LETRA 15

Dhu’l-Ki’de 1329

 

I Shkrepëtimë e së Vërtetës,

II Kërkesa për Detaje mbi Autoritetet Shī‘ite tek të Cilët Sunnitë Mbështeten.

 

1) Letra juaj e fundit ishte e përkryer në organizim, e qartë në të shprehur, e ëmbël, e madhe në dobi, e rrokshme me lehtësi, e gjerë në vizion, largpamëse, e mbështetur mirë. E kam shikuar me kënaqësi e nga përmbajtja e saj kanë vezulluar treguesit e suksesit tuaj, kurse shenjat e ngadhënjimit tuaj kanë ndriçuar fort.

 

2) Mirëpo, kur pohuat se sunnitë mbështeten mbi shī‘itët, ishit shumë të përmbledhur. Ju nuk e shkoqitët këtë pohim tuajin. Do të kish qenë më mirë sikur t’i kishit përmendur ata burra me emra dhe cituar tekstet sunnite që tregojnë se ata ishin shī‘itë e që megjithatë ata u mbështetën në ta. A do mundnit, ju lutem, të na i ofronit ato, që flamujt e së vërtetës të mund të shihen mirë e dritat e sigurisë të shndrisin qartë? Paqja qoftë me ju.

 

Sinqerisht,

 

 


LETRA 16

Dhu’l-Ki’de 1329

 

100 Autoritete Shī‘ite mbi të Cilët Sunnitë Mbështeten

 

Po. Unë po jua siguroj me nxitim atë që kërkuat, duke u kufizuar vetëm në ato personalitete që janë vizituar prej njerëzve nga gjërë e gjatë, me kusht që të mos më kërkohet të shkoqis mbi ta, ngase për këtë s’ka vend në paraqitjen e këtushme të shkurtër. Ja ku janë emrat e tyre dhe baballarëve të tyre në rend alfabetik:1

 

1. Abān ibn Taghlib Ai ishte recitues i Kur’anit. Dhehebīu ia ka regjistruar biografinë në Mīzān duke thënë: “Abān ibn Taghlib (MET) i Kūfes, është një shī‘a i vendosur. Megjithkëtë, ai është i besuar; prandaj, ne do të mbështetemi në besueshmërinë e tij dhe do e lëmë të dënohet për risinë e tij.” Ai po ashtu thotë se Ahmed ibn Hanbeli, Ibn Ma‘īni dhe Ebū Hatimi e kanë vendosur besimin e tyre në të. Ibn ‘Adīu merr prej tij e thotë se është “ekstremist në shī‘izmin e tij.” Ibn Sa‘di e përshkruan si “devijues të hapët.” Dhehebīu vazhdon në përshkrimin e meritave të tij, duke e përfshirë si autoritet tek i cili mbështetet Muslimi dhe autorët e katër Sunen-eve: Ebū Dā‘ūdi, Tirmidhīu, Nesā‘īu e Ibn Māxhe, duke ia shënuar emrin me inicialet e tyre. Referojuni transmetimit të tij të hadīthit në Sahīh Muslim, në katër Sunen-et përmes el-Hakamit dhe el-A’meshit, krahas Fudejl ibn ‘Umerit. Sufjān ibn ‘Ajīne, Shu‘beh dhe Idrīs el-Awdīu e citojnë atë, siç shënon Muslimi. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 141 H.

 

2. Ibrāhīm ibn Jezīd Ai quhet Ibrāhīm ibn Jezīd ibn ‘Umer ibn ul-Eswed el-Nekha‘ī el-Kūfī, el-fekīh. E ëma është Malīka bija e Jezīd ibn Kejs elNekha‘īut dhe motra e el-Eswedit, Ibrāhīmit dhe ‘Adbur-Rahmānit, bijve të Jezīd ibn Kejsit. Ashtu si xhaxhallarët e tyre ‘Alkame dhe ‘Ubej, bijtë e Kejsit, ata ishin ndër më të besueshmit dhe autoritarët në tërë muslimanët. Autorët e gjashtë sahīh-ëve, si dhe të tjerët, janë mbështetur të gjithë mbi autoritetin e tyre, pa harruar se ishin shī‘ī. Sa për heroin tonë Ibrāhīm ibn Jezīd, ai është përfshirë me dinjitarët shī‘itë nga Ibn Kutejbe në f. 206 të veprës el-Ma’ārif ku ai radhit disa dinjitarë shī‘i, duke e marrë besueshmërinë e tij për të mirëqenë. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim cituar nga nëna e dajës së tij ‘Alkame ibn Kejs, dhe nga Humām ibn el-Hārithi, Ebū ‘Ubejde ibn ‘Abdullāh ibn Mes’ūdi, ‘Ubejde, el-Eswed ibn Jezīdi, xhaxhai i tij. Referojuni po ashtu hadītheve të tij në Sahīh Muslim nëpërmjet dajës së tij ‘Abdur-Rahmān ibn Jezīdit, dhe Sehm ibn Munxhebit, Ebū Mu’ammerit, ‘Ubejd ibn Nedles, e ‘Ābisit. Në dy sahīh-ët, ai citohet nga Fudejl ibn ‘Umeri, Mughīre, Zijad ibn Kulejbi, Wāsili, el-Hasan ibn ‘Ubejdullāhi, Hammād ibn Ebū Sulejmāni e Sammāku. Ibrāhīmi u lind më 50 H. dhe vdiq në moshën 95 ose 96- vjeçare, katër muaj pas vdekjes së Haxhxhāxhit.

 

3. Ahmed ibn el-Mufdil Ai është Ahmed ibn el-Mufdil ibn el-Kūfī elHafrī. Ebū Zer’e dhe Ebū Hātimi e citojnë dhe e mbështesin atë duke qenë plotësisht të vetëdijshëm për statusin e tij ndër shī‘ī. Në biografinë e Ahmedit, siç pohohet në el-Mīzān, Ebū Hātimi e thekson këtë fakt duke thënë: “Ahmed ibn ulMufdili është një nga prijësit shī‘ī dhe është besnik.” Dhehebīu e përmend në librin e tij el-Mīzān, duke i vënë pas inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Nesā‘īut, si tregues se ata e quajnë autoritet. Referojuni hadītheve të tij në sahīh-ët e tyre përmes Thewrīut. Ai transmetoi përmes Asbāt ibn Nasīrit e Isrā‘īut.

