- Dialogu Shi‘i - Sunni

Shejhul-Islam Selim el-Bishri el-Maliki u lind në mahallën Bishr të prefekturës el-Buhejra, Egjipt, më 1248/1832. Studioi në el-Ez‘her, drejtimin e të cilit e mori më pas dy herë: 1317/1900 - 1320/1904 dhe 1327/1909 - 1335/1916. Gjatë mandatit të tij u zbatua sistemi i testimit të kandidatëve për mësimdhënie në el-Ez‘her. Shumë nga ‘ulemātë e kaluan këtë provim.

Në drejtimin e el-Ez‘herit ishte rigoroz dhe përgjegjësitë e tij nuk e frenuan asnjë çast nga mësimdhënia. La mjaft vepra, shumica e të cilave janë komente shtesë dhe shpjegime mbi librat e selefëve, si: Hashījetu Tuhfeti el-Tulābi li Sherhi Risāleti Edeb; Hashījetun ‘alā’ Risāleti Shejh ‘Alī fī tewhīd; Sherh NehxhulBurdeh; el-Istī’nas fī Bejāni’l-A‘lem we Esmā’il-Ahbās. Shumë profesorë të el-Ez‘herit u mbështetën tek ai. Shejh Selīm el-Bishrī vdiq më 1335/1916.

 

nga Sejjid ‘Abdul-Husein Sherafuddin el-Musawi


 

Sejjid ‘Abdul-Husein Sherafuddin elMusawi u lind në Kādhimijje, Irak, më 1290/1873 nga prindër fisnikë, origjina e të cilëve shkon te i Dërguari i Allahut (s). Studioi te dijetarë të shquar në Samarrā dhe Nexhef ul-Eshref, duke shkëlqyer në qarqet e dijes si nxënës dhe si mësues. Në moshën 32-vjeçare, u kthye të punonte në Xhebel ‘Āmile (Liban), ku kishte dhe prejardhjen. Pas njëfarë kohe, arriti të bëhej prijësi i saj i madh. Sejjidi udhëhoqi ndryshimin shoqëror në vend dhe iu kundërvu kolonizimit dhe pushtimit francez, që e përndoqi, e persekutoi, i dogji shtëpinë dhe banesën, përfshi bibliotekën e tij madhështore. Familja iu degdis dhe ai kaloi nga Libani në Sham, Palestinë, Egjipt dhe kudo që shkoi ishte pishtar për Islamin e dritë për muslimanët. Në Ez‘her u takua me dijetarët e mëdhenj dhe parinë e nderuar dhe së andejmi u kthye në vendlindje. La vepra e replika shkencore të panumërta dhe gëzon peshë të madhe mes dijetarëve islamë e muxhtehīdëve. Vdiq më 8 Xhumāda’ eth-Thānī 1377/ 30 Tetor 1956.