Pyetjet dhe përgjigjet e pashmangshme për secilin hulumtues

 

Në adresën time më erdhën letra të shumta, në të cilat u parashtruan pyetje të rëndësishme të cilat tregojnë dëshirën e lexuesve të nderuar për një hulumtim më intensiv në mënyrë që të arrihet tek e vërteta. Në disa prej tyre u përgjigja e disave jo. Jo, jo për shkak të mungesës së interesimit, por sepse përgjigjet për to janë dhënë tashmë në librat e mi: "Kështu u bëra i udhëzuar" dhe "Në shoqërinë e dashamirëve të së vërtetës".

Për të mirën e përbashkët në këtë kapitull do t'i botoj ato bashkë me përgjigjet. Lexuesi do të vërejë, megjithatë, se disa ngjarje dhe hadithe tashmë janë analizuar në një nga tre librat e mi. Unë me dashje do ta përsëris këtë, duke ndjekur kështu shembullin e Kuranit të Shenjtë i cili përsërit disa ngjarje pa pushim me qëllim që të mbetet në kujtesën e besimtarëve për të pasur sa më shumë dobi prej tyre.

 

Pyetja 1: Nëse i Dërguari i Allahut do të dinte për konfliktet dhe përçarjet që do t'i binin umetit pas tij për shkak të kalifatit, pse nuk e emëroi një kalif?

 

Përgjigje: Ai zgjodhi pasardhësin e tij pas haxhit lamtumirës dhe ky ishte Ali ibn Ebi Talibi. Ai u bëri thirrje shokëve të tij që të dëshmojnë këtë akt. Ai e dinte se umeti do ta injoronte këtë dhe do të t’i kthehej gjurmëve të të parëve të tyre.

 

Pyetja 2: Si ndodhi që asnjë nga sahabët nuk e pyeti Profetin për trashëgiminë, kur ata e pyetën për gjithçka?

 

Përgjigje: Ata e pyetën dhe ai u përgjigj: Allahu i Lartësuar tha: "Çdo gjë vendoset vetëm nga Allahu!" (3/154). Ata e pyetën nëse kanë ndonjë zgjedhje në këtë çështje?, dhe se ai iu tha: “Mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguarit i Tij dhe besnikët që bëjnë ruku dhe japin zeqatin (5/56). 

 

Ata  pyetën dhe ai iu tha: “Sigurisht se ky është vëllau im, trashëgimtari im dhe kalifi im pas meje.”

 

(Tarih Taberi; Ibn Asir, Tarih, “Poglavlje upozori svoje bliske rođake i svoju

porodicu”)

 

Pyetja 3: Pse disa nga sahabet shprehën nmospajtimin e tyre me të Dërguarin e Allahut kur ai synoi të shkruante testamentin i cili do t’i shpëtonte nga devijimet, ndërsa nëv end të kësaj ata deklaruan se ai është në halucione?

 

Përgjigje: Disa sahabë dolën kundër Profetit kur ai donte t'u shkruante atyre diçka që do t'i shpëtonte nga devijimi, dhe në vend të kësaj ata thanë se ai në halucinacione sepse e dinin se ai donte të diktonte emrin e Ali ibn Talibit si pasues në udhëheqje. meqenëse, i Dërguari i Zotit u tha atyre këtë më herët gjatë haxhit lamtumirës se kushdo që i drejtohet Librit të Allahut dhe Ehli Bejtit nuk do të humbasë kurrë.

 

Ata e kuptuan, pra, se përmbajtja e testamentit do të ishte e njëjtë, sepse Aliu ishte kreu i Ehli Bejtit. Në vend të kësaj, ata thanë se Profeti ishte në halucionacione për ta shmangur regjistrimin i testamentit. Debati dhe përgatitja për këtë lindi përpara se të diktohet përmbajtja e letrës. Pra, nëse i Dërguari i Allahut do të kishte diktuar një letër në gjendje halucinacioni, përmbajtja e saj do të ishte automatikisht e pavlefshme dhe logjika e thjeshtë diktonte që ajo të mos shkruhej fare.

 

Pyetja 4.: Pse ai nuk insistoi në regjistrimin e testamentit, veçmas për atë se kjo do ta parandalonte Ummetin islam nga devijimi?

 

Përgjigje: Nuk ishte në fuqinë e tij për të insistuar në regjistrimine  testamentit, ngase parandalimi nga devijimi ishte anuluar me pajtimin e shumë sahabeve se i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., po halucionon. Po të ishte regjistruar, testamenti më shumë do të ishte bërë burim i devijimeve se sa të mos regjistrohej fare. Nëse i Dërguari i Allahut do të kishte insistuar në regjistrimine  dokumentit, pas vdekjes së tij do të ngriteshin konstatime të rrejshme dhe kërkesa që do ta vinin në dyshim madje edhe Librin e Allahut dhe tekstin e tij.

 

Pyetja 5.: Para vdekjes i Dërguari i Allahut kishte lënë testament për tri gjëra. Si është e mundur që përmbajtja e dy porosive erdhi deri te ne, ndërkaq ka humbur përmbajtja e porosisë së tretë?

 

Përgjigje: Çështja ështëm e qartë, fjalia e parë u tret dhe ajo përkonte me zgjedhjen e Hz. Aliut si trashëgimtar. Kalifi që erdhi pas të Dërguarit të Allahut e ndaloi të përmendet përmbajtja e atij hadithi. Përndryshe, njeriu i arsyeshëm nuk mund ta besojë se i Dërguari, s.a.v.a., do ta linte testamentin, ndërkaq ai të harrohej me aqë lehtësi, siç transmeton Buhariu.

 

Pyetja 6: A e ka ditur i Dërguari i Allahut kohën e vdekjes së tij?

 

Përgjigje: Nuk ka dyshim se ai e ka ditur kohën e vdekjes së tij. Në të vërtetë Ai këtë e ka ditur para haxhit lamtumirës. Për këtë arsye haxhin e fundit e emërtoi si haxh lamtumirës dhe se shumica e sahabeve e dinte se vdekja iu kishte afruar atij.