 

4. Ismā‘īl ibn Abbān el-Esdī el-Kūfī el-Warrāk Mentor i Bukhārīut, siç pohon ky vetë në Sahīh-un e tij. Dhehebīu shkruan në Mīzān se Bukhārīu dhe Tirmidhīu janë mbështetur te ai. Ai gjithashtu pohon se Jahjāi dhe Ahmedi kanë marrë prej tij; se Bukhārīu ka thënë: i besuar (sadūk), dhe se të tjerë kanë pohuar: “ai praktikonte shī‘izmin.” Vdiq më 286, kurse Kejserānīu thotë se kjo ndodhi më 216 H. Bukhārīu ka transmetuar prej tij drejtpërsëdrejti mëse njëherë në Sahīh-un e tij, siç pohon Kejserānīu dhe të tjerë.

 

5. Ismā‘īl ibn Khalīfah el-Mellaī el-Kūfī. Kunijeti i tij është Ebū Isrā‘īl, me të cilin edhe njihet. Dhehebīu e ka përmendur në kreun e nofkave në Mīzān, ku dhe ka pohuar: “ka qenë shī‘a i urryer, nga ekstremistët që demaskonin ‘Uthmānin dhe ka përcjellë për të fjalë të shumta që s’ka nevojë t’i përmendim, e prapëseprapë Tirmidhīu ka përcjellë prej tij në Sahīh e po kështu shumë nga autoritetet e sunen-eve. Ebū Hatīmi ia ka quajtur hadīthin të mirë. Ebū Zarāh ka thënë: i besuar; në mendimin e tij ka ekstremizëm.” Ahmedi ka thënë: “Hadīthi i tij shkruhet.” Ibn Ma‘īni ka pohuar një herë: “Është autentik.” El-Felāsi ka thënë: “Nuk është nga gënjeshtarët.” Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh et-Tirmidhī e gjetkë, nga elHakem ibn ‘Utejbeh. ‘Atijje el-‘Aufi ka tansmetuar prej tij. Po ashtu, Ismā‘īl ibn ‘Amr el-Bexhelī dhe një grup nga autoritetet e këtij rangu. Ibn Kutejbeh e ka përfshirë me dinjitarët shī‘itë në librin e tij el-Ma’ārif.

 

6. Ismā’īl ibn Zekerijā el-Esdī el-Khalikān el-Kūfī Dhehebīu ia ka bërë jetëshkrimin në elMīzān, duke thënë: “Ismā’īl ibn Zekerijā elKhalikānī el-Kūfī, sadūk, shī‘a” dhe e ka përfshirë me ata që pranohen nga autorët e sahīh-ëve duke ia shënuar emrin me treguesin e pajtimit të njëzëshëm të tyre për besnikërinë e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh-un e Bukhārīut i përcjellë nga Muhammed ibn Sawkahi dhe ‘Ubejdullāh ibn ‘Umeri; hadīthit të tij në Sahīh-un e Muslimit, i përcjellë nga Suhejl e Mālik ibn Maghūli, etj. Ndërsa hadīthi i tij i përcjellë nga Āsim el-Ahwali gjendet në të dy Sahīh-ët.

Prej tij ka transmetuar Muhammed ibn es-Sabah dhe Ebū Rabijje te të dy Sahīh-ët, e Muhammed ibn Bekkār te Muslimi. Vdiq në Bagdad më 174 H. Të qenurit e tij shī‘a është e hapur dhe e njohur, gjersa i mveshën pohimin se “Ai që thirri robin e Tij nga ana e Turit ishte ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” Po ashtu, ai gjoja pohonte: “I Pari e i Fundit, i Jashtmi e i Brendshmi është ‘Alī ibn Ebī Tālibi.” Kjo, pa dyshim është një ndër shpifjet e armiqve të këtij burri për shkak të qenies ndër pasuesit e ‘Alīut dhe preferuesit e këtij mbi të tjerët. Në jetëshkrimin e tij në el-Mīzān, Dhehebīu, pasi i përmend këto mite rreth tij, pohon: “Këto fjalë ndaj Khalikānit nuk kanë bazë; ato janë prej fjalëve të të paudhëve...”

 

7. Ismā‘īl ibn ‘Abbād Emri i tij është Ismā‘īl ibn ‘Abbād ibn ul-‘Abbās et-Talekānī (Ebū el-Kāsim), i njohur më mirë si es-Sāhib ibn ‘Abbād. Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān, duke i vënë DT pranë emrit, për të treguar se si Dā‘ūdi ashtu edhe Tirmidhīu mbështeten tek ai në sahīh-ët e tyre. Pastaj ai vazhdon duke e përshkruar si “një shī‘a i talentuar, njeri i letrave”. Të qenit e tij shī‘a është fakt që s’mund të dyshohet prej askujt. Ja përse ai dhe babai i tij fituan nota të larta prestigji e madhështie në shtetin bujid.

Ai qe i pari vezir që u quajt sāhib (shok), ngase që në adoleshencë ishte shok i Mu’ajjed elDawle ibn Buwejhit. Ky llagap e ndoqi gjersa u rrit dhe filloi të njihej me atë emër. Më pas, ai u përdor për cilindo që mbante të njëjtën përgjegjësi në qeveri. Fillimisht, ai qe vezir i Mu’ajjed el-Dawle Ebū Mansūr ibn Rukn el-Dawle ibn Buwejhit. Pas vdekjes së këtij, në Sha’bān 373 H. në Xhurxhān, Ebū’l-Hasan ‘Alīu, i njohur më mirë si Fakhr el-Dawle, vëllai i Mu’ajjedit, mori pushtetin dhe ia ruajti pozitën Sāhibit.

Fakhr el-Dawle e nderoi dhe ia plotësoi dëshirat Sāhibit, ashtu siç bëri i ati Ebū ‘Abbād ibn ul-‘Abbāsi, kur i shërbente babait të Fakhr el-Dawlit, Rukn el-Dawlit. Kur, në moshën 59-vjeçare, Sāhibi vdiq mbrëmjen e së enjtes së 24 Seferit 385, në Rej, qyteti mbylli dyqanet në shenjë zie dhe njerëzit u mblodhën para shtëpisë së tij në pritje të arkivolit. Fakhr el-Dawle, i shoqëruar nga ministrat qeveritarë e prijësit ushtarakë, shkoi aty me rroba zie.

Kur arkivoli doli nga shtëpia, njerëzit thirrën njëzëri “Allahu Ekber!”, puthën tokën në shenjë madhërimi dhe Fakhr el-Dawle e ndoqi arkivolin në këmbë bashkë me turmën dhe qëndroi me ta gjatë zisë tre-ditore. Poetët recituan elozhe, dijetarët mbajtën ceremoni përkujtimore dhe ai u lavdërua nga ata që s’arritën t’ia ndiqnin xhenazen. Ebū Bekr Khawārizmī tha: “Sāhib ibn ‘Abbādi u rrit në prehrin e ministrisë, mësoi të zvarritej dhe të ecte brenda mureve të saj, u ushqye nga gjinjtë më të shëndetshëm të saj dhe e trashëgoi ministrinë nga paraardhësit e tij.” Ebū Sa‘īd el-Rustemi thuri këto vargje për të: Ai ministrinë e trashëgoi si hallkë në një zinxhir Njeri i madh, ish ai, trashëgimtar i njerëzve të mirë Për ministrinë e el-‘Abbāsit, ‘Abbādi po ju tregon Dhe nga ‘Abbādi ngjarjet, Ismā‘īli po jua dëfton.

