LETRA 107
19 Rebī‘ul-Thāni 1330
Kur e Përmendën ata Testamentin?
Ku e përmendën ata testamentin e Imamit, dhe kur e përdorën si argument atë? Unë nuk mendoj se ata e përmendën përveç se në prani të nënës së besimtarëve e cila e mohoi atë, siç shpjeguam më lart, Wesselām.
Sinqerisht,
S
LETRA 108
22 Rebī’ul-Thāni 1330
Rekomandimi si Provë
Në të vërtetë, ata e përmendën. Prijësi i Besimtarëve e përmendi duke predikuar nga minberi, dhe në Letrën 104 ne ia cituam tekstin. Kushdo që e ka dhënë hadīthin e tërheqjes së vërejtjes të afërmve, e ka bërë këtë duke cituar ‘Alīun. Ne e cituam atë në Letrën 20. Ai përmban tekstin eksplicit që e rekomandon atë për khilāfet. Imami Ebū Muhammed el-Hasan, nipi i Profetit (s) dhe princi i rinisë së Xhennetit, mbajti një hytbe kur iu vra i ati, në të cilën tha:
“Unë jam pasardhësi i Profetit dhe i biri i zëvendësit të tij”, siç e citon Hākimi në f. 172, vëll. III i el-Mustedrek us-Sahīhejn.
Imam Xha‘fer es-Sādiku, siç citohet në f. 254, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāgës, në fund të komentit të hytbes kāsi’e, ka thënë:
“Edhe para se Mesazhi të bëhej publik, ‘Alīu, në shoqërinë e të Dërguarit të Allahut (s), shihte dritën e dëgjonte zërin.”
Po ashtu, ai e citon Profetin (s) me fjalët:
“Sikur unë të mos isha vula e profetëve, ti do të kishe qenë partner në profetësinë time; por, meqë s’mund të jesh profet, ti me siguri je wasi-u dhe trashëguesi i Profetit”, sipas Burejdes. Një gjë e tillë është e zakonshme në mesin e tërë Imamëve të Ehl ul-Bejtit dhe shihet si një domosdoshmëri nga ata dhe pasuesit e tyre, që nga koha e sahabëve e deri më sot.
Selmān Fārsīu citohet duke pohuar se ai e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: “Wasi-u im, i besuari im, më i miri pas meje për të ekzekutuar wasijetin tim dhe shlyer borxhet e mia, është ‘Alī ibn Ebū Tālibi.”
Ebū Ejjūb Ensārīu ka transmetuar një hadīth ku ai pohon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) t’i thotë Fātimes:
“A nuk e ke marrë vesh se Allahu, i Lartësuari e i Gjithdijshmi, u hodhi një shikim banorëve të tokës dhe e zgjodhi babain tënd si të Dërguarin e Tij, pastaj Ai u hodhi një tjetër dhe zgjodhi burrin tënd, e më frymëzoi të të martoj me të dhe ta marr si khalīf?”
Burejde ka transmetuar një hadīth ku ai pohon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë:
“Për çdo profet ka një mëkëmbës e trashëgimtar dhe mëkëmbësi e trashëgimtari im është ‘Alī ibn Ebī Tālibi” dhe të dy hadīthet e Ebū Ejjūbit dhe Burejdes janë cituar tashmë në Letrën 68.
Saherë që Xhābir ibn Jezid el-Xhu‘fī përcillte hadīth nga Imami el-Bākir, ai thonte, siç pohohet në biografinë e Xhābirit në Mīzān-in e Dhehebīut:
“Wasi-u i wasi-ve më ka treguar se...”
Umm ul-Khajri, e bija e Harīth el-Barīkit mbajti një ligjëratë elokuente në Siffīn - duke i nxitur kufasit ta luftonin Mu‘āvijen - në të cilën ajo tha:
“Nxitoni, Allahu ju mëshiroftë, për ta përkrahur Imamin e drejtë, wasi-un besnik, siddīk ul-ekberin” siç e citon hatibi i Bagdādit Imam Ebū’l-Fadl Ahmed ibn Ebū Tāhiri, në f. 41 të veprës së tij Belāgāt un-Nisā’, duke pohuar se burimi i tij është el-Sha‘bīu.
