LETRA 69

10 Sefer 1330

 

Argumenti i Mohuesve të Testamentit

 

Ehl ul-sunne we’l-xhemā‘a e mohojnë këtë wasijet thjesht për shkak të asaj që ka transmetuar Bukhārīu në Sahīh, ku ai citon el-Eswedin me fjalët: “I thanë njëherë ‘Ā’ishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Profeti kishte bërë një testament për ‘Alīun, (Ky hadīth citohet nga Bukhārīu në Kitāb ul-Wesāje, f. 83, vëll. II i Sahīh-ut të tij, si dhe në kreun mbi sëmundjen dhe vdekjen e Profetit (s), f. 64, vëll. III. Ai citohet nga Muslimi në f. 64, vëll. III i Sahīh-ut të tij, si dhe në kreun mbi testamentin e Profetit, në f. 14, vëll. II i të njëjtit.) dhe ajo u përgjigj: ‘Kush jua tha? E pashë Profetin, teksa po e shtrija mbi gjoksin tim, kur ai urdhëroi t’i sillnin një legen; unë mezi e dallova sa shpejt u lëshua dhe vdiq; prandaj, si mund t’i ketë bërë ai ndonjë testament ‘Alīut?”  

(Ju me siguri e dini që dy Shejhët e kanë përcjellë me qëllim këtë hadīth gjatë diskutimit të testamentit të Profetit (s) për ‘Alīun, sepse ata që asokohe pohonin se Profeti i kishte lënë një testament ‘Alīut s’ishin ndarë akoma nga radhët e ummetit. Ata qenë nga sahabët ose nga tabi’īnët që patën kurajon të tregonin sheshit atë që do ta bënte të pakënaqur nënën e besimtarëve dhe do i kundërvihej politikës së kohës; për këtë arsye, ajo, Allahu qoftë razi me të, u trondit mjaft kur dëgjoi hadīthin e tyre.

Kjo shihet në pohimin e saj replikues, një pohim që është nga më të dobëtat përgjigje. Imam el-Sindī, në komentin e tij të këtij hadīthi në Sunen-in e Nesā‘īut, siç shkruhet në f. 241, vëll. VI (Dār ul-Misrijje, el-Ez’her), ka thënë: “Është krejt e qartë që një hadīth i tillë [nga umm ul-mu‘minīn ‘Ā’ishe] nuk e përjashton ekzistencën e testamentit përpara pohimit të saj, e as që provon se ai (s) kishte vdekur papritur, pa mundur të linte testament ose që mund të kishte menduar të vepronte kështu, pasi ai e mori vesh se fundi i tij po afrohej edhe përpara se të sëmurej, pastaj mbeti i sëmurë për ditë me radhë...” gjer në fund të pohimit të tij. Nëse e shkoqitni këtë pohim, ju do ta gjeni atë mjaft të fortë.)

 

Po aty, autori citon burime të tjera që e citojnë ‘Ā’ishen duke thënë:

“I Dërguari i Allahut dha shpirt kur ishte midis barkut dhe gushës sime” dhe ajo citohet shpesh duke thënë: “Ai vdiq i mbështetur në gjoksin tim”, e mund të ketë thënë: “Ai vdiq teksa koka e tij ishte mbi kofshën time.”  

(Pohimet e saj: “Ai vdiq në gjoksin tim” dhe “Ai vdiq midis barkut dhe gushës sime” janë të regjistruara në kreun mbi sëmurjen dhe vdekjen e tij në Sahīh ulBukhārī. Sa i përket pohimit të saj “Ai vdiq ndërkohë që koka e tij ishte mbi kofshën time”, ai gjendet në një kaptinë tjetër ku autori diskuton sëmundjen dhe vdekjen e tij pa një kre përkatës.)

 

Atëherë, sikur të kishte patur ndonjë testament, ajo do ta kishte ditur. Në Sahīh Muslim, në kreun mbi wasijetin, në f. 14, vëll. II, autori citon ‘Ā’ishen duke thënë:

“I Dërguari i Allahut (s) nuk la asnjë dinar e asnjë dirhem, as ndonjë deve mashkull apo femër, e as ndonjë testament.”

Në të dy sahīh-ët, në kreun mbi wasijetin, Talha ibn Masrifi citohet duke thënë:

“E pyeta ‘Abdullāh ibn Ebū ‘Eufen: ‘A la Profeti ndonjë testament?’ Ai u përgjigj: ‘Testamenti i tij është Libri i Allahut."