 

Pyetja 7.: Pse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., e përgatit ushtrinë në të cilën i kishte rreshtuar muhaxhirët dhe ensarët e shquar duke iu urdhëruar të nisen drejt Mutas, në palestinë, dy ditë para vdekjes?

 

Përgjigje: Kur i Dërguari i Allahut u bë i vetëdijshëm për aspektet e planifikuara nga kurejshët dhe se ata ishin rënë dakord për ta shmangur Aliun nga kalifati pas tij, ai vendosi t'i largonte ata, t'i largonte nga Medina në kohën e vdekjes së tij, në mënyrë çështja e kalifatit të zgjidhej para kthimit të tyre. Pas kësaj, ata nuk do të mund t’i zbatonin më intrigat e tyre. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër të pranueshëm për këtë, përveçse në një ekspeditë kaq të domosdoshme ushtarake  të ushtrisë së Usames, sepse, përndryshe, nuk do të ishte e mençur që Profeti ta linte kryeqytetin pa ushtri dhe fuqi të armatosur vetëm dy ditë para vdekjes së tij.

 

Pyetja 8.: pse i Dërguari, s.a.v.a., nuk e dërgoi Aliun në ushtrinë e Usames?

 

Përgjigje: Për shkak se nuk ishte e përshtatshme që Profeti të largohej nga kjo botë pa zgjedhur një kalif për ta udhëhequr Shtetin Islamik pas tij dhe për këtë arsye ai nuk mund ta dërgonte Aliun me një ushtri të përbërë nga muhaxhirët dhe ensarët e shquar si Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Abdurrahman ibn Avfa. Ky plan i zgjuar ishte hartuar për ta bërë Aliun drejtpërdrejt kalif pas vdekjes së Profetit, s.a.v.a., sepse ata që i Dërguari i Allahut nuk i dërgoi me ushtri, nuk e lakmonin kalifatin, as nuk e urrenin e as ishin të lajthitur.

 

Pyetja 9. pitanje: pse ai zgjodhi që ushtrisë t’i printe një djalosh i cili i kishte vetëm 17 vjet?

 

Përgjigje: Kur ata që kishin zili Hz. Aliun kërkonin justifikime për ta refuzuar atë, duke thënë se ai ishte i ri ndërsa personalitetet kurejshite, të cilët ishin në të 60-at e tyre, nuk mund ta duronin Aliun, i cili ishte mezi 30 vjeç, prandaj Profeti e emëroi Usame ibn Zejdin, një djalosh 17 vjeçar, ndërkaq, përveç kësaj, ai ishte djali i një skllavi të liruar. Kjo bëhej që kurejshitët t’i ulnin kokat dhe ta mundin egone  tyre. Përveç kësaj, ai donte t'u tregonte atyre, dhe të gjithë muslimanëve më pas, se besimtarët duhet ta dëgjojnë Profetin, të pranojnë gjithçka që ai urdhëron dhe rekomandon, edhe nëse bie ndesh me dëshirat e tyre të brendshme, ndërsa e gjithë kjo për ta manifestuar hapur nëse duan të jenë besimtarë të vërtetë.

 

Kush është Usama ibn Zejdi në krahasim me Ali ibn Ebi Talibin, komandantin e besnikëve, prijësin e të gjithë trashëgimtarëve, porta e qytetit të dijes së Profetit, luanin fitimtar të Allahut dhe harunin e Muhamedit? Megjithatë, kjo rezultoi në zemërimin e tyre kundrejt emërimit dhe zgjedhjes së Profetit që Usame të jetë kryekomandanti i tyre. Ata gjetën gabime në drejtimin e tij dhe nuk pranuan të ecin përpara me të, duke qëndruar pas tij. Të mos harrojmë se këta ishin njerëz dinakë për të cilët Kurani thotë: “Dhe ata dredhinë dinakërinë e tyre ndërsa Allahu e di dinakërinë e tyre, vetëm se dinakëria e tyre nuk mund t’i lëvizë kodrat”. (14:46)

 

Pyetja 10.: Pse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., ishte hidhëruar në ata që mbeten pas Usames, madje edhe duke i mallkuar ata?

 

Përgjigje: Zemërimi i tij u intensifikua kur mësoi se ata kishin gjetur të meta në zgjedhjen e Usames. Ky nënçmim i drejtohej atij, jo Usames. Ai e kuptoi mungesën e besimit dhe sinqeritetit ndaj Allahut dhe Profetit. Kjo tregoi gjithashtu se ata janë të vendosur të zbatojnë strategjinë e tyre, madje me çdo kusht. Për këtë ai e drejtoi mallkimin e tij të fundit mbi disidentët, në mënyrë që pasuesit e tyre dhe të gjithë muslimanët të mund ta kuptonin se çështja kishte arritur në shtjellimin e saj përfundimtar; dhe kështu, pas shenjave të qarta që u kishin ardhur, u shkatërruan ata që u shkatërruan dhe po ashtu shpëtuan ata që u shpëtuan.

 

 

Pyetja 11.: A është e lejuar mallkimi i muslimanëve, veçmas kur kjo vie nga i Dërguari, s.a.v.a.? 

 

Përgjigje: Nëse Islami i dikujt reduktohet në të folurit e dy dëshmive: "Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i tij", ndërsa pastaj kundërshton Allahun dhe Pejgamberin, nuk pranon urdhrat e tij, atëherë mallkimi i tij është i lejuar. Ka shumë ajete në Kuran që e vërtetojnë këtë.

Allahu thotë: “Ata që i fshehin argumentet e qarta që Ne i kemi shpallur dhe rrugën e drejtë që ua treguam njerëzve në Libër, ata do t’i mallkoj Allahu, ndërsa do t'i mallkojnë edhe ata që kanë të drejtë t’i mallkojnë. (2: 159). Nëse Allahu i mallkon ata që fshehin të vërtetën, çfarë mendoni për ata që punojnë kundër së vërtetës dhe përpiqen ta anulojnë atë?

 

Pyetja 12.: Nëse i Dërguari i Allahut e kishte zgjedhur Ebu Bekrin për t’i udhëhequr njerëzit në namaz?

