta merrnin përsipër nga frika e madhe, por njeriu e mori mbi vete: vërtet ai u tregua i padrejtë, i paditur. (33:72)?  

(Referojuni kuptimit të këtij ajeti në Tefsīr es-Sāfi, dhe në Tefsīrin e ‘Alī ibn Ibrāhīmit, si dhe hadītheve të transmetuara nga sunnitë në shpjegimin e tij, të mbledhura prej ‘Alāme Bahrānīut në Kreun 115 të veprës Gājet ul-Merām.)

 

A nuk janë ata paqja në të cilën Allahu urdhëroi të hynin të gjithë, duke thënë: O ju që besuat! Hyni në paqe të gjithë, e mos ndiqni Shejtanin. (2:208)?

(Në kreun 224 të Gājet ul-Merām, dijetari bahreinas citon dymbëdhjetë hadīthe nga sahīh-ët tanë në dëshmi të faktit se ky ajet zbriti lidhur me qeverisjen e ‘Alīut dhe atë të Imamëve nga pasardhësit e tij, duke mbajtur prijësinë e njëri tjetrit. Në Kreun 223, ai pohon se elIsfahānī el-Emāwī transmeton të njëjtën për ‘Alīun, duke cituar burime të ndryshme. )

 

A s’janë ata mirësia, lidhur me të cilën Allahu i Lartësuar ka thënë: Atë Ditë do të pyeteni për Mirësinë. (102:8)?

(Në kreun 48 të Gājet ul-Merām, elBahrānī citon tre hadīthe të përcjella nga sunnitë në dëshmi të faktit se ‘bekim’ këtu është ajo me të cilën Allahu i bekoi njerëzit përmes qeverisjes së të Dërguarit të Tij (s), asaj të Prijësit të Besimtarëve e Ehl ulBejtit. Në Kreun 49, ai citon dymbëdhjetë hadīthe nga sahīh-ët tanë që pasqyrojnë po këtë; prandaj, nëse dëshironi, referojuni atij)

 

A nuk u urdhërua i Dërguari t’i shpallte këto të gjitha? A nuk e theksoi Allahu shpalljen e tyre me një gjuhë që tingëllonte si kërcënim, kur tha: O i Dërguar! Përcille atë që të është zbritur, e nëse nuk e bën, atëherë s’do ta kesh përcjellë shpalljen. Zoti do të të mbrojë nga njerëzit. (5:67)?

(Vetëm një fekīh sunni mes autorëve të librave të hadīthit, e ky është Imam elWāhidīu, duke komentuar Suren el-Mā’ide në Asbāb un-Nuzūl, citon Ebū Sa‘īd elKhudrīun, me fjalët:

“Ky ajet u shpall ditën e Gadīr Khummit për nder të ‘Alī ibn Ebī Tālibit.”

Imam Tha‘lebīu e përfshin në Tefsīr nga dy burime; el-Hamawejnī elShāfi‘ī në Ferā’id nga burime të ndryshme prej Ebū Hureires dhe ai përcillet nga Ebū Na‘īmi e el-A’meshi, ku që të dy citojnë ‘Atijjen. Në Gājet ul-Merām, ka nëntë hadīthe nga sunnitë e tetë të saktë nga shī‘itët që përcjellin të njëjtin kuptim; prandaj referojuni Kreut 37 dhe 38.)

 

A s’e përcolli ai Ditën e Gadīrit, pasi mbërriti atë pellg dhe e shpalli Mesazhin, me ç’rast Allahu zbriti këtë ajet përgëzues: Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntitë e Mia ndaj jush dhe zgjodha fe për ju Islamin. (5:3)?

(Ky tekst u tha nga Imami Ebū Xha‘fer el-Bākir, pasuar nga Imami Ebū ‘Abdullāh es-Sādik. Sipas transmetimeve sahīh, sunnitë kanë përfshirë gjashtë hadīthe në librat e tyre të hadīthit, të cilat në fund citojnë të Dërguarin e Allahut, bekime pastë mbi të dhe familjen e tij, i cili e thekson fare qartë këtë çështje. Shpjegimi i saj ndodhet në Krerët 39 dhe 40 të librit Gājet ul-Merām.)

 

A e patë ç’bëri Zoti juaj me personin që e mohoi haptas autoritetin e tyre, duke thënë: “O Allah! Nëse ky mesazh është vërtet prej Teje, atëherë hidh gurë mbi ne (mam Tha‘lebīu ka dhënë një shpjegim të hollësishëm të kësaj çështjeje në Tefsīr ul-Kebīr, e ajo transmetohet nga dijetari egjiptian el-Shiblenxhī i cili jep një biografi të imtësishme të ‘Alīut në librin e tij Nūr ulAbsār, f. 171, ku edhe e shpjegon atë në detaje. Halebīu e përmend këtë në fund të kreut të tij “Hixhetul Wadā’”, në vëll. III [f. 275] të librit të tij Sīre Halebīje. Hākimi e tregon atë në “Tefsīr ul-Me‘ārixh” në librin e tij el-Mustedrek us-Sahīhejn, vëll. II, f. 502. [Këtë ngjarje e kanë cituar edhe Kurtubīu në Tefsīr, vëll. XVIII, f. 278; Rashīd Ridāi e Muhammed ‘Abduhu në Tefsīr ul-Menār, vëll. VI, f. 464; Ibn elXhewzī në Tedhkīret ul-Khawās, f. 37; elHasakānī në Shewāhid ul-Tenzīl, vëll. II, f. 286; el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ulMuwedde, f. 328, etj...] ) si shiu nga qiejt, ose bëj të na godasë një tmerr i rëndë”? Allahu hodhi një gur Sixhxhīli mbi të, siç pat bërë me Ushtrinë e Elefantit. Me atë rast Ai zbriti këto ajete: {Një person të pyeti për dënimin e pashmangshëm mbi jobesimtarët, dënim që s’mund të ndalet: nga Allahu, Zoti i Shkallëve të Ngjitjes} (70:1-2).

 

Njerëzit do pyeten patjetër mbi atë autoritet kur të ringjallen, siç tregohet në shpjegimin e vargut: {Pasoni pra, gjurmët e tyre, sepse ata janë autoriteti} (37:24).

(El-Dejlemīu, siç thuhet edhe në shpjegimin e këtij ajeti në es-Sawā‘ik ulMuhrike, pohon se Ebū Sa‘īd el-Khudrīu citon hadīthin: “Pasoni gjurmët e tyre, sepse ata janë të përgjegjshëm ndaj wilājet-it të ‘Alīut.” El-Wāhidīu, ashtu si Ibn Haxheri, e shpjegon këtë ajet kështu: “Është transmetuar lidhur me fjalën e Allahut: {Pasoni gjurmëve të tyre, sepse ata janë përgjegjës...} se përgjegjësia e përmendur këtu është qeverisja e ‘Alīut dhe e Ehl ul-Bejtit,” duke shtuar: “Sepse Allahu e urdhëroi Profetin (s) e Tij për t’i ndërgjegjësuar njerëzit mbi faktin se ai (s) nuk kërkon prej tyre kurrfarë shpërblimesh për shpalljen e mesazhit të Tij përveç dashurisë ndaj farefisit të vet..., d.m.th. ata do të merren në pyetje nëse iu nënshtruan si duhet wilājet-it të tyre siç ishin këshilluar nga Profeti (s), apo e kishin humbur dhe shpëfillur atë, e Allahu do u kërkojë llogari për pasojat e asaj shpërfilljeje.” Ibn Haxheri e përfshin në Kreun XI të Sawā‘ik ul-Muhrike mes vargjeve të shpallura në lavdërim të tyre, duke qenë i katërti ajet në rradhë, dhe e shkoqit mjaft hollësisht atë.)

 

S’ka më vend për habi pra, sidomos kur dallojmë faktin se autoriteti i tyre u është urdhëruar njerëzve nga Allahu përmes profetëve të Tij, duke sjellë prova e argumente për këtë, siç thuhet në shpjegimin e ajetit: E ti pyeti të dërguarit që nisëm para teje. (43:45).

(Referojuni asaj që ka cituar Hāfiz Ebū Na‘īmi në librin e tij Hiljet ul-Ewlijā’, asaj që është regjistruar nga Tha‘lebīu, Nisabūrīu dhe el-Barkī lidhur me kuptimin e tij në tefsīr-ët e tyre dhe asaj që kanë thënë Ibrāhīm ibn Muhammed Hamawejnī e sunni të tjerë. Po ashtu referojuni asaj që ka thënë Ebū ‘Alī et-Tabarsī që ia shpjegon kuptimin në librin e tij Muxhma’ ul-Bejān fī Tefsīri’l-Kur’ān, duke cituar Prijësin e Besimtarëve. Ajo që pohojnë krerët 44 e 45 të Gājet ul-Merām-it në këtë kuptim, është diçka që largon çdo dyshim.)

 

Jo, Allahu madje bëri për këtë një zotim në Ditën e Dëshmisë nga shpirtrat e krijesave të Tij, ende pa ua krijuar trupat, siç tregon ajeti: {Kur Zoti yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri të dëshmojnë, duke i pyetur: ‘A nuk jam Zoti juaj?’ Ata thanë: ‘Po, dëshmojmë!’ Që të mos thoni Ditën e Kijametit: ‘Për këtë nuk dinim gjë’} (7:172).

(Vetë diskutimi ynë për Ehl ul-Bejtin (‘a), gjatë shpjegimit të këtij vargu, dëshmon për këtë fakt)

 

Përmes ndërmjetësimit të tyre i dha Allahu falje Ademit, që i mësoi fjalët e pendimit të përmendura në 2:37.

 {Allahu nuk ia nënshtron ata dënimit} (8:33),(Drejtojuni es-Sawā‘ik ul-Muhrikes nga Ibn Haxheri që interpreton vargun e të Madhërishmit: {Allahu s’do t’i dënojë ata...} si ajeti i shtatë prej të shpallurve në nder të tyre, siç shënohet në Kreun XI të librit, ku autori konfirmon pikëpamjen e shtruar këtu nga ne.) sepse ata janë siguria e banorëve të tokës dhe mjeti i njerëzimit drejt Tij. Ata janë për të cilët njerëzit ndiejnë zili dhe për të cilët Allahu thotë: {A ua kanë zili atyre njerëzit pse Allahu u dha mirësitë e Tij?} (4:54)

(Kjo pranohet nga Ibn Haxheri, i cili e radhit këtë varg mes ajeteve të zbritura për nderin e tyre, duke e renditur të gjashtin në Kreun XI të Sawā‘ik ul-Muhrike. Ibn Meghāzīlī el-Shāfi‘ī, siç tregohet në shpjegimin e këtij vargu në es-Sawā‘ik ulMuhrike, citon Imam Bākirin me fjalët: “Për Allah, ne jemi të lakmuarit.” Në krerët 60 e 61 të Gājet ul-Merām, janë regjistruar madje tridhjetë hadīthe të sakta me këtë kuptim.)

