LETRA 21

10 Dhu’l-Hixhe 1329

 

I Ngritja e Dyshimeve mbi Vërtetësinë e Hadīthit

 

Debatuesi i juaj e dyshon fort besueshmërinë e këtij hadīthi. Së pari, të dy Shejhët s’e kanë përfshirë në sahīh-ët e tyre, e as autorët e sahīh-ëve të tjerë. Unë nuk mendoj se ky hadīth është përcjellë nga ndonjë muhadīth i besuar sunni dhe nuk mendoj se vetë e ju e konsideroni të vërtetësishëm; paqja qoftë me ju.

 

Sinqerisht,

S

 


LETRA 22

Dhu’l-Hixhe 1329

 

I Të Provuarit e Vërtetësisë së Tekstit,

II Përse Nuk e Transmetuan Shejhët atë,

III Cilido që i Njeh Këta Shejhë e Di Arsyen.

 

1) Sikur të mos ia kisha verifikuar vërtetësinë nga sunnitë, unë nuk do jua kisha përmendur atë juve. Gjithsesi, Ibn Xherīri dhe Imam Ebū Xha‘fer el-Iskāfīu ia kanë marrë për të mirëqenë vërtetësinë.

(Drejtojuni hadīthit 6045 prej të përfshirëve në Kenz ul-‘Ummāl, f. 396, vëll. VI, ku do gjeni përmendjen e verifikimit të këtij hadīthi nga Ibn Xherīri. Nëse i referoheni Muntekheb ul-Kenz-it, te fillimi i shënimit në f. 44, vëll. V i Musned-it të Ahmedit, do e shihni përmendjen e verifikimit të këtij hadīthi nga Ibn Xherīri. Sa për Ebū Xha‘fer el-Iskāfīun, ai ia ka gjykuar saktësinë prerazi në Nekd ul-‘Uthmānijje; prandaj, drejtojuni tekstit në f. 263, vëll. III i Sherh Nehxhul Belāga nga Ibn el-Hadīdi, botimi egjiptian.)

Po ashtu, mjaft kritikë të tjerë e kanë konsideruar të saktë. Si provë për vërtetësinë e tij mjafton fakti se ai përcillet nga personalitete të besuara, mbi saktësinë e të cilëve autorët e sahīh-ëve mbështeten pa ngurrim. Drejtojuni faqes 111, vëll. I i Musned-it të Ahmedit, ku do ta lexoni hadīthin të përcjellë nga Esweb ibn ‘Amīri (Si Bukhārīu dhe Muslimi janë mbështetur mbi të në Sahīh-ët e tyre. Ata të dy kanë mësuar hadīth nga Shu‘beh; Bukhārīu nga ‘Abdul-‘Azīz ibn Ebū Selāme, Muslimi nga Zuhejr ibn Mu‘āvija dhe Hammad ibn Selāme. Hadīthi i tij përcillet te Bukhārīu nga Muhammed ibn Hātim ibn Bazī’u. Te Muslimi, ai citohet nga kritiku Harūn ibn ‘Abdullāh, si dhe Ebū Shejbe e Zuhejri.) prej Sherīkut, (Muslimi është mbështetur tek autoriteti i tij në Sahīh-un e vet, siç shpjeguam kur e shqyrtuam atë në Letrën nr. 16.) el-A’meshit, (Si Bukhārīu dhe Muslimi mbështetën mbi autoritein e tij në Sahīh-ët e tyre, siç sqaruam kur e shqyrtuam atë në Letrën 16.) Minhālit,(Bukhārīu është mbështetur te ai, siç shpjeguam kur e shqyrtuam atë në Letrën 16.)  ‘Abbād ibn ‘Abdullāh el-Esedit (Emri i tij i plotë është ‘Abbād ibn ‘Abdullāh ibn Zubejr ibn el-Awwām elKarashī el-Esedi. Bukhārīu e Muslimi mbështeten mbi autoritetin e tij në Sahīhët e tyre. Ai ka dëgjuar hadīth nga ‘Ā’ishe dhe Esmā’ bint Ebū Bekri. Ai citohet në të dy Sahīh-ët nga Ibn Ebū Melīke, Muhammed ibn Xha‘fer ibn el-Zubejri dhe Hisham ibn ‘Umeri. )

prej ‘Alīut - me sened. Çdonjëri nga këta burra është autoritet në hakun e vet dhe ata janë të gjithë muhadīthë të besuar sipas dëshmisë së autorëve të sahīh-ëve, pa kurrfarë diskutimi. El-Kejserānīu i ka përmendur ata në librin el-Xhāmi’ Bejne Rixhāl ul-Sahīhejn. S’ka dyshim se ky hadīth është i vërtetë dhe transmetuesit e sjellin atë nga rrugë të ndryshme, që mbështesin njëra tjetrën.

 

2) Arsyeja përse të dy shejhët [Bukhārīu e Muslimi] dhe soji i tyre, nuk e cituan këtë hadīth është fakti se ai s’përputhej me qëndrimet e tyre paraprake ndaj çështjes së khilāfetit. Ja përse ata refuzuan shumë tekste të vërteta, nga frika se shī‘itët do t’i përdornin ato si argumente; ndaj, ata e fshehën të vërtetën me vetëdije. Ka shumë shejhë sunni, Allahu i faltë, që i fshehën në mënyrë të ngjashme tekste të tilla dhe ata kanë në metodën e tyre të të fshehurit, një histori të mirënjohur, të dokumentuar nga Hāfiz Ibn Haxheri në Fet’h ul-Bārī. Bukhārīu i ka kushtuar një kapitull të veçantë kësaj teme në mbyllje të Kitāb ul-‘Ilm, vëll. I, f. 25, i Sahīh-ut të tij, me titull: “Kreu i Atyre që Pranuan Dijen e disa Njerëzve e jo të Tjerëve.”

 

3) Cilido që e njeh mënyrën se si mendonte Bukhārīu, qëndrimet e tij ndaj Prijësit të Besimtarëve dhe Ehl ul-Bejtit (‘a), do ta shohë se pena e tij shkurtohet para raportimit të teksteve rreth tyre dhe boja e tij thahet para se t’ua radhisë cilësitë atyre. Ai s’do habitet kur të shikojë se si e refuzon ai këtë hadīth e të tjerë si ai; ndaj, kërkojmë strehim me Allahun, të Lartin e Fuqiplotin; dhe paqe pastë me ju.

 

Sinqerisht,

Sh