LETRA 95

26 Rebī’ul-Ewwel 1330

 

Justifikimi i Mosvrasjes së Renegatit

 

Ata, Allahu qoftë i kënaqur me ta, mund ta kenë kuptuar urdhrin e Profetit (s) si rekomandim e jo si obligim, dhe ja përse nuk e vranë atë. Ose ndoshta ata menduan se vrasja e tij do të kryhej nga një sahab më i aftë, ngase të tillë kishte plot aty, dhe ata nuk ngurruan ta vrisnin nga frika se mund të ikte, duke u patur përmbajtur nga të treguarit atij se ndokush donte ta vriste, Wesselam.

 

Sinqerisht,

S

 


LETRA 96

29 Rebī’ul-Ewwel 1330

 

Rrëzimi i Justifikimit

 

Urdhri ishte i atillë që kërkonte medoemos zbatim; prandaj askush s’do ta kuptonte atë ndryshe; atëherë, të quajturit e tij rekomandim nuk vërtetohet aspak nga kurrfarë argumenti. Përkundrazi, provat e theksojnë kuptimin e tij të vërtetë, d.m.th. si një urdhër; prandaj, shikojini me vëmendje ato hadīthe dhe do ta shihni se ajo që po ju themi është e vërteta. Ju mjafton pohimi i tij (s):

“Ky njeri dhe soji i tij e lexojnë Kur’anin vetëm duke ia shqiptuar fjalët; ata dalin nga feja aq shpejt sa dhe shigjeta nga harku, dhe nuk kthehen gjersa ajo të mos kthehet në të. Vritini, sepse ata janë më të këqijtë e tërë krijesave”, si dhe pohimi i tij (s): “Sikur ai të ishte vrarë, asnjë çift njerëzish nga ummeti im nuk do të ishin grindur kurrë.” Këto fjalë s’u thanë veçse kur u dha një urdhër serioz që theksonte me forcë se ai njeri duhej vrarë.

 

Nëse i referoheni Musned-it të Ahmedit, do ta shihni urdhrin për ta vrarë atë njeri t’i drejtohej Ebū Bekrit në veçanti, e pastaj ‘Umerit në veçanti; si mundet, atëherë, të mohohet obligimi?

 

Prapëseprapë, hadīthet janë vërtet eksplicite në të treguarit se ata sahabë u përmbajtën nga vrasja e tij vetëm pse nuk u pëlqeu ta bënin këtë pa asnjë arsye tjetër përveç faktit se ai po falej dhe lutej. Atyre nuk u pëlqeu, edhe pse Profetit (s) i pëlqeu, që ai të hiqej qafe.

Ata nuk iu përmbajtën urdhrit që kishin marrë nga Profeti (s) për ta vrarë atë. Ky incident pra është një tjetër provë që dëshmon faktin se ata e kishin zakon të parapëlqenin opinionin e tyre ndaj udhëzimeve të Profetit (s), Wesselām.

 

Sinqerisht,

Sh