Kjo është ajo që kanë cituar disa nga të parët, duke e lartësuar rekomandimin në ligjëratat dhe fjalimet e tyre, dhe kushdo që ua studion jetëshkrimet do t’i shohë ata ta përdorin titullin “wasi” për Prijësin e Besimtarëve aq lirshëm sa dhe emrin e kujtdo tjetri, saqë autori i Tāxh ul-‘Arūs thotë në faqe 392, vëllimi X, duke shpjeguar termin “wasi”: “[Shqiptuar] si gani, wasi është titulli i ‘Alīut, Allahu qoftë razi me të.”
Sa i përket lëvrimit të kësaj teme në poezinë e tyre, ajo nuk mund të citohet këtu e gjitha për shkak të bollëkut, por po citojmë prej saj atë që shërben për të ilustruar çështjen.
‘Abdullāh ibn ‘Abbās ibn ‘Abdul-Muttelibi e ka përshkruar atë si:
Wasi-u i të Dërguarit,
i zgjedhur nga Ehl ul-Bejti Kalorësi që sfidës i përgjigjet,
është ai më i shpejti
El-Mugīre ibnu’l-Hārith ibn ‘Abdul-Muttelibi i tha këto vargje kur po inkurajonte irakenët të luftonin Mu‘āvijen në Siffīn:
Wasi-u i të Dërguarit është komandanti juaj,
Dhëndri i tij që përhapi
Mus’hafin e Lartësuar.
‘Abdullāh ibn Ebū Sufjān ibn ul-Harīth ibn ‘Abdul-Muttelibi ka thënë:
Mes nesh është ‘Alīu,
heroi i Khajberit, tani i rrënuar Edhe në Bedr ishte ai hero,
kur trupat ia mbathën;
Ai është wasi-u i Profetit dhe kushëriri i tij i preferuar,
Kush mundet pra ta arrijë,
statusin e tij të pakapshëm?
Ebū’l-Hejthem ibn Tihāni, një prej heronjve të Bedrit, thuri vargje për t’i lexuar gjatë Betejës së Devesë në të cilën ai tha:
Wasi-u është Imami dhe wali-u ynë,
në fjalë e vepra S’mbeti asnjë sekret i fshehtë,
u zbulua e vërteta.
Khuzejme ibn Thābiti, i dy shehadeteve, hero i Bedrit, recitoi vargje të cilat edhe ai i thuri gjatë Betejës së Devesë, ku tha:
O wasi-u i Profetit! Lufta armikut ia kalli datën,
Dhe njësitet që godasin e kanë mprehur shpatën.
Ai, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë gjithashtu:
O ‘Āishe! Lëre ‘Alīun dhe llagapet që i ke mveshur Emrat që i thua,
të vërtetën s’e kanë gjetur;
Ai s’është tjetër veçse wasi-u nga fisi i Profetit,
Përveç teje pa e dëshmuar këtë askush nuk mbeti.
‘Abdullāh ibn Badīl ibn Warkā’ el-Khuzai, një hero ndër sahabë, i cili ra shehīd në Siffīn megjithë vëllain e tij ‘AbdurRahmānin, tha fjalët e mëposhtme gjatë Betejës së Devesë:
O populli im! Ç’fitne e madhe nga shejtani na gjeti,
Suljuni armikut që po lufton wasi-un e atij Profeti.
Mes vargjeve që tha vetë Prijësi i Besimtarëve në Siffīn ishin këto:
Sikur Ahmedit t’i thonin se wasi-un e tij
Po e barazojnë me një të mallkuar Zemra e tij, patjetër,
shumë do ish trazuar.