Meqenëse këto hadīthe janë më të sakta se ato që ju cituat, dhe përfshihen në të dy sahīh-ët, ndërsa ato që ju cituat jo, ato mund të sillen si argumente të pakundërshtueshme, Wesselam.

 

Juaji,

S

 


LETRA 70

11 Sefer 1330

 

I Testamenti Nuk Mund të Mohohet,

II Përse është Refuzuar Ai,

III Argumentet e Refuzuesve Nuk janë Bindëse,

IV Arsyeja dhe Intelekti e Kërkojnë atë Medoemos.

 

1) Testamenti i Profetit për ‘Alīun s’mund të mohohet, sepse nuk ka asnjë dyshim që ai ia besoi atij, duke i lënë porosi dijen e urtinë e tij, siç theksuam te Letra 66, t’ia lante trupin, ta mbështillte e ta varroste,

(Në f. 66, Pj. 2, vëll. II i Tabakāt-it të tij, Ibn Sa‘di citon ‘Alīun që thotë:

“Profeti (s) kishte udhëzuar që askush përveç meje s’duhej t’i jepte atij guslin e xhenazes.” Si Ebū’l-Shejhu dhe Ibn ul-Nexhāri, siç tregohet në f. 54, vëll. IV i Kenz ul-‘Ummāl-it, citojnë ‘Alīun duke thënë:

“I Dërguari i Allahut (s) më kishte udhëzuar me fjalët:

‘Kur të vdes, më laj dhe përdor shtatë calikë uji.”

Ibn Sa‘di, duke diskutuar guslin e fundit të Profetit, në f. 63, Pj. 2, vëll. II i Tabakāt-it, citon ‘Abdul-Wāhid ibn Ebū ‘Ewānen që thotë se kur i Dërguari i Allahut (s) u sëmur para vdekjes, ai tha:

“O ‘Alī! Ti duhet të më lash kur të vdes.” ‘

Alīu tha: “Unë i dhashë atij gusl e çdo pjesë e trupit të tij ishte shumë e ndjeshme ndaj prekjes sime.”

Si Hākimi, në f. 59, vëll. III i Mustedrek-ut të tij dhe Dhehebīu në Telkhīs, citojnë ‘Alīun me fjalët:

“I dhashë të Dërguarit të Allahut (s) guslin e varrimit dhe prita të shihja se si do e ndikonte vdekja trupin e tij, por nuk vërejta asnjë ndryshim: trupi i tij kundërmonte po aq këndshëm sa dhe kur ai ishte gjallë.”

Ky hadīth citohet nga Sa‘īd ibn Mensūri në librin e tij të traditave, nga el-Merwāzi në Xhenā’iz, nga Ebū Dā‘ūdi në Meresīl, nga Ibn Mā‘ini e Ibn Ebū Shejbe në librin e tij të traditave dhe është hadīthi 1094, f. 54, vëll. IV në Kenz ul-‘Ummāl. Bejhekīu citon në librin e tij të hadīthit ‘Abdullāh ibn el-Hārithin duke thënë:

“‘Alīu i dha Profetit guslin e varrimit, ndërkohë që trupi i Profetit ishte i mbështjellë në një këmishë”

dhe ky është hadīthi 1104, f. 55, vëll. IV në Kenz ul-‘Ummāl. Ibn ‘Abbāsi citohet me fjalët:

“‘Alīu ka katër cilësi që askush tjetër s’i pat ndonjëherë: ai është i pari që u fal në praninë e të Dërguarit të Allahut (s); ai e shoqëroi atë në të gjitha betejat; ai qëndroi me të kur të tjerët ia mbathën për të shpëtuar jetën dhe ai është personi që drejtoi guslin e tij dhe e futi në varr.”

Kjo citohet nga Ibn ‘Abd el-Berri në biografinë e ‘Alīut në el-Istī‘āb, [vëll. II, f. 470] dhe Hākimi në f. 111, vëll. III i Mustedrek-ut. Ai citon dhe Ebū Sa‘īd elKhudrīun duke pohuar se i Dërguari i Allahut (s) i ka thënë ‘Alīut:

“O ‘Alī! Ti je ai që duhet të më lash, të shlyesh borxhet e mia e të më zbresësh në varr.”

