Suneti të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. zbulon të vërtetën rreth disa sahabeve
Se personat kokëfortit nuk mund të pretendojnë se hadithet e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., në lidhje me sahabët janë të dobët (daif), ne do të mbështetemi në hadithet e Sahihut të Buhariut, të cilët nga Ehli suneti konsiderohen si hadithet më autentike, edhe pse Buhariu është i njohur për përpjekjen e tij për t’i fshehur shumë hadithe që do të vinin në dyshim reputacionin e sahabëve.
Edhe pse Sahihët e tjerë nga Ehli-Sunneti kanë regjistruar shumë hadithe në një formë edhe më të qartë, ne megjithatë do të mbështetemi vetëm në hadithet e transmetuara nga Buhariu, në mënyrë që hadithet tona të jenë të plota.
Në librin e parë të Buhariut në seksionin me titull "frika e besimtarëve se veprat e tyre mund të shkatërrohen, ndërkohë pa qenë i vetëdijshëm për këtë", gjithashtu edhe në "librin mbi besimin", Buhariu raporton: "Ibrahim Taimi tha: 'Sa herë që unë i kam krahasuar fjalët e mia me veprat e mia, kisha frikë se kisha gënjyer."
Ibn Ebi Mulaika ka thënë: “Unë takova tridhjetë sahabë dhe secili prej tyre kishte frikë se mos kishin hipokrizi. Askush prej tyre nuk mund të pretendonte të besonte në Xhibrilin ose Mikailin.
(Libri I, f. 97)
Nëse Ebu Mulaika takoi tridhjetë sahabë të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,, dhe nëse secili prej tyre i frikësohej hipokrizisë duke mos pretenduar se kishin një besim të vlefshëm, atëherë si mundet që Ehli-Sunneti t'i lartësojë ata në një shkallë sublime pa pranuar ndonjë kritikë ndaj tyre.
Në Librin IV, në kapitullin mbi “spiunët dhe spiunllëkun” dhe në kapitullin mbi “xhihadin dhe luftën”, Buhariu raporton:
“Hatib ibn Ebi Balta’a (ai ishte nga sahabët) dërgoi dikë te politeistët e Mekës për t’i informuar për planet e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,. Letra e tij iu dërgua të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i tha: "Ç'është kjo o Hatib?" Ai e justifikoi veten duke pretenduar se donte të mbronte të afërmit e tij në Mekë. Profeti i pranoi fjalët e tij ndërsa Omeri tha: “O Resulullah, më lejo që t’ia heq kokën këtij hipokriti! ”, Për të cilën i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha:“ Bëni çfarë të doni, Allahu tashmë ju ka falur.”
(Buhari, vëll. 4, f. 19)
Nëse Hatibi, i cili ishte ndër luftëtarët e parë të Bedrit, mund të zbulonte sekretet e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., me pretekstin se donte të mbronte të afërmit e tij, dhe nëse Omeri personalisht ishte dëshmitar i hipokrizisë së tij, atëherë çfarë mund të thuhet për Sahabët që u kthyen në Islam, pas çlirimit të Mekës ose pas marrjes së Hajberit dhe Hunajnit. Ose, çfarë mund të thuhet për ata që janë liruar pasi u dorëzuan pa pranuar Islamin?
Ndërsa për citatin në pjesën e fundit të fjalisë që i atribuohet të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kur ai tha: "Bëni çfarë të doni, Allahu tashmë ju ka falur", besueshmërinë e kësaj ia lëmë lexuesve intuitiv.
Në Librin VI, në kapitullin "Vlera e Kuranit, Sure Al-Munafikun", Buhari raporton në kapitullin "Është e njëjta gjë, pavarësisht nëse keni kërkuar falje për ta ose nuk keni kërkuar falje për ta, atyre nuk do t’iu falet, sepse Allahu nuk do t'i udhëzojë të lajthiturit, "muhaxhiri e godet një nga ensaritë kështu që ensariu tha:
"O ensarë, më ndihmoni!", ndërkaq i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Cilat janë provat e tua, këto janë prova nga koha e Xhahilijetit", dhe ata thanë: "O i Dërguar i Allahut, s.a.v.a.,, muhaxhiri goditi ensariun. " I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Braktiseni këtë logjikë, është një gjë e shëmtuar".
Abdullah ibn Ubeji e dëgjoi këtë andaj tha:
"Ata bënë këtë e atë, pasha Allahun, nëse ne do të ktheheshim në Medine, ata që ishin të fuqishëm do t'i dëbonin të dobëtit (të pafuqishmit)". Kur ky lajm arriti te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., 'Umeri u ngrit dhe tha: "O i Dërguar i Allahut, s.a.v.a.,, më lejo t'i heq kokën këtij hipokriti." I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Lëre të shkojë në mënyrë që njerëzit të mos thonë se Muhamedi po i vret shokët (bashkëkohësit) e vet"
(Sahihu i Buhariut, vëll. 6, f. 65)
Hadithi tregon qartë se hipokritët ishin ndër sahabët, ngase i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., pranoi pretendimin e Omerit se personi nga hadithi i cituar ishte hipokrit, por i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e pengoi atë ta vriste njeriun në mënyrë që të mos flitej se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., po i vretë sahabët e tij.
