LETRA 19

5 Dhu’l-Hixhe 1329

 

I Asnjë Gjykues i Ndershëm s’do i Quante Devijues Pasuesit e Ehl ulBejtit,

II Ndjekja e Medhhebit të Tyre është Kryerje Detyre,

III Mund të Thuhej se Ata kanë Përparësinë për të Prirë,

IV Kërkesa për Tekste Relevante rreth Khilāfetit.

 

1) Jo, asnjë gjykues i ndershëm s’do t’i etiketonte kurrë ata që janë kapur pas litarit të Ehl ul-Bejtit dhe që pasojnë gjurmët e tyre, si “devijues” e as që janë ata kurrsesi inferiorë ndaj Imamëve të tjerë.

 

2) Të përmbajturit medhhebit të tyre i obligon ata dhe ua pastron ndërgjegjen, mu si ndjekja e cilitdo prej katër medhhebeve; mbi këtë nuk ka kurrfarë dyshimi.

 

3) Mund të thuhet se Dymbëdhjetë Imamët tuaj janë edhe më të denjë të ndiqen sesa katër Imamët, a kushdo tjetër, ngase të gjithë ata ndjekin një medhheb të cilin e kanë shoshitur e mbi të cilin janë pajtuar njëzëri.

(Në librin e tij Kitāb ul-Umme, Jahjā ibn Hasani ka transmetuar në njëzet rrugë të ndryshme se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë që zëvendësit e tij do të jenë dymbëdhjetë, dhe se të gjithë ata do të jenë nga Kurejshët. Kjo është transmetuar në tre zinxhirë në Sahīh ul-Bukhārī, nëntë në Sahīh Muslim, tre në Sunen Ebū Dā‘ūd, një në Sunen Tirmidhī dhe në tre rrugë te Xhami’ Bejne Sihāh us-Sitteh i Hamīdīut. 

Dijetarë të tjerë sunni si Hamawejnī në Ferā’id us-Simtejn, Khawārīzmīu në elMenākib, Thalebīu në Tefsīr, Ibn Ebī’lHadīdi në Sherh Nehxh ul-Belāgha, Mīr Sejjid ‘Alī Hamādānī në Muwedde ul-Kurba (muwedde 10) e Ibn Meghāzīlī në Menākib, përcjellin 12 hadīthe të transmetuara nga Ibn ‘Abbāsi, Ubej ibn Rabi’e, Zejd ibn Hārithe, Ebū Hureira dhe Imam ‘Alīu. Këta pohojnë se i Dërguari i Allahut (s) ka thënë se numri i khalīfëve dhe Imamëve do të ishte dymbëdhjetë dhe se ata të gjithë do të ishin prej Kurejshëve. Disa hadīthe madje pohojnë se ata do të jenë prej Benī Hāshimit.

 

*Sahīh ul-Bukhārī, vëll. IV, f. 168 (Egjipt, 1351 H.): Xhābiri tha: E kam dëgjuar Profetin (s) të thotë: “Do të ketë dymbëdhjetë prijësa dhe khalīfë.” Pastaj ai shtoi diçka të cilën nuk munda ta dëgjoj. Im atë më tregoi se Profeti (s) ka thënë: “Të gjithë ata janë nga Kurejshët.” (Kitāb ul-‘Ahkām, nr 6682; Sahīh Muslim: Kitāb ul-‘Imareh, nr 3393-7; Sunen et-Tirmidhī: Kitāb ul-Fitan, nr 2149; Sunen Ebū Dā‘ūd: Kitāb el-Mehdī, nr 3731, 3732; Musned Ahmed, vëll. V, f. 86: Musned Basrijjīn, nr 19875, 19901, 19920, 19963, 20017, 20019, 20032, 20125 - nr. int’l; Ibn Kethīr, el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. VI, f. 245)

 

*Sahīh Muslim, vëll. VI, f. 3 (Egjipt, 1334 H.): Xhābiri transmeton: “Im atë dhe unë shkuam te Profeti (s). Ne e dëgjuam të thoshte: ‘Kjo çështje (khilāfeti) nuk do të përfundojë gjersa të vijnë dymbëdhjetë khalīfë.’ Pastaj ai shtoi diçka të cilën nuk e kapa. E pyeta tim atë se çfarë kishte thënë Profeti (s). Ai tha: ‘Të gjithë janë prej Kurejshëve’.” (Kitāb ul-‘Imareh: bāb elkhilāfeh fī Kurejsh, nr 3393 - nr. int’.