 

 Ata janë ‘të thelluarit në dije’, për të cilët Ai thotë: Ata që janë thelluar në dije thonë: ‘Ne besojmë!’ (3:7, të shihet edhe 4:162).

(Kjo citohet nga Thiketul-Islām Muhammed ibn Jakūb el-Kulejnī, i cili përcjell një hadīth të saktë nga Imam Sādiku që thotë: “Ne jemi njerëz bindja ndaj të cilëve është urdhëruar nga Allahu, i Lartësuari dhe i Madhëruari; ne jemi të rrënjosurit thellë në dije dhe ne jemi të lakmuarit. Allahu Fuqiplotë thotë: {Apo t’ua kenë zili njerëzve për atë që Allahu u dhuroi nga mirësitë e Tij?}” E citon edhe el-Shejhu në Tahdhīb, që citon po ashtu Imam Sādikun.)

 

Ata janë as‘hābi A’rāf që do rrinë lartësive e që Allahu u referohet kur thotë: {Mbi A’rāf janë burra që i njohin (njerëzit) nga shenjat e tyre} (7:48).

(Duke shpjeguar këtë ajet në Tefsīr, Tha‘lebīu citon Ibn ‘Abbāsin: “A’rāfi është një pjesë e ngritur e Sirāt-it ku ‘Abbāsi, Hamzai, ‘Alīu dhe Xha‘feri i dy krahëve i njohin ata që i duan nga shenja e bardhësisë së fytyrës, ndërsa ata që i urrejnë nga nxirja e saj.” Hākimi, gjithashtu, ka cituar ‘Alīun duke thënë: “Ditën e Gjykimit ne do të qëndrojmë mes Parajsës dhe Ferrit, do i njohim ata që na mbështesin nga shenja e tyre e do t’u lejojmë të hyjnë në Xhennet, e gjithashtu do t’i njohim ata që na urrejnë nga shenjat e tyre.” Selmān Farsīu citohet me fjalët: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhësit e tij, duke thënë: ‘O ‘Alī! Ti dhe wasi-të nga pasardhësit e tu jeni mbi A’rāf.’” Kjo mbështetet nga hadīthi që citon Dār Kutnīu në mbyllje të Pj. 2, Kreu IX, i esSawā‘ik ul-Muhrike që tregon se ‘Alīu u mbajti një fjalim të gjatë 5 njerëzve të caktuar nga ‘Umeri me shūra, ku ai tha: “Po ju pyes në Emër të Allahut nëse ndonjërit prej jush i është thënë ndonjë gjë e ngjashme nga i Dërguari i Allahut (s) me atë që më është thënë mua: ‘O ‘Alī! Ti je ai që do t’i tregojë pozicionin çdo personi Ditën e Gjykimit: ose në Parajsë ose në Ferr’?” Ata u përgjigjën: “Vërtet, jo.” Ibn Haxheri pohon: “Kuptimi i hadīthit është ajo që përcjell Antareh nga Imami ‘Alī er-Ridā, që citon Profetin (s) duke i thënë ‘Alīut: ‘O ‘Alī! Ti je ai ai që do t’i caktojë njerëzit ose në Xhennet ose në Ferr Ditën e Gjykimit, duke i thënë Ferrit cili është i tiji e cili jo’;” “Ibn Sammāku tregon se Ebū Bekri i tha ‘Alīut, Allahu qoftë i kënaqur me të dy, ‘E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: Askush s’mund ta kalojë Sirātin përveç atyre që lejon ‘Alīu’.” )

(Muhibb et-Taberīu përcjell në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 177, nga Kajs ibn Hazimi: “Ebū Bekri u ndesh me ‘Alīun e i buzëqeshi. ‘Alīu e pyeti: Përse po buzëqesh? Ebū Bekri u përgjigj: ‘E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: “Askujt s’i lejohet të kalojë Sirātin pa leje me shkrim nga ‘Alīu.” (edhe Samāni në elMuwefek) El-Khātibi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. X, f. 356, citon Enes ibn Mālikun, me fjalët: “Kur iu afrua vdekja, Ebū Bekri tha: ‘E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: “Në Sirāt është një grykë-kalesë në të cilën askujt s’i lejohet kalimi pa lejen e ‘Alī ibn Ebī Tālibit.)

 

 Ata janë burrat e Hakkut, për të cilët Ai thotë: {Mes besimtarëve ka burra që e përmbushën besën e dhënë Allahut; disa prej tyre kanë kaluar e të tjerë presin dhe s’kanë ndryshuar aspak.} (33:23).

(Në kaptinën tre, Kreu IX, i es-Sawā‘ik ul-Muhrike, Ibn Haxheri, duke diskutuar vrasjen e ‘Alīut, thekson se kur ‘Alīu ishte në minberin e Kūfas, atij i kërkuan të shpjegonte ajetin ku ndodhet fraza: {Burra që i qëndruan besnikë premtimit ndaj Allahut}, e ai u përgjigj duke thënë: “O Zot, fali ata! Ky ajet zbriti për nderin tim, xhaxhait tim dhe kushëririt tim ‘Ubejde ibn Hārith ibn el-Muttelib. ‘Ubejde ra shehīd në Bedr; Hamzai në Uhud; ndërsa unë po pres vdekjen më të mundimshme, kur kjo do të kullojë nga gjaku i kësaj,” duke treguar me dorë mjekrën dhe kokën e tij. “Është premtim i vërtetë nga i dashuri im Ebū’l-Kāsim, paqe pastë mbi të e pasardhësit e tij.” Hākimi, duke zbërthyer këtë ajet - siç shkruan Tabarsīu në Muxhma’ul-Bejān fī Tefsīri’l Kur’ān - citon ‘Umer ibn Thābitin që përcjell nga Ebū Is’hāku që citon ‘Alīun duke thënë: “Për ne u zbrit ajeti: {Burra që i qëndruan besnikë premtimit të tyre ndaj Allahut} dhe për Allah, unë po pres dhe s’kam ndryshuar aspak.”)

 

Ata janë, që e madhërojnë Allahun pa pushim e për të cilët Ai thotë: {Ai madhërohet herët në mëngjes e natën, nga njerëz që nuk shpërqëndrohen - as nga tregtia e largët as nga shitblerja në vend - nga të përmendurit e Allahut, falja e namazit e dhënia e zekatit: ata i frikësohen Ditës kur zemrat dhe shikimet do të rrokullisen} (24:37).

(Muxhāhidi dhe Ja‘kūb ibn Sufjāni citojnë komentin e Ibn ‘Abbāsit për ajetin {E kur shohin tregti apo zbavitje, ata vrapojnë drejt saj, duke të lënë në këmbë} (62:11): “Dahije el-Kalbī erdhi njëherë nga Siria një të premte me mallra plot ushqime dhe mbërriti te vendi i quajtur Ahxher ulZejt ku njoftoi praninë e tij duke i rënë lodrave për t’i ftuar njerëzit drejt vetes. Kështu, ata vrapuan tek ai duke e lënë Profetin (s) në këmbë mbi minber duke i predikuar vetëm ‘Alīut, Hasanit, Huseinit, Fātimes, Selmānit, Ebū Dherit e Mikdādit. Atëherë, Profeti tha: ‘Allahu i hodhi një sy xhamisë time në xhumā, e të mos ishte për praninë e këtyre njerëzve, Ai do ta kishte ndezur qytetin në zjarr dhe hedhur gurë mbi banorët e tij, ashtu siç bëri me njerëzit e Lūtit.’ Allahu shpalli për nder të atyre që qëndruan me të Dërguarin e Allahut (s) në xhami, ajetin që thotë: {Duke e madhëruar Atë, natën dhe herët në mëngjes, njerëz të cilët as tregtia e as shitblerja s’mund t’i shpërqëndrojë}.”)

 

Shtëpitë e tyre janë ato që përmenden në ajetet e Allahut, kur thotë: {Nëpër shtëpi që Allahu lejoi të lartësohet dhe emri i Tij të përmendet} (24:36).

(Tha‘lebīu, duke komentuar këtë ajet në Tefsīr ul-Kebīr, citon Enes bin Mālikun dhe Burejden me fjalët: “I Dërguari i Allahut (s) lexoi njëherë ajetin {në shtëpi që Allahu dëshiroi të ngrihen dhe Emri i Tij të përmendet}, kur Ebū Bekri u ngrit e tha: ‘O i Dërguari i Allahut! A është kjo shtëpi (duke treguar nga shtëpia ku jetonin ‘Alīu e Fātimeja) mes tyre?’ Profeti u përgjigj: ‘Po; nga më të zgjedhurat’.” Kreu 12 i Gājet ul-Merām përmban 9 hadīthe të sakta përmes të cilave drita e agimit shkëlqen qartë. [Sujūtīu e citon këtë nga Ibn Mardawejhi e Burejde në fund të komentit të 24:36, në Durr ul-Menthūr.])

 

Allahu e ka bërë kamaren e tyre, në Sūre en-Nūr, (Ky është aludim për ajetin: {Shembulli i dritës së Tij është një kandil..}. Ibn Meghāzīlī el-Shāfi‘ī ka cituar ‘Alī ibn Xha‘ferin në Menākib-in e tij, duke thënë: “E pyeta Ebū Hasanin (Imam Kādhimin, paqe pastë mbi të) për ajetin që thotë: {..si një kamare ku një kandil..} e ai u përgjigj: ‘Kamarja është Fātimeja, kandili simbolizon Hasanin e Huseinin, dhe {qelqi si një yll vezullues} tregon se Fātimeja shndriti si një yll mes tërë grave të botës, duke u ndezur nga një pemë e bekuar, pema e Ibrāhīmit {as e lindjes, as e perëndimit}: as çifute, as kristiane, {vaji i së cilës thuajse ndriçon (vetë)} tregon se dija gati flet vetë edhe pse nuk e prek flaka, {dritë mbi dritë} ku një Imam vjen pas një tjetri, {Allahu udhëzon atë që do në Dritën e Tij} nënkupton se Allahu udhëzon në wilājet-in tonë kë të dojë’.” Mjafton një interpretim i tillë që vjen nga një anëtar i shtëpisë ku zbriti shpallja.) shembull të vetë Dritës së Tij:

Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës. Shembulli i Dritës së Tij është një kamare, brenda së cilës është një fitil: fitili është i futur brenda një qelqi; qelqi shndrit si të ishte yll shkëlqyes, i ndezur nga një dru i bekuar peme ulliri - as i lindjes, as i perëndimit - vaji i të cilit ndriçon fort, ndonëse zjarri thuajse nuk e prek: Dritë mbi Dritë! Allahu e udhëzon atë që do në Dritën e Tij: Allahu sjell shembuj për njerëzit dhe Allahu di gjithçka fort mirë.