Ndoshta i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., e dinte se një numër i konsiderueshëm i sahabëve ishin hipokritë dhe nëse çdo hipokrit do të vritej, do të mbetej një numër i vogël i tyre.
Ku janë argumentet e Ehli Sunetit kundrejt këtij realiteti të dhimbshëm që hedh poshtë pretendimet e tyre.
Në Librin 3 të Sahihut të tij, në kapitullin "Mbi hadithet e shpifura" nga vepra e dëshmive Buhariu raporton se i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a.,tha:
"Kush do që më ndihmon kundër personit që lëndon zemrën time, duke lënduar familjen time?" Sa'd ibën Muadh u ngrit dhe tha: "O i Dërguari i i Allahut, s.a.v.a.,, unë do të të liroj prej tij, nëse ai është nga fisi Ars, ne do t'ia presim kokën, ndërsa nëse ai është nga vëllezërit tanë, nga fisi Hazrexh, ndërsa para kësaj të ishte i drejtë, por ishte dalldisur me ndjenjën e veçantë ndaj fisit të tij. " Ai tha: "Pasha Allahun, ti po gënjen, nuk do ta vrasësh askënd, sepse je i pafuqishëm për ta bërë këtë". Usair ibn Hudair u ngrit dhe tha: "Pasha Allahun, ti po gënjen, ne me siguri do ta vrasim atë, sepse ju jeni hipokrit dhe i mbështesni hipokritët".
Debati midis Avsëve dhe Hazrexhëve (dy fiset kryesore në Medine) arriti në atë pikë sa që situata u përshkallëzua gati në shpërthimin e luftës kundër njëri-tjetrit. I Dërguari i i Allahut, s.a.v.a., ishte në minber. Ai i qetësoi derisa më në fund i pajtoi, duke mbetur edhe ai vet pa fjalë”.
(Sahihu i Buhariut, vëll. 5, f. 156, vëll. 6, f. 8)
Su'd ibn Ub'ad, i pari i Ansarëve, akuzohet për hipokrizi, edhe pse, siç transmetohet, ishte i drejtë, ndërsa u quajt hipokrit në prani të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., i cili nuk e nuk e mori në mbrojtje atë.
Ansariu, të cilin Allahu e lavdëroi aq shumë në librin e tij, ofendoi Avsët dhe Hazrexhët të cilët ishin të gatshëm të luftonin me njëri-tjetrin për një hipokrit që kishte lënduar të Dërguarin e i Allahut, s.a.v.a., në lidhje me familjen e tij, dhe këta të fundit ishin të gatshëm ta mbronin atë dhe ngritën zërin e tyre në në prani të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
Duke i ditur të gjitha këto, sa mund të befasohemi me hipokrizinë e të tjerëve që jetën e tyre ia kushtuan luftës kundër të Dërguarit të i Allahut, s.a.v.a., dhe misionit të tij, ose atyre që synuan ta digjnin shtëpinë e vajzës së tij, menjëherë pasi ai la këtë botë, për t’u bërë kalif?
Buhari në Sahihun e tij, vëllimin i 8-të në librin "Për unitetin" në kapitullin: Për fjalët e Allahut: "Engjëjt dhe Shpirti i Shenjtë zbresin te ai" rrëfen se Hz. Imam Ali ibn Abu Talibi i dërgoi të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., disa sende të arta nga Jemeni. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i shpërndau ato midis disa njerëzve. Kurejshët dhe ensarët u zemëruan për shkak të kësaj, duke thënë:
"Ai e ndau atë me disa nga të shquarit e Nedždit ndërsa na harroi ne. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Jo, thjesht doja t'i qetësoja".
Një njeri erdhi tek ai dhe i tha: "O Muhamed, ki frikë Allahun!" I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: “Kush tjetër është do të jetë i dëgjueshëm ndaj Allahut, nëse unë nuk jam. Ai më autorizoi mbi njerëzit, ndaj a beson në këtë? ”
Halid ibën Velid e pyeti: "A duhet ta vras, o i Dërguar i Allahut?" I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e randaloi atë. Kur ai u largua, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: “Nga pasardhësit e këtij njeriu do të vijnë njerëz që do ta lexojnë Kur’anin, por ai nuk do të kalojë përtej fytit të tyre. Ata do të vrasin myslimanë dhe do të kursejnë idhujtarë. Nëse do t’i vrisja të gjithë, do të ishte si të vrisja popullin e Adit ”
(Sahihu i Buhariut, vëll. 8, f. 178)
Ky është hipokriti i dytë midis sahabëve që akuzon të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., për padrejtësi në shpërndarje dhe e kundërshton atë pa asnjë respekt.
Edhe pse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e dinte për hipokrizinë e tij dhe se nga pasardhësit e tij do të vinin njerëz që do ta shigjetonin Islamin sikur shigjeta që e shpon kafshën e egër dhe që do të vrisnin muslimane do të kursenin politeistët, megjithatë, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk e lejoi Halid ibn Vedlidin që ta vriste atë.