Kjo citohet edhe nga el-Dejlemīu, dhe është hadīthi 2583, f. 155, vëll. IV i Kenz ul-‘Ummāl-it. ‘Umeri citohet duke thënë se i Dërguari i Allahut (s) i tha një herë ‘Alīut:

“Ti duhet të më lash dhe varrosësh mua”,

sipas hadīthit në f. 393, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummālit. Në shënimin e f. 45, vëll. V i Musned-it të Ahmedit, ‘Alīu citohet duke thënë:

“E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) të thotë: ‘Më janë dhuruar pesë nga dëshirat e mia lidhur me ‘Alīun, të ngjashmet e të cilave nuk i janë dhuruar asnjë profeti në lidhje me askënd. E para është se ai është personi që do më shlyejë borxhin dhe do të më varrosi...”,

gjer në fund të hadīthit të cituar në fillim të f. 403, vëll. VI në Kenz ul-‘Ummāl. Dhe kur e vendosën në shtrat e njerëzit deshën t’i falnin xhenazen, ‘Alīu tha:

“Askush nuk duhet të jetë Imam në një namaz të tillë, sepse i Dërguari i Zotit (s) është Imami juaj gjallë e vdekur.”

Njerëzit hynin në grupe e qëndronin në rreshta pa Imam. Ata bënin tekbīr ndërkohë që ‘Alīu qëndronte pranë trupit të Profetit të Allahut (s) duke thënë: “Paqja qoftë mbi ty o i Dërguar, dhe mëshira e bekimet e Allahut; dëshmojmë, o Zot Fuqiplotë, se ai e përcolli atë që i shpalle, e këshilloi ummetin e vet, dhe luftoi në rrugën e Allahut gjersa Ai, i Madhëruari, i Gjithdijshmi, e lartësoi fenë e Tij, dhe misioni i tij u krye.

O Zot! Përfshina me ata që ndjekin atë që i shpalle atij, na bëj të fuqishëm në bindjen tonë, dhe na i ribashko shpirtrat në shoqërinë e tij”, dhe njerëzit përgjigjeshin me “Āmīn, Āmīn.”

Kjo vazhdoi gjersa tërë burrat, pastaj gratë dhe më pas fëmijët e falën namazin. Ky hadīth citohet shprehimisht nga Ibn Sa‘di në diskutimin e tij se si iu dha gusli i varrimit Profetit, në Tabakāt. Të parët që hynë për të shprehur respekt ishin hāshimītë, pastaj muhāxhirët, pastaj ensārët e të tjerët. Të parët që ia falën xhenazen ishin ‘Alīu dhe ‘Abbāsi të cilët qëndruan përbri njëri tjetrit dhe bënë pesë tekbīrë.)

 

të paguante borxhet e tija, të përmbushte premtimin e vet në emrin e tij, t’i shlyente huatë e mëdha,

(Hadīthet lidhur me këtë raportohen mutewātir nga pasardhësit e pastruar (‘a). Mjafton për ju ajo që citohet në el-Kebīr nga Taberānīu prej Ibn ‘Umerit, dhe nga Ebū Ja‘līu në Musned, prej ‘Alīut. I pari citon një hadīth të veçantë ku i Dërguari i Allahut (s) thotë:

“O ‘Alī! Ti je vëllai e viziri im dhe ti do të paguash borxhet e mia në emrin tim, do përmbushësh zotimin tim dhe do të ma çlirosh ndërgjegjen.”

Ju mund ta gjeni këtë hadīth në f. 155, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, nga Ibn ‘Umeri. Në f. 404, vëll. VI i po asaj reference, ‘Alīu citohet duke pohuar të njëjtën. Të shumtë janë ata që kanë cituar el-Buweisirin duke thënë se transmetuesit e këtij hadīthi janë të besuar.

Ibn Merdewejhi dhe Dejlemīu, siç pohohet në f. 155, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl, citojnë Selmān Fārsīun duke treguar se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë:

“‘Alī ibn Ebū Tālibi i përmbush zotimet e mia në emrin tim, dhe m’i shlyen borxhet.”

El-Bezzāzi, siç pohohet në f. 153, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl, tregon të njëjtën. Ai po ashtu citohet nga Imam Ahmed ibn Hanbeli në f. 164, vëll. IV, i Musned-it të tij nga Habeshī ibn Xhenāde që thotë:

“E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (s) duke thënë: ‘Askush s’i shlyen borxhet e mia përveç meje ose ‘Alīut’.”

