LETRA 35

27 Dhu’l-Hixhe 1329

 

Kërkesa për të Tjera Tekste

 

Allahu jua bekoftë babanë! Sa elokuente argumentet tuaja dhe sa bindëse! Ju lutem kini mirësinë e vazhdoni duke përmendur pjesën tjetër të teksteve të qarta mutewātir, dhe paqe pastë me ju.

 

Sinqerisht,

S

 


LETRA 36

29 Dhu’l-Hixhe 1329

 

I Hadīthi i Ibn ‘Abbāsit

II Hadīthi i ‘Imrānit,

III Hadīthi i Burejdes,

IV Hadīthi i Dhjetë Meritave Ekskluzive,

V Hadīthi i ‘Alīut,

VI Hadīthi i Wehābit,

VII Hadīthi i Ebū ‘Āsimit.

 

1) Drejtojuni asaj që ka raportuar Ebū Dā‘ūd et-Tejālisīu, siç pohohet në një kaptinë rreth ‘Alīut në el-Istī‘āb me autoritetin e Ibn ‘Abbāsit, që citohet duke pohuar:

“I Dërguari i Allahut i ka thënë ‘Alī ibn Ebī Tālibit: ‘Ti je fill pas meje si wali i çdo besimtari."

(Këtë e citon Ebū Dā‘ūdi dhe autorë të tjerë të librave të hadīthit nga Ebū ‘Awane el-Waddāh ibn ‘Abdullāh el-Jeshkurīu me këtë zinxhir: Ebū Balxh Jahjā ibn Selīm elFizāri, ‘Amr ibn Mejmūn el-‘Awdīu, deri te Ibn ‘Abbāsi. Këta burra janë të gjithë autoritete në hakun e tyre dhe të dy Shejhët mbështeten mbi ta në sahīh-ët përkatës, me përjashtim të Jahjā ibn Salīmit të cilin nuk e citojnë, edhe pse pionierët e kritikës dhe verifikimit e kanë deklaruar që të gjithë besnikërinë e tij dhe përmendjen e shpeshtë të Allahut. Dhehebīu, duke ia rrëfyer biografinë në elMīzān, citon Ibn Ma‘īnin, Nesā‘īun, Dār Kutnīun, Muhammed ibn Sa‘īdin, Ebū Hātimin dhe shumë të tjerë që dëshmojnë faktin se ai burrë është një autoritet i besuar.)

 

2) Një tjetër hadīth i saktë tregohet nga ‘Imrān ibn Hasīni që thotë:

“I Dërguari i Allahut (s), nisi një divizion të ushtrisë nën komandën e ‘Alī ibn Ebī Tālibit i cili zgjodhi si pjesën e tij të khums-it një robinë dhe njerëzit e kritikuan. Katër vetë u betuan se do të ankoheshin për të tek i Dërguari i Allahut (s). Kur erdhën te Profeti, njëri prej tyre u ngrit dhe tha: ‘O i Dërguari i Allahut! A e pe se si ‘Alīu bëri këtë dhe atë?’ Profeti (s) u kthye mënjanë prej tij. I dyti u ngrit e foli në po atë mënyrë dhe Profeti e mospërfilli edhe atë. I treti u ngrit dhe përsëriti atë që kishin thënë shokët e tij, por edhe ai u injorua. I katërti u ngrit e foli porsi shokët e tij. Atëherë, i Dërguari i Allahut, bekime pastë mi të dhe familjen e tij, u kthye nga ata me zemërim në sy e tha: ‘Çfarë doni nga ‘Alīu? ‘Alīu është nga unë e unë jam nga ai, dhe pas meje ai është mawla-i i të gjithë besimtarëve."

(Kjo citohet nga shumë autorë të librave të traditës si Imam Nesā‘īu në Khasā‘is ‘Alī, Ahmed ibn Hanbeli (kur citon hadīthin e ‘Imrānit në fillim të faqes 438, vëll. IV i Musned-it), Hākimi në faqe 111, vëll. III i Mustedrek-ut, Dhehebīu në Telkhīs, që ia pranojnë vërtetësinë falë mbështetjes së tij nga Muslimi. Ai citohet nga Ibn Ebī Shejbe dhe Ibn Xherīri, dhe hadīthi që ata citojnë prej tij është verifikuar nga el-Muttekī el-Hindī në fillim të f. 400, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl. E citon dhe Tirmidhīu [vëll. V, f. 632] nga burime të besuara, siç thekson Ibn Haxher ‘Askalānī kur shtjellon biografinë e ‘Alīut në elIsābeh [vëll. II, f. 509]. Dijetari mu‘tezilī e ka cituar në f. 450, vëll II i Sherh Nehxhul Balāghah, duke shtuar: “Kjo përcillet nga Ebū ‘Abdullāh Ahmed ibn Hanbeli në Musned, në më shumë se një vend.” Ai e përcjell edhe në librin Fadā’il ‘Alī, e hadīthi përcillet nga shumica e muhadīthëve.

