LETRA 7
13 Dhu’l-Ki’de 1329 H.
I Kërkesë për Prova nga Fjala e Allahut dhe e Dërguarit të Tij (s),
II Provat nga Ehl ul-Bejti janë Dredhi.
1) Sillni prova nga fjala e Allahut dhe ajo e të Dërguarit të Tij (s), që dëshmojnë të përmbajturit e detyrueshëm ndaj Imamëve të Ehl ul-Bejtit ekskluzivisht dhe lijini mënjanë fjalët e kujtdo tjetri rreth kësaj, përveç atyre të Allahut dhe të Dërguarit të Tij (s).
2) Pohimet e Imamëve tuaj nuk mund të shërbejnë si argument kundër rivalëve të tyre dhe një argumentim i tillë, siç e dini, krijon një qark (të mbyllur) logjik; dhe paqja qoftë me ju.
Sinqerisht
S
LETRA 8
Dhu’l Ki’de 1329 H.
I Mosvënia Re e Pohimeve Tona të Mësipërme, II Gabimi në të Konsideruarit e Rrethit Logjik, III Hadīthi i dy Gjërave me Peshë,
IV Tewātur-i i Tij,
V Ata që s’i Përmbahen ‘Itres do të Jenë të Humbur,
VI Gjasimi i Tyre me Barkën e Nuhit, Portën e Pendimit dhe Sigurinë ndaj Përçarjeve Fetare,
VII Çfarë nënkuptohet me Ehl ul-Bejt në Këtë Rast,
VIII Arsyet për Gjasimin me Barkën e Nuhit dhe Portën e Pendimit.
1) Ne nuk e mospërfillëm të nxjerrit e provave tona nga traditat e Profetit, bekimet e Allahut qofshin mbi të e pasardhësit e tij. Në të vërtetë, ne iu referuam atyre në fillim të letrës sonë, e cila pohonte qartë se ndjekja e Imamëve të Ehl ul-Bejtit është e detyrueshme. Këtë e bëmë kur pohuam se ai, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, i krahasoi me Librin Famëlartë, duke i veçuar si modele për të pajisurit me intelekt dhe barazuar me Barkën e shpëtimit, sigurinë e ummetit, Portën e pendimit - të gjitha sipas Kur’anit e hadītheve të qarta, të mirënjohura në librat sahīh. Ne gjithashtu thamë se ju do të mjaftoheshit me aludimet, në vend të hollësive, pa nevojën për shkoqitje të mëtejshme.
2) Pohimet e Imamëve tanë pra, siç e kemi shpjeguar, janë vërtet të përshtatshme për argument ndaj kundërshtarëve të tyre, dhe të përdorurit e tyre në mënyrë të atillë nuk mund të konsiderohet si qark vicioz, siç e dini vetë.
3) Merrni, për shembull, pohimet e Profetit, bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të dhe pasardhësit e tij, të cilave iu referuam dhe me anë të të cilave ai kalli tmerr në zemrën e injorantit, duke i thërritur moskokëçarësit, siç transmeton Tirmidhīu dhe Nesā‘īu që përcjellin nga Xhābiri e këta, nga ana e tyre, citohen nga elMuttekī el-Hindī në fillim të kreut mbi ata që kapen pas Librit e Sunnetit, në veprën e tij Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 44, duke thënë:
“O njerëz! Po lë me ju Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi (‘Itre) - Ehl ul-Bejtin tim. Përderisa t’u përmbaheni atyre, kurrë nuk do të shmangeni.”
Ai (s) gjithashtu ka thënë:
“Kam lënë me ju atë që, për sa kohë t’i përmbaheni, nuk do ju lërë kurrë të humbisni pas meje: Librin e Allahut, që është si një litar që zgjatet nga Qielli në tokë, dhe pasardhësit (‘Itre) e mi, Ehl ul-Bejtin tim. Këta të dy nuk do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të më arrijnë buzë Haudit; ndaj, kujdes si më pasoni mua në të trajtuarit e tyre.”
(Tirmidhīu e citon këtë në Sunen [nga Zejd ibn Arkami: Kitāb ul-menākib, vëll. II, f. 308, hadīthi 3720. Për hadīthin e sipërm nga Xhābiri, Tirmidhīu pohon se edhe Ebū Dheri, Ebū Sa‘īd el-Khudrīu, Hudhejfe ibn Useidi dhe Zejd ibn Arkami kanë transmetuar atë që përputhet me këtë]. Është hadīthi 874, f. 44, vëll I, i Kenz ul-‘Ummāl-it [vëll. I, f. 173 e formatit të ri, Bejrut, bot. 5-të, 1405/1985. Hadīthi paraprirës ndodhet në f. 172 të të njëjtit].)
Ai, paqja qoftë mbi të e pasardhjen e tij, ka thënë gjithashtu:
“Po lë mes jush dy khalīfe: Librin e Allahut - një litar që zgjatet nga qiejt në tokë (ose ‘midis qiejve dhe tokës’) dhe pasardhësit e mi (‘itre) nga familja ime (Ehl ul-Bejt); ata s’do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të më arrijnë buzë Haudit.”
