Transmetimet që ulin autoritetin e Ehli Bejtit ndërsa kënaqin kriteret e Buharisë
Është jashtëzakonisht për të ardhur keq që Imam Buhariu zgjodhi rrugën e tij pikërisht sipas modelit të shkollës së kalifëve, e cila u vendosë nga estabilishmenti në pushtet, dhe se Buhariu dhe të ngjashmit e tij, ishin pikërishtë ata që goditën shtyllat e një sistemi që supozohej të konsolidonte dhe përhapte fuqin e tyre dhe sistemin e tyre të mendimit dhe të konfirmonte besueshmërinë e shkollës së mendimit të kalifatit, veçanërisht në kohën e kalifëve Umajad dhe Abbasi, të cilët si këmbim dijetarëve të tillë, që do të angazhoheshin në këtë cikël, u ofronin të gjitha përfitimet e kësaj bote. Për të ndihmuar në mbështetjen e kalifëve, dijetarët oborrtar do të konkurronin për të shpifur dhe interpretuar hadithe dhe tradita që do të dëshmonin për vlefshmërinë e politikës së regjimit aktual. E gjithë kjo bëhej për të fituar kënaqësinë dhe bekimin e sundimtarit. Duke vepruar kështu, ata po e shisnin atë botë për këtë botë dhe ajo tregti nuk do t'u bëjë dobi, dhe se në Ditën e Gjykimit ata do të jen nga humbësit.
Njerëzit janë njerëz dhe koha është kohë, dhe ju sot shihni të njëjtën metodë dhe të njëjtën politikë. Sa dijetarë të mëdhenj u vunë nën arrest shtëpiak dhe njerëzit nuk dinin për ta, dhe sa "dijetarëve" të xhahileve iu dha thellësisht mundësia të ngjiteshin në mimber për të mbajtur hutbe, për të udhëhequr namazet masive, xhuma dhe për të gjykuar muslimanët. Kjo nga shkaku se ata fituan favorin dhe afërsinë e pushtetarëve aktualë. Përndryshe, për Allahun a më thoni si është e mundur të shpjegohet neveria e Buhariut ndaj Ehli Bejtit (për ata të cilëve Allahu u ka hequr çdo papastërti dhe i ka pastruar plotësisht) ?! Si të shpjegohet armiqësia e Buhariut ndaj imamëve besimdrejtë, disa prej të cilëve ishin bashkëkohës të tij?!
Ai nuk përcolli asgjë rreth tyre, përveç gjërave të sajuara, të cilat nuk synojnë gjë tjetër veçse të zhvlerësojnë rejtingun e lartë dhe pastërtinë e pacenueshme të konfirmuar të Ehli Bejtit. Ja një shembull për këtë:
Pastaj Buhariu iu drejtua Nasibinjve (të cilët e urrenin Ehli Bejtin) dhe havarixhët të cilët bënë luftëra kundër Ehli Bejtit dhe i vranë. Do të shihni se ai transmeton hadithe nga Muaviu, Amr ibn Asi, Ebu Hurejra, Mervan ibn Hakimi, Mukataba ibn Sulejmani, i cili njihet si mashtrues, nga Imam Ibn Khatani, armik i Imam Aliut dhe Ehli Bejtit, dhe nga poeti Harxhiu dhe fjalimet e tij në të cilat do të recitonte himne në llogari të Ibn Mulxhemit, vrasësit të Hz. Aliut.
Buhariu i trajtoi si të vlefshëm hadithet e transmetuara nga havarixhët, murxhitë, muxhesimët dhe personat e panjohur, ekzistimin e të cilëve historia nuk e ka regjistruar. Për më tepër, në Sahihun e tij, , përveç gënjeshtrave dhe trillimeve të karakterizuara tashmë këtu, ai sjell edhe disa hadithe plotë marrëzi dhe të papranueshme. Shembull për këtë është ajo që ka transmetuar në Sahihun e tij në "Librin e martesës" në "Kapitullin se cilat femra janë të lejuara dhe cilat janë të paligjshme dhe ajetet e Allahut "Nënat tuaja nuk ju lejohen juve...’ deri në fund të ajetit."
Në fund të kapitullit, ai flet për fjalët e Allahut: “Dhe të gjitha, përveç këtyre janë të lejuara për ju.” Ikrime transmeton përmes Ibn Abasit:
“Nëse njeriu ka bërë zina me motrën e gruas së tij, gruaja e tij nuk i ndalohet.” Ai gjithashtu ka transmetuar nga Jahja el-Kindi përmes Sabi Xhaferit se nëse dikush dëshiron një djalosh dhe bën seks me të, atëherë ai nuk mund të martohet me nënën e tij.”