Po ashtu: Ebū Dā‘ūd et-Tajālesī në Musned, f. 111; Ebū Na‘īmi në Hiljet ul-Ewlijā’, vëll. VI, f. 294; Ibn ul-‘Athīri në ‘Usd ul-Ghābeh, vëll. IV, f. 27; Ibn Kethīri në el-Bidāje we’nNihāje, vëll. VII, f. 345; Dhehebīu në Tarīkh, vëll. II, f. 196.)

 

3) Drejtojuni gjithashtu hadīthit të Burejdes që citohet shprehimisht në f. 356 të vëll. V të Musned-it të Ahmedit. Ai thotë:

“I Dërguari i Allahut (s) nisi dy regjimente në Jemen. Njëri prej tyre prihej nga ‘Alī ibn Ebī Tālibi dhe tjetri nga Khālid ibn elWalīdi. Ai i udhëzoi që: ‘Kur të bashkoni forcat, prijës të bëhet ‘Alīu."

(I Dërguari i Allahut (s), për sa kohë jetoi, nuk i kërkoi askujt t’i jepte urdhra ‘Alīut; përkundrazi, ai i kaloi atij përgjegjësinë e dhënies urdhra të tjerëve. Ai ishte mbajtësi i flamurit në çdo fushatë, si asnjë tjetër. Ebū Bekri dhe ‘Umeri ishin të dy ushtarë të thjeshtë në trupat e ‘Usāmes, duke shërbyer nën flamurin e tij të lidhur nga vetë i Dërguari i Allahut (s), që e urdhëroi të merrte drejtimin e ekspeditës së Mu’tes. Ai personalisht i rekrutoi të dy, sipas pajtimit të historianëve, dhe ai i pat bërë ata ushtarë të Ibn ul-‘Āsit. Këto fakte pohohen nga Hākimi në f. 43, vëll. III i Mustedrek-ut, dhe citohen nga Dhehebīu në Telkhīs ul- Mustedrek, që ia pranon vërtetësinë hadīthit. Sa për ‘Alīun, ai s’mori kurrë urdhra e as nuk ishte vartës i kujtdo tjetri përveç vetë Profetit që nga fillimi i misionit të tij e gjer në vdekje, paqe pastë mbi të.)

 

Por nëse shpërndaheni, atëherë secili prej jush është prijës i trupave të tij.’ Në atëherë luftuam Beni Zubejden dhe ‘Alīu zgjodhi nga të kapurit, një robinë për vete; kështu Khalīdi dhe unë i shkruajtëm të Dërguarit të Allahut (s) për ta njoftuar rreth ngjarjes. Kur erdha te i Dërguari i Allahut (s) dhe atij iu lexua letra, vërejta zemërim në sytë e tij; prandaj iu drejtova kështu: ‘Ky është vendi për ata që kërkojnë strehim; ti më dërgove nën një prijës e më urdhërove t’i bindem atij, dhe unë këtë bëra.’ I Dërguari i Allahut (s) tha: ‘Mos vepro kurrë kundër ‘Alīut, sepse ai është prej meje e unë jam prej tij, dhe ai është wali-u yt pas meje."

(Kjo citohet nga Ahmedi në f. 356 nga ‘Abdullāh ibn Burejde i cili citon të atin. Në f. 347, vëll. V i Musned-it, mbështetur në zinxhir transmetuesish që përfshin Sa‘īd ibn Xhubejrin e Ibn ‘Abbāsin, ai citon Burejden me fjalët:

“Mora pjesë në fushatën e ‘Alīut në Jemen dhe ndjeva se qëndrimi i tij ndaj meje qe i ftohtë. Kur erdha te i Dërguari i Allahut (s) e ia përmenda ‘Alīun, unë e nënçmova atë. Atëherë, e pashë fytyrën e të Dërguarit të Allahut (s) të ndërronte ngjyrë e ai më tha: ‘O Burejde! A s’kam unë më tepër autoritet mbi besimtarët sesa vetë ata?’ U përgjigja: ‘Vërtet po, o i Dërguari i Allahut.’ Ai tha: ‘Kujtdo që unë i jam mawla, ‘Alīu i është mawla.’

