Pyetni të diturit
Pyetni të diturit nëse ju nuk dini! (Nahl, 43)
Ky ajet i nderuar i urdhëron myslimanët që nëse e gjejnë veten në një mosmarrëveshje, ata duhet t'i drejtohen dijetarëve dhe të urtëve nga umeti musliman, në mënyrë që të ndajnë të vërtetën nga e pavërteta. Kështu, Allahu i Lartësuar, pasi u mësoi atyre njohuri, i zgjodhi dhe i paracaktoi që ta interpretojnë Kuranin me diturinë me të cilën i pajisi.
Ky ajet u zbrit me rastin e Ehli Bejtit të cilin e përbëjnë: Muhamedi, s.a.v.a., Aliu, Fatimeja, Hasani dhe Husejni. Ato janë pesë personat nga pasardhësit e Huseinit të cilët në shumë raste vazhdimisht ishin paralajmëruar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., si Imam të udhëzimit, "llamba në errësirë", "të dijshëm", "ata që janë të vendosur në njohuri". Këta janë personat që me caktim të Allahut e posedojnë dhuntinë e njohurive për Kuranin.
Këto transmetime janë të vërteta për (sahih) si për shiat ashtu edhe për disa nga dijetarët dhe mufesirët suni të cilët e pranojnë se rasti i shpalljes së tyre është i lidhur me Ehli Bejtin. Sa për kujtesë, ne do të japim disa shembuj të tillë:
1. Imam S'alabiu në tefsirin e madh mbi kuptimin e këtij ajeti nga surja Nahl.
2. Tefsiri i ibn Kethirit, skr. 2., fq. 591.
3. Tefsiri i Teberit, skr. 14., fq. 75.
4. Tefsiri Al-Alusit i njohur si “Ruh al-Ma'ani”, skr.. 14., fq. 134.
5. Tefsiri i Kurtubit, skr. 11., fq. 272.
6. Tefsiri i Hakimit i njohur si “Shavahid al Tanzil”, skr. 1., fq. 334.
7. Tefsiri i al-Tustarit i njohur si “Ethakul al Hak”, skr. 3., fq. 482.
8. Xhanabi al Mavada al Kunduzi al Hanefi, fq. 140.
Dikush mund të përfundojë në bazë të qasjes së jashtme se ajeti mund t'u referohet dijetarëve nga hebrenjtë dhe të krishterët, kështu që është e nevojshme të sqarohet se një gjë e tillë nuk është qëllimi i këtij ajeti fisnik.
Së pari: Ka shumë ajete në Kuran që na thonë se si hebrenjtë ashtu edhe të krishterët nuk iu bindën Allahut, shtrembëruan fjalën e Allahut dhe futën fjalët e tyre personale sikur të ishin fjalë të Allahut, ndërsa të gjitha këto i bënë me qëllim nxjerrjen e një përfitimi të vogël. Mirëpo dolën dëshmitë se kemi të bëjmë me gënjeshtrat e tyre të cilat u mundën nga e vërteta. Prandaj, është e pamundur t'u jepet urdhër muslimanëve që t'i ndjekin ata (hebrenjtë dhe të krishterët) deri sa ata vetë nuk janë të udhëzuar.
Së dyti: Buhariu në Sahihun e tij sjell "Librin e Dëshmive", në pjesën "Ehli shirku" (politeistët). Ebu Hurejra transmeton se Profeti, s.a.v.a., tha: "Mos u besoni ithtarëve të Librit (të krishterëve dhe hebrenjve), por mos i mohoni ata plotësisht, por thoni:" Ne besojmë në Allahun dhe atë që Ai ka shpallur. "
(Sahihu i Buhariut, vëll. 3., fq. 163., Kitab al shehadet, vëll. 3., fq. 237.)
Nga kjo shihet qartë se nuk duhet t'i adresohemi (referohemi) atyre, por se duhet të distancohemi prej tyre. Prandaj, të mos besosh dhe të mos keshë besim te ata automatikisht do të thotë të kesh kujdes nga lajthitjet dhe përgjigjet e tyre të gabuara.
Së treti: Buhariu në Sahihun e tij në "Librin mbi unitetin", në pjesën "Çdo ditë Ai është i brengosur", transmeton nga Ibn Abasi se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., tha:
"O Muslimanë! Pse i pyetni Popujt e librit kur Allahu i Plotfuqishëm, përmes Profetit tuaj zbret Librin (Kuranin) i cili ju sjell lajmet më të fundit dhe kur iu është shpallur se ata kanë ndryshuar Librat e Allahut dhe aty kanë futur fjalët e tyre ndërsa i shitën fjalët e Perëndisë për përfitime të vogla. A nuk ju ka ndaluar Allahu i Lartësuar që t'u kërkoni atyre ndonjë gjë. Për Allahun, unë nuk kam parë asnjë prej tyre të interesuar për atë që ju është zbuluar (shpallur) juve".
Së katërti: Nëse sot do t’i pyesnim të krishterët se çfarë mendojnë ata për Isaun, a.s., ata do të thoshin se ai është Zot (Allahu na ruajt nga kjo shpifje!), dhe hebrenjtë do ta mohonin atë, madje duke pretenduar se ai nuk është aspak i Dërguar i Allahut.
Sidoqoftë, të dyja këto grupe refuzojnë Islamin. Ishin ata që përhapën gënjeshtrat dhe shpifjet më të mëdha ndaj Profetit tonë, s.a.v.a. Prandaj Allahu nuk ka kërkuar nga ne të kërkojmë përgjigje dhe udhëzime prej tyre, për të zgjidhur problemet tona.
Dhe ajo që konfirmohet në bazë të transmetimeve të sakta, si nga shiat ashtu edhe nga sunitë, është se ajeti në fjalë i referohet Ehli-Bejtit të Profetit fisnik. Ajo që në fakt kuptohet nga kjo është se Allahu i Plotfuqishëm iu dhuroi pikërisht imamëve të Ehli Bejtit njohuri të plota mbi Kur'anin, pa asnjë përjashtim dhe shkurtim, dhe mes besnikëve të tjerë të Zotit i zgjodhi ata për misioninin e interpretimit të saktë të Kuranit (tefsir dhe tavil) dhe udhëzim të drejtë në rrugën e shpëtimit.
Allahu, të cilit i përket gjithë lavdia, donte që njerëzit t'i bindeshin të zgjedhurve të Tij, atyre të cilëve Ai ua mësoi interpretimin e së vërtetës dhe i dalloi në të gjitha gjërat mbi botën e zakonshme. Por nëse nuk do të ishin ata, rrugët do të hapeshin për arrogantët dhe injorantët, të gjithë do të ndiqnin pasionet e tyre dhe njerëzit do të gjendeshin në pështjellim dhe konfuzion të plotë, sepse atëherë të gjithë mund të pohonin për veten e tyre të drejtën e përparësisë në dije dhe përsosmëri ndaj të tjerëve.
Dhe pikërisht këtu do të dëshmoj se ekziston një bindje e qartë se me të "diturit" (Ehl-Zikr) në këtë ajet i referohet Ehli-Bejtit. Dhe për këtë unë do të sjell prova dhe argumente për çështjet për të cilat ulemaja e Ehli Sunet ve-l-Xhemat-it nuk kanë përgjigje ose ka përgjigje që janë kontradiktore me njëra-tjetrën dhe që nuk bazohen në detaje të vlefshme që për studiusit objektiv janë të papranueshme. Ndërsa përgjigjet e vërteta janë te imamët e pastër dhe të vlerësuar të cilët e kanë mbushur botën me dije, njohuri dhe vepra.