Çfarë thotë Ehl-Zikri për të Dërguarin e Allahut (s.a.v.a.)
Hz. Imam Aliu në “Shtegun e elokuencës” thotë:
“Ai e dërgoi atë kur njerëzit endeshin të hutuar dhe endeshin në fatkeqësi. U joshën nga epshet, ndërsa lajthitja mori dhenë. Injoranca i bëri ata krejtësisht budallenjë. Ata u hutuan nga mosqëndrueshmëria e gjërave dhe fatkeqësitë e injorancës. Atëherë Profeti - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe pasardhësit e tij të pastër e të nderuar! - bëri më të mirën, duke u dhënë atyre këshilla të sinqerta, duke ndjekur vet Rrugën e drejtë dhe duke i ftuar në urtësi dhe këshilla të mira. "
"Vendbanimi i tij është më i miri nga të gjitha vendet, dhe origjina e tij është më fisnike ndër origjinat e të gjithëve në minierat e fisnikërisë dhe djepin e sigurisë. Zemrat e të virtytshmëve janë të prirura drejt tij dhe frerët e shikimit i drejtohen atij. Me të, Allahu varrosi ligësinë reciproke dhe shuajti rebelimet e zjarrta. Ai i bashkoi ata si vëllezër dhe i ndau ata që ishin së bashku. Nëpërmjet tij, Ai i lartësoi ata nga shtresa e poshtme dhe i përuli ata nga pjesa e sipërme. Fjalimi i tij është i qartë, ndërsa heshtja e tij është si të fliste.”