(Imam Ahmedi e përfshin me hadīthet e përcjella prej Zejd ibn Thābitit nga dy burime, njëri prej të cilëve shënohet në fillim të faqes 182 e tjetri në mbyllje të faqes 189, vëll. V; po ashtu nga Ibn Ebī Shejbe, Ebū Ja‘līu e Ibn Sa‘di, që e transmetojnë prej Ebū Sa‘īdit. Është hadīthi 945 në f. 47, vëll I, i Kenz ul-‘Ummāl [vëll. I, f. 185 i formatit të ri, Bejrut: 1405/1985, bot. 5-të].)
Ai, paqe pastë mbi të dhe pasardhësit e tij, gjithashtu ka thënë:
“Po lë mes jush Dy Gjëra me Peshë (thekalejn): Librin e Allahut dhe Ehl ul-Bejtin tim; ata nuk do ndahen kurrë nga njëri tjetri, gjersa të më arrijnë tek Haudi (i Keutherit).”
(Ky përfshihet nga Hākimi në f. 148, vëll. III i el-Mustedrek us-Sahīhejn. Autori komenton: “Ky është një hadīth transmetuesit e të cilit janë besnikë sipas të dy Shejhëve (Bukhārī e Muslim), ndonëse këta nuk e përcollën atë.” Dhehebīu e përfshin në Telkhīs ulMustedrek, duke ia pranuar vërtetësinë sipas kriterit të dy Shejhëve [Taberānīu e sjell në Kebīr nga Zejd ibn Thābiti].)
Ai, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:
“Më duket se [shpejt] do të thirrem e do t’i përgjigjem thirrjes; po lë mes jush Dy Gjëra me Peshë (thekalejn): Librin e Allahut të Madhëruar dhe pasardhësit e mi, Ehl ul-Bejtin tim. I Lartësuari dhe i Gjithdijshmi më ka informuar se ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri tjetri, gjersa të më takojnë buzë Haudit; prandaj, kujdes si më pasoni mua në të trajtuarit e tyre.”
(Përfshirë nga Imam Ahmedi në hadīthin e transmetuar nga Ebū Sa‘īd elKhudrī prej dy burimeve, njëri nga të cilët përmendet në f. 17 dhe tjetri në fund të f. 26, vëll. III i Musned-it. Atë e citojnë edhe Ibn Ebī Shejbe, Ebū Ja‘līu e Ibn Sa‘di, prej Ebū Sa‘īdit. Është hadīthi 944, f. 47, vëll. I, i Kenz ul-‘Ummāl [vëll. I, f. 185 i formatit të ri, Bejrut, 1405/1985, bot. i 5-të].)
Gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës, ai, paqe pastë mbi të e pasardhjen e tij, fushoi në Gadir Khumm dhe urdhëroi që trualli nën disa pemë të mëdha të pastrohej e pastaj tha në ligjëratën e tij:
“Me sa duket do të thirrem dhe do t’i përgjigjem thirrjes; po lë me ju Dy Gjëra me Peshë, njëra nga të cilat është më e madhe se tjetra: Libri i Allahut Fuqiplotë dhe Ehl ul-Bejti im; prandaj, kujdes se si më pasoni në të trajtuarit e tyre, sepse ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të më takojnë tek Haudi.” Pastaj, ai (s) shtoi: “Allahu, i Madhëruari e i Lartësuari, është Kujdestari im e unë jam kujdestari i çdo besimtari.” Pasi tha këtë, ai mori dorën e ‘Alīut dhe tha: “Kujtdo që i kam qenë kujdestar, ky ‘Alī i është kujdestar. O Allah! Bëhu mik i atij që miqëson ‘Alīun dhe bëhu armik i cilitdo që i kundërvihet atij... !”
(E citon me gjithë sened Hākimi nga Zejd ibn Arkami në f. 109, vëll. III, i elMustedrek. Autori shton: Ky hadīth është sahīh sipas dy Shejhëve, të cilët nuk e transmetuan në tërësinë e tij.” Ai e citon atë nga një tjetër burim prej Zejd ibn Arkamit në f. 533, vëll. III, i Mustedrek-ut të tij, duke shtuar: “Ky hadīth përcillet nga transmetues të besueshëm, edhe pse ata (dy Shejhët) nuk e botuan vetë.” Dhehebīu e përfshin në Telkhīs, duke ia pranuar vërtetësinë.)
‘Abdullāh ibn Hantābi ka thënë:
“I Dërguari i Allahut (s) na mbajti një fjalim në Xhuhfe, ku na pyeti: ‘A nuk kam unë autoritet mbi vetet tuaja më shumë se ç’keni ju vetë?’ Të pranishmit u përgjigjën: ‘Vërtet po, o i Dërguari i Allahut!’ Pastaj ai tha: ‘Atëherë unë do ju kërkoj llogari për këto të dyja: Kur’anin dhe pasardhësit e mi."