 

*Sahīh Muslim, vëll. VI, f. 4 (Sherh Newewī): I Dërguari i Allahut (s) ka thënë: “Feja mbetet në këmbë gjersa dymbëdhjetë khalīfë t’ju sundojnë, të gjithë ata janë prej Kurejshëve.” (Kitāb ul-‘Imareh: bāb el-nās tubba’ li-Kurejsh wa el-khilāfeh fī Kurejsh, nr 3398).

 

*Sahīh Muslim, vëll. VI, f. 3: Xhābiri transmeton: “E dëgjova Profetin (s) të thoshte: ‘Islami do të mbetet i fuqishëm gjersa të vijnë dymbëdhjetë khalīfë.’ Pastaj ai (s) tha diçka të cilën nuk e kuptova. E pyeta tim atë: ‘Çfarë tha ai (s)?’ Ai m’u përgjigj: ‘Të gjithë janë nga Kurejshët’.”

 

*Sahīh et-Tirmidhī, vëll. II, f. 45: Xhābiri tregon se Profeti (s) tha: “Do të ketë Dymbëdhjetë Imamë dhe udhëheqës pas meje.” Pastaj ai tha diçka që nuk e kapa. Unë pyeta atë që ishte pranë meje për këtë. Ai tha: “Të gjithë ata janë nga Kurejshët.” (Nju-Delhi, 1342 H., nr 2149 - int’l) Tirmidhīu shkruan më poshtë: “Ky është një hadīth i mirë dhe i saktë, i cili transmetohet nga Xhābiri në zinxhirë të ndryshëm.” E njëjta citohet prej Xhābirit në Sahīh Ebū Dā’ūd, vëll. II, f. 207 (Matba’e Tazije, Egjipt, nr 3731 - int’l).

 

 *Musned Ahmed, vëll. V, f. 106 (Matba’e Mijmanijjeh, Egjipt 1313 H.): I Dërguari i Allahut (s) tha: “Janë dymbëdhjetë khalīfë për këtë ummet.” (Musned el-Basrijjin, 19944 - int’l). Thuhet se Ahmedi ka cituar nga Xhābiri mbi këtë çështje në Musned, në tridhjetë e katër zinxhirë të ndryshëm.

 

*Sunen Ebū Dā‘ūd, vëll. II, f. 309 (kitāb 36, h. nr. 4266): “Kjo fe do jetë e fortë gjersa të vijnë Dymbëdhjetë Imamë.” Kur dëgjuan këtë, njerëzit madhëruan Allahun me tekbīr dhe thirrën buçitshëm. Pastaj ai tha diçka me zë të ulët. E pyeta tim atë: “Çfarë tha ai (s)?” “Ata janë të gjithë nga Kurejshët” u përgjigj ai. (bot. I, Dar ul-Fikr, 1410 H.) Hakimi e transmeton këtë hadīth me rivājet të ndryshëm nga ata më lart. *Mustedrek us-Sahīhejn, vëll. III, f. 618: “Awni citon të atin Ebū Xhuhejfe me fjalët: Xhaxhai im dhe unë ishim me të Dërguarin e Allahut (s) kur ai (s) tha: “Çështja e ummetit tim nuk mbaron pa ardhur dymbëdhjetë khalīfë.” Pastaj ai e uli zërin. E pyeta xhaxhain tim, i cili qe ulur përpara, mbi atë që tha Profeti (s). Ai u përgjigj: “O biri im! Profeti (s) tha se ata do të jenë të gjithë nga Kurejshët.” (bot. Haidarabad, 1334 H.)

