LETRA 79

23 Sefer 1330

 

Ixhmā’ja Mbështet Khilāfetin e Siddīkut

 

Nëse ajo që thatë mbi zotimin, testamentin, si dhe tekstet e qarta, vërtetohet si e saktë, atëherë çfarë mund të thoni për konsensusin e ummetit për të emëruar es-Siddīkun? Konsensusi i tij është një provë e paekuivoke e cila dëshmon për fjalën e tij (s): “Ummeti im nuk do pajtohet kurrë në diçka të gabuar”, dhe pohimin e tij, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij: “Fjala e ummetit tim s’do jetë kurrë devijuese”; ç’do të kishit për të thënë pra, lidhur me këtë?

 

Sinqerisht,

S

 


LETRA 80

24 Sefer 1330

 

Jo Ixhmā’

 

Ne themi se kuptimi i fjalës së tij (s): “Ummeti im nuk do të pajtohet në asgjë të gabuar” dhe “Fjala e ummetit tim s’do të jetë kurrë devijuese”, është se ai (s) mohon gabimin, apo devijimin, e çështjes mbi të cilën arbitron ummeti; kështu, ummeti do të arrijë në pohim njëzëri lidhur me atë çështje. Ky është kuptimi i të tilla hadītheve dhe asgjë tjetër. Sa i përket çështjes, që u shqyrtua nga disa individë të cilët vendosën ta kryenin, duke ua imponuar edhe atyre që kishin shumëçka për të thënë, kryerja e saj nga ata nuk ia vërteton vlefshmërinë.

Bejati i dhënë në sakīfe nuk ishte një çështje që lidhej me ixhmā’në; përkundrazi, ai ishte diçka që u ndërmor nga khalīfi i dytë, Ebū ‘Ubejde e një grup miqsh të tyre, të cilët pastaj, të ndihmuar nga rrethanat e kohës, i befasuan ata që në të vërtetë kishin autoritetin për të bërë e zhbërë. Kështu, ata më në fund e arritën atë që kishin aspiruar. Vetë Ebū Bekri deklaroi se bejati që kishte marrë nuk ishte kryer në përputhje as me ixhmā’në, as me urtinë. Ai e pohoi këtë kur mbajti një fjalim në agimet e sundimit, ku i kërkoi falje publikut me fjalët:

“Bejati që kam marrë është një shkarje e nxituar, nga e keqja e së cilës na mbrojti Allahu dhe pati parandjenjë për fitne.” 

(Këtë e citon Ebū Bekr Ahmed ibn ‘Abdul-‘Azīz el-Xheuherī në librin e tij elSakīfe, dhe Ibn Ebī’l-Hadīdi në f. 132, vëll. I i Sherh Nehxhul Belāgës.)

 

‘Umeri e dëshmoi po këtë fakt, para shumë njerëzve, kur mbajti një hytbe xhumaje nga minberi i Xhamisë së Profetit, pak para përfundimit të sundimit të tij, një fjalim lajmet e të cilit u përhapën gjërë e gjatë. Bukhārīu e ka përfshirë në Sahīh (Drejtojuni në Sahīh, kreut mbi gurosjen e gruas që martohet pasi mbetet shtatzënë nga zināja, f. 119, vëll. IV. Ai citohet po ashtu edhe nga shumë muhadīthë dhe historianë si Ibn Xherīr Taberīu gjatë shtjellimit të ngjarjeve të vitit 11 H. në Tarīkh, dhe transmetohet nga Ibn Ebī’l-Hadīdi në f. 122, vëll. I i Sherh Nehxhul-Belāgës.) dhe unë do të doja t’jua citoja këtu shprehimisht:

 

“Kam marrë vesh se dikush (Ai që e tha këtë ishte Ibn Zubeiri dhe fjalët e tija qenë: “Wallāhi! Porsa ‘Umeri të vdesë, do ia jap betimin ‘Alīut, sepse bejati ndaj Ebū Bekrit ishte një rrëshqitje nga ummeti e cila kaloi pa trazime.” Për këtë arsye, ‘Umeri u zemërua në skaj dhe mbajti fjalimin e përmendur. Kjo pohohet nga shumë prej atyre që e kanë komentuar Bukhārīun. Drejtojuni shpjegimit të këtij hadīthi në Sherh-un e Kastalānīut, f. 352, vëll. XI, dhe ju do ta shihni autorin të citojë Baladhūrīun lidhur me mbiemrat, duke konfirmuar vërtetësinë e këtij hadīthi sipas kritereve të që të dy Shejhëve.) ka thënë që nëse ‘Umeri vdes, ai do t’i japë betimin fulānit; atëherë, le të mos ngurrojë kush së thëni se bejati i dhënë Ebū Bekrit ishte një shkarje (felt) që u krye, sepse qe pikërisht e tillë, por Allahu na mbrojti nga e keqja e pasojave të saj... Kushdo që i jep bejatin dikujt pa u konsultuar më parë me të tjerët, duke e bërë këtë vetëm nga frika se do të vritej nëse s’do ta bënte, atëherë ai nuk duhet ta bëjë aspak atë [dhe le të pranojë vdekjen më mirë]... 