 

Ata janë të parët në pranimin e fesë dhe zbatimin e saj, dhe më të afruarit te Zoti, siç thotë Ai në Sure el-Wāki’e, 10-11.

(El-Dejlemīu, ashtu si hadīthi 29, Pj 2, Kreu IX i Sawā‘ik ul-Muhrike nga Ibn Haxheri citon ‘Aishen; Taberānī e Ibn Mardawejhi citojnë Ibn ‘Abbāsin që tregon se Profeti (s) tha: “Të parët në të besuarit profetëve janë tre: Jūsha ibn Nūni që i besoi i pari Mūsait; i përmenduri në Suren Jāsīn që i besoi i pari profetit; dhe i pari që i besoi Muhammedit që është ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” Kjo citohet nga Muweffek ibn Ahmedi dhe fekīhu Ibn el-Meghāzīlī elShāfi‘ī, që të dy nga Ibn ‘Abbāsi. [Në ajetet 10-11 të Sures Wāki’e, të cilave u referohet autori këtu, thuhet: {Ndërsa të përparmit janë në ballë. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti)}. Shih dhe hadīthin e fundit te Shtojca II.] )

 

Ata janë që dëshmojnë për vërtetësinë e Profetit (4:69).

(Ibn Nexhāri, si dhe hadīthi 30 në Sawā‘ik ul-Muhrike citon Ibn ‘Abbāsin që tregon se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Siddīk-ët janë tre: Ezekieli, i cili qe i pari që besoi midis pasardhësve të Faraonit; Habīb el-Nexhāri që përmendet në Suren Jāsīn, dhe ‘Alī ibn Ebū Tālibi.” [E përcjellin edhe Fakhr er-Rāzīu në Tefsīr; Imam Tha‘lebīu në Tefsīr; Sujūtīu në Xhāmi’, vëll. II, f. 83; Ahmedi në Menākib, ff. 194, 239; Dejlemīu në el-Firdews; Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh Nehxhul-Belāgha, vëll. II, f. 451 dhe Ibn Meghāzilī el-Shāfi‘ī në Menākib, f. 245] Ebū Na‘īmi e Ibn ‘Asākiri, si dhe hadīthi 31 në es-Sawā‘ik ul-Muhrike citojnë Ibn Ebū Lejlen që tregon se i Dërguari i Allahut (s) tha: “Siddīk-ët janë tre: Habīb el-Nexhāri - besimtari i cituar në Suren Jāsīn që tha: {O populli im, ndiqni të Dërguarit}; Ezekieli, që besoi i pari nga pasardhësit e Faraonit, i cili tha: {A po e vret këtë njeri vetëm pse thotë se Zoti i tij është Allahu?} dhe ‘Alī ibn Ebī Tālibi, që është më i miri ndër ta’.” [Po ashtu, el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. V, f. 31; el-Kundūzī në Jenābī ul-Muwedde, kr. XLII, f. 126, nga Ahmedi; el-Khawārīzmī në Menākib, nga Ebū Lejla e Ebū Ejjūb Ensārīu; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, kr. XXIV.] Sahīh-ët janë mutewātir në të pohuarit se ai është siddīku më i madh dhe farūku i ummetit. )

 

Ata janë dëshmorët dhe të virtytshmit. Për ta dhe ndjekësit e tyre ka thënë Allahu: {E ndër ata që krijuam, ka njerëz që ftojnë në udhëzimin e drejtë përmes së Vërtetës dhe janë më të drejtit në të vepruarit me të} (7:181).

(Më i shquari mes Imamëve sunni - Muweffek ibn Ahmedi, citon Ebū Bekr ibn Mardawejhin që citon ‘Alīun duke thënë: “Ky ummet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe; me përjashtim të njërit, të gjithë të tjerët do të shkojnë në Xhehenem; ky grup janë ata për nder të të cilëve Allahu, i Lartmadhëruari e i Gjithdijshmi, ka thënë: {Mes krijesave Tona është një grup që udhëzon drejt mirësisë dhe (vetëm) përmes mirësisë e arrijnë ata drejtësinë} dhe këta përfshijnë mua dhe shī‘itët e mi.”)

 

 Gjithashtu Allahu thotë për palën e tyre dhe armiqtë e tyre: Banuesit e Zjarrit s’janë të barabartë me ata të Xhennetit: banuesit e Xhennetit janë fitimtarët. (59:20).

(Në veprën Amālī, Shejh et-Tūsī citon saktë Prijësin e Besimtarëve që thotë se i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, kishte recituar njëherë ajetin: {Njerëzit e Zjarrit s’janë të barabartë me njerëzit e Xhennetit} e pastaj kishte shpjeguar:

“Njerëzit e Xhennetit janë ata që më ndoqën mua dhe pranuan autoritetin e ‘Alī ibn Ebī Tālibit pas meje.” Ai u pyet: “Po për njerëzit e Zjarrit?” Profeti (s) u përgjigj: “Aty përfshihen ata që s’ishin të kënaqur me qeverisjen e tij, ata që do të thyejnë betimin dhe do të luftojnë kundër tij pas vdekjes sime.”

Ky hadīth citohet nga Shejh es-Sadūku prej ‘Alīut. Ebū el-Mu‘ejjed Muweffek ibn Ahmedi citon Xhābirin duke thënë se i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të e pasardhësit e tij, ka thënë: “Për Atë në Duart e të Cilit është shpirti im, ky ‘Alī dhe shī‘itët e tij janë fitimtarët në Ditën e Gjykimit.” [Të shihet dhe shën. 41 më poshtë])

 

Ai ka thënë për dy palët: A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo t’i trajtojmë njëlloj të ruajturit (prej të këqijave) me të shfrenuarit? (38:28).

(Referojuni kuptimit të këtij vargu në Tefsīr-in e ‘Alī ibn Ibrāhīmit nëse dëshironi, ose krerëve 81 dhe 82 të Gājet ul-Merām)

 

Për këto dy palë Ai gjithashtu ka thënë: A pandehin ata që kryejnë vepra të këqija se do i trajtojmë si ata që besuan dhe bënë punë të mira, në jetë e në vdekje? I lig është ai gjykim i tyre! (45:21).

(Ky varg zbriti për nder të Hamzasë, ‘Alīut dhe ‘Ubejdes të cilët u dolën në mejdan ‘Utbes, Shejbes dhe el-Walīdit. Besimtarët janë Hamzai, ‘Alīu dhe ‘Ubejde, ndërsa ata që vepruan keq janë ‘Utbe, Shejbe dhe el-Walīdi. Ka shumë hadīthe të sakta që e mbështesin këtë argument.)

 

 Për ta dhe përkrahësit e tyre, Ai ka thënë: Ata që besuan dhe bënë vepra të mira janë më të mirët e krijimit. (98:7).

(Mjafton për ju si provë, fakti se Ibn Haxheri e ka pranuar shpalljen e tij për nder të tyre, duke e përfshirë mes vargjeve në lavdërim të tyre, duke e rradhitur të 11- in në Pj. 1, Kr I, i veprës es-Sawā‘ik ulMuhrike, ndaj referojuni asaj për të parë ajetet që cituam lidhur me të, në kreun që merret me sunnitë që i konsiderojnë të besuar shī‘itët, në librin tonë Fusūl ul- Muhimme.)

 

[Ibn Xherīr et-Taberīu transmeton në Tefsīr, vëll. XXX, f. 146, se kur u shpall ky ajet, i Dërguari i Allahut (s) tha: “O ‘Alī, këta jeni ti dhe shī‘itët e tu.” Kjo transmetohet edhe nga el-Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. II, f. 356-66, nr. 1125-35, 1137, 1139-48; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, f. 244-5; el-Khawārīzmīu në Menākib ‘Alī, f. 62, 187; Ibn Sebāghu në Fusūl ul-Muhimmeh, f. 107; Ibn ul-‘Athīri në en-Nihāje, vëll. IV, f. 106; Zerendīu në Durer us-Simtejn, f. 92; el-Kundūzī në Jenābī ul-Muwedde, f. 62; Ibn ‘Asākiri në Tarīkh ul-Dimeshk, vëll. II, f. 442; elShiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 71, 102; Ibn Haxheri në Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 92; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. VI, f. 379; Ibn ul-Xhewzī në Tedhkīret ulKhawās, f. 18; el-Shewkānī në Fet’h ulKadīr, vëll. V, f. 447; el-Alūsī në Rūh ulMe‘ānī, vëll. XXX, f. 207...

 

Sujūtīu shton në ed-Durr ul-Menthūr se, saherë që vinte ‘Alīu te shokët e Profetit (s), ata thonin: “Erdhi më i miri i krijesave.” (shih dhe: es-Sawā‘ik ulMuhrike, f. 96; el-Shiblenxhī el-Shāfi‘ī në Nūr ul-Absār, f. 70, 101; etj.)

 

 Sujūtīu citon Ibn ‘Asākirin që transmeton nga Xhābir ibn ‘Abdullāh elEnsārī: “Ishim në praninë e Profetit kur ‘Alīu u shfaq nga larg. I Dërguari i Allahut (s) tha: “Betohem me Atë i Cili e ka në dorë jetën time, se ky njeri dhe shī‘itët e tij do të jenë të shpëtuar Ditën e Gjykimit.” Në një hadīth të përcjellë nga Ibn ‘Adīu, Ibn ‘Abbāsi thotë: “Kur u shpall ajeti {Ndërsa, ata që besojnë dhe kryejnë vepra të mira, ata janë më të mirët e krijesave} (98:7), Profeti (s) i tha ‘Alīut: ‘Këta jeni ti dhe shī‘itët e tu që do të vini të kënaqur Ditën e Gjykimit dhe Allahu do të jetë i kënaqur me ju.’” Këto dhe mjaft hadīthe të tjera ndodhen në Durr ul-Menthūr, vëll. VI, f. 379 (Kajro, 1313 H).