Pasi e citon këtë hadīth në Mexhma’ uz-Zewā’id, el-Hejthemīu shton: “Taberānīu në el-Ewset dhe el-Kebīr dhe Bezzāzi e kanë përcjellë këtë hadīth, dhe zinxhiri i Taberānīut është i njëjtë me atë të Sahīh-ëve.” (vëll. V, f. 190)

 

*Musned Ahmed, vëll. I, f. 397: “Masrūku thotë: Ishim ulur me ‘Abdullāh ibn Mes’ūdin, duke mësuar Kur’an prej tij. Dikush e pyeti atë: “A e ke pyetur Profetin (s) se sa khalīfë do ta sundonin këtë ummet?” Ibn Mes’ūdi u përgjigj: “Patjetër, ne e pyetëm të Dërguarin e Allahut, e ai u përgjigj: ‘Dymbëdhjetë; sa numri i prijësave të Izraelit.’” (Musned elMukethīrīn min es-Sahābeh, nr 3593, 3665 - nr. int’l, bot. II, Dār ul-Ma’rifeh, vëll. XIII, f. 182; e përcjell edhe el-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ul-Muwedde, Kreu LXXVII, vëll. II, f. 316.) Ibn Haxheri në Fet’h ul-Bārī e konsideron citimin nga Ibn Mes’ūdi si të mirë-dokumentuar.

 

*Taberānīu në Mu’xhem ul-Kebīr, vëll. II, f. 196: “Xhābiri tha: Im atë dhe unë ishim para Profetit (s) kur ai tha: ‘Sundimtarët dhe khalīfët e këtij ummeti do jenë dymbëdhjetë. Ata s’dëmtohen nëse njerëzit reshtin t’u ndihmojnë.’ dhe pastaj shtoi diçka që nuk e dëgjova. E pyeta tim atë. ‘Profeti (s) tha: Ata janë të gjithë nga Kurejshët’ u përgjigj ai.” (b. II, Mekteb Ibn Tejmijje)

 

*Taberānīu në Mu’xhem ul-Kebīr, vëll. II, f. 256: “Xhābiri tha: E dëgjova Profetin (s) duke mbajtur hytbe ku ai (s) tha: ‘Do të ketë dymbëdhjetë mbikqyrës nga Kurejshët armiqësia e armiqve të të cilëve nuk do u bëjë dëm atyre.’ Unë ktheva shpinën dhe pashë ‘Umerin e tim atë mes njerëzve; ata e konfirmuan hadīthin ashtu siç e kisha dëgjuar unë.” Këto hadīthe theksojnë se Imameti i këtyre dymbëdhjetë njerëzve është realitet, edhe pse pushteti mund të mos jetë në duart e tyre.

 

*El-Kundūzī el-Hanefī në Jenābī ulMuwedde, vëll. II, f. 315: “Xhābiri citohet duke thënë: Im atë dhe unë ishim para të Dërguarit të Allahut (s) kur ai (s) tha: “Do të ketë dymbëdhjetë khalīfë pas meje.” Pastaj ai e uli zërin. E pyeta tim atë se ç’kishte thënë Profeti me zë të lehtë. Ai u përgjigj: “Profeti tha: Të gjithë ata janë nga Benī Hāshimët.” (bot. II, Mektebeh Ibn Tejmije) Samak ibn Harbi ka cituar pohuajse të njëjtin hadīth. Taberānīu transmeton në Mu’xhem ulEwset, vëll. I, f. 56 se: ‘Alī ibn Ebī Tālibi e pyeti Profetin (s): “O i Dërguari i Allahut! A është Mehdīu prej nesh (Ehl ul-Bejtit)?” Profeti (s) u përgjigj: “Ai është padyshim prej nesh. Zoti do ta mbyllë me ne ashtu siç e filloi me ne.”)