Xherīr ibn ‘Abdullāh el-Bexhlī, sahab, i dërgoi ca vargje Shurhabīl ibn el-Semtit, ku e përmendte ‘Alīun me fjalët:
Mes tërë anëtarëve të fisit të Profetit,
Ai është wasi-u i Profetit të Samedit,
Kalorësi mbrojtës i të Dërguarit të tij,
Në trimëri dhe fuqi nuk ka si ai.
‘Umer ibn Hārithe el-Ensārī, në një poemë lavdëruese për të birin e Prijësit të Besimtarëve Muhammedin, të njohur më mirë si Ibn el-Hanefijje, tha:
Si wasi-u është,
dhe mban emrin e Profetit,
Flamuri i tij është si e kuqja e Xhennetit.
Kur njerëzit i dhanë betimin ‘Alīut pas ‘Uthmānit, ‘Abdur-Rahmān ibn Xhā’ili thuri këto vargje:
Betohem se rreth një njeriu ju jeni bashkuar Shqetësimin
e të cilit për fe s’mbet kush pa e dëgjuar,
I mbështetur nga Fuqiploti:
i virtytshëm, i papërlyer,
‘Alīu, wasiu i të Zgjedhurit,
dhe kushëriri i tij më i vyer
Një njeri nga fisi i Azibit tha këto fjalë gjatë Betejës së Devesë:
Ky njeri quhet ‘Alī Profeti e caktoi wasi Ditën e Selametit Profeti i tha ummetit: “
Ky është vëllai im!
Dhe zëvendësi kur të perëndojë dielli im.”
I urti i vuri veshin dhe e nguliti në mendime,
I paudhi e harroi dhe e hodhi atë pas shpine.
Gjatë Betejës së Devesë, një i ri nga fisi i Zabbes, i cili ishte në kampin e ‘Āishes, doli e tha:
Ne jemi bijtë e Dabbes, armiq të atij ‘Alīu
Atij që njihet ngaheri se është wasi-u Kalorës trim në kohën e Nebiut,
Unë s’jam i verbër për virtytet e ‘Alīut,
Veç po vajtoj vdekjen e ‘Uthmān takīut.
Sa’īd ibn Kejs el-Hamadānī i cili luftonte në anën e ‘Alīut, tha këto vargje në Betejën e Devesë:
Ç’luftë e ashpër që është ndezur!
Që ia then shtizat çdo kalorësi,
Thoni wasi-ut:
Kahtāni po vjen i lumtur Thirrini ta ndihmojnë
Hamadānin me sa munden Ata janë gjaku i tyre,
Ata janë bijtë e tyre.
Zijād ibn Labīd el-Ensārī, një nga shokët e ‘Alīut, thuri këto vargje gjatë Betejës së Devesë:
Si po ju duken ensārët në këtë luftë plot tërbim?
Ne jemi njerëz që s’frikësohen kurrë nga vdekja;
Në mbështetje të wasi-ut,
ne sulmojmë me guxim,
Ensārët përherë të vendosur, moralin asgjë s’ua prekka. ‘
Alī ibn Ebū Tālibin ne po mbështesim, Kundër atyre që gënjeshtra ndaj tij qesin.
Thoni gënjeshtarëve, që ndërgjegjja s’u vlen dy pare,
Se përjetë do korrin frytet e veprave të tyre mëkatare.
Haxhr ibn ‘Adi el-Kindī tha me po këtë rast:
O Zot! Mbroje ‘Alīun të cilit Ti ia bekon veprat,
Mu’minin që fton që Ty të të lartësohen Emrat.
Kjo s’është fjalë e një të mbrapshti apo mashtruesi,
Ai është prijës i emëruar dhe i udhëzuar nga Krijuesi,
Mbroje atë,
o Zot,
dhe mbroje thirrjen e Profetit tënd
Me wasi-un e tij që është wali-u për gjithkënd.