Ndaj kësaj Ehli Suneti, i cili gjithmonë në diskutimet me mua thonë se nëse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e dinte se ata janë hipokritë që do të shkaktojnë devijimin e muslimanëve nga rruga, ai me siguri do të merrte mbi vete detyrimin për t'i vrarë ata dhe me këtë do ta mbronte umetin dhe fenë.
Në vëllimin e tretë, kapitulli “Mbi kontratat (traktatet)”, Buhariu raporton:
"Zubejri tha se ai kishte një mosmarrëveshje me një burrë nga Ensaritë - i cili kishte marrë pjesë në Betejën e Bedrit- rreth një lumi që përdorej për ujitje dhe se ai këtë ia kishte transmetuar të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i tha Zubejrit, 'Uji prej tij o Zubejr dhe pastaj lëre ujin të rrjedhë te fqinji yt.'
Ensariu u zemërua dhe tha: 'O Resulullah, a po gjykon kështu meqë ai është kushëriri yt?' Fytyra e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ndrroi ngjyrë nga zemërimi dhe pastaj i tha: 'Ujit, ndërsa më pas mbaje ujin derisa të arrijë nivelin e mureve të kanalit ".
(Sahihu i Buhariut, vëll. 3, f. 171.)
Ky është grupi tjetër i sahabëve hipokritë që besuan se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte subjekt i ndjenjave dhe se ai ishte i prirur t'u jepte privilegje të afërmve të tij.
Ata silleshin me aq paftyrësi sa fytyra e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., kishte ndërruar ngjyrë.
Në Sahihun e tij, në Vëllimin 4, kapitullin “mbi atë çka iu dha i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., atyre zemrat e të cilëve duhet të qetësohen "në librin" mbi Xhihadin dhe Luftën, Buhariu raporton nga Abdullah i cili tha:
"Në ditën e betejës së Hunainit, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., favorizoi disa njerëz në shpërndarje. Ai i dha 100 deve Ahvi Ibn Habisit dhe po të njëjtin numër Ujejnit. Ai Gjithashtu atë ditë, ai u ndau diçka arabëve të shquar, duke i privilegjuar ata. Një njeri kundërshtoi, "Për Zotin, nuk ka drejtësi në shpërndarje dhe kënaqësia e Zotit nuk kërkohet në këtë mënyrë." Unë i thashë atij, "Pasha Allahun, unë sigurisht që do ta informoj të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., për këtë." Pastaj shkova dhe i tregova. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., më tha: “Kush do të jetë i drejtë nëse nuk janë Allahu dhe i Dërguari i Tij. Allahu e bekoftë Musain, paqja qoftë mbi të, ai përjetoi më shumë se kaq duke qenë i qëndrueshëm në durimine tij. ”
(Sahihu i Buhariut, vëll. 4, f. 61)
Ky është një shembull tjetër i një hipokriti midis Kurejshëve të shquar ndërsa transmetuesi u përmbajt nga përmendja e emrit të tij nga frika e ndëshkimit të mundshëm nga sundimtarët e kohës. Ju do të vini re se hipokriti është i sigurt në bindjet e tij dhe se ai betohet në Zotin se Muhamedi, s.a.v.a., nuk ishte i drejtë dhe se ai nuk dëshironte kënaqësinë e Allahut gjatë shpërndarjes së të mirave.
Allahu e mëshiroftë dhe e bekoftë Muhamedin për vuajtjet që pësoi, dhe ai vuajti më shumë se kaq. Me të vërtetë ai ishte i durueshëm.
Në librin e katërt, "Shenjat e Mesazhit në Islam" dhe "Shenjat e Fillimit të Krijimit", Buhariu shënon:
“Abu Sa'id Hudri tha: Ne ishim me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., dhe ai ndante ushqim. Zul Kuvejsiri - që ishte nga fisi Temim, erdhi tek ai dhe i tha: ‘Bëhu i drejtë’, të cilit i Dërguari i Zotit Allahut, s.a.v.a., i tha: ‘I mjeri ti, kush do të jetë i drejtë nëse nuk jam unë. Do të ishit në fatëkeqësinë dhe humbjen më të madhe nëse unë nuk do të isha i drejtë '.
"O i Dërguar i Zotit, më lër ta vras?", tha Omeri. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: ‘Lëreni atë ai ka shokë lutjet dhe agjërimi i të cilëve kur krahasohet me njërin nga ju janë më të shumta. Ata do ta lexojnë Kur’anin dhe ai nuk do të kalojë përtej fytit të tyre. Ata do të therrin besimin si shigjeta që shpon një egërsirë ".
(Sahihu i Buhariut, vëll. 4, f. 179)
Ky është edhe një grup i hipokritëve, sahabëve që me sa duket u paraqitën si të bindur, të përulur dhe të devotshëm, saqë edhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i tha Omerit: "Lutjet dhe agjërimi juaj janë të pakta krahasuar me ata".
Nuk ka dyshim se ata u bënë hafizë të Kur’anit, por fjalët e Kur’anit nuk kaluan përtej fytit të tyre. Fjalët e Profetit: "Lëre ai ka shokë ...", tregon një numër të madh hipokritësh në mesin e sahabëve.