 

Përkundrazi, mospërputhjet e katër Imamëve me njëri tjetrin janë të pranishme në të gjitha fushat e jurisdiksionit, duke i lënë burimet e tij përjashtuese, të paverifikuara. Dihet fare mirë që nëse dikush verifikon diçka, përpjekja e tij s’mund të barazohet me atë të dymbëdhjetë Imamëve. Kjo është e qartë për çdo njeri të paanshëm dhe nuk i lë shteg asnjë të padrejti. Por, nāsibītë mund të debatojnë të referuarit tuaj Imamëve të Ehl ul-Bejtit, e unë mund t’ju kërkoj më vonë, ta vërtetoni gabimin e tyre.

 

4) Hëpërhë, kërkoj nga ju të vazhdoni e të tregoni ato që thoni të jenë pohime që e emërojnë Imamin ‘Alī ibn Ebū Tālib si khalīf të Profetit (s). Nxirrini argumentet nga burime sunnite, Wesselām.

 

Sinqerisht,

S

 

 

PJESA E DYTË

Imameti i Përgjithshëm - (Khilafeti i Profetit (s))

LETRA 20

9 Dhu’l-Hixhe 1329

 

I Referim i Përgjithshëm ndaj Teksteve,

II Referim ndaj Shtëpisë në Ditën e Paralajmërimit,

III Raportuesit Sunni të Këtij Hadīthi.

 

1) Kushdo që njihet me biografinë e Profetit (s), veçanërisht nëse ia ka hetuar sjelljen gjatë hedhjes së themeleve të Shtetit Islam dhe sistemit të tij ligjor, vendosjes së rrënjëve të tij, nxjerrjes së kodeve dhe organizimit të çështjeve të tij në emër të Allahut..., do e gjejë ‘Alīun të jetë veziri i Profetit (s), mbështetësi i tij kundër armiqve, rojtari i dijes së tij, trashëguesi i qeverisjes së tij, zëvendësi i tij dhe udhëheqësi pas tij. Cilido që heton pohimet dhe veprimet e Profetit (s), në shtëpi a në udhëtim, do i gjejë ato të njëpasnjëshme në këtë drejtim, që nga fillimi i Thirrjes e gjer në vdekjen e tij (s).

 

2) Drejtojuni pohimeve të tilla në agimin e Shpalljes, para se Islami të predikohej haptas në Mekë, kur Fuqiploti i shpalli ajetin: {Dhe tërhiqja vërejtjen farefisit tënd më të afërt} (26:214). Ai i ftoi në shtëpinë e xhaxhait të vet, Ebū Tālibit. Ata ishin afro dyzet vetë, midis të cilëve xhaxhallarët e tij: Ebū Tālibi, Hamzai, ‘Abbāsi dhe Ebū Lehebi. Ky hadīth është përcjellë mutewātir nga sunnitë. Në mbyllje të fjalës së tij drejtuar atyre, i Dërguari i Allahut (s) tha:

 

O pasardhës të ‘Abdul-Muttalibit.

Betohem në Allahun se nuk njoh ndonjë të ri ndër arabë që t’i ketë sjellë popullit të vet diçka më të mirë se ç’ju kam sjellë unë.

Ju kam sjellë më të mirën e kësaj jete e të asaj që vjen dhe Zoti më ka urdhëruar t’ju ftoj për tek Ai. Prandaj, cili nga ju do më mbështesë në këtë çështje e të bëhet vëllai (akhī), i porosituri (wasijjī) e zëvendësi im (khalīfetī)?  

 

Të gjithë dëgjuesit, përveç ‘Alīut, që ishte më i riu ndër ta, heshtën. ‘Alīu u përgjigj duke thënë: “Unë, o i Dërguari i Allahut, jam gati të jem veziri yt në këtë çështje.” Atëherë, i Dërguari i Allahut (s) e kapi ‘Alīun për qafe e tha: “Ky është vëllai, i porosituri dhe khalīfi im; ndaj dëgjojeni e bindjuni.” Të pranishmit qeshën e i thanë Ebū Tālibit: “Allahu të ka urdhëruar ta dëgjosh tët bir dhe t’i bindesh!” 