 

Përgjigje: Nga studimi i transmetimeve kontradiktore kuptojmë se i Dërguari i Allahut nuk e zgjodhi Ebu Bekrin. Përndryshe, si mund të besojë një njeri i arsyeshëm se ai i kishte urdhëruar dikujt që t’iu printe njerëzve në namaz, ndërkohë që e ka përfshirë në ushtrinë e Usames dhe e ka bërë Usamen komandant dhe imam në namaz?

 

Si mund ta zgjedhte atë për imam në medine kur ai nuk ishte aty? Historia dëshmon për faktin se ai nuk ishte në Medine kur vdiq i Dërguari i Zotit. Dihet mirëfilli fakti, i dëshmuar edhe përmes historianëve, në mesin e të cilëve është Abi'l-Hadid, se Hz Aliu kishte qortuar Ajshen pse kishte dërguar dikë ta thirrte babain e saj për t’i udhëhequr njerëzit në namaz ndërsa sapo i Dërguari i Allahut merrë vesh për këtë, i thotë asaj: “Ju (gratë) jeni si gratë e Jusufit”. Ai pastaj shkoi në xhami, e mënjanoi Ebu bekrin dhe drejtoi “namazin e jashtëzakonshëm”, për të mos mbetur asnjë argument për të tjerët pas tij.

 

Pyetja 13.: Pse Omer ibn hatabi betohet se i Dërguari i Allahut nuk ka vdekur, dhe se do ta vret secilin që thotë se ai ka vdekur, dhe pse nuk u ndalë deri sa e qetësoi Ebu Bekri?

 

Përgjigje: Omeri kërcënoi se do të vriste këdo që do të përpiqej të fliste për vdekjen e Profetit, s.a.v.a., duke ngjallur dyshime dhe duke i lënë njerëzit në dilema në mënyrë që ata të mos e plotësonin betimin dhe zotimin e tyre ndaj Aliut dhe të fitonin kohë derisa të srrinin në Medine drejtuesit e komplotit. Ata kishin rënë dakord të merrnin pushtetin, por ende nuk kishin arritur në Medine. Ai vendosi të shkonte para tyre dhe të luante rolin e një të çmenduri të pikëlluar deri në atë masë sa nxori shpatën dhe kërcënonte njerëzit. Nuk ka dyshim se ai i pengoi njerëzit të hynin në dhomën e Profetit për t'u bindur për realitetin. Përndryshe, pse nuk lejohej të hynte askush përveç Ebu Bekrit? Kur arriti, ai hyri, zbuloi fytyrën e tij dhe tha: “Kush e adhuron Muhamedin, Muhamedi me të vërtetë është i vdekur. Kushdo që e adhuron Allahun, me të vërtetë Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Ai nuk vdes kurrë.”

 

Është e domosdoshme që këtu të thuhet diçka edhe për Ebu Bekrin. A besonte Ebu Bekri se kishte ndonjë musliman që e adhuronte Muhamedin? Sigurisht qe jo!

 

Më shumë mund të besohet se fjalët e tij ishin të një natyre figurative që synonin uljen dhe lëndimin e Benu Hashimit në përgjithësi, dhe të Ali ibn Ebu Talibit në veçanti, sepse këta kultivonin krenari kundrejt arabve të tjerë, për shkak se Muhamedi, i Dërguari i Zotit, ishte prej tyre, dhe se ata dhe anëtarë të familjes së tij të gjerë janë më të merituarit në mesin e njerëzve.

 

Ky ishte gjithashtu i njëjti slogan në të cilin u thirr Omer ibn Hatabi në ditën e së martës tragjike: “Na mjafton Libri i Allahut”. Gjuha e tij do të thoshte: "Nuk kemi më nevojë për Muhamedin, misioni i tij ka përfunduar" dhe kjo është e saktë.

 

Kjo është ajo që e vërtetoi Ebu Bekri me fjalët e tij: “Kush e adhuron Muhammedin, Muhamedi me të vërtetë ka vdekur”. Me këtë ai donte të thoshte: O ju që keni pasur përparësi ndaj nesh në lidhje me Muhammedin, kthehuni sot, sepse koha e tij ka skaduar, libri i Allahut na mjafton sepse Allahu është gjithmonë i gjallë dhe nuk vdes kurrë.

 

Duhet të vërehet se Aliu dhe Benu Hashimi dinin më shumë të vërteta për Profetin se të tjerët dhe se ata treguan më shumë respekt dhe vlerësim për të dhe për zbatimin e urdhrave të tij.

 

Robërit e liruar dhe ata nga radhët e ashabëve që nuk ishin nga kurejshët, kryesisht ishin ndjekës të tyre (Ehli Bejtit), sa që kur i Dërguari i Allahut pështynte në tokë, ata vraponin për të fërkuar fytyrën e tyre me atë pështymë. Ata gjithashtu do të garonin se kush do t'i rrëmbejë mbetjet e ujit që do t'i tepronin nga trupi dhe flokët e tij gjatë marrjes së abdesit. Të gjithë këta të varfër dhe të shtypur ishin ndjekës dhe simpatizues të Hz. Aliut, që nga koha e Pejgamberit s.a.v.a.., kështu që ai u dha atyre edhe epitetin “shiat e mi”. (El-Dural Mensur fi Tefsirul Ma'thur, Dželaludin Sujuti, sura el-Bajina. )

 

Nga ana tjetër, Omer ibn Hatabi, dhe disa nga sahabët e kurejshëve, shpesh grindeshin për rregullat e Profetit. Ata u grindën me të dhe nuk iu bindën. Në fakt ata u distancuan nga veprimet e tij.

 

(Sahih Buhari, vëll. 3., fq. 114., “Knjiga o nasilju”, “Poglavlje o učešću u

uputi” )

 

Omeri preu pemën bejul-ridvan sepse disa individë ishin krenarë për të. Vehabistët bënë të njëjtën gjë në vendin e tyre duke fshirë të gjitha reliket dhe mbetjet e të Dërguarit të Allahut. Ata nuk e kursyen as shtëpinë e lindjes së Profetit. Duke investuar të gjithë mundin dhe paratë e tyre, tani ata po përpiqen të pengojnë muslimanët ta shënojnë ditëlindjen e tij dhe t'i dërgojnë salavate dhe fshatrat për të. Madje disa prej këtyre halldupëve e konsiderojnë shirk dërgimin e selamit dhe salavateve mbi Profetin.