Në Pjesën 7 të Librit të Etiketave (shenjimit), Buhariu raporton:
"Aishja tha," I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., bënte diçka dhe ai do ta lejonte këtë, ndërsa njerëzit do të shmangeshin nga kjo." Kjo arriti te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i cili pastaj mbajti një fjalim dhe pasi falënderoi Allahun tha," Çfarë është ajo që një një grup prej jush përmbahet nga të bërit e asaj që bëj unë. Për Allahun, unë kam njohurinë më të thellë nga të gjithë ju në lidhje me Krijuesin dhe i frikësohem Atij më së shumti ".
(Sahihu i Buhariut, vëll. 7, f. 96)
Kemi një lloj tjetër sahabësh që ngurronin të ndiqnin praktikat e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,. Nuk ka dyshim se ata tallnin veprat e tij dhe si rezultat, ne e shohim atë duke u detyruar të betohej në Allahun në fjalën e tij se ai është më i dituri dhe më i devotshmi.
Buhari në Pjesën 3 në seksionin "Ndarja e përbashkët në sakrificë dhe në flijimin e jetës ", teksa në librin "Për dhunën" transmeton: Ibni Abbas tha:
“Në mëngjesin e katërt të Dhul-Hixhes, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., erdhi dhe deklaroi se ai dëshironte ta bënte Haxhin dhe asgjë më shumë. Kur dolëm, ai na urdhëroi të bëjmë umre dhe pastaj të shkojmë te gratë tona. Kishte shumë kundërshtime për këtë. Jabir thotë: ‘Kur ndokush nga ne do të shkonte në Mina, kishte të tillë që sperma t’iu pikonte nga organi gjenital. Kjo arriti tek i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe ai iu drejtua njerëzve: Më ka ardhur lajmi se disa thonë kështu e kështu ... Pasha Allahun unë jam më i frymëzuar shpirtërisht nga ju dhe më shumë i frikësohem Allahut ".
(Sahihu i Buhariut, vëll. 3, f. 114)
Një grup i sahabëve që nuk iu bindën urdhrave të Profetit, s.a.v.a., në zbatimin e rregullave të Sheriatit.
Fjalimi i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,, "Më më është thënë se njerëzit po thonë kështu e kështu", aludon se shumë prej tyre refuzuan të ndaheshin nga gratë e tyre në ihramë me pretekstin se nuk dëshironin të shkonin në Mina sepse sperma e tyre do të pikonte (dilte) nga organi gjenital.
Këta njerëz injorantë nuk e dinin se Allahu kishte dhënë një mënyrë për pastrimin dhe larjen rituale pas çdo papastërtie të shkaktuar nga ejakulimi. Si mund të shkonin kështu në Mina?! A ishin ata më mirë të njohur me porositë e Allahut sesa i Dërguari i Tij, s.a.v.a.,, apo ishin më të përkushtuar ndaj Allahut se ai?
Nuk ka dyshim se martesa mut'a (martesa e përkohshme) ishte e ndaluar nga Omeri pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. kishte kaluar në amshim. Me këtë ishte shprehur i njëjti model i mosbindjes. Nëse gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ata refuzuan urdhrat e tij për t'u takuar me gratë e tyre gjatë ditës së Haxhit, atëherë nuk është për t'u habitur që pas vdekjes së tij i hasim ata që ndalojnë martesën e përkohshme dhe se si vetë e mohojnë atë që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., urdhëroi, duke e trajtuar martesën e përkohshme si kurvëri, siç pretendon Ehli Sunneti sot.
Në vëllimin 4 të kapitullit “Çfa ju jepte i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., atyre zemrat e të cilëve duhej përfituar”, në librin mbi “Xhihadin dhe luftën” Buhariu transmeton nga Enes in Maliku se kur Allahuxh.sh. i lejoi të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., diçka nga preja nga Habazini, ai këtë ua dha Kurejshive. Ensariu tha:
“ Allahu im, fale të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.,, se ai iu dha vetëm kurejshive, ndërkaq na la pas dore neve deri sa shpatat tona janë të përlyera me gjakun e tyre”.
I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i tuboi të gjithë ata duke lejuar që kushdo prej tyre të mungojë, ndaj iu tha: Çka është ajo që më erdhi nga ju?”
Ata e përsëritën atë që kishin thënë, ndërkaq ai iu tha: “Ia dhurova ato njerëzvetë cilët pikërisht e lëshuan mosbesimin. A nuk jeni ju të kënaqur që ata të shkojnë shtëpive të veta me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. Betohem në Allahun, se ajo me të cilën ju ktheheni në shtëpitë tuaja është më e mirë se ajo me të cilën kthehen ata.”
Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.me siguri, ne jemi të kënaqur”, ndërsa ai tha: “Pas meje, do të shihni shumë grykësi. Andaj bëhuni të durueshëm deri sa ta takoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, s.a.v.a. në gurrat e Parajsës.” Enesi tha: “Mirëpo, ne ishim të durueshëm.”
(Sahihu i Buhariut, vëll. 4., fq. 60.)