Ibn Merdewejhi, siç pohohet në f. 401, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it, citon ‘Alīun duke thënë se kur u shpall ajeti {dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd}, i Dërguari i Alahut (s) tha:

“‘Alīu paguan borxhin tim dhe e përmbush zotimin tim në emrin tim.”

Sa‘di thotë se në ditën e Xhuhfes, i Dërguari i Allahut, pasi kapi ‘Alīun për dore, mbajti një fjalim ku falënderoi dhe madhëroi Allahun e pastaj tha:

“O njerëz! Unë jam wali-u i juaj.” Ata thanë: “Të vërtetën the, O i Dërguari i Allahut!” Pastaj ia ngriti dorën ‘Alīut e tha: “Ky është i zgjedhuri si wali-u im; ai do shlyejë borxhin tim në vendin tim.” Katade thotë:

“‘Pas Profetit, Alīu kreu disa porosi (në emër të tij) njëra nga të cilat thuhet të jetë pagimi i pesëqindmijë dirhemëve.” ‘Abdur-Rezzāku u pyet: “A la Profeti (s) ndonjë testament lidhur me këtë?” Ai u përgjigj: “Po; unë s’e dyshoj aspak se Profeti i ka lënë testament ‘Alīut; përndryshe, askush nuk do e kishte lejuar t’ia paguante i vetëm borxhin Profetit (s).”

Ky hadīth citohet nga autori i Kenz ul-‘Ummāl-it në f. 60, vëll. IV, me nr. 1170.)

 

Dhe t’u shpjegonte njerëzve pas tij të gjitha çështjet në të cilat ata dallonin lidhur me dispozitat e Allahut, të Lartësuarit e të Madhëruarit.  (Tekste autentike kanë pohuar njëzëri se ai (s) ia besoi ‘Alīut t’i sqaronte ummetit çdo çështje të paqartë për të cilën ata debatonin pas tij. Ju mjaftojnë si prova hadīthet 11 e 12 në Letrën 48, përveç të tjerëve që kemi cituar tashmë, si dhe të tjerëve që nuk i kemi cituar për shkak të të qenit të tyre tepër të mirënjohur) 

 

Ai gjithashtu e ngarkoi ummetin që ta merrte ‘Alīun si mëkëmbësin e tij, (Kjo shpjegohet në Letrat 36, 40, 54, dhe 56) 

 

 vëllain e tij, (Vëllazërimi midis Profetit dhe wasi-ut përcillet mutewātir dhe ju mjafton si provë për vërtetësinë e tij ajo që kemi cituar në Letrat 32 e 34.) 

 

babain e pasardhësve të tij, (Të qenit e tij baba i pasardhësve të Profetit (s) kuptohet vetiu. Ai (s) i ka thënë ‘Alīut: “Ti je vëllai im dhe babai i pasardhësve të mi; ti do të luftosh për Sunne-tin tim.”

Ky hadīth citohet nga Ebū Ja‘līu në Musned, siç pohohet në f. 404, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl; transmetuesit e tij janë të gjithë besnikë siç e pranon elBuseiri. Ai citohet gjithashtu në Menākibin e Ahmedit, siç pohohet në mbyllje të kr. II, Pj 9, f. 74 e Sawā‘ik ul-Muhrike të Ibn Haxherit. Ai (s) ka thënë gjithashtu:

“Allahu e ka vendosur pasardhjen e çdo profeti në kërbishtin e tij, kurse timen në kërbishtin e ‘Alīut.”

Ky hadīth citohet nga Taberānīu në el-Kebīr prej Xhābirit e nga Khātibi në Tarīkh prej Ibn ‘Abbāsit. Ai është hadīthi 2510, f. 152, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl. Dhe ai ka thënë:

“Të gjithë pasardhësit e grave u përkasin burrave të tyre përveç atyre të Fātimesë, sepse unë jam wali-u dhe babai i tyre.”

Kjo citohet nga Taberānīu prej ez-Zehrāsë dhe përfshihet nga Ibn Haxheri në Kreun II, Pj 11 në es-Sawā‘ik ul-Muhrike, f. 122. Taberānīu e citon edhe prej Ibn ‘Umerit siç referohet në të njëjtën faqe. Hākimi citon diçka të ngjashme në Mustedrek f. 164, vëll. III, duke shtuar:

“Transmetuesit e këtij hadīthi janë besnikë, ndonëse [Bukhārīu e Muslimi] nuk e regjistruan.”