 

Pyetja 14.: Pse ensaritë u takuan fshehurazi në Sakife të beni Saidit?

 

Përgjigje: Kur ensarët e kuptuan se çfarë intrigash po përgatiteshin nga kurejshët për të marrë pushtetin dhe për ta eliminuar Aliun nga kalifati, ata pas vdekjes së Profetit u mblodhën, duke dashur të zgjidhin halifatin nga radhët e tyre. Ngase nëse udhëheqësit e muhaxhirëve kurejshit do të ishin afër njëri-tjetrit dhe afër trungut familjar të Profetit dhe nëse donin t'i jepnin fund përkrahjes të tyre ndaj Aliut, atëherë ensarët kujtuan se ata ishin përgjegjës për përhapjen e Islamit, sepse kjo ishte kryesisht rezultat i tehut të shpatave të tyre. Edhe sikur të mos kishte konkurrencë ndërmjet dy fiseve më të fuqishme Esnarë, Evsit dhe Hazrexhit, Ebu Bekri dhe Omeri nuk do të gjenin mundësi t'ua merrnin kalifatin dhe as t'i detyronin t'iu binden atyre.

 

Pyetja 15.: Pse Ebu Bekri, Omeri dhe Ebu Ubejde nxituan në Sakife dhe me këtë i befasuan ensarët?

 

Përgjigje: Kur personalitetet muhaxhirë të kurejshëve filluan të spiunojnë lëvizjen e ensarëve dhe të përcjellin se çfarë po ndodhte në atë lëvizje, njëri prej tyre, robi i liruar i Ebu Huzejf Salimit, nxitoi te Ebu Bekri, Omeri, Ubejde dhe i njoftoi ata për takimin e fshehtë të ensarëve. Ata shkuan me shpejtësi në Sakife me qëllim që të anulonin planet dhe cilësitë e Ensarëve dhe kështu t'i befasonin ata.

 

Pyetja 16.: Pse Omeri gjatë gjithë rrugës për në Sakife kishte konstruktuar dialogun me të cilin do t’i çarmatoste Ensarët?

 

Përgjigjja: Nuk ka dyshim se Omer ibn Hatabi i frikësohej pasojave të veprimit të Ensarëvr, pasi kishte frikë se edhe ata nuk do të mund të distancoheshin nga Aliu.

 

Kjo do t'i shkatërronte të gjithë ata dhe gjithçka që kishin planifikuar. Të gjitha përpjekjet e tyre do të kishin shkuar huq dhe shpirti i tyre luftarak do të rrënohej, dhe e gjithë kjo pasi e penguan edhe vetë të Dërguarin e Allahut, s.a.v.a., dhe pasi ua prishën planin e tyre për kalifatin. Për shkak të një përfundimi të tillë, Omeri gjatë gjithë kohës deri në Sakife kishte ushtruar se çfarë t'u thoshte dhe të merrte pëlqimin e tyre.

 

Pyetja 17.: Si u bë që muhaxhirët fituan dhe  Ensarët ia lëshuan kalifatin Ebu Bekrit?

 

Përgjigje: Janë disa faktorë që luajtën rol në humbjen e Ensarëve. Ensarët në thelb ishin të ndarë në 2 fise, të cilët të dy kishin konkurruar për udhëheqje që nga koha e xhahilijetit. Lufta e tyre u shua me ardhjen e të Dërguarit të Allahut në mesin e tyre. Tani që Profeti kishte vdekur dhe komuniteti i tij donte të uzurponte kalifatin nga një person i caktuar nga Zoti, Avsit u ngritën nën udhëheqjen e Sad ibn Ubadit. Mirëpo, Bashir ibn Sad, prijësi i Hazrexhëve, e kishte zili kusheririn e tij.

 

Ai ishte i sigurt se nuk do ta merrte kalifatin përderisa ishte i pranishëm Sad ibn Ubadah. Prandaj ai refuzoi të drejtën e esnarëve në këtë pozitë dhe shprehu gatishmërinë e tij për të luajtur rolin e një këshilltari dashamirës përballë muhaxhirëve unik.

 

Ebu Bekri, gjithashtu, inxiti egon e tyre nga koha e xhahilijetit duke prekur nervat e tyre të ndjeshme fisnore me fjalët: "Nëse kalifati bie në duart e Avsit, Hazrexhi nuk do të kënaqet kurrë, nëse bie në duart e Hazrexhit, me këtë kurrë nuk do të pajtohen as Avsit ". Më pas ai ofroi ndarjen e pushtetit: "Ne jemi udhëheqës, ju jeni ministra dhe ne nuk do t'ju imponojmë kurrë mendimet tona". Më pas ai luajti me dinakëri rolin e një këshilltari të besuar të umetit duke eleminuar veten dhe duke bërë publike për veten se nuk ishte i përshtatshëm për kalif, me fjalët: “Zgjidh kë të duash nga këta dy burra, gjegjësisht mes Omerit dhe Ubejdit”.

 

Kjo lëvizje ishte efikase dhe e menduar mirë. Të dytë, si Omeri po ashtu edhe Ubejde thanë: “Nuk është e drejtë që ne t'ju paraprijmë kur ishit i pari që pranuat Islamin, ju ishit shoqërues i Profetit në shpellë, prandaj zgjateni dorën tuaj. I pari që bëri betimin ishte Bashir ibn Sad, prijësi i Hazrexhëve. Të gjithë të tjerët u rreshtuan me përjashtim të Sad ibn Ubade.

 

Pyetja 18.: Pse Sad ibn Ubade refuzoi t’i jipte betimin dhe përçfarë arsye Omeri e kërcënoi me vdekje?