Tani shtrohet pyetja nëse në mesin e gjithë Ensarëve ishte edhe një njeri i cili ishte i udhëzuar dhe i bindur në atë që bënte i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.? A besonin ata se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., nuk i ndjek dëshirat dhe tekat e tij? Nëse ndonjëri nga ta e dinte se fjalët e Allahut:
“Jo, për Zotin tuaj, ata nuk do të besojnë deri sa ty nuk të zgjedhin si gjykatës në debatet mes tyre dhe deri sa në shpirtrat e vet nuk do të kenë zero kundërshtim ndaj përgjigjeve tua dhe deri sa nuk nënshtrohen plotësisht.” Nisa, 65
A ishte ndonjë nga mesi i tyre që ta mbrojë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., kur ata thanë: “Allahu e faltë të Dërguarin e Tij.”
Sigurisht se jo, asnjë nga ta nuk e kishte gradën e besimit të cilin e përshkruan ajeti fisnik.
Fjalët e tyre të thëna më pas: “Sigurisht se o i Dërguari i Allahut, ne jemi të kënaqur”, nuk ishin të sinqerta.
Dëshmia e Enes in Malikut i cili ishte në mesin e tyre i përgjigjen gjendjes së tyre me të cilën frymonin kur ai tha: “Ai na kishte këshilluar të ishim të durueshëm, por ne nuk ishim të durueshëm.”
Në vëllimin 5 në kapitullin “Lidhur me betejën në Hudejbie” në librin “Mbi luftërat”, Buhariu transmeton nga Ahmed in Iskaba i cili kishte thënë:
“Muhammed ibn Fudejli, na njoftoi neve nga Ala ibn Musajba, kurse ky nga i ati i tij i cili kishte thënë: Unë e takova Al-Barra ibn Azibin dhe i thashë: Ju jeni me fat, ngase ju ishit me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. Ju gjithashtu ia keni shprehur përkushtimin tuaj nën pemë.”
Ai tha: “O kusheri, ti nuk e di se çfarë kemi bërë ne dhe çfarë risishë kemi futur ne pas tij.”
(Sahihu i Buhariut, vëll. 5., fq. 66.)
Al-Barra ibn Azib tha të vërtetën, ngase shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë bënë sahabët pas të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe kush i bëri padrejtësi pasardhësve të tij dhe kushëririt të tij, të cilin e larguan nga kalifati, dhe as nuk e dinë se kush i bëri dhunë vajzës së tij Hz. Fatimes, të cilën e kishin kërcënuar me se do t'ia vinin flakën shtëpisë së saj dhe as nuk dinin për tjetërsimin e të drejtave të saj në trashëgiminë nga babai i saj, si dhe të drejtën e humsit. Gjithashtu ata nuk e dinë, për kundërshtimin e tyre ndaj trashëgimtarëve të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe ndryshimin e rregullave të Sheriatit, shkatërrimin e Sunetit të Profetit ose vendosjen e kufizimeve mbi të, dhe as nuk dinë për plagën që i është bërë nga mallkimet, internimi dhe vrasjet ndaj pjesëtarëve të Familje së tij, duke iu dhënë pushtet hipokritëve, të prishurve, armiqve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a. Po, të gjitha këto, dhe më shumë se kaq, ishin bërë pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. kishte shkuar në botën e amshuar. Këto gjëra mbetën të panjohura për masat të cilat nuk dinë për asnjërin prej këtyre fakteve, përveç asaj që iu është dikutuar nga ana e dijetarëve të regjimit, të specializuar në ndryshimin e dispozitave të Allahut dhe të sunetit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
Të gjitha këto i kishin bërë në mënyrë arbitrare duke i emërtuar si risi të dobishme.
Në pajtim me këtë ne i themi Ehli sunetit: O vëllezërit tanë, mos u bëni krenar me sahatet e as mendjelehtë. Ngase siç kishte thënë Berra bin Azibi, i cili ishte në mesin e të parëve që i kishin dhënë besën, nën pemë (Bejatul ridvan) të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ndërkohë që kushëririt të vet i fliste në kohën e sotme: “Mos u kreno me miqësinë time ose me besën time dhënë nën pemë ngase ti nuk e di se çfarë risishë kemi futur ne pas shkuarjes në amshim të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.”
Allahu i Lartësuar thotë:
“Ata që ju janë betuar për besnikëri - ata janë betuar për besnikëri ndaj Vetë Allahut - dora e Allahut është mbi duart e tyre Kushdo që shkel betimin e shkel atë në dëm të vetvetes, dhe kush e përmbush atë për të iu ka obliguar Allahut, AI do t’i japë një shpërblim të madh. ”Mu'min, 10
Sa kishte sahabë që shkelën betimin, ky numër është madje kaq shumë sa që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., mori një betim nga kusheriri i tij Hz. Imam. Aliu se do t'i luftonte ata, pikërisht ashtu sikur edhe është dokumentuar në veprat historike.
Buhariu në vëllimin. 1, f. 225; dhe vëllimi. 3, f. 6 dhe 7, transmeton nga Xhabir ibn Abdullah i cili tha:
"Karvani erdhi nga Siria duke sjellë ushqim. Ne bëmë një lutje të gjatë me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., dhe kur erdhi karvani, të gjithë u larguan nga i Dërguari i Allahut, përveç 12 sahabëve ".