Komentuesi i Buhariut e ka komentuar këtë në një fusnotë: “Do të ishte më mirë që dijetarët të ruajnë nivelin e tyre të dijetarëve dhe të përmbahen nga shkrimi dhe thënia e fjalëve të tilla të shëmtuara”.
Buhariu në Sahihun e tij në "Librin e komentimit të Kur'anit" në "Kapitullin se gratë tuaja janë arat tuaja", gjithashtu ka transmetuar, përmes Nafiut i cili ka thënë:
"Kur Ibn Omeri lexonte Kur'anin ai do të fliste derisa ta përfundonte, kështu që unë një herë shkova tek ai dhe ai po lexonte suren Bekare, ndërsa ai u ndal në atë pikë dhe tha: 'A e dini se për çfarë është shpallur kjo?' Unë i thashë: 'Jo!' Ai tha: 'Për këtë dhe atë. ..! "Pastaj vazhdoi ai."
Dhe nga Nafiu e ky nga Ibën Umeri: “Pra, qasjuni arave tuaja si të doni”, ai tha: “Ai i afrohet asaj...”, duke e fshirë fjalën që shënon anusin. U tha: “Autori e ka lënë anash këtë për shkak të neverisë së tij, por është e qartë se çfarë nënkuptohet.”
(Sahihul Buhari, vëll. 5., fq. 160. )
Një ditë isha në Paris, në Universitetin e Sorbonës, dhe fola për ahlakun e Profetit, s.a.v.a., karakterin e tij të lartë për të cilin flitet në Kuran dhe se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte i njohur për virtytet e tij të karakterit, masdje edhe para thirrjes në misionin e të Dërguarit, prandaj edhe atëherë quhej "i sinqertë dhe i besueshëm". Ligjërata zgjati rreth gjysmë ore. Gjatë ligjëratës, unë shpjegova se Profeti asnjëherë nuk filloi luftën, asnjëherë nuk i shkeli të drejtat e njeriut, as nuk e përhapi besimin e tij me dhunë, siç ia ngarkuan orientalistët.
Gjatë diskutimit, ku morën pjesë edhe një grup pedagogësh, doktor shkencash të specializuar për Islamin dhe historinë myslimane, shumica e të cilëve ishin orientalistë, unë në njëfarë mase dola fitues ndaj kundërshtarëve të mi që shprehnin dyshime të caktuara. Megjithatë, njëri prej tyre, një i krishterë arab, një burrë i moshuar (mendoj se është libanez), kundërshtoi në një mënyrë të rrezikshme, por të mençur dhe pothuajse e ktheu fitoren time të përfunduar në një disfatë të turpshme.
Ky doktor, në arabisht të pastër, tha se ajo që po thosha në punimin tim ishte plot me ekzagjerim, veçanërisht atë të pagabueshmërisë së Profetit, s.a.v.a., ngase - siç theksoi ai - edhe vetë muslimanët nuk kanë konsensus për këtë.
Ai kështu foli për atë se muslimanët kanë shënuar një mori rastesh nga të cilat shihet se ai është një vdektar i zakonshëm i prirur për gabime, në libra të cilat ai nuk dëshiron t'i paraqesë këtu. Ai më pas tha: “Për sa i përket fushatave luftarake, audienca mund t'i drejtohet historisë. Në të vërtetë, mjafton të shikojmë historinë në lidhje me fushatat luftarake myslimane gjatë kohës së Profetit Muhamed, ndërsa e njëjta rrugë u vazhdua nga kalifët pas vdekjes së tij derisa arritën në Poiter, një qytet në Francën perëndimore. Në çdo betejë, ata e imponuan besimin e tyre me një argumentin e forcës ose me shpatë."
Dëgjuesit i pranuan fjalët e tij me duartrokitje dhe e mbështetën fjalimin e tij. Unë jam përpjekur t'i bindi të gjithë ata se ajo që tha doktori i krishterë nuk është e vërtetë, edhe nëse kështu shkruan në librat e myslimanëve. Në sallë jehoi një e qeshur e madhe, e shoqëruar me tallje dhe ironi.
Doktori krishterë ndërhyri edhe një herë, duke thënë se ajo që kishte thënë nuk vinte nga ndonjë libër i diskutueshëm, por nga Sahihët e Muslimit dhe Buhariut. Unë iu thashë të pranishmëve se këto janë libra vlejnë vetëm për Ehli Sunetin, ndërkohë që shiat nuk i konsiderojnë kredibile dhe se unë jam nga shiat. Ai u përgjigj: “Ne nuk na interesojnë pikëpamjet e shiave, të cilët konsiderohen të pafe nga shumica e muslimanëve. Myslimanët sunitë janë dhjetë herë më të shumtë se shiat dhe ata nuk i kushtojnë vëmendje mendimeve shiite”. Kështu ai shtoi: "Nëse ju muslimanët mund ta bindni njëri-tjetrin për pagabueshmërinë e Profetit, s.a.v.a., atëherë mund të na bindni edhe neve." (Ai e tha këtë me një ton cinik).