(Taberānīu e ka përfshirë, siç përmendet në el-Arba’īn ul-Arba’īn të Nabhānīut dhe Ihjā’ul-Mejjit të Sujūtīut. Ju jeni të ndërgjegjshëm për faktin se hytbja e tij, paqe pastë mbi të e pasardhësit e tij, nuk u kufizua në veç kaq, se asnjeri që transmeton vetëm kaq s’mund të pretendojë se e ka dëgjuar vetë atë. Por politika kyçi gjuhët e muhadīthëve e ua lidhi penat shumë historianëve. Pavarësisht nga të gjitha këto, mjafton kjo pikëz nga oqeani, el-hamdu li’l-Lāh.)
4) Librat sahīh që e bëjnë të detyrueshme ndekjen e Dy Gjërave me peshë janë mutewātir nga mëse njëzet sahabë, që puqen të gjithë njëzëri lidhur me këtë. I Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të e pasardhjen e tij, i ka theksuar këto gjëra në raste të shumta:
Ditën e Gadīr Khummit, ditën e ‘Arafātit në Haxhin e Lamtumirës, pasi la Tāifin, nga minberi në Medine dhe në dhomën e tij të bekuar, gjatë sëmundjes, kur ajo ishte plot me sahabë. Në këtë incident, ai tha:
“O njerëz! E ndjej se së shpejti do të vdes dhe edhe më parë ju kisha njoftuar siç e kam detyrë ta bëj, për të mos lënë justifikime për ju, se: po lë me ju Librin e Allahut, të Lartit e Fuqiplotit, dhe ‘Itren time: Ehl ul-Bejtin tim.” Pasi përfundoi, ai kapi dorën e ‘Alīut dhe e ngriti lart, duke thënë: “Ky ‘Alī është me Kur’anin dhe Kur’ani është me ‘Alīun: ata s’do të ndahen kurrë nga njëri tjetri, gjersa të më takojnë rrëzë Haudit.”
(Referojuni kësaj në mbyllje të Pj. 2, Kreu IX i es-Sawā‘ik ul-Muhrike nga Ibn Haxheri, pas dyzet hadītheve të përmendura në atë kaptinë, faqe 57.
[E citon Taberānīu në el-Seghīr, vëll. I, f. 55 dhe el-Ewset;
Ibn Haxheri në el-Kifāje, ff. 122, 124;
Sujūtīu në Tarīkh ul-Khulefā’, vëll. I, f. 173, vëll. II, f. 65, Xhāmi’ usSeghīr, vëll. II, f. 56;
Shiblenxhī në Nūr ulAbsār, f. 73;
Halebīu në Sīre, vëll. III, f. 308;
Ibn Sabbani në Is’āf ur-Rāghibīn (në margjinën e Nūr ul-Absār) f. 157;
Fakhr Rāzīu në Tefsīr, vëll. I, f. 111;
Shewkānīu në Fet’hul Kadīr, vëll. IV, f. 358 nga Ibn ‘Abbāsi;
Menākib us-Sabi’īn, f. 237, nr 44, cituar nga Dejlemīu;
Ibn Kutejbe në elImāme we’l-Sijāse, vëll. I, f. 111;
Ibn Haxheri në Xhāmi’ us-Seghīr, vëll. II, f. 74, 75, 140;
es-Sawā‘ik ul-Muhrike, Kr IX, Pj. 11, nr 21, nga Umm Seleme e Ibn ‘Abbāsi, Kr LIX, Pj. 2, f. 238 nga Ummi Seleme;
el-Hejthemī në Mexhma’ uz-Zewā‘id nga Ummi Seleme, vëll. IX, f. 134;
Imam Haramejn Muhibbudīn Taberīu në Dhekha‘īr ul-‘Ukbe;
Ibn Talha Shāfi‘ī në Metālib us-Su‘ūl; Khawārīzmīu në Menākib, ff. 77, 110; Ibn Sebāgh el-Mālikī në Fusūl ul-Muhimme;
el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, f. 399;
Sam‘ani në Fadā’il us-Sahābeh;
Khātibi i Bagdadit në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XIV, f. 321;
Ahmedi në Musned, Dejlemīu në Firdeus;
Hāfiz Merdewejhi në Menākib, Shejh elBelkhī el-Kundūzī el-Hanefī (kryemyfti i Stambollit) në Jenābī ul-Muwedde, Kreu XX, ff. 32-40 dhe Kreu LXV, f. 185. Disa transmetues kanë përcjellë fjalët: ‘E vërteta është gjithmonë me ‘Alīun dhe ‘Alīu është gjithmonë me të vërtetën. Ata (nuk do të dallojnë dhe) s’do të ndahen nga njëri tjetri gjersa të më vijnë te Haudi Ditën e Ringjalljes.’ el-Khatīb, Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XIV, f. 321; Ibn ‘Asākir, Tarīkh, (jeta e ‘Alīut), vëll. XVII, f. 256, (elMukhteser) nr 1162, ose vëll. III, f. 119 (Tahdhīb);
Khawārizmī, el-Menākib, f. 77; Taberānī, es-Seghīr, vëll. I, f. 255;
Muntekheb Kenz ul-‘Ummāl (në margjinën e Musned-it), vëll. V, f. 30;
Ibn Kutejbe, elImāme we’l-Sijāse, vëll. I, f. 73;
el-Hamawejnī, Ferā’id us-Simtejn, Kreu XXXVII. Fakhr Rāzīu thotë në Tefsīr ul-Kebīr, vëll. I, f. 105 (te diskutimi i bismilāh-it):
“Sa për ‘Alī ibn Ebī Tālibin (r) është vërtetuar mutewātir se ai e shqiptonte bismilāh-in me zë të lartë në namazet e tija dhe kushdo që imiton ‘Alī ibn Ebī Tālibin në besimin e tij, është në rrugë të drejtë. Dëshmia për këtë është thënia e Profetit (s): ‘O Allah! Ktheje të vërtetën ngado që të kthehet ‘Alīu!"
