Sjellja e sahabeve ndaj urdhrave të të Dërguarit të Allahut (s.a.v.a.) pas shpërnguljes së tij nga kjo botë
Buhariu në pjesën e parë të Sahihut të tij, fq. 134, trnsmeton nga Gatani se Enes ibn Malik tha:
"Namazi?", ndërsa Enesi u përgjigj: "Mos vallë e keni shpërfillur edhe atë?" Ai tha: Dëgjova Zuhriun duke thënë: "Unë vizitova Enes ibn Malikun në Damask dhe e pashë duke qarë dhe e pyeta: ‘Çfarë të ka goditiut që po qan kështu?" Ai tha: "Unë nuk di asgjë që kam hasur në kohën e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., përveç lutjeve, ndërkohë që edhe ai u braktis."
Buhariu gjithashtu në Kapitullin 1, f. 159. transmeton se Amasi na tha:
"E kam dëgjuar Salimin të thotë: Kam dëgjuar Umu Derda të thotë, 'Ebu Derda më erdhi duke qarë. Unë i thashë atij, ‘Çfarë të goditi o Ebu Derda?’ Ai më tha: ‘Unë nuk dalloj asgjë nga sunneti i Muhamedit përveç lutjes kolektive.’
Në Kapitullin 2, Buhariu tregon nga Abu Seid El-Hudri se ai tha:
“I Dërguari i Allahut do të dilte në ditën e Bajramit të Ramazanit dhe Kurban Bajramit. Gjëja e parë që ai do të bënte ishte të lutej, atëherë ai do të këshillonte njerëzit , ndërsa ata do ta ndiqnin këtë praktikë derisa të dilja me të ndërsa ai ishte guvernatori i Medinës ditën Bajramit të Ramazanit.
Ai donte të ngjitej në minber para se ta bënte namazin. Unë e kapa për petkun e tij duke u munduar ta mbaja, por ai më shtyu mënjanë, u ngjit në minber dhe mbajti një predikim para namazit, ndërsa unë i thash: "Për Allahun, ju keni ndryshuar sunetin". Nëdrsa ai më tha: "O Ebu Said, ajo që ti po vëren është zhdukur." Unë i thashë atij: "Për Allahun, kjo është më mirë nga ajo që nuk e njoh". "Njerëzit nuk do të qëndronin pas lutjes, kështu që unë mbaja hutben (predikimin) para lutjes".
Gjatë kohës së Enes ibn Malikut dhe Ebu Derdas, si dhe gjatë kohës së Mervan ibn Hakimit, e cila ishte një periudhë shumë afër kohës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., sahabet ndryshuan sunetin e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe ndryshuan gjithçka , madje edhe namazin, siç edhe keni mësuar duke e rezervuar sistemin e sunetit vetëm për të zgjedhurit dhe në kërkimin e tyre për vese të liga.
Omajadët pranuan praktikën e blasfemisë dhe mallkimit të Hz. Imam Aliut nga minberi, pas çdo predikimi (hutbe). Shumica e njerëzve gjatë Bajrmait të Ramazanit dhe Baramit të Kurbanit, shpërndaheshin menjëherë pas falje së namazit, pasi nuk donin të dëgjonin mallkimin e Hz. Imam Ali ibn Ebu Talibit dhe Ehli Bejtit.
Nga ana tjetër, muslimanët joshia kultivojnë dashuri për të gjithë sahabët pa u interesuar për faktin se disa prej tyre i rezistuan Allahut dhe të Dërguarit të Tij,s.a.v.a., dhe si provë e kësaj ata citojnë nga Kur’ani ajetin vijues:
“O Allah, na fal ne dhe vëllezërit tanë që na kanë tejkaluar në besim dhe mos bëjë që zemrat tona të jenë të rezervuara ndaj atyre që besojnë. O Allahu ynë, Ti je më i Mëshirshmi dhe Ai që falë ”. (Kur'an, 59:10)
Ju do t'i gjeni ehli sunetin të kënaqur si me Aliun po ashtu edhe me Muavijen, pa u kujdesur për (mos)veprimet e këtij të fundit. Më e pakta që mund të thuhet në lidhje me këta është se ato janë gjëra që kufizohen me mosbesimin, devijimin dhe rebelimin kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a.