Në biografinë e tij të Sāhibit, Tha‘lebīu thotë: “S’mund të gjej fjalë për ta përshkruar drejt statusin e lartë të Sāhibit në dije dhe arte, apo prestigjin që ai gëzon si mirëdashës e bujar, apo virtytet e tij të rralla dhe zotërimin e meritave të ndryshme. Më e mira fjali që mund të thur për të s’ia jep dot as hakun më të paktë virtyteve e pozitës së tij, dhe përshkrimi im më i arrirë nuk mund të jetë i drejtë ndaj virtyteve e tipareve të tij.” Sāhibi shkroi shumë libra të çmuar, përfshi elMuhīt në gjuhë, në shtatë vëllime, me kapitujt e renditur alfabetikisht.

Ai ngriti një librari që s’e kishte shoqen. Nūh ibn el-Mensūri, një nga mbretërit e Sam’ānit, i shkroi njëherë për ta ftuar të vihej në krye të këshillit të tij të ministrave e të drejtonte çështjet e mbretërisë. Ai i kërkoi ndjesë, duke i thënë se nevojiteshin katërqind deve vetëm për transportin e librarisë së tij. Kaq duhet t’ju mjaftojë për të.

 

8. Ismā‘īl ibn ‘Abdur-Rahmān ibn Ebū Kerīme el-Kūfī I njohur më mirë si el-Sadi, ai është zbërthyesi i shquar i Kur’anit Famëlartë. Duke treguar biografinë e tij, Dhehebīu e përshkruan si të “akuzuar me shī‘izëm.” Husein ibn Wākid el-Marūzi e diskuton atë duke pretenduar se e kishte dëgjuar njëherë të mallkonte Ebū Bekrin dhe ‘Umerin. Megjithë tërë këto akuza, ai citohet nga el-Thewrīu, Ebū Bekr ibn ‘Ajjāshi dhe shumë të tjerë të atij kalibri. Muslimi dhe autorët e katër sahīh-ëve e mbajnë si autoritet, ndërsa Ahmedi i dhuron atij tërë besimin e vet. Ibn ‘Adī thotë se ai është besnik. Jahjā el-Kattāni thotë se s’ka ndonjë të keqe me hadīthet që ai përcjell. Jahjā ibn Sa‘īdi thotë: “Kurrë s’kam dëgjuar ndonjeri të flasi keq për Sadin; askush s’ka hequr dorë prej tij.” Ibrāhīm el-Nekha‘īu kaloi njëherë pranë Sadit kur ky po komentonte Kur’an. Ibrāhīmi tregoi se Sadi po e komentonte Kur’anin sipas metodave të zakonshme. Nëse lexoni për Sadin në Mīzān ul-I’tidāl, do të gjeni më shumë hollësira për çka pohuam më lart. Drejtojuni hadītheve të Sadit në Sahīh Muslim nga Enes ibn Māliku, Sa‘d ibn ‘Ubejde dhe Jahjā ibn ‘Abbādi. Ebū ‘Awāne, el-Thewrīu, Hasan ibn Salihu, Zā’ide dhe Isrā‘īli e kanë cituar, duke qenë ai mentor i tyre, siç pohojnë katër sahīh-ët. Vdiq më 127 H.

 

9. Ismā‘īl ibn Mūsa el-Fazārī el-Kūfī Mīzān-i i Dhehebīut citon Ibn ‘Udejin me fjalët: “Njerëzit i urrenin pikëpamjet e tij ekstreme shī‘ite.” Aty po ashtu citohet ‘Abdāni duke thënë: “Hammādi dhe Ibn Ebī Shejbe e kundërshtonin të vizituarit tonë të tij.” Ai e pyeti njëherë se si ia çonte me “atë imoral që mallkon të parët tanë.” Megjithkëtë, si Ibn Khuzejme ashtu dhe Ebū ‘Arūbe e citojnë atë, si mësues i tyre. Ai është në një kategori me Ebū Dā‘ūdin dhe Tirmidhīun që e citojnë dhe mbështeten te autoriteti i tij në sahīh-ët e tyre. Ebū Hātimi e përmend dhe e quan të besuar. Nesā‘īu thotë “ai është në rregull”. Gjithë kjo pohohet në biografinë e këtij burri në Mīzān-in e Dhehebīut. Referojuni hadītheve të tij në Sahīh ulTirmidhī dhe Sunen Ebū Dā‘ūd transmetuar nga Māliku, Sherīku dhe ‘Umer ibn Shākiri, një mik i Enesit. Vdiq më 245 H. Ai ishte biri i motrës së el-Sadit, ndonëse ai vetë mund ta ketë mohuar këtë, wa‘Llāhu a‘lem.

 

10. Talīd ibn Sulejmān el-Kūfī el-A’raxhi Ibn Ma‘īni e përmend dhe thotë: “Ai e kishte zakon të mallkonte ‘Uthmānin. Disa nga ‘uthmānītë e dëgjuan këtë. Ata e gjuajtën me gurë dhe ia thyen këmbën, prej nga vjen dhe nofka e tij “el-A’raxh”, çaluesi. Ebū Dā‘ūdi e përmend duke thënë se ai është rāfidī që mallkon Ebū Bekrin e ‘Uthmānin. Mëgjithë tërë këtë, Ahmedi dhe Ibn Nemīri mbështeten në autoritetin e tij edhe pse ia dinë bindjet shī‘ite. Ahmedi ka thënë: “Talīdi është një shī‘a i talentuar, por prapëseprapë ne s’mundëm të gjenim asgjë të gabuar në atë që ai transmetoi.” Dhehebīu e ka përmendur në el-Mīzān, duke cituar pohime rreth tij nga dijetarët, si më lart. Ai vë inicialet e Tirmidhīut pas emrit të tij për të shënuar se ky e konsideron atë autoritet. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Tirmidhī përmes ‘Atā ibn el-Sā‘ībit dhe ‘Abdul-Mālik ibn ‘Umejrit.

 

11. Thābit ibn Dīnār Thābiti njihet më mirë si Ebū Hamza elThumālī. Të qenit e tij shī‘a është e qartë si drita e diellit. Autori i el-Mīzān-it e përshkruan duke treguar se emri i ‘Uthmānit u përmend njëherë në praninë e tij. Ebū Hamzai pyeti me sarkazëm: “Kush është ‘Uthmāni?!” Aty po ashtu pohohet se Sulejmāni e përfshin Ebū Hamzain me rāfidī-të. Dhehebīu ia vendos inicialet e Tirmidhīut pas emrit si tregues i të qenit autoritet. Wakī’u e Ebū Na‘īmi e citojnë dhe ia përdorin emrin si autoritet. Shihni hadīthet e tij te Tirmidhīu nga Enesi, elSha‘bīu e të tjerë të këtij kalibri. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 150 H.

