LETRA 111

1 Xhemādi ul-Ūle 1330

 

Bindje

 

Dëshmoj se ju [shī‘itët] jeni pasuesit e Imamëve nga pasardhësit e Pejgamberit, në rrënjët dhe në degët e besimit. Ju e keni qartësuar këtë çështje dhe e keni bërë të padyshimtë, keni zbuluar gjithçka që ishte e errët në të; ndaj, t’ju dyshosh juve është çmenduri dhe t’ju mosbesosh juve është devijim. E hetova letrën tuaj dhe e gjeta shumë kënaqëse. E verifikova dhe arrita të thith aromën e saj hyjnore që më ushqeu me kundërmimin e saj të ëmbël. Para se t’ju njihja juve, unë isha konfuz në lidhje me bindjet tuaja për shkak të akuzave që dëgjoja nga shpifësit; tani i gjeta të jenë një fanar që davarit errësirën dhe po ju lë ngadhënjimtar e të suksesshëm. Sa i madh, pra është bekimi që Allahu ka derdhur mbi mua e sa i madh përfitimi im nga ju! Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, wesselāmu aleikum.

Sinqerisht,

S

 


LETRA 112

2 Xhemādi ul-Ūle 1330

 

Vlerësim

 

Dëshmoj se tani ju jeni i njohur me çështjen, i aftë ta zotëroni atë. Ju i keni kaluar të gjithë të tjerët në të kuptuarit e të studiuarit e saj në imtësi, duke e hetuar atë me kujdes, duke e kthyer nga të gjitha anët, duke dalluar nënkuptimet e saja të brendshme, duke kërkuar thelbin dhe natyrën e saj, pa u lëkundur nga paragjykimet nacionaliste e pa u motivuar nga interesat personale. Ndaj, cilësitë e bujarisë suaj nuk mund të cënohen, e as mendja juaj nuk mund të dominohet. Ju e keni shqyrtuar atë në thellësi me një bujari që është më shumë se kënaqëse dhe me një mendje që është më e gjerë se kjo botë, duke e verifikuar imtësisht, pa marrë parasysh mendimet e të afërmit, gjersa ajo që qe e fshehur doli në sipërfaqe; e vërteta e shpalosi veten dhe rrezet e mëngjesit u panë nga të gjithë ata që kanë sy; prandaj, falënderimi i takon Allahut që na udhëzoi në fenë e Tij dhe për të qenit të sukseshëm në arritjen e asaj që na ka urdhëruar të arrijmë nga Rruga e Tij: RRUGËN E DREJTË; dhe paqja e bekimet e Tij qofshin mbi Muhammedin dhe pasardhësit e Muhammedit.

 

Sinqerisht,

Sh 


Ky libër u përfundua me ndihmën e Allahut, Fuqiplotit e të Lartit, dhe kujdesin e Tij mbarësues, nga pena e hartuesit të tij, ‘Abdul-Husein Sherafuddīn el-Mūsawī el-‘Āmilī. Allahu e mëshiroftë dhe ia faltë mëkatet me bujarinë e Tij! Vërtet, Ai është më i Mëshirshmi i mëshiruesve. Falënderimi i takon Allahut për plotësimin e shënimeve të këtij libri. Shënimet i përmirësojnë mangësitë e librit origjinal.

Ato janë shumë të dobishme, madje të domosdoshme për kuptimin në tërësi të tekstit.

 

Shtypja e këtij botimi të plotësuar u përfundua në muajin e shenjtë të Rexhebit 1355, nga pena e më të përulurit prej shërbëtorëve të fesë islame dhe besnikëve të besimit të Imamëve të Ehl ul-Bejtit, ‘Abdul-Husein ibn el-Sherif Jūsuf ibn el-Sherif Xhevād ibn el-Sherif Ismā‘īl ibn el-Sherif Muhammed ibn Muhammed ibn Sherafuddīn i mbiquajtur Ibrāhīm, ibn Zejnul-‘Ābidīn ibn ‘Alī Nūruddīn ibn Nūruddīn ‘Alī ibn Izzeddīn el-Husein ibn Muhammed ibn el-Husein ibn ‘Alī ibn Muhammed ibn Taxhuddīn, i njohur si Ebū’l-Hasan ibn Muhammed, i quajtur Shemsuddīn, ibn ‘Abdullāh, i mbiquajtur Xhelāluddīn, ibn Ahmed ibn Hamza ibn Sa‘dullāh ibn Hamza ibn Ebū Sa‘dat Muhammed ibn Ebū Muhammed ‘Abdullāh, kreu i prijësve Tālibī në Bagdad, Ibn Ebū’l-Harth Muhammed ibn Ebū’l-Hasan ‘Alī, i njohur si Ibn Dejlemijje ibn Ebū Tāhir ‘Abdullāh ibn Ebū’l-Hasan Muhammed el-Muhadīth ibn Ebū’t-Tajjib Tāhir ibn el-Husein el-Kati‘ī ibn Mūsa Ebū Sibhe ibn Ibrāhīm el-Murtedā ibn Imam elKādhim ibn Imam es-Sādik ibn Imam el-Bākir ibn Imam Zejnul-‘Ābidīn ibn Imam Ebū ‘Abdullāh el-Husein, Prijësi i Shehidëve, nipi i Profetit (s) dhe biri i Emīr ul-Mu’minīnit, Prijësit të wali-ve, ‘Alī ibn Ebī Tālibit.

Tërë falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, që është i Pari dhe i Fundit.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhammedin dhe pasardhësit e tij.