Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe mos dilni jashtë (mos dilni prej tyre)
Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos dalin prej tyre dhe mos t’i ekspozojnë stolitë e tyre. Ai gjithashtu i urdhëroi ato të lexonin Kur’an, të falnin namaz, të jepnin zekat dhe ta dëgjojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, s.a.v.a.
Të gjitha gratë e Profetit iu bindën urdhërave të Allahut dhe urdhrave të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., të cilat rrespektonin dhe i zbatonin këto, madje edhe para i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ta linte këtë botë.
Profeti një herë iu drejtua atyre me fjalët: "Kush prej jush do të hipë në deve ndërsa qentë do të lehin pas saj?"
Të gjithë gratë, përveç Aishes, nuk shkelën urdhërat e dhëna. Ajo nuk pranoi t'u bindej urdhrave të tij. Historianët raportojnë se Hafsa bint-ul-Umar donte të shkonte me të në "Betejën rreth deves", por vëllai i saj Abdullah ibn Omeri e parandaloi atë dhe i citoi asaj ajetin e lartpërmendur. Ajo pastaj ndryshoi planin e saj. Mirëpo, Aisha hipi në deve ndërkohë që qentë lehnin nga pas. Taha Hussein në librin e tij “ Fitneja e madhe ”(El-Fitna el-kubra) thotë:
"Gjatë rrugës, Aisha kaloi pranë një uji ku dëgjoi lehjen e qenve. Ajo pyeti: "Kush ky lum?" Asaj i thanë se ishte njëfarë lumi, por jo ai për të cilin kihste paralajmëruar Profetit. Kur e dëgjoi këtë, ajo u tronditë, andaj e hutuar bërtiti: "Më ktheni prapa!" Ajo e përsëriti atë dy herë. E dëgjova të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., ndërsa ai ishte mes nesh (në këtë botë) duke thënë: "Cila prej jush do të hipë në deve ndërkohë që qent do të lehin ndaj saj gjatë kalimit të lumit ...?"
Mandej erdhi Abdullah ibn Zubejri, i cili ishte përgjegjës për qetësimin e situatës, i solli pesëdhjetë njerëz nga fisi i Benu Amirit, të cilët u betuan rrejshëmm se ky nuk ishte lumi që Profeti, s.a.v.a, e kishte paralajmëruar.
Unë besoj se ky transmetim ishte trilluar gjatë kohës së Omajadëve, për ta zvogëluar mosbindjen e nënës së besimtarëve, duke menduar se ajo do të lirohej nga akuza pasi tezaku i saj Abdullah ibn Zubejri e kishte mashtruar duke sjellë pesëdhjetë njerëz që u betuan rrejshëm në Allahun, duke dëshmuar kështu se nuk ky nuk ishte lumi i paralajmëruar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.
Me të vërtetë tentimi për t’i mashtruar mendjet e cekëta dhe për ta bindur veten se Aisha ishte mashtruar, është një shaka torollakësh, sepse kur ajo kaloi lumin dhe dëgjoi lehjet e qenve, ajo u ndal dhe pyeste se cili ishte ky lum, ndërsa kur i thanë se ishte një lum --- e tronditur bërtiti: "Më ktheni prapa, më ktheni prapa!"
A janë idiotë këta që sajuan këtë hadith duke kërkuar një justifikim për mosbindjen e Aishës ndaj Allahut dhe asaj që është shpallur në Kur'an në lidhje me detyrimin e saj për të qëndruar në shtëpinë e saj, apo e bëjnë këtë për shkak të arsyetimit të mosbindjes së saj ndaj të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,? A gjejnë ata ndonjë justifikim për nënën e besimtarëve, edhe pse ajo refuzoi këshillat që kishte marrë.
Umu Seleme thotë:
"Një ditë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., pasi ishim me të doli, kështu që ai u kthye majtas nga një vend i quajtur Kadid dhe u ul me Hz. Imam Aliun dhe bisedoi në heshtje me të për një kohë të gjatë. Aisha donte t’i imponohej, unë u përpoqa ta ndaloja, por ajo nuk më dëgjoi, por më shtyu, duke insistuar në veprimin e saj. Nuk vonoi shumë dhe ajo u kthye me sy të përlotur. Unë e pyeta: "Çfarë ndodhi?" Më tha: “Erdha dhe ata po flisnin, pastaj i thashë Aliut:‘ Unë e kam të Dërguarin e Zotit një herë në nëntë ditë. A nuk mund ta ma lini mua në ditën time?! "
I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., iu afrua Aishes, i skuqur nga zemërimi dhe i tha asaj:
"Kthehu mbrapa! Për Allahun, askush nuk mund ta urrej atë, përveç atyre që kanë lënë besimin.”