Tirmidhīu transmeton në vëll. II, f. 298 e Sahīh-ut të tij, se i Dërguari i Allahut tha:
“Mëshira e Allahut qoftë me ‘Alīun! O Allah, ktheje gjithmonë të vërtetën nga ‘Alīu!”
E citon edhe profesori i el-Ez‘herit, Shejh Mensūr ‘Alī Nāssifi, në et-Tāxh elXhāmi’ li’l-Usūl fī Ahādīth ur-Resūl, vëll. III, f. 337 (bt. 3, Kairo: Dār Ihjā’ el-Turāth el-‘Arabī, 1962; kop. nga Mektebet Pāmūk, Stamboll). Po ashtu, Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 125;
el-Muttekī el-Hindī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 175. Ibn Kethīri pohon se Profeti (s) ka thënë: “Allahu e bekoftë ‘Alīun sepse e vërteta është gjithmonë me të.” (el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VII, f. 36, Kajro, 1358 H.) Në f. 20 të Tedhkīret ul-Khawās ulUmme, te diskutimi i hadīthit të Gadīrit, Sibt ibn ul-Xheuzī transmeton se Profeti (s) tha:
“(O Zot) Ktheje të vërtetën ngado që të kthehet ‘Alīu!”
Ibn ul-Xheuzī komenton:
“Ky hadīth provon se nëse ka ndonjë ndryshim ndërmjet ‘Alīut dhe një sahabi tjetër, e drejta do të jetë patjetër me ‘Alīun.”
Shehristānīu citon këtë hadīth në elMilel we’n-Nihel:
“E vërteta është se ‘Alīu është gjithnjë në të drejtën dhe ata që e ndjekin atë janë në të drejtën.” Ummi Seleme tregon se Profeti ka thënë:
“Alīu është gjithmonë me të vërtetën (hakk) dhe Kur’anin, dhe e vërteta e Kur’ani janë gjithmonë me të; ata nuk do të ndahen nga njëri tjetri gjer në Ditën e Gjykimit (ose ‘gjer kur të më takojnë mua te Keutheri’).”
Versionet e ndryshme të këtij hadīthi dhënë më sipër, njihen me emrin Hadīthi hakk. Ai është përcjellë në burimet sunnite me të paktën 15 zinxhirë transmetimi. Midis transmetuesve të tij janë Ummi Seleme, Ibn ‘Abbāsi, Ebū Bekri, Muhammed ibn Ebū Bekri, Āisheja, ‘Alīu, Ebū Sa‘īd el-Khudrīu, Ebū Lejlāi, dhe Ebū Ejjūb Ensārīu (Gājet ul-Merām, f. 539-540). Në Sīre Halebīje autori pohon se atë e përcjellin rreth tridhjetë sahabë (vëll. III, f. 308).)
Një grup i shquar dijetarësh nga shumica e ka pranuar këtë. Edhe Ibn Haxheri madje, pasi citon hadīthin e Dy Gjërave me Peshë, thotë:
“Ta dini, pra se hadīthi që thërret për t’u kapur pas të dyjave ka ardhur përmes rrugësh të shumta dhe është përcjellë nga mëse njëzet sahābë.”
Më tej ai thotë:
“Lind një dyshim këtu se kur e tha ai (s) atë.
Disa muhadīthë pohojnë se ai (s) e tha në ‘Arafāt gjatë Haxhit të Lamtumirës e të tjerë se ai e shqiptoi në Medine gjatë sëmundjes, kur dhoma e tij ishte plot me sahabë. Një grup tjetër thotë se ai (s) e bëri këtë pohim në Gadir Khumm dhe një tjetër se e tha duke predikuar, pasi kish lënë Tāifin, siç u përmend më lart.”
“...Nuk ka kundërshtí këtu, sepse s’ekziston asnjë objeksion që ai ta ketë përsëritur pohimin në ato vende e gjetkë, falë kujdesit të tij për Librin e pacenueshëm dhe ‘Itren e Pastruar...” gjer në fund.
(8Referojuni kësaj në zbërthimin e ajetit të katërt: {Dhe ndaloji ata, sepse do të meren në pyetje} (37:24), që citohet në kaptinën 1, Kreu XI i es-Sawā‘ik ulMuhrike, në mbyllje të faqes 89. [Ibn Haxheri shkruan lidhur me këtë ajet se në Ditën e Gjykimit, njerëzit do të merren në pyetje për wilājet-in e ‘Alīut dhe pasardhësve të Profetit (s).
Më poshtë po japim disa nga burimet që e kanë transmetuar Hadīthin e Thekalejnit në të katër rastet e përmendura.