 

3) Shumë prej atyre që e kanë mësuar trashëgiminë profetike përmendësh e kanë raportuar hadīthin e mësipërm fjalë për fjalë. Mes tyre janë: Ibn Is’hāku, Ibn Xherīri, Ibn Ebū Hātimi, Ibn Mardaweji, Ebū Na‘īmi, Bejhekīu në Delā‘il, Tha‘lebīu e Taberīu në zbërthimin e Sures Shu‘arā’ në Tefsīr-ët e tyre dhe vëll. II e Tarīkh ul-Umam we’l-Mulk të Taberīut. Ibn Athīri e ka raportuar si fakt të padiskutueshëm në vëll. II të Tarīkh el-Kāmil kur ai përmend se si e urdhëroi Allahu të Dërguarin e Vet t’ia shpallte publikut thirrjen e tij; Ebū’l-Fidā në vëll. I në Tarīkh, kur diskuton se kush e përqafoi i pari Islamin; Imam Ebū Xha‘fer el-Iskāfī el-Mu‘tezilī në librin e tij Nekd ul-Uthmānijje, ku ia deklaron saktësinë; (Siç tregohet në f. 263, vëll III, i Sherh Nehxhul Balāgah nga Ibn Ebū’l Hadīdi, botimi i Egjiptit. Sa për librin Nekd ul-‘Uthmānijje, ai është një punim unik që meriton vëmendje nga çdo kërkues i së vërtetës. Ai ndodhet në f. 257-281, vëll. III i Sherh-ut, në fund të komentit të mbylljes së hytbes Kāsi’e.)

Halebīu në kreun e tij mbi fshehjen e Profetit (s) në shtëpinë e Arkamit, në Sīren e tij të njohur.

(Drejtojuni faqes 4 të atij kreu, ose faqes 381 të vëll. I të Sīre Halebijje. Kryeneçësia e Ibn Tejmijjes është e paudhë dhe gjykimi i tij është për shkak të fanatizmit të tij të mirënjohur. Ky hadīth citohet nga sociologu egjiptian Muhammed Husein Hejkal; drejtojuni kolonës së dytë në faqe 5 të numrit 2751 të gazetës së tij el-Sijāse, datë 12 Dhu’l-Ki’de 1350, dhe do ta gjeni atje të shkoqitur në hollësi.

Nëse i referoheni kolonës së katërt në f. 6 të numrit 2785 të së njëjtës, ju do e shihni autorin ta citojë këtë hadīth nga Sahīh-u i Muslimit, Musned-i i Ahmedit, Zijadet ul-Musned-i i ‘Abdullāh ibn Ahmedit, Xhāmi’ ul-Ferā’id i Ibn Haxher elHejthemīut, ‘Ujūn ul-Akhbār i Ibn Kutejbes, el-‘Ikd ul-Ferīd i Ahmed ibn Bahr elXhāhizit në risālen e tij mbi pasardhësit e Hāshimit dhe Tefsīr-i i Imam Tha‘lebīut.

Ky hadīth citohet edhe nga autori britanik Georges në librin e njohur A Treatise on Islam, përkthyer në arabisht nga një ateist me prindër protestantë që e quan veten Hāshim el-Arabī. Ju mund ta gjeni hadīthin edhe në faqe 79 të versionit arabisht të punimit, bot. i 6-të. Falë famës që ky hadīth gëzon, disa autorë joarabë e kanë përfshirë në librat e tyre, veçanërisht në frëngjisht, anglisht e gjermanisht. Në librin On Heroes & Hero Worship, Thomas Carlyle e citon shkurtimisht.)