Më parë, përmenda ngjarje të çuditshme që nuk është e tepërt të thuhen sërish.
Një nga njerëzit e drejtë vizitoi varrin e një Sahabiu të shquar, Huxher ibn Adi Kindit, dhe atje gjeti një burrë që qante me hidhërim. Duke e konsideruar shia, ai e pyeti: "Pse po qan?" Ai u përgjigj: "Unë jam duke qarë për udhëheqësin tim Huxherin, Allahu qoftë i kënaqur me të". Ai e pyeti: "Po çfarë i ndodhi atij?" Ai u përgjigj: "Atë e vrau udhëheqësi ynë Muavija, Allahu qoftë i kënaqur me të". "Po pse e vrau?", Pyeti i sapoardhuri. “Sepse ai nuk pranoi ta mallkonte Hz. Imam Aliun, Allahu qoftë i kënaqur me të ”.
Ndaj kësaj i sapoardhuri i tha: "Edhe unë po qaj me ty, Allahu të mëshiroftë".
Pse kjo këmbëngulje dhe ky obsesion dashurie për çdo sahab? Ne i shohim ata që sa herë bëjnë salavate mbi Profetin, s.a.v.a., dhe familjen e Tij, nuk harrojnë pa i shtuar edhe të gjithë sahabët. Kur'ani nuk i urdhëroi ata që ta bënin këtë, as i Dërguari, s.a.v.a., ose ndonjë prej sahabëve. Sipas Kuranit dhe Sunetit të të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., salavati i dërgohet vetëm të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. dhe Familjes së tij. Nëse ndodhë që ndonjëherë të dyshoja për diçka, megjithatë unë kurrë nuk do të dyshoja në atë se Allahu kërkon që besimtari të tregojë dashuri ndaj pasardhësve Muhamedit, s.a.v.a., pra Ehli Bejtit.
“Thuaj,‘ Unë nga ju nuk ju kërkoj ndonjë shpërblim përveç dashurisë për të afërmit (Familjen time). ’” (Kur’an: 42:40)
Myslimanët me konsensus u dakorduan se ekzistonte një detyrim për ta dashur Ehli Bejtin ndërsa ata nuk u dakorduan për çështje të tjera. I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha:
"Braktiseni atë që shkakton dyshimin tuaj dhe merrni atë për të cilën nuk dyshoni".
Dallon pozicioni i shiave lidhur me dashurinë ndaj Ehli Bejtit dhe Xhematit të tyre ndaj Sahabëve. Përndryshe, si mundet që një musliman të ketë dashuri për armiqtë dhe vrasësit e Ehli Bejtit dhe të jetë i kënaqur me ta? A nuk është kjo në kundërshtim të qartë?
Por le ta lëmë mënjanë bisedën për ata që kanë devijuar dhe le t’i mbetet atyre edhe atomi i urrejtjes ndaj besnikëve të Allahut, qofshin ata të krishterë, hebrenj, heretikë, politeistë... Ata kultivojnë një qëndrim të çuditshëm, i cili përkon me gjërat e Kishës Ungjillore, që janë një mashtrim për njerëzimin. Sipas tyre Allahu është dashuri, se besimi është dashuria e Tij, gjegjësishtë se dashuria për Atë që e do krijuesin e Tij, qoftë edhe nëse ajo nuk ndjenë nevojën për lutje, agjërim, haxh dhe rituale të tjera.
