Për Ehli-bejtin

 

 

 

Kush janë Ehli Bejti?

 

Allahu i Lartësuar thotë: 

"Allahu dëshiron prej jush, o familje e Profetit, të largojë mëkatet dhe t’iu pastrojë plotësisht". (Ahzab, 33)

 

Ehli Suneti thotë se ky ajet u zbrit dhe aludon në gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., ndërsa argumentet e tyre janë ajeti që i paraprin dhe ajeti që vjen pas tij. Në përputhje me pretendimet e tyre, Allahu i Lartësuar, kështu e largoi papastërtinë nga gratë e Profetit dhe i pastroi plotësisht ato.

Nga ehli suneti ka edhe të atillë që listës së grave ia shtojnë edhe Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Huseinin.

Por e vërteta është në përputhje me atë që është transmetuar dhe në përputhje melogjikën e shëndoshë dhe faktet historike që hedhin poshtë këto pretendime e shpjegime.

 

Kjo është kështu ngase ehli sunetinë Sahihët e tyre transmeton se ajeti i shpallur përkonte me pesë persona: Muhammedin, Aliun, Fatimen, Hasanin, Huseinin dhe se Allahu për vete i identifikon si persona të ndershëm dhe fisnikë, në frymën e ajetit të shpallur me rastin kur ai i tuboi nën veladonin e tij Aliun, Fatimen, hasanin dhe Huseinin. Atëherë tha: “O Allahu im, ky është Ehli bejti im, mënjano prej tyre çdo papastërti dhe pastroi plotësisht”. Këtë ngjarje e transmetuan shumë dijetarë të Ehli sunetit, si në vijim:

 

1.Muslim Sahihun e tij, 2/368, 7/130

2. Tirmidhiu në sahihun e tij, 5/330

3. Musnedi i Imam Ahmed ibn Hanbelit, 1/330

4. Mustedraku i Hakimit, 3/133, 147 dhe 2/416

5. Hesaia i Imam Nesaiut, fq. 49

6. Tahlis az Dhehebiu, 2/150

7. Mu’xham al Tatorani, 1/65

8. Shavahid al Tanzil, Hakim Al Haskani, 2/11

9. Al Buhari në historinë e madhe, 1/69

10. Al Isaba, Ibn Haxhar al Askalani, 2/502

11. Tezkira al Havas Ibn Al Xhevzi, fq. 233.

12. Tefsiri i Fahrudin Raziut, 2/700

13. Janabia al Mevde Qanduzi al Hanafi, fq. 107.

14. Munakib Havarzimi, fq. 23.

15. Al Sira, Halabi, 13/212

16. Al Sira Dehelanija, 3/324

17. Asad al Gabe, Ibn Asir, 2/12

18. Tefsir al Taberi, 22/6

19. Al Pur al Mensur, al Sujuti 5/198

20. Tarih ibn Asakir, 1 /185

21. Tefsir al Kashaf, al Zamahsheri, 1/193

22. Ahkam al Kur'an, ibn Arebi 2/166

23. Tefsir al Kurtubi, 14/182

24. As Sava'ik al Muhrika, Ibn Haxher, fq. 85.

25. Al Isti'ab ibn Abd al Barr, 3/37

26. Al 'Akd al Farrid Ibn Abd Rabbih, 4/311

27. Muntahab Kanz'ul 'Ummal, 5/96

28. Masabih al sunnet Bajvi, 4/183

29. Esbabul Nuzul, al Vahidi, fq. 203.

30. Tefsir Ibn Kethir, 3/483

 

 

Përveç këtyre, ka edhe shumë ulema të tjerë të Ehli Sunetit që e përmendin këtë hadith,  mirëpo në këtë rast nuk kemi mundësi t’i përmendim të gjithë.

Edhe pse të gjithë personat e pranojnë se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e sqaroi këtë ajet, cili është atëherë kuptimi i fjalëve të sahabëve të tjerë ose pasardhësve ose komentatorëve të tyre që duan t'i interpretojnë këto vargje në kundërshtim me interpretimin e Allahut, dhe të Dërguarit të Tij, s.a.v.a., duke synuar kënaqësinë e Muavijes.