 

El-Hejthemī citon në Mexhma’ uzZewā’id, vëll. IX, f. 131 se i Dërguari i Allahut (s) i tha ‘Alīut: “Ti dhe shī‘itët e tu do të takoheni tek Haudi, të kënaqur e të ngopur dhe fytyrat tuaja do jenë të ndritshme. Ndërsa armiqtë tuaj do të kalojnë rrëzë Haudit, të etur e të dëbuar.” (Po ashtu el-Manāwī në Kunūz ul-Hakā’ik, f. 203 (bot. i Bolakut); el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 182 (bot. Egjiptit), Muhammed Sālih et-Tirmidhīu në el-Menākib ul-Murtezāwijje, f. 101 (bot. i Bombeit). Hejthemīu po ashtu citon në vëll. IX, f. 173, një hadīth nga Ebū Hureira se Profeti (s) i tha ‘Alīut: “Ti dhe shī‘itët e tu jeni me mua në Xhennet.” (E përcjell edhe Khātibi i Bagdadit në Tarīkh ulBaghdād, vëll. XII, f. 289 - bot. Egjiptit)

 

Dejlemīu ka cituar Ummi Selemen duke pohuar se Profeti (s) ka thënë: “Alīu dhe shī‘itët e tij janë fitimtarët në Ditën e Ringjalljes.” Kjo është pohuar dhe nga elManāwīu në Kunūz ul-Hakā’ik, f. 98, dhe elKundūzī Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 188, 237 (bot. Stambollit).

 

Sibt ibn el-Xhewzī ka përcjellë në Tedhkīret ul-Khawās, f. 59, një hadīth nga Ebū Sa‘īd el-Khudrīu, që tregon se Profeti (s) shikoi ‘Alī ibn Ebī Tālibin e tha: “Ky njeri dhe shī‘itët e tij janë ngadhënjimtarët në Ditën e Ringjalljes.”

 

Ebū Na‘īmi transmeton nga Ibn ‘Abbāsi se: “Kur zbritën ajetet: {Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesat më të mira. Shpërblimi i tyre te Zoti janë kopshtet e përjetësisë nën të cilët burojnë lumenj; qëndrojnë aty përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ta e ata janë të kënaqur me Të; kjo është për atë që i është frikuar Zotit}, i Dërguari i Allahut (s) iu drejtua ‘Alīut: O ‘Alī! Krijesat më të mira (hajr ul-berijje) në këtë ajet jeni ti dhe shī‘itët e tu. Ditën e Ringjalljes, ti dhe shī‘itët e tu do të arrini një pozitë të atillë që Allahu do të jetë i kënaqur me ju dhe ju do të jeni të kënaqur me Atë."

 

El-Khawārīzmīu transmeton në elMenākib nga Xhābiri: “Ndodhesha në prani të Profetit (s) kur erdhi tek ne ‘Alīu. Atëherë, Profeti tha: ‘Ju ka ardhur vëllai im.’ Pastaj, duke u drejtuar nga Qa’beja, i Dërguari e kapi ‘Alīun për dore e tha: ‘Pasha Atë në duart e të Cilit ndodhet jeta ime, ky ‘Alī dhe shī’itët e tij do të jenë të shpëtuar në Ditën e Gjykimit.’”

 

Khātibi i Bagdadit thotë në Muwadhih Awham ul-Xhami’ we’t-Tefrīk, vëll. I, f. 43 (bot. Haiderabadit), se Ebū’l-Hasan Muhammed ibn ‘Abdul-Wāhid ibn Muhammed ibn Xha‘feri i tha atij se ‘Alī ibn ‘Umer el-Darkutnīu i tha se Ebū’l-Hasan ‘Alī bin Muhammed bin ‘Ubejdi i tha se Ahmed ibn Hazimi i tha se Sahl ibn Āmiri i tha se Fudejl ibn Mazruki kishte dëgjuar prej Ebū’l-Xhihafit, prej Muhammed b. ‘Amr bin Hasanit, prej Zeinebes, prej Fātimesë, bijës së Profetit (s), se i Dërguari i Allahut (s) i tha ‘Alīut: “O Ebū’lHasan, ti dhe shī‘itët e tu jeni në Xhennet.”

 

El-Khawārīzmīu përmend në elMenākib, Kreu XVII, f. 178 se imami i muhadithëve, Ebū Mensūr Shahrdar bin Shirwejh bin Shahrdari i tha atij në letrën e tij nga Hamadani se Ebū’l-Fet’h ‘Abdus bin ‘Abdullāh ibn ‘Abdus el-Hamadānīu i tha se Sherīf Ebū Tālib el-Mufaddal bin Muhammed ibn Tāhir el-Xha’ferīu në shtëpinë e tij në Isfahan, Sikkatul-Khawr, se Shejh Ebū Bekr Ahmed ibn Mūsa bin Mardawejh bin Fawrak el-Isfahānī i tha se Ahmed ibn Muhammed ibn es-Sarī i tha se el-Mundhir ibn Muhammed ibn el-Mundhiri i tha se i ati i tha se xhaxhai i tij el-Husein ibn Sa‘d i tha se Ismā‘īl ibn Zijād elBezzāzi i tha se Ibrāhīm ibn Muhāxhiri i tha se Jezīd ibn Shurahil Ensārīu, shkruesi i ‘Alīut, i tha atij se ai e kishte dëgjuar ‘Alīun të thonte: “[Para se të vdiste] Profeti (s) u mbështet mbi gjoksin tim dhe tha: ‘Ti e ke dëgjuar ajetin {Ata që besuan e bënë vepra të mira, ata janë më të mirët e krijesave} (98:7). Këta jeni ti dhe shī‘itët e tu. Takimi jonë do të jetë te Haudi, kur të mblidhen krijesat për dhënien e llogarisë, dhe fytyra jote do jetë e ndritur. Atë ditë ti do të dallohesh si prijësi i faqebardhëve’.” Shih dhe Sujūtīu: Durr ul-Menthūr, vëll. VI, f. 379 (Kajro, 1313 H.). Hākim Ebū’l-Kāsim ‘Abdullāh Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl; Muhammed bin Jusūf Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājetut-Tālib, f. 119; Ibn ul-Xhewzī në Tedhkiret ul-Khawās, f. 31; Ibn Mundhiri dhe në veçanti Hākimi, përcjellin se Hāfiz Hākim Ebū ‘Abdullāhi e citon atë bazuar mbi dëshmitë e transmetuesve që shkojnë deri tek Jezīd ibn Shurahili.

 

Në Kreun II të es-Sawā‘ik ul-Muhrike, Ibn Haxheri citon Hāfiz Xhemāl ed-Dīn Zerendī Medenīun, dijetar i madh sunni, që thotë në Nudhūm Dūrer us-Simtejn, f. 92, se kur u shpall ajeti në fjalë, i Dërguari i Allahut (s) tha: “O ‘Alī, ti dhe shī‘itët e tu jeni më të mirët e krijesave. Ti dhe shī‘itët e tu do të vini në Ditën e Gjykimit të kënaqur me Allahun e Allahu do të jetë i kënaqur me ju. Armiqtë e tu do të jenë urryes dhe atyre do u lidhen duart për qafe.” Atëherë, ‘Alīu pyeti se kush ishte armiku i tij. Profeti (s) u përgjigj: “Ai që tregon mëri ndaj teje e që të shan.” Ibn Haxheri citon nga Mu‘xhem ul-Kebīr i Taberānīut se Profeti (s) i tha ‘Alīut: “O ‘Alī! Vërtet, ti dhe shī‘itët e tu do të vini para Allahut të kënaqur dhe kënaqës.” (f. 92)

 

‘Alāme Samhūdīu në Xhewāhir ulIkdein, me autoritet të Hāfiz Zerendīut e Ibn Sebāgh el-Mālikī el-Mekkīt, në Fusūl ul-Muhimme, f. 107, transmeton nga Ibn ‘Abbāsi se kur u shpall ajeti në fjalë, Profeti (s) i tha ‘Alīut: “Këta jeni ti dhe shī‘itët e tu. Ju do të vini në Ditën e Gjykimit të lumtur e të kënaqur, ndërsa armiqtë tuaj do të jenë të pikëlluar, me duar të lidhura.” (e transmeton edhe Sejjid el-Hamadānīu el-Shāfi‘ī në Muweddet ulKurba)

 

 Khātibi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XII, f. 358; Mīr Sejjid el-Hamadānī el-Shāfi‘ī në Muweddet ul-Kurba dhe Ibn Haxheri në esSawā’ik ul-Muhrike (nga Dār Kutnīu), transmetojnë prej umm ul-mu’minīn Ummi Selemes: “Ishte nata ime me të Dërguarin e Allahut kur Fātimeja erdhi bashkë me ‘Alīun. Atëherë Profeti i tha atij: “O ‘Alī. Ti dhe shokët e tu jeni në Xhennet; ti dhe shī‘itët e tu jeni në Xhennet.” (E përcjell edhe Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. X, f. 21, duke pohuar se e ka transmetuar et-Taberānīu në el-Ewset.)

 

Ibn ‘Asakīri citon Xhābirin duke thënë: “Ishim në praninë e Profetit (s) kur u shfaq ‘Alīu. Me ta parë, i Dërguari i Allahut (s) i tha: “Betohem me Atë në dorën e të Cilit është jeta ime, se ai dhe shī‘itët e tij do të jenë të suksesshëm në Ditën e Gjykimit.” (vëll. II, f. 442 Tahdhib; vëll. XVIII, f. 14 elMukhteser) Po ashtu, ‘Alīu citohet duke pohuar: “Profeti (s) më ka thënë: ‘Ti dhe shī‘itët e tu jeni në Xhennet’.” (Tarīkh elMukhteser, red. nga Ibn Menzūri, vëll. XVII, f. 384)

 

 Ibn ul-‘Athīri citon nga Xhābiri se Profeti (s) iu drejtua ‘Alīut: “Ti dhe shī‘itët e tu do të jeni të kënaqur me Allahun dhe Allahu do të jetë i kënaqur me ju, dhe armiqtë tuaj do të vijnë para Tij të dëshpëruar dhe me qafat e thyera.” (enNihāje, vëll. IV, f. 106, Beirut 1399 H.; po ashtu et-Taberānīu në Mu‘xhem el-Kebīr, vëll. I, f. 319; el-Hejthemīu në Mexhma’, vëll. IX, nr 14168)

 

Zemakhsherīu transmeton në Rabī’ ulEbrār, hadīthin e mëposhtëm: “O ‘Alī! Ditën e Gjykimit, mbuloja e mëshirës së Allahut do të jetë në dorën time dhe mbuloja ime do të jetë në dorën tënde dhe mbulojën tënde do ta mbajnë pasardhësit e tu, dhe shī‘itët e pasardhësve të tu do të kapen pas saj. Atëherë do ta shohësh se ku do të shkojmë.” (Për më gjërë, shih Menākib-in e Imam Ahmed ibn Hanbelit dhe librin Khasā’is ‘Alī të Nesā‘īut.)]