Këtë e citon Hākimi në f. 110, vëll. III i Mustedrek-ut, krahas shumë muhadīthëve të tjerë.

Ai është, siç e shihni, mjaft i qartë në kuptimin e tij, sepse kur ai fillon me pyetjen “A s’kam unë më tepër autoritet mbi besimtarët sesa vetë ata?” ai (s) e dëshmon kuptimin e fjalës mawla në këtë hadīth të jetë “ai që është awla, d.m.th më i denji për t’i sunduar ata”, siç është fare e qartë. Ngjashëm me këtë hadīth është ajo që është cituar nga shumë muhadīthë si Imam Ahmedi në fund të faqes 483, vëll. III i Musned-it të tij, nga ‘Amr ibn Shās elEslemī, njëri prej të pranishmëve në Hudejbije, i cili citon të njëjtën duke shtuar:

“E shoqërova ‘Alīun në Jemen dhe ai ishte i ftohtë ndaj meje gjatë udhëtimit, aq sa i fsheha disa ndjenja të mija kundër tij. Kur u ktheva, u ankova për të në xhami gjersa lajmi mbërriti të Dërguarin e Allahut (s). Një pasdite, hyra në xhami e i Dërguari i Allahut (s) ishte aty i shoqëruar nga shumë sahabë. Porsa më pa, ai m’i nguli sytë deri sa u ula dhe më tha: ‘O ‘Amr! Për Allah, më ke lënduar.’ Unë thashë: ‘Kërkoj strehim tek Allahu kundër të lënduarit ty, o i Dërguari i Allahut (s)!’ Ai tha: ‘Po, kushdo që lëndon ‘Alīun, më lëndon mua.")

 

Nesā‘īu ka cituar fjalët e mëposhtme të Profetit shprehimisht në faqe 17 të Khasā’is ‘Alī:

“O Burejde! Mos u përpiq të më bësh ta mospëlqej ‘Alīun, sepse ‘Alīu është nga unë dhe unë jam nga ai, e ai është wali-u yt pas meje.”

Xherīri, po ashtu, e citon pohimin e Burejdes shprehimisht:

“Fytyra e Profetit u skuq nga zemërimi dhe ai tha: ‘Kujtdo që i kam qenë mawla, ‘Alīu i është mawla’; prandaj unë e harrova idhnimin tim ndaj ‘Alīut dhe thashë që kurrë më nuk do flisja keq për ‘Alīun.”

(Siç citohet nga el-Muttekī el-Hindī në f. 398, vëll. VI i Kenz ul-‘Ummāl. Ai gjithashtu citohet në Muntekheb ul-Kenz.)

 

 Taberānīu, po ashtu, e ka cituar këtë hadīth në hollësi. Mes asaj që ai tregon është se kur Burejde u kthye nga Jemeni e hyri në xhami, ai gjeti një turmë pranë dhomës së Profetit (s). Kur e panë, ata u ngritën për ta përshëndetur dhe pyetur se ç’lajme sillte.

“Lajme të mira. Allahu u dha fitore muslimanëve” tha ai. Ata e pyetën: “Atëherë ç’të solli ty këtu?” Ai u përgjigj: “Një incident lidhur me një robinë të cilën ‘Alīu e zgjodhi si pjesën e tij të khums-it, për çka kam ardhur të njoftoj Profetin (s).” Ata thanë: “Tregoja atij këtë, tregoja, që ajo që ai ka në zemër për ‘Alīun të ndryshojë.”

Ndërkohë, Profeti (s) po e dëgjonte bisedën e tyre nga brenda. Atëherë, ai doli i zemëruar dhe tha: “Ç’është kështu me ata që kanë mëri ndaj ‘Alīut? Kushdo që e urren ‘Alīun, më urren dhe mua e kushdo që e braktis ‘Alīun, më ka braktisur mua. ‘Alīu është nga unë dhe unë jam nga ai; ai është krijuar nga brumi im, e brumi im është i Ibrāhīmit dhe unë jam i epërm ndaj Ibrāhīmit, (Kur atij iu tha se ‘Alīu ishte krijuar nga brumi i tij (s), duke e bërë atë të epërm ndaj këtij personi, ai tha: “Kurse unë jam krijuar nga brumi i Ibrāhīmit”, duke pandehur se Ibrāhīmi është superior ndaj tij, paqe pastë mbi të dhe pasardhjen e tij, çka bie ndesh me të vërtetën.) brez pas brezi; Allahu dëgjon gjithçka e di gjithçka. O Burejde! A s’e ke marrë vesh që pjesa e ‘Alīut është shumë më tepër se robina që ai mori dhe se ai është wali-u yt pas meje?”