 

Në mënyrë të ngjashme, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., i identifikoi ata në raste të tjera duke specifikuar se ata ishin Ehli Bejti i tij dhe jo dikush tjetër. Kjo ndodhi kur Allahu i Lartësuar shpalli ajetin: 

“Ejani, ne do t’i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, do të vijmë edhe ne, dhe ne do të lutemi me gjithë pasion që mallkimi i Allahut të bie mbi ata që nuk thonë të vërtetën. ” Ali Imran

 

Për këtë ai thirri Aliun, Fatimen, Hasanin dhe Huseinin dhe tha: "Këta janë fëmijët tanë dhe gratë tona, ndërsa ju tani sillni fëmijët tuaj dhe gratë tuaja".

 

Në pajtim me rivajetin e Muslimit, ai ka thënë: 

“O Allah! Ky ëshë Ehli Bejti im”. (Sahihu i Muslimit, vëll. 5., fq. 121.)

Dijetarët e ehli sunetit dhe xhematit të cilët i përmenda më parë, si burime të hadithit në fjalë, pajtohen se ajeti është shpallur në lidhje me personat e lartëpërmendur (Allahu qoftë i kënaqur me të gjitha ata).

 

Për më tepër, të gjitha gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., e dinë intencën e ajetit në fjalë dhe në pajtim me këtë, asnjëra nga to në asnjë rast nuk ka pretenduar të thotë se i takon Ehli Bejtit, ndërsa ndër më të njohurat prej tyre janë: Ajsheja dhe Ummi Selemja. Secila prej tyre ka thënë se ajeti i dedikohet ekskluzivisht të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,, Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Huseinit. 

Muslimi, tirmidhiu, Hakimi, taberiu, Sujutiu, Zabeni, Ibn Atiri e tj., kanë transmetuar pajtueshmërinë e grave të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,, me këtë konstatim, gjegjësisht se ky ajet është shpallur duke pasur për preteks këta pesë persona. 

 

Kësaj mund t’ia shtoj edhe faktin se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ka mënjanuar çdo dyshim dhe se në tërësi e ka zgjidhur këtë problem, ngase e dinte se muslimanët mund ta lexojnë Kur’anin dhe ta trajtojnë Ehli Bejtin në kontekstin e ajeteve, para dhe pas ajetit në të cilët përmenden gratë e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,, andaj Ai edhe nxitoi t’ia dëshmonte këtë fakt umetit të tij ashtu që për gjashtë muaj me radhë, pas shpallje ssë këtij ajeti, para çdo namazi do të kalonte përskaj derës së Aliut, Fatimes, Hasanit dhe Huseinit duke iu drejtuar me fjalët: “Allahu dëshiron nga ju, oj Familja e të Dërguarit, që t’ua heq mëkatet dhe që t’ju pastrojë tërësishtë”, andaj eni në namaz dhe Allahu u mëshiroftë mbi ju!” ky fakt është shënuar në shumë burime.

 

 

1. Sahih Tirmidhi, 5/31

2. Mustedrak Hakim, 3/158

3. Talhis Zehebi

4. Masnad Ahmed ibn Hanbel, 3/259

5. Ibn Asir Esed al Gahl, 5/521

6. Shavahid al Tenzil, Haskani, 2/11

7. Durrul-mensur, Sujuti, 5/199

8. Tefsir Taberi, 12/6

9. Ansab al Ashraf, Baladhuri, 2/104

10. Tefsir Ibn Kethir, 3/483

11. Maxhma al Zavaid Hajsani, 9/168

 

Kur kësaj liste ia shtojmë edhe Imamët e Ehli bejtit dhe të dijetarëve shia, të cilët nuk kanë asnjë dyshim sa i përket ajetit në fjalë dhe se ai ekskluzivisht përkon në pesë këta anëtarë të zgjedhur, atëherë apsolutisht nuk ka vend për dyshimin e atyre që nuk pajtohen me këtë, ndërsa të tillë mund të jenë vetëm se armiqt e Ehli Bejtit, sikur janë pasardhësit e Muavijes dhe benu Umejes, të cilët dëshironin që ta zvetnonin dritën e Allahut me gojët e tyre. Allahu e ka përsosur dritën e Tij, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët.