Pastaj ai u kthye nga unë dhe më tha: "Dhe për sa i përket moralit dhe karakterit të patëmetë, ju lutem të bindni të pranishmit se si është e mundur që Muhamedi u martua me Aishen në moshën pesëdhjetë vjeç, kurse ajo ishte vetëm 6 vjeç?"
Një e qeshur tallëse shpërtheu sërish në sallë dhe të gjithë ngritën kokën për të parë reagimin tim. Provova gjithçka për të shpjeguar se martesa me arabët zhvillohej në dy faza. Faza e parë ishte kontrata dhe konfirmimi i martesës dhe faza e dytë ishte bashkëjetesa. Profeti, s.a.v.a., u martua me Aishen kur ajo ishte 6 vjeç, por nuk fjeti me të derisa ajo mbushi moshën 9 vjeç, sepse siç e kemi parë të gjithë, shumë gjimnastë rusë dhe rumunë në ekranet televizive nuk janë as 11 vjeç dhe tashmë kanë një trup të zhvilluar.
Pa dyshim që Profeti nuk ka bërë seks me të derisa ajo arriti pubertetin dhe i erdhën të përmuajshmet. Sepse, Islami nuk pretendon se pjekuria fillon në moshën 18 vjeçare, siç është rregulli në Francë. Islami e konsideron njeriun të pjekur kur fillon me ciklin menstrual tek femra dhe me sekretimin e spermës tek mashkulli. Dhe të gjithë ne e dimë se ka burra kur spermatozoidi u shfaqet në moshën dhjetë vjeç, dhe midis grave ka nga ato cikli menstrual i të cilave fillon para se ajo t’i mbushë dhjetë vjet.
Lidhur me këtë, një zonjë u ngrit në këmbë dhe tha: "Duke supozuar se kjo që thatë është e vërtetë, gjë që është shkencërisht e mundur, si e trajtoni faktin që një burrë në pleqëri u martua me një vajzë në fazën e parë të jetës?"
Unë thashë: “Muhamedi ishte i dërguar i Zotit dhe ai nuk do të bënte asgjë pa frymëzim nga Zoti. Nuk ka dyshim se urtësia është në gjithçka që ka dhënë Allahu, edhe sikur të mos isha i vetëdijshëm për atë urtësi.”
Doktori i krishterë shtoi: “Por myslimanët e kanë marrë atë si një praktikë të vazhdueshme. Sa vajza u martuan me dhunë me një burrë që ishte në të njëjtën moshë me babain e saj. Fatkeqësisht, ky fenomen ka mbetur edhe sot e kësaj dite.”
Shfrytëzova rastin dhe thashë: “Si rrjedhim, u largova nga medhhebi sunit duke pranuar medhhebin shiit, sepse ai i jep gruas të drejtë të martohet me dikë që i pëlqen, e jo me dikë të detyruar nga kujdestarët e saj”.
Ai tha: “Nuk do të merremi me atë se kush janë shiat e kush sunitë, le të kthehemi te martesa e Muhamedit me Aishen”. Më pas ai iu drejtua të pranishmëve dhe tha me një të qeshur cinike: “Muhamedi ishte profet dhe u martua në moshën mbi 50 vjeç me një vajzë të pavetëdijshme për martesën. Buhariu na njofton se ajo ishte në shtëpinë e burrit të saj duke luajtur me kukulla. Kjo konfirmon fëmijnorizmin dhe infantilitetin e saj. A është ky personazhi përrallor i Profetit për të cilin po flisni?
U përpoqa t'i siguroja dëgjuesit se Buhariu nuk ishte provë autoritative kundër Profetit. Por pa sukses. I krishteri luajti me mendimet e tyre si të donte, për mua nuk kishte rrugëdalje veçse të pezulloja debatin duke vënë në dukje se nuk po flisnim në të njëjtat gjatësi vale. Sepse, ata donin të flisnin me mua në bazë të Buhariut, dhe unë nuk i besoja shumicë së transmetimeve të tij.
Unë dola i zemëruar me muslimanët që i furnizuan këta miq të Islamit me armë materiale dhe efektive me të cilat ata luftuan me sukses kundër nesh, ndërkohë që në krye të tyre ishte Buhariu. Duke u në shtëpi kthyer i tërbuar, menjëherë mora Buhariun dhe fillova të kërkoja një kapitull mbi virtytet e Aishes, kur me të vërtetë, m'u desh të thosha: “Falënderoj Allahun e Lartësuar, i cili m'i hapi sytë, përndryshe do të mbetesha i hutuar në mendimet e mia. Zot më falë!”