Sipas një hadīthi të cituar nga Hākimi në Mustedrek dhe Dhehebīu në Telkhīs, duke ia pranuar që të dy vërtetësinë falë mbështetjes së të dy Shejhëve, Profeti (s) ka thënë: “Sa për ty o ‘Alī, ti vërtet, je vëllai im dhe babai i pasardhësve të mi; ti je prej meje dhe për mua”, gjer në fund të listës së teksteve të tilla të vërtetësishme.)

 

vizirin e tij,

(Drejtojuni teksteve lidhur me qeverisjen e ‘Alīut, si p.sh. pohimi i tij (s): “Ti je ndaj meje në të njëjtin status si Harūni për Mūsain”, siç shpjeguam në Letrën 26 e gjetkë. Po ashtu, thënia e tij në hadīthin e tërheqjes së vërejtjes familjes së tij: “Cili nga ju, atëherë, do më mbështesë në misionin tim?” ‘Alīu u përgjigj: “Unë, o i Dërguari i Allahut (s), do të doja të jem mbështetësi yt në këtë çështje”, siç citohet në Letrën 20. Allahu ia shpërbleftë Imam Ebū Sejrit për kryeveprën e tij poetike ku ai thotë: Dhe viziri i kushëririt të vet u përpoq si luftëtar Nga njerëzit e shtëpisë së tyre janë vizirët më të parë. Heqja e perdes së gajbit aspak s’ia rrit atij besimin, Porsi diellit shkëlqyes - asgjë s’ia zbeh atij ndriçimin.)

 

të besuarin e tij,

(Ummeti pajtohet njëzëri se në Kur’an ka një ajet të implementuar veç nga ‘Alīu, gjer në Ditën e Gjykimit. Ai është ajeti i ngjitjes [nexhwe] në Sūren el-Muxhādile. Kjo është pohuar njëzëri si nga përkrahësit ashtu dhe nga kundërshtarët e tij të cilët citojnë lidhur me këtë shumë tekste që mbahen të vërteta nga të dy Shejhët, të njohura si nga të përzotshmit, ashtu dhe të paudhët. Mjafton për ju ajo që citohet nga Hākimi në f. 482, vëll. II, i elMustedrek-ut dhe nga Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek. Drejtojuni gjithashtu zbërthimit të ajetit në tefsīrët e Tha‘lebīut, Taberīut, Sujūtīut, Zemakhsherīut, Rāzīut etj. Në Letrën 74, do të mësoni për dy hadīthe të përcjella nga Ummi Seleme e ‘Abdullāh ibn ‘Umeri mbi dialogun konfidencial mes Profetit (s) e ‘Alīut menjëherë para vdekjes së Profetit, e do të njiheni me diskutimin e tyre konfidencial në ditën e Tā’ifit dhe pohimin e të Dërguarit të Allahut (s): “Nuk jam unë ai që i besoi atij; është Allahu Ai që e bëri këtë”; si dhe bisedat e tyre konfidenciale gjatë kohës së ‘Ā’ishes; ndaj, thellohuni mbi atë.)

 

të porositurin e tij,

(Mjafton për ju si tekst për të vërtetuar se ai është wali-u i tij, pohimi i tij (s) i cituar nga Ibn ‘Abbāsi, përmendur në Letrën 22: “Ti je wali-u në vendin tim, në këtë jetë dhe në tjetrën.” Ky hadīth qëndron mbi truall të fortë sipas kërkesave të fesë së Islamit; prandaj, s’ka nevojë të hyhet në hollësira.)

 

zëvendësin e tij,

(Për tekstet e testamentit, ju mjafton juve ajo që dëgjuat në Letrën 68.)