Ky ajet u zbulua atëherë:
"Por kur ata shohin ndonjë mall ose gazmend, ata largohen me nxitim dhe të lënë të qëndrosh i vetëm. Thuaj: ‘Ajo që është tek Allahu është më e mirë se gazmendi dhe tregtia.’ ndërsa Allahu jep furnizimin më të mirë. ”
Ky është grupi i dytë i hipokritëve nga mesi i sahabëve, të cilët nuk kishin devotshmëri ose përkorësi. Ata braktisën faljen e xhumasëpër të zbuluar se çfarë lloj malli po sillte karvani, ashtu që lanë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., të qëndronte në lutje dhe të përmbushte detyrimin e tij me përulësi dhe devotshmëri.
A është i plotë besimi i këtyre muslimanëve?!
A janë hipokritë këta që talleshin me lutjen dhe e bënë atë në një mënyrë kaq primitive?! Askush prej tyre nuk përjashtohet përveç atyre që mbetën për të përfunduar namazin e Xhumasë me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.,
Kushdo që studion pozitën e tyre dhe hulumton transmetimet e tyre do të habitet nga veprat e tyre. Nuk ka dyshim se braktisja e lutjes së namazit të Xhumasë kishte ndodhur në disa raste dhe se Allahu i Madhërishëm, përmes librit të Tij të shenjtë, e regjistroi atë si më poshtë:
“Thuaj: 'Ajo që është tek Allahu është më e mirë se gazmendi dhe tregtia.' "
Kështu që, i dashur lexues, mund të kuptoni shkallën e marrëdhënies së tyre me lutjen. Muslimanët e sotëm tregojnë më shumë respekt për lutjen se sa që treguan ata. Dhe unë e konfirmoj këtë me hadithin vijues nga Buhariu:
Transmetohet nga Sehl ibn Said se ai tha:
“Do kënaqeshim të Premten sepse kishte disa gra të moshuara që prisnin rrënjët e një bime që ne e gjetëm në bregun e lumit tonë. Ajo i gatuante ato në tenxheren e saj duke shtuar pak elb në të, nuk e di sasinë e saktë të elbit, përveç se e di që përzierja nuk ishte e yndyrshme. Kur mbaronim lutjen e Xhumas, shkonim tek ajo dhe ajo na e shërbente. Pra, për shkak të kësaj, të premteve ne ishim shumë të lumtur. Deri pas Xhumasë, ne as nuk do të hanim dhe as nuk do të shtriheshim.
(Sahihu i Buhariut, vëll. 3, f. 73)
Bukuri për këta sahabë që gëzoheshin të Premteve, jo sepse do të takonin të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ose që do të faleshin pas tij, as se do të takoheshin me njëri-tjetrin, madje as për faktin se e premtja është një ditë e mëshirës dhe prosperitetit. Ata shijuan të Premten për shkak të supës speciale të përgatitur për ta nga plaka. Nëse ai do t'i thoshte një muslimani sot se e shijon të premten për ushqim, ai do të konsiderohej i pakujdesshëm dhe mendjelehtë.
Nëse do të donim të analizonim dhe të eksploronim më shumë do të zbulonim se të famshmit, ata që lartësonin kurejshët ishin pakicë dhe se numri i tyre nuk i kalonte dymbëdhjetë personat.
Këta ishin ata adhurues që nuk gjakonin kënaqësi të kota dhe që nuk e braktisnin lutjen e tyre. Ata ishin të vendosur me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., në luftëra kur shumë nga sahabët kthyen shpinën dhe ikën.
Në vëllimin IV, f. 26. të Sahihut të Buhariut transmetohet nga Al-Berr ibn Azib se ai tha: “I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., zgjodhi Abdullah ibn Xhubejrin si komandant. Ai u tha atyre:
"Edhe nëse shihni që zogjët po ju dromcojnë mos i lëshoni pozicionet tuaja pa ju ardhur lajmi nga unë.
Gjatë kësaj beteje myslimanët mposhtën politeistët dhe kur kjo ndodhi ai tha: betohem në Allahun, kam parë gratë se si iknin me fustane të ngritura nën të cilat dukeshin edhe këmbët.
Abdullah ibn Zubejr i thirri kompanisë: 'A keni harruar se çka ju ka thënë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.?'
Ndërsa ata u përgjigjën, ‘Pasha Allahun, ne rrufeshëm u kthyem prapa dhe filluam të tërhiqemi. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., bënte thirrje të shkonim përpara, por vetëm se dymbëdhjetë luftëtarë mbetën me të ndërsa shtatëdhjetë ranë (në fushëbetejë). "
Ne nga historianët kemi mësuar për këtë betejë, se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., u nis me një mijë luftëtarë dhe secili prej tyre donte të luftonte në rrugën e Allahut. Të dekurajuar nga ndihma dhe prosperiteti që ishin në Bedr, ata ishin të pabindur ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., të udhëhequr nga Hamza, xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,. Të tjerët ikën dhe, sipas asaj që thotë Buhariu, vetëm dymbëdhjetë luftëtarë mbetën me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.