(Ibn Xherīri e ka cituar këtë hadīth nga Taberānīu, siç tregon Ibn Haxheri i cili e përfshin atë në f. 103 të librit të tij elSawā‘ik ul-Muhrike kur diskuton meksedin e dytë të ajetit 14 prej atyre që ai i përfshin në Kreun XI të el-Sawā‘ik ul-Muhrike. Por, kur vjen tek pjesa “A s’e ke marrë vesh se pjesa e ‘Alīut është shumë më tepër se një shërbëtore?” të pohimit, pena e tij frenon dhe ai s’mund ta çojë hadīthin deri në fund! Kjo nuk është për t’u habitur, nga ana e tij dhe e sojit të tij; we’l-hamdu li’lLāh për shëndetin tonë të mirë.)

S’ka kurrfarë dyshimi për vërtetësinë e këtij hadīthi, transmetuesit e tij janë të shumtë dhe që të gjithë të besuar.

 

 4) E ngjashme me këtë është ajo që citon Hākimi nga Ibn ‘Abbāsi i cili përcjell një hadīth të një peshe e rëndësie të posaçme, ku ai rreshton dhjetë merita të veçanta të ‘Alīut, dhe citon të Dërguarin e Zotit (s) t’i thotë ‘Alīut: “Ti je wali-u i çdo besimtari pas meje.”  

(Kjo citohet nga Hākimi në fillim të faqes 134, vëll. III i Mustedrek-ut, Dhehebīu në Telkhīs ul-Mustedrek, duke ia pranuar vërtetësinë, Nesā‘īu në f. 6 të Khesā‘is ‘Alī, dhe Ahmedi në f. 331, vëll. I i Musned-it. Ne e cituam atë shprehimisht në fillim të Letrës 26.)

 

5) Po kështu, në një hadīth tjetër, ai (s) ka thënë: “O ‘Alī! I jam lutur Allahut të më plotësojë pesë dëshira lidhur me ty, dhe ai m’i plotësoi katër e ma mohoi të pestën.” Ai vazhdon e thotë: “Ai më ka garantuar se ti je wali-u i besimtarëve pas meje.” 

(Ky është hadīthi 6048 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 396, vëll. VI.)

 

 6) Një hadīth të ngjashëm e përcjell Ibn elSekani prej Wehāb ibn Hamzait dhe citohet në biografinë e Wehābit në Istī‘āb:

“Udhëtova njëherë me ‘Alīun dhe e pashë të ishte i ftohtë ndaj meje, ndaj pas kthimit vendosa t’i ankohem Profetit. Kështu, ia përmenda atë të Dërguarit të Allahut dhe i fola keq për të, me ç’rast ai tha: ‘Mos fol ashtu për ‘Alīun, sepse ai është wali-u yt pas meje."

Taberānīu, në el-Kebīr e citon hadīthin e Wehābit: “Mos fol ashtu për ‘Alīun, sepse ai është më i denji për të qenë udhëheqësi yt pas meje.”

(Ky është hadīthi 2579 në Kenz ul-‘Ummāl, f. 155, vëll. VI.)

 

7) Ibn Ebū ‘Āsimi e ka cituar hadīthin e ‘Alīut nga Profeti përmes një zinxhiri transmetuesish, me fjalët: “A nuk kam unë më shumë autoritet mbi besimtarët se ata vetë?” Njerëzit iu përgjigjën duke pohuar. Profeti atëherë tha: “Kujtdo që unë i kam qenë wali, ‘Alīu i është wali”; dhe librat tanë sahīh janë mutewātir në këtë aspekt, nga Imamët e ‘Itre-s së Pastruar (‘a).

(Kjo transmetohet nga el-Muttekī elHindī prej Ibn Ebū ‘Āsimit, në f. 397, vëll. VI në Kenz ul-‘Ummāl.)

 

8) Kaq duhet të mjaftojë për të vërtetuar pikëpamjen tonë, ndonëse vetëm ajeti i wilājetit mjafton për të mbështetur mendimin tonë, we’l-hamdu li’l-Lāhi Rabb’il-‘alemīn.

 

Wesselāmu aleikum.

Sinqerisht,

Sh