 

 Për ta dhe kundërshtarët e tyre Allahu ka thënë: Këta janë dy kundërshtarë që dalluan lidhur me Zotin: ata që nuk besuan do të mbështillen me rroba zjarri, lëng përvëlues do u derdhet mbi koka. (22:19).

(Bukhārīu, në shpjegimin e tij të Sures Haxh, në f. 107, vëll. III i Sahīh-ut, citon ‘Alīun me fjalët: “Unë jam i pari që gjunjëzohet për t’i paraqitur ankesën Allahut Ditën e Gjykimit.” Bukhārīu pastaj citon Kejsin duke thënë: “Për ta u shpall ky varg: {Ata janë dy kundërshtarë që e sollën çështjen e tyre përpara Allahut.} Ata janë personat që dolën në Bedr të luftojnë ‘Alīun dhe dy shokët e tij Hamza e ‘Ubejde, pra Shejbe ibn Rabī’e dhe dy shokët e tij ‘Utbe ibn Rabī’e dhe el-Walīd ibn ‘Utbe.” Në të njëjtën faqe, ai citon Ebū Dherin duke thënë se ai betohej me ajetin mbi dy kundërshtarët që debatuan për Zotin e tyre që u shpall për nder të ‘Alīut dhe dy shokët e tij, dhe për ‘Utben me dy shokët e tij kur dolën për duel në Bedr.)

 

Lidhur me ta dhe armiqtë e tyre, Allahu ka zbritur ajetet: {A mos është ai që ishte besimtar njësoj si ai keqbërësi? Jo! Ata s’janë të barabartë. Sa për ata që besuan e bënë punë të mira, vendpritja e tyre është Xhenneti, shpërblim për veprat e tyre. E ata që bënë ligësinë, vendqëndrim i tyre është zjarri; sa herë të duan të dalin prej tij, kthehen në të dhe u thuhet: ‘Shijoni dënimin e zjarrit që e konsideronit gënjeshtër’} (32:18-20).

(Ky ajet u shpall për Prijësin e Besimtarëve kundrejt el-Welīd ibn ‘Ukbe ibn Ebū Ma‘ītit, pa kurrfarë diskutimi. Kjo konfirmohet nga muhadīthët dhe pohohet nga mufessirët. Imam Ebū’l-Hasan ‘Alī elWāhidī, kur e diskuton këtë ajet në librin e tij Asbāb un-Nuzūl [f. 263], citon Sa‘īd ibn Xhubejrin nga Ibn ‘Abbāsi, që thotë se elWalīd ibn ‘Ukbe ibn Ebū Ma‘īti i tha njëherë ‘Alī ibn Ebī Tālibit: “Unë jam më i fortë se ti; fjala ime është më elokuente, dhe jam më i shpejtë se ti në ngritjen e një ushtrie.” ‘Alīu tha: “Mos fol më gjatë, se ti s’je veçse një i shthurur,” rast me të cilin u shpall ajeti {A është ai që është besimtar i ngjashëm me atë që është i shthurur? Ata me siguri s’janë njëlloj}, duke e quajtur besimtar ‘Alīun dhe të shthurur el-Welīd ibn ‘Ukben)

[Këtë e pohojnë dhe Ibn Xherīr Taberīu, Sujūtīu në ed-Durr ul-Menthūr, Zemakhsherīu në Tefsīr ul-Keshshāf, Khatībi i Bagdadit në Tarīkh ul-Baghdād dhe Muhibb ed-Dīn et-Taberīu në er-Rijād un-Nedīreh.]

 

 Për ta dhe personat që krekoseshin se u sillnin ujë haxhijve e se kujdeseshin për Mesxhīdu’l-Harāmin, Allahu shpalli vargun: {A e mbani dhënien e ujit haxhijve dhe kujdestarinë e Xhamisë së shenjtë, sa (vlerën e) atyre që besuan në Allah dhe Ditën e Fundit, dhe që luftuan në Rrugën e Tij? Jo, ata nuk janë të barabartë tek Allahu dhe Allahu nuk i udhëzon keqbërësit} (9:19).

(Ky varg zbriti për nder të ‘Alīut, xhaxhait të tij el-‘Abbās, dhe Talha ibn Shejbes që filloi të krekosej: “Unë jam i ngarkuari për Qa‘ben; kam çelësat e saj dhe e imja është pëlhura që e mbulon.” ‘Abbāsi tha: Unë jam i ngarkuari i sikāje-s dhe mirëmbajtjes.” ‘Alīu tha: “S’e di ç’po flisni ju të dy, por unë kam recituar lutjet në shoqërinë e atij që udhëheq xhihādin (s) gjashtë muaj para kujtdo tjetri”, kur Allahu zbriti ajetin në fjalë. Këtë e pohon Imam Wāhidīu në shpjegimin e këtij vargu në Asbāb ul-Nuzūl duke cituar Hasan elBasrīun, el-Shabīun dhe Kurtubīun. Ai citon Ibn Sīrīnin dhe Murreh Hamadānīun që përcjellin se ‘Alīu i tha njëherë ‘Abbāsit: “A s’po migron e i bashkohesh të Profetit të Zotit (s)?” Ai u përgjigj: “A nuk kam një përgjegjësi më të madhe se migrimi? A nuk u siguroj ujë haxhijve të Shtëpisë së Allahut dhe mirëmbaj Haremin e saj?” me ç’rast u shpall ky ajet. [Shih Durr ul-Menthūr nga Sujūtīu, Tefsīr Mefātih ul-Ghājb nga Fakhr er-Rāzīu, Tefsīr Xhāmi’ ul-Bejān nga Taberīu, dhe Tefsīr Gharaīb ul-Kur’ān nga el-Nisābūrīu.] )

 

Për ngadhënjimin e tyre në shumë sprova dhe forcën e durimit të tyre, Fuqiploti thotë: .Ka nga njerëzit, i cili flijon veten për kënaqësinë e Allahut; e Allahu është Mëshirplotë ndaj robërve të Tij. (2:207).

(Në f. 4, vëll. III i Mustedrek-ut, Hākimi citon Ibn ‘Abbāsin duke thënë: “‘Alīu e ka këmbyer jetën e tij dhe me të vërtetë ka veshur mantelin e të Dërguarit.” Hākimi ia dëshmon vërtetësinë këtij hadīthi sipas kriterit të të dy Shejhëve, ndonëse këta nuk e transmetuan. Në TelkhīsulMustedrek, Dhehebīu pranon të njëjtën, duke cituar Imam ‘Alī ibn Huseinin që thotë: “I pari që e këmbeu jetën e tij me kënaqësinë e Allahut është ‘Alī ibn Ebū Tālibi i cili fjeti në shtratin e të Dërguarit të Allahut (s)”, pastaj ai citon ca vargje poeme që i atribuohen ‘Alīut, të cilat fillojnë kështu: )

Unë e ruajta me jetën dhe forcën time të hekurt

Atë që është më i miri mbi faqen e dheut

E ndonëse i vetëm, rreth Shtëpisë së Lashtë

Asaj dhe Gurit të Zi përreth i rashë.

 

 

[Shpallja e këtij ajeti për nder të ‘Alīut, kur ai u shtri në shtratin e Profetit (s) i gatshëm të jepte jetën për ta mbrojtur atë (s), është pranuar njëzëri nga një mori mufesīrësh, muhadīthësh, historianësh, biografësh e studiuesish islamë si: Taberānīu në Xhāmi’ ul-Kebīr dhe elEwset; Ibn ‘Athīri në ‘Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, f. 25; Ibn Sabāgh Mālikī në Fusūl ulMuhimme, f. 33; Imam Tha‘lebīu në Tefsīr Keshf ul-Bejān; Fakhr Rāzīu në Tefsīr ulKebīr, vëll. II, f. 189; Sujūtīu në Durr ulMenthūr; Ebū Na‘īmi në Menazil min elKur’ān fī ‘Alī; Ibn Xherīri nga disa burime; Gazālīu në Ihjā’ ul-‘Ulūm ud-Dīn, vëll. III, f. 223, Ibn Kethīri në Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VII, f. 338; el-Genxhī Shāfi‘ī në Kifājet utTālib, kr 62; el-Hamawejnī në Fera‘īd usSimtejn; Khawārīzmī në Menākib, f. 73...

 

Krahas tyre, ngjarjen e përshkruajnë Taberīu në Tarīkh, vëll. II, f. 99; Ibn Sa‘di në Tabakāt, f. 227; Ibn ‘Athīri në Tarīkh elKāmil, vëll. II, f. 72; Ibn Khaldūni në Tarīkh, vëll. II, f. 15; Ibn Hishāmi në Sīre, vëll. I, f. 482; Hāfiz Muhadīth ed-Dimeshkī në Arba’īn et-Tiwal; Ebū Sa‘dāti në Fadā’il ulItreti et-Tāhire; Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh Nehxhul-Belāgha, vëll. XIII, f. 262; Ibn Sab’i Maghribī në Shīfā us-Sudūr; Ibn el-Xhewzī në Tedhkīret ul-Khawās, f. 34, el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābi’ ul-Muwedde, f. 105, etj... 

 

Kur Profeti u urdhërua nga Allahu të nisej nga Mekka për në Medine, ai (s) i kërkoi ‘Alīut të vishte pelerinën e tij të gjelbër dhe të flinte në shtratin e tij. ‘Alīu iu bind Profetit. Atëherë Allahu Fuqiplotë u tha melekëve Xhibra’īl dhe Mikaīl se Ai i kishte bërë ata vëllezër e se njëri prej tyre duhet të jetonte më gjatë se tjetri. Ai i pyeti se cili prej tyre qe i gatshëm t’ia dhuronte vëllait atë pjesë jete më shumë, gjatësinë e së cilës s’e dinte asnjëri. Ata e pyetën nëse kjo zgjedhje ishte e detyrueshme. Përgjigja ishte jo; asnjëri prej tyre nuk deshi të ndahej nga pjesa e vet shtesë e jetës. Atëherë pasuan fjalët Hyjnore: “Unë krijova vëllazëri ndërmjet Profetit Tim Muhammed dhe khalīfit Tim ‘Alī. ‘Alīu ofroi të flijonte jetën e tij për hir të asaj të Profetit. Duke fjetur në shtratin e Profetit, ai po i mbron jetën atij. Tani që të dy jeni të urdhëruar të shkoni në tokë e ta shpëtoni nga komplotet e liga të të paudhëve.” Kështu, të dy engjëjt erdhën në tokë. Xhibra’īli iu ul ‘Alīut te koka, ndërsa Mikaīli te këmbët. Xhibra’īli tha: “Përgëzime o Ibn Ebī Tālib! Me ty Allahu u krenohet melekëve.” me ç’rast u zbrit ajeti: {Ka nga njerëzit që flijon veten për kënaqësinë e Allahut...} (2:207).