 

Përgjigje: Kur ensarët nxituan t'i betoheshin Ebu Bekrit në mënyrë që të fitonin famë dhe përkrahjen e kalifit, Sad ibn Ubeda refuzoi të bënte betimin dhe u përpoq të largonte fisin e tij, por ai ishte i pafuqishëm për shkak të sëmundjes dhe se zëri i tij nuk u dëgjua. Në këtë rast Omeri bërtiti: "Vriteni atë, ai po krijon përçarje!" Pra, rrënjët mund të eliminohen dhe askush nuk mund të vendosë më të refuzojë betimin, sepse kjo mund të shkatërrojë muslimanët dhe mund të shkaktojë përçarjen e umetit.

 

Pyetja 19.: Pse ata kërcënuan se do ta djegin shtëpinë e Hz. Fatimes?

 

Përgjigje: Një numër i madh i sahabëve të cilët u përmbajtën nga betimi ndaj Ebu Bekrit u gjendën në shtëpinë e Ali ibn Ebi Talibit. Sikur Omeri të mos e shpejtonte çështjen dhe ta rrethonte shtëpinë me dru të thatë dhe sikur të mos kërcënonte se do ta digjte shtëpinë, çështja do të ishte përshkallëzuar dhe umeti do të ndahej në dy pjesë: një palë me Ebu Bekrin dhe tjetra me Aliun. Por Omeri nuk i la asgjë rastësisë. Ai kërcënoi ata që ishin në shtëpi: “Do të dilni jashtë dhe do të betoni ose do t’i vë zjarrin shtëpisë me të gjithë ata që janë aty brenda saj”. Me këtë ai e kishte mendjen te Hz. Aliu dhe Fatimeja, e bija e Profetit. Askush nuk u tundua nga këto fjal as nuk ndryshuan qëndrim sa i përket dhënies së betimit , sepse shenjtëria e Hz. Fatimes, lidere e të gjitha grave në Xhenet dhe bashkëshortit të saj Hz. Aliut për ta ishte më i madh se betimi ndaj dikujt tjetër, kushdo që të ishte ai.

 

Pyetja 20.: Si është e mundur që Ebu Sufjani në fillim hezitonte dhe kërcënonte, ndërkaq më vonë u dorëzua plotësisht?

 

Përgjigje: Kur Ebu Sufjani u kthye në Medine, pas vdekjes së Pejgamberit, s.a.v.a., ai ishte dërgua për të mbledhur zekatin. Kur dëgjoi për zgjedhjen e Ebu Bekrit, ai u befasua, dhe pastaj nxitoi në shtëpinë e Hz. Aliut. Ai e nxiste (Aliun) të rebelohej dhe të shkonte në luftë kundër qeverisë së sapokrijuar, duke i premtuar para dhe njerëz. Por ai e hodhi poshtë duke ditur qëllimet e tij. Sapo Ebu Bekri dhe Umeri u njoftuan për veprimine  tij, shkuan te Ebu Sufjani dhe i ofruan të gjitha paratë që kishte mbledhur duke i premtuar pjesëmarrje në qeveri dhe duke zgjedhur djalin e tij guvernator të Sirisë. Ebu Sufjani u kënaq me këtë dhe nuk tha më asgjë kundër tyre. Më pas ata zgjodhën Jezid ibn Ebi Sufjanin si guvernator të Sirisë (Shamit). Kur ai vdiq, vëllai i tij Muavije ibn Ebi Sufjani u rizgjodh, duke i mundësuar më vonë ta rrëmbente gjithë kalifatin.

 

Pyetja 21.: A e kishte pranuar hz Aliu realitetin e ri dhe a ju kishte betuar atyre ?

 

Përgjigje: Hz. Aliu asnjëherë nuk ishte i kënaqur me gjendjen reale dhe nuk heshti. Ai debatoi me ta dhe nuk pranoi t'iu betohej. Ibn Kutujbe transmeton në historinë e tij se Aliu u tha atyre: “Pasha Allahun! Unë kurrë nuk do t’ju betohem, sepse ju duhej të më betoheshit mua."

 

Ai doli me gruan e tij Hz. Fatimen në Kuvendin e Ensarëve. Ata kërkuan falje duke thënë se Ebu Bekri i kishte zënë në befasi. Buhariu transmeton se Hz. Aliu nuk e bëri betimin për së gjalli të Hz. Fatimes. Kur ajo vdiq, njerëzit filluan të largohen prej tij, kështu që ai u detyrua t'i betohet Ebu Bekrit. Fatimja jetoi edhe gjashtë muaj të tjerë pas vdekjes së Profetit.

 

Tani shtrohet pyetja, a ka vdekur Fatimeja pa u betuar dhe ne e dimë se babai i saj ka thënë: "Kushdo që vdes pa i bërë betim Imamit të kohës së tij, vdes me vdekjen e xhahilit?" A e dinte Aliu se ai do ta mbijetonte Ebu Bekrin dhe do ta shtynte dhënien e betimit për gjashtë muaj. Realisht Aliu nuk ka heshtur kurrë, gjithmonë ka përmendur dhunën dhe uzurpimin e të drejtave të tij. Dëshmi për këtë është e mjaftueshme ajo që ai tha në hutben e tij të njohur të njohur si shekshekija.

 

Pyetja 22.: Pse ata e provokuan dhe e hidhëruan Hz. Fatimen kur kishin nevojë për pajtim?

 

Përgjigje: Ata provokuan qëllimisht Hz. Fatimen duke i marrë tokën e saj dhe duke ia mohuar trashëgiminë nga i ati i saj, i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.. Ata gjithashtu refuzuan të pranonin të gjitha kërkesat e saj për të pakësuar autoritetin dhe ndikimin e saj midis njerëzve, në mënyrë që pas gjithë kësaj bota të mos i besonte asaj. Zgjedhja për kalif nuk pati një ndikim të rëndësishëm sepse, siç justifikuan vetë ensarët, nëse Hz. Aliu do të kishte ardhur i pari, ata do t’i betoheshin atij. Për shkak të kësaj, zemërimi i saj ndaj Ebu Bekrit dhe Omerit u intensifikua aq shumë sa ajo filloi të lutej kundër tyre në çdo lutje të saj. Ajo gjithashtu i la amanet burrit të saj që të mos lejonte asnjë prej tyre të vinte dhe të merrte pjesë në varrimin e saj dhe ta largonte atë nga shikimi i personit me të cilin ishte zemëruar.