 

12. Thuwejr ibn Ebū Fākhita Njihet më mirë si Ebū Xhehm el-Kūfī, rob i liruar i Umm Hāni’, bijës së Ebū Tālibit. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān dhe ka cituar thënien e Jūnus ibn Ebū Ishākut se ai ishte rāfidī. Megjithatë, si Sufjāni, ashtu dhe Shu’be e kanë cituar atë, dhe Tirmidhīu i ka përcjellë disa nga hadīthet e tij në Sahīh, me autoritetin e Ibn ‘Umerit dhe Zejd ibn Arkamit. Gjatë kohës së Imamit el-Bākir, ai i qëndroi besnik Imamit, e u bë i njohur për këtë. Lidhur me këtë, ai bëri dialogje interesante me kadiun ‘Amr ibn Dher, bashkëkohësin e tij Ibn Kejs dhe Selt ibn Bahrāmin të cilët e dëshmojnë këtë fakt.

 

13. Xhābir ibn Jezīd ibn el-Hārith el-Xhu’fī el-Kūfī Dhehebīu ia ka rrëfyer biografinë në elMīzān, duke e përshkruar si një nga ‘ulemātë shī‘i. Ai citon Sufjānin duke pohuar se e ka dëgjuar Xhābirin të thotë se dija e Profetit i kaloi ‘Alīut e më pas Hasanit e kështu me rradhë gjersa arriti Imamin Xha‘fer es-Sādik, që ishte bashkëkohës i tij. Muslimi e ka përmendur në një prej krerëve të parë të Sahīh-ut të tij, duke cituar el-Xharren i cili e kish dëgjuar Xhābirin të thoshte se ai dinte shtatëdhjetë mijë hadīthe të Profetit të përcjella me autoritetin e babait të Imam Xha‘ferit. Ai gjithashtu ka cituar Zuhejrin duke thënë, “Unë di pesëdhjetë mijë hadīthe, asnjërin prej të cilëve s’i kam transmetuar akoma.”

Një ditë, ai citoi një hadīth dhe tha, “Ky është njëri prej pesë-dhjetë mijë hadītheve.” Sipas jetëshkrimit të tij në elMīzān-in e Dhehebīut, saherë Xhābiri transmetonte hadīth nga Imam Bākiri, ai thonte: “Wasi-u i wasi-ve të Profetit (s) më ka transmetuar se...” Në biografinë e tij në el-Mīzān, Ibn ‘Udej thotë: “Populli fliste se ai besonte në kthimin.” Duke u mbështetur në autoritetin e Zā’ides, Dhehebīu ia ka përfshirë biografinë në el-Mīzān dhe ka thënë: “Xhābir el-Xhu‘fīu është një rāfidī që mallkon...”

Megjithëkëtë, si Nesā‘īu ashtu dhe Ebū Dā‘ūdi mbështeten në autoritetin e tij. Referojuni hadīthit që ai tregon lidhur me sexhdet e papritura në të dy Sahīh-ët. Shihābīu, Ebū ‘Awāne dhe shumë të tjerë të kalibrit të tyre e citojnë atë. Dhehebīu, që e përmend atë në el-Mīzān, ka vënë inicialet e Ebū Dā‘ūdit dhe Tirmidhīut pas emrit të tij për të treguar mbështetjen e tyre në autoritetin e tij. Ai gjithashtu citon Sufjānin duke thënë se Xhābir el-Xhu‘fīu i frigohet Allahut kur përcjell hadīth, dhe se ai kishte pohuar: “Kurrë nuk kam parë ndonjeri më të përzotshëm se Xhābirin.” Ai gjithashtu citon Shu‘ben që thotë se Xhābiri është besnik, dhe “Saherë që Xhābiri transmetonte hadīth, ne dëgjonim, ngase ai ishte më i besuari ndër të gjithë.”

Wakī’u thonte: “Nëse dyshimi të kaplon mendjen, mund të dyshosh këdo, përveç Xhābir el-Xhu‘fīt” dhe se Ibn ‘Abd elHakami e kishte dëgjuar Shāfi‘īun të tregonte se Sufjān Thewrīu i tha njëherë Shu‘bes: “Nëse e dyshon ndonjëherë Xhābirin, kjo do të shënojë fundin e miqësisë sonë.” Xhābiri, Allahu e mëshiroftë, vdiq ose më 127, ose më 128.

 

 

14. Xherīr ibn ‘Abdel-Hamīd el-Dabī el-Kūfī Në veprën e tij el-Ma’ārif, Ibn Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘i ndërsa Dhehebīu e përmend në el-Mīzān, duke ia nënvizuar emrin për të treguar pajtimin e sahīh-ëve në mbështetje të autoritetit të tij. Ai e ka lavdëruar me fjalët: “Ai është dijetari i Rejjit, në autoritetin e të cilit mbështeten shumë autorë”, duke e dëshmuar konsensusin e opinionit lidhur me besueshmërinë e tij. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh ul-Bukhārī dhe Muslim nga A’meshi, Mugīre, Mensūri, Ismā‘īl ibn Ebū Khālidi dhe Ebū Is’hāk elShejbānīu. Kutejbe ibn Sa‘īd ibn Jahjāi dhe ‘Uthmān ibn Ebū Shejbe ia kanë cituar secili hadīthet, siç tregojnë të dy sahīh-ët. Ai, Allahu ia prehtë shpirtin në paqe, vdiq në Rej më 187 H., në moshën 77-vjeçare.