 

Ky hadīth, në kontekst të njëjtë e trajtë thuajse identike, është raportuar nga shumë mjeshtër të hadīthit dhe autoritetet më të besuara sunnite si: Tahāwīu, Dijā’ elMekdisīu në el-Mukhtāra dhe Sa‘īd ibn Mensūri në Sunen. Drejtojuni asaj që ka regjistruar Ibn Hanbeli nga hadīthet e ‘Alīut në f. 111 e 159 të vëll. I në Musned. Ai po ashtu thekson në fillim të f. 331 të vëll. I, një hadīth shumë domethënës nga Ibn ‘Abbāsi që përmban dhjetë veçori me të cilat ‘Alīu është dalluar nga gjithë të tjerët. Ai ndodhet edhe te Nesā‘īu, në f. 6 të Khasa‘īs ‘Alī si dhe në f. 132, vëll III i elMustedrek-ut të Hākimit. Edhe Dhehebīu e përcjell në Telkhīs, duke ia garantuar vërtetësinë. Shihni Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, që i përmban të gjitha hollësitë.

(Drejtojuni hadīthit 6008 në f. 392, dhe do ta gjeni të cituar nga Ibn Xherīri, ndërsa hadīthi 1045 në f. 396 citohet nga Musned-i i Ahmedit, nga el-Mukhtāra i Dijā elMekdisīut, dhe Tahāwīu. Ibn Xherīri e ka konfirmuar atë. Po ashtu, drejtojuni hadīthit 6056 në f. 397 dhe do ta gjeni të cituar nga Ibn Is’hāku, Ibn Xherīri, Ibn Ebū Hātimi, Ibn Mardawejh, Ebū Na‘īmi, Bejhekīu te degët e besimit dhe në Delā’īl; hadīthit 6102 në f. 401 që do ta gjeni të cituar nga Ibn Mardawejhi; hadīthit 6155 në f. 408 që e gjeni të cituar nga Musned-i i Ahmedit dhe nga el-Dijā fi’l-Mukhtāra e Ibn Xherīrit. Kushdo që e studion Kenz ul-‘Ummāl-in do ta gjejë këtë hadīth në shumë vende përgjatë tërë librit. Nëse shihni faqen 255, vëll III i Sherh Nehxhul Belāga nga Imami mu‘tezilī Ibn Ebī’l-Hadīd el-Shāfi‘ī, apo fundin e shpjegimit të hytbes kāsi’e në të, do ta gjeni këtë hadīth në tërësinë e tij.)

[Ky hadīth është bërë i mirënjohur si Hadīth-i da’wet-i ‘ashīreh. Po japim edhe disa nga burimet e tjera të rëndësishme të tij, në librat e sunnive: Ibn Xherīr Taberīu në Xhāmi’ ul-Bejān fī Tefsīri’l-Kurān, vëll. XIX, f. 75, Tarīkh, vëll. II, f. 217; Ebū’l-Fidā në Tarīkh elMukhteser, vëll. I, f. 116-7; el-Muttekī elHindī në Kenz ul-‘Ummāl, vëll. VI, f. 392, 397, 401, 408; Ahmedi në Musned, vëll. I, f. 111, 159; Nesā‘īu në el-Khasā’is, f. 6; Alā ed-Dīn ‘Alī ibn Muhammed ibn Ibrāhīm elBaghdādī el-Khazīni në Lubab et-Te’wīl fī Me’āni Tenzīl, vëll. IV, f. 127; Halebīu në Sīre, vëll. I, f. 304; el-Genxhī el-Shāfi‘ī në Kifājet ut-Tālib, f. 89; Beghewīu në Tefsīr, vëll. IV, f. 127 (margjina e Tefsīr elKhazīni); Ibn Kethīri në Tefsīr, vëll. III, f. 774, Sīre Nebewijje, vëll. I, f. 458, el-Bidāje we’n-Nihāje, vëll. III, f. 40; Bejhekīu në Delā’il un-Nubuwweh, vëll. I, f. 428-30; Ibn Athīri në el-Kāmil fī Tarīkh, vëll. II, f. 62-3; Ibn Ebī’l-Hadīdi në Sherh Nehxhul Belāgha (red. Muhammed Ebū’l-Fadl), vëll. XIII, f. 210, 244, 255; Hasakānīu në Shewāhid utTenzīl, vëll. I, ff. 371, 420 hadīthet 415, 480 (bot. Beirut); Ibn ‘Asākiri në Tarīkh ulDimeshk, vëll. I, f. 125; Sujūtīu në ed-Durr ul-Menthūr, vëll. V, f. 97, el-Xhami’ ulXhawāmi’, vëll. VI, f. 408; Muhibb etTaberīu në Rijād un-Nedīreh, pj. II, k. 4, fasl 6: f. 168, 202-3; Ibn Tejmijje në Minhāxh us-Sunneh, vëll. IV, f. 80; el-Kundūzī elHanefī në Jenābi’ ul-Muwedde, f. 122; Muhammed Husein Hejkal në Hajāt-i Muhammed, f. 104, (bot. I, Kajro, 1334 H.); Thomas Carlyle në On Heroes, Hero Worship and the Heroic in History: ligj. II, f. 54 (f. 16 e bot. Shqip, Heroi si Profet: Muhammedi dhe Islamizma, përk. Beqir Çela, Durrës, 1935); Washington Irving në Mahommet and His Successors, f. 45; Sir Richard Burton, The Jew the Gipsy and El Islam (San Francisco, 1898) Edward Gibbon, The Decline and Fall of the Roman Empire, vëll. III, f. 94; John Davenport, An Apology for Muhammad and the Koran, f. 21.