 

Ata i shkaktonin vështirësi Hz. Fatimes duke u përpjekur kështu që në sytë e saj të tregonin se për ta Hz. Aliu është edhe më pakë i rëndësishëm se sa ajo që është ajo(e bija e Profetit) liderja e të gjitha grave në Xhenet. Ajo për të cilën Allahu xh.sh ka premtuar se do të zemërohet me atë me të cilën ajo është e zemëruar dhe se Ai do të jetë i kënaqur me atë me të cilin ajo është e kënaqur. Aliut nuk i mbeti gjë tjetër veç heshtje dhe pranim.

 

Pyetja 23.: Pse të shquarit e komunitetit mbetën anash nga ekspedita ushtarake e Usames?

 

Përgjigje: Kur çështja u vendos në lidhje me Ebu Bekrin dhe ai u bë kalif i muslimanëve (në sajë të përpjekjeve të Omerit, pavarësisht kundërshtimit të disa muslimanëve), Ebu Bekri i kërkoi Usames që ta lironte Omer ibn Hatabin nga fushata për ta ndihmuar atë në organizimin dhe vendosjen e kalifatit. Ai e bëri këtë për shkak se nuk kishte forcë dhe guxim të mjaftueshëm, ndaj kishte nevojë për dikë që ishte mjaft i guximshëm që t'i kundërvihej të Dërguarit të Zotit.

 

Ata nuk e morën parasysh dhe nuk u brengosën për mallkimin e Allahut dhe të Profetit mbi ata që munguan pas ekspeditës ushtarake të Usame-s, njerëzit e të cilit i kishte zgjedhur vetë i Dërguari i Allahut, s.a.v.a. Nuk ka dyshim se komplotistët në këtë çështje qëndruan pas ekspeditës që të mund të zbatonin dhe financonin planet e tyre dhe të vendosnin themelet e tyre.

 

Pyetja 24.: Pse Hz. Imam Aliu ishte distancuar nga të gjitha funksionet dhe pozitat në qeverisje dhe pse nuk përfshihej askund?

 

Përgjigje: Shumica prej tyre iu nënshtruan atyre që ishin liruar pas çlirimit të Mekës, duke iu dhënë atyre poste dhe duke i përfshirë në qeverisje.

 

Njëri tjetrit i dhanë poste të guvernatorit dhe mëkëmbësit për secilën krahinë dhe për secilën pjesë të gadishullit arabik në kuadër të shtetit islamik. Nga ata që prëfituan ishin Velid ibn Ukba, Mervan ibn Hakam, Muavije dhe Jezid (dy djemtë e Ebu Sufjanit), Amr ibn As, Mughire ibn Suba, Ebu Hurejre dhe disa sahabë të tjerë që kishin lënduar zemrën e të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a. dhe që u distancuan nga Ali ibn Ebi Talibi duke e braktisur dhe duke e lënë atë në arrest shtëpiak, duke mos e përfshirë atë në asgjë që kishte të bënte me qeverinë për gati 25 vjet, e gjithë kjo me synimin për të pakësuar autoritetin, karakterin dhe veprat e tij në mesin e njerëzve dhe për t'i larguar njerëzit nga ai.

 

Ndërsa shumica e njerëzve janë robër të kësaj bote, ata priren ndaj sundimtarëve, famës dhe pasurisë. Ndërsa Hz. Aliu, k.v., gjatë tërë asaj kohe me duar të veta e me djersën e ballit e fitonte kafshatën e gojës. Duke qenë i mënjanuar e i braktisur, njerëzit druanin të ishin me të, kështu që ai kishte mbetur në vetmi gjatë tërë kohës së kalifëve Ebu Bekrit, Omerit dhe Osmanit. Secili përpiqej ta degradonte, ta fikinin dritën e tij dhe t'i fshihnin virtytet dhe cilësitë e tij, sepse ai nuk kishte prirje drejt dynjasë, e cila do t'i tërhiqte njerëzit tek ai.

 

Pyetja 25.: Pse ata u nisën në luftë kundër atyre që refuzuan ta japin zeqatin, edhe përkundër se kjo ishte ndaluar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.?

 

Përgjigje: Disa nga sahabët që ishin të pranishëm kur iu betuan Imam Aliut në Gadir Hum, gjatë kthimit nga haxhi lamtumirës, refuzuan t’ia japin zeqatin Ebu Bekrit, ngase ata nuk kishin informacione të duhuara se çfarë kishte ngjarë që nga momentet e fundit të jetës së të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a., e as pasi që profeti e la këtë botë, përkatësisht me rrëmbimin e kilfatit nga e drejta e Imam Aliut, k.v., sepse ata nuk jetonin në Medine. Nuk ka dyshim se ata kishin marrë lajmin se Fatimeja ishte e hidhëruar me ta, derisa situata kishte eksaluar edhe në grindje, dhe se Hz. Imam Aliu, k.v., kishte refuzuar t’i betohej kalifit të ri. Për shkak të gjithë kësaj, ata refuzuan t'i jepnin zekatin Ebu Bekrit derisa disa gjëra të sqaroheshin.

 

Nga këtu, Ebu Bekri, Omeri dhe aparati i autoriteteve vendosin të dërgojnë një ushtri të komanduar nga Halid ibn Velidi, i cili për ta doli të ishte ishte një shpatë vdekjeprurëse. Halidi e shtypi rebelimin e tyre, e shtypi opozitën e tyre, vrau burrat e tyre dhe skllavëroi gra e fëmijë, në mënyrë që ky të ishte një mësim për këdo që do të guxonte të mos bindej ose të sfidonte autoritetet shtetërore.

 

Pyetja 26.: Pse ata e ndaluan regjistrimin dhe transmetimin e haditheve të të Dërguarit të Allahut, s.a.v.a.?