1) Në ‘Arafāt, gjatë Haxhit të Lamtumirës:
Tirmidhīu në Sunen, (vëll. V, f. 328, nr 3786) transmeton këtë hadīth: ...Xhābir ibn ‘Abdullāhu tha:
“E pashë të Dërguarin e Allahut (bekimet dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) gjatë haxhit të tij, në ditën e ‘Arafātit. Profeti (s) qëndronte mbi devenë e tij el-Kaswā’ dhe po mbante ligjëratë. E dëgjova të thonte: ‘O njerëz, po lë mes jush atë së cilës po iu përmbajtët nuk do të shmangeni kurrë: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi, Ehl ul-Bejtin tim.”
Tirmidhīu pohon se ky hadīth është transmetuar nga Ebū Dheri, Ebū Sa‘īdi, Zejd ibn Arkami dhe Hudhejfeh ibn Usejdi. Mes të tjerëve që e kanë përcjellë atë janë:
2) Në Ghadīr Khumm, gjatë kthimit nga Haxhi i Lamtumirës:
Nesā‘īu në Sunen el-Kubrā, f. 96, nr 79, përcjell hadīthin e mëposhtëm në bāb Khāsa‘īs ‘Alī: nga Muhammed ibn el-Muthannai, nga Jahjā ibn Hammadi, nga Ebū ‘Uwwaneh, nga Sulejmāni, nga Habīb ibn Ebī Thābiti, nga Ebū Tufejli, nga Zejd ibn Arkami që tha:
“Kur i Dërguari i Allahut (s) po kthehej nga haxhi i fundit dhe mbërriti në Ghadīr Khumm... ai deklaroi: ‘Së shpejti do i përgjigjem thirrjes. Vërtet, kam lënë mes jush dy gjëra me peshë, njëra nga të cilat është më e madhe se tjetra: Librin e Allahut dhe pasardhësit e mi (‘itre), Ehl ul-Bejtin tim. Ndaj, kujdes si i trajtoni ato pas meje. Sepse pa dyshim, ato s’do të ndahen kurrë nga njëri tjetri gjersa të vijnë tek unë, buzë Haudit.’
Pastaj, ai tha:
‘Vërtet, Allahu është Kujdestari im (mawlaje) e unë jam wali-u i çdo besimtari.’ Atëherë, ai mori dorën e ‘Alīut dhe deklaroi: ‘Kujtdo që unë i jam wali, edhe ky i është wali. O Zoti im, bëhu mik i atij që e miqëson atë dhe bëhu armik i atij që armiqësohet me të’.”
Ebū Tufejli tha:
“E pyeta Zejdin: ‘A e dëgjove këtë nga Profeti (s)?!’
Ai tha: ‘Nuk kishte asnjeri në karvan që nuk e pa këtë me sytë e tij dhe nuk e dëgjoi me veshët e tij."
Khāsa‘īs ‘Alī është pjesë e Sunen ul-Kubrā të Nesā‘īut, siç tregohet nga vëll. III i dorëshkrimit në koleksionin e mbretit në Marok, shkruar më 759/1358, foliot 81-117. Lidhur me këtë, shih edhe hyrjen e Khāsa‘īs (Kuvajt, Maktabet el-Mu’ala, 1406), red. Ahmed Mirejn Balushī. Redaktori pohon se ky hadīth është sahīh dhe se transmetuesit e tij janë thikah (të besuar).
Mes atyre që e kanë përcjellë hadīthin në librat e tyre janë:
3) Në xhaminë e Medines
Në hyrjen e tefsīrit të tij, el-Muhārrer el-Wāxhiz, vëll. I, f. 34 Ibn ‘Atijjeh përcjell hadīthin e mëposhtëm: ...Transmetohet se ai (s) tha në hytben e fundit, që mbajti gjatë sëmundjes së tij:
“O njerëz, po lë pas dy gjëra të çmueshme (thekalejn) mes jush...: Librin e Allahut - që është një litar mes Tij dhe jush, njëri skaj i të cilit është në dorën e Tij dhe tjetri në duart tuaja, ndaj veproni sipas ajeteve të tija të qarta (muhkamāt) dhe besoni në ajetet e tij alegorike (muteshābihāt); quajeni të lejuar atë që ai e quan të lejuar dhe konsiderojeni të ndaluar atë që ai konsideron të ndaluar - dhe ‘Itretin tim, Ehl ul-Bejtin tim, që janë thekl-i i dytë. Ndaj, mos i lini pas ata (fe lā tasbikuhum), sepse atëherë do merrni fund.”
Mjerisht, në versionet e shtypura fe lā tasbikuhum është ndryshuar në fe lā tasbi’uhum (shprehje pa kuptim). Hadīthi transmetohet edhe nga: Ebū Hajjāni në Tefsīr el-Bahr ul-Muhīt, vëll. I, f. 12 (me formulim identik, por një version i shtypur ka fe lā tasubbuhum - ‘mos i mallkoni’ në vend të fe lā tasbikuhum);
Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 75, 136; Jahjā ibn el-Hasani në Akhbar ul-Medīneh me isnad nga Xhābiri, siç citohet në Jenābi’ ul-Muweddeh, f. 40.