 

15. Xha‘fer ibn Zijād el-Ahmar el-Kūfī Ebū Dā‘ūdi e ka përmendur me fjalët: “Ai është një shī‘a i besuar.” El-Xhuzxhānīu ka thënë: “Ai ka devijuar nga rruga”, në kuptimin: nga rruga e Xhuzxhānīut te ajo e Familjes së Profetit (s). Ibn ‘Adīu e ka përshkruar si një shī‘a i devotshëm. Nipi i tij Husein ibn ‘Alī ibn Xha‘fer ibn Zijādi thotë: “Gjyshi im Xha‘feri qe ndër prijësit shī‘itë të Khurasānīt.” Ebū Xha‘fer Dawanīkīu urdhëroi t’i vinin kollare rreth qafës atij dhe një grupi shī‘īsh e t’i tërhiqnin zvarrë si qenër; pastaj i futi në burgje nëndhese për një kohë të gjatë. Ibn ‘Ajīne, Wakīu, Ebū Gasāni, el-Mehdiu, Jahjā ibn Bishr el-Harīri dhe Ibn Mehdiu kanë cituar secili hadīthet e tij, duke qenë ai mentori i tyre. Ibn Ma‘īni e të tjerë e konsiderojnë atë autoritet në hadīthet e Profetit (s). Ahmedi ia përshkruan hadīthet si sahīh. Dhehebīu e ka përmendur në elMīzān dhe treguar çka u tha më lart, duke vënë inicialet e Nesā‘īut dhe Tirmidhīut pas emrit të tij, si tregues i mbështetjes së tyre mbi të. Referojuni hadīthit të tij të cituar në sahīh-ët e tyre nga Bejān ibn Bishri dhe ‘Atā’ ibn el-Sā‘ibi. Ai citohet nga burra të tjerë të po këtij kalibri. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi shpirtin e tij, vdiq më 167 H.

 

16. Xha‘fer ibn Sulejmān el-Dab’i el-Basrī (Ebū Sulejmān) Në el-Ma’ārif, f. 206, Ibn Kutejbe e përfshin me dinjitarët shī‘itë. Ibn Sa‘di thekson se është shī‘a dhe transmetues besnik hadīthesh. Ahmed ibn el-Mikdāmi e akuzon si rāfidī. Ibn ‘Adīu e përmend me fjalët: “Ai është shī‘a. S’ka asgjë të keqe në transmetimet e tij, që nuk mohohen kurrsesi dhe unë e konsideroj person që i pranohet hadīthi.” Ebū Tālibi ka treguar: “E kam dëgjuar Ahmedin të thotë se s’ka asgjë të keqe me hadīthet e Xha‘fer ibn Sulejmān Dab’iut.” Kur i thanë:

“Po Sulejmān ibn Harbi thotë se ai s’i ka shkruar hadithet e Dab’iut”, Ahmedi u përgjigj se Ibn Harbi nuk kishte ndonjë vërejtje që ndokush duhet t’i shkruante hadīthet e Dab’iut dhe se [paragjykimi i Ibn Harbit ishte thjesht ngaqë] Dab’iu ishte një shī‘a që citonte hadīthe për ‘Alīun.” Ibn Ma‘īni ka thënë: “Kam dëgjuar ca fjalë nga ‘Abdur-Rezāku, të cilat dëshmojnë për ‘bindjet e tij medhhebore.’ Unë e pyeta: ‘Mentorët e tu si Mu‘ammeri, Ibn Xhurejhi, el-Awzā’i, Māliku dhe Sufjāni janë të gjithë sunni.

Nga e mësove ti këtë medhheb?’ Ai m’u përgjigj: ‘Një ditë, Xha‘fer ibn Sulejmān Dab’iu na bëri vizitë dhe pashë se ishte i virtytshëm e i devotshëm; prej tij e mësova këtë medhheb.’” Me sa shoh, Muhammed ibn Ebū Bekr el-Mukaddemīut iu duk ndryshe.

 

Ai e thoshte haptas se Xha‘feri e mësoi “rāfidīzmin” nga ‘AbdurRezāku; prandaj ai e kishte zakon ta mallkonte këtë të fundit e të thonte: “Askush s’i prishi bindjet e Xha‘ferit veç ‘Abdur-Rezākut.” Duke cituar Sehl ibn Ebū Khaduthen, el-Akīli ka thënë: “I thashë Xha‘fer ibn Sulejmānit: ‘Kam dëgjuar se ti mallkon Ebū Bekrin dhe ‘Umerin.’ Ai u përgjigj: ‘Unë mallkim nuk bëj; e sa për mëri, mund të thuash ç’të ka ënda’.” Duke u mbështetur te Xherīr ibn Jezīd ibn Harūni, Ibn Hibbāni thotë në Thikāt: “Babai më dërgoi njëherë te Ebū Xha‘fer el-Dab’iu. I thashë: ‘Kam dëgjuar se ti mallkon Ebū Bekrin dhe ‘Umerin.’ Ai u përgjigj: ‘Unë s’i mallkoj ata.

Por nëse do të thuash se i përçmoj, fol lirshëm’; kështu konkludova se ai ishte rāfidī.” Në biografinë e Xha‘ferit në el-Mīzān, Dhehebīu ka përfshirë çfarë u tha më sipër si dhe ka theksuar faktin se ai burrë qe ‘alim i përzotshëm, “ndonëse shī‘a”. Muslimi mbështetet në të dhe citon disa nga hadīthet e tij unike që nuk janë transmetuar askund tjetër, siç e dëshmon vetë Dhehebīu në biografinë e Xha‘ferit. Drejtojuni hadītheve të tij në Sahīh nga Thābit el-Banāni, el-Xha‘d ibn ‘Uthmāni, Ebū ‘Umrān el-Xhawni, Jezīd ibn el-Reshki dhe Sa‘īd el-Xherīri.

 

Katān ibn Nasīri, Jahjā ibn Jahjā, Kutejbe, Muhammed ibn ‘Ubejde ibn Hesābi, Ibn Mehdiu e Musaddidi ia kanë cituar secili hadīthet. Për shembull, ai ka thënë: “I Dërguari i Allahut (s) nisi një divizion të ushtrisë nën komandën e ‘Alīut...” etj. Një tjetër hadīth nga ai pohon: “Ç’keni ndaj ‘Alīut? ‘Alīu është nga unë dhe unë jam nga ‘Alīu. Pas meje, ai është wali-u i çdo besimtari”, siç e citon Nesā‘īu nga Ibn ‘Adīu. Dhehebīu e pohon këtë kur diskuton Xha‘ferin në el-Mīzān. Ai vdiq në Rexheb të vitit 178 H.; Allahu e mëshiroftë.

 

17. Xhamī’ ibn ‘Umejre ibn Tha‘lebe el-Kūfī et-Tejmī Ebū Hātimi e ka përmendur biografinë e tij në Mīzān, në fund të së cilës ai pohon: “ElKūfī është një nga fisnikët shī‘itë, hadīthi i të cilit është sahīh.” Ibn Hibbāni e ka përmendur dhe ka pohuar - siç tregohet në Mīzān - se ai është “rāfidī”. Po ju them se el-‘Alā’ ibn Sālihu, Sadeke ibn el-Muhanāi dhe Hākim ibn Xhubejri e kanë marrë dijen prej tij, duke qenë ai mentor i tyre. Librat Sunen e citojnë atë trefish. Tirmidhīu ia ka brohoritur hadīthet, siç dëshmon Mīzān-i i Dhehebīut. Ai ishte tabi‘ī. Hadīthin e mësoi nga Ibn ‘Umeri e ‘Āisha. Një nga hadīthet që ai mësoi prej Ibn ‘Umerit pohon se ky e kish dëgjuar të Dërguarin e Allahut t’i drejtohej kështu ‘Alīut: “Ti je vëllai im në këtë jetë dhe në tjetrën.”