"I thashë nëse asaj i kujtohej (kjo ngjarje)?"
Ajo u përgjigj: "Po, e mbaj mend."
Ummu Selema vazhdoi, "Unë gjithashtu do ta përkujtoj se ne të dyja ishim me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., kështu që ai na tha," Cila prej jush do të hipë në deve ndërkohë që qent do të lehin pas saj? "
Ne i thamë që nga kjo kërkojmë strehim tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, s,a,v,a. Dhe pastaj ai vendosi dorën e tij mbi supet tua duke thënë "Mos të jesh ti ajo, oj Aishe. " Aisha tha: "Më kujtohet kjo." Atëherë Umm Selema tha, “A nuk e mbani mend ditën kur babai juaj erdhi me Omerin, kështu që ne i vumë velot tona, ndërkohë që ata biseduan për atë që biseduan dhe pastaj thanë:‘ O i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.,, ne nuk e dimë sa do të jesh mes neshë, kështu që nëse do të na thoni kush nga ne do të të trashëgojë ashtu që ta dimë se kujt t’i drejtohemi? " Ai iu përgjigj: “Për sa më përket mua, unë e shohë pozitën e tij (Aliut) para juve. Nëse do ta bëja këtë, ju do të ndaheshit ashtu siç u ndanë Izraelitët në rastin e Harunit, paqja qoftë mbi të ".
Ata heshtën dhe u larguan. Pasi ata dolën, ne hymë te i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe ti i tha: "O i Dërguar i Allahut, s.a.v.a.,, kë prej tyre do të zgjedhësh për kalif?" Ai u përgjigj: "Do ta zgjedhë atë që mban sandale të arnuara".
Ne dolëm jashtë dhe pamë se ishte Ali ibn Abu Talibi. Ti tha: “O i Ëdrguari i Allahut, s.a.v.a.,, nuk shoh askënd tjetër përveç Aliut? " Dhe ai tha: "Po, është ai."
Umu Selema pastaj i tha asaj: “Si ka mundësi që pas gjithë këtyre fakteve të zhytesh në atë udhëtim? " Ndërsa Aisha tha: "Unë po dal t’i pajtoj njerëzit ".
(Komentar Nehdžul-belage, Ibn Ebu Hadid, vëll. 2., fq. 77.)
Ummu Selema u përpoq ta parandalonte atë nga rebelimi, duke përdorur fjalë të ashpra:
"Nëse shtyllat e Islamit shkulen, ato nuk do të ngrihen nga një grua, dhe nëse ato thyhen, ato nuk do të ngjiten me duart e grave. Ajo që është e vlefshme për një grua është të ulë shikimin dhe ta ruaj nderin e saj. Çfarë do të thoje nëse para teje do të shfaqej i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dhe t'ju gjente duke shaluar devenë. Pasha Allahun nëse unë do të vendosja të nisesha në udhëtimin tënd, madje edhe sikur të më thonin: ‘Do të hysh në Parajsë.’, do të kisha turp ta shikoja Profetin në sy sepse ai na la hixhabin në mirëbesim (amanet). ”
(Ibn Qutajba në librin Kitab al Musnif fi Garib al Hadis)
Pikërisht kështu nëna e besimtarëve, Aisheja refuzoi të pranonte këshillën e shumë sahabëve të mirë. Taberi në historinë e tij transmeton nga Jahja ibn Kudama Sadi se i ky i fundit i kishte thënë Aishes:
“O nëna e besimtarëve! Për Allahun, vrasësi i Osmanit është më pak përgjegjës sesa ti që del e armatosur nga shtëpia jote mbi këtë deve të mallkuar. Allahu i Plotfuqishëm ju ka obliguar me hixhabin (qëndrimi prapa perdes, përkatësisht në shtëpi) dhe devotshmërinë. Ju shkatërruat hixhabin tuaj dhe abuzuat me autoritetin tuaj. Sigurisht, kushdo që ju sheh në rebelim do ta shohë shkatërrimin tuaj. Nëse doni të na dëgjoni, kthehuni në shtëpinë tuaj. Nëse keni qenë e detyruar, atëherë kërkoni ndihmë nga besimtarët. ”
(Tarih i Taberiut, vëll. 6., fq. 482.)