Përgjithësisht për sahabet

 

Të gjitha dispozitat ligjore dhe çështjet e besimit islam na janë transmetuar nga sahabet. Askush nuk mund të pretendojë se bënë ibadet në bazë të Sunetit dhe Librit të Allahut, e që të njëjtën kohë të mos pretendojë se sahabët ishin ndërmjetës për këto dy gjëra, për të gjithë myslimanët nga Mashriku deri në Maghrib (nga Lindja deri në Perëndim).

Miërpo, mes sahabeve kishte mosmarrëveshje pai që i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., shkoi nga kjo botë. Ata mallkuan njëri-tjetrin, luftuan kundër njëri-tjetrit dhe madje vranë njëri-tjetrin. Në atë rast, nuk është e mundur që ne të pranojmë të gjitha rregullat e transmetuara përmes tyre pa një epilog kritikash, verifikimesh dhe hezitimesh. Gjithashtu, ne nuk mund ta pranojmë në mënyrë jo kritike dhe të verbër pozicionin e tyre pa ditur biografitë e tyre, d.m.th. çfarë bënë ata gjatë jetës së tyre si dhe gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe pasi ai shkoi në amshim.

 

Prandaj është e nevojshme të bëhet një distancë midis të sinqertëve nga të pasinqertët, të atyre që duan të vërtetën dhe atyre që nuk e duan, atyre që kanë devijuar, midis të sinqertëve dhe hipokritëve, si dhe atyre që janë kthyer në gjurmët e injorancës (xhahilijetit).

Është për të ardhur keq që Ehli-Sunneti nuk lejon dhe ndalon apsolutisht çdo diskutim rreth sahabëve dhe zbulimin e çfardo gabimi të tyre. Ehli Sunneti është i kënaqur me të gjithë ata dhe i bekon të gjithë pa përjashtim, ashtu siç bekojnë Muhamedin dhe Familjen e tij.

Pyetja që patjetër duhet t'i bëhet Ehli Sunetit është: 

 

Nëse kritikat dhe përpjekjet për të gjetur gabime te sahabët e meritojnë të jenë të ndaluara nga ana e islamit? Dhe a është kjo në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunetin?

 

Për mua është e domosdoshme të ketë një përgjigje ndaj kësaj pyetje,  me qëllim të shqyrtimit të veprave dhe fjalëve të disa sahabëve gjatë jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., dhe pas vdekjes së tij, dhe bazuar në atë që përmendet në Sahihët e dijetarëve të Ehl-Sunetit, Musnedët dhe veprat historike.

Unë do ta bëj këtë në një formë koncize pa u mbështetur në ndonjë libër të shiave pasi mendimi i tyre për disa sahabë është i njohur dhe nuk kërkon sqarime të mëtejshme.

Duke eleminuar çdo konfuzion dhe kështu duke mos lënë asnjë provë, e cila prej kundërshtarëve do të përdorej kundër meje, më duhet të pohoj se kur përmendim sahabët në këtë pjesë të librit, gjithnjë fjla është për disa prej tyre, e jo me të gjithë sahabet. Ata me të cilët përkon kjo pjesë mund të jenë shumica ose pakica.

 

Dashtë Allahu, ne do ta dëshmojmë këtë gjatë hulumtimit tonë. E them këtë sepse shumë prodhues të problemeve na akuzojnë se jemi kundër sahabëve.

Ata thonë se ne i baltosim dhe i mallëkojmë ata, me qëllim për të ndikuar te ata që na dëgjojnë neve dhe që atyre t’ia mbyllim rrugën e hulumtimit.

Përkundrazi, ne distancohemi nga çdo sulm dhe baltosje e atyre sahabëve që Kur’ani i quan faleminderues (mirënjohës).

 

Po kështu, ne distancohemi nga ata sahabë që janë kthyer xhahilijetit, nga ta që, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., shkaktuan devijimin e shumicës së muslimanvëe. Ne nuk i fyejmë e as nuk shpifim as edhe ndaj atyre që janë shkaktar të devijimit,. Ne vetëm i bëjmë publike të bëmat ose të pabërat e tyre, të cilat në mënyrë kronologjike i kanë bërë të ditura historianët, në mënyrë që e vërteta të jetë e qartë për ata që e kërkojnë atë. Vëllezërit tanë nga Ehli-Sunneti e trajtojnë këtë si një sulm dhe mallkim të sahabëve.