Mirëpo, historianë të tjerë, e zvogëlojnë numrin e tyre në katër sipas të cilëve ata ishin: Hz. Imam Ali ibn Abu Talib i cili zbrapsi politeistët duke mbrojtur të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., para, Abu Dian që mbronte një dalje dhe me ta ishin edhe Talha dhe Zubejri. Transmetohet se në mesin e tyre ishte edhe Sehl Abu Harufa. Në këtë kontekst, ne do të kuptojmë gjithashtu fjalimin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,: "Unë nuk shoh se ndonjë prej tyre do të shpëtohet përveç sa disa frymë/krerë nga kopeja". Allahu xh.xsh. i kanosi ata me zjarrin e ferrit për shkak se braktisën fushën e betejës dhe tha:
“Ata polemizuan me ty në lidhje me luftën; megjithëse iu bë e qartë se do të fitonin, disave prej tyre iu duk sikur sy hapur po shkojnë në vdekje. " Enfal, 6
Cili është statusi i atyre sahabëve që ikën nga lutja për t'i dhënë përparësi dynjasë (tregtisë), ndërsa më pas u larguan nga fusha e betejës nga frika e vdekjes duke e lënë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., vetëm në zemrën e armikut. Në të dy rastet, ata kthyen shpinën dhe ikën, duke mbetur vetëm dymbëdhjetë veta, ashtu siç thonë shumica e transmetuesve. Ku ishin sahabët, o ju që keni arsye?!
Gjatë leximit mbi këto ngjarje dhe rrëfime, mbase disa hulumtues nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur atyre, duke i konsideruar si aksidente sporadike të cilat All-llahu i falë dhe se sahabët nuk i përsëritën ato më vonë.
(Tafsir al Tahrir vel Tamir, Tahir b. Ashur, vëll. 4, f. 126; Tetfil al Tabveri Sahihu i Buhariut, vëll. 5, f. 29)
Sigurisht se jo, Kurani fisnik ma informon për të vërtetat e padëshirueshme, ndërsa Allahu i Lartësuar e zbuloi ikjen e tyre me fjalët:
“Kur ju u tërhoqët, duke mos pasur konsideratë për askend, deri sa i Dërguari ju thirrte pas shpinave tuaja. Allahu ju ka ndëshkuar me brengë mbi brengë; që mos të jeni të pikëlluar për atë që ju doli nga dora, dhe nuk ju ka goditur. Ndërsa Allahu e di mirë për atë që bëni.”Ali Imran 153
Ky ajet është shpallur pas betejës së Uhudit në të cilën muslimanët ishin mundur për shkak të dëshirës së zjarrtë për të mirat e kësaj bote kur panë se gratë iknin duke i ngritur fustanet e tyre, dhe duke zbuluar këmbët e tyre.
Pra, kjo është në pajtim me transmetimin e Buhariut. Ata u bënë të padëgjueshëm ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., gjithnjë, sipas shënimev etë Buhariut. Po të ishin sahabet të kujdesshëm ndaj kësaj, a janë penduar ata duke kërkuar mëshirën e Allahut, xh.sh., dhe duke mos përsëritur diçka të tillë më vonë? Sigurisht se jo. Ata nuk u penduan por janë sjellur edhe më keq në betejën e Hunejnit që kishte ndodhur në vitet e fundit të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
Sipas historianëve, ata ishin 12.000 (dymbëdhjetëmijë) ndaj edhe pse në numër kaq të madhë, ata ia mbathën në ikje duke e lënë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., të rrethuar me armiq. Pranë tij mbetën vetëm se 9 – 10 persona të benu Hashimit të udhëhequr nga Hz. Imam Aliu. Kjo konfirmohet sipas burimeve të Ebu jakupit dhe disa burimeve të tjera.
(Abbas al Akkad, Abkari'a Halid, fq. 68. )
Nëse ikja e tyre në ditën e Uhudit ishte nënçmuese, akti i tillë në betejën e Hunejnit ishte edhe më i theksuar dhe më i errrët, ngase numri i atyre që ishin fuqishëm me të Dërguarin e Allahut në Uhud ishte në raport 4 : 1000, gjegjësisht 1:250, në Hunejn ky raport ishte 1 : 1200. Nëse Uhudi kishte ndodhur menjëherë pas Hixhrit kur numri i ndjekësve të islamit ishte i vogël, cili është arsyetimi i tyre në betejën e Hunejnit e cila u zhvillua në vitin e tetë të Hixhrit, pra vetëm dy vite para migrimit nga kjo botë të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.
Megjithë superioritetin e tyre në numër dhe paisje, ata ikën si pa kokë nga fushëbeteja duke shpërfillur atë se çfarë po ndodhte me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. Kurani Fisnik e sqaron qartë dobësinë e tyre dhe braktisjen e fushëbetejës prej tyre.
“Allahu ju ka ndihmuar në shumë fushëbeteja, po edhe atë ditë në Hunejn kur u magjepsët ngatë qenit të shumtë, por ajo nuk ishte e ndonjë dobie për ju, porse toka, sado e gjerë të ishte, u bë e ngushtë për ju, ndaj ia mbathët.” (9:25)
“Mandej Allahu lëshoi mëshirën e tij në të Dërguarin e Tij dhe në besnikët, dhe i dërgoi ushtritë që ju nuk i keni pa dhe ata që nuk besuan i vuri në mundime; dhe ky ishte dënimi për jobesimtarët.” (9:26)
Allahu, xh.sh. e sqaron se Ai e fuqizoi pozicionin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe të atyre që i mbetën besnikë, duke iu dhuruar qetësi dhe duke i ndihmuar me ushtri engjujsh të cilët i ndihmuan përkrah tyre kundër jobesimtarëve dhe armiqëve. Nuk pati kurrfar nevoje për luftëtarë dezertues që iknin nga armiku për shkak se u frikësuan vdekjes duke i shprehur kështu mosbesim Zotit të tyre dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a.. Gjatë gjithë kësaj kohe Allahu po i sprovonte dhe i pa se sa të dobët që ishin.