Këto janë fjalë boshe që nuk kanë asnjë bazë në Kuran, Sunet ose arsye. Kur'ani për këtë thotë:
“Ju nuk do të gjeni një komunitet që beson në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, ndërkohë që i don ata që i kundërvihen Allahut dhe të Dërguarit të Tij, sepse ata janë miq me njëri-tjetrin. Kush prej jush i merr ata si shokë është njëri prej tyre. Allahu nuk do t'i udhëzojë ata që bëjnë vepra të kqia. " (Kur'an: 5:51)
Krijuesi Suprem thotë:
“O ju që besoni! Mos i merrni për miqë e etërit tuaj, vëllezërit tuaj, nëse ata preferojnë mosbesimin mbi besimin ". (Kur'an, 9:23)
“O ju që besoni, mos i merrni armiqtë e mi dhe armiqtë tanë si miqë dhe mbrojtës. Ju iu shprehni atyre dashuri ndërsa ata e refuzojnë të vërtetën që ju vjen ". (Kur'an, 60: 1)
Dhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: "Besimi i askujt nuk do të jetë i plotë derisa dashuria dhe urrejtja e tij të mos bëhen për hir të Allahut".
Ai gjithashtu tha: "Dashuria për Allahun dhe dashuria për armiqtë e Tij nuk mund të ekzistojnë në zemrën e besnikut".
Hadithet e përmbajtjes vijuese janë të shumta. Arsyeja në vetvete rezonon se Allahu i Lartësuar ka ngulitur në zemrat e besimtarëve dashurinë për besimin dhe i ka zbukuruar zemrat e tyre me të. Ai i bëri zemrat e tyre të urrenin mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen. Ndaj është e mundur që një besimtar, sipas këtij modeli. Të mos e doj djalin ose babanë e tij, por do ta doje një të huaj me të cilin ndanë besimine përbashkët, edhe nëse nuk ka kontakte të drejtpërdrejta me të.
Andaj, për shkak të gjithë kësaj, dashuria, miqësia, intimiteti ynë mund të orientohen vetëm ndaj atyre ndaj të cilëve Allahu dëshiron që ne t'i kultivojmë, ndërsa nga ana tjetër urrejtja, neveria dhe përmbajtja jonë mund të orientohen vetëm ndaj atyre ndaj të cilëve është orientuar zemërimi i Allahut.
Si rezultat i kësaj, dashuria jonë për Hz. Imam Aliun dhe Imamët nga pasardhësit e tij, edhe nëse nuk do të ishte shkaktuar nga asgjë para kësaj, ajo është për shkak të Kur’anit, sunetit, historisë dhe arsyes, ngase sa i përket atyre nuk lë vend për kurrfar dyshimi.
Kjo është arsyeja pse ne heqim dorë nga sahabët që uzurpuan të drejtën e kalifatit, madje edhe nëse nuk kishim urrejtje të mëparshme ndaj tyre, kjo është për shkak të Kur’anit, sunetit, historisë dhe arsyes që na lë me dyshime të thella sa i përket atyre.
Meqenëse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., na tha:
"Braktiseni atë që ju bën të dyshoni, dhe ndiqni atë që nuk ju bën të dyshoni, ndërsa një musliman nuk duhet të ndjekë çështjen e dyshimt dhe të neglizhoj Librin e Allahut në të cilin nuk ka asnjë dyshim."
Sa mrekullisht e këndoi Imam Busar në Al-Barad.
«Hiqni dorë nga epshi dhe djalli. Mos i dëgjoni ata, ata janë këshilltarë të këqij, prandaj refuzoni ata”.
Sot është e domosdoshme që muslimanët të jenë të dashur mes veti dhe të kuptojnë realitetin e tyre të trishtueshëm duke qenë kritik ashtu që mos t’i ngritin vetëm selefët e tyre.
Sikur paraardhësit tanë të ishin aq të mirë sa mendojmë, sot nuk do të ishim në një pozitë kaq të mjerueshme, e cila është një pasojë e natyrshme e ngjarjeve që ndodhën në komunitet pas largimit nga kjo botë të Resulullahut, s.a.v.a.
“O ju që besoni, bëhuni mbrojtësit e parë të drejtësisë dhe dëshmoni për Allahun, edhe nëse është kundër vetvetes tuaj, prindërve tuaj dhe të afërmve tuaj, qofshin ata të pasur apo të varfër . Ngase Allahu është më mirë se e gjithë kjo. Mos ndiqni pasionet tuaja që mos të humbisni. Ndërsa nëse ndaleni dhe devijoni, Allahu me siguri do t'ju informojë për atë që keni bërë. " (Kur'an, 4: 135)