hyrjen te dija e tij sipas hadīthit 10 te Letra 48,Portën e Pendimit të ummetit të tij sipas hadīthit 14 te Letra 48, sigurinë dhe barkën e shpëtimit të tij, siç dëshmojnë hadīthet që cituam në Letrën 8. Të bindurit ‘Alīut është po aq e rëndësishme sa të bindurit vetë Profetit sipas hadīthit 16 të cituar në Letrën 48 e të tjerëve. Të ndjekurit e tij është e barabartë me të ndjekurit e Profetit (s); braktisja e tij është braktisja e Profetit, sipas hadīthit 17 të cituar në Letrën 48 dhe të tjerëve, se ai (s) është në paqe me atë që është në paqe me të dhe është armiku i kujtdo që ushqen armiqësi ndaj tij, (Ky hadīth citohet nga Imam Ahmedi prej hadīthit të Ebū Hureires në f. 442, vëll. II, i Musned-it. Ai thotë se i Dërguari i Allahut (s) vështroi ‘Alīun, Fātimenë, Hasanin, dhe Huseinin, paqe pastë mbi ta, e tha: “Unë i shpall luftë kujtdo që ju lufton juve, dhe paqe kujtdo që është i paqtë ndaj jush.” Në një tjetër hadīth të saktë, ai (s) gjithashtu ka thënë, kur i mbuloi ata me një mbulojë: “Unë i shpall luftë kujtdo që i lufton ata, dhe paqe kujtdo që është i paqtë ndaj tyre.” Ky hadīth transmetohet nga Ibn Haxheri kur shpjegon ajetin e parë që ai pohon se u shpall në nderim të tyre në Kap. I, Pj 11 e Sawā‘ik ul-Muhrike, duke dhënë shpjegime të hollësishme për pohimin e tij: “Luftimi kundër ‘Alīut është luftim kundër meje dhe paqja me ‘Alīun është paqe me mua.”)

 

miku i atij që miqëson atë dhe armiku i kujtdo që i kundërvihet atij;

(Drejtojuni hadīthit 20 në Letrën 48. Pohimi i tij mutewātir:

“O Zot! Bëhu mik i atij që e miqëson atë, dhe bëhu armik i kujtdo që armiqësohet ndaj tij” duhet, inshallāh, të mjaftojë. Ju e dëgjuat në Letrën 36 pohimin e tij të cituar nga Burejde: “Kushdo që e urren ‘Alīun më urren dhe mua, dhe kushdo që e braktis ‘Alīun më braktis dhe mua.”

Një tjetër hadīth mutewātir është pohimi i tij (s): “S’e do atë [‘Alīun] askush përveç besimtarit, dhe s’e urren atë asnjeri pëveç hipokritit.” [Asnjë muhadīth s’e ka dyshuar këtë thënie të Profetit (s). Ajo përcillet nga ‘Abdullāh ibn ‘Abbāsi, ‘Imrān ibn ul-Huseini, Umm ul-Mu’minin Ummi Selemeh, ..., dhe Imam ‘Alīu, që tregon:

“Për Atë Zot që shpërthen farën e jep shpirtin, i Dërguari i Allahut më ka bërë një premtim të vërtetë, që: askush nuk do më dojë, përveç besimtarit, e askush nuk do më urrejë, përveçse hipokriti.”

(Muslimi në Sahīh, vëll. I, f. 60; Tirmidhīu në Xhāmi‘ usSahīh, vëll. V, ff. 635, 643; Nesā‘īu në Sunen, vëll. VIII, ff. 115-7; Ibn Māxheh në Sunen, vëll. 1, f. 55; Ahmedi në Musned, vëll. 1, ff. 84, 95, 128; vëll. VI, f. 292; Ebū Hātimi në Ilāl ul-Hadīth, vëll. II, f. 400; Ibn Haxher el-‘Askalānī në Isābeh, vëll. II, f. 509; Ebu Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. IV, f. 185; el-Hejthemī në Mexhmā’ uz-Zewā‘id, vëll. IX, f. 133; Ibn Kethīri në el-Bidaje we’n-Nihaje, vëll. VII, f. 354; Ibn ‘Athīri në Xhāmi‘ ul-‘Usūl, vëll. IX, f. 473; Ibn elMeghāzilī el-Shāfi‘ī në Menākib, ff. 190-5; Ibn ul-Athīri në Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, f. 26; Ibn ‘Abdul-Berri në Istī‘āb, vëll. III, f. 1100; el-Khātibi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. II, f. 255; vëll. VIII, f. 417; vëll. XIV, f. 426. Ebū Dher el-Ghifārīu, Ebu Sejjid elKhudrīu, ‘Abdullāh ibn Mes’ūdi e Xhābir ibn ‘Abdullāhu citohen duke thënë: “Ne ishim mësuar t’i dallonim hipokritët nga urrejtja që ushqenin ndaj ‘Alī bin Ebī Tālibit (Tirmidhīu në el-Xhāmi‘ us-Sahīh, vëll. V, f. 635; Hākimi në Mustedrek, vëll. III, f. 129; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. VI, f. 294; el-Hejthemī në Mexhma’ uzZewā‘id, vëll. IX, ff. 132-3; Ibn ‘Athīri në Xhāmi‘ ul-‘Usūl, vëll. IX, f. 473; Sujūtīu në Durr ul-Menthūr, vëll. VI, ff. 66-7; el-Khātibi në Tarīkh ul-Baghdād, vëll. XIII, f. 153; Muhibb et-Taberīu në Rijād un-Nedīreh, vëll. II, ff. 214-5; Ibn ‘Abdul-Berri në elIstī‘āb, vëll. III, f. 1100; Ibn ul-Athīri në Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, ff. 29-30).] Ky, për Allah, është betimi i Profetit ummi (s).)