‘Umer ibn Ahxhije thuri një poemë lavdëruese në adresë të Hasanit, e cila u recitua pas asaj të Ibn ul-Zubejrit, gjatë Betejës së Devesë, që thonte:
Hasan i dlirë, si yt atë je në virtyt, i pari i mirësisë,
Mes ne të gjithëve je një shembull në majën e lartësisë
Ti mbajte një fjalim me anë të cilit Allahu ia nxori
Gënjeshtrën armiqve të babait tënd e cila gjëmoi,
Si dërdëllisja e Ibn ul-Zubejrit,
atij të turpëruari,
Pyeti dhe buzërrudhurit se emrin e tij s’rrinë pa ta treguar.
Allahu ngulmoi t’ia ulte kokën atij në turpërim,
Dhe t’ia ngrinte kokën birit bujar të wasi-ut trim.
Ti padyshim e ke zgjedhur
Nebīun Tënd Dhe
Ti gjithashtu e caktove wasi-un e tij në vënd.
Zexhr ibn Kejs el-Xhu’fī thuri këto vargje po ashtu gjatë Betejës së Devesë:
Allahu e përshëndet Ahmedin,
të Dërguarin e Mbretit I Cili i dhuron atij bekime të shumta,
Pas të Dërguarit të Mbretit Khalīfi ynë vijon patjetër,
Burrë i denjë për prijësi - kalorës i vërtetë me fjalë e vepër:
Për ‘Alīun po flisja, wasi-un e Profetit, që i kthen në Rrugë të Drejtë
Të gjithë të shthururit dhe devijuesit që ngjallën
Zemërimin e vërtetë.
El-Ash’ath ibn Kejs el-Kindīu ka thënë:
Lajmëtari i Imamit erdhi tek ne,
duke urdhëruar Që çdo musliman në
ushtrinë e ‘Alīut menjëherë duhet rreshtuar
Ai është lajmëtari i wasi-ut, wasi-ut të atij Resulullāh,
Më i pari në bëma, virtyte,
dhe takwa nga çdokush ndër ata. ... dhe gjithashtu:
Me lajm nga Imami sapo jemi njoftuar Nga ‘Alī Myrtezāi,
‘Alīu nga Hāshimi Dhëndri i Profetit (s),
viziri i tij i bekuar Më i pari i ummetit dhe kudo më i miri.
El-Nu‘mān ibn ul-‘Axhlān el-Zarkī elEnsārīu tha këto fjalë gjatë Luftës së Siffīnit:
Si mund të ketë përçarje kur prihemi nga wasi-u?
Jo!
Mos u habisni, e mos u hutoni,
e prapa mos u zmbrapsni Lëreni pra,
Mu’āvijen e prishur,
dhe ndiqni dīnin e wasi-ut
Dhe falënderojeni Zotin e njerëzve dhe të xhinëve.
‘Abdur-Rahmān ibn Thuejb el-Eslemī tha këto fjalë në një poemë që e kërcënonte Mu‘āvijen me trupat e tij të Irakut:
Ata udhëhiqen nga vetë wasi-u
Që larg rrëshqitjes e humbjes
është duke ju thirrur.
‘Abdullāh ibn Ebū Sufjān el-Hārith ibn ‘Abdul-Muttelibi ka thënë:
Komanduesi pas Muhammedit është ‘Alīu
I cili e mbrojti, e përkrahu dhe e mbështeti.
Ai është wasi-u i të Dërguarit, kjo dihet vetvetiu;
Soji i tij, i pari që u fal me të,
dhe që dorën ia zgjati.
Khuzejme ibn Thābiti i dy shehādeteve, ka thënë:
Ai është wasi-u i Resūlit nga tërë farefisi,
Kalorësi i tij mbrojtës mu që nga fillimi.
I pari që u fal, atij askush s’ia kaloi
Përveç zonjës së zgjedhur që Ai e bekoi.
Zafer ibn Hudhejfe el-Esdī ka thënë:
Përkrah ‘Alīut rrini, o burra, me vepra e me fjalë,
Se ai është wasi-u dhe muslimani më i parë.