 

Është interesante të vërehet se në f. 1173 të Tarīkh-ut të Taberīut, bot. i Leidenit, 1879, jepen fjalët: “trashëguesi dhe khalīfi im” (wasijjī we khalīfetī), kurse në botimin e Kairos së vitit 1963, për të cilin pohohet se është bazuar në atë të Leidenit, këto fjalë esenciale janë shndërruar në “etj, etj” (kedhā wa kedhā)! Kjo ndodh edhe me Tefsīr-in e tij, ku pjesa kur Profeti (s) thotë: “Ky është vëllai, trashëguesi dhe khalīfi im” është kthyer në: “Ky është vëllai im, etj, etj.” Po ashtu Ibn Kethīri, në el-Bidāje we’n-Nihāje, e ndërron praktikën e tij të mbështetjes në Tarīkh-un e Taberīut dhe jep versionin e gjymtuar të hadīthit, duke cituar nga Tefsīr-i i “retushuar” i këtij të fundit.

 

Pastaj kemi shkeljen e rëndë të kryer nga Muhammed Husein Hejkali, ishministri i arsimit i Egjiptit, i cili hapi shtegun e valës së re të mbështjetjes në shtrembërime faktesh. Është tepër e çuditshme që, teksa në parathënien e veprës së tij Hajāt-i Muhammed ai përdor fjalë të ashpra për orientalistët dhe i akuzon për shtrembërim faktesh e fallsifikim, ai e kryen vetë një gjë të tillë e madje shkon një hap më tej: Në botimin e I-rë të librit, ai e citon ngjarjen në mënyrë të cunguar dhe përmend vetëm njërën prej dy fjalive thelbësore (“Profeti (s) u kthye nga pleqtë dhe tha: ‘Cili prej jush do të jetë mbështetësi im në këtë nismë duke u bërë vëllai, wasiu dhe khalīfi im?”) mirëpo e heq krejtësisht fjalinë tjetër ku i Dërguari i Allahut (s) thotë: “Ky është vëllai, wasiu dhe khalīfi im.” Mirëpo, duke filluar nga botimi II, ai shkoi dhe një hap më tej duke i hequr të dyja fjalitë, me çka i dha një goditje të pashlyeshme pozitës së tij dhe asaj të librit të tij. Sa gjë e trishtueshme kur edhe qarqet akademike e flijojnë nderin dhe integritetin e tyre moral në altarin e leverdisë politike!] 

 

Shihni edhe Muntekheb ul-Kenz, që citohet në shtesën e Musned-it të Imam Ahmedit; referojuni shënimit në f. 41 e 43 të vëll. V, ku do t’i gjeni të gjitha hollësitë. Kjo, besojmë, mjafton për të shërbyer si provë e lavdishme dhe paqe pastë me ju.

 

Sinqerisht,

Sh