 

 ai që e do atë duhet nga Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe kushdo që e urren atë urren dhe Allahun e të Dërguarin e Tij, sipas hadītheve 19, 20 e 21 të cituar në Letrën 48 dhe sipas të tjerëve. Ai që është mik i tij, është mik i të dyve, e kushdo që i kundërvihet atij në të vërtetë i kundërvihet të dyve, sipas hadīthit 23 të cituar po aty;

 

kushdo që e lëndon atë i lëndon edhe ata;

(Shqyrtoni pohimin e tij (s), të përcjellë nga ‘Umer ibn Shāshi: “Kushdo që e lëndon ‘Alīun më lëndon dhe mua”, që citohet nga Ahmedi në f. 483, vëll. III i Musned-it, nga Hākimi në f. 123, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe nga Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek ku ai ia pranon vërtetësinë. Bukhārīu e ka cituar atë në Tarīkh, Ibn Sa‘di në et-Tabakāt, Ibn Ebū Shejbe në Musned dhe Taberānīu në elKebīr. Ai ndodhet në f. 400, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl-it.)

 

 kushdo që e shan atë, shan edhe Allahun e të Dërguarin e Tij, sipas hadīthit 18 te Letra 48, si dhe të tjerëve. Ai është Imami i të udhëzuarve, shfarosësi i të shthururve; kushdo që e mbështet atë mbështetet nga Zoti, dhe kushdo që e braktis atë, braktiset nga Fuqiploti, sipas hadīthit të parë në atë Letër dhe të tjerëve; ai është kujdestari i muslimanëve dhe Imami i të drejtëve, prijësi i të devotshmëve nga më të mirët e njerëzve, sipas hadītheve 2, 3, 4 dhe 5 në Letrën 48; ai është flamuri i udhërrëfimit, Imami i robërve të Allahut, fanari i të bindurve ndaj urdhëresave të Tij, Fjala të cilën Allahu ua urdhëroi besimtarëve, sipas hadīthit 6 po aty dhe sipas të tjerëve; ai është Siddīku ekber, Farūku i ummetit dhe kreu i besimtarëve, sipas hadīthit 7 po aty dhe sipas të tjerëve. Statusi i tij është si ai i Furkānit të Madh dhe Përkujtimit të Urtë.

(Merrni parasysh, lidhur me këtë, atë që dëgjuat në Letrën 8 duke cituar Sihāh ul-Thekalein, sepse ata ua tregojnë të vërtetën atyre që kanë sy për të parë, dhe ju tashmë e keni mësuar nga Letra 50 se “‘Alīu është me Kur’anin dhe Kur’ani është me ‘Alīun; ata nuk do të ndahen kurrë nga njëri tjetri.)

 

Ai është për Profetin në të njëjtën pozitë që ishte Harūni për Mūsain, siç është sqaruar në Letrat 26, 28, 30, 32, e 34, dhe pozitën e Profetit ndaj Zotit të Tij, sipas hadīthit 13 të Letrës 48 e sipas të tjerëve, dhe si pozita e kokës së Profetit ndaj trupit të tij, sipas hadīthit të cituar në Letrën 50 dhe të tjerëve, tek të cilët po ju drejtojmë duke ju sugjeruar të shihni komentin tonë. Ai është si vetja e Profetit sipas āje mubāhile dhe hadīthit të cituar nga Ibn ‘Aufi, në Letrën 50. Allahu, i Lartësuari dhe i Madhëruari, u hodhi një sy banuesve të tokës dhe zgjodhi atë nga mesi i tyre siç u qartësua nga hadīthet që cituam në letrën 68. Ju mjafton zotimi i tij, Ditën e ‘Arafātit gjatë Haxhit të Lamtumirës, se askush nuk e kryen përgjegjësinë e Profetit përveç vetë atij ose ‘Alīut,