4) Në dhomën e Profetit (s), gjatë sëmundjes së tij të fundit:
Ibn Ebī Shejbeh, siç citon el-‘Isamī në Simt un-Nuxhūm el-‘Awali, vëll. II, f. 502, nr 136 ka transmetuar hadīthin e mëposhtëm: Gjatë sëmundjes së tij të fundit, i Dërguari i Allahut (s) tha: “Së shpejti do të kaloj dhe ju kam lënë atë me të cilën do t’ju kërkoj llogari. Vërtet, po lë mes jush dy gjëra me peshë: Librin e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit, dhe Pasardhësit e mi (‘Itreh).” Pastaj, ai (s) kapi dorën e ‘Alīut dhe e ngriti, duke thënë: “Ky ‘Alī është me Kur’anin dhe Kur’ani është me ‘Alīun. Ata s’do të ndahen nga njëri tjetri gjersa të më kthehen tek Haudi. Atëherë do t’i pyes se si janë trajtuar pas meje.”
Mes transmetuesve të këtij hadīthi janë:
Mjafton fakti për Imamët nga Pasardhja e Pastruar se rangu i tyre tek Allahu ngjan me atë të Librit, të cilit e pavërteta s’mund t’i afrohet as nga para as nga pas. Kaq duhet të mjaftojë si dëshmi që i kap njerëzit për qafe dhe i detyron t’i përmbahen medhhebit të atyre. Muslimani i vërtetë nuk pranon asnjë zëvendës për Librin e Allahut; si mundet ai atëherë të shmanget nga udha e atyre që janë shoqëruesit e tij të vetëm?
5) Thelbi i thënies së tij “Po ju lë atë që, për deri sa t’i përmbaheni, nuk do ju lërë kurrë të humbisni: Librin e Allahut dhe ‘Itre-n time” është se kushdo që nuk kapet pas të dyjave, do të humbasë në fund vetvetiu. Kjo mbështetet nga thënia e tij, bekime pastë mbi të e familjen e tij, në hadīthin e Dy Gjërave me Peshë, transmetuar nga Taberānīu:
“Mos ecni përpara tyre, ndryshe do mbaroni e mos i mësoni ata sepse janë më të ditur.”
Ibn Haxheri thotë:
“Pohimi i tij, ‘Mos u dilni atyre përpara, përndryshe do të merrni fund e mos i mësoni sepse janë më të ditur,’ është provë se çdonjëri prej tyre u ngrit në rangje e pozita fetare të larta dhe duhet parapëlqyer mbi të gjithë të tjerët,” gjer në fund të pohimit të tij.
(Referojuni kësaj në kreun që merret me testamentin e Profetit (s), në f. 135 të es-Sawā‘ik ul-Muhrike, pastaj pyeteni pse preferoi të ndiqte Esh‘arīun në parimet e fesë dhe katër juristët në degët e saj dhe si mundi të mbajë për të epërm ndaj tyre në transmetim hadīthesh njerëz si ‘Umrān ibn Hattāni e soji i tij nga khawarīxhët, duke pëlqyer mbi ta në tefsīr Mukātil ibn Sulejmānin, murxhi‘ītin që beson se Allahu ka trajtë fizike; dhe duke preferuar mbi ta në shkencat e etikës, edukatës, sjelljes dhe psikologjisë Ma‘rūfin dhe sojin e tij; dhe si e shpërfilli vëllain e wali-un e Profetit (s) dhe ekzekutuesin e vetëm të testamentit të tij. Pastaj pyeteni se si ndodhi që ai preferoi mbi pasardhësit e të Dërguarit të Allahut, bekime pastë mbi ta, pasardhësit e frikacakëve. Ç’do të bënte ai që u kthen shpinën pasardhësve të pastruar së Muhammedit (s) në tërë ato rangje aq të larta e obligime fetare, dhe pason gjurmëve të atyre që i kundërvihen atyre, me sahīh-ët e Dy Gjërave me Peshë dhe të ngjashmit me to? Dhe si mund të pretendojë se u përmbahet pasardhësve të pastruar, se hipën në barkën e tyre dhe se hyn në Portën e tyre të Pendimit?)
6) Ajo që e bën të detyrueshme të ndjekurit dhe të referuarit Ehl ul-Bejtit është ky hadīth i Profetit të Allahut, bekime pastë mbi të e familjen e tij:
“Gjasimi i familjes sime për ju është barka e Nuhit: kushdo që hip në të është i shpëtuar, dhe kushdo që i mbetet pas, fundoset”
(Hākimi e citon nga Ebū Dheri në faqe 151, vëll III, i veprës së tij Sahīh ul-Mustedrek.
[Ai përcillet edhe nga ‘Abdullāh ibn Zubejri, të cilin e citon Ibn Haxheri në el-Sawā‘ik ul-Muhrike dhe ndodhet në vëll. IX, f. 155 të Xhāmi’ us-Seghīr. Ebū Bekr Shihabuddīn Husejnī el-Shāfi‘ī thotë: “Dijetarët islamë kanë pohuar se Profeti (s) e krahasoi Ehl ulBejtin e tij të nderuar me Barkën e Nuhit, sepse gjithkush që hyri në të shpëtoi nga frika e stuhisë. Po kështu, ai që ndjek Ehl ul-Bejtin e Profetit (s) dhe përfiton nga drita e udhërrëfimit të tyre, siç na kanë bindur hadīthet të veprojmë, është i shpëtuar nga errësira e shkarjes dhe kërkon ndihmën e ndërmjetësve më të mirë te Zoti. Në të kundërt, ai që s’i ndjek dhe nuk e pranon statusin e tyre mbytet në oqeanet e humbjes dhe është i destinuar për në Skëterrë.”