(Në komentin e tij të këtij hadīthi, Ibnu’l-Athīri ka treguar se kuptimi i pohimit është se ata kishin frikë se do të vriteshin. Kuptimi i krejt hadīthit, atëherë, do të ishte: “Bejati duhet dhënë si rezultat i shūres dhe ixhmā’së; prandaj, nëse dy njerëz ndahen nga grupi dhe njëri prej tyre i jep betimin tjetrit, atëherë që të dy kanë dalë nga grupi i ixhmā’së. Nëse bëhet betimi, atëherë ai nuk duhet t’i jepet asnjërit prej tyre; përkundrazi, që të dy duhet të izolohen nga grupi që pranoi ta dallojë Imamin e tij nga të tjerët. Përndryshe, nëse njëri prej tyre merr bejatin, pasi ka kryer aktin e urryer që e detyroi grupin të bënte pa ta, atëherë s’ka garanci që të dy personat të mos vriten.” Ky është një nga diktatet e drejtësisë të përshkruar nga ‘Umeri i cili dha një gjykim të tillë mbi veten dhe shokun e tij tamam siç e dha për të tjerët. Para këtij fjalimi, ai kishte pohuar: “Dhënia e betimit ndaj Ebū Bekrit ishte një shkarje nga e keqja e të cilës na mbroi Allahu; prandaj, duhet ta vrisni këdo që e përsërit.” Ky pohim u bë jashtëzakonisht i famshëm e shumë historianë e kanë transmetuar, përfshi Ibn Ebī’l-Hadīdin në Sherh Nehxhul Belāgha, vëll. I, f. 123; [Bukhārī në Sahīh, vëll. VIII. ff. 210, 211; Kastalānīu në Sherh ulBukhārī vëll. XI, f. 352; Ahmedi në Musned, vëll. 1, f. 55; Taberīu në Tarīkh, vëll. 1, f. 1822; Ibn ul-‘Athīri në el-Kāmil fī Tarīkh, vëll. II, f. 327; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’nNihāje, vëll. V, f. 246; Ibn Hishami në Sīre, vëll. IV, f. 308-9; Sujūtīu në Tarikh ulKhulefā’, f. 60; Halebīu në Sīre, vëll. III, ff. 388, 392; Balādhūrīu në Ansāb ul-Ashrāf, vëll. V, f. 15; Bakilānīu në Temhīd, f. 196 etj].)

Një nga fjalët që qarkulluan për ne kur Allahu e mori të Dërguarin e Tij (s) nga ne ishte se ensārët dalluan prej nesh në qëndrimet e tyre; ata të gjithë u mblodhën në sakīfen e Benī Sā‘ides; krahas tyre ‘Alīu, Zubeiri dhe ndjekësit e tyre, dalluan gjithashtu...”

 

Ai vazhdoi të theksonte atë që kishte ndodhur te veranda [sakīfe], debatet dhe dallimet e opinionit, zërat që u ngritën nga merakosja për sigurinë e fesë, etj. Pikërisht nën këto rrethana ia dha ‘Umeri bejat-in Ebū Bekrit.

 

 Është fakt i mirënjohur nga ata që kanë hulumtuar ngjarjet që i penguan anëtarët e familjes së Profetit (s), rojtarët e Shpalljes, nga pjesëmarrja në ceremoninë e bejatit. Ata ishin të zënë në shtëpinë e ‘Alīut bashkë me Selmānin, Ebū Dher elGifārīun, Mikdād ibn el-Eswed el-Kindīn, ‘Ammār ibn Jāsirin, Zubeir ibn el-Awāmin, Ebū ibn Ka‘bin, Khuzejme ibn Thābitin, Ferve ibn ‘Amr ibn Wekde el-Ensārīun, elBerā’ ibn ‘Āzibin, Khālid ibn Sa‘d ibn el-‘Ās Emeviun e shumë të tjerë. Si mund atëherë të thuhet se pati ixhmā’ megjithë faktin se tërë këta burra, përfshi pasardhjen e Profetit, që janë për ummetin si koka për trupin, trashëguesit e të Dërguarit të Allahut (s) dhe rojtarët e dijes së tij, shoqëruesit dhe të barabartit vetëm me Librin e Allahut, barkat e shpëtimit për ummetin dhe Portat e pendimit të tij, mbrojtja e ummetit ndaj rrëshqitjes dhe flamurtarët e udhërrëfimit të tij, siç vërtetuam më lart (Drejtojuni Letrave 6-12, dhe do të njiheni me prestigjin e gëzuar nga Ehl ulBejti, paqe pastë mbi ta.) - nuk morën pjesë?