Ebū’l-Eswed el-Du‘ali ka thënë:
E dua Muhammedin me gjithë shpirt,
Shumë dua ‘Abbāsin,
Hamzain dhe atë wasi.
El-Numān ibn ‘Axhlāni, një poet dhe fisnik i ensārëve, tha vargjet e mëposhtmme në një poemë që i drejtohej ‘Amr ibn ul-‘Āsit, të transmetuar nga el-Zubejr ibn Bakkāri në Muweffekijāt. Ajo përcillet nga dijetari mu‘tezilī në f. 13, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāgës, por Ibn ‘Abd ul-Berri e citon poemën kur rrëfen biografinë e Numānit në el-Istī‘āb, duke e hequr emrin e dëshmuesit të saj... {..kështu pra, sillen disa} (27:34):
Ju e nënvleftësuat ‘Alīun që është më i denji,
Edhe pse e dinit, apo s’e dinit; Se ai, i ndihmuar nga Allahu,
udhëzon drejt Tij pa dyshim Ndalon poshtërsinë, shtypjen dhe çdo krim;
Wasi-u i të Zgjedhurit (s) dhe kushëriri i tij Shfarosësi i
kalorësve të devijuar që Zotit s’ia dinë.
El-Fadl ibn el-‘Abbāsi i tha këto vargje që citohen nga Ibn Athīri në fund të diskutimit të këtij mbi ‘Uthmānin, në f. 43, vëll. III i Tarīkh el-Kāmil, duke komentuar se ‘Uthmāni është “më i miri ndër njerëz pas të treve nga shtëpia [e Profetit].”
Më i miri ndër njerëz dhe ata që besojnë
Pas të zgjedhurit për të qenë Pejgamber
Është wasi-u sipas atyre që gjithçka kujtojnë.
I pari që fali namaz dhe brumi i Pejgamberit;
I pari që në Bedr u dha goditjen shkatërruese
Atyre që shkelën Ligjin e Zotit.
Hasan ibn Thābiti ka recituar vargjet e mëposhtme në të cilat ai e lavdëron ‘Alīun në emër të ensārëve. Ato citohen nga Zubejr ibn Bakkāri në el-Muweffekijāt dhe përcillen nga Ibn Ebī’l-Hadīdi në faqe 15, vëllimi II i veprës së tij Sherh Nehxhul Belāga:
Ti je më besniku ndaj Profetit mes nesh I denji për emërim;
se kush është ai syresh Që ty mund të ta kalojë, kush pra?
A s’je ti për të wasi i udhëzuar dhe vëlla,
Më i dijshmi për Kur’anin dhe të gjitha
Hadīthet e Profetit të bekuar?
Disa poetë i recituan këto vargje duke iu drejtuar Hasan ibn ‘Alīut, paqe pastë mbi të dy, siç citohet nga Shejh Muhammed ‘Alī Hashshu el-Hanefī el-Sejdāwīu në shënimin e f. 65 të librit të tij Āthār Thewāt ul-Siwār, kur diskuton Gānimeten, të bijën e ‘Āmirit e Mu‘āvijen, duke thënë se ajo e recitoi këtë kuplet para Mu‘āvijes në një pohim që ajo bëri duke iu përgjigjur fjalëve të tij.
Më i nderuari ndër njerëz,
i biri i wasi-ut,
Nipi i Profetit, biri i ‘Alīut.
Umm Sināni, bija e Khajtheme ibn Kharsha’e el-Methhaxhit i ka recituar vargjet e mëposhtme me elozhe ‘Alīut; ato përmenden nga Imam Ebū’l-Fadl Ahmed ibn Ebū Tāhir el-Bagdādi kur diskuton Umm Sinānin në faqe 67 të Belāgāt unNisā’. Ato citohen nga Umm Sināni edhe prej Shejh Muhammed ‘Alī Hashshu elHanefī el-Sajdāwīut në fund të faqes 78 të veprës së tij Āthār Thewāt ul-Siwār:
Ti ishe midis nesh, pas Muhammedit,
trashëguesi i tij i besuar Ai të zgjodhi ty dhe
besimin e tij ti e justifikove duke e mbrojtur.