Prandaj është absolutisht e domosdoshme që unë të përcjell disa nga traditat që kam kaluar gjatë debatit tim, në mënyrë që për lexuesin të jetë e qartë se kritikat e bëra nuk ishin boshe, por të bazuara në Sahihët tanë dhe ishin përdorur shumë mirë kundër nesh.
Në "Librin e Fillimit të krijimit" në "Kapitullin mbi martesën e Profetit me Aishen, ardhja e tij në Medinë dhe marrja e një banese për të", Buhariu transmeton përmes Aishes e cila tha:
"Profeti u martua me mua kur isha 6 vjeç. Shkuam në Medine dhe qëndruam në shtëpinë e Benu Haris ibn Hazrexhit. Pastaj u sëmura dhe më ranë flokët nga koka. Më pas flokët m'u rritën dhe nëna ime Umm Ruman erdhi tek unë, ndërsa isha duke luajtur në swing me shoqet e mia vajza. Ajo më thirri dhe unë u largova pa ditur për çfarë po më thirrte. Ajo më kapi dorën dhe më la të qëndroja në këmbë te dera e shtëpisë. Po merrja frymë me vështirësi dhe kur m'u kthye frymëmarrja, ajo më spërkati me pak ujë në kokë dhe fytyrë. Pastaj ajo më futi në shtëpi. Aty pashë disa gra ensarësh të cilat thanë: “Të gjitha të mirat, bekimet e Allahut dhe me fat”. Pastaj ajo më besoi atyre dhe ato u nisën të përgatiteshin për martesën time. Pa pritur, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., erdhi tek unë në mëngjes dhe nëna ime më dorëzoi tek ai, në atë kohë isha 9 vjeç.”
Ju lë ju lexues të dashur të mendoni për transmetime të tilla. Në mënyrë të ngjashme, gjithçka që Buhariu ka transmetuar në "Librin e Sjelljes" në "Kapitullin mbi të qenit i lumtur me njerëzit", nga Aisha e cila tha:
"Unë ende luaja me kukulla në prani të Resulullahut. Unë kisha disa shoqe që luanin me mua, ndërsa kur hynte i Dërguari i Allahut, s.a.v.a ato ndalonin së lozuri, por ai i inkurajonte të vinin tek unë dhe ato vinin tek unë për të lozur bashkë me mua.”
Komentuesi i Buhariut ka shkruar: "Të luash me kukulla do të thotë të imagjinosh krijesa të gjalla të quajtura (kukulla). Kur i lexoni këto rivajate të publikuara nga Buhariu, a keni ndonjë vërejtje apo kritikë për orientalistët, nëse jeni vetë objektiv?
Më thuaj, për Zotin!, kur lexon fjalët e Aishes drejtuar të Dërguarit të Allahut: "Unë nuk e kuptoj atë Zot vetëm se Ai shpejton përmbushjen e epsheve tuaja."
(Sahih Buhari, vëll. 6., fq. 24., “Kitabul Kur'an”, “Kapitulli mbi fjalët
E të Lartësuarit: 'Mund të lësh të lirë cilindo prej tyre që dëshiron dhe të pranosh atë që dëshiron, nuk do të qortoheni për këtë.’” )
A ju ka mbetur ndonjë respekt dhe vlerësim për një grua si kjo, e cila dyshon në pastërtinë e Profetit? A nuk ju bën kjo të mendoni se sjellja e saj përkon me një adoleshente dhe një person të papjekur?
Pas kësaj, a mund të kritikohen armiqtë e Islamit, përkatësisht ata që pyesin dashurinë e Muhamedit për gratë dhe pasionin e tij të zjarrtë për to? Nëse ata lexojnë te Buhariu se Allahu e shpejtoi përmbushjen e epsheve të tij dhe nëse po aty lexojnë se ai do të kishte fjetur me 11 gra në një orë dhe do të kishte fuqi sa 30 burra, a mund të kritikohen atëherë?
Duhet kritikuar ata muslimanë që i kanë pranuar këto legjenda dhe i kanë trajtuar si të vërteta. Në të vërtetë ata e trajtojnë atë (koleksionin e Buhariut) si Kur'anin, i cili nuk lë vend për dyshim. Por këta muslimanë ishin të kontrolluar në gjithçka, madje edhe në konceptimin e tyre kredo-fetar, duke iu mohuar e drejta e zgjedhjes. Këta libra iu imponuan atyre nga sundimtarët që në kohët më të hershme.