(c.n. Rushfet ul-Sadi min Bahr Fadā’il Beni el-Nebī el-Hadī, Matba’eh ul-‘Ilmijje, Egjipt, 1303, f. 80). Po ashtu el-Muttekī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. I, f. 250;
Hadīthi përcillet nga të paktën tetë sahābë e tetë tabi’īnë, si dhe gjashtëdhjetë dijetarë e mëse nëntëdhjetë autorë sunni.
Si dhe pohimi i tij:
“Gjasimi i familjes sime midis jush është ai i barkës së Nuhit: kush hip në të ka shpëtuar e kushdo që i mbetet pas fundoset. Dhe gjasimi i familjes sime midis jush është Porta e Izraelitëve: kushdo që hyn në të është i falur.”
(Taberānīu e citon në el-Ewset nga Ebū Sa‘īdi. Është hadīthi 18 nga i 25-ti Arba’īn i veprës el-Arba’īn ul-Arba’īn, f. 216. [Po ashtu Hejthemīu në Mexhma’ uz-Zewā’id, vëll. IX, f. 168; Sujūtīu në Tarīkh ul-Khulefā’ e Xhāmi’ us-Seghīr, vëll. II, f. 22. Ky hadīth përcillet edhe në Musned elFirdeusī nga Ebū Sa‘īdi, me shtesën: ‘Ndaj, pas meje, kapuni për Ehl ul-Bejtin; pasuesit e së vërtetës. Me siguri ata nuk do të shmangen kurrë’.])
Merrni parasysh, gjithashtu, pohimin e tij:
“Yjet i mbrojnë banorët e tokës nga mbytja dhe Ehl ulBejti im e mbron ummetin tim nga mosmarrëveshjet. Nëse një fis nga arabët dallon (rreth urdhëresave të Allahut, të Lartësuarit e Fuqiplotit) prej tyre, atëherë të gjithë ata do të dallojnë dhe bëhen pala e Shejtanit.”
(Kjo citohet nga Hākimi në Mustedrek, f. 149, vëll. III, nga Ibn ‘Abbāsi. Hākimi shton: “Ky është një hadīth sahīh ndonëse (Bukhārīu e Muslimi) nuk e transmetuan.” [Ahmedi ibn Hanbeli citon nga ‘Alīu në Fadā’il us-Sahābeh, hadīthin: “Yjet janë siguri për banorët e qiejve; e nëse ato zhduken, banuesit e qiejve do të zhduken. Kurse Ehl ul-Bejti im janë siguri për banorët e tokës; ndaj, nëse ata zhduken nga toka, banorët e saj do të marrin fund” (Mu‘assise er-Risāleh, 1403 H., vëll. II, nr 1145). Ahmedi thotë: “Allahu Fuqiplotë, e krijoi tokën për hir të Profetit (s) të Tij dhe e mbajti në jetë me ekzistencën e Ehl ul-Bejtit të tij.” (c.n. el-Kundūzī el-Hanefī, Jenābī ul-Muwedde, f. 19)])
Kjo është krejtësisht e mjaftueshme ta obligojë ummetin t’i ndjekë ata dhe ta mbrojë ndaj të dalluarit prej tyre. Nuk mendoj se ka gjuhë më të qartë njeriu se ky hadīth për ta mbështetur argumentin tim.
7) Ajo që nënkuptohet nga fjala e tij, bekime pastë mbi të dhe pasardhësit e tij, ‘Ehl ul-Bejt’ është tërësia e tyre, bashkarisht, në të qenit Imamë të tyre, jo thjesht tërësia e tyre inkluzivisht, sepse ky status nuk është veçse dëshmi për Provat e Allahut - veçanërisht ata që nënkuptojnë Argumentet e Tij - siç do të gjykonin arsyeja e dija. Një grup dijetarësh të shquar nga shumica e kanë pranuar këtë, si p.sh. Ibn Haxheri në es-Sawā‘ik ulMuhrike. Disa prej tyre kanë thënë se ajo që nënkuptohet me ‘Ehl ul-Bejt’ të cilët përbëjnë siguri, janë dijetarët e tyre, sepse janë ata që qëndrojnë si yje udhërrëfyese, që kur të humbin, banorët e tokës do pësojnë atë ndaj së cilës u paralajmëruan ogurzisht. Ibn Haxheri thotë:
“Kjo do të ndodhë kur të shfaqet Mehdīu; hadīthi tregon se ‘Īsai do të falet pas tij dhe Dexhāli do të vritet gjatë kohës së tij. Pastaj, ngjarje të pazakonta do pasojnë njëra tjetrën...” gjer në fund, tek zbërthimi i ajetit 7, Kreu XI, f. 91 në es-Sawā‘ik ulMuhrike. Gjetkë ai tregon se i Dërguari i Allahut, bekime pastë mbi të dhe familjen e tij, u pyet njëherë: “Si do të jetojnë njerëzit pas tyre?” e ai u përgjigj: “Si një gomar, të cilit i është thyer shpina.”