Kaq mundëm t’ju citonim në një letër aq të shkurtër nga poezia prej kohës së Prijësit të Besimtarëve. Po të shqyrtonim poezinë e thurur pas tij, do të nxirrnim një libër voluminoz dhe pas shkrimit të të cilit do na duhej akoma të kërkonim të falur për punimin tonë të paplotë. Gjithsesi, citimi i tërë asaj poezie mund të bëhet i mërzitshëm dhe mund të na çojë jashtë temës. Ndaj, le të kënaqemi vetëm me citimin e poetëve më të famshëm dhe ta gjykojmë pjesën tjetër me atë që po përmendim këtu. Në poemën e tij të famshme, Kumeit ibn Zijādi i ka lartësuar pasardhësit e Hāshimit, me fjalët:
Ai është wasi-u që mbron fronin e këtij ummeti
Ndaj shpërbërjes
dhe rrënimit për së shkreti,
Ai është që mishëron virtyt,
lavdi dhe mirësi, Zgjidhësi i çështjeve me rregull dhe vendosmëri.
Wasi-u, wali-u,4 kalorësi i paarritshëm Trim i paepur i yllit të shndritshëm,
Wasi-u i wasi-ve këmbëngulës dhe i urtë
Në mejdane dëgjohen britmat e armiqve të tij të ulët.
Kuthejr ibn ‘Abdur-Rahmān ibn el-Eswed ibn ‘Āmir el-Khuzā’i, i njohur më mirë si Kuthejr ‘Azzai, ka thënë: Wasi-u i Profetit të zgjedhur dhe kushëriri i tij I liron ai robërit dhe gjykon me barazi Ebū Tammām el-Tā’iu ka recituar këto vargje në një prej poemave të tija që rimojnë me r-të:
Ju komplotuat ndaj wasi-ut të tij e mashtruat dhe më parë;
Ju e gatuat atë si asnjëherë, një dredhi si kjo s’ish parë,
Kundër vëllait, dhëndrit të Profetit që kishte marrë Bëma të famshme,
kurse kurthet tuaja ia hapën dyert mbarë Fitnes ndaj vëllait të pashoq,
dhëndrit... mos shto një fjalë Për Profetin ai ishte si Harūni për Mūsain e kohëve më parë..
Dhu’bal ibn ‘Alī ka recituar këto vargje në eulogjinë e tij të Prijësit të Martirëve, esSejjid ush-Shuhādā [Imam Huseinit]:
Koka e djalit të bijës së Muhammedit
dhe wasi-ut të tij Po ngrihet lart në majë të shtizës,
për ta parë të gjithë.
Kur Ebū’t-Tajjib el-Mutanabbīun e qortuan për ndërprerjen e lavdërimit të tij të Ehl ulBejtit, ai u përgjigj, siç shkruhet në divānin e tij, me fjalët:
S’kam asnjë pretekst për ta ndërprerë lëvdimin e wasi-ut Nuri i tij mbizotëron,
hija e tij zgjatet atë të çdo njeriu: Se kur diçka zgjat,
ajo qëndron vetë e s’mund të humbet,
Ndriçimi i dritës së diellit kurrë nuk mund të zhduket.
Ai gjithashtu recitoi vargjet e mëposhtme për lavdinë e Ebū Kāsim Tāhir el-‘Alewīut, siç shkruhet në divānin e tij:
Ai është biri i Resulullāhit dhe wasiut të tij
I ngjashëm me ta kur krahasoj me mprehtësi.
Vargje të tilla janë të panumërta, të panumërueshme, Wesselām.
Sinqerisht,
Sh