 

Kur'ani Famëlartë, fjala e Allahut e cila është e Vërteta e pastër, hapi derën dhe na informoi se midis sahabëve kishte hipokritë, horra, të padrejtë, gënjeshtarë, politeistë, të kthyer në Xhahilijet si dhe ata që shqetësuan të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a. Gjithashtu, edhe i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i cili nuk flet çfarë i teket dhe nuk mund të jetë subjekt i kritikave, na e hapi këtë derë, duke paralajmëruar se midis sahabëve kishte llum dhe horra që shkelën  kontratat dhe betimet e tyre, se midis tyre kishte nga ata që u tha se do të hynë në zjarr dhe se fare nuk do t’iu bëjë dobi fakti se shoqëruan të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a.

 

Përkundrazi, në Ditën e Gjykimit, të qenit sahabë do të jetë një argument më shumë kundër tyre dhe një arsye për të rritur dënimin, në ditën kur nuk do të ketë dobi nga asnjë pasuri ose lidhje farefisnore.

Allahu i Urtë në Librin e Tij, e gjithashtu edhe Suneti i të Dërguarit të Tij, sjellin dëshmi, se vërteta nuk mund të fshihet dhe se ka mënyra që ajo të dalë në dritë, përkundër gjithë atyre, përfshirë edhe Ehli Sunetin dhe xhematin, të cilët dëshirojnë t'i parandalojnë muslimanët nga diskutimi dhe raportit kritik ndaj sahabeve.

 

Pse ata ia pamundësojnë muslimanëve t’i njohin miqtë e Allahut dhe të bëjnë miqësi me ta. Gjithashtu, pse i parandalojnë muslimanët t’i njohin armiqtë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., në mënyrë që të ballafaqohen me ta.

Një ditë e gjeta veten në xhaminë më të madhe turke, ku po falesha. Imami u ul në mes të hallkës së atyre që faleshin dhe luteshin së bashku. Ai filloi me sulme dhe etiketime të apostatëve, gjegjësisht ndaj atyre që flasin kundër sahabëve të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. Ai foli për një kohë të gjatë dhe më pas tha: “Kini kujdes nga ata që, me pretekstin e arritjes së së vërtetës, flasin kundër sahabëve të nderuar. Mbi ta do të bie mallkimi i Allahut, i të gjithë engjëjve dhe njerëzve. Ata duan të prodhojnë dyshim në zemrat e njerëzve në lidhje me besimin e tyre.

 

I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha: 

"Nëse një hadith vjen nga sahabët e mi, pranojeni atë, sepse, për Allahun, nëse do të shpenzonit ari në madhësinë e kodrës së Uhudit, nuk do të arrinit as të dhjetën e madhështisë së tyre".

 

Një nga anëtarët e ndriçuar që ishte me mua, e ndërpreu atë dhe tha: "Ky hadith i mvishet të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. "Imami i xhematit dhe disa nga dëgjuesit e pranishëm u tërbuan duke na konsideruar si jobesimtarë dhe apostatë. Duke e kuptuar që situata kërkonte pak diplomaci, i thashë hoxhës së xhematit: “Zotëri dhe mësues i shquar. Cili është mëkati i një muslimani që lexon këtë ajet në Kur’an: 

"Muhamedi është vetëm një i Dërguar, ndërsa kishte profetë edhe para tij. Nëse ai do të vdiste ose do të vritej, a do t’i ktheheshit gjutmëve tuaja? Ai që i kthehet gjurmëve të veta nuk do ta dëmtojë Allahun aspak, dhe Allahu me siguri do t'i shpërblejë mirënjohësit". (3: 144)

 

Dhe cili është mëkati i një muslimani që në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit lexon fjalët e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.: 

“Ditën e Gjykimit ju do të ndaheni në të majtë. Unë do të pyes: ‘Ku po i çoni?’ Do të më thuhet: ‘Në zjarr, për Zotin.’ Ndërsa mua do të më thuhet: ‘Ju nuk e dini se çfarë bënë ata pas vdekjes suaj. Ata janë larguar nga rruga juaj dhe janë kthyer në gjurmët e xhahilijetit. 'Dhe pas kësaj unë do të them,' Larg qofshin nga unë, Larg qofshin nga unë. Mjerë ata që pas meje ndryshuan rrugën. Unë nuk shoh asnjërin se do të shpëtohet, përveç disa prej tyre, si disa deve nga e gjithë tufa ".

(Sahih Buhar, vëll. 7, f. 209, vëll. 4, f. 94, vëll. 4, f. 156; Sahihu i Muslimit, vëll. 7, f. 66.)