Për sqarim shtesë, për ne është e domosdoshme ta shqyrtojmë transmetimin që e përcjell Buhariu, veçmas në lidhje me ngjarjen e Hunejnit. Pra, Buhariu në vëll . V. Fq. 101, nga Ebu Katade tregon se: “N jë polietist tjetër po lëshohej shpatit për t’i vrarë muslimanët. Unë nxitova drejt politeistit, që lëshohej tatëpjetë shpatit, për ta vrarë atë. Ai ngriti dorën e tij duke prerë pengoi. Ai më mbërtheu dhe kështu më shtrëngoi aq sa u frikësova për jetën time, ndërsa ai më la të lirë. E sulmova furishëm duke i rënë sërish dhe në fund e vrava.
Muslimanët e tjerë ia kishin mbathur dhe unë mbeta i mundur me ta: E pyeta Omer ibn Hatabi, që ishte me ta:
“Çka është me këta njerëz?” Ai m’u përgjigj: “Ky është urdhër i Allahut.”
Për Allahun, çfarë sjellje e çuditshme e Omerit birit të Hatabi, të cilin Ehli suneti e konsideron për më trimin. Ata transmetojnë se Allahu e fuqizoi Islamin përmes tij dhe se muslimanët nuk kishin mundur të faleshin lirshëm deri sa ai nuk e pranoi islamin.
Për dallim nga këto transmetime, historia na përcjellë ngjarje të vërteta se si ai ktheu shpinën dhe ia mbathi nga fushëbeteja me ata që iknin, në ditën e betejës në Uhud njëjtë sikur që ishte kthyer në betejën e Hajberit, kur i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e kishte dërguar për ta marrë Hajberin, duke e caktuar për komandant të ushtrisë.
Ai dhe luftëtarët e tij ishin mundur dhe kur u kthyen ushtarët e akuzonin Omerin për qyqarllëk, ndërsa, po kështu, edhe ky i akuzonte ata për qyqarllëk.
(Mustadrak, Hakim, vëll. 3., fq. 37.; Al Zehebi u Talhisu.)
Ai gjithashtu u tërhoq dhe ia mbathi në betejën e Hunejnit, bashkë me ata që iknin. Ndoshta ai ishte i pari prej tyre, andaj njerëzit e kanë ndjekur, duke qenë “më trimi”.
Si rezultat, e shohim Ebu Kataden i cili ishte në mesin e mijëra të tjerëve që ia kishin mbathur nga fusha e betejës, duke e braktisur të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., të rrethuar me politeistë, madje duke e mashtruar Ebu Kutaden me fjalët se ky ishte një urdhër (caktim) i Allahut.
A thua Allahu i kishte urdhëruar Omer ibn hatabit të ikte nga fusha e betejës ose i kishte urdhëruar të ishte i fortë dhe këmbëngulës në luftim dhe të mos ikte nga fushëbeteja?! Allahu i tha atij dhe shokëve të tij:
“Onaj ko im tada leđa okrene - osim onog koji se povuče s namjerom da se ponovo bori ili drugoj četi pristupio vratiće se natovaren Allahovom srdžbom; prebivalište njegovo biće Džehennem, a užasno je on prebivalište.” (8:16)
Prej tij dhe shokëve të tij Allahu i Lartësuar kishte marrë betim në frymën që këtë e transmeton Libri i Allahut: ““...A bili su se još prije Allahu obavezali da nece bježati (uzmicati) - a za Allahu datu obavezu će se odgovarati!” (33:15)
Atëherë, si ka mundësi që Omeri të ik nga fushëbeteja dhe të thotë se ky ishte urdhër i Allahut. Çfarë qëndrimi mund të ketë ai përballë këtyre ajeteve fisnike? Nuk është qëllimi ynë këtu të flasim për vdekjen e Omer ibn Hatabit, ngase mendoj që atij do t’ia kushtoj tërë një fragment.
Mirëpo, hadithi nga Buhariu na lë pa kurrfar alternative dhe na shpie te disa konkluzione të shpejta. Ajo që neve na intereson është dëshmia e Buhariut se megjithë se ashabët ishin me numër të madhë, ia kthyen shpinën fushëbetejës në Hunejn. Kushdo që lexon kronikat historike mbi këto beteja, dom të përballet me gjëra befasuese. Nëse shumica e ashabëve nuk dëgjuan urdhërat e Allahut, siç kuptuam nga diskutimet e mëparshme, atëherë nuk është befasuese padëgjueshmëria e tyre ndaj urdhërave të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., deri sa ai ishte në mesin e tyre. Atëherë nuk është fare për t’u çuditur se çfarë raporti kanë pasur ndaj urdhërave të tij, pasi ai la këtë botë.