 

Përgjigje: Që në ditët e para, ata e penguan transmetimin e hadithit jo vetëm sepse përmbanin fakte se Profeti e kishte emëruar kalif Hz. Imam  Aliun, k.v., dhe se në hadithe flitej shumë  për vyrtytet e larta dhe epërsinë e  Imam Aliut, k.v., ndaj të gjithë sahabëve të tjerë, por edhe sepse veprimet e tyre shpeshherë ishin në kundërshtim me praktikën e që dilte prej tyre. Këto veprime dhe akte personale çuan në ngritjen e shtyllave të strukturës së re shtetërore.

 

Pyetja 27.: A ishte Ebu Bekri i aftë për ta bartur mantelin e kalifatit?

 

Përgjigje: Ebu Bekri nuk do të ishte në gjendje të drejtonte kalifatin nëse nuk do të kishte mbështetjen e Umer ibn Hattabit dhe disa udhëheqësve dinakë nga Benu Umeja. Historia dëshmon se Ebu Bekri ishte gjithmonë i nënshtrohej mendimeve të Omer ibn Hattabit, i cili në fakt ishte udhëheqësi i vërtetë në kohën e Ebu Bekrit. Prova e kësaj qëndron në ngjarjen që lidhet me ata, zemrat e të cilëve duhej përfituar.

 

Në fillim të kalifatit të tij, ata erdhën te Ebu Bekri dhe ai u dha atyre një letër duke i udhëzuar ata, që letrën t’ia dorëzojnë Omerit i cili kontrollonte thesarin e shtetit. Omeri e grisi letrën dhe  i dëboi ata. Ata u kthyen te Ebu Bekri duke e pyetur: "A je ti halifi apo ai?" Ai u përgjigj: "Ai është, nëse do Zoti ". Ngjashëm me këtë, Ebu Bekri i kishte ndarë një copë tokë Ujana ibn Hisna dhe Akra ibn Habis, kur Omeri lexoi dokumentin (nga Ebu Bekri) ai e pështyu mbi të dhe e shfuqizoi atë.

 

Këta dy burra u kthyen te Ebu Bekri dhe i thanë: "Nuk e dimë nëse je halif ti apo Omer?" Ai u përgjigj: "Me gjasë po del që kalif është Omeri ". Kur Omeri erdhi te Ebu Bekri, ai u zemërua me të dhe e qortoi ashpër për dhënien e tokës. Ebu Bekri i tha: “A nuk të thashë se ti je më i fortë se unë në këtë çështje (të kalifatit), por ma imponove mua!”

 

(Askelani, Kitab Isaba fi Ma'rifa el-Sahaba; Ibn Abi'l-Hadid, Šarh Nahdžul

Belage, vëll. 12., fq. 108. )

 

Buhariu transmeton në Sahihun e tij se Omeri i inkurajoi njerëzit që t'i betohen Ebu Bekrit, duke u thënë atyre: 

 

"Vërtet, Ebu Bekri është mik i Pejgamberit, njëri prej të dyve (që ishin në shpellë). Ai është muslimani më i mirë për të drejtuar çështjen tuaj, kështu që shkoni dhe betojuni. Enes ibn Malik tha: "E kam dëgjuar Omerin atë ditë t'i thotë Ebu Bekrit: "Ngjitu në mimber!" Me të dëgjuar këtë, Ebu Bekri u ngjit dhe bota i dha atij betimin."

 

Pyetja 28.: Pse Ebu Bekri e pranoi kalifatin duke ia dorëzuar Omerit pak para se të vdiste?

 

Përgjigje: Sepse Omeri luajti një rol kyç në shmangien e Imam Aliut, k.v., nga kalifati, fillimisht duke e kundërshtuar ashpër Pejgamberin, pastaj duke i bindur ensarët që t'i jepnin betimin Ebu Bekrit dhe në fund këtë ia imponoi edhe të tjerëve përmes vrazhdësisë dhe kërcënimeve,  siç kishte kërcënuar Hz. Fatimen.

 

Dhe për shkak të gjithë kësaj, në fakt ai ishte kalifi i vërtetë, ashtu siç sapo e sqaruam më lartë dhe fjala e tij ishte fjala e fundit. Nuk ka dyshim se ai ishte ndër arabët më të zgjuar dhe më dinak dhe se ai e dinte se sahabët nuk do t'i jepnin betimin për shkak të vrazhdësisë dhe ashpërsisë së tij, kështu që ai promovoi Ebu Bekrin, i cili ishte i butë në karakter dhe i cili ishte gjithashtu ndër të parët që kishte pranuar Islamin, ndërkaq vajza e tij, Aisheja, ishte një grua e shkathët dhe e aftë për të përballuar vështirësitë dhe për të ndryshuar e për t’iu përshtatur rrethanave. Ai gjithashtu e dinte me siguri se Ebu Bekri ishte nën kontrollin e tij dhe se do t'i nënshtrohej atij në çdo gjë që ai dëshironte.

 

Se Ebu Bekri do t'ia dorëzonte Kalifatin Omerit nuk ishte sekret për shumë nga sahabët, madje edhe para se këtë ta shkruante në testamentin e tij. Imam Aliu këtë e kishte shprehur që në ditën e parë: “Ai sot po e mjel qumështin, gjysma e të cilit do të jetë për ty. Forcojeni pozitën e tij sot, e gjithë do t'ju kthehet nesër." 

 

Një tjetër i tha Omerit, pasi ky solli një dokument ende të pahapur, në të cilin Ebu Bekri e emëroi kalif: “Unë e di se çfarë ka në të. Ti e bëre atë kalif për herë të parë dhe ai të bëri ty kalif tani.”

 

Kështu, se Ebu Bekri do t’ia dhuronte kalifatin atij, ishte e njohur për shumicën e njerëzve. Sepse, gjatë jetës së tij, ai para të gjithë njerëzve do ta pranonte se Omeri ishte më i fortë se ai andaj kjo nuk ishte ndonjë befasi, gjegjësisht pritej kalifati t'i takonte Omerit pas vdekjes së tij.