 

Të gjithë më dëgjuan me qetësi, dhe disa pastaj më pyetën, "A është ky hadith me të vërtetë nga Buhariu?"

"Po, ashtu siç jam i sigurt se Allahu është Një, se Ai nuk ka shok dhe se Muhamedi, s.a.v.a., është rob dhe Dërguar i Tij."

Kur hoxha i xhematit e kuptoi efektin e citimit tim te të pranishmit rreth meje, tha në heshtje: “Ne kemi mësuar nga shejhët tanë, Allahu qoftë i kënaqur me ta, se dilemat (hutia) qëndrojnë gjithmonë të fjetura. Mallkimi i Zotit qoftë mbi atë që i zgjon ato".

Unë i thashë: “Zotëri, përçarjet dhe anarkia nuk janë vënë kurrë në gjumë, por ne jemi ata që jemi fjetur, ndërkaq atë që nga mesi ynë zgjohet, i ka hapur sytë e vet, ka kuptuar të vërtetën, ti po e akuzon atë për zgjimin e dilemave (hutisë, çregullimit). Sidoqoftë, muslimanët pretendojnë të ndjekin Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij dhe nuk thonë se ata ndjekin shejhët e tyre të nderuar të cilët ishin të kënaqur me Muavijen, Jezidin, Amr ibn 'Asin. " Imami i Xhematit tha i zemëruar, "Mos ti je i pakënaqur me udhëheqësin tonë Muavijen, sekretarin e Shpalljes?"

 

Unë thashë: "Kjo figurë ka nevojë për më shumë kohë për t'u karakterizuar. Nëse doni të dini mendimin tim për të, unë do t'ju jepja librin tim Sumehtedejtu, mbase ai do t'ju zgjojë nga ajo ëndërr dhe do t'ju hapë sytë ndaj së Vërtetës. Imami i Xhematit e pranoi fjalimin tim dhe librin tim me hezitim. Pas një muaji, ai më shkroi një letër të mrekullueshme, duke falënderuar Allahun që e udhëzoi atë në rrugën e drejtë duke shprehur dashurinë e tij për Ehli-Bejtin.

Ndërsa unë i kërkova leje për ta përcjellë letrën e tij në librin e tretë në mënyrë që ajo të kishte një përmbajtje të plotë krahas shprehjes së dashurisë dhe sinqeritetit të shpirtit, i cili, kur njehë të Vërtetën, do t’i përkushtohet më shumë asaj. Kjo pasqyron realitetin e shumicës së anëtarëve të Ehli Sunetit të cilët, sapo t’iu hiqen perdet, janë të prirur drejt së vërtetës.

 

Sidoqoftë, ai kërkoi që letra e tij të mbetej e fshehtë, të mos botohej, pasi e konsideroi të domosdoshme që të kishte kohë të mjaftueshme për ta bindur xhematin e tij për të vërtetat e zbuluara. Ai gjithashtu dëshironte që, siç e tha edhe vet, kalimi i tij të ishte i qetë pa ndonjë ngritje pluhuri.

Le të kthehemi te tema e diskutimit, pra, sahabët, në mënyrë që të zbulojmë të vërtetën e hidhur që Kurani Famëlartë regjistroi dhe Profeti e paralajmëroi në hadithe.

Le të fillojmë me fjalët e të Plotfuqishmit në të cilat nuk ka gënjeshtra, sepse Ai është kodi i fundit i drejtë dhe Ai është ndarësi më i besueshëm i së vërtetës nga e pavërteta.

 

Allahu i Lartësuar thotë për disa sahabë: 

"Nga beduinët mes jush ka hipokritë, ndërsa ka edhe mes banorëve të Medinës që janë të kujdeshëm në hipokrizi, që ti nuk i njeh, por Ne i njohim ata. Ne do t'i vëmë ata në vuajtje të dyfishtë dhe pastaj ata do të kthehen në vuajtje të mëdha ". (9: 101) 

"Hipokritët betohen në Allahun se ata nuk folën, dhe ata sigurisht folën fjalë pabesimtare dhe treguan se ishin jobesimtarë, pasi ata kishin pranuar publikisht Islamin dhe donin ta bënin atë që nuk arritën ta bënin" (9:74)

“Dhe për shkak se e thyen besën që i patën dhënë All-llahut, dhe për shkak të asaj se gënjenin, All-llahu u ngjeshi hipokrizinë në zemrat e tyre deri në ditën që e takojnë Atë. (9:77)

“Beduinët janë jobesimtarët më të mëdhenj dhe hipokritët më të këqij dhe është e kuptueshme që ata nuk i njohin dispozitat që Allahu ia zbulon të Dërguarit të Tij. Ndërsa Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. ” (9:97)

