LETRA 23

14 Dhu’l-Hixhe 1329

 

I I Bindur për Vërtetësinë e Këtij Hadīthi,

II Pasiguria Bazohet mbi Mungesën e tewātur-it,

III Ai i Referohet Khilāfetit të Kufizuar,

IV Rrëzimi i Tij.

 

1) Unë vërtet e lexova këtë hadīth në f. 111 të vëll. I të Musned-it të Ahmedit dhe u sigurova mbi besueshmërinë e burimeve të tij, e i pashë të ishin autoritetet më të besuara. Pastaj hetova rrugët e tija të përcjelljes së këtij hadīthi dhe i gjeta të njëpasnjëshme: çdonjëra mbështet tjetrën; ndaj jam kënaqur t’i besoj përmbajtjes së tij.

 

2) Por ju nuk mbështeteni mbi një hadīth të vërtetë mbi khilāfetin nëse ai nuk është mutewātir, sepse khilāfeti, sipas të kuptuarit tuaj shī‘it është një nga rrënjët e besimit dhe meqë ky hadīth nuk mund të konsiderohet mutewātir, ai s’merret dot për bazë.

 

3) Mund të thuhej se ‘Alīu është khalīfi i Pejgamberit (s) vetëm në farefisin e tij, ku është pra, teksti që e dëshmon khilāfetin e tij mbi publikun e gjerë?

 

4) Ky hadīth mundet madje të hidhet poshtë, ngase Profeti (s) u përmbajt nga shpjegimi publik i thelbit të tij. Për shkak të kësaj, sahabët nuk panë arsye pse të mos ua jepnin betimin tre khalīfëve të udhëzuar, Allahu qoftë i kënaqur me ta.

 

Sinqerisht,

 

 


LETRA 24

15 Dhu’l-Hixhe 1329

 

I Përse Duhet Bazuar mbi Këtë Hadīth,

II Khilāfeti i Kufizuar Bie Poshtë Njëzëri,

III Rrëzimi i Tij është i Pamundur,

 

1) Sunnitë bazohen mbi çdo hadīth të saktë për të konfirmuar konceptin e tyre të khilāfetit, qoftë ai mutewātir apo jo. Ne bazohemi në vërtetësinë e këtij hadīthi në argumentin tonë ndaj tyre thjesht sepse vetë ata ia dëshmojnë vërtetësinë, duke e detyruar kështu veten e tyre ndaj asaj që ata e konsiderojnë detyruese. Prova jonë lidhur me khilāfetin nga pikëpamja jonë varet në tewātur-in e tij në burimet tona, siç është e qartë për këdo.

 

2) Pretendimi se ‘Alīu është khalīfi i të Dërguarit të Allahut vetëm në farefisin e tij është i gabuar, për faktin se kushdo që beson se ‘Alīu është khalīf i të Dërguarit në farefisin e tij beson gjithashtu se ai është khalīf i tij në publik dhe kushdo që e mohon khilāfetin e tij mbi publikun ka mohuar khilāfetin e tij në farefis. Nuk ka se si të ndahet njëri nga tjetri; prandaj, pse të shtrohet një filosofi që i bie ndesh mbarëpëlqimit të të gjithë muslimanëve?

 

3) Unë s’mund ta shpërfill pohimin tuaj se ky hadīth është i rrëzuar, çka i bie ndesh si arsyes edhe Sherī‘a-tit, ngase për të shfuqizuar, një pohim duhet bërë para se efekti i paraprirësit të tij të shpaloset haptazi, siç është e qartë për këdo.

I vetmi pretekst për abrogim këtu është pretendimi se Profeti (s) gjoja u përmbajt nga shpjegimi i kuptimit të këtij hadīthi. Vetë hadīthi vërteton se ai, bekime pastë mbi të e familjen e tij, nuk u përmbajt nga kjo; përkundrazi, tekstet me këtë kuptim janë mutewātir dhe mbështetës të njëri tjetrit.

Nëse pandehim se nuk ka një tekst në të njëjtin kuptim pas këtij, atëherë si mund të vërtetohet se Profeti (s) kishte ndërruar mendje apo ishte përmbajtur nga përforcimi i tij? {Ata ndjekin veç paragjykime dhe atë që duan vetë, edhe pasi u ka ardhur udhërrëfimi nga Zoti i tyre} (53:23); paqe pastë me ju.

 

Sinqerisht,

Sh