 

18. El-Hārith ibn Hasīre Ebū’l-Nu‘mān el- Esdī el-Kūfī Ebū Hātim er-Rāzīu e përshkruan si një prej fisnikëve shī‘ī. Ebū Ahmed el-Zubejri i ka mveshur atij besimin në kthim. Ibn ‘Adīu e përmend, duke thënë: “Hadīthi i tij shkruhet megjithë të metën që kam vërejtur në të. Ai është një prej kufasve që do të digjen në ferr për shkak të shī‘izmit të tyre.” Thanīxhi ka thënë: “E pyeta njëherë Xherīrin: A je takuar me Hārith ibn Hasīren?’

Ai m’u përgjigj: ‘Po, jam takuar. E kujtoj si një plak që më të shumtën e kohës rrinte i heshtur dhe i cili ngulmonte në diçka tepër shpirtgjerë’.” Jahjā ibn Ma‘īni e ka përmendur dhe ka thënë: “Ai është i besuar, [edhe pse] khashbī* ” Nesā‘īu, po ashtu i beson atij. Thewrīu, Mālik ibn Magūli, ‘Abdullāh ibn Nemīri dhe një grup i kalibrit të tyre, e kanë cituar secili, ngase ai ishte mentori i tyre të cilit i besonin.

 

Dhehebīu ia ka rrëfyer biografinë në el-Mīzān duke pohuar të mësipërmen. Drejtojuni hadītheve të tij në Sunen nga Zejd ibn Wehābi, ‘Ikrime dhe një grup i klasit të tyre. Nesā‘īu citon ‘Abbad ibn Jakūb el-Rawāxhnīun që citon një zinxhir transmetuesish i cili përfshin ‘Abdullāh ibn ‘Abdul-Melīk el-Mes’ūdin, që tregon se Hārith ibn Hasīre, sipas Zejd ibn Wehābit, tregoi se ‘Alīu u dëgjua njëherë të thonte: “Unë jam robi i Allahut dhe vëllai i të Dërguarit të Tij (s); askush tjetër s’mund ta thotë këtë, veçse një gënjeshtar.” El-Hārith ibn Hasīre transmeton prej Ebū Dā‘ūd el-Subait, nga ‘Umrān ibn Hasīni të ketë thënë: “Isha ulur njëherë në praninë e Profetit (s) dhe ‘Alīu po rrinte bri meje.

I Dërguari i Allahut (s) recitoi {E kush tjetër i përgjigjet nevojtarit, ia heq pikëllimin dhe ju bën mëkëmbësa mbi tokë?} (27:62) ‘Alīu u dridh e u prek mjaft, me ç’rast Profeti (s) i ra ‘Alīut mbi sup dhe tha: “S’të do ty veçse mu’mīni dhe s’të urren veçse munāfiku, gjer në Ditën e Gjykimit’.” Muhadīthë si Muhammed ibn Kuthejri e të tjerë e kanë cituar hadīthin e mësipërm nga el-Hārith ibn Hasīre. Dhehebīu e ka transmetuar gjatë përshkrimit të biografisë së Nāfi’ ibn elHārithit me zinxhir të njëjtë. Kur mbërrin tek el-Hārith ibn Hasīre, ai bën komentin, “I besuar, por edhe rāfidī.”

 

19. El-Hārith ibn ‘Abdullāh el-Hamadānī Ai qe një prej shokëve të Prijësit të Besimtarëve si dhe një ndër tabi’īnët më të mirë. Të qenit e tij një shī‘a s’ka nëvojë për prova. Ai është i pari nga të radhiturit prej Ibn Kutejbes në el-Ma’ārif si një dinjitar shī‘a. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān, duke e pranuar se ai ishte një nga ‘ulematë më të spikatur të tabi’īnëve; ku më pas citon pohimin e Ibn Hibānit se ai ishte ‘ekstremist’ në bindjet e tija shī‘ite. Pastaj, ai tregon mjaft për zemërimin e disa njerëzve me të për shkak të bindjeve të tija shī‘ite. Megjithë tërë këtë, citon dhe pajtimin e tyre se ai burrë është më i dijshmi, më i devotshmi, e më i informuari rreth ibādeteve.

 

Ai gjithashtu pranon se hadīthet e përcjella nga el-Hārithi gjenden në të katër sunen-et. Ai thekson faktin se Nesā‘īu, megjithë paragjykimin e tij, u mbështet fuqishëm në autoritetin e elHārithit, duke pranuar se publiku, ndonëse e përçmoi atë burrë, vazhdoi të citonte hadīthet e tij në të gjitha çështjet fetare dhe se Sha‘bīu e quajti gënjeshtar e më pas i ktheu shpinën dhe e citoi! Dhehebīu pohon si vijon, në el-Mīzān: “Padyshim, Nesā‘īu ia përgënjeshtron atij fjalën e tonin; po kur ky burrë përcjell hadīth, ai nuk e dyshon.” Ai citon Muhammed ibn Sirīnin që thotë: “Ishin pesë shokë të shquar të Ibn Mes’ūdit. Arrita të njoh katër prej tyre, por jo Hārithin të cilin s’e takova kurrë. Ai ishte më i miri ndër ta.”

Ka mjaft pasiguri mbi atë se cili prej tre të tjerëve, pra Alkame, Mesrūki, apo ‘Ubejde është më i miri. Them se Allahu u ka mundësuar muhadīthëve t’ia japin hakun Sha‘bīut e ta provojnë se gënjeshtari është ai. Kjo është theksuar nga Ibn ‘Abd el-Berri në librin Xhāmi’ Bejanul ‘Ilm që citon pohimin e sinqertë të Ibrāhīm el-Nekha’īut i cili e përgënjeshtron el-Sha‘bīun, duke shtuar verbatim: “Mendoj se el-Sha‘bīu ka marrë dënimin e merituar pse tha për el-Hārith elHamadānīun se: ‘El-Hārithi, një nga gënjeshtarët, më tha se..., etj’.”

 

Ibn ‘Abd el-Berri ka thënë: “El-Hārithi s’ka dhënë asnjë shenjë se është gënjeshtar; disa njerëz kanë pasur keqdashje ndaj tij thjesht pse ai e deshi aq shumë ‘Alīun saqë e preferoi atë përmbi të tjerët. Ja pse Sha‘bīu e quan gënjeshtar, ngaqë ai vetë preferon Ebū Bekrin, duke pretenduar se ky e pranoi i pari Islamin dhe ai gjithashtu parapëlqen ‘Umerin.” Mes atyre që bartnin urrejtje ndaj elHārithit ishte Muhammed ibn Sa‘di i cili e përfshiu biografinë e el-Hārithit në vëllimin e VI të Tabakāt-it të tij, duke thënë se el-Hārithi flet ‘dashakeqasi’.