 

Pas nisjes së Profetit (s), ‘Alīu përmbushi dëshirën e Profetit (s) duke ua kthyer njerëzve amanetet dhe porositë që i kishin lënë atij (s). Pastaj, ai u nis për në Medine së bashku me nënën e tij, Hazreti Fātimen dhe dy gra të tjera. Ibn Sab’i el-Maghrībīu thotë në eshShīfā us-Sudūr për trimërinë e ‘Alīut: “Ekiston ixhma’ e plotë midis ‘ulemāve arabë se në natën e Hixhrës, fjetja e ‘Alīut në shtratin e Profetit (s) ishte superiore ndaj nisjes me të. ‘Alīu e bëri veten përfaqësuesin e Profetit dhe rrezikoi jetën e vet për hir të atij (s). Kjo çështje është aq e qartë saqë askush s’e ka mohuar ndonjëherë përveç të molepsurve me çmenduri ose fanatizëm.”]

 

 Lidhur me përpjekjen dhe sfilitjen e tyre në rrugë të Tij, Ai thotë: {Allahu bleu shpirtrat dhe pasurinë e besimtarëve me Xhennet: luftojnë në rrugën e Allahut dhe vrasin ose vriten. Premtim i Tij i vërtetë në Teurat, Ungjill dhe Kur’an: e kush e përmbush më mirë premtimin se Allahu? Gëzojuni, pra, ujdisë tuaj me Të; kjo është fitorja e madhe. Ata që pendohen, që e adhurojnë dhe e lartësojnë, që agjërojnë, që bëjnë ruku‘ dhe bien në sexhde, urdhërojnë të mirën e ndalojnë të keqen dhe i ruajnë kufijtë e vendosur nga Allahu (janë në Xhennet). Përgëzoji, pra me sihariqe besimtarët} (9:111-2). {Ata që pasurinë e shpenzojnë (në bamirësi) natën dhe ditën, fshehurazi e haptazi e kanë shpërblimin te Zoti i tyre: për ta nuk ka as frikë as pikëllim} (2:274).

(Muhadīthët, mufesīrët, dhe autorët që kanë shkruar për shkaqet e shpalljes së Kur’anit Fisnik kanë cituar të gjithë Ibn ‘Abbāsin duke shpjeguar ajetin: {Ata që e shpenzojnë pasurinë për bamirësi natën dhe ditën, fshehurazi dhe haptazi}, me fjalët: “Ky varg u shpall për nder të ‘Alī ibn Ebī Tālibit, i cili njëherë kishte katër dirhemë; njërin e shpenzoi në rrugën e Allahut natën, njërin gjatë ditës, njërin në fshehtësi dhe të fundit në publik; prandaj ky ajet u shpall për të vlerësuar atë që ai bëri.” Imam el-Wāhidī po ashtu, e ka cituar këtë hadīth të Ibn ‘Abbāsit në librin e tij Asbāb un-Nuzūl. Ai citon gjithashtu Muxhāhidin që e përcjell atë, dhe ai e transmeton më hollësisht nga el-Kalbī.)

 

Ata padyshim flasin veçse të vërtetën. Vetë Hakku, i lartësuar qoftë Emri i Tij, ka dëshmuar për këtë: {Ai që solli të vërtetën dhe ai që e dëshmoi atë, janë pa dyshim të ruajturit} (39:33).

(Ai që solli të vërtetën është i Dërguari i Allahut (s) dhe ai që besoi në të është Emīr ul-Mu’minīni, sipas hadīthit të Imam Bākirit, Sādikut, Kādhimit, Ridāit, paqe pastë mbi ta, si dhe Ibn ‘Abbāsit, Ibn elHanefijjes, ‘Abdullāh ibn el-Hasanit, Shehid Zejd ibn ‘Alī ibn Huseinit dhe ‘Alī ibn Xha‘fer es-Sādikut. Prijësi i Besimtarëve e kishte zakon ta përdorte këtë ajet si dëshmi. Ibn el-Meghāzīlīu citon Muxhāhidin në el-Menākib [f. 369, hadīthi 317] duke thënë: “Ai që solli të vërtetën është Muhammedi (s), dhe ai që i besoi atij është ‘Alīu.” Të dy hafizët, d.m.th Ibn Mardawejhi [në el-Menākib] dhe Ebū Na‘īmi [në el-Hiljet ul-Ewlijā’] e kanë cituar këtë, e po kështu edhe të tjerë. )

[El-Hasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. II, f. 120, hadīthet 810-815; Ibn Meghāzīlī në Menākib ‘Alī, f. 369, hadīthi 317; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, Kreu LXII, f. 233; Sujūtīu në Durr ulMenthūr, vëll. V, f. 328; Ibn ‘Asākiri në Tarīkh ul-Dimeshk (jeta e Imam ‘Alīut) vëll. II, f. 418; Kurtubīu në Tefsīr, vëll. XV, f. 256; et-Tustārī në Tefsīr Ihkāk ul-Hakk, vëll. III, f. 177, nga Muxhāhidi dhe Ibn ‘Abbāsi... e kanë transmetuar këtë po ashtu.]

 

Ata janë të afërmit besnikë të Profetit të Allahut (s), farefisi i tij, që Allahu e zgjodhi për kujdesjen dhe vëmendjen e Tij të mrekullueshme, duke thënë: {Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit më të afërt} (26:214). Ata janë të afërmit e tij dhe {të afërmit kanë përparësinë sipas Librit të Allahut} (8:75, 33:6). Ditën e Kijametit, ata do të ngrihen në rangun e tij dhe do t’i bashkangjiten në kopshtet e përjetshme të lumturisë, siç dëshmohet nga fjala e Allahut: Ata që besuan dhe familjet e të cilëve i pasuan në besim, atyre Ne do t’ua shoqërojmë familjet dhe s’do u pakësojmë asgjë nga veprat e tyre. Secili është peng i asaj që ka punuar. (52:21)

(Në zbërthimin e Sures et-Tūr, në f. 468, vëll II, i Mustedrek-ut të tij të saktë, Hākimi citon Ibn ‘Abbāsin duke shpjeguar ajetin: {Atyre që besuan e që edhe pasardhësit e tyre i pasuan në besim, Ne do ua shoqërojmë familjet dhe s’do t’ua pakësojmë asgjë nga veprat e tyre. Secili është peng i asaj që ka punuar} me fjalët: “Allahu do e lartësojë pozitën e pasardhësve të besimtarit ashtu që ata të mund t’i bashkangjiten atij në Xhennet, edhe pse mund të jenë në një shkallë më të ulët”, pastaj ai e recitoi ajetin përsëri dhe tha: “Allahu thotë se Ai nuk do ia zvogëlojë aspak shpërblimet atyre.”)

[Në Rijād un-Nedīre, v. II, f. 208, Taberīu citon Ibn ‘Umerin duke thënë: “‘Alīu është nga Ehl-i Bejti, asnjë s’mund të krahasohet me ta. ‘Alīu është me të Dërguarin e Allahut (s) në shkallën e tij në Xhennet. Pa dyshim, Allahu Fuqiplotë e i Lartësuar ka thënë në Librin e Tij: {Atyre që besuan e që edhe pasardhësit e tyre i pasuan në besim, Ne do ua bashkëngjesim pasardhësit e tyre}. Fātimeja është me të Dërguarin e Allahut (s) në shkallën e tij dhe ‘Alīu është me Fātimenë.”]  

 

Ata kanë pjesën e merituar, siç tregon Kur’ani: {E jepja të afërmit në fis pjesën që i takon} (17:26); dhe një të pestën (khums), askujt nuk do i hiqet përgjegjësia gjersa ta japë atë: {Dijeni se: një e pesta e asaj që fituat nga ndonjë send, i takon Allahut, të Dërguarit dhe të afërmve të tij} (8:41). Mbi ta janë derdhur mirësitë e Allahut, siç tregon ajeti: {Atë që prej tyre Allahu ia dhuroi të Dërguarit të Tij e për këtë ju s’i ngatë kuajt e as devetë, po Allahu i bën mbizotërues të dërguarit e Tij mbi kë të dëshirojë e Allahu ka fuqi mbi çdogjë} (59:6).

 

([Imam Tha‘lebīu në Keshf ul-Bejān, Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. IV, f. 177 nga Hāfiz ibn Mardawejhī; mufesīri i njohur Ahmed bin Mūsa (vd. 352 H.) që transmeton nga Ebū Sa‘īdi dhe Shewāhid ut-Tenzīl i el-Hasakānīut; Ibn Kethīri në elBidāje we’n-Nihāje dhe el-Belkhī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, Kreu 39, nga Tefsīr-i i Tha‘lebīut, Xhāmi’ ul-Fewā’id e Ujūn ul-Akbār të Ibn Kutejbes; Wākidīu në Tefsīr, Hākimi në Tarīkh, el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl dhe në shënimin e tij të shkurtër në Musned-in e Ahmedit (Kitāb ul-Ahlāk, bāb: sila-i rahm) Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh, vëll. IV, f. 78 që përcjellin nga Ebū Sa‘īdi me zinxhirë të ndryshëm - pohojnë se kur u shpall ajeti {Dhe jepja të afërmit në fis pjesën që i takon} (17:26; 30:38), Profeti (s) thirri Fātimenë e ia dhuroi Fedekun. Fedeku ishte një sipërfaqe e gjerë në luginën e kodrave rreth Medines. Kur fortesat e Khajberit u zaptuan nga muslimanët, pronarët e tij çifutë ia dorëzuan gjysmën Profetit (s), pa luftë, sipas marrëveshjes (Futūh ul-Buldān nga Baladūrī, f. 42-6, Tarīkh ul-Kāmil nga Ibn ‘Athīri, vëll. II, f. 321; Sīre Ibn Hishām, vëll. II, f. 368, Sherh Nehxhul-Belāgha, vëll. IV, f. 78). Kur u kthye në Medine, Xhibra’īli i zbriti ajetin: {Dhe jepja të afërmit tënd në fis pjesën që i takon, edhe nevojtarit e udhëtarit, por mos shpenzo tepër e pa rrugë}. Ndaj, i Dërguari (s) ia dhuroi atë Hazreti Fātimes (Baladūrī, f. 44).)