 

Ata që ajtet i interpretojnë ndryshe nga interpretimi i të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,, ata nuk janë gjë tjetër veç se shërbëtor të sundimtarëve umajad dhe abasid. Ata, madje edhe sot, edhe pse të maskuar nën velon e fukahave dhe dijetarëve, janë ata që e urrejnë Hz. Imam Aliun. Tutje, rezoni tregon se ajeti mbi pastërtinë nuk i prëfshinë gratë e të Dërguarit  e Allahut, s.a.v.a.

 

1) E marrim për ilustrim nënën e bisimtarëve Ajshen, e cila siç thuhet në transmetimet e tyre, ishte gruaja më e dashur dhe më e afërta e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., aq sa gratë e tjera ia kishin zilinë dhe për këtë i dërgonin delegacione duke ia tërhequr vërejtjen se ai ishte më i prirur ndaj Ajshes në dëmë të grave të tjera. 

Askush nga fansat e saj, që nga ditët e para e deri te gjeneratat e mëvonshme nuk pati guximin të thotë se Ajsheja ishte nën veladon në ditën kur u shpallë ky ajet. 

Meqë Profeti i Shenjtë në fjalimet dhe veprimet e tij, me të vërtetë gjithmonë ishte i vetëdijshëm, i urtë dhe i arsyeshëm, ai ishte i tillë edhe kur i tuboi anëtarët e Ehli Bejtit nën mantelin e tij dhe se kur nëna e besimtarëve, Ummu Selemja kërkoi të qëndronte me ata nën mantelin e tij, ai e parandaloi atë me fjalët: "Ju jeni në rrugën e duhur, por nuk keni vend nën mbulesë".

 

2) Përgjithësisht, kuptimi specifik i ajetit na shpie në pagabueshmërinë, ndërsa heqja e papastërtive nënkupton fshirjen e të gjitha mëkateve të mosbindjes, si dhei  gabimve të mëdha dhe të vogla.

Kjo është veçanërisht kështu nëse kësaj i shtojmë pastrimin nga Allahu i Lartësuar. Nëse myslimanët pastrohen me ujë ose me pluhur gjatë tejemumit, një pastrim ky që është vetëm trupor, atëherë Allahu i pastroi Ehli Bejtin në një kuptim shpirtëror, në të cilin intelektet, mendimet dhe zemrat e tyre pastrohen, duke mos lënë vend për hamendësime satanike, as për ndonjë akt mosbindjeje. Ata bëhen absolutisht të pastruar, të pastër dhe besnikë vetëm ndaj Krijuesit dhe Mbështetësit të tyre në çdo aktivitet dhe pasivitet.

 

Në të gjitha rastet, secili nga këta persona të pastruar ishte dhe mbetet një shembull për njerëzimin në adhurim, sinqeritet, devotshmëri, guxim, dëlirësi, burrëri ... Të gjithë ata u privuan nga dëshira për këtë botë, duke kërkuar afërsinë e Zotit.

Historia nuk ka regjistruar ndonjë gabim apo keqbërje gjatë gjithë jetës së tyre. 

Për këtë rast le të kthehemi te shembulli i parë, te gruaja e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., Aishja e cila arriti një pozitë dhe popullaritet të lartë që asnjë nga gratë e tjera të tij nuk e kishte, edhe nëse do të përmblidheshin vlerat e gjitha grave të tjera të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.,, ato nuk do të ishte në gjendje ta arrinin as një të dhjetën e statusit të Aishes. Në fakt kështu thotë Ehli Suneti për Ajshen, madje deri aty sa konsiderojnë se gjysma e besimit mund të mësohet nga vet ajo.

 

Nëse i përkushtohemi të vërtetës pa asnjë paragjykim apo mashtrim, a është e arsyeshme të mendojmë se ajo u pastrua nga mëkati dhe mosbindja, apo se Allahu i Madhëruar e tërhoqi mbrojtjen e tij prej saj, pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a?! Le ta shqyrtojmë këtë realitet së bashku.