 

Si Bukhārīu, edhe Muslimi  (Drejtojuni Sahīh-ut të Bukhārīut, dhe lexoni rreshtat e fundit të kreut të tij mbi fushatën e Khajberit në f. 39, vëll. III. Drejtojuni gjithashtu Sahīh-ut të Muslimit, në kreun e tij mbi pohimin e Profetit (s): “Ne nuk lëmë pas asgjë, sepse çfarëdo që lëmë është për sadakā’” në kreun mbi xhihadin dhe jetëshkrimet në f. 72, vëll. II, dhe do ta gjeni ashtu siç e shkoqitëm ne këtu.) në sahīh-ët e tyre, krahas shumë muhadīthëve dhe historianëve të shquar, e kanë konfirmuar të gjithë faktin se ‘Alīu nuk mori pjesë në proçesin e betimit, dhe ai nuk u pajtua e as bëri paqe derisa zonja e grave të botës iu bashkua të atit pas gjashtë muajsh, i shtyrë nga interesi i përgjithshëm i Islamit në ato rrethana kritike. Dëshmia për këto fakte vjen nga vetë ‘Ā’ishja që thotë:

“Zehrā’ja e bojkotoi Ebū Bekrin dhe nuk fo foli me të pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, gjersa ndërroi jetë; e kur ‘Alīu u pajtua me ta, ai i akuzoi se e kishin privuar nga vendi i tij si khalīf.”

 

Ky hadīth, siç mund ta shihni, nuk përmend asgjë për dhënien e betimit ndaj tyre. Sa ngacmuese janë për mendjen, fjalët e tij drejtuar Ebū Bekrit:

 

 Nëse ti polemizove me ta në bazë të fisnisë,

Atëherë të tjerët janë më pranë Profetit e më meritues;

Dhe nëse me shūre ti frenat i shtive në dorë

Si kështu kur shūre s’kish aspak n’ato orë?! 

 

(Këto vargje janë të përfshira në Nehxhul Belāgha. Ibn Ebī’l-Hadīdi e ka thënë këtë gjatë shpjegimit të tyre në Sherh Nehxhul Belāgha, f. 319, vëll. IV, duke shtuar: “Pohimi i tij i drejtohet Ebū Bekrit, sepse Ebū Bekri debatoi me ensārët në sakīfe, duke thënë: “Ne jemi familja e të Dërguarit të Allahut (s) dhe lëvozhga e tij’; prandaj, kur ai debatoi për bejatin, duke pretenduar se u bë nga ata që kishin fjalën, ‘Alīu tha: ‘Sa për argumentin tënd ndaj ensārëve se ti i takon familjes së të Dërguarit të Allahut (s) dhe se je nga fisi i tij, të tjerët janë më të afërt në fisni me të sesa ti; sa për argumentin tënd se je i zgjedhur dhe se masat janë të kënaqura me ty, atëherë pati shumë sahābë që nuk ishin të pranishëm atje; prandaj, si mund të quhet shūre kjo’?” Shejh Muhammed ‘Abduh ka bërë dy komente mbi këto vargje, në përmbledhje të asaj që ka thënë Ibn Ebī’lHadīdi gjatë shpjegimit të tyre.)

 

‘Abbās ibn ‘Abdul-Muttalibi përdori të njëjtin argument me Ebū Bekrin, siç e tregon Ibn Kutejbe në el-Imāmeh we’l-Sijāseh, duke i thënë një herë atij:

“Nëse ti e kërkove atë që kërkove nëpërmjet farefisnisë me të Dërguarin e Allahut (s), atëherë ti na ke uzurpuar tonën. Nëse e kërkove për shkak të pozitës tënde ndër muslimanë, atëherë e jona është më prestigjoze se e jotja. Nëse kjo mesele arrihet kur besimtarët janë të kënaqur me të, atëherë nuk mund të jetë kështu përderisa ne jemi të pakënaqur.”

(Ibn Kutejbe flet për këtë në librin El-Imamate ue-s-siyasa, f. 16.)

 

Më thoni pra, ku është ixhmā’ja për të cilën po flitni, pasi dëgjuat atë që tha xhaxhai i të Dërguarit të Allahut (s), ai që ishte i ngjashëm me të atin, krahas pohimit të kushëririt, vëllait dhe wasi-ut të tij, si dhe pohimeve të krejt familjes e farefisit të tij.

 

Sinqerisht,

Sh