(Referojuni mbylljes së kreut të tij mbi parashikimet e Profetit të shenjtë (s) për kohërat e vështira që do pasonin vdekjen e tij, pranë fundit të faqes 143 në Sawā’ik ul-Muhrike. E pyesim Ibn Haxherin: “Meqë ky është statusi që gëzojnë dijetarët e Ehl ul-Bejtit, përse atëherë ju ua kthyet shpinën?”)
8) Ju e dini që të ngjasuarit e tyre me barkën e Nuhit implikon se kushdo që mbështetet tek ata në çështjet e besimit, duke i mësuar rrënjët dhe degët e fesë nga Imamët e tyre të virtytshëm, me siguri do të shpëtojë nga Skëterra dhe kushdo që u mbetet pas është si ai që kërkoi strehë në mal gjatë përmbytjes, për ta shpëtuar nga vendimi i Allahut, por në fund ai u mbyt në ujë, (Referencë e hollë e autorit ndaj ajetit 11:43) ndërkohë që i dyti do të flaket në Zjarr, Allahu na ruajtë prej tij.
Arsyeja pse ata, paqe pastë mbi ta, krahasohen me Portën e Pendimit është se Allahu e ka bërë atë simbol të përuljes përpara Madhështisë së Tij dhe nënshtrim ndaj Gjykimit të Tij; prandaj ajo bëhet sebep për falje. Kjo është arsyeja për gjasimin. Ibn Haxheri, në zbërthimin e ajetit 7 nga Kur’ani Fisnik, në Kreun XI, f. 91, të veprës së tij es-Sawā‘ik ul-Muhrike, e pranon këtë kur, pas citimit të këtij hadīthi dhe të tjerëve si ai, thotë:
“Arsyeja e përngjasimit të tyre me Barkën është se ai që i do dhe i respekton vërtetësisht ata si mjete për të falënderuar Atë që u dhuroi atyre favore, duke ndjekur udhërrëfimin e dijetarëve të tyre, do shpëtojë nga errësira e përçarjes; dhe kushdo që u mbetet prapa fundoset në detin e mosmirënjohjes dhe do të shuhet në shtigjet e tiranisë.”
Pastaj, ai shton:
“Sa për Portën e Pendimit (duke nënkuptuar ngjashmërinë e tyre me të) Allahu e ka bërë të hyrit në atë portë, që me sa duket duhet të jetë ajo e Shittīmit në Jerusalem, në përulje e kërkim faljeje - arsye për shpëtim, ndaj Ai e bëri dashurinë e Ehl-i Bejtit arsye për shpëtimin e ummetit.”
(Merreni parasysh këtë pohim të tijin dhe tregomëni pse nuk ndoqi ai udhërrëfimin e Imamëve të tyre në degët dhe shtyllat e besimit, apo në parimet dhe bazat e jurisprudencës, ose në shkencat e hadīthit dhe Kur’anit, apo gjithçka tjetër lidhur me etikën, sjelljen dhe realizimin e brendshëm; dhe përse mbeti mbrapa duke u fundosur në oqeanet e atyre që mohojnë mirësitë e Allahut, duke rendur rrugëve të zullumit. Allahu e faltë për të gënjyerit ndaj nesh dhe të sulmuarit e pandershëm të bindjeve tona. [Porta e Pendimit përmendet në 2:58-9, 7:161-2.
Shejh Tabarsīu shkruan në Xhewāmi’ el-Xhāmi’ (vëll. I, f. 48), se “pasiqë u endën nëpër shkretëtirë për shumë vjet nga mëkatet dhe kokëfortësa e tyre, benī israilët morën bekimin dhe faljen e Allahut dhe u drejtuan te një oaz. Kur hynë në portën e tij, atyre iu kërkua të përkuleshin në shenjë respekti e të thonin ‘hittah’ (pendesë). Transmetohet se Porta e Pendesës ishte ndërtuar aq e ulët, saqë atyre u duhej të përkuleshin pak që të hynin, për të përmbushur urdhrin e Zotit. Por ata hynë me gjunjët e thyer dhe kokat lart, në vend që të hynin të përulur. Vërtet, ata s’u përulën përpara Allahut xh.sh. Madje në vend të fjalës ‘hittah’, disa prej tyre shqiptuan fjalë të ngjashme duke u tallur dhe u ndëshkuan.” Të shihet shënimi në faqen 38 të përkthimit të Kur’anit në shqip.)
Librat sahīh pohojnë mutewātir se ndjekja e Ehl-i Bejtit është e detyrueshme, sidomos duke cituar ‘Itre-n e pastruar. Sikur të mos e përkulja penën nga frika se mos ju mërzis, do ta kisha shkoqitur në hollësi, por kaq sa shënova këtu duhet të mjaftojë për çështjen, Wesselam.
Sinqerisht,
Sh