 

Përveç këtyre fakteve, pohimet e Ehli Sunetit mbeten të pabazuara se zgjedhja e kalifit ishte prodiukt i ndonjë konsultimi (shura), gjë e cila mungoi si në zgjedhjen e Ebu Bekrit ashtu edhe të Omerit. Nëse i Dërguari i Allahut, s.a.v.a., vdiq dhe e la çështjen për t'u negociuar, siç pretendojnë ata, atëherë Ebu Bekri ishte i pari që e hoqi atë parim duke e dorëzuar kalifatin në duart e Umer ibn Hattabit (para vdekjes së tij) pa u konsultuar me askënd.

 

Ne ende e gjejmë se Ehli Sunnetin me shumë krenari e besim e përfaqëson idenë se kalifati është i pavlefshëm pa parimin e shura-s. Ata ende tallen me pikëpamjen shiave se çështja e kalifatit ishte një çështje e përcaktuar nga Zoti dhe Profeti dhe se nuk ishte çështje shura-s. Do të dëgjoni shumë prej tyre ta kritikojnë këtë çështje si një risi e futur në Islam nga Persianët, të cilët besonin në transferimin e pushtetit me caktim hyjnor.

 

Shumë shpesh Ehli Suneti citon ajetin: “Dhe merruni veshë në punët tuaja”, duke pretenduar se ky ajet u shpall ekskluzivisht me qëllim të zgjedhjes së kalifit. Edhe po të ishte siç pretendojnë ata, ne kemi të drejtë të themi se Ebu Bekri dhe Omeri e kundërshtuan këtë.

 

Pyetja 29.: Pse pas vdekjes së Omerit, Abdurahman ibn Avf e kushtëzoi nominimin e Hz. Imam Aliut, k.v., për kalif me ndjekjen e traditës së dy pararendësve, Ebu Bekrit dhe Omerit?

 

Përgjigje: Në preferencën e tij të kësaj bote mbi ahiretin, Abdurahman ibn Avf u bë faktori vendimtar që do të diktonte rrjedhën e ngjarjeve në ummet pas Omerit. Ai zgjidhte për ta kë të donte dhe i shtyu mënjanë kë të donte. E gjithë kjo, megjithatë, është skenari i Omerit, i cili preferoi supozimet e tij ndaj mendimit të sahabëve të tjerë.

 

Abdurrahman ibn Avf ishte i fundit në mesin këtyre dinakëve të mëdhenjë arab dhe nuk ka dyshim se ai ishte bashkëpunëtor në intrigat dhe lojërat e mëdha rreth kalifatit, të cilat përfundimisht degjeneruan në kthimin e kalifatit nga pista e Vullnetit Hyjnor në binarët personal dhe binarët nepotist. Edhe Buhariu e pranon se Abdurrahman ibn Avfi kishte frikë nga diçka tek Aliu (Buhari Sahih, vëll. 8., fq. 123.) dhe ishte e natyrshme që ai të punonte kundër Aliut për ta mbajtur atë sa më larg kalifatit. Abdurrahman ibn Avfi e dinte po aq mirë sa shokët e tij se Hz. Imam Aliu a.s. nuk do të pranojë ixhtihadin e Ebu Bekrit dhe Omerit të cilët ndryshuan rregullat e Kuranit dhe Sunetit, sepse ai e dinte shumë mirë se Aliu kishte luftuar kundër këtyre risive gjatë gjithë jetës së tij.

 

Dhe kur vendosi kushtin e pasimit të dy paraardhësve, ai e dinte se Aliu nuk do të mashtronte dhe nuk do të gënjejë dhe se ai kurrë nuk do ta pranonte një kusht të tillë. Ai e dinte gjithashtu se vjehrri i tij Osmani do ta pranonte me kënaqësi këtë kusht dhe se shoqëria konspirative kurejshite do ta pranonte Osmanin si variantin e preferuar.

 

 

Pyetja 30.: A përmenden dikund në hadithet e ehli sunetit dymbëdhjetë imamët?

 

Përgjigje: Muslimi, Buhariu dhe të gjithë mbledhësit e haditheve nga Ehli Suneti e kanë transmetuar hadithin nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.a.: “Ky besim do të ruhet deri në Ditën e Gjykimit gjithnjë deri sa në mesin tuaj 12 persona kalifë dhe të gjithë ata do të jenë prej Kurejshive”.

(Buhari Sahih, vëll. 8., fq. 127.; Muslim Sahih, vëll. 6., fq. 3.)

 

Ky hadith mbeti një gjëegjëzë e vështirë, për të cilën nuk ka përgjigje në mesin e Ehli Sunet vel Xhematit dhe asnjëri prej tyre nuk mundi t’i thoshte me emër këtë numër të kalifëve, përveç katër kalifëve të parë dhe të mëvonshmin Omer Abdul Azizit, pra gjithsej 5. Shtatë të tjerët nuk përmenden.

 

Atyre u mbetet ose ta pranojnë Imamatin e Hz. Aliut dhe pasardhësve e tij të Ehli Bejtit, siç pretendojnë shiat imamij, ose për të refuzuar hadithet nga sahihët e tyre si të pasakta dhe të rreme.

 

Do të shtoja se ky hadith, i cili është veçanërisht përkon me kurejshët, që në krye të herës e anulon parimin e shurasë (konsultimit) për të cilën ata flasin. Kjo sepse zgjedhja e lirë dhe demokratike nuk mund të pajtohet me faktin se origjina e kalifit është e kufizuar në një fis të caktuar. Ndërsa demokracia dhe zgjedhja e lirë kanë të bëjnë me çdo individ dhe çdo fis, qoftë me origjinë arabe apo joarabe.

 

Këto janë përgjigje të shpejta koncize që mund t'ia sqarojnë lexuesit disa fakte për të cilat ai ka dyshime dhe dilema në kokën e tij. Mbi këtë ai mund të gjejë më shumë detaje në librat e historisë, si dhe në dy librat e mi të parë "Kështu që u bëra i udhëzuar" dhe "Me të sinqertit".

 

I takon kërkuesit të së vërtetës t'u drejtohet burimeve të besueshme, t'i përkushtohet së vërtetës, të shoshit traditat dhe ngjarjet historike në një sitë dhe të zbulojë të vërtetën e mbërthyer nën petkun e gënjeshtrës, të zhveshë atë veshje dhe më pas ta shohë të vërtetën në frymën e saj të vërtetë.