 

Sipas ligjit islam, sipërfaqet e zaptuara me luftë dhe fuqi ushtarake janë pronë e të gjithë muslimanëve dhe administrimi i tyre bëhet nga sundimtari islam. Mirëpo, tokat që bien në duart e muslimanëve pa përpjekje ushtarake i përkasin Profetit dhe pas tij Imamit. Ai zotëron autoritet të plotë mbi to dhe mund t’i dhurojë apo lëshojë me qira. Një nga qëllimet për të cilat ai mund ta përdorë këtë pronë është plotësimi i nevojave të të afërmve të tij nga ajo, me maturi. Këtë e dëshmojnë ajetet 6- 8 të Sures el-Hashr: {Atë që prej tyre Allahu iu dhuroi të Dërguarit të Tij, e për këtë ju s’i ngatë kuajt e as devetë, por Allahu i bën mbizotërues të dërguarit e Tij përmbi kë të dojë, dhe Allahu ka fuqi mbi çdogjë; Ajo që Allahu ia dha pa luftë të Dërguarit, nga banorët e vendeve, i takon Allahut, të Dërguarit, të afërmve (të tij)...}. Në librat e fikh-ut, kjo çështje diskutohet në kreun mbi xhihadin, nën kaptinën e fej-it.

Në komentin e ajetit 59:6, Zemakhsherīu shkruan në Tefsīr elKeshshāf vëll. IV, f. 502: “Çdo tokë, banorët e së cilës hiqnin dorë ashtu (pa luftuar), ishte pronë e pastër e Profetit (s).”

Po ashtu, në ajetin 8:41 Allahu Fuqiplotë thotë: {Ta dini se një e pesta e asaj që fituat nga ndonjë send, i takon Allahut, të Dërguarit, të afërmve të tij, jetimëve, nevojtarëve e mërgimtarëve} Përveç të përmendurve më lart, disa nga dijetarët që e kanë pohuar se me ‘të afërmit’ në këto tre ajete, nënkuptohet Ehl ul-Bejti, janë: Hejthemīu në Mexhma’ uzZewā‘id, vëll. VII, f. 49; Taberīu në Tefsīr ulKebīr, vëll. X, f. 5, vëll. XV, f. 194; elHasakānī në Shewāhid ut-Tenzīl, vëll. II, f. 338; el-Muttekī el-Hindī në Muntekheb Kenz ul-‘Ummāl (në margjinën e Musnedit), vëll. I, f. 228; Sujūtīu në ed-Durr ulMenthūr, vëll. IV, f. 177, el-Kundūzī el- Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, f. 49...] 

 

Ata janë Ehl ul-Bejti, të cilëve Allahu i drejtua me: {Allahu ka për qëllim të largojë gjithë ndytësinë (e mëkateve) nga ju, o’ Ehl ul-Bejt, dhe t’ju pastrojë me një pastrim të përkryer} (33:33). Ata janë familja e Jasīnit, të cilët Allahu i përshëndet në Kur’anin Famëlartë me fjalët: {Paqja qoftë mbi familjen e Jasīnit} (37:130).

(Ky është ajeti i tretë i të përfshirëve nga Ibn Haxheri në Kreun XI të el-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 88. Autori vazhdon e thotë se një grup mufesīrësh kanë cituar Ibn ‘Abbāsin duke thënë: “Kuptimi i këtij ajeti është: Paqja qoftë mbi familjen e Muhammedit (s).” Ibn Haxheri thotë se edhe el-Kalbi i ka dhënë të njëjtin kuptim atij, pastaj shton: “Fakhr el-Rāzī ka pohuar se Ehl ul-Bejti janë të barabartë me Profetin (s) në pesë virtyte: i) Në selam. Allahu e ka përshëndetur atë me fjalët: {Paqja qoftë me ty, O i Dërguar}, {Paqja qoftë mbi familjen e Jāsīnit} (37:130); ii) në dërgimin e salavāteve mbi atë dhe ata në teshehhud (Allāhume sali’..); iii) në pastërti (tāhire), kur Fuqiploti thotë: {Tāha} (20:1), d.m.th. {O i pastër} e {t’ju pastrojë juve me një pastrim të skajshëm} (33:33); iv) në ndalimin sadakasë për ta; v) si dhe në dashurinë për ta, kur thotë: {Ndiqmëni mua që t’ju dojë Allahu} (3:31), e po ashtu: {Thuaj: Nuk kërkoj nga ju asnjë shpërblim përveç dashurisë ndaj të afërmve} (42:23).”)

 

Ata janë familja e Muhammedit, salavāti e selāmi mbi të cilët është urdhëruar nga Allahu, i Cili thotë: {Vërtet, Allahu dhe engjëjt e Tij derdhin bekime mbi Profetin: O ju që besuat! Lutni bekime mbi të dhe përshëndeteni me një përshëndetje të denjë} (33:56).

(Bukhārīu ka cituar në Kitāb tefsīr, vëll. III i Sahīh-ut të tij, në një kaptinë që merret me ajetin {Allahu dhe engjëjt e Tij derdhin bekime mbi Profetin}, në zbërthimin e Sures Ahzāb. Kjo citohet edhe nga Muslimi në një kaptinë mbi dërgimin e salavāteve mbi Profetin, në Kitāb us-salāt, vëll. I i Sahīh-ut të tij, dhe citohet prej të gjithë muhadīthëve nga Ka’b ibn ‘Axhrah. [Ai gjendet edhe në Sunen Ibn Māxhe, vëll. I, hadīthi 904; Sahīh ul-Tirmidhī, vëll. I, hadīthi 483. Sujūtīu citon në Durr ul- Menthūr ‘Abdur-Rezzākun, Ibn Ebī Shejben, Imam Ahmedin, ‘Abd ibn Hamīdin, Bukhārīun, Muslimin, Ebū Dā‘ūdin, Tirmidhīun, Nesā‘īun, Ibn Māxhen e Ibn Merdewejhin që e sjellin nga Ka’bi. Krahas kësaj, Sujūtīu citon tetëmbëdhjetë rivājete të ndryshme që theksojnë se dërgimi i salavāteve mbi Profetin duhet të përfshijë edhe familjen e tij. Ka hadīthe të tjera nga Ebū Sa‘īdi, ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsi, Ebū Hureira, Burejde, Ka’b ibn Amri, Talha, Ebū Mes’ūd el-Ensārīu, Ibn Mes’ūdi e ‘Alīu, që pajtohen me hadīthin e Ka’bit.)

Në vëll. XXII, f. 31 të Tefsīr ul-Kebīr Ibn Xherīr Taberīu transmeton nga Ibrāhīmi lidhur me ajetin 33:56 se: “Sahabët thanë: ‘O i Dërguar i Allahut! Ne dimë si të të dërgojmë selāme mbi ty, po si të lusim salāvate?’ Ai u përgjigj, ‘Thoni: O Allah, bekoje Muhammedin, robin e të dërguarin Tënd, dhe Ehl-i Bejtin e Muhammedit, siç e bekove Ibrāhīmin. Vërtet, Ti je i Lartësuar, i Madhërishëm.” Në f. 23 të Musned-it të Shāfi‘īut, transmetohet se Ebū Hureira e pyeti Profetin (s): “O i Dërguar i Allahut! Si të të dërgojmë salavāte në namaz? Ai u përgjigj: “Secili nga ju duhet të thotë: Allāhumme sali’ alā Muhammed we alā āli Muhammed, kemā salejte alā Ibrāhīm wa alā āli Ibrāhīm, in-neke Hamīdun Mexhīd; we Allāhumme barik alā Muhammed we alā āli Muhammed, kemā berekte alā Ibrāhīm we alā āli Ibrāhīm, in-neke Hamīdun Mexhīd. Pastaj dërgoni selām mbi mua.” Nesā‘īu shkruan në Sahīh, vëll. I, f. 140: “Mūsa ibn Talha transmeton nga i ati se ai tha: E pyetëm të Dërguarin e Allahut, ‘Si të të dërgojmë salavāte?’ Ai u përgjigj: 

 

‘(Thoni) Allāhumme sali’ ‘alā Muhammed wa ‘alā āli Muhammed kemā salejte ‘alā Ibrāhīm we ‘alā āli Ibrāhīm; in-neke Hamīdun Mexhīd’.” Ahmedi përcjell në Musned, vëll. VI, f. 323, se nëna e besimtarëve Umm Seleme transmeton: “I Dërguari i Allahut (s) i tha njëherë Hazreti Fātimes: ‘Sille tët shoq dhe fëmijët e tu!’ Kur ajo i solli ata, ai hodhi një mbulesë (kisa’) të veçantë mbi ta dhe vendosi dorën e tij mbi ta. Pastaj ai tha: ‘O Allah! Kjo është Familja e Muhammedit! Ndaj, dërgoji salavātet dhe selāmet e Tuaja mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit. Vërtet, Ti je më i Lartësuari, më i Madhërishmi!’”

 

Së fundi, Ibn Haxheri citon në Sawā‘ik ul-Muhrike f. 87, se: “I Dërguari i Allahut tha: ‘Mos dërgoni salavāt të cunguar (batrā) mbi mua! I thanë: Ç’është salavāti i cunguar? Ai (s) u përgjigj: Të thoni, Allāhumme sali’ alā Muhammed, e të ndaloni. Por thoni: “Allāhumme sali’ ‘alā Muhammed we ‘alā āl-i Muhammed!”

 

Ibn Haxheri citon në f. 88 Dejlemīun, që transmeton se Profeti (s) ka thënë: “Çdo du‘ā mbetet e penguar (mahxhūb) nga të qenurit e dëgjuar, gjersa të dërgohet salavāt mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit.” Po ashtu, Taberānīu transmeton në el-Ewset se ‘Alīu ka thënë: “Çdo du‘ā mbetet mahxhūb (e fshehur) gjersa t’i çohet salavāt Muhammedit dhe familjes (āl) së Muhammedit.” (Fet’h ul-Kadīr, vëll. V, f. 19; Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 173).

 

 Dār Kutnī transmeton nga Ebū Mes’ūdi se: “I Dërguari i Allahut (s) tha: ‘Kujtdo që fal namaz e nuk dërgon salavāt mbi mua dhe Ehl ul-Bejtin tim, nuk i pranohet namazi’.” (Sunen Dār Kutnī, f. 136) Po ashtu, Fakhr ed-Dīn Rāzīu përcjell nga Ahmedi e Tirmidhīu, të cilët citojnë fjalët e Imam Hasanit, që citon Profetin (s): “Është koprrac ai që, kur i përmendet emri im, nuk më dërgon salavāt.” (komentimi i ajetit 3:61 në Tefsīr ul-Kebīr, vëll. II, f. 700) Shih edhe shën. 49 më sipër, dhe shën. 17 në Letrën 10.]