“Zemrat e tyre janë të sëmura ndërsa Allahu ua rrit edhe më shumë sëmundjen e tyre. Vuajtje të dhimbshme i presin ata sepse gënjejnë ". (2:10)

"Kjo sepse ata ishin besimtarë, pastaj jobesimtarë dhe pastaj zemrat e tyre u vulosën, kështu që  nuk kuptojnë." (63: 3)

“A nuk i shihni ata që pretendojnë se besojnë në atë që ty të është shpallur dhe në atë që është zbuluar para jush dhe prapëseprapë duan t’iu gjykohet para djallit ndërsa janë urdhëruar të mos  besojnë në të. Ndërsa djalli dëshiron t'i shpie në lajthitje të madhe ata ". (4:60)

"Dhe çfarë do të ndodhë atëherë kur për shkak të veprave të bëra me duert e tyre i godet ndonjë fatkeqësi, dhe të vijnë tek ju duke u betuar në Allahun:" Ne vetëm kemi dashur të bëjmë mirë dhe të ketë harmoni. "(4:62)

“Kur i shikoni, pamja e tyre ju ngazëllen; ndërsa kur flasin, ju i dëgjoni fjalët e tyre - megjithatë, ata janë si trungje të përkulur e të zbrazët dhe ata mendojnë se çdo britmë është kundër tyre. Ata janë armiq të vërtetë, kështu që kini kujdes prej tyre! Allahu i vraftë, ku po largohen?! ” (63: 4)

"Allahu i njeh mirë ata mes jush që mbanin të tjerët dhe miqve të tyre u thonin:" Bashkohuni me ne! "Ndërsa vetëm disa shkuan në fushëbetejë.

Duke mos dashur t’iu ndihmojnë, ndërsa kur mbretëron frika, shikojnë drejt teje, duke i rrotulluar sytë, sikur të jenë pa ndjenja para vdekjes, posa të kalojë frika, ata ju shajnë me gjuhët e tyre të mprehta, dhe bëhen kopracë për të bërë ndonjë të mirë. Ata nuk besojnë, dhe prandaj Allahu do t’i anulojë veprat e tyre, e kjo për Allahun është e lehtë”(33: 18,19).

"Ka nga ata që vijnë të të dëgjojnë, dhe posa të largohen prej teje, i pyesin ata që u është dhënë njohuria:" Çfarë tha ai pak më parë? "Këta janë ata zemrat e të cilëve Allahu i ka vulosur dhe që ndjekin epshet e tyre "16)

"Po të donim, ne me të vërtetë do t'au tregonim ata (se si duken apo kush janë) dhe ju me siguri do t'i njihnit nga shenjat e tyre. Por ti do t’i njohësh ata nga mënyra se si flasin, ndërsa Allahu i di veprimet tua ”. (47:30)

"Beduinët që munguan do të të thonë: 'Na mbajtën (nuk na lëshuan) tufat tona dhe familjet tona, prandaj kërkoni falje për ne!' Ata flasin me gjuhët e tyre atë që nuk është në zemrat e tyre. Thuaj: ‘Ndaj, kush mund ta ndryshojë vendimin e Allahut, nëse Ai dëshiron t’ju dëmtojë, ose nëse Ai dëshiron t’ju bëjë ndonjë të mirë?’ Allahu e di atë që po bëni. ” (48:11)

 

Këto ajete të qarta nga Libri i Lartësuar i Allahut shpjegojnë hipokrizinë e qartë të disa prej tyre që u rreshtuan në mesin e Sahabëve të sinqertë, kështu që Allahu nuk e shpalli këtë ajet për ta, gjendja e tyre e vërtetë do të mbetej e fshehur edhe nga vetë Profeti, s.a.v.a. Mirëpo, Ehli Sunneti në vazhdimësi polemizon me ne për këtë, duke thënë: “Çfarë kemi me hipokritët që janë të mallkuar. Sahabët nuk janë prej tyre ose këta hipokritë nuk ishin në mesin e sahabëve ”.

 

Ndërsa nëse i pyet ata: kush janë këta hipokritë për të cilët janë shpallur mbi 150 ajete, veçanërisht në ajetin kuranor 9:63, ata do të përgjigjen: "Këta janë Abdullah ibn Ubeje dhe Abdullah ibn Selul". Përveç këtyre dyve, ata nuk gjejnë të tjerë. 