(Vetë arsyeja e gjykon të pamundur që Profeti (s) të ketë urdhëruar diçka e t’i ketë kërkuar fuqimisht ummetit të tij t’i përmbahej asaj dhe vetë ai të mos ketë vepruar ashtu. Atij i duhej një testament për të caktuar përfaqësuesin e tij, dhe për të marrë parasysh jetimët të cilëve u nevojitej dëshpërueshëm një kujdestar. Allahu është lart neglizhimit të trashëgimisë së tij të çmuar, e cila përfshin ligjet dhe dispozitat e Tija, dhe Allahu qëndron përmbi të lënit e jetimëve e të vejave të tij, që janë banuesit e tokës gjërë e gjatë, të kuturisen në errësirë, duke shkuar poshtë e lart siç donin ata, pa një kajjim me anë të të cilit argumenti i Allahut ndaj tyre bëhet i plotë. Gjithsesi, edhe logjika e thjeshtë gjykon vetvetiu se ai duhet të ketë lënë një testament për ‘Alīun, ngaqë ne e pamë se si Profeti ia besoi atij larjen dhe parfumosjen e trupit të tij, mbështjelljen e varrosjen e tij, pagimin e borxheve të tija të mëdha dhe pastrimin e ndërgjegjes, dhe të sqaruarit të asaj mbi të cilën njerëzit dallojnë rreth besimit të tyre pas tij... etj, siç u përmend në fillimin e kësaj Letre.) gjer në fund të gjithë atyre cilësive të tilla që s’mund t’i pretendojë askush përveç një wasi-u dhe ata që gëzojnë status të veçantë me Profetin; ndaj, si mund ta mohojë i urti wasijetin e Profetit (s), apo ta evitojë atë, përveçse nga interesi? E ç’është një testament veç të besuarit e dikujt me çështje të tilla?

 

2) Sa për ndjekësit e katër medhhebeve, cilido nga ata që e mohon atë e bën këtë duke menduar se të pranuarit e tij do ta rrezikojë legjitimitetin e khilāfetit të tre Imamëve.

 

 

 3) Ne nuk mund ta pranojmë argumentin e tyre vetëm pse mbështetet mbi çfarë ka thënë Bukhārīu apo të tjerët. Ata citojnë Talha ibn Masrifin duke thënë: “E pyeta ‘Abdullāh ibn Ebī ‘Aufen: ‘A la Profeti ndonjë testament?’ Ai u përgjigj: ‘Jo.’ Unë e pyeta: ‘Si ua urdhëroi ai njerëzve të shkruanin testamentet e tyre ndërkohë që ai vetë s’e bëri këtë?’ Ai u përgjigj: ‘Testamenti i tij është Libri i Allahut’.” Ky hadīth nuk konfirmohet nga burimet tona; ai s’është veçse një trillim i kërkuar nga politikanë të caktuar. Pavarësisht nga kjo, sahīh-ët e ‘Itres së Pastruar janë mutewātir lidhur me çështjen e testamentit; prandaj, le të mos merren parasysh të gjitha tekstet që nuk puqen me ta.

 

4) E megjithatë, çështja e testamentit madje nuk kërkon asnjë argument, falë diktatit të arsyes dhe logjikës së shëndoshë. Nëse diçka zgjat, ajo buçit dhe qëndron në këmbë vetë Sepse Dielli, patjetër, e shpërbën atë që është e pavërtetë Sa i përket hadīthit të Bukhārīut nga Ibn Ebī ‘Aufe, që pretendon se Profeti, bekime pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, ka lënë si testament Librin e Allahut, ai është një pohim të cilit i pritet bishti, sepse ai e kishte urdhëruar ummetin e tij të kapej njëherësh pas të Dyja Gjërave me Peshë, duke e paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjes nëse vepronte ndryshe, dhe njoftuar se ato të dyja s’do të ndaheshin kurrë nga njëra tjetra gjersa ta takonin atë tek Burimi. Sahīh-ët tanë nga burimet e pasardhësve të pastruar janë mutewātir lidhur me këtë; ndaj, ju mund t’u drejtoheni sahih-ëve të tjerë të cituar në Letrat 8 e 54, Wesselam.

 

Juaji,

Sh