 

Disa e pyetën Profetin, paqja qoftë mbi të e familjen e tij, “O i Dërguari i Allahut! Ne e dimë si të të përshëndesim, po si të lusim bekime mbi ty?” Ai, paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe familjen e tij, u përgjigj: “Thoni: ‘Allahumme sali ‘alā Muhammed we āl-i Muhammed...’”, sipas hadīthit. Atëherë u kuptua që përshëndetja e tyre ishte pjesë e faljeve që urdhërohej nga ky ajet. Ja përse gjithë ata dijetarë e përfshinë atë mes shumë të tjerëve të shpallur në lavdërim të tyre. Ibn Haxheri e radhiti në Pj. XI të es-Sawā‘ik ul-Muhrike me ajetet e shpallura në lavdërim të tyre, (Referojuni të dytit nga këto ajete në faqe 87.) paqja qoftë mbi ta. {Përfundim dhe shpërblim i mirë për ta: xhennetet e Adnit me portat e hapura kapak për t’i mirëpritur} (38:49- 50).

(Tha‘lebīu, duke diskutuar kuptimin e tij në Tefsīr ul-Kebīr, citon hadīthe ku i Dërguari i Allahut, paqe pastë mbi të e familjen e tij, thotë: “Tūba është një pemë në Xhennet rrënjët e së cilës janë shtëpia ime dhe degët e së cilës u bëjnë hije banuesve të Parajsës.” Disa e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Ne të kemi pyetur më parë dhe ti the që rrënja e saj është në shtëpinë e ‘Alīut dhe se dega e saj është mbi banorët e Xhennetit”, me çka ai, paqja qoftë mbi të e pasardhësit e tij, tha: “A s’është shtëpia ime e njëjtë me atë të ‘Alīut?” [Të shihet dhe: Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 109; Ahmedi në Musned, vëll. IV, f. 370; Nesā‘īu në Khasā‘is, f. 25; Tirmidhīu dhe Taberānīu.])

 

E kush mundet që me ta të konkurojë?

Në diellin përvëlues përgjigjen ta kuptojë

- Përcëllues e detyrues për çdo njeri që të matet me ta mund të guxojë.

 

Allahu i ka zgjedhur ata për mirësitë e Tij, e ata janë më të parët në kryerjen e veprave të mira; ata janë që e trashëgojnë Librin e Allahut; për ta ka thënë Ai në të se: {Mes njerëzve ka që i bëjnë padrejtësi vetes, dhe ka prej tyre që kërkojnë udhërrëfimin e drejtë, e ai që me Vullnetin e Allahut është i pari në punë të mira: ky pra është ajo mirësia e madhe e Allahut} (35:32).

(Thiketul-Islām el-Kulejnī ka cituar në një hadīth të saktë Sālimin, duke thënë se ai e pyeti një herë Ebū Xha‘ferin (Imam Bākirin) rreth kuptimit të vargut: {Ne pastaj u lejojmë atyre që kemi zgjedhur në mesin e robërve Tanë ta trashëgojnë Librin}. Imami, paqe pastë mbi të, e shpjegoi atë kështu: “Ai që nxiton për të kryer vepra të mira është Imami; i maturi është ai që ia njeh vlerën Imamit; kurse ai që i bën padrejtësi vetes është i pandërgjegjshmi mbi rëndësinë e Imamit.” Diçka e ngjashme me këtë citohet nga Imamët Ebū ‘Abdullāh es-Sādik, Ebū’lHasan el-Kādhim dhe Ebū’l-Hasan er-Ridā, paqe pastë mbi ta, të cilët citohen nga Shejh es-Sadūku e shumë muhadīthë tanë të tjerë. Ibn Mardawejhi citon Imam ‘Alīun duke e shpjeguar ajetin kështu: “Të nënkuptuarit në këtë varg jemi ne”, dhe hollësirat e tij ndodhen në librin tonë Tenzīl ul-Ajāt, si dhe Gājet ul-Merām të elBahranīut. )

 

Këto ajete që tregojnë virtytet dhe meritat e Imamëve duhet të mjaftojnë. Ibn ‘Abbāsi ka thënë: “Vetëm në lavdërim të ‘Alīut janë shpallur treqind ajete.”

(Këtë e citon Ibn ‘Asākiri prej Ibn ‘Abbāsit, siç pohon dhe Pjesa e tretë, Kreu IX, f. 76 e librit es-Sawā‘ik ul-Muhrike të Ibn Haxherit)

Midis ajeteve të shpallura në nderim të Ehl ul-Bejtit, janë edhe vijuesit: 

 

*{Vallë ai që zotëron argument të qartë nga Zoti i tij, dhe që e përforcon dëshmuesi nga Ai...} (11:17).

 

Në zbërthimin e tyre të këtij ajeti, Sujūtīu në ed-Durr ulMenthūr, Fakhr er-Rāzī në Tefsīr ul-Kebīr dhe Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 251 transmetojnë:

“Fjalët {ai që zotëron një argument të qartë} nënkuptojnë të Dërguarin e Allahut (s), kurse fjalët {dëshmuesi i Tij} nënkuptojnë ‘Alīun.

Dijetarët sunni kanë përcjellë rreth tridhjetë hadīthe që e mbështesin këtë.

 

Imam Tha‘lebīu përcjell tre hadīthe në Tefsīr;

Sujūtīu në ed-Durr ul-Menthūr nga Ibn Mardawejhi, Ibn Ebū Hatīmi dhe Ebū Na‘īmi;

Shejhul-Islām el-Hamawejnī transmeton në Ferā’id us-Simtejn nga tre burime;

el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul- Muwedde nga Tha‘lebīu, Hamawejnī, el-Khawārizmī, Ebū Na‘īmi dhe Wakīdīu, prej Ibn ‘Abdullāh Ensārīut etj;

Hāfiz Ebū Na‘īmi nga tre burime të ndryshme;

Ibn Meghāzīlī el-Shāfi‘ī në Menākib;

Ibn Ebī’lHadīdi në Sherh;

el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, Kreu LXII, e të tjerë ‘ulemā sunni, transmetojnë me ndryshime të vogla në formulim, se ‘dëshmues’ në këtë ajet nënkupton ‘Alīun.

 

Taberīu në Tefsīr-in e tij dhe elHamādānī el-Shāfi‘ī në Muweddet ul-Kurba (muwedde 8) transmetojnë se i Dërguari i Allahut (s) tha:

“Pa dyshim, Allahu e ka ndihmuar këtë fe përmes ‘Alīut, ngase ai është prej meje e unë jam prej tij, dhe ky ajet u shpall për të: A është pra ai që ka një argument nga Zoti i tij dhe që e përforcon një dëshmi nga Ai...?(11:17)

 

El-Khawārīzmī shkruan në Menākīb se njerëzit e pyetën Ibn ‘Abbāsin se ç’nënkuptohej me ‘dëshmues’. Ai tha:

“Kjo i referohet ‘Alīut që dëshmoi për Profetin.” Mu ashtu siç e tregoi ai cilësinë dalluese të Khuzejme ibn Thābitit dhe e quajti dëshminë e tij barabar me atë të dy muslimanëve e i dha titullin Dhu’sh-Shehādetejn, Allahu Fuqiplotë shprehu në këtë ajet pozitën e lartë të ‘Alīut dhe e paraqiti atë si ‘dëshmues’ të të Dërguarit (s).

 

*{Allahu është mbrojtës i tij, si dhe Xhibra’īli dhe i sinqerti nga besimtarët..} (66:4)

 

Dijetarët e njohur pajtohen njëzëri se fjalët ‘i sinqerti nga besimtarët’ s’i referohen kujt tjetër veçse ‘Alī ibn Ebī Tālibit. Të shihet Ibn Haxher, Fet’h ul-Bārī, vëll. XIII, f. 27; Sujūtī, Durr ul-Menthūr; el-Muttekī, Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 237; el- Hejthemī, Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. IX, f. 194, etj.

 

*{dhe për ta ruajtur (nga harresa) veshët që janë përkujtues} (69:12).

 

Në komentimin e tij të këtij ajeti, Ibn Xherīr Taberīu shkruan:

“Pasiqë e recitoi këtë ajet, i Dërguari (s) u kthye nga ‘Alīu dhe tha: ‘Iu luta Allahut që këta të jenë veshët e tu.’ Më pas, ‘Alīu thonte shpesh: ‘Kurrë s’kam harruar asgjë nga ato që kam dëgjuar prej të Dërguarit të Allahut (s).’

Këtë e pohojnë edhe Zemakhsherīu në Tefsīr el-Keshshāf, Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā‘id, Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, elMuttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 408;

Wāhidīu në Asbāb un-Nuzūl. Ky citon një numër transmetuesish dhe me autoritetin e Burejdes thotë për këtë ajet se:

“I Dërguari i Allahut i tha ‘Alīut: ‘Allahu më ka urdhëruar të të mbaj pranë e mos të të largoj dhe të të mësoj ashtu që ti atë mësim ta ruash, sepse Allahu ka premtuar që do të të lejojë ta ruash.’ Atëherë zbriti ajeti: 'e për ta ruajtur (nga harresa) veshët që mbajnë mend.”

 

*{S’ka dyshim se ata që besuan e kryen vepra të mira, i Gjithmëshirshmi do t’u krijojë dashuri (në kraharorët e tyre)} (19:96).

 

Profeti (s) i tha njëherë ‘Alīut:

“O ‘Alī, thuaj: O Allah, jepma besën Tënde e krijo dashuri ndaj meje në kraharorët e besimtarëve’.” Atëherë u shpall ajeti i mësipërm për nder të ‘Alīut. Kjo pohohet në el-Keshshāf nga Zemakhsherīu, Mexhma’ uz-Zewā‘id nga Hejthemīu, vëll. IX, f. 125; ed-Durr ul-Menthūr nga Sujūtīu, Sawā‘ik ul-Muhrike nga Ibn Haxheri, f. 102 dhe Rijād un-Nedīreh, vëll. II, f. 207 nga Muhibb et-Taberīu, që citon Ibn Hanefijen me fjalët: ‘Askush nuk mbetet besimtar deri sa të mos ketë dashuri në zemër për ‘Alīun dhe Ehl ul-Bejtin.’ ] 

 

Të tjerë thonë se një e katërta e Kur’anit është shpallur në lavdërim të tyre. Kjo nuk është për t’u çuditur, kur marrim parasysh faktin se ata dhe Kur’ani janë binjakë që nuk ndahen nga njëri tjetri. Kënaquni, hëpërhë, me çka pohuam këtu prej vargjeve të përsosura të Kur’anit. Merrini shtruar e mirë, duke arritur rrezet e mëngjesit, qetë dhe bukur, në falje dhe prehje, nga një që njihet mirë me to, sepse askush nuk mund t’ju tregojë më mirë se ai që është dhuntisur me përvojë; dhe paqe pastë me ju.

 

Sinqerisht,

Sh