Subhlnallah! Nëse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., shumicën e tyre nuk i njihte personalisht, atëherë si është mundur që hipokrizia të përkojë vetëm me Ibn Ubejen dhe ibn Ebu Salulin, këta dy që ishin të njohur për të gjithë muslimanët.

Siç pretendoni ju, i Dërguari Allahut, s.a.v.a., i njihte disa prej tyre dhe ia tha emrat e tyre Huzejf ibn Jemamit, duke e urdhëruar atë që t’i mbante sekret emrat e tyre deri aty sa Omeri gjatë periudhës së sundimit të tij e pyeti Huzejfen për veten, se mos ishte një nga ata hipokritë? Kjo është ajo shpaloset në librat tuaj.

(Kanzul Umaal, vëll. 7, f. 24; Tarih ibn Asakir, vëll. 4, f. 97; Ihja Ulumul-din, vëll. 1, f. 129)

 

I Dërguari i Allahut, s.a.v.a., dha një tregues të qartë me të cilin hipokritët mund të njihen, e ajo ishte urrejtja ndaj Ali ibn Ebu Talibit siç pohoni në Sahihët tuaj.

(Sahihu i Muslimit, vëll. 1, f. 61; Tirmidhi, vëll. 5, f. 306; Nisai, vëll. 8, f. 116; Kanzul Ummal, vëll. 15, f. 105).)

Shumica e këtyre sahabëve me të cilët jeni të kënaqur dhe që kanë një pozitë të ngritur në sytë tuaj e urrejnë Ali ibn Ebu Talibin duke shkaktuar rebelim dhe luftëra kundër tij. Ata e mallkuan si për së gjalli ashtu edhe pasi iku nga kjo botë, dhe ata madje edhe e vranë. Ata vepruan kështu si ndaj tij ashtu edhe ndaj familjes së tij dhe atyre që ishin përkrah tyre, dhe ju i konsideroni të të shquar gjithë sahabët.

Urtësia e të Dërguarit të Allahut e detyroi atë të informonte Huzajfiun për emrat e tyre ndërsa në rastet tjera t’i informonte muslimanët për karakteristikat dhe shenjat e tyre. Kjo u bë në mënyrë që ai të përmbushte detyrimin e tij ndaj njerëzve dhe që askush të mos thoshte, ne nuk e dinim ose nuk ishim të vetëdijshëm për këtë.

 

Ajo që pretendon Ehli-Sunneti, sot është e pavlefshme: "Ne e duam Imam Aliun, Allahu ia ndriçoftë fytyrën dhe e bekoftë".

Nëdrsa ne themi, "Nuk mund të ketë dashuri në zemrat e besimtarëve në të njëjtën kohë për miqtë e tij dhe për armiqtë e tij, sepse Imam Aliu tha," Nuk është prej neshë ai që na barazon me armiqtë tanë. "

 

Për më tepër, kur Kur’ani Famëlartë flet për sahabët, ai u flet atyre përmes përshkrimeve të ndryshme dhe shenjave dalluese.

Me përjashtim të sahabëve të mëdhenj e të sinqertë, të tjerët në Librin e Urtë përshkruhen si mashtrues, ata që shkelin betimin dhe kontratat, ata që kthehen prapa në xhahilijjet, ata që dyshojnë tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, s.a.v.a., që ikin nga fusha e betejës duke kundërshtuar të Vërtetën, të cilët janë të pabindur ndaj urdhrave të Allahut dhe urdhërave të të Dërguarit të Tij, të cilët i pengojnë të tjerët nga xhihadi, që gjakojnë për gjëra të pavlera dhe tregti, braktisin lutjen, thonë atë që nuk e bëjnë, të cilët pretendojnë se janë me të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., sipas dispozitave Islame, ndërsa zemrat e tyre janë të ngurta dhe nuk zbuten kur përmendin Allahun, të cilët ngrenë zërin e tyre në prani të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., të cilët i shkaktojnë vështirësi ose që dëgjojnë hipokritët.

 

Le të mjaftohemi me këta tregues të pakët, ngase janë edhe  shumë ajete që nuk i kemi cituar për hir të hapësirës. Mirëpo, mjafton që për këtë rast t’i përmendim edhe disa ajete që u shpallën  me qëllim të kritikimit të Sahabëve që përshkruhen nga atributet e përmendura dhe tëcilët pasi i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., la kët botë u konsideruan si bashkohës (sahabe) të vërtetë dhe të nderuar.

Ndaj, a nuk është e mundur, pra, që muslimanët të thonë diçka kundër tyre ose të gjejnë disa gabime te ata.