Ai nuk i bën el- Hārithit, e as kujtdo fisniku shī‘ī, kurrfarë drejtësie madje as kur flitet për dijen apo veprat. Të folurit “keqdashës” të cilit Ibn Sa’di i referohet s’është tjetër veçse besnikëria ndaj pasardhësve të Muhammedit dhe të marrit e tyre nga ai për udhërrëfyesa në të gjitha çështjet, siç e pranon Ibn ‘Abd el-Berri në pohimin e cituar mësipër. Vdekja e el-Hārithit ndodhi më 65; Allahu e mëshiroftë.

 

20. Habīb ibn Ebū Thābit el-Esedī el-Kāhilī el-Kūfī Ai ishte prej tabi’īnëve. Ibn Kutejbe në Ma’ārif, dhe Shehristānīu në el-Milel we’nNihel, e kanë përfshirë mes dinjitarëve shī’i. Dhehebīu e ka përmendur në Mīzān, duke ia nënvizuar emrin me shënimin se autorët e gjashtë sahīh-ëve mbështeten pa kurrfarë ngurrimi mbi autoritetin e tij. Jahjā ibn Ma‘īni dhe një grup tjetër dijetarësh i kanë besuar të gjithë atij. Megjithatë, Dawalībīu e ka përgojuar dhe ia ka quajtur hadīthet “të dobëta” thjesht pse ishte shī‘a.

Ajo që vërtet më mahnit mua është qëndrimi i Ibn ‘Awnit i cili s’mund të gjente dot asnjë pretekst për të hedhur dyshim mbi hadīthet e Habībit, me gjithë dëshirën e zjarrtë për ta bërë këtë; prandaj iu desh ta ofendonte e ta quante a‘war (me një sy). E meta e vërtetë e dikujt është bërja e mëkateve dhe përgojimi, e jo humbja e një syri. Drejtojuni hadītheve të Habībit në Sahīh ul-Bukhārī e Muslim të transmetuara nga Sa‘īd ibn Xhubejri dhe Ebū Wā’ili. Hadīthi i tij i përcjellë nga Zejd ibn Wehabi ndodhet vetëm në Sahīh ul-Bukhārī.

Në Sahīh Muslim, hadīthi i tij përcillet nga Muhammed ibn ‘Alī ibn ‘Abbāsi, e nga Tawūsi, el-Dahhāk ul-Meshriki, Ebū ‘Abbās ibn ul-Shā’iri, Ebū’l-Minhel ‘AbduRahmāni, ‘Atā’ ibn Jāsīni, Ibrāhīm ibn Sa‘d ibn Ebū Wakkāsi, e Muxhāhidi. Në të dy sahīh-ët, Misāri, el-Thewrīu e Shu‘ba ia kanë cituar hadīthet. Në Sahīh-un e Muslimit, hadīthet ia citojnë Sulejmān elA’meshi, Hasīni, ‘Abdul-‘Azīz ibn Sajāhi dhe Ebū Is‘hāk el-Shejbānī. Ai, Allahu pastë mëshirë mbi shpirtin e tij, vdiq më 119 H.

 

21. El-Hasan ibn Hejj Emri i plotë i Hejjit është Hasan ibn Sālih el-Hamadānī, vëlla i ‘Alī ibn Sālihut. Të dy këta binjakë, kulmojnë listën e fisnikërisë shī‘ite. ‘Alīu kish lindur vetëm një orë përpara. Askush s’e kish dëgjuar të vëllain ta thërriste atë me emër; përkundrazi, ai i drejtohej gjithnjë me Ebū Muhammed. Kjo përmendet në vëll. VI të Tabakāt-it të Ibn Sa‘dit, në kreun mbi el-Hasanin, ku ai pohon: “El-Hasani ishte një prej dinjitarëve, por qe molepsur me shī‘izëm.

Ai s’merrte pjesë në xhuma dhe predikonte mallkimin e sundimtarëve të padrejtë.” Ai gjithashtu përmend faktin se ai kurrë nuk iu lut Allahut ta mëshironte ‘Uthmānin. Ibn Sa‘di e përmend me tej duke thënë: “Ai është i besuar, përcjell shumë hadīthe dhe është shī‘a.” Imam Ibn Kutejbe ia ka përfshirë emrin me transmetuesit e tjerë të hadīthit në elMa’ārif, duke theksuar të qenit e tij shī‘a. Në mbyllje të librit, ai e reshton Hasanin me transmetuesit e tillë.

Muslimi dhe autorët e sunen-eve janë mbështetur të gjithë në autoritetin e tij. Drejtojuni hadīthit të tij në Sahīh Muslim nga Sammāk ibn Harbi, Ismā‘īl el-Sa‘di, ‘Āsim el-Ehweli dhe Harūn ibn Sa‘di. ‘Ubejdullāh ibn Mūsa el-‘Abasi, Jahjā ibn Ādemi, Hamīd ibn ‘Abdur-Rahmān er-Rawāsi, ‘Alī ibn el-Xhedi, Ahmed ibn Jūnusi dhe tërë burrat e shquar të atij kalibri intelektual mësuan hadīth prej tij.

Në biografinë e tij në Mīzān, Dhehebīu tregon se Ibn Ma‘īni dhe të tjerë i kanë besuar hadīthit të tij. Ai shton duke thënë se ‘Abdullāh ibn Ahmedi ka cituar nga i ati se Hasani është më i saktë se Sherīku. Dhehebīu gjithashtu pohon se Ebū Hātimi ka thënë: “Ai është një thesar; ka kujtesë të shëndoshë e të saktë” dhe se Ebū Zer’e ka thënë: “Në të janë ngërthyer arritjet, fikhu, tekwāja, dhe zuhdi” dhe se Nesā‘īu i ka besuar atij. Ai po ashtu citon Ebū Na‘īmin duke thënë: “Kam cituar tetëqind muhadīthë e asnjeri prej tyre s’është si elHasan ibn Sālihu”; dhe se ai gjithashtu ka thënë: “S’kam takuar kënd që të mos gabojë, përveç el-Hasan ibn Sālihut. Ai citon ‘Ubejdullāh ibn Sulejmānin që thotë: “Allahu është tepër i turpshëm që ta lëndojë el-Hasan ibn Sālihun.” Ai citon Jahjā ibn ‘Alī Bakīrin duke e pyetur elHasan ibn Sālihun: ‘Na trego si kryhet gusli i të vdekurit’ dhe ai s’mundi ta bënte sepse u ngashërye. Ai citon ‘Ubejdullāh ibn Mūsain që tha: “Po këndoja Kur’an në prani të ‘Alī ibn Sālihut. Pasi recitova {Bëj durim! Ne u kemi dhënë atyre pushim vetëm për një kohë të caktuar} (19:84), vëllai i tij u rrëzua duke gulçuar si dem i plagosur; ndaj ‘Alīu e ngriti, ia fshiu dhe ia lau fytyrën, pastaj e mbështeti për mur që të mos rrëzohej prapë”; dhe se el-Wakīu ka thënë:

“Hasan e ‘Alī ibn Sālihu dhe nëna e tyre, e ndanin natën trish: ata ndërroheshin duke vigjiluar secili në pjesën e vet, duke e kaluar atë në lutje e adhurim. Kur u vdiq e ëma, ata e ndanë natën në dy pjesë të barabarta. Pastaj vdiq ‘Alīu dhe Hasani e kalonte tërë natën duke adhuruar Zotin.” Ebū Sulejmān el-Dārāni ka thënë: “Kurrë s’kam parë ndonjeri më të frikësuar se el-Hasan ibn Sālihun të cilit kur u ngrit një natë të recitonte Suren Nebe’ë, i ra të fikët dhe ai prapëseprapë vazhdoi të recitonte gjer në agim.” Ai, Allahu e mëshiroftë, u lind më 100 dhe vdiq më 169 H.

 

22. El-Hakam ibn ‘Utejbe el-Kūfī Ibn Kutejbe ka theksuar faktin se el-Hakam ibn ‘Utejbe ishte një shī‘a në Ma’ārif dhe e ka përfshirë atë me fisnikët shī‘itë. Si Buhārīu edhe Muslimi mbështeten në autoritetin e tij. Shikojeni hadīthin e tij në sahīh-ë nga Ebū Xhahīfe, Ibrāhīm elNekha‘īu, Muxhāhidi e Sa‘īd ibn Xhubejri. Në Sahīh Muslim, ai transmetohet nga ‘Abdur-Rahmān ibn Ebī Lejla, el-Kāsim ibn Muhejmere, Ebū Sālihu, Dher ibn ‘Abdullāhu, Sa‘īd ibn ‘Abdur-Rahmān ibn ‘Abzi, Nāfi’u (rob i ‘Umerit), Jahjā alXhezzāri, ‘Atā’ ibn Ebū Rabāh, Hasan el-‘Arni, ‘Imāre ibn ‘Umejri, ‘Arrāk ibn Māliku, el-Sha‘bīu, Mejmūn ibn Mahrāni, Mus’ab ibn Sa‘di dhe ‘Alī ibn el-Huseini. Në të dy sahīhët, hadīthet e tij citohen nga Mensūri, Misāri dhe Shu‘be. Në veçanti, tek Sahīh ul-Bukhārī, hadīthet e tij përcillen nga ‘Abdul-Melīk ibn Ebū Ganije. Te Muslimi, hadīthet e tij i përcjellin el- A’meshi, ‘Amr ibn Kejsi, Zejd ibn Ebū Anīsa, Mālik ibn Magūli; Abān ibn Taghlibi, Hamza el-Zejjāti, Muhammed ibn Xhehadai, Mutrefi dhe Ebū ‘Awāne. Ai vdiq më 115, në moshën 65 vjeçare. 

 

23. Hammād ibn ‘Īsa el-Xhehnī Ai u mbyt në Xhuhfe. Ebū ‘Alīu e ka përmendur atë në librin e tij Muntehel Mekāl. El-Hasan ibn ‘Alī ibn Dā‘ūdi e skicoi artikullin e përmendur në përmbledhjen e tij el-Mukhteser, kreu i jetëshkrimeve të njerëzve të shquar, një grup ‘alimësh shī‘itë e autorësh biografish dhe fjalorësh që e nderojnë si më të besuarin, ndjekës të Imamëve, paqe pastë mbi ta. Ai mësoi nga Imami es-Sādik, shtatëdhjetëmijë hadīthe të Profetit, bekime pastë mbi të e pasardhësit e tij, por nuk transmetoi më shumë se njëzet.

 

Ai është autor i disa librave me të cilët ndjekësit e besimit tonë janë të njohur. Njëherë, ai shkoi tek Imami Ebū’lHasan el-Kādhim, e tha: “Jeta ime u flijoftë për ju! Ju lutem përgjërojuni Allahut të më bekojë me një shtëpi, një grua, një djalë, një shërbyes e një haxh çdo vit.” Imami tha: “O Zot! Të përgjërohem t’i dërgosh bekime Muhammedit dhe pasardhësve të Muhammedit e ta begatosh këtë njeri me një shtëpi, një grua, një bir, një shërbyes si dhe vajtje në haxhxh për pesëdhjetë vjet me rradhë.” Hammādi tha: “Kur u lut që unë të kryeja haxhin pesëdhjetë herë, e kuptova me siguri që nuk do të jetoja kurrë më shumë se aq.

E kam kryer haxhin dyzet e tetë herë; ja shtëpia me të cilën më bekoi Allahu; aty kam gruan që po më dëgjon pas perdes; ky është im bir dhe ja është shërbyesi im; jam bekuar me tërë këto gjëra.” Dy vjet më vonë, pas kryerjes së pesëdhjettë të haxhit, ai iu bashkua Ebū’l ‘Abbās el-Newfelī el-Kesīrit në haxhin e tij të pesëdhjetë e njëtë. Kur arriti pjesën ku haxhijtë veshin ihrāmin, ai u fut në lumin Xhuhfe për të bërë banjo, por rryma e mori me vete dhe ai u mbyt para se të kryente haxhin e pesëdhjetë e njëtë. Ai, Allahu e mëshiroftë, vdiq më 209 H.

 

Vendlindja e tij ishte Kūfa, por ai banoi në Basra. Jetoi mëse shtatëdhjetë vjet. Ne kemi kryer një hulumtim të imtësishëm të jetës së tij në librin tonë Mukhteser ul-Kelām fī Mu‘alifī el-Shī‘a min Sadr ul-Islām. Dhehebīu e ka përmendur dhe ka vënë TK pas emrit të tij, për të treguar autorët e Sunen-eve (Tirmidhī e Dār Kutnī) që e kanë cituar atë dhe ka përmendur faktin se ai u mbyt më 209 dhe se ka përcjellë hadīth nga Imam Sādiku. Autori e tregon keqdashjen e vet ndaj këtij burri, duke ia quajtur hadīthet “daīf” pa asnjë arsye përveç të qenit të tij shī‘a. Për çudi, nga njëra anë Dār Kutnīu i quan hadīthet e tij “të dobëta”, ndërsa nga ana tjetër e përdor atë si autoritet në vetë Sunen-in e tij - {kështu pra sillen disa} (27:34)!